Blog

  • Kovidi dhe Hanter, shkëndijat e debatit

    Kovidi dhe Hanter, shkëndijat e debatit

    Përballja e fundit televizive midis Donald Trump dhe Joe Biden në prag të Election Day më 3 nëntor. Për CNN, dueli u fitua nga sfiduesi 53 me 39, por sipas shumë vëzhguesve presidenti ishte më i mprehtë

    Një debat i rregullt, pas britmave dhe ofendimeve të raundit të parë. Formati me mikrofonin i fikur kur ishin duke u përgjigjur ka funksionuar në përballjen e dytë dhe të fundit TV midis Donald Trump dhe Joe Biden përpara Election Day më 3 nëntor. Ashtu siç funksionoi edhe moderatorja, gazetarja e NBC, Kristen Welker, e cila fitoi komplimente jo vetëm në mediat sociale, por edhe, drejtpërdrejt, nga presidenti i cili në vigjilje e pati akuzuar si “një demokrate radikale”.

    Përballja e Nashville u konsumua nën regjimin e koronavirusit, kujdesit shëndetësor, ekonomisë, imigracionit, ndryshimit të klimës dhe skandalin e supozuar të biznesit në Kinë të Hunter Biden, djalit të ish-zëvendëspresidentit, me ish-partnerin e biznesit dhe akuzatorin e parë të familjes Biden, Tony Bobulinski, i cili pritet të dëshmojë sot në Senat. Joe mbrojti veten, mohoi se kishte bërë para nga afera kineze, por rrëshqiti në të njëjtën lëvore bananeje si George H.W. Bush në 1992, kur shikoi orën e tij dhe dukej i nervozuar. Duheshin edhe 10 minuta për të përfunduar… dhe Biden bëri atë që në fakt nuk duhej kurrësesi ta kishte bërë (për të qenë politikisht korrekt).

    Trump u shfaq në skenë pa maskë, ndryshe nga sfiduesi dem. Manjati filloi duke mbrojtur punën e administratës ndaj pandemisë, duke premtuar një vaksinë brenda disa javësh ose më së shumti “brenda vitit”. “Koronavirusi do të zhduket, ne po bëjmë çdo gjë të mundur”, siguroi Trump. “Askush me përgjegjësinë e kaq shumë të vdekurve në ndërgjegje nuk duhet të mbetet president”, replikoi Biden.

    Trump insistoi në nevojën për të zhdukur Obamacare, por duke mbrojtur kushtet para-ekzistuese ndërsa Biden propozoi reformën e tij të kujdesit shëndetësor, me një opsion publik, “BidenCare”.

    Në frontin e imigracionit, ish-zëvendësi i Obamës premtoi një rrugë për shtetësinë e dreamers, emigrantët e rinj të sjellë në Shtetet e Bashkuara nga prindër klandestinë që kur ishin fëmijë. Presidenti, i nxehur se e kishte quajtur lëvizjen Black Lives Matter një simbol të urrejtjes se dhe kishte shpërndarë videon e  një burri që bërtiste “fuqi të bardhëve”, theksoi se kishte bërë më shumë se çdo president tjetër në histori për afroamerikanët “me përjashtimi të Abraham Lincoln”. Duke përmendur ndalimin e emigrantëve nga vendet me shumicë myslimane dhe faktin që ai i ka quajtur meksikanët “përdhunues”, Biden tha se Trump “hedh karburant në çdo zjarr racist”.

    Lufta më e nxehtë ishte për Hunter Biden. “Ai është zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara dhe djali i tij, vëllai i tij dhe vëllai tjetër janë duke u pasuruar. Ata janë fshesa me korrent”, ishte presioni i Trump. “Unë kurrë nuk kam marrë para nga ndonjë burim i huaj, kurrë në jetën time,” siguroi Biden, duke treguar me gishtin ndërhyrjet e Moskës. “Po më thua që laptopi (i Hunter i sekuestruar nga FBI) ​​është një tjetër mashtrim rus? Po tallesh?” ka ironizuar The Donald. “Rusia, Rusia, Rusia”, qesëndisi Trump.

    Në deklaratat përfundimtare, Trump u përqëndrua në politikën ekonomike duke akuzuar rivalin se kërkon të rrisë taksat dhe rregullat nëse zgjidhet dhe nuk ka bërë asgjë pavarësisht se ka qenë në politikë për më shumë se 40 vjet, 8 nga të cilat si zëvendëspresident. Biden zgjodhi një mesazh shprese, duke theksuar se në lojë në këto zgjedhje është “karakteri i kombit”.

    Sipas CNN, debati u fitua nga Biden 53 me 39 por sipas shumë vëzhguesve – si psh., një farë Megyn Kelly, i cili e dha si triumfator – më vendimtari ishte Trump. Kreu i Shtëpisë së Bardhë erdhi në debat në një disavantazh në sondazhe (7.9 pikë në mesataren kombëtare të Real Clear Politics), por falë një pjesëmarrje rekord në tubimet e tij dhe dritës së parë të gjelbër, në Komitetin e Drejtësisë, për emërimin e konservatores Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë.

    Loja mbetet më e hapur se kurrë me një kokë më kokë në Florida dhe Arizona dhe një epërsi margjinale për kandidatin dem në Pennsylvania, Wisconsin dhe Michigan. Trump i fitoi të gjitha këto shtete në 2016 dhe ai nuk mund të lejojë të humbasë në më shumë se dy nga këta shtete nëse dëshiron të mbetet president. Sot çifti në distancë rikthehet në fushatë, me Biden në Delaware dhe Trump në Florida ku do të votojë të dielën. Kush fitoi? Le të themi që numrat dhe sondazhet e CNN sonte këtu në Nashville nuk shkojnë. Ashtu si Biden duke parë orën.

    Përgatiti Dardan MITROVICA

  • Ramiz GJINI – Për një dalje me gruan…

    Ramiz GJINI – Për një dalje me gruan…

    Dielli shafqet mbi kreshtën e malit të largët, hedh arin e tij të shndritshëm mbi çatitë e banesave njëkatëshe të ndërtuara mbi kodrinë në rrethina të qytetit dhe, përmes vezullimeve të përflakura, i detyron banorët e sapozgjuar të shtriqen gjithë kënaqësi e të thonë: “Sot qenka vërtet një ditë e bukur!”

    Edhe Anisa, nënë me dy fëmijë të vegjël, e shoqja e nëpunësit të zakonshëm Tom Plezha, brenda kraharorit të saj ndien atë thirrjen e mistershme të natyrës mëmë: ka dëshirë të dalë nga shtëpia, pasi u bë një kohë e gjatë që, për shkak të fëmijëve të saj të vegjël, nuk e ka kërcyer pragun e derës. Kthehet nga i shoqi dhe, si të jetë e sigurt për përgjigjen që do të marrë, buzagaz e duke parë me bisht të syrit, thotë:

    -Ç’ditë e bukur!… Sikur të zbrisnim sot në qytet, s’do të ishte keq.

    Nëpunësi Tom Plezha sapo ka veshur këmishën e përpiqet të lidhë kollaren. Anisa e di se, pasi ta ketë lidhur, si gjithmonë do t’i hedhë një sy pasqyrës dhe, me një lëvizje të dorës, do të bëj një gjest shpërfillës, që do të thotë se nuk vlejnë shumë përkujdesje për një nëpunës të zakonshëm, të thjeshtë si ai. Pastaj do t’i kthejë përgjigje së shoqes, t’i thotë se sot është shumë i ngarkuar me punë dhe se daljen mund ta lënë për ditë tjetër, të shtunën ose të dielën. Dhe atëherë nuk mbetet tjetër, veçse të mbathë shpejt këpucët, të puthë të shoqen, më pas fëmijët që tashmë janë zgjaur, e të fluturojë drejt stacionit të autobusit, që ora tetë ta gjejë të gatshëm në zyrë.

    Por Toma ia kthen ndryshe nga ç’mendonte ajo:

    – Shumë mirë, Anisa, bëhu gati dhe dalim. E rëndësishme është të gjendem në punë fiks në orën tetë, pastaj sot jam i lirë, shëtisim nga të duash.

    Dhe gjithë qejf, gruaja nis të bëhet gati.

    Një veshje verore: bluza e zezë, e ngushtë ngjitur pas trupit, e purpurt dhe e lehtë: fundi me palë, i shkurtër gjer mbi gju, për të nxjerrë në pah formën e rregullt të këmbëve, një fund me katrore bardhezi, me dy rripa të hedhur mbi supet e brishta e që kryqëzohen prapa shpinës: çorapet e tejdukshme dhe sandalet e reja me taka të larta, mbathur vetëm një ditë në rast feste. Pastaj lehtë një të kuq shege në buzët që rrinë gjithnjë paksa të çelura, në cep të të cilave gjithmonë duket se pushon një fjalë e pathënë dashurie e mirënjohjeje për të shoqin… Dhe, së fundi, rimeli në qerpikët e gjatë që hijezojnë mbi një vorbull të trazuar, të fshehtë ëndërrimi të bukur. Edhe çupëlinë, edhe vajzë e rritur, edhe grua…

    – Të shkojmë te Parku i Madh, Anisa. Të mbledhim kaçe të pjekura buzë liqenit, të shëtisim pyllishtes dhe të shikojmë si bien në tokë gjethet e zhuritura ngjyrë tunxhi; pastaj të bëjmë një shëtitje me varkë, t’i biem mes për mes liqenit e t’u tregojmë fëmijëve rosat e egra tek notojnë. I ke parë, Anisa, si e dredhin bishtin për ta shkundur kur dalin në sipërfaqe të ujit? Dhe përsëri zhyten kokëposhtë, për t’u shfaqur sërish në vende që nuk i pret.

    Anisa i ka parë, madje një natë edhe i ka ëndërruar, kaq shumë i do rosat e egra. Në shenjë pohimi ngre paksa njërën vetull, sepse nuk mund të flasë kur lyen qerpikët. Pastaj në një çast kthehet nga i shoqi gjithë qejf:

    – Do të hamë akullore me fruta… Jo, nuk dua akullore, – ndryshon mendje duke qeshur. – Dua picë “Katër stinët”. Akullore le të hanë fëmijët.

    – Shumë mirë, Anisa, por si t’ia bëjmë që tani jemi në stinën e tretë?

    E shoqja ia jep gazit, ndërsa me kapësen e mbërthyer mes dhëmbëve, përpiqet të mbledhë shuk prapa kokës flokët e sapokrehur.

    – … Pastaj dua të vrapojmë lirishteve. Unë të iki… të iki përpara. Ndërsa ti të më ndjekësh nga pas, të më arrish e të më puthësh fort. Një puthje në natyrë, si atëherë kur ishim të sapofejuar… Të kujtohet?

    – Më kujtohet, Anisa. Ashtu do të bëjmë, por ta dish se do të ta marr frymën.

    Diku mbi krevat, vogëlushi lëviz doçkat dhe bëlbëzon atë gjuhën e tij engjëllore, ndërsa jashtë në verandë Melisa, vajza katërvjeçare, luan me macen: e ngre nga veshët e përpiqet ta mësojë të ecë me dy këmbët e pasme. Kafsha e urtë, nga frika e dhembja, mbyll sytë e mjaullin.

    Tashmë ora për të dalë ka mbërritur dhe ata që të dy janë bërë gati. Anisa është veshur me shije, ka ndryshuar pamje, fytyra i shkëlqen prej gëzimit. I shoqi e pret jashtë, teksa i thotë vajzës që ta lërë rehat macen. Dhe të mos i bëjë duart tërë qime, se do të dalin shëtitje në qytet, ku do të hanë akullore e gjëra të tjera të mira.

    Nuk mbetet veçse të marrin fëmijët, të mbyllin portën dhe të ecin drejt stacionit të autobusit.

    – Dil, Anisa. Duhet të nisemi në çast, nuk kemi më asnjë minutë kohë, – thërret që nga jashtë ai.

    Anisa nuk përgjigjet. Në dhomë mbretëron një heshtje e madhe, e shenjtë, e pushtetshme.

