Blog

  • Nga RGB te Barrett, të gjitha lëvizjet e Trampit

    Nga RGB te Barrett, të gjitha lëvizjet e Trampit

    Ngjitja, gati e sigurtë, në Gjykatën e Lartë e juristes katolike konservatore të New Orleans ndërsa Election Day në 3 nëntor afrohet

    Nga Ruth Bader Ginsburg, ikonë e Amerikës progresiste majtiste, te Amy Coney Barrett, ikonë e Amerikës konservatore anti-abortiste. As koha për të celebruar funeralet e kampiones së të drejtave, veçanërisht të grave, e cila ndërroi jetë në moshën 87 vjeç, dhe Donald Trump do të shpallë sot emrin e të përzgjedhurës për ta zëvendësuar.

    Barrett, 48 vjeçe, me shtatë fëmijë, njëri prej të cilëve me sindromën Daun dhe dy të birësuar në Haiti, është menduar që në vitin 2018 për në Gjykatën e Lartë, për vendin e të dorëhequrit Anthony Kennedy, konservator i moderuar.

    Por, atëherë Trump preferoi një tjetër katolik, Brett Kavanaugh. “Unë do ta mbaj për Ginsburgun” do të thoshte tycoon, duke lënë të kuptohet për një strategji të përcaktuar mirë për të zhvendosur qendrën e gravitetit të organit më të lartë gjyqësor të SHBA në të djathtë.

    Vdekja e RGB i ofroi kreut të Shtëpisë së Bardhë mundësinë e pabesueshme dhe që s’mund të lihet pas dore për të bërë emërimin e tij të tretë në Gjykatën e Lartë (pas Neil Gorsuch dhe Kavanaugh) përpara Election Day të 3 nëntorit.

    Republikanët nuk humbën asnjë minutë, u rikpmpaktësuan për ta miratuar dhe drejtuesi i shumicës së Senatit Mitch McConnell u zotua ta vendosë menjëherë në votim, duke injoruar testamentin politik të Ginsburgut: “Dëshira ime më e zjarrtë është të mos zëvendësohem derisa presidenti i ri të marrë detyrën ”.

    Beteja e paralajmëruar mbi fenë dhe abortin

    Grand Old Party, me sa duket synon të paraqesë për shqyrtim nga Senati brenda fundit të tetorit dhe të caktojë seancën e konfirmimit brenda dy javëve të mëvonshme.

    Seancat për Gjykatën e Lartë janë shumë të ndjekura në Amerikë: më shumë se 20 milion u sintonizuan përpara ekraneve të tv kur u zhvillua seanca për emërimin e Kavanaugh.

    Si senatore dhe anëtare e komiionit të Drejtësisë, edhe kandidatja për zëvendëspresidencën Kamala Harris do të ketë gjithashtu mundësinë ta verë nën zjarr aspiranten për zëvendëse të RGB dhe të rikthehet në qendër të reflektorëve.

    Kur dëgjoi vdekjen e Ginsburg, presidenti e patu quajtur atë “një titan të ligjit” dhe urdhëroi të uleshin flamujt në gjysëmshtizë në Shtëpinë e Bardhë. Të enjten ai shkoi për t’i bërë homazhe në hollin e Gjykatës së Lartë së bashku me first lady Melania.

    Nuk kishte ndonjë simpati mes tyre, megjithatë Donald ka mbajtur një sjellje të pazakontë institucionale, duke u mjaftuar ‘thjesht’ duke vënë në dyshim vërtetësinë e dëshirave të saj të fundit. Ndërkohë, me sondazhet në duar, ai kërcente nga njëri shtet në tjetrin me një mesatare prej dy tubimesh në ditë. Me kundërshtarin demokrat Joe Biden, gara po shkon drejt fotofinishit.

    Vetëm dje komandanti i përgjithshëm shkeli në Florida, Georgia dhe Virginia, me një ndalesë në Uashington për një mbledhje fondesh.

    Sot në 17:00 pasdite (23:00 e mbrëmjes në Shqipëri), përveç ndonjë surprize të minutës së fundit, presidenti do të lançojë Barrett si të 9-ën e Gjykatës së Lartë, javët e fundit të fushatës zgjedhore do të jetë një përplasje epokale mbi fenë dhe abortin, përveç asaj midis “patriotëve të First Ameria” dhe “socialistëve” armiqve të vlerave të SHBA.

    Ruth Bader Ginsburg, gjyqtarja e dytë femër e Gjykatës Kushtetuese në historinë Amerikane (pas Sandra Day O’Connor) ka qenë emëruar nga Bill Clinton në 1993.

    E lindur në Brooklyn në 1933 nga prindër hebrenj emigrantë nga Rusia, ajo u diplomua në Cornell University, një nga nëntë studente femra të Harvard Law School në një klasë prej 500 meshkujsh në 1956.

    Ginsburg ka qenë arkitektja legale e luftës për emancipimin femëror në vitet Shtatëdhjetë dhe bartësja e standardeve të lirive civile.

    Trump ka premtuar emërimin në Gjykatën e Lartë të gjyqtarëve të cilët “automatikisht” do të përmbysnin vendimin historik të çështjes “Roe v. Wade” të vitit 1973 që sanksionoi të drejtën e abortit në Amerikë.

    Emërimi i Barrett do të lexohet si një hap i mëtejshëm në këtë drejtim. Linja është e qartë dhe konfirmohet edhe nga një tjetër vendim: presidenti nënshkroi gjatë natës një urdhër ekzekutiv që e bën të detyrueshëm kujdesin dhe terapinë urgjente për të sapolindurit, duke ndaluar diskriminimin ndaj foshnjave të parakohshme (të lindura para 24 javë) ose me aftësi të kufizuara.

    Studentja më e mirë e Scalia

    E lindur më 1972, Barrett është me origjinë nga New Orleans, Louisiana. Ajo ndoqi një shkollë të mesme vajzash dhe më pas Rhodes College, përpara se të diplomohej shkëlqyeshëm në universitetin Notre Dame ku edhe ka dhënë mësim.

    Konsiderohet versioni me fustat i Antonin Scalia, jurist italo-amerikan, ndër interpretuesit më konservatorë të Kushtetutës së SHBA, i cili ndërroi jetë në shkurt 2016, e të cilit ka qenë asistente ligjore.

    Në 2012 nënshkroi një peticion kundër mbulimit të detyrueshëm shëndetësor të nga punëdhënësit që përfshihej në të famshmin Obamacare, gjithashtu për pilulat kontraceptive.

    Në vitin 2013 deklaroi se “jeta fillon me ngjizje”. Barrett mendon gjithashtu se vendimet e Gjykatës së Lartë mund të anulohen.

    Ajo kurrë nuk është shpreh në favor të anulimit total të së drejtës për abort, por ka theksuar nevojën për të vendosur më shumë kufizime për të vonuarit. Në nesërmen e konfirmimit në Gjykatën e Apelit të Qarkut të Shtatë Shtetit me bazë në Çikago (31 tetor 2017, me 55 po dhe 43 jo), New York Times zbuloi se Barrett ishte anëtare e organizatës “People of Praise”, një lloj sekti “ku anëtarët betohen për besnikëri me njëri-tjetrin” dhe ku mësohet “se burri është zoti i grave dhe autoriteti në familje”.

    Si gjykatëse e Apelit ajo është treguar e pakompromis për të drejtën e mbajtjes së armëve dhe ka favorizuar një qëndrim të ashpër kundër emigrantëve, duke mbështetur administratën Trump, për shembull, në mohimin e lejes së qëndrimit (green card) të atyre që kërkojnë asistencë publike.

    “Dogma jeton zhurmshëm brenda teje dhe kjo është burim shqetësimi kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme për të cilat njerëzit kanë luftuar për vite me radhë në këtë vend”, e sulmoi senatori demokrat Dianne Feinstein në 2017 gjatë seancës së konfirmimit në Gjykata e Apelit, duke e akuzuar se drejtohet nga besimi i saj katolik në vendimet ligjore.

    Efekti i menjëhershëm ishte një bumerang, duke e kthyer atë në një heroinë të klerikëve konservatorë, edhe pse ajo e mohoi akuzën: “Unë kurrë nuk do t’i vendosja mendimet e mia personale mbi ligjin”.

    Evangjelistët, një segment vendimtar i elektoratit të Trump, janë përpjekur shumë për emërimin e tij. Barrett do të ishte gjykatësja më e ri midis nëntë anëtarëve aktualë të Gjykatës së Lartë dhe gjurma e tij do të linte shenjë për breza të tërë.

    Do të jetë ajo pra që do të zëvendësojë Ginsburgun? Duket se nuk ka më dyshime, por me Trump është gjithmonë mirë t’i lihet gjithmonë pak hapësirë dyshimit, befasisë, rrokapujës.

    Trump ka cituar edhe kubanezo-amerikanen Barbara Lagoa si një kandidate të mundshme për të zëvendësuar, por nuk e ka takuar kurrë atë. “Nuk kam thënë që është Barret” është përmbajtur presidenti deri mbrëmë, duke mbjellur pak dyshime.

    Është çështje orësh, sipari i Amerikës 2020 është i hapur, vdekja ka hyrë në skenën e Gjykatës së Lartë, jeta vazhdon “and the show must go on”.

