- SPONSOR -






- SPONSOR -

Ja çfarë shihet përpara vdekjes

Një studim zbulon atë që shohim kur jemi një hap larg vdekjes

Në revistën “Annals of the New York Academy of Sciences” është botuar studimi i kryer nga shkencëtarët e Critical Care and Resuscitation Research pranë New York University Grossman School of Medicine. Grupi, i udhëhequr nga shkencëtari Sam Parnia, ka analizuar provat shkencore rreth kujtimeve që lidhen me përvojat para vdekjes.

Falë përparimeve në mjekësinë e terapisë intensive dhe në reanimacion, një numër i konsiderueshëm njerëzish janë në gjendje të kujtojnë përvoja të tilla, të cilat sipas shkencës nuk i atribuohen halucinacioneve; teksa, vijojnë me një rrëfim të saktë: një ndjenjë e ndarjes nga trupi dhe njohjeje e qartë e vdekjes, vizion prezent i ekzistencës individuale, një ndjenjë paqeje dhe një ndjenje e të qenit “në shtëpi”.

E gjithë kjo vërteton atë që mbështetet nga literatura e mëparshme shkencore. Në fund të fundit, siç thekson Parnia, vdekja nuk është një gjendje absolute, por një ngjarje që është e mundur të studiohet, pasi qelizat e trurit nuk dëmtohen menjëherë nga ndërprerja e aktivitetit kardiak; domethënë, mund të zbulojnë ende shumë më tepër për ne.

Ju mund të pëlqeni edhe