Blog

  • Greva e naftëtarëve, historia e mashtrimit nga Taulant Balla

    Greva e naftëtarëve, historia e mashtrimit nga Taulant Balla

    Vendimi i naftëtarëve për të hyrë në grevë urie u mor pas një sërë përpjekjesh për të gjetur të drejtën që iu ka dhënë gjykata për pagat e prapambetura. Fillimisht ata negociuan me kompaninë private Allum Energy, e cila i premtoi dhënien e disa pagave dhe rifillimin e punës. Kompania nuk e mbajti fjalën dhe naftëtarët protestuan në Ballsh dhe në Tiranë. Dyert e qeverisë ishin të mbyllura dhe greva e urisë mbeti rruga e vetme, pas pritjes disavjeçare për pagat.

    “Ne këtë grevë do ta çojmë deri në fund. Dy janë kërkesat tona, marrja e pagave dhe rifillimi i punës. Përveç mediave askush tjetër nuk ka ardhur. Do vazhdojmë deri në zgjidhjen e kushteve tona” tha një prej tyre. “Në ditën e katërt më kanë filluar dhimbjet e stomakut, nuk kanë marrë masa, nuk e kuptoj neglizhencën” u shpreh një tjetër. “Në takim na u premtuan 7 paga dhe rifillimi i punës. Na flakën në punë, na hodhën në rrugë. As asistencë nuk na ofruan” tregoi një tjetër prej tyre për mediat lokale.

    Pagat e prapambetura të naftëtarëve mendohet se ato arrijnë deri në 5.7 milion euro, të shpërndara në disa vite nga kompani të ndryshme që kanë pasur në përdorim rafinerinë e naftës. Shteti i ka larë duart nga kjo aferë dhe nuk lë asnjë shteg për ndërmjetësimin e një zgjidhjeje. “Në vendin tonë falimentojnë dhe ngrihen biznese çdo ditë dhe unë nuk di ndonjë rast që shteti të ketë marrë përsipër të paguajë pagat e punonjësve” ishte mesazhi i fundit që i erdhi naftëtarëve nga qeveria nëpërmjet zv.ministrit të Energjisë, Ilir Bejtja.

    E çuditshme është se në muret e dhomës ku po kryhet greva, thirrjet i janë drejtuar të njëjtëve persona që as nuk denjojnë të shfaqin interesin më të vogël për këta njerëz, apo më keq akoma i kanë gënjyer disa herë.

    Në ambjentet e grevës gjen thirrjen për Edi Ramën “Z.Rama! Na punëso, mos na dëbo!” shkruhet në një prej pankartave të varur në mur. “Z.Kryeministër, jepini zgjidhje problemit tonë! shkruhet në një tjetër.

    Sado e pabesueshme të duket, shpresat janë edhe te Gramoz Ruçi, që në fushatën e 2013 i premtoi parajsën naftëtarëve dhe që atëherë nuk u bë më i gjallë në Ballsh. “Z. Ruçi ju mund t’i jepni zgjidhje” shkruhej në një pankartë tjetër të varur në mur.

    Naftëtarët shohin shpresë edhe te Belinda Balluku, Ministrja e Energjisë që as nuk i takoi kur erdhën të protestojnë në Tiranë. “Znj. Balluku, na lejo të rrisim dhe të arsimojmë fëmijët tanë këtu” shkruhet në një letër tjetër të varur në mur.

    Në grevë janë edhe 10 punonjës të nënstacionit elektrik dhe hidrik të Poçemit, të cilët kanë pa marrë 27 rroga. Në shenjë solidariteti më naftëtarët e Ballshit një prej këtyre punonjësve është zhvendosur në grevën e urisë bashkë me ta. Dy grupet e grevistëve kanë qëndruar të ndarë për shkak të mungesës së ambjenteve.

    Gjendja shëndetësore vjen duke u përkeqësuar dita-ditës, ndërkohë që asnjë mjek dhe asnjë infermier nuk po qëndron në monitorim të grevës së urisë. I vetmi komunikim ka qenë me shefin e komisariatit të Ballshit deri më tani.

    Mashtrimi për grevën e parë nga Taulant Balla

    Kjo nuk është greva e parë e urisë për naftëtarët. Në shkurt të këtij viti ata rezistuan për 10 ditë në një grevë urie tjetër për të njëjtin qëllim. Atëherë kur zhurma në media nisi të intensifikohej, në Ballsh u shfaq Taulant Balla. Kryetari i Grupit të Partisë Socialiste i bindi ta lënë grevën me premtimin se do të merrnin fillimisht tre paga e më pas të tjerat. Në fakt u mor vetëm një pagë dhe Taulant Balla që fliste çdo ditë në telefon me naftëtarët, nuk u bë më i gjallë. Këtë fakt e tregoi për abcneës, një prej naftëtarëve, pas grevës së urisë.

    Gazetarja: Ju thatë që ju keni komunikuar me Taulant Ballën.

    Julian Yzeiraj, naftëtar: Po kemi komunikuar, përditë.

    Gazetarja: Çfarë ju tha?

    Julian Yzeiraj, naftëtar: Edhe mbrëmë, para disa ditësh na tha që do të merrem me këtë punë. Tha që është kaluar një rrogë, ndërkohë që ne i kemi thënë për tre rroga, të paktën për ato që na ka paguar sigurimet shoqërore, deri në dhjetor. Dje tha: Pse nuk i kanë hedhur akoma e? Të shikoj se do pyes unë prap. Asgjë. Një papërgjegjshmëri totale.

    Gjendja shëndetësore e naftëtarëve ka shfaqur komplikacionet e para, ndërkohë që asnjë mjek dhe asnjë infermier nuk po qëndron në monitorim të grevës së urisë. I vetmi komunikim ka qenë me shefin e komisariatit të Ballshit deri më tani.

    Naftëtarët thonë se në ditët në vazhdim radhët e grevistëve do të shtohen, ndërsa mbeten në pritje të një ndërhyrjeje nga shteti për rrogat e tyre. Gjasat janë që qeveria të dërgojë dikë tjetër për t’i gënjyer dhe për t’i nxjerrë nga greva e urisë. Përjashtohet në këtë pikë Taulant Balla që e ka konsumuar rolin e tij.

    Historiku

    Përpara privatizimit të vitit 2008, ARMO nuk kishte borxhe ndaj bankave dhe furnitorëve dhe përveçse punësonte mijëra punëtorë mbi organikë, i paguante shtetit rreth 30- 35 milionë USD në vit nëpërmjet taksave të akcizës, tatim-fitimit, sigurimeve shoqërore dhe taksës së karbonit.

    Ajo u privatizua në vitin 2008 nga Rezart Taci për 128 milionë euro nëpërmjet kompanisë të regjistruar në Zvicër, AMRA Oil. Operacioni i privatizimit u financua nga Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit.

    Kur kompania u shit në vitin 2013 tek një fond azer investimesh, Heaney Assets Corporation e regjistruar në Ishujt Britanik Virgjin – një parajsë fiskale e njohur, detyrimet ndaj tatimeve arrinin në 73.2 milionë USD dhe kompania ishte e koletarizuar për rreth 47.5 milionë USD në banka. Në momentin e shitjes tek azerët, ARMO kishte më shumë se 100 milionë USD të pashlyera ndaj palëve të treta.

    Megjithë borxhet e ARMO-s, 70% të aksioneve të Rezart Taçit në AMRA Oil iu shitën Heaney Assets Corporation për 35 milionë euro. Pasi mori kontrollin e kompanisë ARMO në gusht 2013, kompania azere e pezulloi punën për 1 vit dhe më pas lidhi dy marrëveshje kontraktuale me kompanitë Deveron Oil dhe TP&D Oil, për dhënien me qira të rafinerisë së Ballshit dhe asaj të Fierit.

    Pas dhënies me qira të dy rafinerive, për shkak se kompania ARMO mbarte të gjitha detyrimet fiskale, ato ndaj punëtorëve dhe koston për energji elektrike dhe ujë, borxhet e saj u rritën në mënyrë eksponenciale pas vitit 2014.

    Një raport i Ministrisë së Energjisë i shkurtit 2016, një kopje të cilit është siguruar nga BIRN, tregon që deri në janar 2016, ARMO kishte për të paguar ndaj kreditorëve një shumë prej 595 milionë USD gjithsej.

    Ngjashëm me ARMO-n, edhe Deveron Oil edhe TP&D Oil akumuluan borxhe ndaj buxhetit të shtetit. Sipas Ministrisë së Energjisë, në janar 2016 kompania “Deveron” ka pasur për të paguar borxhe prej 81.2 milionë USD. Ndërsa TP&D Oil ka pasur për të likuiduar në atë periudhë 55.2 milionë USD borxhe.