    Përgatiti Dardan MITROVICA

  • Tirana, qytet më i shtrenjtë, por edhe më i varfër se Shkodra, Durrësi, Fieri, Vlora dhe Korça

    Tirana, qytet më i shtrenjtë, por edhe më i varfër se Shkodra, Durrësi, Fieri, Vlora dhe Korça

    Në secilin prej qyteteve të mëdha të vendit jetohet më lirë se në Tiranë. Qiratë janë në Shkodër janë 60% më të lira se në Tiranë, në Durrës 40% më lirë, në Fier mbi 50%, në Vlorë 60% dhe në Korçë 70% më lirë se në Tiranë.

    Edhe fuqia blerëse e banorëve të këtyre qyteteve është, për pasojë, më e lartë se e qytetarëve të Tiranës. Fuqia blerëse në Shkodër është 4% më e lartë se në Tiranë, në Fier 33%, në Korçë 30%.

    Durrësi dhe Vlora kanë fuqi blerëse 4 % dhe 5% më të ulët, që është një diferencë e parëndësishme për një qytet krahasuar me kryeqytetin.

    Pra, në Tiranën e Erion Velisë njerëzit bëjnë një jetë më të keqe se në në qytetet e tjera të mëdha të vendit.

    Megjithatë, Erion Veliaj rreh gjoks se ai i ka bërë tiranasit më të pasur dhe me më shumë mirëqenie.

    Për fat të keq, kryeqyteti i vendit ka vetëm kostot e larta të jetesës. Sa i takon punësimit dhe të ardhurave, ai është thjesht një feud i varfër skllevërish.

    Si të mos mjaftojë kjo, qytetarët e Tiranës kanë më pak orë furnizimi me ujë, ajër më të keq, transport më të ngadaltë dhe stresues dhe rrugë më të pista se qytetet e tjera.

  • Nëse shkoni në Vietnam, merrini edhe prezervativët me vete!

    Nëse shkoni në Vietnam, merrini edhe prezervativët me vete!

    Policia ka sekuestruar 324 mijë profilaktikë që ricikloheshin në një magazinë të pisët: pronarja 33 vjeçare e lokalit paguante disa punëtorë që i lanin, i thanin dhe i rimodelonin prezervativët me shkopa druri, përpara se…

    Policia në Vietnam ka sekuestruar 324.000 prezervativë të përdorur që ricikloheshin për t’u shitur sërisht.

    Operacioni u zhvillua në një magazinë në provincën Binh Duong, në jug të Vietnamit ku policia ka arrestuar Pham Thi Thanh Ngoc, 33 vjeçe, pronare e një lokali që ka pranuar se e merrte ngarkesën një herë në muaj nga dy persona të cilëve nuk ua dinte emrat.

    Profilaktivët laheshin, thaheshin dhe rimodeloheshin me shkopa druri përpara se të paketoheshin sërish dhe të shiteshin nëpër hotele të ndryshme apo afër tregjeve.

    Nuk dihet se sa prezervative janë shutur deri më tani, por ngarkesa e gjetur nga policia peshonte 360 kg.

  • Gjykata e historisë dhe Gjykata e Lartë

    Gjykata e historisë dhe Gjykata e Lartë

    Grand Old Party rikompaktësohet rreth presidentit sepse në kostot në lojë janë shumë të larta: vendosja e gjykatësit të tretë të epokës Trump në organin më të lartë gjyqësor të SHBA, zhvendosja në të djathtë e qendrës së gravitetit të Gjykatës dhe galvanizimi i votuesve konservatorë në pritje të votimeve të 3 nëntorit

    Grand Old Party rikompaktësohet rreth presidentit sepse në kostot në lojë janë shumë të larta: vendosja e gjykatësit të tretë të epokës Trump në organin më të lartë gjyqësor të SHBA, zhvendosja në të djathtë e qendrës së gravitetit të Gjykatës dhe galvanizimi i votuesve konservatorë në pritje të votimeve të 3 nëntorit.

    Në rresht vihet madje edhe Mitt Romney, senatori i vetëm nga partia e Elefantit që ka votuar në favor të impeachment të tycoon.

    “Kushtetuta i jep presidentit fuqinë për të bërë emërimet dhe Senatit autoritetin për të dhënë mendim dhe pëlqim për emërimet në Gjykatën e Lartë. Si pasojë, kam ndërmend të ndjek Kushtetutën dhe të krijoj një precedent me konsiderimin e emërimit të presidentit. Nëse nominimi arrin në Dhomë, unë kam ndërmend ta votoj atë në bazë të cilësive”.

    Një deklaratë, kjo e kandidatit të GOP për Shtëpinë e Bardhë në 2012, që lë pak vend për kërkesën e Demokratëve për të shtyrë pas Election Day emërimin e anëtarit të ri të gjykatës.

    Nuk kanë fuqinë për të parandaluar emërimin, ata mund vetëm të fajësojnë republikanët për bllokimin e gjyqtarit Merrick Garland në 2016 “sepse ishte një vit zgjedhjesh”.

    E përzgjedhura për të zëvendësuar ikonën liberale dhe kampionen e të drejtave Ginsburg, që vdiq në moshën 87 vjeç, do të jetë me siguri Amy Coney Barrett, katolike, 48 vjeç me 7 fëmijë, gjykatëse e Gjykatës së Apelit të qarkut të shtatë në Çikago.

    Është pritur në Shtëpinë e Bardhë për 2 ditë me radhë, si dje ashtu ashtu edhe të hënën. Barrett konsiderohet si versioni me fustan i Antonin Scalia, juristit italo-amerikan, ndër interpretuesit më konservatorë të Kushtetutës së SHBA, i cili ndërroi jetë në shkurt 2016 dhe i të cilit ajo ka qenë asistente ligjore.

    Në vitin 2018 u mendua si të zëvendësonte gjyqtarin Anthony Kennedy. Por në fund Trump preferoi Brett Kavanaugh, i konfirmuar pas seancave të nxehta pas akuzave për përdhunim. Barrettin “unë e mbaj për Ginsburg”, kishte thënë atëherë The Donald.

    Dhe republikanët synojnë një bis të vitit 2018, kur në zgjedhjet e mesmandatit arritën të mbanin kontrollin e Senatit të ndihmuar, sipas tyre, pikërisht nga konfirmimi i Kavanaugh.

    “Zoti i krijoi republikanët për të bërë tre gjëra, vërtetë vetëm tre gjëra: uljen e taksave, vrasjen e armiqve të huaj dhe konfirmimin e gjykatësve të djathtë,” shpjegon për New York Times, Brad Todd, strateg Gop i cili punon për dy mbajtës të detyrës në rrezik të lartë në këtë turne elektoral, për senatorin Thom Tillis nga Karolina e Veriut dhe Cory Gardner të Kolorados.

    “Vetëm konfirmimi i gjykatësve – vëren ai – ka potencialin për të bashkuar me entuziazëm të barabartë populistët e të djathtës shoqërore dhe korporatistët”.

    Por kjo nuk është një strategji krejtësisht pa rreziqe. Një sondazh i Morning Consult tregon se 50% e votuesve preferojnë që të jetë presidenti i ardhshëm ai që duhet të zgjedhë zëvendësen e Ginsburg, 12% janë të pavendosur dhe 37% besojnë se Trump duhet të bëjë nominimin pavarësisht nga vendimi i kutive më 3 nëntor.

    E di mirë këtë edhe Mitch McConnell, lideri i shumicës në Senat dhe veteran i politikës, që shtriu duart përpara për të premtuar votimin deri në fund të vitit.

    “Dogma jeton zhurmshëm brenda teje”, sulmoi senatorja demokrate Dianne Feinstein në 2017 gjatë seancës së konfirmimit të Barrett në Gjykatën e Apelit, duke e akuzuar se drejtohej nga besimi i saj katolik në vendimet ligjore, veçanërisht për çështje të tilla si aborti dhe dënimi me vdekje.

    Efekti i menjëhershëm ishte shndërrimi i saj në një heroinë të klerikëve konservatorë, megjithëse ajo e mohoi këtë: “Kurrë nuk do t’i vendosja mendimet e mia personale mbi ligjin”.

    E lindur më 1972, Barrett është me origjinë nga New Orleans, Louisiana. Ka ndjekur një lice femëror në New Orleans dhe më pas Rhodes College, para se të diplomohej shkëlqyershëm në drejtësi në universitetin Notre Dame ku edhe dha mësim për 15 vjet. Si studente në 2012 shkroi një “manifest proteste” kundër koperturës së detyrueshme shëndetësore në ngarkim të punëdhënësve sipas ligjit Obamacare edhe për pilulën antikontraceptive.

    Pas konfirmimit në Gjykatën e Apelit të qarkut të shtatë (31 tetor 2017, me 55 po dhe 43 jo), New York Times zbuloi se Barrett ka qenë edhe pjestare e organizatës “People of Praise”, një lloj sekti “ku anëtarët premtojnë besnikëri ndaj njëri-tjetrit” dhe ku mësohet “se burri është padroni i grave dhe autoriteti në familje”.