    Atëherë nëpunësi Tom Plezha niset të hyjë brenda, rrëmbimthi e disi i nervoz, sepse vërtet nuk ka më kohë për t’u vonuar… E shoqja e pret pranë derës drejt më këmbë, si një shtatore e ngurtë, me dorën e djathtë të ngritur lart, të ngrirë në ajër.

    Befas, ajo bën një gjest. Ky gjest përmban një urdhër solemn që buron nga një pushtet i padiskutueshëm, të cilit detyrimisht duhet t’i bindesh në heshtje, madje t’i përulesh në çast.

    – Shshsht… , – ia bën ajo. – Djali po fle…

    Në shenjë përshëndetjeje, duke lëvizur dorën si një erashkë, nëpunësi Tom Plezha i fshin të gjitha. Dhe, si zakonisht, niset për në punë.

  • Anastasia, manaxheri i parë i “Vrasjeve të organizuara”

    Anastasia, manaxheri i parë i “Vrasjeve të organizuara”

    Si u bë i biri i një bujku kalabrez, që emigroi në Shtetet e Bashkuara në kërkim të fatit, i pasur dhe i fuqishëm, numri 1 i gangsterizmit  njujorkez

    Antonio Anastasio ishte një njeri i mirë, bujk i ndershëm që banonte në Tropea, në Kalabri. Babai i dymbëdhjetë fëmijëve (nëntë djem dhe tri vajza), kishte, ashtu siç është normale të jetë, si dëshirën e tij më të madhe sistemimin e djemve të tij me një punë të mirë dhe për vajzat një martesë me fat. As nuk i shkonte nëpër mend që njëri prej djemve do të bëhej një ditë i famshëm, i pasur dhe i frikshëm. As në ëndrrat më të çmendura nuk e kishte menduar, por as nuk do ta kishte dëshiruar kurrë një gjë të tillë, nëse do ta kishte ditur se në çfarë mënyrash njëri prej pasardhësve të tij do të çante përpara në jetë.

    Kur në vitin 1914 i përndershmi Anastasio ia dorëzoi shpirtin Zotit, sigurisht nuk do ta kishte imagjinuar se djali i tij Umberto do të bëhej “xhaxhai i dashur Albert”, siç e quanin vartësit e tij, apo Albert Anastasia, kapoja i “Shpirtrave Vrasës”: kështu e njihnin FBI-ja dhe zyrtarët e policisë së të paktën njëzetë shteteve të SHBA-ve.

    Umberto kishte lindur më 26 nëntor 1902 dhe kishte emigruar në mënyrë klandestine në Amerikë në moshën pak më shumë se gjashtëmbëdhjetë vjeçare, i ndjekur menjëherë nga katër prej vëllezërve të tij. Kur u arrestua për herë të parë deklaroi se quhej Albert Anastasia, në vend të Umberto Anastasio: dhe, si një njeri i ndjeshëm që ishte, dëshironte të punonte sa më shumë për të shpëtuar nderin e familjes. Dhe që atëherë ai mbeti përgjithnjë, për të gjithë, Albert Anastasia.

    Kush ishte?

    Një kokëgdhë, injorant e rrugaç, i pajisur me një shpirt të pamëshirshëm dhe nga një dëshirë e marrë për t’u dukur. Një njeri i fuqishëm që për një periudhe të caktuar ia arriti të kishte në duart e tij pjesën më të madhe të kriminalitetit në SHBA. Një industrialist i krimit që e pati ngritur zyrën e tij në njërin prej hoteleve më të famshëm të Nju Jorkut. Duke parë jetën e tij, fillimet, karrierën dhe fundin, mund të nxirren shumë përfundime. Por ndoshta më interesanti dhe efikasi është ai që u formulua nga një tip që dinte shumë, një farë Xhon Edgar Huver, asokohe drejtori i FBI: “Kush është Anastasia? Është një kafshë gjakatare, që herët a vonë do të bjerë në ndonjërën prej gropave plot thika që ka ngritur për të hequr qafe të tjerët, nga ndonjë prej të tijëve teksa qëndron i ulur në banjë!”.

    Dhe vetëm në një detaj gaboi në profecinë e tij Huveri: Anastasia u hoq qafe në karrigën e berberit dhe jo në banjë. Por mos ta paraprijmë përfundimin.

    Le të kthehemi tek rioshi kalabraez, i cili zbarkoi në Shtetet e Bashkuara, me xhepat plot ëndrra dhe me dëshirën e madhe për t’i shpëtuar një rinie plot mangësira dhe sakrifica, një jetë të zymtë e të mjerueshme.

    Duhej bërë diçka dhe Umberto, pardon, Albert, sigurisht që nuk është ndonjë zvarranik përtac. Në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare e ka organizuar tashmë bandën e tij të parë kriminale në Brooklyn, që shquhet sidomos për grabitje. Sigurisht, nuk është ndonjë gjë kushedi se çfarë.

    Në fund të fundit, Alberti varfanjak, nuk ka patur mundësi të studionte në vendlindjen e tij, Kalabri. Mezi di të shkruajë emrin e tij, flet vetëm në dialektin kalabrez, që me kohë do të shndërrohet në zhargonin e Brooklynit. Koefiçenti i tij mendor është sa ai i një gjedhi, por është finok dhe intuitiv. E kupton shpejt që nuk do të mundej kurrë të çante përpara për në shoqërinë e lartë, që të ishte një njeri i kulturës. Nga ana tjetër, për sektorin e biznesit që kishte përqafuar, kultura shërbente më pak se çdo gjë tjetër. Mbi gjithçka do t’i hynin në punë të tjera cilësi, që Albertit nuk i mungonin aspak, përkundrazi, egërsia dhe mizoria, me të cilat do të tejkalojë edhe faktin që i mungonte cilësia e natyrshme e “kapos”, cilësi nëpërmjet të cilës dolën në pah gangsterë të tjerë në atdheun e zhurmshëm dhe të dhunshëm të dollarit.

    Aktiviteti i Albert Anastasia preku harkun e  një tridhjetë vjeçari të mirë. Nga viti 1921, viti i arrestimit të tij të parë, deri më 1957, vit kur u qëruan hesapet, “xhaxhai i dashur Alberti” u arrestua të paktën edhe dhjetë herë të tjera. Pesë herë me akuzën për pjesëmarrje në vrasje. Por që në procesin e parë Albert demostroi se nga ç‘brumë ishte gatuar dhe se se sa mirë ishte integruar në botën e krimit. I dënuar me karrigën elektrike për vrasjen e një punëtori porti i cili nuk donte t’i nënshtrohej prepotencës së bandës së tij, Anastasia arriti që çështjen ta çonte sërish për rigjykim, në një proces të dytë: ndërkohë, dëshmitarët kryesorë të akuzës ndaj tij kishin firuar. Disa “të bindur” se nuk ishte e nevojshme të insistonin në gënjeshtrat e tyre kundër këtij djali kaq të mirë, të tjerët, ata më kokëfortët, kishte shumë mundësi që kishin shkuar për t’i bërë shoqëri viktimës së parë, nën shoqërinë e ndonjë blloku të madh betoni që i mbante të konservuar mirë në fund të ujrave të errëta të portit të Nju Jorkut. Procesi i dytë bëri që Albert Anastasia të rikthehej sërish në qarkullim.

    Ndodh ndonjëherë që njerëzit të gjejnë pikërisht në burg momentin për t’u dhënë pas meditimit dhe refleksioneve të pjekura. Tertuliano, për shembull, e shkruajti në burg veprën e tij “De consolatione philosophiae”. Dhe Albert Anastasia, teksa lëngonte në burg, në pritje të spastrimeve që bashkëpunëtorët e tij i bënin dëshmitarëve, për të cilat folëm më lart, sipas të gjitha gjasave iu dedikua të tjerë sektorëve të mendimit: krimi ofronte një prospektivë të shkëlqyer për të nxjerrë fitime të majme. Por ç‘e do që ishte kjo konkurrenca e mallkuar, ndërsa nga ana tjetër nuk ishte e mundur që t’i dedikohej shumë aktiviteteve njëkohësisht, pasi ekzistonte rreziku që të mos ia dilte mbanë asnjërës. Të vazhdonte me grabitje? Apo me narkotikët? Apo ishte më mirë… Sigurisht që pafundësia e varianteve ishte shumë interesante. Por ishin të gjithën sektorë në të cilët punonin shumë e shumë kolegë të tjerë të tij, dhe kishte rrezik të thyente kokën. Dhe ja, atëherë u shfaq intuita gjeniale: në të gjithë sektorët e krimit ndjehej shpeh nevoja për të eleminuar ndokënd. Dhe, dihet, vrasja gjithmonë është diçka e rëndë. Sepse ka rrezik të mos gjesh njeriun e duhur, atë budallain që pasi vret viktimën e përzgjedhur por më pas i shpëton nga frika dhe fillon të këndojë për policinë apo për “G-Men”-ët, emrin e dërguesit. Pastaj, varet edhe nga është viktima: është ndryshe të heqësh qafe një bashkëpunëtor që është shndrruar në një diçka të tepërt, dhe ndryshe të vrasësh një investigator shumë kurioz. Atëherë, a nuk do të ishte një ide e shkëlqyer t’i ofrohet industrisë së krimit një shërbim vrasjesh të sigurta, profesionale, të garantuara? Në këtë mënyrë gjithësecili do të mund t’i dedikohet qetësisht punës së tij, dhe, në rast nevoje, të ngarkonte “Vrasjet Anonime” për eleminimin e cilido, në çdo cep të Amerikës.

    Ideja rezultoj vërtetë gjeniale: organizata e Xhaxha Albertit zgjidhte shumë probleme. Ishte gjithashtu diçka e mirëorganizuar: tarifa preçize, fshehtësi, përpikmëri.

    Organizatës “Vrasjet Anonime” i atribuohen qindra vrasje, nga të cilat tetëdhjetë e pesë të vërtetuara. Killerat ishin të gjithë profesionistë, seriozë, dhe Anastasia merrej personalisht me stërvitjen e tyre. Rroga e tyre mund të varionte nga dyqind dollarë në muaj (për një fillestar) deri në një mijë dollarë (jo keq për atë kohë) për ata më të mirët.

    “Anonimja…” punonte aq mirë saqë mes klientëve të saj arriti të kishte madje edhe Al Kaponen.

    Pra, mund të thuhet se intuita e Albert Anastasia për krijimin e një “shërbimi të përqëndruar” suksesi i të cilës u demostrua menjëherë, doli se ishte një nga idetë më brilante të kohës.

    Por kishte edhe një arësye tjetër që e shtynte Anastasian të preferonte vrasjet. Këtë e zbulon Abe “Kid Twist” Reles, një bashkëpunëtor i tij që në një farë momenti u bë llafazan (shumë llafazan, aq e vërtetë është kjo saqë në një moment të caktuar i rastisi të fluturonte nga dritarja e katit të gjashtë të një hoteli, në vend që të zbriste me ashensor): “Alberti vret për të ndjerë kënaqësinë e  vrasjes. Në çdo punë të re ai përdor një teknikë të rë, i stërvit personalisht vrasësit, ka fiksimin e vrasjes perfekte…”. Pra, me pak fjalë: një i çmendur, një maniak vrasës, por me ndjenjën e biznesit.

    Bashkëpunëtor i ngushtë i Anastasias ishte Joe Adonis, alias Giuseppe Doto, i predispozuar sidomos për kontakte politike dhe përgjithësisht “për marrëdhëniet e rëndësishme”. Ndryshe nga Reles, Giuseppe Doto ishte një njeri i heshtur që e ruante sekretin; nuk e tradhëtoi kurrë kapon e tij dhe ia hodhi, pas shuarjes së yllit të Anastasias, me një dekret dëbimi nga SHBA-të. Amerikanët e rikthyen në Itali dhe për shumë kohë jetoi si pensionist në Milano.

    Duke ecur më tej nëpër historinë tonë, le të ndalojmë paksa në një moment ngatërrese mjaft të përhapur ndër studiuesit e kronikave të kohës: shpesh bëhet një ngatërresë e madhe midis Sindikatës së Krimit dhe “Vrasjeve Anonime”. Në fakt bëhet fjalë për dy organizata krejt të ndryshme nga njëra-tjetra.