    Në një ankand të dyshimtë në tetor 2016, Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh i kalon Bankës, për shlyerjen e një kredie. Banka nga ana e saj ia jep me qira kompanisë Ionian Refining and Trading Co, IRTC.

    E regjistruar në Ishujt Virgjin Britanikë, IRTC kishte në krye të Këshillit Mbikëqyrës Mustafa Abu Naba’a- biznesmen domenikan i njohur në arenën ndërkombëtare të tregtisë së naftës dhe Harry Sargeant IV, një biznesmen amerikan nga Florida. Që prej dhjetorit 2016, administratori i IRTC në Shqipëri është emëruar Mitat Sulaj, vëllai i pronarit të kompleksit ‘Taiëan’ në Tiranë, Besnik Sulaj.

    Pasi menaxhoi rafinerinë për gati një vit, edhe IRTC u tërhoq si paraardhësit e saj duke akumuluar dhjetëra miliona euro borxhe ndaj shtetit. Pas tërheqjes së IRTC, si pronar i rafinerisë shfaqet një tjetër kompani e regjistruar jashtë vendit, Allum Enterprises.

    Nga ana e saj, Allum Enterprises ia kalon në mars 2018 administrimin rafinerinë së Ballshit kompanive Tosk Energji dhe Bylis Energji, të cilat janë në pronësi të dy kompanie zvicerane, CFD Conseils Sarl dhe PGFS Pilotage & Gestion S – të dyja të lidhura me avokatin Christophe Darbord.

    Darboard nuk është një emër i panjohur në fushën e industrisë së naftës në Shqipëri. Nga viti 2013 deri në vitin 2015, ai ka shërbyer si administrator i kompanisë ARMO, në periudhën kur kjo e fundit kontrollohej nga fondi i investimeve nga Azerbajxhani – Heaney Assets Corporation.

    Operacionet e kompanisë Tosk Energji në rafinerinë e Ballshit – nga marsi 2018 në tetor 2019, janë financuar nga kompania Gunvor, së cilës më vonë i kanë kaluar 50 % të aksioneve të Tosk Energji. E themeluar në vitin 2000 nga oligarku rus, Genady Timchenko dhe biznesmeni suedez Torbjorn Tornqvist, Gunvor është kompania e katërt më e madhe në botë e tregtimit të naftës bruto. Në vitin 2014, për shkak të sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj Timchenkos, ai ia shiti aksionet e tij partnerit suedez, Torbjorn Tornqvist.

  • Të ndarë (e të bashkuar) nga një debat i shëmtuar

    Të ndarë (e të bashkuar) nga një debat i shëmtuar

    Nuk pati fitues. E sigurtë është që Shtetet e Bashkuara nuk fituan. Dhe kjo favorizon Biden. Është ai tani frontrunner-i

    Fyerje, britma, ndërprerje të vazhdueshme. Nuk ishte një spektakël përballja e parë televizive midis Donald Trump dhe sfiduesit demokrat Joe Biden, madje edhe për më të apasionuarit pas politikës. Një shi kritikash ra mbi moderatorin, veteranin e gazetarisë televizive Chris Wallace, i cili nuk arriti të mbante normalitetin midis dy pretendentëve mbi 70 vjeç.

    “Çfarë katastrofe. Nuk pati një fitues. E sigurtë është që Shtetet e Bashkuara nuk fituan. Dhe kjo e bën Biden fitues. Është ai tani frontrunner. Ishte Trumpi ai që kishte nevojë të fitonte”, vëren Nate Cohn në New York Times. “Fikini mikrofonin për t’i bërë të heshtin ata kur nuk kanë pse flasin”, ishte thirrja unanime në rrjetet sociale gjatë transmetimit direkt.

    Të gjithë për Biden… ishte kështu edhe për Hillaryn

    Gjashtë teleshikues në dhjetë i atribuuan Bidenit performancën më të mirë, sipas CNN. Eksaktësisht i njëjti rezultat që rezultoi në 2016 në favor të Hillary Clintonit, pas debatit të parë me Trumpin i cili – nuk duhet harruar – më vonë u bë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. CBS gjithashtu dekretoi fitoren e Biden 48 me 41.

    Strategjia e kandidatit dem, që u fliste drejtpërdrejt zgjedhësve, duke parë drejt e në kamera, duket se e ka shpërblyer atë. Trump ishte lehtësisht i mbërthyer në podium, duke duke e fiksuar sfiduesin sikur të ishte pre, i gatshëm për ta kafshuar. Tycoon, i tensionuar dhe i zemëruar, ka premtuar një vaksinë kundër Covid në kohë rekord (“do të shpërndahet menjëherë sapo të jetë gati”), mbroi ai zgjedhjen e mbajtjes së fjalimeve nëpër sheshe të tejmbushura me njerëz në mes të një pandemie (“njerëzit duan të dinë se çfarë kam unë për të thënë”), akuzoi rivalin se ishte peng i së majtës radikale dhe se kërkonte një” shëndetësi socialiste”, përveçse e ka quajtur sërish budalla, ndonëse gjatë një grindjeje me fjalë (” Nuk ka asgjë inteligjente kur bëhet fjalë për ty”) .

    Shënjestroi madje edhe drejtuesin e debatit i cili “pretendonte” të përfundonte pyetjen e tij. “Supozoj se po debatoj me ty, jo me atë. Nuk ka problem. Nuk jam i befasuar”, i thotë Trump, Wallace, duke aluduar për sjellje partiake, duke e theksuar më vonë me një foto në Twitter.

    Duke shprehur pikëpamje të kundërt për shëndetësinë, mjedisin, Gjykatën e Lartë, ish-zëvendëspresidenti e ka quajtur kreun e Shtëpisë së Bardhë “klloun”, “gënjeshtar”. E nxiti të “mbyllte gojën” duke e përkufizuar si “presidenti më i keq që Amerika ka pasur ndonjëherë”. Jo saktësisht shpërthimi që pritej nga ish-numri dy i Barak Obamës, i cili në të vërtetë i ka zhgënjyer ata që prisnin që ai të mos i rezistonte 90 minuta rresht të një debati të ashpër. “E vërteta është se çdo gjë që thotë ai është thjesht një gënjeshtër. Të gjithë e dinë se ai është një gënjeshtar”, ishte shtytja e Biden.

    I nxehur në lajmin e publikuar nga New York Times në prag të duelit televiziv, Trump siguroi se ai i kishte paguar “miliona dollarë” Xha Samit dhe jo vetëm 750 dollarë taksa taksa 2016 dhe 2017 siç pretendohet nga gazeta e Big Apple. Më tej ai pranoi se kishte shfrytëzuar disa boshllëqe të lejuara nga autoritetet fiskale të SHBA-së sepse “asnjë biznesmen i suksesshëm nuk dëshiron të paguajë taksa”. Pak para debatit, dyshja Biden dhe kandidatja e tij për zëvendëse, Kamala Harris, kishin shpërndarë deklaratat e tyre tatimore.

    Për pjesën tjetër, gjithçka në debat u errësua nga konfuzioni. Vetëm dy raste zbavitëse vlejnë për t’u përmendur. Provokimi i Trump me kërkesën për të verifikuar ndonjë kufje të fshehur në veshët e duelistëve para debatit dhe kur u tall me rivalin që mban “maska ​​të mëdha, madje edhe dyqind metra larg”. Edhe Biden nuk mundi të rezistonte dhe qeshi, praktikisht e vetmja e qeshur e mbrëmjes.

    Trump fut në lojë djalin e kandidatit dem

    Siç pritej nga të gjithë, Trump u mor personalisht me kundërshtarin duke futur në debat emrin e djali të Biden, Hunter, për bizneset e tij ndërkombëtare kur babai i tij ishte zëvendëspresident. (“Gruaja e kryebashkiakut të Moskës i dha djalit tuaj 3.5 milion dollarë”) dhe nuk hezitoi ta ndërpresë Joe ndërsa fliste për djalin e tij Beau i cili vdiq nga kanceri. Trump ka refuzuar përsëri të dënojë kategorikisht supremacistët e bardhë, duke mbrojtur grupin e Proud Boys që e kanë brohoritur në rrjet. Javën e kaluar Biden e pati krahasuar Trumpin me udhëheqësin e propagandës naziste Joseph Goebbles.

    Presidenti u paraqit në debat me mjaft vetbesim. Në Air Force One të drejtuar për në Cleveland, ai u tha gazetarëve se nuk kishte nevojë për përgatitje të mëtejshme. Biden erdhi me sondazhet në anën e tij: 6.8 pikë përpara në mesataren e Real Clear Politics dhe 7.1 pikë përpara në FiveThirtyEight. Në Pensilvani, një battleground state i rëndësishëm në fushën e betejës, studimi i Nyt-Siena College i shpërndarë të hënën e sheh kandidatin në epërsi me 9 pikë. Nbc-Marist raporton për ish zëvendespresidentin një avantazh prej 8 pikësh në Michigan dhe 10 pikë në Wisconsin. Në Ohio, në lokalitetin e debatit të parë, Biden është favorit me 5 pikë, sipas Fox News. Në Florida, shtet i konsideruar vendimtar për garën për në Shtëpinë e Bardhë, sondazhi i Washington Post-ABC tregon Trumpin përpara me 5 pikë dhe në Arizona po ashtu përpara por vetëm me vetëm një pikë.