    Si gjyqtare e apelit është treguar relativisht e kujdesshme, mbase duke menduar pikërisht për Gjykatën e Lartë, ndonëse duke u konfirmuar si fondamentaliste kundër abortit dhe në favor të Amendamentit të Dytë, i cili sanksionon të drejtën për të mbajtur armë, edhe kur bëhet fjalë për shkelësit e ligjit. E ashpër gjithashtu edhe përsa i përket imigracionit.

    Qershorin e kaluar Barrett doli në krah të Trump, duke shprehur mospajtimin e saj në Gjykatën e Apelit rreth vendimit për të garantuar lejen e qëndrimit (kartonin jeshil) edhe për ata që kërkojnë asistencë publike.

    Trump duket se e ka bërë zgjedhjen e tij, por ngaqë i pëlqen të luajë me ankthin, ka thënë se të premten mund të takonte në Florida një tjetër të përzgjedhur për në Gjykatën e Lartë, Barbara Lagoa, një kubanoamerikane.

    Sunshine State është shteti më i rrezikuar i këtyre zgjedhjeve dhe vota e latinëve mund të vendosë presidencën.

    Michael Bloomberg ka grumbulluar 16 milion dollarë për të paguar borxhet dhe gjobat e rreth 30,000 ish-shkelësve në Florida (kryesisht hispanikë dhe afroamerikanë) të cilët përndryshe, sipas ligjit të shtetit, nuk do të mund të votonin.

    Miliarderi është impenjuar gjithashtu të shpenzojë edhe 100 milionë dollarë nga xhepi i tij në këtë shtet për të ndihmuar Biden të fitojë Shtëpinë e Bardhë. Ish zëvendëspresidenti publikoi dje testamentin zyrtar të vejushës së senatorit dhe heroit të luftës John McCain, Cindy McCain: “Burri im dhe unë kemi jetuar me një kod: Vendi i pari. Ne jemi republikanë, sigurisht. Por para së gjithash amerikanë. Ka vetëm një kandidat në këtë garë që mund të ndeshet për vlerat tona si komb dhe ai është Joe Biden “.

    Trump, pas një fjalimi në OKB, rekord për kohëshkurtësinë e tij, – ku kërkoi t’ia ngjishte Kinës përgjegjësinë e pandemisë – mbajti një tubim në Pensilvani, një tjetër Battleground State ku CBS e sheh atë 47% në disavantazh ndaj 52% të sfidantit demokrat.

    Ndërsa vdekjet në SHBA kanë kaluar kufirin e 200,000 personave, ai shpjegoi se gabimi i vetëm i administratës ishte në marrëdhëniet me publikun. “Nëse nuk do të kishim vepruar si duhet, të vdekurit do të ishin 2.5 milionë… është një gjë e tmerrshme, nuk duhet të kishte ndodhur. Ishte faji i Kinës. Mos e harroni”.

    Trump tani është si në një lavjerrës, që lëkundet midis gjykatës së Historisë dhe Gjykatës së Lartë. Cili do të jetë vendimi?

    Përgatiti Dardan MITROVICA

  • CIA, një Russiagate të re kundër Trump

    CIA, një Russiagate të re kundër Trump

    Rikthehet histeria e pashmangshme anti-ruse pak javë para zgjedhjeve presidenciale nw SHBA. Nuk mjaftoi hetimi mbi Russiagate, i cili përfundoi me asgjë: tani, sipas një dokumenti shumë sekret të CIA-s, botuar nga i zakonshmi Washington Post, do të ishte vetë presidenti rus Vladimir Putin dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë që “me siguri po drejtojnë” një operacion të jashtëm që synon të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve amerikane duke vepruar kundër kandidatit demokrat.

    Për gazetën e madhe pranë demokratëve flasin të zakonshmet “burimet anonime”. Siç raporton Adnkronos, sipas burimeve anonime, më 31 gusht CIA ka qarkulluar një vlerësim në lidhje me përpjekjet që po bëhen nga Rusia për të ndërhyrë në zgjedhjet e nëntorit. Ky dokument ishte i përfshirë në një raport të brendshëm, i mbuluar nga konfidencialiteti maksimal, i quajtur CIA Worldwide Intelligence Review.

    Vlerësimi është bë mbi input-in e National Security Agency dhe FBI-së dhe mbi bazën e dhjetëra e dhjetra informacioneve të marra nga burime të inteligjencës.

    Ai përmban detaje të analizës së kryer mbi aktivitetet e parlamentarit ukrainas Andriy Derkach për të shpërndarë informacionit denigrues për Biden brenda Shteteve të Bashkuara përmes lobeve, Kongresit, mediave dhe njerëzve të afërt me presidentin.

    “Ne besojmë se Presidenti Vladimir Putin dhe zyrtarët më të lartë rusë janë në dijeni dhe ka të ngjarë të drejtojnë operacionet ruse që synojnë denigrimin e ish zëvendëspresidentit dhe nxitjen e trazirave përpara zgjedhjeve të nëntorit”, thuhet në hyrje të dokumentit.

    Vlerësimi nuk citon në emër Giulianin, i cili ka punuar me Derkach për muaj të tërë, ai limitohet duke iu referuar ndërveprimeve midis Derkach dhe një “figure kryesore” të lidhur me fushatën e Trump.

    Ndërhyrja ruse? Një fake news

    Së pari, është kurioz fakti që këto lajme vijnë gjithmonë nga “burime anonime” të cilat nuk mund të verifikohen.

    Së dyti, është vërtetë pak e besueshme që presidenti rus Vladimir Putin të drejtojë personalisht një operacion të këtij lloji teksa ndërhyrjet e pretenduara të Kremlinit në zgjedhjet presidenciale 2016 nuk u demnstruan kurrë me prova të prekshme.

    Një studim i publikuar dhjetorin e kaluar ridimensionin fuqimisht teorinë e ndërhyrjes ruse përmes rrjeteve sociale në zgjedhjet amerikane të 2016 dhe në politikën amerikane në përgjithësi, duke hedhur dritë mbi rolin dhe ndikimin real të Internet Research Agency.

    Studimi, i shkruar nga studiues amerikanë dhe danezë, vëren se “nuk ka asnjë provë që ndërveprimi me llogaritë e Internet Research Agency të ketë ndikuar substancialisht në qëndrimet dhe sjelljet politike” në muajin e marrë në shqyrtim.

    Hakerët rusë, në fakt, “mund të mos kenë qenë në gjendje të mbjellin përçarje” pasi “ata ndërvepronin kryesisht me ata që ishin tashmë shumë të polarizuar”.

    Ndryshe nga rrëfimet mainstream mbi këtë temë, studiuesit Christopher A. BailacBrian Guaya, Emily Maloneya, b, 2, Aidan Combsa, Sunshine Hillygusa, Friedolin Merhouta, e, Deen Freelon dhe Alexander Volfovskya, nënvozojnë faktin se “publiku amerikan nuk është lehtësisht i manipulueshëm nga propaganda ”.

    Në thelb, studiuesit nuk thonë që fushatat e dizinformimit nuk ekzistojnë: por, ndikimi i tyre i vërtetë mbi njerëzit është më i vogël nga sa besohet. Bazuar në studimin e tyre, studiuesit shpjegojnë se ata nuk ishin në gjendje të përcaktonin nëse hakerët e IRA-s “ndikuan qëndrimet apo sjelljen e publikut gjatë zgjedhjeve presidenciale 2016”, e cila “konsiderohet gjerësisht si një moment kritik për fushatat dezinformuese “.

    Sidoqoftë, siç shpjegohet në studim, “mesazhet” e propagandës politike “kanë tendencë të kenë efekte minimale” sepse “individët që ka të ngjarë të ekspozohen më shumë ndaj mesazheve bindëse” nga kjo pikëpamje “janë po ata që janë më këmbëngulës në mendimet e tyre” (ndryshe thënë që e kanë ndarë mendjen me kohë).

    Në thelb, hakerët e ashtuquajtur rusë nuk kanë asnjë mundësi të ndryshojnë pikëpamjet politike sepse kanë të bëjnë me njerëz tashmë shumë të “polarizuar”.

    Rikujtojmë gjithashtu se Prokurori i Përgjithshëm William Barr ka konfirmuar se hetimet e kryera nga prokurori special mbi Russiagate, Robert Mueller, nuk zbuluan ndonjë bashkëpunim midis Presidentit Donald Trump dhe Rusisë në zgjedhjet presidenciale 2016.

    Raporti i Mueller

    Por, siç thekson Aaron Maté në The Nation, në raportin e redaktuar nga ish-prokurori special Mueller, qeveria ruse pretendohet se kishte “ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale 2016 në mënyrë radikale dhe të vazhdueshme”.

    Disa paragrafë më vonë, Mueller shpjegon se ndërhyrja ruse është verifikuar “kryesisht përmes dy operacioneve”. E para nga këto operacione konsistonte në “një fushatë në rrjetet sociale që favorizonte kandidatin presidencial Donald J. Trump dhe denigronte kandidaten për presidencën Hillary Clinton”, kryer nga një fabrikë trollësh rusë e njohur si Internet Research Agency (Ira).

    Megjithatë, ekipi i Mueller u detyrua të pranojë në gjykatë se kjo ishte një insinuatë e rreme. Një gjykatës federal e qortoi ish-prokurorin dhe Departamentin e Drejtësisë për “sugjerimin e gabuar të një lidhjeje” midis IRA-s dhe Kremlit.