    Sindikata e Krimit (themelimi i së cilës nga disa i atribuohet gangsterit të Chicago-s, Xhon Torrio dhe nga të tjerë Al Kapones) ishte një organizatë që mund të përkufizohet si profesionale: qëllimi kryesor i saj ishte harmonizimi i aktivitetit të bandave të ndryshme dhe të sektorëve të ndryshëm të krimit, për të evituar me sa të ishte e mundur ndërhyrjet në punët e njëri-tjetrit midis kolegëve. Amerika është e madhe, ka vend për të gjithë ata që kanë vullnet të mirë, mjaft të përdoren kriteret. Kështu, Sindikata, në krye të së cilës vepronte një “Këshill Administrativ” në të cilin bënin pjesë gangsterët më të rëndësishëm, i garantonte çdo kapobande autonomitetin e tij, ndërsa ky i fundit ishte i detyruar që të kërkonte autorizimin e Sindikatës për të kryer krime veçanërisht të rënda, që mund të sillnin si pasojë reagimin e policisë, që mund t’i prekte të gjithë. Sindikata dinte të mbante disiplinën, siç u vërejt në rastin e Arthur “Dutch” Schultz, njërit prej gangsterëve më të fuqishëm të Nju Jorkut, i cili kishte vendosur, kundër vendimit të Sindikatës, eleminimin e prokurorit Thomas Dewey, një akuzues i egër i malavitës. Dewey në fakt nuk u vra, përkundrazi, më 30 tetor 1935, një karikator automatiku këpuste në mes karrierën brilante të Schultz, që kafshoi asfaltin bashkë me tre rojat dhe bashkëpunëtorët e tij. Mjeku ligjor numëroi në trupat e katër viktimave një total prej dyzetë e dy vrimash. Disiplina duhej mbajtur edhe për faktin se organizata e centralizuar lejonte dhe kundërvënien ndaj forcave të rendit në shumë mënyrë me efikase sesa mund ta bënin bandat e izoluara në luftë të vazhdueshme ndaj njëra-tjetrës.

    Ndërsa “Vrasjet Anonime” ishte një nga ato të cilat sot quhen agjensi shërbimesh: shërbimi që ajo ofronte ishte vrasja në kuptimin e plotë të fjalës, vrasja profesionale, shërbim që ofrohej për të gjithë ata që ishin në gjendje të paguanin tarifat e organizatës së xhaxha Albertit. Madje edhe Sindikata e Krimit pati nevojë për shërbimet e “Anonimes…” e cila nga ana e saj ishte shumë më e disiplinuar se Sindikata.

    Ishin dy ente krejt të ndryshme, me dy qëllime shoqërore të ndryshme, që vepronin në “sintoni” me njëra-tjetrën.

    Albert Anastasia ecte përpara me sukses, po bëhej shumë i pasur, i respektuar, nga i cili të gjithë kishin frikë. Në fund të fundit, të paktën kështu mendonte ai, këto ishin rezultate të një pune serioze. Djaloshi i varfër nga Tropea, fëmija e një bujku të thjeshtë, emigranti që u nënshtrohej poshtërimeve dhe mjerimit, ishte bërë një njeri që mund t’i lejonte vetes gjithçka, që kishte makina të panumërta, banesa luksoze, femra si t’i donte. Elegant, sipas gustove më të këqia të një kafshe ekzibicioniste, me flokë të zinj dhe baluke të lyera me brilantinë, ai ishte një njeri, emri i të cilit i kallte tmerrin shumë njerëzve dhe që kishte ditur të krijonte rreth vetes një rrjet të shkëlqyer mbrojtës, duke korruptuar politikanë, gjyqtarë, policë. Asnjëra prej akuzave që u bë ndaj tij nuk arriti ta gjunjëzonte. Gjithmonë “Xhaxha Alberti” dilte i pastër.

    Midis krimeve të kryera nga njerëzit e “Vrasjeve Anonime”, një prej tyre, që shkaktoi shumë zhurmë,  ishte vrasja e gjykatësit Jeremy Caldwell, dekani i gjykatësve të Jacksonville, në Florida. Ai u vra me një injeksion prej një djali të ri, bjond, që shkoi në shtëpinë e tij në tetë pa një çerek të mëngjesit, duke u prezantuar si zëvendësuesi i infermieres e cila çdo mëngjes shkonte në shtëpinë e gjykatësit për t’i bërë injeksionin me vitamina. Disa orë më vonë gjykatësi Caldwell duhej të paraqitej në gjykatë për të mbrojtur akuzën kundër Jack Gusmond, me profesion shfrytëzues femrash, por në këtë rast ishte dërguar në proces për vrasje të dyfishtë. Gjykatësi ishte i sigurtë që do t’ia arrinte të dënonte Gusmond: faktikisht kishte arritur të siguronte një rrëfim epistolar nga një ish-ortak i keqbërësit dhe atë mëngjes do të lexonte letrën e rrëfimit të tij në gjykatë. Jeremy Caldwell nuk arriti kurrë në gjykatë dhe letra-rrëfim u zhduk. Gusmond doli i pafajshëm.

    Ishte 2 marsi i vitit 1934: do të ishte një vit i vështirë për gangsterët: më 23 maj, një skuadër e përbërë prej njerëzve të sherifit të Arcadia, në Louisiana, dhe nga agjentë të FBI-së, do të kripte me plumba trupat e Clyde Barrow dhe Bonnie Parker (të njohur masivisht si Boni dhe Klajdi). Disa muaj më pas, më 22 korrik, Xhon Dillinger përfundonte i shtrirë rrugëve të Chicago-s, duke i dhënë fund jetës nën plumbat e revolverëve të njerëzve të FBI-së, të drejtuar nga inspektori Cowley. Malavita e madhe, ajo e viteve të proibicionizmit, filloi të zhdukej nën plumbat e pamëshirshëm të agjentëve të Huver dhe të njerëzve të tjerë kurajozë, si prokurori Dewey apo gjykatësi La Guardia. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dukej se më së fundi po i këpusnin zinxhirët e rëndë që e lidhnin me korrupsionin dhe imoralitetin, nën të cilët fenomeni i gangsterizmit kishte njohur një zhvillim të mahnitshëm.

    Por për Albert Anastasian gjërat vazhdonin të rridhnin mirë. Artikulli i tij, vrasja, shitej gjithnjë; madje njohu zhvillim edhe më të madh pas ofensivës së njerëzve të ligjit. Kjo ofensivë shtyu shumë prej bosëve mafiozë t’i drejtoheshin “Anonimes…” për eleminimin e atyre funksionarëve që tek e fundit donin të bënin mirë punën e tyre, apo të atyre qytetarëve të thjeshtë që kishin vendosur të bashkëpunonin me Drejtësinë. Përshembull, sërish në vitin 1939 nën plumbat e “Vrasjeve Anonime” do të binte drejtuesi sindikalist Morris Diamond, që kishte denoncuar Louis Buchalter, një kriminel i specializuar në aktivitete grabitjeje dhe kërcënimesh në “Frontin e Portit”. Vetë Buchalter kishte komisionuar, tri vite më parë, tek “Anonimja…”, vrasjen e Joseph Rosen, një ish-kamionist që s’kishte ndërmend t’i nënshtrohej kërkesave të tij.

    Në disa raste “Anonimja…” mund edhe të mos vriste, por të vepronte mbi viktimat e saj në mënyrë akoma dhe më mizore. Si në rastin e Victor Riesel, një kronisti kurajoz që kishte ndërmarrë një fushatë radiofonike dhe gazetareske kundër gangsterizmit, duke mbledhur prova kundër William De Koning e duke ia vënë në dispozicion drejtësisë. Një natë, duke u kthyer në shtëpi nga stacioni i radios në të cilin pak orë më parë e kishte përkufizuar De Koning “një kamorrist dhe shfrytëzues të punonjësve portualë”, Riesen-it i hedhin në fytyrë një masë të madhe acidi sulfurik, duke e shpërfytyruar në mënyrë të tmerrshme dhe duke e lënë përjetësisht të verbër. Victor Riesel ishte një luan i vërtetë, e vazhdoi fushatën e tij. Por sigurisht lënda e hedhur nga gangsterët në fytyrën e tij ishte tmerrësisht e qartë në domethënien e saj për të tjerët.

    Ishte viti 1940 kur ngrehina “Anonimes…” filloi të tronditej. Abe Reles, mik i afërt i Anastasias dhe i konsideruar si “Shef i Shtabit të Përgjithshëm” të ushtrisë së vrasësve, bëri një gabim të pafalshëm për një njeri me eksperiencën dhe pozicionin e tij: vrau me dorën e tij një bandit të vogël, ndoshta për çështje femrash, dhe e bëri me kaq budallallëk saqë u arrestua menjëherë nga policia. Në burg diçka u thye brenda tij dhe ky njeri i famshëm për mungesën absolute të mëshirës kundrejt gjithkujt filloi të ndjejë frikë. Sigurisht filloi të kuptojë se, për ndonjë arsye, Anastasia i kishte “dhënë duart”. Asnjëri prej avokatëve, të gjithë në dispozicion të xhaxha Albertit nuk kishte lëvizur për të. I ishte nënshtruar të njejtit regjim si të gjithë të dënuarit e tjerë, askush nuk shqetësohej që t’i jepej, përshembull, një trajtim i veçantë. Anastasia, ato herë të rralla që kishte qenë në burg (për një total prej katër vjetësh në një periudhe prej tridhjetë vjetësh aktiviteti kriminal) gjithmonë i kishte pasur të gjitha komoditetet, përfshirë edhe shoqërinë femërore. Ndërsa Abe Reles numëronte orët, të cilat rridhnin monotone, duke patur si të vetmin “argëtim”, nëse mund të quhet kështu, momentet kur hetuesi i rradhës e merrte në pyetje. Mbeti i çuditur nga sjellja e Anastasias, që do të kishte pasur interes ta nxirrte shpejt “të pastër” nga burgu “Shefin e Shtabit të Përgjithshëm” të tij. Mjetet i kishte, por për arsye misterioze nuk po dëshironte t’i përdorte. Kështu, Abe Reles u gjend përpara dy rrugëve: në fund të rrugës së parë ishte karriga elektrike (ishte gjithnjë i gatshëm një i dënuar për vrasje), në fund të rrugës së dytë ishte bashkëpunimi me drejtësinë, për të shitur pafundësinë e atyre që dinte ai për botën e krimit e të kishte si shpërblim shpëtimin e lëkurës. Dhe Reles, që kishte mbjellë vdekjen e dhjetra njerëzve, kishte një frikë të tmerrshme nga vdekja. Dhe zgjodhi, sigurisht, rrugën e dytë.

    ***

    Filloi të këndojë. E menjëherë u bë e qartë se gjëja më pak interesante e rrëfimeve të tij ishin imtësirat e vrasjeve të cilat ishte i ngarkuar t’i kryente. Për këto, policia dinte, praktikisht, gjithçka. Abe Reles ishte si një lumë i furishëm që shpërthen digat mbrojtëse prej tij: informacionet e tij për aktivitetin e “Vrasjeve Anonime” dhe Sindikatës së Krimit mundësuan arrestimin e dhjetra kriminelëve. Tre prej tyre përfunduan në karrigën elektrike, të tjerë morën dënime mjaft të gjata. Ishte një goditje e tmerrshme për krimin e organizuar, që doli furishëm dhe nga nuk pritej prej “uraganit” Reles. Vetë Anastasia, përgjatë gjithë vitit 1940 dhe vitin pasardhës u zhduk nga qarkullimi. Askush nuk e dinte ku ishte, askush nuk ishte në gjendje të zbatonte urdhër-arrestet që autoritetet nuk kishin si të mos i lëshonin pas rrëfimeve të Abe Reles, jeta e të cilit tashmë, nuk vlente asnjë grosh. E në këtë moment u verifikuan të tjera ngjarje të pashpjegueshme, por që gjithësesi flasin shumë për xhaxha Albertin, i cili edhe në vendin misterioz ku fshihej, ishte i fuqishëm, falë pasurive të pamata të grumbulluara dhe rrjetit të shkëlqyer të bashkëpunëtorëve të tij që kishte ditur të ndërtonte prej vitesh.