    Edhe Biden nxehet për koronavirusin

    Biden e bëri koronavirusin, i cili në SHBA ka vrarë mbi 200,000 njerëz, gur themeli të fushatës së tij për ta dërguar Trumpin në shtëpi. Presidenti mbrojti trajtimin e pandemisë gjatë konfrontimit, duke fajësuar kritikat e shtypit të keq. “Ky është i njëjti person që tha se do të zhdukej në Pashkë, bashkë me vapën”, vuri në dukje Biden, duke kujtuar se ai kishte sugjeruar madje edhe përdorimin e zbardhuesit. “Isha sarkastik”, u mbrojt “The Donald”.

    Siç tregon fitorja e Trump 2016, ndikimi i debateve tek votuesit e pavendosur është margjinal. Megjithatë, ky i fundit, shkaktoi një kthesë të papritur, të paktën sipas sondazhistit republikan Frank Lutz. “Nuk kam kurrë parë një debat që të provokojë një reagim të tillë”, ka shkruar Lutz në Twitter, duke sinjalizuar se pas spektaklit disa votues kanë vendosur të mos votojnë.

    Raundi tjetër është planifikuar në Miami, në Florida më 15 tetor, i paraprirë nga debati midis zëvendësve Kamala Harris dhe Mike Pence (7 tetor në Salt Lake City, Utah) dhe i pasuar nga përballja e fundit në Nashville, Tenesi, më 22 tetor. “Nuk do të çuditesha nëse ky do të ishte debati i fundit presidencial midis dy kandidatëve”, deklaroi ikona historike e CNN Wolf Blitzer, e mohuar menjëherë nga kampi elektoral dem. E çfarë mbetet pas? Një Amerikë e polarizuar, por e bashkuar në hedhjen poshtë të debatit të parë presidencial.

    Përgatiti Dardan MITROVICA

  • Papagajt pushohen nga puna në zoo sepse fyejnë vizitorët me gjuhë të pahijshme

    Papagajt pushohen nga puna në zoo sepse fyejnë vizitorët me gjuhë të pahijshme

    Kopshtet zoologjike shpesh janë objekt polemikash. Ka nga ata që i vizitojnë për të admiruar kafshët ekzotike të panjohura, ndërsa ka të tjerë që i bojkotojnë sepse kafshët duhet të jetojnë të lira në mjedisin e tyre natyror. Ne shumë do të dëshironim të pyesnim mendimin e atyre që përfshihen drejtpërdrejt, kafshëve, por kemi frikë se ata nuk do të dinë si t’i përgjigjen pyetjeve tona. Megjithatë, ka kafshë që duket se e shpjegojnë veten shumë mirë me fjalë. Ky është rasti i një grupi prej pesë papagajsh që jetojnë në e Lincolnshire Wildlife Park në Mbretërinë e Bashkuar.

    Këta papagaj u hoqën sepse kishin filluar të fyenin vizitorët (të cilët zbaviteshin) duke përdorur gjuhë të pahijshme. Për këtë zogjtë mjaft të bukur janë rikthyer në izolimin nga i cili dolën pas lockdownit të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

    Papagajtë e Lincolnshire Wildlife Park shfrytëzuan lockdownin pandemik të koronavirusit për të forcuar aftësitë e tyre dialektike.

    Grupi i papagajve gri afrikanë ishte adoptuar nga Lincolnshire Wildlife Park më 15 gusht, dhe ishin vendosur të gjithë në një dhomë. Nuk kishte shumë për të bërë në dhomë, kështu që duket se papagajtë u njohën me njëri-tjetrin, duke zhvilluar biseda të llojeve të ndryshme. Por duket se temat e diskutimit ishin mjaft të diskutueshme, sepse papagajtë përfunduan duke i mësuar njëri-tjetrit një repertor të tërë fjalëh të ndyra, fyerjesh dhe tyrpesh.

    Zogjtë simpatikë në fakt mësuan një repertor aq të gjërë mallkimesh sa për të bërë edhe një pirat të vjetër të dridhet.

    Kështu, sapo dolën nga izolimi dhe të ngazëllyer (më vjen keq, të dashur papagaj) nga mësimi i një gjuhe vërtetë të ashpër, zogjtë simpatikë vendosën ta përdorin atë bagazh të mrekullueshëm gjuhësor të sapo fituar për t’u bërë thirrje të përzemërta njerëzve që vinin për t’i vizituar. Por fatkeqësisht nuk zgjati shumë, sepse përgjegjësit e kopshtit zoologjik vendosën t’i fusnin përsëri në izolim.

    Steve Nichols, CEO i Friskney Park, shpjegoi se zogjtë janë në “pushim”, dhe tregoi se për 25 vjet ai ka mikpritur shumë papagaj të cilët ndonjëherë përdorin edhe një gjuhë paksa shumëngjyrëshe.

    Shefi i parkut tha se papagajtë kanë mësuar të fyejnë njëri-tjetrin dhe të qeshin. Në fund të fundit, a nuk është kjo që bëjnë miqtë e vërtetë?

  • Edhe një vit tjetër për të kompensuar gropën

    Edhe një vit tjetër për të kompensuar gropën

    Vehap KOLA

    38,000 biznese të vogla janë mbyllur gjatë periudhës Janar-Gusht 2020, duke lënë pa punë rreth 125 mijë njerëz.

    Bëhet fjalë për mikrobizneset, të tilla që punësojnë 1-4 vetë. Baret, dyqanet, punishtet, etj bëjnë pjesë kryesisht në këtë kategori.

    Sipas shoqatave të biznesit, deri në fund të vitit 2019, numri i bizneseve të mbyllura arriti 98 mijë.

    Bën sens po ta ballafaqojmë me numrin e shqiptarëve të ikur nga Shqipëria gjatë viteve të fundit.

    Rama e di se ngritja e tavanit të xhiros në 140 milion dhe heqja e TVSh-së për  biznesin e vogël nga Basha nesër në qeveri e kombinuar me formalizimin e ekonomisë falë uljes së taksave do të sjellë një periudhë punësimi.

    Prandaj po mundohet t’ia marrë atij këtë argument të nesërm dhe ta bëjë të debatueshëm suksesin e Bashës në qeveri.

    Shenjë tjetër se po bëhet gati ta mbajë PS-në për vete edhe në opozitë.

    Ndërkohë, BERZH vlerëson se rënia ekonomike për 2020 do të jetë 9%. Ky është thellim i konstatimit të mëparshëm të FMN për 7.5% rënie.

    Parashikimi për vitin 2021: rritja 4.5%.

    Në fund të 2021 do të jemi prapë 4.5% më të varfër se në 2019.

    Edhe një vit tjetër për të kompensuar gropën.

  • Tramp-Baiden, politika (dhe gazetaria) në tv

    Tramp-Baiden, politika (dhe gazetaria) në tv

    Me shtrëngim duarve të ‘harruar’ prej Covidit, debati i parë për presidencialet, do të jetë një përplasje në të gjitha drejtimet

    Shtrëngimi i duarve është ‘harruar’ në përballjen e parë televizive midis Donald Trump dhe Joe Biden. Janë kohët e koronavirusit, pra, asnjë kontakt. As me gazetarin Chris Wallace i cili sonte në Cleveland, Ohio, do të ketë detyrën e drejtimit të duelit.

    Një vendimi ky i Komisionit për debate presidenciale (CPD), mbase me zell të tepërt, duke marrë parasysh që të dy e urrejnë njëri-tjetrin ndaj, edhe pa Covid, përshëndetja nuk do të kishte ndodhur.

    E nëse zyrtarizimi i ndalesave prish një gjysmë shekulli traditë, “The Donald” i kishte paraprirë kohëve më 2016 kur refuzoi të shtrëngonte duart me kandidaten demokrate për presidente Hillary Clinton.

    Perdja do të ngrihet më orën 21:00 lokale, 3:00 në Shqipëri. Biden vjen në takim me 6.8 pikë avantazh sipas sondazheve të Real Clear Politcs.

    Sipas Hill-Harris, 8% janë ende të pavendosur, një pikë më shumë se muajin e kaluar, ish-numri dy i Barack Obamës është përpara me 5 pikë.

    Do të jetë një luftë pa asnjë pengesë. Konteksti është i nxehtë: Scoop i New York Times zbuloi se Trump nuk ka paguar taksa për një dekadë duke deklaruar humbje, ndërsa beteja zhvillohet për emërimin e Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë në vend të ikonës liberale Ruth Bader Ginsburg.