    Gjykatësi distriktual amerikan Dabney Friedrich vërejti se akuza e Mueller në shkurt 2018 “nuk e lidh IRA-n me qeverinë ruse” dhe argumenton se ajo është një iniciativë private “e drejtuar nga privatë”.

    Jo vetëm kaq, pra, nuk ka pasur asnjë “bashkëpunim” midis Donald Trump dhe Rusisë: por gjykatësi amerikan mohon edhe ekzistencën e lidhjes midis të shumëcituarës Research Agency (Ira) dhe qeverisë së Vladimir Putin.

    A mos dokumenti “shumë sekret” i botuar nga Washington Post përpiqet të rivendosë, si në 2016, histerinë antiruse si një tentativë për të favorizojë demokratët? Me pak fjalë, dyshimi se gjithçka është paketuar me art, mbetet. Ashtu si Russiagate …

    Përgatiti Dardan MITROVICA

  • Dalja nga skena që mbyll një epokë dhe fushata e egër

    Dalja nga skena që mbyll një epokë dhe fushata e egër

    Zhdukja e gjyqtares së Gjykatës së Lartë, e cila ishte shndërruar në një flamur të feminizmit, politikës së të drejtave dhe progresivizmit amerikan, i ofron Presidentit Trump një shans unik: ta zëvendësojë atë para votës së nëntorit: “Duhet të vazhdojmë pa vonesë”

    “Zoti pse? Oh Ruth, na vjen shumë keq t’u desh të na lije. Bëre atë që mundeshe për të qëndruar gjallë. Më guximtarja nga të gjithë. Më mjafton të lexoj fjalët tua të fundit: ‘Dëshira ime më e zjarrtë është të mos zëvendësohem derisa presidenti i ri të marrë detyrën’. Ne të gjithë duhet të sigurohemi që kjo të ndodhë “.

    Regjisori dhe aktivisti majtist Michael Moore sintetizon në një tweet të gjithë boshllëkun e lënë nga Gjykatësja e Lartë e SHBA Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq në moshën 87 vjeç (më pak se dy muaj para votimit) dhe se si zhdukja e saj u shndërrua menjëherë në një element kyç të fushatës presidenciale.

    Është një top i ngritur për tia kaluar Donald Trumpit nën rrjetë, republikanët janë gati për emërimin e ri, kreu i senatorëve, Mitch McConnell, ka njoftuar se është i gatshëm të votojë për emrin që do të përzgjidhet nga Presidenti.

    Listat janë gati, pritet vendimi. Po luhet një lojë brenda lojës së Shtëpisë së Bardhë, është ajo e Gjykatës Supreme që luhet në kohën e saj të gjatë dhe të shpejtë ndaj ligjit, ndaj transformimit të shoqërisë amerikane, luan shkarkimin dhe downliad-in e saj të vazhdueshëm, interpretimin e Kushtetutës së saj të mrekullueshme, fleksibilitetin dhe ngurtësinë e saj.

    Testamenti i Ginsburgut

    Ginsburg ishte një nga katër gjykatësit e ashtuquajtur progresistë në panelin prej nëntë anëtarësh të Gjykatës së Lartë të SHBA që tani po shkon drejt një shumice dërrmuese konservatore: 6 me 3.

    Nuk kalon as një orë nga lajmi i zhdukjes së ikonës liberale dhe, Mitch McConnell përgatit terrenin, para-deklaron verdiktin e tij politik (dhe ndryshon rrënjësisht mendim nga ai që deklaronte në 2016: asnjë emërim në Gjykatën e Lartë nuk bëhet në një vit zgjedhjesh), jemi në betejë për konsensus, votohet më 3 nëntor, Gjykata e Lartë në imagjinatë është një mburojë dhe një ushtri, mbron traditën ose e ndryshon atë përgjithmonë.

    Ginsburg e dinte se do të ndodhte. Shpresonte të mbijetonte edhe për këto zgjedhje, por kur e kuptoi që tumori po fitonte, i diktoi mbesës së saj Clara Spera vullnetin e tij politik.

    Joe Biden ka kërkuar (më kot) që të jetë presidenti i ardhshëm ai që të zgjidhte gjyqtarin e ri të Gjykatës së Lartë.

    Chuck Schumer, shefi i pakicës në Senat, i bëri menjëherë të tijat fjalët e Ginsburgut: “Amerikanët duhet të thonë të tyren në zgjedhjen e gjyqtarit tjetër të Gjykatës së Lartë”. Ndërhyri gjithashtu edhe Barak Obama, duke kërkuar që trashëgimia e Ginsburg të nderohej duke ndjekur udhëzimet e saj.

    Trump në vitet e fundit ka emëruar dy gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh, një rekord që vetëm një Republikan tjetër, Richard Nixon, ia ka arritur në mandatin e parë.

    Goja është e qepur për lëvizjet e ardhshme, por sipas zërave emërimi mund të jetë çështje ditësh, në mos orësh, siç kërkohet nga Senatori Republikan i Teksasit, Ted Cruz, i përfshirë në listën e fundit të kandidatëve të shpërndarë nga tycoon më 9 shtator.

    Biden nuk i ka paraqitur kurrë opsionet e tij, thjesht duke thënë se ai do të emëronte një grua me ngjyrë.

    Zgjedhjet e mundshme për Gjykatën e Lartë janë thelbësore për votuesit amerikanë.

    Që nga viti 2016, kur zbriti në fushë, Trump tashmë ka bërë publike katër lista. Katër vjet më parë, gjatë përballjes së tretë në TV midis kandidatëve presidencialë (i ndjekur nga 84 milion amerikanë, të dhënat nga Nielsen) çështja e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme e mbajti ndezur debatin për 15 minuta dhe sipas disa vëzhguesve ishte çerek-ora më e rëndësishme e të turrit të ‘The Donald’.

    Midis emrave të propozuar në shtator 2016, ishte edhe ai i Gorsuch, më pas i emëruar më 31 janar 2017 në vend të një yllit të të drejtës amerikane, Antonin Scalia, interpretuesit “origjinalist” i Kushtetutës.

    Fjalët e Trump

    Presidenti mësoi për vdekjen e Ginsburg gjatë tubimit të tij në Minesota. Ai e quajti atë “një titan të Ligjit” dhe urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtizë në Shtëpinë e Bardhë.

    Midis të dyve nuk rridhte gjak i mirë. Ajo e kishte quajtur atë “një të rremë” dhe ai e kishte quajtur atë një idiote duke i thënë të dorëhiqej. Shprehën pendesë për çfarë dhe e bënë atë pa e bërë atë pa u fshehur.

    Ginsburg ishte një talent i së drejtës së aplikuar në transformimin shoqëror, studioi drejtësi në Harvard – e vetmja femër në një klasë me 500 meshkuj – dhe në Columbia University.

    U bë një figurë e madhe e kohës së të drejtave të grave në vitet Shtatëdhjetë, ishte ajo e para që përdori fjalën “gjini” në vend të “seks” në çështjet gjyqësore duke hapur dyert kësisoj për fitoret e grave.

    Nuk u dorëhoq kur liberalët kërkuan zëvendësimin e gjyqtarëve të ashtuquajtur progresistë gjatë presidencës së Barack Obamës, shpresonte në ardhjen e një tjetër presidenti demokrat, dhe nuk e kishte as ajo, gjithmonë e mprehtë në analizat e kontekstit social dhe politik të Amerikës, llogaritur ardhja e një eventi të papritur në histori: Trump.

    Me veprimet e saj në gjykata, me ‘dissent opinion’ e saj dhe vendimet në Gjykatën e Lartë, Ginsburg ka luajtur një rol kryesor në transformimin e shoqërisë amerikane.

    Linda Greenhouse, dekane e korrespondentëve të New York Times në Gjykatë (1978 deri 2008, fituese e çmimi Pulitzer 1998) ka shkruar se “ndryshoi rolin e grave dhe të burrave” në shoqërinë amerikane.

    Ginsburg u bë jo vetëm një flamur i feminizmit, por i kostumit amerikan, emri i saj fitoi dimensionin e statusit të shpirtit kur u bë një format spektakli dhe figura e saj ra shumë në Notorious R.B.G., një biografi që i bëri jehonë Notorious BIG, emri të një reperi të lindur në Brooklyn.

    Ai ndryshoi muzikën, ajo ndryshoi jetën e amerikanëve. Siç titulli Time në një kopertinë kushtuar saj, ajo ishte një “changemaker”.

    Trump ka mundësinë të lërë një gjurmë të thellë në skenarin e të drejtës në SHBA. E ka bërë këtë me emërimin e 216 gjykatësve federalë deri më tani (mund të arrijnë 230 dero në fund të mandatit të parë) dhe është një rekord, vetëm Jimmy Carter ka bërë më mirë se Trump (me 262 gjyqtarë të emëruar), Barack Obama në dy mandate emëruar 334.

    Këto të Trumpit janë një numër imponues, tani ai ka mundësinë për ta transformuar Gjykatën e Lartë në një bastion të pathyeshëm të konservatorizmit.