    Treguam se jeta e Reles nuk vlente më shumë se një dollar. Ndoshta edhe më pak. Një njeri që kishte dhënë kaq shumë informacione duhej, sipas logjikës më elementare, të fshihej në një vend të blinduar. Në ndonjë kazermë marinsash apo në ndonjë komisariat policie. Mirëpo përkundër të gjitha këtyre hamendësive, prokurori vendosi ta mbyllte Abe Reles në hotelin Half Moon di Coney Island. Vendstrehimin e tij, kuptohet e morën vesh shumë nga të interesuarit. Për të mos folur për “xhaxha Albertin”, si më të prekurin e gjithë kësaj zallamahie. Është e vërtetë që dhoma e tij ruhej natë e ditë prej një skuadre policësh. Por deri më sot nuk është sqaruar kurrë se çfarë bënin ata mbrojtës të ligjit natën e 12 nëntorit 1941, kur Abe Reles u përplas me asfaltin, pasi fluturoi nga dritarja e dhomës së tij të hotelit, në katin e gjashtë. Është e dhimbshme të sjellësh në kujtesë atë që, në atë kohë u hipotezua nga kronistët, sipas së cilës, autoritetet që kishin marrë në mbrojtje keqbërësin kishin bërë një llogari cinike: Reles tashmë i kishte dhënë fund të gjitha atyre që dinte. Reles sigurisht meritonte dënimin me vdekje, që i ishte evituar pikërisht për ta bërë që të këndonte. Këshqu që, përse të mos i lihet ish-bashkëpunëtorëve të tij detyra për të stabilizuar ekuilibret, duke eleminuar një njeri, vdekja e të cilit nuk do të qahej prej askujt? Nuk ishte aspak e nevojshme për t’u bërë bashkëpunëtorë me banditët. Mjaftonin pak minuta “mungesë vëmendjeje”, aq sa do të nevojitej për një njeri  që të fluturonte nga dritarja, me apo pa dëshirën e tij. Askush nuk na ndalon ta marrim për bazë këtë zë. Gjithësesi fakt është se hetimi për vdekjen e Abe Reles u bë mjaft shpejt, dhe u mbyll po aq shpejt duke arritur në përfundimin se kishim të bënim me një “aksident”: e çuditshme, vërtetë shumë e çuditshme, ashtu siç e çuditshme ishte edhe revokimi i mandatit të arrestit që avokatët e Anastasias arritën të siguronin në fund të vitit 1941.

    Kapoja i “Anonimës” ia arriti të kthehej sërish në qarkullim, i gatshëm më shumë se kurrë për t’iu rikthyer profesionit të tij si vrasës. Dhe e filloi aktivitetin duke hequr qafe pikërisht gangsterin Tony Romeo, njërin prej njerëzve të tij, i dyshuar se bënte lojë të dyfishtë me policinë. Një tjetër fakt që lidhet me të çuditshmen është dhënia e nënshtetësisë amerikane, e cila ndodhi pikërisht gjatë viteve të konfliktit të dytë botëror.

    Pra, Albert Anastasia ishte ende shumë i fuqishëm dhe po aq i pasur: mund të kishte gjithfarë dëshironte. Dhe ka mundësi që pikërisht ky të ishte dhe shkaku i shkatërrimit të tij. Një njeri me pak më shumë inteligjencë do ta kishte kuptuar menjëherë që nuk mund të sfidohet fati për vite e vite të tëra dhe të dalësh gjithmonë “i pastër”. Gjërat, do të vinte dita që, do të ndryshonin: cikloni i rrëfimeve të Reles i kishte mundësuar autoriteteve të zhduknin nga qarkullimi kapot e Sindikatës së Krimit dhe malavita kishte rifilluar të ishte një magmë e çorientuar bandash në rivalitet të përhershëm. Gjithashtu, siç ndodh në çdo aktivitet, të rinjtë filluan të ngrinin krye dhe kërkonin që të vjetrit të dilnin në pension. Ndërsa Anastasia ishte tashmë i burgosuri i mitit të tij të të pathyeshmit dhe jepte gjithnjë përshtypjen e një despoti absolut të malavitës. Për vite e vite me rradhë i kishte ecur mirë, ishte i bindur në gjithpushtetshmërinë e tij. Harbuti ishte rishfaqur, kafsha gjysëmanalfabete ishte mbërthyer në fronin që e kishte fituar me egërsinë dhe mizorinë e tij dhe gënjente veten se do të bëhej edhe më i fuqishëm. Kishte interesa edhe nëpër sektorë të tjerë: në rrjetin e shpërndarësve automatikë, nëpër bordello, nëpër grabitje, etj. Tani që shumë “kapo historikë” lëngonin nëpër burgje apo kishin përfunduar dy metra nën tokë, apo prisnin të bënin një udhëtim të shkurtër deri në dhomën e karrigës elektrike, kush më mirë se Xhaxha Alberti mund të bëhej Mbreti i Krimit?

    Shumë ishin të bindur për këtë gjë. Por nëse Alberti kërkonte të shfaqej si Al Kapone, do të ishte më mirë të kujtonte se Al Kapone kishte vdekur në shtratin e tij me mendje krejt ndryshe nga ai që kishte qenë për vite me rradhë: e kishte kuptuar që ylli i tij kishte perënduar. Mirëpo Anastasias, në këtë pikë nuk i mungonin kursimet, tashmë nuk punonte më se ishte i detyruar, por vetëm për etjen e përhershme për pushtet. Përse nuk tërhiqej e të kalonte një pleqëri të qetë? As që bëhej fjalë: Xhaxha Alberti tashmë e kishte humbur sensin e racionalitetit, siç e tregoi edhe episodi i “Lullaby Hotel” në Nju Jork. Këtu Anastasia kishte zyrën e tij, ku një mëngjes hyri Ralph Garbo, për t’i raportuar shefit të tij misionin e sapo kryer. Garbo shumë vjet më parë, kur ishte i ri dhe i sapomarrë në punë, kishte treguar cilësitë e tij duke vrarë hetuesin Caldwell: i ftohtë, i besueshëm, i saktë, nuk kishte dështuar kurrë në asnjë mision dhe kishte famën se ishte praktikisht memec. Një killer si pak të tjerë në qarkullim, ndoshta më i miri në absolut i “Anonimes…”. Xhaxha Albert e vështroi ftohtë Garbon: kishte marrë vesh se killeri kishte komunikuar drejtëpërsëdrejti me klientin për të marrë detyrën dhe detajet e operacionit. Kishte bërë kësisoj gabimin e pafalshëm duke i kishte dhënë fytyrë “Vrasjeve Anonime”. E pyeti për mbarëvajtjen e operacionit: “Gjithçka në rregull shef, ju e dini mirë si punoj unë…”. Ndoshta Ralph Garbo do të donte që të kishte shtuar edhe diçka tjetër, por nuk pati kohë. Xhaxha Alberti e ndërpreu me një të shtënë pistolete. Kjo ngjarje bëri bujë në botën e malavitës. “Anastasia po shfaqet si mbret, nuk do të dëgjojë asnjë, nuk konsideron asnjë diskutim dhe tani ka filluar të eleminojë edhe njerëzit e tij më të mirë. A nuk është ora e duhur për t’i përgatitur një akivol të bukur?”, shtronin pyetjen shumë.

    Miti i Albert Anastasias ishte tashmë në shurje. Dhe qërimi i hesapeve ndodhi të premten e 25 tetorit 1957. Anastasia kishte shkuar tek berberi. Një njeri si ai nuk mund të shkonte sigurisht tek një berber dosido: pozita e tij sociale i kërkonte sallonin më të mirë të Nju Jorkut, atë në Park Sheraton Hotel. Kaq shumë kishte humbur nëpër iluzionet e tij të supremacisë sa kishte lëvizur pa asnjë truprojë. Pas rruajtjes, Xhaxha Alberti i bënte gjithnjë një masaxh të gjatë fytyrës: babait të tij, bujkut të varfër të Tropeas, kurrë ndonjëherë i kishin masazhuar fytyrën. Por babai i tij ishte një njeri i ndrydhur, i varfër deri në mëshirë. Ndërsa Albert kishte prekur majën e shkallës më të lartë sociale.

    Ishte me sy të mbyllur, biles as që i pa dy killerat që kishin hyrë në sallon. I pa berberi, Joseph Bocchino: sapo futën këmbët brenda në lokal, të dy vunë menjëherë nga një kapuç në krye. Më pas me hapa të matur dhe preçozë nxorrën nga brezi pistoletat dhe nisën të qëllojnë. Të shpejtë e të qetë njëkohësisht, si profesionistët e vërtetë të “Vrasjeve Anonime”. Plumbi i parë qëlloi në puls, i dyti në kokë. Berberi, që kishte mbetur si i ngurosur nga frika, e gjeti më së fundi forcën që të shtrihej përtokë, duke u rrasur pas poltronës në të cilën ishte ulur Anastasia, duke bërë kështu një gjysëm rrotullimi bashkë me të, në këtë mënyrë plumbi i tretë i penetroi në shpinë gangsterit. Kapoja i tmerrshëm i “Anonimes…” me shumë mund mblodhi forcat dhe u ngrit në këmbë, duke u mbështetur me gojë të shqyer në pasqyrën e madhe që shërbente për të parë vetveten, si të bëhej gati për të ulëritur. Por një plumb i katër pikërisht në gojën e Xhaxha Albertit shkaktoi një tronditje si të korrentit elektrik tek ai. Më në fudn u shemb përdhe, duke e mbushur hapësirën qark tij me shkumë, vegla të ndryshme rroje dhe shumë gjak. Dy killerat ulën pistoletat, hoqën maskat dhe u larguan me hap të shpejtë, duke u ngatërruar brenda pak çasteve me turmën e madhe të njerëzve jashtë.

    Katër plumba, pak gramë barut, e kishin shndërruar njërin prej njerëzve më të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një produkt të thjeshtë parfumerie. Polici i parë që erdhi e lëvizi me majën e çizmes dhe u mjaftua të thoshte: “Po, po, është ai ndyrësira, Anastasia…”. Ora shënonte dhjetë e pesëmbëdhjetë. Albert Anastasia ishte vrarë nga killer aq të mirë saqë nuk mund të ishin tjetër veçse ata të shkollës së tij, të “Vrasjeve Anonime”, në të cilën ai vetë personalisht kujdesej për t’i stërvitur.

    Askush nuk u kujdes që t’i organizohej ndonjë funeral siç duhej, siç ndodhte zakonisht në botën e gangsterëve. Madje edhe Kisha refuzoi që ta bekonte në momentet e fundit dhe trupi i Albert Anastasias u varros përkohësisht në një tokë jo të shenjtëruar. Vrasësit e tij nuk u zbuluan kurrë. Thuhet se hetuesit e Nju Jorkut dhe ata federalë nuk u morën kurrë me rastin e tij. Madje pati nga ata që i dhanë plotësisht të drejtë, biles edhe dorën.

  • Do ta mësojmë ndonjëherë se nga erdhi realisht koronavirusi?

    Do ta mësojmë ndonjëherë se nga erdhi realisht koronavirusi?

    Jemi të sigurt që e infektoi njeriun përmes një kafshe, por ende nuk e dimë se cila dhe mund të mos e zbulojmë kurrë

    Më 19 maj, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) miratoi një rezolutë për të filluar një hetim të pavarur për administrimin e epidemisë së koronavirusit, me vëmendje të veçantë për mënyrën origjinën e dhe se si u përhap ai në Kinë dhe pjesën tjetër të botës. Kërkimet mbi origjinën e pandemisë do të zgjasin me muaj, por sipas disa ekspertëve, mund të rezultojë jokonkluziv, me një mundësi mjaft reale për të mos e zbuluar kurrë në çfarë rrethanash koronavirusi aktual (SARS-CoV-2) është transmetuar te njerëzit, duke shkaktuar miliona infeksione dhe qindra mijëra vdekje.