    Dueli i parë TV është ngjarja politike më e pritur e vitit. Është i vetmi nga të tre në rradhë që mund të bëjë vërtet ndryshimin me votuesit e pavendosur. Dhe mungesa e tubimeve për shkak të Covid-19 e bën atë edhe më sensazional.

    Për raundin tjetër, më 15 tetor, dy javë para ditës së zgjedhjeve, shumica e amerikanëve do të kenë votuar tashmë dhe lojërat praktikisht janë të bëra.

    Më 26 shtator, rezultojnë mbi 860,000 votues që e kanë shprehur tashmë preferencën e tyre (sipas vlerësimeve të U.S. Election Project, drejtuar nga Profesor Michael McDonald i Universitetit të Florida) ishin më pak se 10,000 në këtë pikë të garës në 2016.

    Asnjë maskë në skenë

    Komiteti për debatet presidenciale, i cili është një organizëm dypartiak, ka vendosur që sapo të dalin në skenë dy pretendentët nuk do të duhet të mbajnë më maska.

    Për audiencën në vendin e debatit, shumë i kufizuar për shkak të pandemisë, janë parashikuar një sërë masash sigurie, përfshirë testin në Covid edhe për gazetarët.

    “Pas hipjes në skenë, Presidenti Trump do të pozicionohet në anën e djathtë (duke parë publikun) dhe ish-zëvendëspresidenti në anën e majtë,” u tha gazetarëve gjatë ‘preview’ mbi debatin e brendshëm Peter Eyre, senior adviser i CPD-së.

    Të dy sfiduesit do të qëndrojnë në këmbë përgjatë gjithë kohës (90 minuta) ndërsa Wallace do të jetë i ulur pas një tavoline përballë tyre. Nuk janë parashikuar deklarata fillestare, pyetja e parë do të jetë për presidentin në detyrë.

    Janë gjashtë argumentet e planifikuara, që do të trajtohen në po aq blloqe me nga 15 minuta secila. Temat janë zgjodhur nga moderatori: sherri për Gjykatën e Lartë, pandemia, ekonomia, protestat dhe dhuna, integriteti i procesit zgjedhor.

    Secili kandidat do të ketë dy minuta për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe mundësinë për të replikuar. “Si gjithmonë, vetëm moderatorët i zgjedhin pyetjet që kandidatët, shtabet e tyre elektorale dhe Komisioni nuk i dinë – specifikon Eyre – dhe vendosin ata nëse do të zgjasin segmentet e lidhura, duke u dhënë të njëjtën kohë të dy sfiduesve”.

    Super Bowl i politikës

    Është Super Bowl i politikës, mund të mjaftojë një gjest apo një fjalë për të shndërruar një provë të mirë në një katastrofë, duke kompromentuar imazhin e kandidatit të ndërtuar me aq vështirësi e përpikmëri. Në 2016, Trump foli pas Hillary dhe ia arriti ta bënte atë të dukej ‘e vogël’, edhe pse përgjigjet e ish-first lady ishin sigurisht më të mprehtat.

    Ka hyrë në histori gafa e George HW Bush i cili vështroi orën gjatë debatit kundër dem Bill Clinton dhe të pavarurit Ross Perot në 1992, duke dhënë përshtypjen e dikujt që mendon se po humbet kohën.

    Ronald Reagan e vuri në qoshë Jimmy Carterin më 1980 duke pyetur votuesit, në mes të një krize ekonomike, nëse ishin më mirë katër se katër vjet më parë.

    Vetë Biden u vu në vështirësi gjatë primarieve dem nga Kamala Harris, tani kandidatja e tij për zëvendëse, kur u akuzua si një segregacionist për votimin kundër financimit të autobusëve shkollorë për fëmijët e me ngjyrë nëpër zonat e banuara kryesisht nga të bardhët.

    Ish-zëvendëspresidenti sonte do të duhet të jetë i kujdesshëm që të mos duket i hutuar ose i pasigurtë dhe të mos e teprojë me politikisht korrekten, ashti si gjatë zgjedhjeve kur ai ndalej papritmas, vetë, duke sinjalizuar se koha e tij kishte mbaruar.

    Trump, i pamposhtur në monologje dhe i pandjeshëm ndaj kontradiktores, do të duhet të arrijë të mos kapet i papërgatitur.

    Chris Wallace, mikpritësi që nuk pëlqen të gjithëve

    Chris Wallace, anchor i “Fox News Sunday”, përbindëshi i shenjtë i gazetarisë televizive amerikane, është i vetmi rikthim i madh si drejtues i debateve presidenciale.

    Pati moderuar përballjen e tretë midis Trump dhe Hillary në 2016, atë të mungesës së shtrëngimit të duarve, të ndjekur nga 84 milion njerëz. “Detyra ime është të jem sa më i padukshëm që të jetë e mundur … përpiqem t’i bëj ata të përqendrohen në çështjet kryesore për t’i bërë njerëzit nëpër shtëpi të kuptojnë se pse ata preferojnë të votojnë për njërin dhe jo për tjetrin kandidat”.

    Wallace punon për Fox, rrjeti i preferuar i tycoonit, por ka aftësinë për të irrituar eksponentët e të gjitha anëve politike. Kjo demonstrohet nga sulmet bipartizane të bëra kur u njoftua emri i tij.

    Liberalët e kanë akuzuar për përzgjedhjen midis temave, dy tema që janë kryesore të Trump: protestat e dhunshme kundër racizmit dhe integriteti i zgjedhjeve.

    Edhe Presidenti e ka kontestuar atë duke e quajtur si një “peng të të majtës radikale”. Wallace vjen nga një familje gazetarësh. Babai i tij, Mike Wallace, ka kontribuar në lançimin e emisionit legjendar të CBS, “60 Minutes”, të cilin ai e drejtoi për 40 vjet.

    Babë e bir kishin një marrëdhënie të komplikuar dhe kulmi u arrit kur humoristi Chris Rock nuk u paraqit në intervistën e planifikuar me Chris, duke preferuar babanë e tij Mike.

    Trump, natyrisht, nuk e humbi rastin për të ngritur zërin, duke thënë se Chris “nuk do të jetë kurrë si babai i tij” dhe nuk është e pamundur që ai ta bëjë sërish atë.

    Njerku i Chris Wallace ishte Bill Leonard, ekzekutiv i CBS i cili gjithashtu ka drejtuar nga 1979 në 1982. ka qenë ky i fundit që i ofroi Chris punën e tij të parë, në moshën 16 vjeçare, si asistent i drejtuesit historik televiziv Walter Cronkite në konventën demokratike të vitit 1964.

    Gjithnjë në CBS, Wallace mori detyrën e tij të parë teksa ishte student në Harvard për të ndjekur konventën e trazuar demokratike të vitit 1968.

    Më pas u punësua nga Chicago CBS TV (WBBM) si korrespondent.

    Në vitet ’80 ka punuar për Nbc News në Uashington dhe më pas në 1989 kaloi në ABC. Në Fox zbarkoi më 2003.

    Është gazetari i parë i transmetuesit të Rupert Murdoch që ka moderuar një debat presidencial. Është ai të cilit Trump, iu përgjigj në 2016 se ai nuk do të pranonte domosdoshmërisht rezultatin e zgjedhjeve.

    Për Wallace thuhet se është një njeri që diskriminon në studio sepse “ai i trajton të gjithë si qen”. Si? Kështu: në vitin 2018, Wallace e pyeti drejtpërdrejtë presidentin rus Putin se si ka mundësi që të gjithë kundërshtarët e tij përfundojnë në varr.

    Është një yll televiziv, është normale që të ketë miq në Hollywood. Shkoi për pushime me George Cloney në vilën e tij në Liqenin Como. Është anëtar i Partisë Demokratike por ka treguar se ka votuar si djathtash ashtu edhe majtash nëpër vite.

    Tjetri më 15 tetor në Miami

    Për të moderuar debatin e dytë në formatin ‘town hall’, në Miami, 15 tetorin e ardhshëm do të jetë Steve Scully, senior executive producer dhe drejtor politik i C-Span.

    Është hera e parë edhe për një gazetar të C-Span që do të jetë bë drejtim të një debati presidencial. Në formatin town hall pyetjet bëhen drejtpërdrejt nga publiku në sallë. Këta janë votues të pavendosur të përzgjedhur nga Gallup dhe nga mediat sociale.

    Scully është ndër drejtuesit e programeve mëngjesore të C-Span. Ka qenë në bordin e Shoqatës së Korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë për 9 vjet, nga të cilët dy si president (nga 2006 në 2007). Është me origjinë nga Pensilvania dhe erdhi në C-Span në 1990.