    Nëse rizgjidhet, ai mund të zgjedhë jo vetëm pasuesin e Ginsburg, por atë të liberalit tjetër  Stephen Breyer (82) dhe ndoshta edhe konservatorin Clarence Thomas (72).

    Kë do të zgjedhë ai për të zëvendësuar Ginsburg? Një tjetër grua, mes emrave qarkullon ajo e Amy Coney Barrett, gjykatëse në Çikago, konservatore, e cila tashmë ishte marrë në konsideratë edhe para zgjedhjes së Kavanaugh në 2018.

    Një armë me vlerë të jashtëzakonshme

    Ngjarjet shënjojnë kohët e fushatës, ato janë një mundësi për të kalëruar nëpër valët e propagandës dhe për t’u akorduar me elektoratet përkatës, frikërat dhe shpresat e amerikanëve.

    “Do të fitojmë Minesotën dhe katër vjet të tjera në Shtëpinë e Bardhë”, siguroi presidenti që pati fluturuar në shtetin që ka në shënjestër. Takim i zhvilluar pikërisht në ditën e fillimit të votimit të parakohshëm, duke i paraprirë për disa orë takimit tjetër, atij të sfiduesit demokratik.

    Në vitin 2016, Trump humbi në Minesota kundër Hillary Clintonit me një grusht votash, 45,000. Rezultati përfundimtar do të varet nga zgjedhjet e Iron Range, rajoni rural i pasur me miniera pranë Lake Superior, dikur një bastion i demokratëve, me një sindikatë të fuqishme punëtorësh që në 2016 mbështeti Trump për politikat e tij tarifore.

    The Donald shpreson të marrë marrë me vetë në shtepi 10 Votuesit e Mëdhenj, ata që do t’i mungonin, për shembull, nëse do të humbte në Wisconsin. Është sudoku elektoral i Presidentit, një kalërim i fuqishëm, i vazhdueshëm, në bordin e Air Force One, nga njëri shtet në ekuilibër në tjetrin.

    Për Trump, 46 ditë para votimeve, vdekja e Ginsburg është një armë me vlerë të jashtëzakonshme, një fakt që lakon hapësirën e fushatës presidenciale.

    Asnjë president nuk do ta linte kurrë atë vend bosh teksa po është në garë për Shtëpinë e Bardhë.

    Dhe sigurisht, ai do të përpiqet ta zëvendësojë, para ose pas Election Day, edhe nëse Republikanët do të humbisnin kontrollin e Senatit, duke bërë votimin e emërimit nga shumica në detyrë deri në Janar. A do të miratohet emërimi? E gjitha është për tu parë, dy senatorë të Old Party, Susan Collins e Lisa Murkowski, duan që nominimin të bëjë presidenti i ardhshëm i zgjedhur.

    Por nëse perspektiva e pasjes së një gjykatësi tjetër të krahut të djathtë favorizon Trumpin sepse rrit konsensusin konservator, është po ashtu e mundur që vdekja e R.B. G., mund t’i çojë në votime edhe atë pjesë të brezit të vjetër që e quan veten liberal (edhe pse duhet thënë se sipas të gjitha sondazheve ky brez do të votojë thuajse në mënyrë masive për “Low and Order”, pra për The Donald) për të ruajtur trashëgiminë e saj.

    Të vendosësh à la Trump, impulsivisht, me lajmin që ende pulson nëpër portale dhe gazeta dhe të emocionosh të paktën dy breza burrash dhe grash, të moshuar dhe shumë të rinj, do të thotë të rrezikosh të trazosh ujërat e opinionit publik, duke vënë kapelen e MAGA-s në zëvendësimin e një figurë që gëzonte respekt edhe nga kundërshtarët e frontit tjetër kulturor dhe politik, është një lojë e vështirë edhe për një pokerist si Trump.

    Një zgjedhje urgjente, strategjike

    Por konteksti kësaj here e vendos përpara një zgjedhjeje urgjente, strategjike: të shkurtër për implikimet që ka në fushatën presidenciale, të gjatë me impaktin që emërimi i një gjykatësi të Gjykatës së Lartë ka në të gjithë shoqërinë amerikane.

    Pasi kalon natën, Trump në mëngjes e paraqet në mënyrën e vetme të mundshme duke pasur parasysh edhe kushtet, kontekstin historik dhe gjendjen e fushatës presidenciale: “Jemi vënë në këtë pozitë fuqie dhe rëndësia për të marrë vendime për njerëzit që na zgjodhën me kaq shumë krenari, më e rëndësishmja prej të cilave ka qenë gjithmonë zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara. E kemi këtë detyrim, pa vonesë!”.

    Gjithçka e qartë. Në fund të fundit, për një politikan si Trump, e gjitha është çështj kohe, gjendet në pozicionin për të zgjedhur dhe për të mos ta zgjatur në pafundësi.

    Ajo që ai nuk mund të bëjë është ajo që i kërkojnë demokratët: të mos zgjedhë, të lejojë që të jetë presidenti tjetër i votuar nga amerikanët të vendosë për trashëgiminë e Ginsburgut.

    E pamundur, Trump mund të marrë disa ditë për të reflektuar (ose thjesht të bëjë sikur sepse ai tashmë e ka një ide, por kërkon ta hedhë atë në qarkullim me një ngadalësi të menduar mirë), të presë dhe pastaj të lëshojë, të meditojë me dinakëri dhe të aludojë me gazetarët për rëndësinë e momentit, për ta bërë zgjedhjen e ardhshme të shkëlqejë në solemnitetin e të menduarit për përgjegjësinë e emërimit ose të lërë të shpëtojnë emri nga dikush diku, e si në një lojë golfi, në stilin trumpian, të shohë çndodh me to, cilat lëvdohen dhe cilat tallen, duke lëshuar kështu një ballon në ajër, apo të konsultohet për listat pa besuar seriozisht tek ato, apo i mbërthyer nga dyshimet, të sondojë senatorët pro ose dhe kundër këtij apo atij emri, për të dekantuar mesazhin që kërkon t’u japë votuesve.

    Në fund të xhiros me karusel, Trump do të shqiptojë emrin që do të shënojë të ardhmen e Gjykatës së Lartë, duke i dhënë asaj gjurmën e një sezoni të ndryshëm në të cilin gjithçka ka ndryshuar sepse me vdekjen e Ginsburgut ka marrë fund zyrtarish një epokë kulmi i së cilës ishte presidenca e Barak Obama.

    Fushata është në kthesën e fundit, më pas do të vijë finishi, skenari është mjeshtëror, emërimi në Gjykatën e Lartë e pikturon me bojën e suspance, i jep prekjen nga lart, të Kushtetutës, të vërtetën solemne të fjalës së tij të hapjes së fushatës: “We the People of the United States…”. Më 3 nëntor, ai popull do të flasë me votë. Është verdikti që do të ndryshojë historinë.

    Përgatiti Dardan MITROVICA

  • Feminizmi, barazia dhe të drejtat e LGBT: jeta e vërtetë e Ruth Ginsburg

    Feminizmi, barazia dhe të drejtat e LGBT: jeta e vërtetë e Ruth Ginsburg

    Ruth Bager Ginsburg, e cila vdiq dje nga kanceri i pankreasit në moshën 87 vjeçe, ishte një simbol i ideologjisë liberale.

    Një gjykatëse e Gjykatës së Lartë në gjendje për të bërë të ëndërronin, përmes vendimeve të saj, dem-ët amerikanë dhe më gjerë.

    Për të kuptuar se çfarë ka përfaqësuar në jetën e tij gjykatësja Ginsburg, mjafton të fotografosh lamtumirën: ndër më të keqardhurit për largimin e tij, është At James Martin, jezuit, këshilltar për komunikimin e Selisë së Shenjtë dhe një kishtar që gjithmonë i është përkushtuar ndërtimit të një “ure” midis komunitetit LGBT dhe Kishës Katolike.

    I shenjtëruari, në javët që paraprijnë takimin me zgjedhjet presidenciale, po shpenzohet fuqimisht për Joe Bidenin, në nivel publik.

    Dhe Biden gjithashtu, siç ishte e qartë, shpenzoi fjalë plot kuptim.

    Me pak fjalë, ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, ishte një kampione e asaj që Joseph Ratzinger i ka përcaktuar, jo pa gjykim negativ, “të drejta të reja”.

    Gjatë këtyre orëve, edhe pse duke mos u ngazëllyer, shumë katolikë, veçanërisht ata që i përkasin frontit pro life, nuk po fshihen: ata shpresojnë që Trump ta zëvendësojë me një eksponent më pak “relativist”, gjithmonë në kuptimin racingerian.

    Por zgjedhja e një gjykatësi të ri në prag të zgjedhjeve presidenciale mund të shihet si një veprim politikisht jokorrekt nga mediat.

    Të shohim se çfarë vendosin tycooni dhe shumica republikane në Senatin Amerikan.

    Pozicionet dhe përplasjet me botën konservatore

    Feministe, barazitare dhe në favor të lëshimeve të caktuara ligjore mbi disa çështje të mprehta si aborti ose martesat midis personave të të njëjtit seks, Ginsburg ka përshkuar një rrugë të rëndësishme, veçanërisht në lidhje me barazimin e mundësive dhe të drejtave të rezervuara për burrat dhe për gratë.

