GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Nga Meri LIKA – Unë do të protestoj në 6 dhjetor

Luletarët e flamurtarët…, proramistët dhe probashistët u bashkuan në një front duke ngritur barrikadën se kjo është opozitë destruktive. Kur shikoj se cilët janë ata që e quajnë protestën destruktive, them se ndihem krenare që bëj pjesë tek njerëzit destruktiv.

Unë do të protestoj në 6 dhjetor

Që prej ditës kur opozita deklaroi se ditën e Samitit të BE-së “Ballkani Perëndimor” do të protestonte, makineria e propagandës pushtetare u ndez në një luftë të ashpër për të bindur njerëzit se kjo protestë i bën shumë dëm Shqipërisë. Ministra e analista, mendimtarë e gjithëdituritarë, të cilët kishin kohë që ishin zhdukur nga ekranet, u lëshuan në aksion për të bindur miletin se kjo protestë po na dëmton.

Çfarëëëëë!?

Dëm!?

Që kur BE-ja i konsideron protestat dëm?!

Luletarët e flamurtarët e kësaj teorie, proramistët dhe probashistët u bashkuan në një front duke ngritur barrikadën se kjo është opozitë destruktive. Kur shikoj se cilët janë ata që e quajnë protestën destruktive, them se ndihem krenare që bëj pjesë tek njerëzit destruktiv. Këta kanakarë të pushtetit duan që dita e samitit të shpërfaqet si dita e “lumturisë kombëtare”, e një lumturie false e cila buron nga servilizmi, mediokriteti, nga frika, dhe inferioritetit.

E megjithatë unë destruktivja do të jem në protestë!

Unë do të jem në protestë, sepse siç thotë Juan Bautista Alberdi (avokat, jursit, ekonomist, politikan, diplomat, shkrimtar, muzikant dhe autor intelektual i Kushtetutës së Argjentinës në vitin 1853), “Shoqëritë që e presin lumturinë nga duart e qeverive të tyre, presin diçka që është kundër ligjeve të natyrës”.

Do të protestojë për t’i treguar taborrit të analistëve proqeveritarë të cilët na thonë se pakënaqësinë tonë duhet ta themi vetëm ditën kur votojmë, se edhe në Shqipëri populli e di se demokracia nuk kufizohet vetëm tek e drejta e votës dhe se “protesta nuk është një e drejtë çfarëdo, por është e drejta kryesore e cila na lejon të mbajmë të gjalla të gjitha të drejtat e tjera” (Roberto Gargarella).

Në 6 dhjetor unë do të protestoj që Evropa mirë ta kuptojë, se shtetin e kanë pushtuar hajdutët, se dinjitetin duan të ma marrin makutët, se votën po ma deformon qeveria, se personalitetin po kërkon të ma shkelë hajnia, se mendimin do të ma drejtojë lukunia, se jetën po ma kërcënon policia.

Në 6 dhjetor unë do të protestoj që Evropa mirë ta kuptojë, se biznesi që drejton Alibeaj, Bardhi e Tabaku, Korreshi, Pamupuri e Çollaku nuk është aspak opozita, por “shtëpia publike” që tutoron pozita. Në 6 dhjetor unë do të protestoj që Evropa mirë ta kuptojë, se dua mjeksi që të më kurojë, arsim që të më shkollojë, se dua rrugë, ujë dhe drita se dua ta gëzojë fëmijën që rrita. Në 6 dhjetor unë do të protestoj që Evropa mirë ta kuptojë, se dua detin të mos na e marr Greqia, e as fermerin ta falimentojë Serbia, se ne nuk e duam “Ballkanin e hapur”, e nuk e duam as opozitën e kapur, se nuk e duam as Alabarin, nuk duam as Kimin që na tregon barin.

Në 6 dhjetor unë do të protestoj që Evropa mirë ta kuptojë, se e dua shumë lirinë dhe se lirinë time nuk e lidh me partinë, se jam qytetare, jam grua dhe nënë që në atdheun tim vendin duan të ma zënë, e duke protestuar do t’iu them se nuk kam për t’i lënë.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More