    “Detyra ime do të jetë të lehtësoj pyetjet, jo t’u them atyre se çfarë të pyesin”, ka theksuar ai. Scully, 60 vjeç, ishte zgjedhur për stolin e njërit prej tre debateve më 2016, por nuk hyri kurrë në skenë. Jo rastësi e kanë quajtur si “njeriu më i durueshëm i televizionit”.

    Sfida e tretë në Nashville

    Debati i tretë dhe i fundit midis Trump dhe Biden, i planifikuar në Nashville, Tennessee, më 22 tetor, do të jetë i vetmi që do të moderohet nga një grua: gazetarja Kristen Welker, ylli i NBCsë. “Nuk mund të isha më entuziaste” ka komentuar prezantuesja e “Today” (nga janari 2020) dhe korrespondente në Shtëpisë së Bardhë.

    Klas 1976, me origjinë nga Pensilvania, me baba të bardhë dhe nënë me ngjyrë, ajo u diplomua shkëlqyeshëm në histori në Harvard. E filloi karrierën e saj gazetareske në një shpërndarës lokal të ABC në Kaliforni. Punon në NBC që nga viti 2005.

    E njohur për pyetjet e saj të drejtpërdrejta, ajo ishte protagoniste e një debati të nxehtë me ish-Ministrin e Sigurisë Kombëtare Kirstjen Nielsen, kur e pyeti atë se pse nuk kishte fotografi vajzash dhe foshnjash të sapolindura – por vetëm djemsh – midis atyre të shpërndara nga dikasteri për të vegjlit migrantë të ndaluar. Ka frymëzuar lëvizjen shoqërore #WhereAreTheGirls.

    Në nëntor 2019, ka drejtuar debatin e pestë të primarieve demokratike. Ka ndjekur fushatën presidenciale të Hillary Clinton katër vjet më parë dhe revista Glamour e ka përkufizuar si “Gruaja e Vitit Zgjedhor” në 2016 pasi scoopit se Joe Biden nuk do të kandidonte për president.

    Në vigjilje të përballjes së pritshme të mbrëmjes së sotme, votuesit janë të pavendosur se kush do të jetë fituesi: 51% thonë se do të jetë Trump dhe 49% vënë bast për Biden (Caps-Harris). I njëjti sondazh tregon se amerikanët mendojnë se media është shumë e butë me ish-zëvendëspresidentin.

    CNN është kritikuar ashpër për town hall me Biden, të drejtuar nga Anderson Cooper, ku mungoi plotësisht kundërshtia. Trump ngriti zërin duke folur për pyetjet “për fëmijë”. Presidenti nuk shkëlqeu në ngjarjen ku ishte ftuar disa ditë më pas në ABC, por arena ishte shumë më pak mikpritëse.

    Biden i ka kaluar ditët e fundit duke u trajnuar me advisor Bob Bauer që bënte pjesën e Trump. Presidenti kishte një “arsenal” videosh dhe diapozitivash për të përdorur kundër rivalit. Kush do te fitojë? E vetmja siguri është se nuk do të përfundojë me një shtrëngim duarsh.

  • Maqedonia prodhon autobusë, Shqipëria në autobus

    Maqedonia prodhon autobusë, Shqipëria në autobus

    Vehap KOLA

    Për meritë të taksës së sheshtë 10%, një fabrikë autobusësh, që mund të ishte në Shqipëri duke punësuar 1000 vetë, është në Shkup.

    Kompania belge Van Hool hapi fabrikën e saj në Shkup në vitin 2014, në epokën e Gruevskit, atij diktatorit që e donte vendin e tij dhe tërhiqte më shumë investime se Shqipëria falë taksës së sheshtë.

    Kompania britanike e katalizatorëve për automjetet Johnson Matthey ka punësuar edhe 1000 të tjerë në fabrikën më të madhe të daj në kontinent, pikërisht në Maqedoni, Johnson Matthey DOOEL. Në vitin 2019 ajo eksportoi 1.9 miliard euro produkte.

    Në çdo 100€ shitje në Maqedoni, 61€ janë shitje eksporti. Në Shqipëri kjo shifër është 31€, ndërsa në Serbi 51€. Vetëm Kosova është pak më dobët se ne, me 28% të PBB-së eksporte.

    6000 maqedonas janë punësuar në fabrikën e një tjetër investitori të huaj të epokës së taksës së sheshtë: KROMBERG & SHUBERT MAKEDONIJA DOOEL Bitola. Fabrika prodhon sisteme elektrike për automjete.

    Pabarazi të mëdha ka shkaktuar taksa e sheshtë. Duke u aplikuar nga Maqedonia në një kohë që në Shqipëri zbatohet tatimi progresiv, ajo i ka tërhequr investitorët e huaj drejt në thellësi të Ballkanit.

    Të gjitha këto kompani kanë ardhur më parë në Shqipëri por kanë zgjedhur Maqedoninë pasi kanë e vlerësuar më të favorshme.

    Duhet të jetë shumë i thellë disavantazhi ekonomik që na ka shkaktuar taksa progresive në sytë e investitorëve që ata të mos zgjidhnin Durrësin me portin në derë dhe të thyenin qafën në Shkup apo Manastir.

    Banka botërore e rendit Maqedoninë si ekonominë e 17 më të mirë në botë sa i përket lehtësisë së të bërit biznes. Shqipëria është e 82-a.

    Pa u kthyer avantazhi fiskal me taksën e sheshtë 9%, Shqipëria nuk do të dalë nga qerthulli i fasonerisë dhe call centerave. Deri atëherë, Maqedonia do të vazhdojë të prodhojë autobusë, ndërsa Shqipëria do të mbetet në autobus.

  • Nga Dias tek Skriniar, mbrojtësit kushtojnë… Por cilët janë 10 më të paguarit e ditëve të sotme?

    Nga Dias tek Skriniar, mbrojtësit kushtojnë… Por cilët janë 10 më të paguarit e ditëve të sotme?

    Diskutimet për Koulibaly tek Man City duket se kanë ngecur, teksa sllovaku i Interit është gati të transferohet në Londër, tek Tottenham. Ndërkohë, Ruben Dias largohet nga Benfica për një shumë monstruoze… Ja shpenzimet e çmendura për mbrojtjen që kanë ndezur tregun (dhe Mançesterin) vitet e fundit

    10. Aaron Wan-Bissaka (Manchester United)

    Le t’i kthehemi historisë së re, veçanërisht asaj të verës që sapo kaloi, ku fjalët “koronavirus” dhe “lockdown” nuk ishin ende në fjalorin e përditshëm të njerëzve. Aq më pak të tifozëve të futbollit të cilët, kur United njofton se ishte lehtësuar nga 55 milionë euro për të integruar në skuadër mbrojtësin 21-vjeçar ish-Crystal Palace në skuadër, nxituar për të lexuar biografinë e tij në Wikipedia për të kuptuar arsyet. Solskjaer i dha fanellën e titullarit me shumë pak përjashtime dhe ai, pa u ekzaltuar, por pa hezituar, e meritoi atë nga ndeshja në ndeshje. Një kuriozitet për klasin ’98 me origjinë nga Republika Demokratike e Kongos: ai kurrë nuk ka shënuar një gol në karrierën e tij profesioniste.

    9. John Stones (Manchester City)

    Është transferimi më i ‘vjetër’ nga këta të 10, padyshim gjithmonë me destinacion Manchesterin. Menaxhmenti i Qytetarëve e bleu atë më 2016 duke këmbëngulur në shpenzimet e çmendura të mbrojtësve të nisura tashmë prej vitesh. Duke zbritur në renditje përtej kësaj maje, mund të gjenden në fakt edhe blerjet e sezoneve të mëparshme të Mangala dhe Otamendi, për shembull. Anglezi Stones mbërriti nga Everton, ku kishte treguar një shpërfillje të pacipë për 22 vitet e tij. City e shpërbleu me një vend nderi në skuadër dhe me rekordin e mbrojtësit më të paguar ndonjëherë deri në atë moment: mbi 55 milionë euro. Edhe pse kohët e fundit nuk është më i pazëvendësueshëm në sytë e Guardiolës, Stones reziston pavarësisht thesit me miliona të shpenzuar nga sheikët për t’i bashkangjitur edhe konkurrentë të tjerë në ekip. Kush do dalë i fituar?

    8. Ruben Dias (Manchester City)

    I fundmi i mbërritur në grup, i vetmi – të paktën deri më tani – i seksionit të merkatos verore 2020 që ka ende kohë për t’u mbyllur. Pavarësisht gjithë emrave të mëdhenj në listpagesën e Manchester Cityt në këtë renditje nën tingujt e miliona njerëzve, uria e Qytetarëve për mbrojtës nuk ka të sosur. Për disa muaj shumë afër Koulibaly të Napolit, në fund menaxhmenti i klubit preferoi të kthejë sytë te 23-vjeçari Ruben Dias që vjen nga Benfica. Për të, bukuria prej plot 68 milionë eurosh e përbërë si vijon: 53 milionë plus kartonin e Nicolas Otamendi, me vlerë 15 milion. Duke konsideruar 5 golat e pësuar në ditën e fundit të Premier League kundër Leicester, shpresa e Guardiola dhe e drejtuesve të lartë të klubit është që një emër i ri në repartin e prapëm mund të ndihmojë për ta lënë Edersonin me sa më pak punë.