    Virologë dhe ekspertë të ndryshëm besojnë se virusi është i natyrshëm dhe se e ka origjinën nga lakuriqët, duke kaluar tek ne përmes ndërmjetëm të të paktën një specie tjetër kafshe. Mirëpo, prej muajsh, teoritë e komplotit argumentojnë se pandemia aktuale ishte rezultat i një gabimi (në disa raste e një akti të qëllimshëm) në një laborator në Kinë. Deri më tani, nuk është gjetur asnjë provë në këtë drejtim dhe analizat e koronavirusit duket se tregojnë një origjinë natyrore, por teoritë për prodhimin e saj në laborator vazhdojnë të qarkullojnë dhe janë cituar në mënyrë të qartë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke implikuar një përgjegjësi të drejtpërdrejtë të rëndë nga ana e qeverisë kineze.

    Tema e origjinës së koronavirusit diskutohet nga grupe të shumta kërkimore në të gjithë botën, dhe është sigurisht shumë e ndjekur në Kinë, ku edhe filloi pandemia. Një studim i ri i botuar kohët e fundit në versionin e tij paraprak, pra për t’u marrë me pak kujdes, ka zbuluar se SARS-CoV-2 duket se është i lidhur ngushtë me viruset e një grupi të njohur për infektimin e gjinisë së lakuriqve Rhinolophus. Studiuesit kinezë arritën në këtë përfundim duke analizuar sekuencat gjenetike të koronavirusit të gjetura në mbi 1.200 lakuriqë.

    Studimi ofron disa elemente të përbashkëta me kërkime të tjera, të cilat kanë evidentuar se një koronavirus specifik (RATG13) i gjetur në disa lakuriqë kishte 96 përqind karakteristika gjenetike të përbashkëta me ato të SARS-CoV-2. Në kërkimin e ri, citohet zona Yunnan si zona e mundshme e përhapjes së dy llojeve të virusit, por është sidoqoftë e vështirë të thuhet me siguri nëse ishte ajo zona origjinore e infeksioneve. Rhinolophusët janë shumë të pranishëm në Myanmar dhe Laos: ekzemplarë të infektuar mund të kenë ardhur nga ato dy vende, duke infektuar të tjerët si ata në Kinë.

    Studimi i ri është nënshkruar, ndër të tjerë, nga Shi Zheng-Li, virolog nga Instituti i virologjisë në Wuhan (WIV), i famshëm për aktivitetin e tij studimor mbi marrëdhëniet midis lakuriqëve dhe coronavirus. Fakti që laboratori ndodhet në qytetin nga i cili filloi epidemia ka kontribuar në teoritë mbi origjinën “artificiale” të SARS-CoV-2. Në realitet, WIV ka qenë aktive prej shumë viteve dhe ka marrë çmime të shumta për aktivitetet e kryera nga studiuesit e saj. Vetë Shi gjithmonë ka hedhur poshtë çdo akuzë ose hipotezë për një bashkëpërgjegjësi të WIV në përhapjen e epidemisë. Prej kohësh virologologia ka raportuar për kohë rreziqet e larta të infektimeve midis lakuriqëve dhe njerëzve.

    Megjithatë, kërkimet e kryera deri më tani mbi koronavirusin, iu është dashur të përballen me të njëjtin problem: asnjë nga viruset e gjetura në lakuriqë nuk është i ngjashëm sa duhet me SARS-CoV-2 për të thënë me siguri se është një paraardhës i tij, më pas i mutuar duke iu përshtatur organizmit nejrëzor. Prandaj besohet se ka pasur të paktën një hap të ndërmjetëm midis lakuriqëve dhe njeriut, i cili mund të ketë prekur kafshët e një specie tjetër. Hipoteza të ngjashme ishin formuluar edhe në të kaluarën për sëmundje të tjera: koronavirusi që shkakton SARS ka ardhur tek njeriu fillimisht duke kaluar nga lakuriqët tek cibetët (kafshë të ngjashme si nuselalat, ketrat eetj.), ndërsa ai i MERS nga lakuriqët tek devetë.

    Studiuesit duhet pra të gjejnë një koronavirus me karakteristika thuajse identike me SARS-CoV-2 tek një specie të ndërmjetme: do të ishte prova më indikative për të rikonstruktuar kalimin e virusit te njerëzit. Sidoqoftë, arritja e një rezultati të tillë nuk është e thjeshtë dhe kërkon analizimin e një numri të madh kafshësh. Vëzhgime të këtij tipi aktualisht janë duke u zhvilluar, por deri më tani qeveria kineze nuk ka dhënë shumë detaje as për mënyrën se si po kryhen kërkimet në mostra, dhe as për rezultatet e iniciativës.

    Faqja web e revistës shkencore Nature i ka kushtuar një artikull të thelluar kohët e fundit mbi kërkimet rreth origjinës së koronavirusit, duke trajtuar edhe hipotezat mbi origjinën në laborator. Aktualisht nuk ka as prova e as indicie që sugjerojnë se SARS-CoV-2 ishte rezultat i ndonjë ndotjeje laboratorike. Por demonstrimi në mënyrë të pakontestueshme se WIV nuk ka asnjë lidhje me të do të jetë akoma e vështirë dhe do të zgjasë një kohë të gjatë (sipas më skeptikëve mund të jetë e pamundur).

    Qendra e Wuhan ka në laboratorët e saj mostra të koronaviruseve të ndryshëm. Edhe pse nga informacionet e marra deri më tani duket se nuk ka të ngjarë, një rrugë e hapur infeksioni mund të ishte sikur ndonjë operator të mund të ishte infektuar aksidentalisht, duke e transmetuar më pas koronavirusin tek individë të tjerë jashtë laboratorit.

    Drejtori i WIV e mohon këtë mundësi, edhe sepse qendra vazhdimisht mban gjurmët e të gjitha eksperimenteve të kryera në laboratorët e saj. WIV gjithashtu ka një laborator të biosigurisë të nivelit 4, një nga të paktët në botë dhe me masa kontrolli jashtëzakonisht të ngurta dhe pajisje sigurie, pikërisht për të shmangur ndotjen e operatorëve apo depërtimin e jashtëm.

    Drejtori i qendrës e ka shpjeguar në disa raste këtë për mediat kineze, ndërsa nuk iu ka dhënë ndonjë deklaratë të veçantë mediave ndërkombëtare, sjellje e ndjekur edhe nga persona të tjerë brenda qendrës. Gazetarët e ‘Nature’ janë përpjekur të marrin ndonjë informacione, por pa sukses.

    Vetëm një hetim i thelluar dhe i pavarur në WIV mund të përjashtojë çdo përgjegjësi eventuale të qendrës kërkimore ose të ndonjë operatori, por duke pasur parasysh ndjeshmërinë e kërkimit të kryer brenda tij dhe ngurrimin e qeverisë kineze duket e vështirë që kjo mund të ndodhë. Bëhet fjalë për analizimin e të gjitha mostrave të përdorura gjatë muajt midis fundit të vitit 2019 dhe fillimit të vitit 2020 nëpër laboratorë të ndryshëm, në kërkim të virusit me karakteristika të zakonshme ose identike me ato të SARS-CoV-2, duke rikonstruktuar pastaj aktivitetet e kryera nga operatorët në mostra individuale, në kërkim të ndonjë infeksioni të mundshëm. Por një aktivitet i këtij tipi mund të ketë një impakt të madh në tërë WIV, që, si shumë qendra të tjera kërkimore mbi agjentë infektues të rrezikshëm mban një konfidencialitet të caktuar për aktivitetet që zhvillon.

    Megjithatë, gjatë këtyre muajve, SARS-CoV-2 është analizuar në laboratorë nga dhjetëra qendra kërkimore në të gjithë botën, të cilat kanë studiuar karakteristikat e tij gjenetike dhe kanë kryer simulime mbi evolucionin e tij. Analizat kanë treguar një origjinë natyrore të koronavirusit dhe nuk kanë zbuluar ndonjë element që do të sugjeronte krijimin e tij në laborator.

    Zakonisht, për të krijuar artificialisht një virus, fillohet nga një strukturë ekzistuese, por në rastin e koronavirusit aktual, nuk ka struktura të njohura të agjentëve të tjerë infektues që mund të kishin shërbyer si pikënisje. Të tjera karakteristika, siç janë mekanizmat e përdorur nga SARS-CoV-2 për t’u lidhur me qelizat (të cilat i shfrytëzon për t’u riprodhuar) janë rezultat i një seleksionimi natyror përmes mutacioneve të rastit të ndodhura mes gjeneratave të ndryshme të koronavirusit.

    Ekspertë të shumtë konkordojnë në faktin se mund të mos e dimë kurrë se cila ka qenë origjina efektive e SARS-CoV-2 dhe hapat që çuan në përhapjen e saj, nga lakuriqët në të paktën një specie tjetër të ndërmjetme dhe nga kjo e fundit tek njeriu. Sidoqoftë, ishte e ditur prej kohësh se një koronavirus mund të shkaktonte një pandemi dhe se secili vend do të duhej mbrohej, duke u koordinuar me pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare, për të zvogëluar ndikimin e kësaj sëmundjeje të re ende të panjohur. Analiza se si shkuan gjërat, nga këndvështrimi i menaxhimit të emergjencës shëndetësore, mund të ofrojë ide të rëndësishme për përmirësimin e përgjigjes në rast të pandemive të reja në të ardhmen.

    Përgatiti Dardan MITROVICA

  • Kur Fernando Torres ishte Fernando Torres

    Kur Fernando Torres ishte Fernando Torres

    Ndryshe thënë, gjatë viteve tek Liverpool

    Të premten e 20 marsit Fernando Torres mbushi 36 vjeç, ditëlindja e tij e parë si ish-futbollist. Sulmuesi spanjoll u tërhoq nga futbolli i luajtur në 23 gushtin e vitit të kaluar, madje pa pritur as fundin e sezonit të J1 League, kategoria më të lartë japoneze, ku për 6 muaj veshi fanellën e Sagan Tosu. Një lamtumirë larg vëmendjes dhe pa shumë keqardhje, të paktën në momentin e tërheqjes, kur kishim rreshtur së prituri diçka nga “Niño”.

    Pengjet, nëse ka patur ndonjëherë, i përkasin së kaluarës, kur shëmbëlltyra e tij, nja dhjetë vjet më parë, nisi kurbën rënëse në momentin më të papritur. Një rënie e motivuar nga një numër faktorësh fizikë (problemet e para me këmbën e djathtë, pasuar nga dy operacione në gju vitin pasardhës), mjedisor (transferimi nga Liverpool tek Chelsea në dimrin e 2011-ës) dhe ndoshta edhe psikologjike.

    Pjesa e dytë e karrierës së tij e ka ndotur paksa perceptimin për të, të paktën në krahasim me atë Torres që luante në Liverpool dhe konsiderohej si njëri prej dy-tre qendërsulmuesve më të mirë në botë. Por primati i tij, zgjati vetëm disa sezone. Një kohë, sidoqoftë, e mjaftueshme për ta imponuar veten si një figurë shumë e fortë në imagjinatën e futbollit të gjysmës së dytë të viteve ’00.

    Kur Fernando Torres u transferua nga Atletico Madrid në Liverpool në verën e vitit 2007, pati kushtuar 26.5 milionë € plus kartën e Luis Garcia. Ishte blerja më e shtrenjtë në historinë e “të kuqve”. Asokohe në Angli filtrohej paksa skepticizëm mbi këtë operacion: cilësitë e tij i njiheshin, por gjithashtu i theksoheshin edhe “gabimet e pabesueshme”. Daniele Manusia, në një artikull të vitit 2013 të botuar në Vice, kujtonte se si në dy sezonet e fundit në Atletico nuk kishte shkuar kurrë përtej 13 golave e se si ai kurrë nuk kishte arritur të ngjiste ekipin e tij në kupat e Evropës. Dyshimet dukeshin të ligjshme, edhe sepse “el Niño” – një pseudonim i lidhur zbulimin e hershëm të talentit dhe për tiparet e tij si të një fëmije – po braktiste comfort zone-n e tij, klubin në të cilin ishte rritur, për nënkampionët e Evropës.

    “Jam befasuar se si shkuan gjërat menjëherë mirë, veçanërisht vitin e parë”, pranoi Torres në një intervistë për Four Four Two në 2010, “por kur shënova kundër Chelsea e kuptova”.