    Dhe duke u ndjerë liberale ajo preferonte termin “gjini” ndaj “seksit”. Por kjo nuk është e gjitha. Gjykatësi Ginsburg ishte një institucion nga disa këndvështrime, si nga ai zyrtar, ashtu dhe imagjinar.

    Madje është edhe merchandising që ka të bëjë me të, dhe kjo nuk e zakonshme përsa i përket një autoriteti ligjor dhe gjyqësor. Emblema e pozicioneve të saj është rezultati i çështjes Roe kundër Wade.

    Ajo që substancialisht i ka dhënë dritën jeshile të drejtës së abortit në sistemin juridik të yjeve dhe shiritave: Ginsburg, ndryshe nga republikanët, nuk ka iu hap kurrë një rishikimi të pasojave të këtij vendimi.

    Sot, vdekja e saj, sido që të mendohet, mund të hartojë skenarë të rinj për të ardhmen. Sepse Donald Trump tani ka fuqinë të caktojë një gjyqtar të ri të Gjykatës së Lartë, duke ndryshuar përsëri ekuilibrat e brendshëm. Trump kurrë nuk shkoi shumë mirë me Ginsburg. Të dy këta eksponentë, për më tepër, e kanë bërë polarizimin e opinioneve një tipar karakteristik.

    Jeta

    Historia e Ginsburg është ajo e një personi që ia ka arritur. Një nga ato çështje ekzistenciale që i pëlqejnë aq shumë amerikanëve.

    Ginsburg nuk shpërtheu menjëherë. Përkundrazi, iu desh një kohë e gjatë për të gjetur një dimension pune që do t’i jepte mundësi të plotësonte vokacionin e saj, që ndoshta ishte ajo e një aktivisteje, dhe e një luftëtareje për kërkesat që ajo i konsideronte të drejta dhe të përshtatshme.

    Familja ishte me origjinë ruse. Feja që praktikohej në shtëpi ishte ajo hebraike. Fillimi i kësaj historie është Brooklyn, New York.

    E njëjta lagje – jo “zonë” – nga e cila vjen Alexandria Ocasio Cortez, i cili tani politikisht është thirrur për të marrë dëshminë.

    Si gruaja e dytë e emëruar në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara në historinë e saj, Ginsburg, për progresistët perëndimorë, ka marrë rëndësinë e një ikone me kalimin e viteve.

    Përgatiti Dardan MITROVICA

  • Beteja për Gjykatën e Lartë

    Beteja për Gjykatën e Lartë

    Vdekja e gjykatëses Ruth Ginsburg bie si plumb mbi fushatën zgjedhore. Një ikonë liberale, ajo ishte 87 vjeç dhe ishte e sëmurë prej kohësh. Ajo ishte arkitektja ligjore e luftës për të drejtat e grave. Republikanët hapin garën për pasardhësen e saj për të konsoliduar shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë. Vullneti i saj politik: “Zgjedhjen ta bëjë presidenti i ri”

    Lamtumirë Ruth Bader Ginsburg, gjykatëse e Gjykatës Supreme të SHBA, gruaja e dytë në historinë amerikane që u ul në organin më të lartë gjyqësor të këtij vendi.

    Ishte 87 vjeç. Vdekja i erdhi nga ndërlikimet e lidhura me kancerin, u njoftua nga Gjykata e Lartë, ku ishte emëruar nga Presidenti Bill Clinton në 1993.

    E lindur në New York, Ginsburg ishte arkitektja ligjor e luftës për të drejtat e grave dhe emancipimit feminist në vitet Shtatëdhjetë.

    Dëshira e fundit, të presim zgjedhjet

    “Dëshira ime më e madhe është të mos zëvendësohem derisa presidenti i ri të marrë detyrën.”

    Këto janë dëshirat e fundit, që i janë besuar mbesës së saj Clara Spera. Por, sipas burimeve të cituara nga ABC, Presidenti Donald Trump mund ta shpallë emrin për ta zëvendësuar që në ditët e ardhshme dhe Senati është i gatshëm për ta votuar.

    Demokratët kanë ngritur zërin duke kërkuar që Ginsburg të zëvendësohet vetëm pas zgjedhjeve presidenciale. Republikanët kontrollojnë Senatin me 53 nga 100 vende.

    Homazhi i Donald Trump

    Duke mos qenë në dijeni të vdekjes së gjykatëses së Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, Donald Trump nuk e ndërpreu takimin e tij zgjedhor në Minesota, i cili është bërë një shtet i diskutueshëm dhe ku kishte fluturuar edhe sfiduesi demokrat Joe Biden.

    Sapo u informua, e quajti lajmin “të trishtuar”. “Ajo ishte një grua e pabesueshme”, deklaroi presidenti duke folur me gazetarët, SHBA po vajton humbjen “e një titani të ligjit” shkroi më pas ai në Twitter, duke shprehur ngushëllimet e kombit.

    Gjithashtu Trump, duke kujtuar 27 vitet e shërbimit në Gjykatën e Lartë, theksoi se Ginsburg ishte “një grua e dashur për bashkëshortin e saj të ndjerë Martin dhe një nënë e përkushtuar për dy fëmijët e saj”.

    “E emëruar për mendjen e saj brilante dhe debatet e forta në Gjykatën e Lartë, gjykatësja Ginsburg ka treguar se si mund të mos pajtohemi pa qenë të pakëndshëm ndaj kolegëve apo atyre që kanë pikëpamje të ndryshme.

    Pikëpamjet e saj, përfshirë vendimet e njohura për barazinë ligjore për gratë dhe personat me aftësi të kufizuara, kanë frymëzuar të gjithë amerikanët dhe brezat e mendjeve të mëdha të ligjit”. Në Shtëpisë së Bardhë flamujt u ulën në gjysmë shtizë për nder të saj.

    Amerika në zi

    Amerika mban zi për humbjen, duke filluar me eksponentët kryesorë të demokratëve si Speakerja e Dhomës, Nancy Pelosi.

    “Çdo grua dhe vajzë, pra çdo familje në Amerikë ka përfituar nga shkëlqimi i saj”, tha ajo, vdekja e saj përfaqëson “një humbje të pallogaritshme për demokracinë dhe për të gjithë ata që luftuan dhe u sakrifikuan për një të ardhme më të mirë për femijet tanë”.

    “Me largimin e Ruth Bader Ginsburg, Amerika humbi një nga gjykatësit më të jashtëzakonshëm që ka shërbyer në Gjykatën e Lartë. Ishte një gjykatëse e mrekullueshme dhe një person i mrekullueshëm dhe brilant” tha ish-presidenti Bill Clinton, që e pati emëruar në 1993

    “Ka frymëzuar më shumë se një brez grash”, kujton ish presidenti republikan George W. Bush.

    Edhe yjet e Hollivudit vajtojnë gjyqtaren e ikonës liberale dhe u bëjnë thirrje amerikanëve që të shkojnë në votime më 3 nëntor.

    “Do të jetosh përgjithmonë në histori” twitton Barbara Straisand.

    “Faleminderit që ndryshove historinë, nuk do të lemë që të zhbëhet”, i bën jehonë Mariah Carey.

    “Ishte një kampione e vërtetë e barazisë gjinore”, vëren Jlo.

    “Zoti pse?”, shkruan regjisori dhe aktivisti i majtë Michael Moore.

    Kandidatët për ta zëvendësuar

    Pasardhësi i Ginsburg në Gjykatën e Lartë duhet të emërohet nga presidenti i ri pas votimit të 3 nëntorit, tha sfidanti i Donald Trump, demokrat Joe Biden. Që nga viti 2016, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shpërndarë katër lista me emërime të mundshme.

    20 emrat e fundit u shpërndanë më 9 shtator.

    Në listën e fundit, ashtu si dhe ato të mëparshme, përfshihen gjykatës federalë, ish-prokurorë, senatorë, zyrtarë të lartë nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Drejtësisë.

    Kjo është lista më e fundit e enrave të mundshëm:

    ►Bridget Bade (U.S. Court of Appeals for the 9th Circuit)

    ►Daniel Cameron (Kentucky attorney general)

    ►Paul Clement (former solicitor general of the United States)

    ►Sen. Tom Cotton (R-Ark.)

    ►Sen. Ted Cruz (R-Tex.)

    ►Stuart Kyle Duncan (U.S. Court of Appeals for the 5th Circuit)

    ►Steven Engel (Office of Legal Counsel, DOJ)

    ►Noel Francisco (former solicitor general of the United States)

    ►Sen. Josh Hawley (R-Mo.)