    7. Benjamin Mendy (Manchester City)

    I njejti seksion merkato, “vetëm” 57.5 milionë euro për një mbrojtës që vitin pasardhës do të kurorëzohej kampion Bote me Francën e Deschamps në Rusi (një tjetër në renditje, pas Hernandez). Erdhi në Angli pas një viti tek Monako, e cila sapo i kishte paguar pesëmbëdhjetë milionë nga Marseja. Në Principatë bindi dhe jo pak, kështu, bashkohet me bashkatdhetarin e tij Laporte në aventurën e re me Qytetarët. Për Mendin, megjithatë, disa probleme në gju e bëjnë të pakët praninë e tij në fushë, mes gjunjësh të thyer dhe operacionesh kirurgjikale: tani për tani ai është ndalur në 58 paraqitje në tre sezone.

    6. Aymeric Laporte (Manchester City)

    Ndryshojmë kohë por jo hapësirë, duke mbetur tek Mançesteri i ngjyrosur në blu, por në 2017. Në ato vite klubi ridizenjon totalisht look-un e tij mbrojtës dhe për këtë arsye rreshtohet në pjesën e dytë të kësaj Top 10. Mbrojtësi francez me origjinë të qartë baske prej vitesh po flirtonte me emrat e mëdhenj të Evropës për meritë të vijimësisë së tij të pabesueshme me fanellën e Athletic Bilbao, kështu që oferta e klubit anglez duhej të ishte një nga ato që e detyron shitësin të firmosë menjëherë: 65 milion euro për një mbrojtës qendre i cili tashmë ka bërë 84 paraqitje për Cityn. Por me sa duket çeqet nuk mbarojnë kurrë anëve të Mançesterit.

    5. João Cancelo (Manchester City)

    I kishte interesuar të gjithë në Valencia, ishte bërë i njohur tek Interi dhe kishte arritur tek Juventus në të njëjtin sezon me bashkatdhetarin më të famshëm Cristiano Ronaldo. Në Torino, para dy vjetësh tregoi cilësitë e tij të forta sulmuese, por hapësirat që linte nga pas e bënë të sakrifikueshëm: kështu ai kërkoi shtetësinë nga mbretëria e këmbëve të mira të Pep Guardiolës. Bashkë me brazilianin Danilo pjesë e operacionit në drejtim të kundërt, mbrojtësi portugez i kushtoi Manchester City-it 65 milionë euro, pavarësisht 17 pankinave ​​që ngrohu në vitin e tij të parë në Premier League. Në dy daljet e para të këtij sezoni të ri, Cancelo nuk është thirrur ende për ndeshjet e kampionatit.

    4. Lucas Hernández (Bayern Monaco)

    Bayern Munchen sigurisht nuk njihet si një klub që harxhon para dhe në fakt sukseset bavareze bazohen mbi të gjitha tek investimet tek të rinjtë shumë premtues apo tek mundësitë e merkatos që vështirë se i kalojnë 30 milionët, shifër kjo e investuar për shembull për Neuer dhe Ribery. Megjithatë, verën e kaluar në Bavari vendosën që t’i lejojnë vetes një zbavitje dhe vendosën për blerjen e francezit të Atletico Madridit, Lucas Hernandez, vëllain e madh e një farë Theo i cili magjeps krahun e majtë në Itali me fanellën e Milanit. Kampioni i Botës me Francën e Deschamps në Rusi 2018 lë pra Colchoneros për bukurinë e 80 milionë eurove dhe zbarkon në Bundesligë. Sidoqoftë, vetëm 27 paraqitje për të deri tani me Bayernin për shkak të këputjes së ligamentit vetëm një vit më parë. Finalen e Champions League kundër PSG Hernandez e pa nga stoli: ndoshta nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë apo ndoshta bavarezët donin t’i mbushnin mendjen vetes se mund të fitonin edhe pa lojtarin më të paguar në historinë e klubit …

    3. Virgil van Dijk (Liverpool)

    Ndoshta (madje, me siguri) në momentin kur Manchester United shpenzoi një shumë të pabesueshme për Maguire, drejtuesit e Djajve të Kuq ende nuk e patën ngulitur në mendje pazarin e Liverpoolit kampion të Evropës, i cili dy vjet më parë vendosi rekordin duke siguruar gjigantin e Southampton për fare pak më pak se 85 milionë euro. Ditën e transferimit zyrtar të van Dijk tek Reds, u ngritën shumë dyshime, por roli i tij themelor në fitoret e Champions League e Premier League është pak të thuash se e legjitimoi atë shpenzim me shumë zero: në të gjithë sezonin 2018/19, në atë të suksesit evropian, djaloshi i madh nga Breda u driblua vetëm një herë, e për më tepër me fanellën e Hollandës në Nations League.

    2. Matthijs de Ligt (Juventus)

    Edhe vendi i dytë në këtë renditje daton verën e kaluar dhe këtë herë sheh ndryshimin e ekipit të një mbrojtësi me të vërtetë të ri, as 20 vjeç kur ai mbërrin tek Juventusi pas një negocimi të mundimshëm me Ajaxin dhe me agjentin Mino Raiola. Finalja e pabesueshme e Champions League që i rrëshkiti nga duart kapitenit teenager e solli me të drejtë holandezin në vëmendjen e mediave dhe bianconerët futen në garë deri në fund për të me Barcelonën, destinacioni i shokut të skuadrës, Frenkie de Jong. Fiton vendin e sigurtë të titullarit të ofruar nga Juve dhe ndoshta edhe klauzolën e çlirimit nga kontrata prej të paktën 150 milion euro e aktivizueshme nga vera e 2021. Vëmendje pra, klasi portokalli ’99 i ka të gjitha kredencialet për ta fituar këtë rekord me forcë, duke përmirësuar 85.5 milionët aktualë (75 për kartonin dhe 10 e gjysmë për shpenzimet e tjera). Për De Ligt në Torino një sezon i parë me rritje të qartë, me 39 paraqitje dhe 4 gola.

    1. Harry Maguire (Manchester United)

    Një sezon i pabesueshëm me fanellën e Leicester dhe një Botëror i shkëlqyeshëm me Anglinë tërheq në 2019 interesin e Manchester United, i cili pranë një mbrojtës të nivelit të lartë dëshiron të vendosë një shtyllë për rikthimin te suksesi në shtëpi dhe në Evropë. Red Devils trokasin pra “me këmbë” në derën e Foxes, me në duar bukurinë prej 87 milionë eurosh për të marrë qendrorin anglez Maguire. Dhe, e pabesueshme por e vërtetë, marrëveshja arrihet. Për të deri tani 58 paraqitje me uniformën, shumë të çmuar, të kuqe, në një sezon dhe pak më shumë.

  • Valter Vego – Alegoria si formë e lirisë

    Valter Vego – Alegoria si formë e lirisë

    Të pamit e botës në një mënyrë a një tjetër është një nga problemet që njeriu nuk i shmanget dot. Pas të parit vjen pjesa tjetër që është të menduarit, e më pas në fund është të kuptuarit e botës. Ky proçes që jemi mësuar ta quajmë të kuptuarit, fillon e bëhet gjithnjë më i vështirë kur dy a më shumë njerëz përpiqen t’ia shprehin njëri tjetrit mënyrën se si, secili prej tyre e sheh botën për llogari të vet. Këtu nis edhe problemi më i madh, sepse që ky dialog të realizohet pa luftë, ka nevojën e një gjuhe. Kështu nevoja për gjuhën është nevoja që kanë njerëzit për të rënë dakord mbi të kuptuarin e botës. Sigurisht që bota reale është në vetvete një tërësi unike, por kjo nuk përjashton mundësinë se dy njerëz të ndryshëm, edhe kur flasin të njëjtën gjuhë dhe për të njëjtat gjëra i shohin ato në mënyra të ndryshme. Shpesh gjuhët dhe nënshtresat e tyre mund të shihen si universe kuptimore të një komuniteti në përpjekje për të realizuar një kuptim të botës.