    Në ditën e dytë të Premier League 2007/08, kundër “bluve”, Torres shkon në gol pas 16 minutash, gili i tij i parë me fanelën e re: pas rinisjes së një topi nga Peter Cech, Xabi Alonso me një goditje me kokë kalon në mesfushën e Chelsea dhe ia kalon Gerrardit, i cili me anë të një krosi nxjerr jashtë loje në hapësirën midis qendrës së djathtë numrin 9, Ben Haim dhe mbrojtësin, që në atë ndeshje ishte Essien. Torres e merr topin në afërsi të zonës, zhvendoset në të majtë dhe sulmohet nga mbrojtësi izraelit, që i mbyll qendrën. Pas kontrollit të parë me këmbën e jashtme, e cila i mundëson të shikojë portën, spanjolli ngadalëson vrapin për një franksion sekonde, pastaj e përshpejton sërish duke hedhur topin përpara me pjesën e brendshme të këmbës.

    Falë këtij aksioni ndoshta banal, një shyrje e lehtë përpara, edhe pse duke e zbuluar topin, ai djeg kundërshtarin, i befasuar sepse ndoshta priste që Torres do të përpiqej ta sulmonte në të majtë. “El Niño” e kapërcen atë dhe ka gjithashtu gjithë kohën të kthehet dhe të shkelmojë me këmbën e tij të fortë, të djathtën dhe ta mundë Cech falë një konkluzioni milimetrik.

    Duket pothuajse se videoja është montuar në dy shpejtësi të ndryshme, një sensacion që do të ndihet gjatë gjithë 2007/08-ës. Sepse pavarësisht nga shushatja fillestare, Fernando Torres do të zhvillojë sezonin e tij më të mirë ndonjëherë: në atë vit merr formën e një kali elegant të lëshuar në shpejtësi, që parakalon kundërshtarët thjesht duke i anashkaluar ata, pa qenë nevoja as t’i shmanget, pa humbur asnjë moment në garë.

    Një qendërsulmues i drejtpërdrejtë në një ligë të drejtpërdrejtë

    Ndikimi i tij me Premier League është i krahasueshëm, duke llogaritur edhe proporcionet përkatëse, me atë të Ronaldos me fanelën e Interit: Torres bën lojra më të thjeshta, që në rastin e tij përkon gjithashtu me atë më efektiven, d.m.th., të marrë topin dhe të synojë portën. Nuk ka rëndësi situata apo pozicioni, në atë sezon, në të cilin mbështetet prej një gjendje e artë atletike (e cila për fat të keq nuk do ta shoqërojë më në pjesën tjetër të karrierës së tij), qëllimi i tij mbetet i njëjtë: të përpiqet të kapërcejë të gjitha pengesat që i paraqiten mes atij dhe portierit.

    Në këtë kuptim Fernando Torres përbënte një fenomen të vështirë për t’u deshifruar nga mbrojtësit e Premier League, si dhe një profil antitetik në karshi mureve qendërmbrojtës të epokës sonë, brenda një sfere gjithnjë e më kolektive dhe bashkëshoqëruese të lojës. Sigurisht, ai di ta lexojë aksionin dhe di të lëvizë në funksion të shokëve, duke sulmuar nëpër hapësirat që formohen dhe duke krijuar të tjerët me radhë, por kontributi i tij në fazën e posedimit është i kufizuar në lëvizjet pa top.

    Nuk është ai numër 9 që lidh reparten dhe mundëson ecjen përpara të një aksioni. Kur Torres merr topin ai ul kokën, ndërron marshet dhe shkon vertikalisht, duke u përqëndruar më shumë tek kundërshtarët sesa tek shokët e tij. Ky është padyshim një limit, sepse ai mbi topin duket si jashtë kontekstit, por edhe si një burim për skuadrën: sepse Torres është parë ndër vite tek Liverpool, mbi të gjitha së pari, si një talent i vetë-mjaftueshëm, i aftë për të ecur edhe vetëm për të shënuar, me veprime me topi e këmbë ose me goditje nga distanca.

    Në debutimin e tij në Premier League stërfuqia e tij fizike është e tillë, si në përshpejtim ashtu edhe në përparim, sa që tallet me mbrojtësit kundërshtarë, të pafuqishëm përballë lojrave të tij. Ka një stil tmerrësisht të drejtpërdrejtë, nuk bën finte apo kundërfinte, një armë e veçantë kjo për të, përveç “dorezës së ombrellës” të rreme, me të cilën ai rrotullon topin nga e djathta në të majtë, duke u mbështetur në të majtë për t’i krijuar vetes hapësirë për të shpërthyer me vrap dhe topin në këmbë, apo ndonjë hap në formë valsi të skicuar për t’iu rikthyer sërish topit aty ku e la.

    Vetëm në pjesën e dytë të karrierës së tij, kur nuk mund të mbështetej më në atë shkëlqim atletik, repertori i tij i driblimit u bë më i thellë dhe më i rafinuar. Edhe më efektiv: në 2009/10 (sezoni i parafundit në Liverpool, i pari nga të cilin Whoscored siguron të dhëna të plota) ka kompletuar vetëm 1.7 nga 5.65, në vitin e fundit në Atletico Madrid, 2017/18, pati mbërritur në 50% (1.6 nga 3.2 tentativa).

    “U ndjeva menjëherë se isha aty ku duhej”, ka spjeguar Torres për ambjentimin e tij në Premier. “Kuptova se isha pjesë e një ekipi të mirëorganizuar, pashë menjëherë që stili i futbollit anglez më përshtatej dhe se do të mund të kisha shumë mundësi. Cilësitë e mia përshtaten më mirë në futbollin anglez: është më i shpejtë dhe më dinamik (…) duket se është bërë tamam për mua. Është shumë më i drejtpërdrejtë, ka më pak krijim. Në Spanjë është më i ngadaltë, ka më shumë prekje përpara se topi të arrijë në zonën e kundërshtarit, në Angli është gjithçka forcë dhe ritëm”.

    Përkundër faktit se Torresi lindi dhe u rrit në Spanjë, dhe se ai në thelb ai është një ikonë spanjolle (videot përmbledhëse të tij shpesh shoqërohen nga flamenko), stili i tij i të luajturit ishte perfekt për përmbysjet e vazhdueshme, hapësirat që hapen dhe goditjet e futbollit anglez.

    Torres tek Liverpooli i Benitez: Si një peshk në ujë

    Përveç mbërritjes në një kampionat më të afërt me karakteristikat e tij, Torres gjeti edhe një ambjent të aftë për ta përmirësuar. Liverpooli i Benitez ishte një ekip reagues, më i efektshëm në kundërsulm sesa në një sulm pozicional, që kur rikuperonte topin dhe e gjente kundërshtarin të çorientuar, e dinte që menjëherë mund të kërkonte thellësi, duke pasur parasysh cilësinë e lojtarëve si Torres dhe Kuyt në sulmin ndaj hapësira.

    Sistemi 4-2-3-1 i Benitez insistonte shumë në lojën e gjatë dhe kalimin nga njëri krah në tjetrin ku lojtarët e tij të mund të lëviznin horizontalisht me bllokun e kundërshtarit. Topi niset shpesh nga tercinët (në të djathtë njëri nga Arbeloa, Finan ose Carragher, në të majtë Fabio Aurelio ose Riise), të cilët përpiqen të shërbejnë një nga dy anësorët e lartë, ata të të njëjtës fashë me hapësirë në lartësi, kurse nga ana tjetër me pasime të gjata. Në këtë moment anësori vendos nëse do të hyjë në fushë apo të kalojë topin tek ndonjë qendër (Xabi Alonso, Mascherano ose Gerrard), që nga ana e tyre vertikalizojnë drejt sulmuesve apo mesfushori të avancuar, apo duke e zgjeruar përsëri lojën.

    Benitez e kishte përgatitur skuadrën që të përshtatej me karakteristikat e qendërsulmuesit, të cilit nuk i kërkonte që të rafinizonte lojën apo të ndihmonte skuadrën për të fituar fushë, por e shfrytëzonte ekskluzivisht për aftësitë e tij finalizuese. Për më tepër, Torres nuk ishte nga ata lojtarët që nevojitej të përfshihej në zhvillimin e lojës për të qëndruar brenda ndeshjes (në 3 vjet e gjysmë në Liverpool ai regjistroi një mesatare prej vetëm 17,19 pasimesh të tentuara), për të marrë konfidencë me shokët dhe për studimin e kundërshtarit: Torres ishte një sulmues që jetonte me lojëra të izoluara, i aftë për t’u ndezur me lehtësinë e një shkrepseje edhe në ato ndeshje ku ai nuk dukej i frymëzuar. Stili i tij është jashtëzakonisht i drejtpërdrejtë, me marzhin e gabimit shumë të lartë ndaj nuk ishte e pazakontë ta shihej tek humbiste shumë topa. ” Është thelbësore mënyra se si pozicionohesh midis dy mbrojtësave qendrorë, përqendrohesh në pozicionimin e tyre dhe vlerëson lëvizjet e tyre. Një nga gjërat që mësova nga Rafën është se si të luash pranë zonës së kundërshtarit dhe si të kalohet pas krahëve të mbrojtësve si qendërsulmues e vetëm. Nuk kam pse të kthehem dhe të kërkoj topin, e rregulloj pozicionin tim ndaj mbrojtësve më shumë sesa drejt topit”.

    Torres rrëshket disa metra përtej vijës mbrojtëse, më së shumti ai merr pjesë në ndërtimin e manovrës me një spondë përpara, të cilën eventualisht mund të përdorë për të krijuar trekëndëshin. Sidoqoftë, kur kupton se nuk ka parakushte për të sulmuar në thellësi, ai hapet në brez me një lëvizje në formë “L”-je (fillimisht shtyn përpara zgjerohet, pastaj kalon vertikalisht), në mënyrë që të nxjerrë jashtë loje mbrojtësin kundërshtar dhe të sybojë në një hapësirë më të gjerë. Në këto situata, del akoma më në pah mungesa e talentit të tij në një nivel shoqërues, mbase e përkëdhelur nga një siguri e tepruar në mjetet e tij.

    Në pjesën e parë të karrierës së tij ai duket sikur e jeton këtë sport si një konstante një kundër një, edhe 30-40 metra larg portës: Torres izolohet me mbrojtësin kundërshtar dhe nëse e kalon, hidhet tek tjetri i radhës, derisa të arrijë gjuajtjen ose të humbasë topin, a thua se nuk kishte alternativa të tjera. E pason topin vetëm si mjet ekstrem që vështirë të shndërrohet në një lojë të dobishme, përveçse nëse është në gjendje të gjuajë apo sheh një partner të pozicionuar më mirë, i cili përpiqet t’i shërbejë duke forcuar kalimin e kundërshtarit, e mbase edhe ndonjë filtrim të topit. Por ndonjëherë bën gabime aq të mëdha sa nuk është e qartë nëse ato diktohen nga pasaktësia ose vendimmarrja e dobët.

    Duke u përqëndruar në një lloj vazhdimësie, është e lehtë për të që ta gjejë veten përballë një mbrojtësi kundërshtar (mbrojtësi që ishte i ngarkuar për ta markuar ose një tjetri të pozicionuar përballë tij), duke shkuar drejt fundit të fushës, të paktën për të krosuar. Edhe kjo duket se është më shumë një zgjidhje e përcaktuar nga nevoja për të hequr qafe topin, sepse ka mbërritur pranë vijës fundore të fushës, sesa nga mundësia e shërbimit të një shoku të ekipit, për të gjeneruar një avantazh pozitiv. Ka raste kur duket se ai as nuk e kontrollon vendosjen e shokëve të skuadrës në zonë. Kur, nga ana tjetër, ai arrin të ketë një qasje më pak impulsive dhe ka kohën për të analizuar kontekstin, shndërrohet në një vlerë të shtuar madje edhe si përpunues loje. Kjo tendencë për të përfunduar në krah dhe për të krosuar paraqet një tjetër mospërputhje me sulmuesit më klasikë, që lëvizin kryesisht përgjatë boshtit vertikal të fushës dhe kur zbrazin zonën favorizojnë përparimin e aksionit me një hapje në anën e kundërt të aksionit ose bëjnë dublantin në favor të një shoku të futur në hapësirën që ai e liroi.