    ►James Ho (U.S. Court of Appeals for the 5th Circuit)

    ►Greg Katsas (U.S. Court of Appeals for the District of Columbia Circuit)

    ►Barbara Lagoa (U.S. Court of Appeals for the 11th Circuit)

    ►Christopher Landau (U.S. ambassador to Mexico)

    ►Carlos Muniz (Supreme Court of Florida)

    ►Martha Pacold (U.S. District Court for the Northern District of Illinois)

    ►Peter Phipps (U.S. Court of Appeals for the 3rd Circuit)

    ►Sarah Pitlyk (U.S. District Court for the Eastern District of Missouri)

    ►Allison Jones Rushing (U.S. Court of Appeals for the 4th Circuit)

    ►Kate Todd (deputy White House counsel)

    ►Lawrence VanDyke (U.S. Court of Appeals for the 9th Circuit)

    Përgatiti Dardan MITROVICA

  • Tri spektakle dhe një mirëseardhje për Bill Klintonin

    Tri spektakle dhe një mirëseardhje për Bill Klintonin

    Konventa virtuale e dem (demokratëve) vuan nga trishtimi i Zoom dhe mungesa e pazëvendësueshme e një skene. Midis një Bideni të balsamosur dhe një Eva Longoria të ngurtë përfundon të shkëlqejë një Sanders i vjetër, por ama është Michelle ajo që merr më shumë duartrokitje në një takim “No Applause”

    Në Amerikë, janë në zhvillim e sipër tre spektakle njëkohësisht: nxitimi i çmendur i Wall Street, konventa e demokratëve dhe fushata e Trump. Le t’i shohim se si shkojnë gjërat në box office.

    Wall Street ka shpërthyer sonte barrierën e rimëkëmbjes, 126 ditë pas pikut të koronavirusit, indeksi S&P 500 tejkaloi rekordin e mëparshëm të 3386.15 të 19 shkurtit, duke fshirë një kolaps historik (-34%) në muaj në shkurt dhe mars që kishte ndalur vrapin e “demit”, rritja ekonomike më të gjatë në histori. Këtë vit indeksi S&P po fiton rreth 5%. Në pandemi të plotë. Shërimi më i shpejtë nga një fazë “e errët” në historinë e Wall Street. Ngritja nuk është vetëm për aksionet hi-tech (Nasdaq fitoi edhe sot + 0,73%) por edhe të energjisë dhe ndërtimit, aksione të goditura fort nga kriza e koronavirusit. Tregu është duke blerë një zgjerim të ekonomisë.

    Donald vs Michelle: “Ulu dhe shiko!”

    Fushata e Trump ka një radar të fiksuar tek të dhënat ekonomike dhe … mbi “socialistët” të përfaqësuar nga çifti Biden-Harris. Presidenti është në një tur elektoral, objektivi i tij materializohet, është Michelle Obama, një ser tweets me një ftesë përfundimtare: “Dikush ju lutem të sqarojë Michelle Obama se Donald J. Trump nuk do të ishte këtu, në të mrekullueshmen White House, po të mos ishte për punën e bërë nga burri i saj Barack Obama. Unë dhe administrata ime kemi ndërtuar ekonominë më të madhe në historinë e çdo vendi, kemi shpëtuar miliona jetë dhe tani po ndërtoj një ekonomi edhe më të madhe se më parë. Vendet e punës janë me bollëk, Nasdaq është në një nivel rekord, më shumë do të vijë. Ulu dhe shiko!”. Ekonomia, Borsa, vendet e punës. Trump do ta godasë hekurin e nxehtë të rihapjes dhe rimëkëmbjen. Votat janë këtu.

    E më pas? Më pas janë demokratët, që janë në një avantazh të qartë, ata mund ta mposhtin Trump me lehtësi, por duket se po luftojnë për të humbur, kanë dukshëm një problem storytelling. Si shkoi konventa virtuale? Dukej si një nga ato aperitivët koronavirus në Zoom, një trishtim që të shtyn të bashkohesh në seancën e parë të alkoolistëve anonimë. Nëse ka ndonjë gjë që pandemia na ka konfirmuar, është se i dashuri spektakël i vjetër, ku recitohej drejtpërdrejt nga Globe i Shakespirit tek Majestic i Broadway, në ekran nuk funksionon. Realiteti në teatër nuk mund të fshihet, transformohet dhe shpërndahet nëpër piksele. Dhe ngjarjet e mëdha politike janë teatër. Akoma më keq nëse nëse tek kokteji në Zoom, ku shtoni një skenar në të cilin zia dhe fatkeqësia nuk mund të bashkëshoqërohen me një twist shprese, me një kërcim optimizmi, një breshëri e freskët utopie. American Dream nuk ka vdekur sepse dem kanë vendosur që nën administrimin e Trump ka vdekur, ajo ekziston dhe bëhet (dhe zhbëhet) çdo ditë, veçanërisht atje ku sundojnë demokratët.

    Në ditën e dytë të emërimit zyrtar të Joe Biden për presidencën dhe do të flasë Bill Klinton, një njeri që ka karizëm, ritëm, nuhatje politike dhe ndjenjën e spektaklit, shpresojmë që pleqëria (ai është 73 vjeç) të mos e ketë ndryshkur dhe të sjellë midis demokratëve atë imagjinatë që ka qenë gjithmonë një nga përbërësit e progresizmit amerikan. Siç do ta shohim, Klinton ka disa probleme me disa lloj fotosh të publikuara nga Daily Mail, por për dikë si ai gjithçka është e kapërcyeshme.

    Dita e parë, e cila mbaroi në orën 5:00 të mëngjesit në orarin evropian (plus minus ndonjë orë), pati një çmim biletash (natën pa gjumë dhe efektet e day after) që sinqerisht nuk ia vlen spektaklit. E mendon kështu edhe Real Clear Politics: “Kur Michelle Obama e mbaroi më në fund fjalimin, Braves shokonin National me një home run në minutën e 9-të inning”. Ai i ish-First Lady ishte ndërhyrja më e pritur, por që nga një minutë e caktuar e tutje u kthye në një torturë nga e cila mezi pritej të përfundonte, mezi pritej mbyllja me: votoni për Biden. Elementare Watson!

    Dem kishte për qëllim që të dëgjoheshin zërat e ndryshëm të Amerikës, u përpoqën për një gjë të tillë, por rezultoi si mbarimi i një meshe të përjavshme. Madje edhe prania e rafinuar dhe e ndritshme e Eva Longoria u bë opake. Një mundësi e humbur, shpresojmë që ta marrë veten.

    Skenari i kloroformit

    Duke i zgjedhur si bazë temat e Black Live Matter dhe krizës së koronavirusit, mund të thuhet se rruga ishte e destinuar të përfundonte në një zbehtësirë, por kështu, duke djegur në mënyrë kaq të ngathët intuitën e shkëlqyeshme të kreut të Kushtetutës Amerikane, “We The People”, me një skenar alla kloroform është një krim. Momente të rralla të mira, lumenj monotonie, kaq shumë gjëra për tu rregulluar në vijim. A do të kenë sukses kjo ndërmarrje? Kemi një biletë edhe për sonte, Bill mos ta humbisni.

    Biden bëri Biden, asgjë të re, ai ballsamosur si një Trump çfarëdo dhe i ngjitur në Twitter dhe ashtu si The Donald edhe Joe shkëlqen me grimin në një përpjekje të dëshpëruar për të maskuar moshën. U fol për George Floyd, për policinë e dhunshme, Biden tha se i kujtonte fjalët e tij. Zero befasi, është pjesë e programit. Raundi i deklaratave nga qytetarët e zakonshëm (njeriu i rrugës, do të thoshte dikush), një klasik “Town Hall format” (pyetje dhe përgjigje të hapura), Amerika e të shumtëve, e të padukshmëve, e diversitetit, e kompleksitetit. Atë që Trump nuk mundet ta bashkojë dhe që sipas dems synon ta përçajë. Këtu shfaqet mungesa shkatërruese dhe e pazëvendësueshme e… skenës. Deputeti demokrat (dhe i zi) Jim Clyburn mbetet i mbërthyer në fillim, por ia rifillon përsëri, duke thënë se kemi nevojë për një president që mund t’i “bashkojë njerëzit” dhe se Biden “is a good man”, është një njeri i mirë. Shfaqet një ish Marin, Kevin Penn, ai bën një punë unike dhe të lavdërueshme, duke ndihmuar familjet e ushtrakëve që kanë humbur të dashurit e tyre në betejë. Dhe voton për Biden. Rishfaqet Eva Longoria me të njëjtën shprehje të rëndë të ngrirë si fillimi i filmit i cili nuk është film. Ka jetë në univers, shfaqet Andrew Cuomo që ka fuqinë për të konsumuar durimin (pak) të Trump si bateria e një iPhone: ritheksoi edhe një herë “dështimin” e menaxhimit të koronavirusit prej Shtëpisë së Bardhë, sepse “kombi pas gjashtë muajsh është akoma i papërgatitur” (dhe Trump nga ana tjetër nxjerr një twitter me një intervistë ku Cuomo komplimenton administratën), ka “leksione kritike” të koronavirusit, “negative dhe pozitive”. Cuomo është një tip i ashpër, ka shprehje të drejtpërdrejtë (ishte ai që tha “do të marrim koronavirusin me shkelma bythëve”) pra “ne jemi Amerika dhe ne fitojmë luftëra”, pra “qeveria ka rëndësi, leadershipi ka rëndësi, dhe ne kemi nevojë për një leader që të dijë të bashkojë dhe unë e njoh atë njeri, është Joe Biden”. Më në fund ai që di të mbajë një fjalim politik dhe shkon drejtpërdrejt në shenjë.