    Arsyeja që u detyrova të bëj këtë hapje për të mbërritur te një përqasje e Alegorisë, është se gjatë historisë komuniteteve njerëzore u është dashur të krijojnë shumë mënyra të kuptuari, si të thuash shumë qytetërime, ndërsa një qytetërimi të veçantë i duhet të krijojë një mënyrë të vetme të kuptuari, në mënyrë që ky qytetërim të forcohet dhe zhvillohet. Rasti i Egjiptit të Lashtë është tipik. Krijon një gjuhë, një religjion, një shkrim dhe një shtet mjaft të organizuar, pra një kulturë që zgjati rreth 3000 vjet. Në këto lloj qytetërimesh antike e vetmja mënyrë për të treguar a kuptuar botën ishte ajo klerikëve, duke sjellë kështu një mentalitet mjaft hermetik, që i shërben Faraonit dhe kastës së tij, për të ruajtur sa më gjatë pushtetin, pra të kuptuarit e botës. Në komunitete të tilla nuk ka mendim individual, gjithçka perceptohet në mënyrë kolektive dhe e vetmja mënyrë për të bërë opozitë është alegoria.

    Askush nuk ka pse e fsheh diçka nëse nuk ka frikën se ajo që ka për të thënë nuk keqkuptohet në rastin më të mirë dhe dënohet në rastin më të keq. Por nëse për rrëfimtarin ajo çka ai thotë përbën rrezik, atëherë përdoret alegoria si mjet për të fshehur tregimin e vërtetë nën një tregim tjetër. Përrallat, fabulat, parabolat dhe historitë e lashta por edhe barsoletat sot janë të mbushura me Alegori, dhe të vërtetat janë thënë edhe pse të fshehura, dituritë janë dhënë edhe pse të koduara. Kështu alegoria në thelbin e vet është një mjet social për t’i shpëtuar dënimit publik si heretik. Në kohët e autokracisë së lashtë, por edhe asaj mesjetare, ku herezia ishte krimi më i rëndë që mund të kryhej, alegoria ka qenë e vetmja mënyrë për të përçuar mendimin individual.

    Më vonë me të drejtën legjitime alegoria si formë të shprehuri hyn në letërsi, sepse gjithnjë letërsia dhe autokracia kanë qenë armike të pastra, pasi në fund letërsia rrjedh nga narracioni. Por në një rrafsh tjetër alegoria u përdor po ashtu prej profetëve, dijetarëve, për ta fshehur mesazhin, kështu hyri në modë si lloj të foluri e pastaj edhe të shkruari duke u kthyer në mjetin e vetëm të lirisë dhe dhënies së mesazhit. Prej këtej ka lindur gjithashtu edhe ironia dhe grotesku që nuk janë forma të drejtpërdrejta të të shprehuri. Pra mendimi individual e ka gjetur rrugën e shprehjes dhe zhvillimit të tij nëpërmjet alegorisë, duke u lënë një trashëgimi por edhe duke konservuar shpesh dije në një mënyrë mjaft të sigurt.

    Pa diskutim të kuptuarit e botës nëpërmjet interpretimit alegorik sjell mjaft probleme sot, pasi mënyrat moderne të shprehurit, të menduarit e të kuptuarit të botës janë mesatarizuar, dhe alegoria bëhet e vështirë jo vetëm për faktin e abuzimit me interpretimin por edhe pse sërish çelësat për interpretimin e saj i kanë sërish ata që kontrollojnë lirinë. Sot alegoria e ka humbur forcën e vet vepruese pasi në një pjesë të botës askush nuk digjet si heretik kur shpreh një mendim të vetin për botën, por gjithsesi kur ky mendim përhapet dhe rrezikon pushtetin e dikujt sigurisht që edhe në epokën e lirisë shprehësi merr dënimin që “meriton”.

    Në fund mund të thuhet se vërtetë alegoria e ka humbur pushtetin e saj në komunikimin formal, por sado ta shmangim ajo është futur brenda gjuhës, pasi gjuha është mbrujtur në epokën e saj dhe ka bashkëvepruar me të si mënyrë të menduari, gati gati janë një gjë e vetme. Edhe nëse nga një histori e vjetër janë harruar detajet, ngjyrat, dhe ajo na vjen në mënyrë të gjymtuar aq sa mund të quhet e keqkuptuar, nëpërmjet alegorisë ia dalim të mos ta harrojmë.

    Si përfundim roli i alegorisë si mjet për të dhënë mesazhe që nuk lejohen nga shumica, si dhe për të ruajtur dije dhe ide që rrezikojnë pushtetin e pakicës, është një rol i jashtëzakonshëm, pasi alegoria ishte mjeti i vetëm për të përhapur mendimin dhe lirinë individuale, në kohë të errëta kur liria dhe individualiteti ishin të paligjshme./ Don Kishot

  • Nga Scalia tek Barrett, trashëgimia e Gjykatës së Lartë

    Nga Scalia tek Barrett, trashëgimia e Gjykatës së Lartë

    Trump përzgjedh nxënësen e juristit të famshëm italo-amerikan për të zëvendësuar ikonën liberale Ruth Bader Ginsburg. Por demokratët duan që të jetë Kongresi i ri ai që të ratifikojë emërimin, i cili do ta çonte shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë të SHBA në 6 nga 9 gjithsej

    Rëra rrjedh orë në kleksidër. Ndryshim brezash. Simbolika e politikës amerikane. Miti i mburijës së Gjykatës së Lartë.

    Është zyrtare: Donald Trump dëshiron që të jetë Amy Coney Barrett ajo që do të zëvendësojë Ruth Bader Ginsburg.

    Duke e njoftuar emërimin e tij në Kopshtin e Trëndafilave, presidenti e përshkruan Barrett si “një nga mendjet ligjore më të ndritshme dhe më të talentuara të vendit” dhe e prezanton atë si trashëgimtare natyrore e Antonin Scalia, juristit të famshëm italo-amerikan i cili ndërroi jetë më 2016, ndër interpretuesit më konservatorë të Kushtetutës së SHBA i të cilit ajo ka qenë nxënëse dhe bashkëpunëtore.

    Trump e paraqiti emërimin si një kalim ideal nga gjyqtarja karizmatike “origjinaliste” te Barrett, nën duartrokitjet e familjes Scalia në rreshtin e parë.

    “Duhet të ruajmë trashëgiminë tonë të çmuar si komb i ligjeve dhe nuk ka asnjë person më të mirë për ta bërë se Amy Coney Barrett”, siguron kreu i Shtëpisë së Bardhë.

    Cattolica, 48, me 7 fëmijë dhe një curriculum si e para e klasës që në fillore, u emërua nga tycoon si gjykatëse i Rrethit të Shtatë të Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2017.

    “Do të garantojë mbijetesën e Amendamentit tonë të Dytë (e drejta për të mbajtur armë), të lirisë sonë fetare dhe sigurisë sonë publike”, deklaron Trump i cili, 38 ditë nga Election Day, mund të mbështetet në një pasuri të paçmuar për garën presidenciale: emërimin e tretë të një gjykatësi konservator midis 9 të Gjykatës së Lartë, duke çimentuar një shumicë dërrmuese të djathtë (6 me 3) dhe duke larguar (nga mendjet e votuesve) 200,000 amerikanët që vdiqën nga koronavirusi.

    Emërimi u shpall me një zhurmë të madhe, me flamuj amerikanë të vendosur përgjatë kolonadës dhe atyre shtetërorë përballë, ashtu si më 14 qershor 1993, kur Bill Clinton caktoi Ruth Bader Ginsburg. Rreth 150 të ftuar, pothuajse të gjithë pa maska.

    Sfidanti demokrat Joe Biden pretendon se duhet të jetë Kongresi i ri ai që duhet të votojë nominimin: “Amerika duhet të dëgjohet”. Kandidatja për zëvendëspresidencën Kamala Harris flet për sulm ndaj Obamacare dhe të drejtës së abortit, duke i paraprirë një beteje të ashpër për disa nga çështjet më përçarëse në Amerikë.

    Trashëgimia e Scalia-s

    “Unë i dua Shtetet e Bashkuara e dua dhe Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha Barrett, e shoqëruar në Shtëpinë e Bardhë nga familja e saj shumënumërshe.

    Por vetëm pasi nderoi Ginsburgun: “Ajo nuk theu tavanet e kristalta: ai i copëtoi ato”. Pastaj iu përgjigj shqetësimeve të demokratëve: “Do të jem e vëmendshme ndaj atyre që më kanë paraprirë”.

    Në lidhje me këtë citoi marrëdhëniet midis Ginsburg dhe Scalia, “ashpërsisht” të ndarë në interpretimin e teksteve ligjore dhe të bashkuar nga një miqësi e madhe, aq e veçantë sa të frymëzojë një opera lirike.

    “Këta dy amerikanë kanë treguar se si diskutimet, madje edhe për çështje me pasoja shumë të rëndësishme, nuk duhet të shkatërrojnë afeksionin dhe unë, në marrëdhëniet e mia si profesionale ashtu dhe personale, përpiqem të respektoj të njëjtin standard”.