    Lidhja me Gerrard

    Me Gerrard ka formuar një nga çiftet më ikonikë të 15 viteve të fundit. “Ishte hera e parë që kuptova se më nevojitej diçka për të kompletuar lojën time dhe Gerrard kishte gjithçka që duhej. Unë duhej vetëm të vrapoja. Kur shikoja që topi do të përfundonte në këmbët e tij, unë filloja të vrapoja sepse e dija që do të shihte lëvizjen time. Ishte kaq e lehtë, jam zbavitur vërtetë shumë gjatë asaj periudhe. Më mungon shumë”. Në fushën e blertë, është vërejtur një marrëdhënie kryesisht e njëanshme, në kuptimin që në shumicën e rasteve ishte anglezi që niste topat për spanjollin: 13 asistime nga Stevie G për sulmuesin, kundrejt 8 të iberianit në tre vjet e gjysëm të marrë së bashku.

    Në atë kohë Gerrard ishte i avancuar si trekuartist, por mbetej një mesfushor box-to-box, i përfshirë në të gjitha fazat e lojës, i aftë ndër të tjera për të totalizuar midis 2007 dhe janarit 2011 diçka si 65 gola dhe 49 asistime. Në momente të caktuara të lojës, anglezi afrohet shumë me Niñon, por mirëkuptimi i tyre bëhet më i prekshëm kur largohen, apo kur ish-Atletico dikton pasimin duke u hedhur nëpër hapësira. Një lidhje e mbështjellë pothuajse nga konture mistike, duke pasur parasysh aftësinë për të kërkuar dhe gjendur duke prerë një linjë të tërë presionesh.

    Kufijtë në menaxhimin e topit nga “Niño” janë në përpjesëtim të kundërt me cilësinë e e tij të leximit pa top, gjë që i mundësonte të parashikonte trajektoret e topit dhe kështu të fitonte në kohë me mbrojtësit kundërshtarë. Në pjesën e parë të karrierës ai ishte një sprinter i palodhshëm, gjithmonë i gatshëm për t’u hedhur në thellësi të mbrojtjeve kundërshtare, e në koshiencë të plotë të ngjarjeve. Kur sulmonte hapësirën, preferonte anën e djathtë, sepse i mundësonte mbajtjen e topit me këmbën e tij të fortë, atë të djathtën pra, duke u vendosur trupin mes kundërshtarëve. Mirësia e lëvizjeve të tij mund të vlerësohet edhe në krosime, situatë në të cilën ai shkëlqen teksa shkëputet nga markatorët, t’u rrëshqasë pas krahëve dhe të sulmojë pjesën anësore të portës, ose të sulmojë në mënyrë alternative zonën në mënyrë diagonale dhe të përfundojë vrapin e tij përballë portës.

    Nëse rikthehemi dhe i hedhin një sy golave të tij, 293 gjithsej, nga të cilët 81 me Liverpulin, do të gjeni nga të gjitha llojet: goditje nga jashtë zonës, devijime apo prekje për të mbyllur një veprim kolektiv, aftësi balistike, me kokë, shpërthime individuale ku krijon hapësira për konkluzion duke dribluar një mbrojtës ose sulmuar hapësirën përtej vijës mbrojtëse. Turravrapi i tij shpesh përfundonte në një përballje një për një me portierin, duke preferuar gjithmonë ta kalojë në vend që të godasë për të paraprirë pozicionimin e portjerit kundërshtar. Shumë gola të mjeshtërisë më të lartë, por jo të gjesteve përtej mundësive të tyre. Sepse pas një goli del gjithmonë një tjetër, i përafërt.

    Forcë e egër

    Shikimi pafund i videove me lojrat dhe golat e tij, më ka bërë që ndoshta të idealizoj cilësitë e tij. Torres për mua ka qenë një model i elegancës dhe pagabueshmërisë. Në realitet, me një sy më objektiv, ai jo gjithmonë ka qenë i kthjellët përpara golit, i kushtëzuar nga një frenezi që e shtynte të humbiste topat ose të mbërrinte i pakoordinuar në fund të aksionit. Por, sidoqoftë, Torres mbetet një sulmues jashtëzakonisht teknik, praktikisht dinak. Ka ditur t’i zgjidhë situatat statike me prurje personale, por mbi të gjitha ai lartësohet në situata dinamike, ku i jep peshë një dinamizmi të jashtëzakonshëm dhe saktësie të admirueshme, falë të cilave bën kthesa të pabesueshme me trupin, pa patur nevojë as të shohë portën, ose arrin të godasë megjithë ekuilibrit të paqartë.

    Përgatiti Dardan MITROVICA

  • Dardan MITROVICA – 5 pyetje ende pa përgjigje mbi koronavirusin

    Dardan MITROVICA – 5 pyetje ende pa përgjigje mbi koronavirusin

    Në këto muaj të pandemisë, studiuesit dhe mjekët kanë zbuluar shumë gjëra në lidhje me COVID-19, shkruan Nature, por janë të paktën pesë gjëra që ende nuk i dimë

    Pandemia e koronavirusit është një nga krizat më të këqija shëndetësore të shekullit të fundit: që nga janari ka shkaktuar mbi 11.6 milion infeksione dhe vdekjen e mbi gjysmë milioni njerëzve. Në më shumë se gjashtë muaj, mjekët dhe studiuesit kanë zbuluar shumë gjëra në lidhje me karakteristikat e koronavirusit, nga mënyra sesi sulmon qelizat deri në përgjigjen joproporcionale të sistemit tonë imunitar, i cili ndonjëherë çon në simptoma të rënda dhe që kërkon përdorimin e terapisë intensive.

    Shumë aspekte të tjera të virusit dhe COVID-19 rrëshkasin ose nuk kuptohen plotësisht nga studiuesit. Websiti i Nature, një nga revistat shkencore më të rëndësishme në botë, ka bërë bashkë një listë me pesë pyetje në lidhje me koronavirusin për të cilat nuk ka ende përgjigje bindëse.

    1 – Pse njerëzit reagojnë në mënyra kaq të ndryshme?

    Në disa persona të infektuar, koronavirusi (SARS-CoV-2) duket se nuk shkakton asnjë lloj problemi dhe nuk çon në shfaqjen e simptomave, ndërsa tek individë të tjerë mund të çojë në komplikime serioze, me vështirësi serioze respiratore të cilat në disa raste mund të jenë vdekjeprurëse.

    Një studim i kryer mbi rreth 4 mijë njerëz në Itali dhe Spanjë ka bërë të mundur identifikimin e disa karakteristikave gjenetike që, sipas autorëve, mund të japin një përgjigje për varietetin me të cilin shfaqet COVID-19. Pacientët që zhvilluan simptoma të rënda respiratore kishin më shumë të ngjarë të kishin dy variante gjenetike, që mungonin tek njerëzit që nuk kishin shfaqur asnjë simptomë. Një variant ka të bëjë me mekanizmat që përcaktojnë grupin e gjakut, ndërsa një tjetër ka të bëjë me një proteinë në membranat qelizore, e cila shfrytëzohet nga koronavirusi për të shmangur mbrojtjen e qelizës, injekton në të materialin e saj gjenetik dhe pastaj fillon proceset me të cilat shumohet.

    Sidoqoftë, këto variante nuk duket se kanë potencialin për të përcaktuar më vete ashpërsinë e COVID-19. Kjo është arsyeja pse studiues të tjerë po punojnë për të studiuar karakteristikat gjenetike të individëve që janë sëmurë, por që janë më pak se 50 vjeç ndaj dhe do të duheshin të ishin më pak të rrezikuar sesa personat e moshuar.

    2 – A bëhesh imun ndaj koronavirusit?

    Deri më sot nuk e dimë nëse sistemi ynë imunitar është në gjendje të ruajë një kujtim të SARS-CoV-2 pas shërimit, dhe as se sa mund të zgjasë ky imunitet i mundshëm. Deri më tani është zbuluar prania e antitrupave neutralizues – që luajnë një rol kryesor në parandalimin e një infeksioni të ri duke bllokuar disa proteina të virusit – por është vërejtur që nivelet e tyre kanë tendencë të ulen ndjeshëm disa javë pas infektimit.

    Sidoqoftë, ekziston mundësia që këto antitrupa të mbeten të pranishëm në sasi më të konsiderueshme tek njerëzit në të cilët koronavirusi kishte arritur të shumohej me bollëk, duke shkaktuar një infeksion më serioz. Diçka e ngjashme është vërejtur me SARS-CoV-1, koronavirusin që shkakton SARS dhe që ka disa gjëra të përbashkëta me këtë aktualin: antitrupat neutralizues në njerëzit e shëruar nga SARS kanë tendencë të zhduken pas disa vitesh, por tek pacientët që kishin pësuar një infeksion më të madh zgjasin shumë më gjatë, me mundësinë e rikontaktit me virusin edhe më shumë se 10 vjet pas kontaktit të parë.

    Për momentin, megjithatë, nuk është e qartë se cili është niveli minimal i antitrupave neutralizues i nevojshëm për të parandaluar që SARS-CoV-2 të shkaktojë një infeksion të ri, apo, sidoqoftë, për t’u siguruar që COVID-19 të rishfaqet me simptoma më pak domethënëse tek një person që ka qenë vuajtur më parë. Edhe për këtë arsye, disa studiues po orientojnë studimet e tyre drejt mekanizmave të tjerë të sistemit imunitar që përfshijnë qeliza të tjera, dhe jo vetëm tek antitrupat.

    Sidoqoftë, nga njohuritë aktuale duket se sistemet për të parandaluar një infeksion të ri zgjasin vetëm disa muaj pasi je infektuar nga koronavirusi. Në çdo rast sistemi imunitar do të duhet të zhvillojë një mbrojtje për të zvogëluar masën e simptomave të sëmundjes, në rast të një infeksioni të dytë.

    3 – A ka ndryshuar virusi në një mënyrë shqetësuese?

    Viruset ndryshojnë vazhdimisht në procesin e tyre të shumimit, për shkak të gabimeve që mund të ndodhin në proceset e transkriptimit të materialit të tyre gjenetik. Edhe pse priremi të imagjinojmë një mutacion si diçka negative, në realitet në shumicën e rasteve mutacionet nuk çojnë në ndryshime të rëndësishme apo të tilla që ta bëjnë një virus më të rrezikshëm: përkundrazi, e kundërta ndodh shpesh.

    Për muaj të tërë, studiuesit kanë monitoruar mënyrën se si coronavirus ndryshon dhe zhvillohet, pak nga pak duke u përhapur nëpër botë, midis popullsive të ndryshme dhe vendeve me kushte të ndryshme mjedisore dhe higjenike. Disa studime kanë sinjalizuar prezencën e një varianti evropian të koronavirusit, që derivon nga ai origjinor i Kinës, i cili gradualisht është përhapur në zona të tjera të botës duke u bërë më i përhapuri.

    Ky variant është studiuar në laborator, ku ka treguar aftësi më të madhe për të shkaktuar infeksione sesa versionet e tjera të koronavirusit. Megjithatë, deri më sot, nuk është e qartë nëse kjo karakteristikë, e hasur in vitro në kultivimet qelizore, vlen edhe për njerëzit.

    4 – Sa e dobishme do të jetë vaksina?

    Sipas disa studiuesve, vaksina mund të jetë përgjigjja e vetme me të vërtetë efektive për të ndaluar pandeminë. Aktualisht ka të paktën 200 vaksina në zhvillim dhe rreth njëzet prej tyre kanë arritur tashmë fazën e testeve klinike, që sidoqoftë kërkon disa muaj për të përfunduar. Brenda fundit të verës do të kenë filluar testet e para në shkallë të gjerë për të verifikuar sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave më premtuese, duke krahasuar shkallët e infeksionit midis atyre që marrin vaksinën dhe atyre që marrin një placebo (një substancë që s’bën asgjë).