    E përshkroi pra si “të pallogaritshme” ndikimin e Scalia-s në jetën e saj (“filozofia e tij ligjore është edhe e imja: një gjykatës duhet të zbatojë ligjin ashtu siç është shkruar”) dhe u tregua “e gatëshme” për të bashkëpunuar me Senatin gjatë seanca e konfirmimit (“do të bëj gjithçka për të treguar se e meritoj mbështetjen tuaj”).

    Trump kishte menduar edhe më parë për Barrett, që kur bëhej fjalë për të zëvendësuar të dorëhequrin nga Gjykata e Lartë Anthony Kennedy në 2018. Por pastaj zgjodhi Brett Kavanaugh, por e ruajti emrin e saj për të zëvendësuar RBG-në.

    Kur vendi u lirua 8 ditë më parë, ai nominoi Barrett në një kohë rekord, pa takuar asnjë kandidat tjetër. Ajo është më e reja e emëruar që nga kohët e Clarence Thomas në 1991 dhe mund të lërë gjurmë në jetën e qytetarëve për gjysmën e shekullit të ardhshëm.

    Me emërimin e Barrett, Trump synon të galvanizojë bazën e tij dhe të rifitojë mbështetjen e katolikëve dhe evangjelistëve, që është në rënie në zgjedhjet e këtij viti. Me një garë kaq të ngushtë, presidenti nuk mund t’ja lejojë vetes të humbasë pjesë të elektoratit të tij, veçanërisht në Battleground States si Florida, Pensilvania, Michigan dhe Wisconsin.

    Topi i kalon Senatit

    Topi i Gjykatës së Lartë tani kalon në Senat. Nevojiten 51 vota dhe republikanët në letër i kanë ato.

    Shefi i kabinetit Mark Meadows dhe avokati i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone do të ndihmojnë Barrett të përgatitet për “gjyqin” duke simuluar të paktën 6 seanca dëgjimore trajnimi, me aktorë të ndryshëm që luajnë rolin e senatorëve inkuizitorë.

    Kush e di se kush do ta luajë Kamala Harrisin, që si senatore dhe anëtare e komisionit të Drejtësisë do të mundë të shfaqë aftësitë e tij të treguara si prokurore.

    Seanca dëgjimore e konfirmimit pritet të fillojë më 12 tetor për të shkuar në votimin e Dhomës së Senatit përpara Election Day.

    Një sondazh i ABC / Washington Post i dalë dje tregon se vetëm 38% e amerikanëve janë pro konfirmimit para 3 nëntorit.

    Kongresi i ri do të marrë detyrën më 2 janar 2021, ose pas 99 ditësh. Mesatarisht, sipas të dhënave nga Congressional Research Center, midis emërimit dhe votimit nga Senati kalojnë 72 ditë.

    Trump i bëri thirrje Dhomës së Lartë të veprojë shpejt, duke u mbështetur, me sarkazëm, në një proces “ekstremisht të padiskutueshëm”.

    Nëse drita jeshile vjen para 3 nëntorit, Barrett do të hynte në histori për rekordin e afërsisë së konfirmimit me Ditën e Zgjedhjeve.

    Në kleksidër vijon të rrjedhë rërë, tani është çështje numrash dhe kohe. Sprinti ka nisur, edhe pse thuhet se nxitimi është armiku i përsosmërisë.

    Përgatiti Dardan MITROVICA

  • Udhëtimi në kohë dhe pa paradokse është matematikisht i mundur

    Udhëtimi në kohë dhe pa paradokse është matematikisht i mundur

    Germain Tobar dhe doktor Costa deklarojnë se kanë gjetur një mënyrë me pasoja magjepsëse për shkencën

    Nëse udhëtimi në kohë do të ishte i mundur, do të ishim pashmangshmërisht dëshmitarë të një numru paradoksesh të pashpjegueshme. Për shembull, një nga paradokset më të njohura që do ta bënte të pamundur rikthimin e mëpasshëm në kohë është i famshmi “Paradoksi i Gjyshit”. Ku supozohet se nëse një individ mund të udhëtojë pas në kohë dhe të vriste gjyshin e tij para se ky i fundit të lindte fëmijë, atëherë kjo do ta bënte të pamundur ekzistencën e vetë individit të kthyer pas në kohë dhe për këtë arsye do të ishte e pamundur ndodhj e tij në vetë udhëtimin në kohë që më pas do të çonte në vrasjen e pasardhësit familjar. Një paradoks i vërtetë, pra!

    Sidoqoftë, një student gjeni nga Universiteti i Queensland dhe profesori i tij kanë realizuar një model matematikor që shpjegon se udhëtimi në kohë dhe pa paradokse është teorikisht i mundur.

    Studenti gjenial quhet Germain Tobar, ai është në vitin e katërt të Bachelor of Advanced Science (Honours). Germain ka studiuar mundësinë e udhëtimit në kohë, nën mbikëqyrjen e fizikantit të UQ, Dr. Fabio Costa.

    Tobar shpjegon: “Dinamikat klasike thonë se nëse njihet gjendja e një sistemi në një moment të caktuar, kjo mund të na tregojë të gjithë historinë e sistemit. Kjo ka një gamë të gjerë aplikimesh, nga mundësimi që të dërgojmë raketa nëpër planete të tjerë e deri tek modelimi fluksit fluid. Për shembull, nëse e njihni  pozicionin aktual dhe shpejtësinë e një objekti që bie nën forcën e gravitetit, ai mund të llogaritet se ku do të jetë në çdo kohë. Sidoqoftë, teoria e relativitetit të përgjithshëm të Ajnshtajnit parashikon ekzistencën e cikleve kohore apo udhëtimeve në kohë, ku një ngjarje mund të jetë si në të shkuarën ashtu edhe në të ardhmen e vetvetes, duke përmbysur teorikisht studimin e dinamikave”.

    Tobar shpjegon se studimi nuk jep asnjë tregues se si të udhëtosh në kohë.

    Sidoqoftë, studimi mund të jetë i dobishëm në kërkimin e një teorie në gjendje për të bashkuar relativitetin e përgjithshëm me mekanikën kuantike, duke na ofruar një teori të gravitetit kuantik i konsideruar si Graali i Shenjtë i fizikës moderne.

    Tobar precizon: “Shkenca aktuale thotë që teoritë nuk mund të jenë të dyja të vërteta. Si fizikanë, ne duam të kuptojmë ligjet themelore të Universit. Për vite me rradhë kam shtruar pyetjen se si shkenca e dinamikës mund të jetë në një linjë me parashikimet e Ajnshtajnit”.

    Tobar i bën vetes një pyetje: a është matematikisht e mundur të udhëtosh në kohë?

    German Tobar dhe Dr Costa pretendojnë se ata kanë gjetur një mënyrë për të “barazuar llogaritë”, doktor Costa shton më tej se llogaritë mund të kishin pasoja magjepsëse për shkencën.

    Doktor Costa shpjegon se: “Matematika verifikohet dhe rezultatet janë gjëra gjëra fanta-shkencore. Le të supozojmë se ke udhëtuar nëpër kohë, në një përpjekje për të parandaluar që pacienti COVID-19 zero të ekspozohet ndaj virusit. Sido që të jetë, nëse do ta parandaloni atë individ që të infektohet, kjo do të eliminonte motivimin për tu kthuer pas për të ndaluar pandeminë. Ky është një paradoks, një mospërputhje që shpesh i bën njerëzit të mendojnë se udhëtimi në kohë në universin tonë nuk mund të ndodhë. Por disa fizikantë thonë se është e mundur, por logjikisht është e vështirë të pranohet sepse do të ndikonte në lirinë tonë për të ndërmarrë ndonjë veprim arbitrar. Që do të thoshte se mund të udhëtosh në kohë, por nuk mund të bësh asgjë që të të shkaktojë një paradoks”.

    Sidoqoftë, dy studiuesit deklarojnë se puna e tyre tregon se është e mundur që ngjarjet të përshtaten për të qenë logjikisht koherente me çdo lloj veprimi të ndërmarrë nga udhëtari i kohës.

    Tobar shpjegon: “Në shembullin e pacientit zero me koronavirus, mund të përpiqeni të parandaloni infektimin e pacientit zero, por duke bërë kështu do të prekeshit vetë nga virusi dhe do të bëheni pacienti zero, ose dikush tjetër do ta bënte. Çfarëdo gjëje të kesh bërë, ngjarjet e mëpasshme do të rikalibrohen vetëm rreth teje. Kjo do të thotë se, pavarësisht veprimeve të tua, pandemia do të ndodhë, duke i dhënë vetes tuaj më të re motivimin për t’u kthyer dhe për ta ndaluar atë. Sado që të krijoni një paradoks, ngjarjet gjithmonë do të përshtaten vetvetiu, për të shmangur çdo mospërputhje. Diapazoni i proceseve matematikore që kemi zbuluar tregon se udhëtimi në kohë me vullnet të lirë është logjikisht i mundur në universin tonë pa asnjë paradoks”.