    Ndërkaq, testet e para të kryera në kavie laboratorike kanë treguar që mund të kemi një vaksinë pjesërisht funksionale, për shembull të dobishme për të zvogëluar rrezikun e shfaqjes së simptomave serioze në mushkëri, por pa përjashtuar mundësinë e sëmundjes. Një vaksinë e zhvilluar në Universitetin e Oksfordit dhe e testuar tek disa kafshë, për shembull, gjeti të njëjtën përqendrim të koronavirusit në qelizat që mbështjellin mukozën e hundës së kafshëve që kishin marrë një dozë dhe të tjerave që nuk kishin marrë fare. Kjo gjendje duket se sugjeron që vaksina mund të jetë efektive në mbrojtjen e disa indeve qelizore por jo të tjerëve.

    Sipas më optimistëve, një vaksinë mund të jetë e gatshme deri në pranverën e ardhshme, por nuk dihet se me cilat nivele efektshmërie. Shumë do të varet gjithashtu edhe nga aftësia ose jo e sistemit tonë imunitar për të zhvilluar dhe mirëmbajtur mbrojtjen me kalimin e kohës kundër koronavirusit, rrethanë e cila, siç kemi parë, nuk është ende plotësisht e qartë.

    5 – Nga vjen koronavirusi?

    Pas muajsh të tërë studimesh dhe analizash, shumica e studiuesve pajtohen se SARS-CoV-2 kishte origjinë nga lakuriqët “patkua kali” (gjinia Rhinolophus), në një rajon të Kinës, ndoshta Yunnan, apo nga ndonjë vend tjetër aziatik si Myanmar, Laos apo Vietnami.

    Në bazë të karakteristikave gjenetike të koronavirusit aktual dhe viruseve të tjerë të ngjashëm, studiuesit dyshojnë se SARS-CoV-2 mund të jetë përhapur tek ne pas një kalimi të ndërmjetëm në një tjetër specie. Gjatë muajve të fundit është folur shumë për Pangolins, një kafshë, luspat e të cilës përdoren për disa medikamente popullore në Kinë, të cilat shpesh gjenden në tregjet e specieve të egra, pavarësisht se janë një specie e mbrojtur. Disa studime kanë zbuluar praninë e koronavirusëve që kanë të njejtin paraardhës me SARS-CoV-2, por kjo nuk nënkupton që mund të ketë pasur një kalim të virusit nga pangolinët te njerëzit.

  • Edhe inteligjenca artificiale ka nevojë për gjumë

    Edhe inteligjenca artificiale ka nevojë për gjumë

    Rrjetet nervore artificiale me impulse kanë nevojë të pushojnë për të rikuperuar stabilitetin e humbur gjatë kohës në aktivitet. Ashtu si truri i njeriut

    Edi DELIU – Në të ardhmen, robotët mund të marrin disa sy gjumë: në fakt, rrjetet e tyre nervore artificiale, kanë nevojë të pushojnë për të rikuperuar stabilitetin e humbur gjatë kohës në aktivitet, pikërisht si truri i njeriut. E kanë zbuluar studiuesit e laboratorit amerikan të Los Alamos, në New Mexico falë një studimi që do të prezantohet në Seattle, me rastin e konferencës Women in Computer Vision.

    “Ne studiojmë rrjetet nervore artificiale me impulse, sisteme që kuptojnë si truri ynë”, shpjegon studiuesja Yijing Watkins. “Ishim të magjepsur nga perspektiva e trajnimit të një procesori neuromorfik në një mënyrë të ngjashme me atë se si njerëzit dhe sistemet e tjera biologjike mësojnë nga mjedisi gjatë zhvillimit të fëmijërisë”. Megjithatë, eksperimentet laboratorike kanë treguar që pas periudhave të vazhdueshme të të mësuarit të pakontrolluar, rrjetet nervore artificiale bëhen të paqëndrueshme. Studiuesit, menduan pra, t’i linin ‘të pushonin’ duke i ekspozuar ata ndaj llojeve të ndryshme zhurmash (të ngjashme me ndërhyrjet që mund të dëgjohen në radio duke kaluar nga një stacion në tjetrin).

    Pas disa përpjekjeve, vërejtën se truri artificial rikuperonte një stabilitet të mirë kur ekspozohej ndaj një zhurme të ashtuquajtur ‘gausiane’, që përfshin një spektër të gjerë frekuencash dhe amplitudash. Këtu e ka bazën edhe hipoteza se ky lloj zhurme gjeneron të njëjtën input që neuronet e trurit tonë marrin gjatë fazës së gjumit të ngadaltë.

    Hapi tjetër i studiuesve do të jetë përsëritja e eksperimentit me Loihi, me çipin e Intelit të frymëzuar nga truri i njeriut: objektivi është të verifikohet nëse disa periudha pushimi mund ta ndihmojnë atë të jetë më i qëndrueshëm në përpunimin e informacionit në kohë reale që vjen nga një videokamera.

  • E pabesueshme, mbi 3 miliardë njerëz përdorin shërbimet e Facebook çdo ditë

    E pabesueshme, mbi 3 miliardë njerëz përdorin shërbimet e Facebook çdo ditë

    Pothuajse gjysma e popullsisë botërore brenda një muaji ka hyrë në të paktën një nga shërbimet e menaxhuar nga gjigandi i Menlo Park-ut

    Rezultatet financiare të lidhura me raportin e fundit tremujor të Facebook, tregojnë një biznes të shëndetshëm: hyrje prej 17.7 miliardë dollarësh (+ 18% vit më parë) dhe fitim neto prej 4.9 miliardë dollarë (+ 102%). Për të kuptuar më mirë shtrirjen e perandorisë së krijuar nga Zuckerberg, megjithatë, është më efektive t’i referohemi shifrave të tjera, atyre që lidhen me përdoruesit që lidhen rregullisht në platformat e saj.

    Facebook, Instagram dhe WhatsApp: perandoria Zuckerbergut

    Mbi tre miliardë njerëz lidhen të paktën një herë në muaj me shërbimet e menaxhuara, përkatësisht rrjetet sociale, Instagram dhe WhatsApp. Bëhet fjalë për rreth 40% të popullsisë së botës dhe për dy të tretat e atyre që kanë lidhje në internet. Në periudhën e fundit, vëllimi është rritur ndjeshëm nga ata që janë të mbyllur të detyruar në shtëpi si pasojë e krizës globale shëndetësore kanë zgjedhur të kalojnë kohën e tyre me mesazhe, feed dhe postime.

    Një situatë që ka shkaktuar gjithashtu një rritje të barabartë me 1.000% të kohës së kaluar me videothirrje. Në këtë drejtim, grupi nuk e humbi mundësinë për të optimizuar mjetet e ofruara për t’u shërbyer më mirë njerëzve dhe për të parandaluar një të kalim të tyre kah konkurrencës duke futur, ndër të tjera, suportin për videothirrjet në grup deri në tetë përdoruesve njëherësh në WhatsApp dhe funksionalitetin e ri Rooms në Facebook të dedikuar për takime me shumë pjesëmarrës.

    I vetmi ngadalësimi që del nga raporti tremujor i kompanisë është që lidhet me të ardhurat nga reklamat. Në muajin mars u regjistrua një lloj tkurrjeje, por javët e para të prillit siguruan sinjale inkurajuese të stabilitetit për sa i përket investimeve reklamuese në platformat e menaxhuara.

  • Vetel i pagabueshëm: skedina fituese në Bundesliga!

    Vetel i pagabueshëm: skedina fituese në Bundesliga!

    Gjermani i Ferrarit ka gjetur rezultatin e të gjitha ndeshjeve të javës së tretë të kampionatit në një lojë të ‘Bild’: me një shumë prej 10 eurosh do të kishte fituar 6,600

    Bastexhi i pagabueshëm. I tillë u tregua Sebastian Vetel duke gjetur rezultatin e tërë javës së Bundesligës. Piloti i Ferrarit, i cili do të largohet nga Cavallino në fund të vitit 2020 për t’u bashkuar me Aston Martin vitin e ardhshëm, i ka gjetur të nëntë parashikimet e javës së tretë të kampionatit gjerman të futbollit në një lojë të organizuar nga gazeta gjermane ‘Bild’.

    EINTRAHT NË SHENJË

    Vettel, një tifoz i apasionuar i futbollit, por me sa duket edhe një njohës i mirë i tij, ka gjetur edhe rezultatin e saktë të ndeshjes së ekipit të tij të preferuar, Eintracht Frankfurt: 2-1 në ndeshjen në shtëpi kundër Hoffenheim. Sipas Bild, nëse Vettel do të kishte vënë një skedinë 10 euro ai do të kishte fituar rreth 6,600.

    SKEDINA FITUESE

    Kjo është ‘skedina’ e luajtur nga Vetel me rezultatin e parashikuar dhe rezultatin e saktë në kllapa:

    • Union Berlin-Mainz 2-1 (4-0)
    • Dortmund – Fraiburg 2-0 (4-0)
    • Frankfurt – Hofenhaim (2-1) (2-1)
    • Këln – Gladbach 1-2 (1-3)
    • Bremen – Bielefeld 2-0 (1-0)
    • Shtutgart – Leverkusen 2-2 (1-1)
    • Laipzig – Shalke 3-0 (4-0)
    • Volfsburg – Augsburg 1-1 (0-0)
    • Bajern-Herta 4-0 (4-3)
  • Nuk shkoni në shtrat gjithmonë në të njëjtën orë? Ja çfarë rrezikoni

    Nuk shkoni në shtrat gjithmonë në të njëjtën orë? Ja çfarë rrezikoni

    Të flesh me rregullsi është një luks për shumë prej nesh, madje edhe të bini në shtrat gjysmë ore më herët ose më vonë se zakonisht mund të shkaktojë probleme shëndetësore

    Me ritmet frenetike me jemi mësuar dhe sasinë e përmbajtjes mediatike të disponueshme nëpër pajisje të ndryshme (sa sepse nuk mund të rreshtim së shikuari seri televizive), të shkuarit në shtrat rregullisht në të njëjtën orë është bërë një luks për shumicën prej nesh: më së shumti, ata që punojnë me turne nuk janë në gjendje të stabilizojnë një farë rregullsie për të pushuar dhe kjo, në planin afatgjatë, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tonë psiko-fizik.

    E dimë që të flesh më pak se 7 orë në natë do të thotë të zgjohesh ditën tjetër duke grumbulluar më shumë lodhje, që përkthehet në përqendrim më të ulët, produktivitet të dobët dhe nervozizëm të shtuar (nëse natën zgjohesh gjithmonë në të njëjtën orë kjo nuk është një rastësi, ky është një sinjal që që po të dërgon trupi).

    Një ekip studiuesish nga Universiteti i Notre Dame – i koordinuar nga Nitesh Chawla drejtor i Center for Network and Data Science – ka analizuar edhe një tjetër aspekt që lidhet me cilësinë e gjumit dhe efektet e tij në organizmin tonë: duket se madje edhe afrimi apo shtyrja e kohës kur zakonisht shkon në shtrat bën dëm.

    Në veçanti, efektet kryesore të këtij ndryshimi kanë të bëjnë me zemrën tonë, prandaj nëse vështirësia për të shkuar në shtrat në të njëjtën kohë bëhet kronike me kalimin e kohës, në afat të gjatë mund të vërejmë nisjen e patologjive dhe problemeve të zemrës. Studimi në fjalë, që ka dalë edhe në “npj Digital Medicine”, zbuloi një rritje të rrahjeve të zemrës në pushimin e të nesërmes, si nëse keni shkuar në shtrat më herët për të fjetur më shumë se normalisht, ashtu edhe kur orari ka ndryshuar.

    Studimi zgjati rreth 4 vjet dhe ka analizuar 557 studentë dhe gjithsej 255.736 seanca gjumi duke vëzhguar edhe sasinë e gjumit gjatë natës, cilësinë dhe në fund rrahjet e zemrës: rezultatet përcaktuan qartë një rritje të frekuencës deri ditën pasardhëse pa bërë sforcime të mëdha fizike.

    “Për punëtorët që punojnë me turne dhe ata që udhëtojnë shpesh, të shkuarit në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë është një sfidë e vërtetë. Vendosja e një rutine të shëndetshme të natës së mirë – sa më mirë që të mundeni – është padyshim hapi numër një. Por zbatimi i saj është po aq e rëndësishme, “tha Chawla.

    Këshillohet që për të fjetur sa më lehtë, të numërohet mbrapsht ose të pihet një pije para se të shkohet në shtrat!