    Një turne rreth Covid

    Vota e shpallur për Biden nga Kristin Urquiza, babai që vdiq nga koronavirusi, është një kapitull delikat i fushatës, por gjithçka është e ndryshueshme në këtë luftë të pafund, ku fluturojnë goditjet sipër e poshtë rripit. Dhe godasin të gjithë nga të dy palët. Flasin infermierët, punonjësit shëndetësorë. Kapitulli Covid-19 në Amerikë është i hapur, luftë politike shumë e ashpër. Të gjitha me maska ​​- një konstante në një luftë imazhesh ku Amerika e përgjegjëshme vetë-deklarohet demokratike, është një betejë midis dy botëve, përplasje e imagjinares së një Amerike të dyfishtë, të ndarë, të copëtuar. Është një kalim nga TV i dhimbjes në konventën e dhimbjes. Që është, shumë, jo vetëm e një ane politike dhe evokimi i saj i vazhdueshëm parashtron probleme shumë të mëdha komunikimi – për të gjithë – dhe rrezikun e një efekti bumerang.

    Nga konventa dem preket dhe aspak me delikatesë kriza e Shërbimit Postar dhe natyrisht manipulimet e Trump me votimin me postë. Gjithçka luhet kundër The Donald. Po ku është ajo “gjëja”, programi? Në raundin e parë nuk del, e domosdoshme është largimi i Trump nga Shtëpia e Bardhë, opozita ndaj presidentit që e kemi parë të shfaqet e fuqishme nëpër sondazhe. Eva Longoria është gjithmonë e realizuar. Kur shfaqen eksponentët politikë, prezantohet tema (ka pak për të qeshur, në format ky është problem mjaft serioz i skenografisë që tërbon imagjinatën e rrjeteve sociale) në sfond, vendi nga ku flasin dhe për ajo që në vitet tetëdhjetë quhej quhej “look”. Ka mërmërima. Është radha e Gretchen Whitmer, guvernatores së Miçiganit (që vesh xhaketë lëkure në gusht), me flamuj shtetërorë në lis dhe dreri – në ekran rrjedhin emrat e disa prej viktimave, në stilin e New York Times me faqen e parë kryesore (dhe jemi gjithnjë në një regjistër stilistik “in memoriam”) – Eva Longaria kthehet (e ngurtësuar në shprehjen e saj debutuese), flet një grua, por regjia në përpjekje të simbolizmit si një krijuese e mirë krijon një inkuadrim (nga lart, testi bëhet gjithnjë e më i komplikuar) i një njeriu në kryqëzim … është John Kasich (Alexandria Ocasio-Cortez e do aq shumë sa e mbuloi me niseshte për çështjen e abortit), prototipi i ri model në rrugën e duhur për këto zgjedhje, republikan-i penduari-për-Biden të cilin Kasich e përcakton si “njeriu i duhur” për “kohërat tona”. Republikani Chris Christie do ta etiketonte sot me finesë si Phantom of Opera: “Backstab”, një gjë e ëmbël midis ish miqve konservatorë.

    I vjen rradha Doug Jones, senator nga Alabama, rishfaqet Longoria, por shikimi tani është enraptuar nga imazhi bucolik i një kuzhine (po, pikërisht ajo, “the kitchen”) ku senatorja Catherine Marie Cortez Masto nga Nevada prezanton në sfondin e videos diçka që ka skicën e dyshimtë të një pako drithërash Kellogg’s, por shfaq mbishkrimin “Joe” për publikun në shtëpi të cilët ngjajnë të kapur nga labirinthi akut sepse nuk dinë më çfarë të shikojnë: të shohin sobën, të masin me sy tavolinën apo të marrin me mend se çfarë është ai “Joe” po shikon ngultazi nga pjatat.

    Njëqind hijet e Bidenit

    Një gjysëm plani mbi Longoria-n, duke psherëtirë. Është koha për Amy Klobuchar, grua e zonja, por që nëse flet për më shumë se tre minuta humbet kontaktin me bazën e hënore Alpha, flet për diçka konkrete, por vetëm duke aluduar, në “Buy American” të Bidenit që duhet të zhduke “America First”-in e Trump, e duke qenë se po flitet për program politik, mbaron shpejt për t’u rikthyer tek armiku dhe pra “duam një president për të gjithë Amerikën”. Cory Booker thotë diçka, por mbërrin menjëherë “Beto” O’Rourke, ai që duhej t’i tërbonte të gjithë, sepse i pëlqente gazetave dhe për këtë arsye përfundoi rregullisht jashtë piste. Përmbledhje e fotove të Amerikës në maska, imazhe gjysëm të patinuara të Bidenit patriot, Bidenit ushtarak, Bidenit të trishtuar, Bidenit djalë, Bidenit baba, Bidenit gjysh. Dhe të jetë e qartë se misioni është “never lost a job”, asnjë vend pune nuk ka humbur. Si? Sonte është një detaj dhe nesër është një ditë tjetër tha Rossella ‘O Hara. Do të duhet të ishe idealisht në një skenë të Spike Lee në “Ora e 25-të” (bateri e daulle, flamuri amerikan që fluturonte në makinën që përshkon shkretëtirën, një detaj mjeshtëror dhe një super Edward Norton), por në realitet të jepet përshtypja se je në një Superquark të America Liberal në kërkim të autorit.

    Shfaqet gjysh Bernie dhe më në fund del diçka nga planeti demokratik. Atje në Vermont në mes të gushtit duhet të jetë fresk, pas krahëve të senatorit gjithnjë humbës dhe gjithnjë gëzueshëm në pistë është përbërës pitagorik prerjesh drusore, material që zakonisht përdoret për oxhakun. Në përpjekje për të treguar zjarrin dhe zjarrvënësit, Sanders ofron një ese të aftësive të tij metaforike-zjarrvënëse, duke evokuar siluetën e lirës dhe zjarrit: Amerika digjet, “Trump është si Neroni”. Theksi i senatorit synon në mobilizimin e bazës së tij – që sigurisht nuk e do Bidenin – dhe Sanders e bën punën e tij në mënyrë të admirueshme: “Kemi nevojë për Joe Biden president, kështu që ne duhet të lëvizim fuqimisht lëvizjen tonë në këtë drejtim.” Theksoi se momenti është serioz, prandaj “fushata ime përfundoi shtatë muaj më parë, por ne duhet të vazhdojmë të ruajmë demokracinë”, të shmangim përmbysjen e fushatës nga manovrat e Trump me Postal Service, për Sanders është në lojë gjithçka, madje edhe “e ardhmja e planetit”. Apokaliptike. Inkuadrimi i një breshërie duartrokitje në Zoom-in demokrat dhe gati me pjesën që ka rëndësi, është ajo: Michelle.

    E stiluar alla Michelle, me sytë obezidian të mprehtë si shigjeta, ngre zërin menjëherë teksa thotë se “the job is hard”, puna që duhet të bëhet është e vështirë, “Biden nuk është i përsosur” (dhe e di edhe ai) , por “Trump është presidenti i gabuar”. Ndjekin konsiderata zigzag për politikën (“nuk më pëlqen”, thotë ajo teksa bën vetë politikë në nivelin më të lartë në Tokë), për faktin se “të jesh president nuk ndryshon atë që je”, dhe duhet të kesh “empati” dhe “të dish të ecësh në këpucët e një tjetri ”. Michelle është në një fazë ku zgjedhësi e hedh veten në shtratin frojdian. Ndryshoni shënjestrën, jemi në minutën e pestë dhe gjëja fillon të jetë jashtë dimensionit popcorn, por “Biden i di të gjitha këto”. Fjalimi bëhet i ndërlikuar, duhet bërë “si në vitin 2008 dhe 2012” (detaj, atëherë ishte Obama, një kampion i ligjërimit politik), duhet “vënë maska”, “të vihemi në rradhë”, “të shkojmë për të votuar”. Për kë? Për atë që “nuk është i përsosur”, Joe Biden. Më në fund ka arritur në vijën e finishit.

    Dita e parë kaloi kështu, në atë që New York Times e quajti: “No Applause, No Crowds: Democrats Begin a Most Unusual Convention”. Pa duartrokitje. Pa grumbullime. Një konventë vërtetë e pazakontë. Pas pak do të jetë radha e Bill Klintonit, që sot u mirëprit nga komiteti mikpritës i Daily Mail: tabloidi tabloidi anglez ka publikuar fotografi të ish-presidentit (asokohe 56 vjeç) teksa masazhohet në qafë nga 22 vjeçarja Chauntae Davies, e cila udhëtonte me avionin privat të Epsteinit, “Lolita Express”. Një fotosesion i plotë, disa orë para fjalimit të tij për konventën dem. Nuk është Nabokov, është Amerika 2020.

    Përgatiti Dardan MITROVICA

  • Tirana, kryeqyteti më i varfër dhe thuajse më i shtrenjti i Ballkanit Perëndimor

    Tirana, kryeqyteti më i varfër dhe thuajse më i shtrenjti i Ballkanit Perëndimor

    Vehap KOLA

    Çmimet në Tiranë janë më të larta se në Shkup, Prishtinë dhe Sarajevë. Janë pak më të ulëta se në Beograd dhe Podgoricë, por edhe në këto qytete ushqimet janë më të lira se në Tiranë.

    Fuqia blerëse e qytetarëve të Tiranës është absolutisht më e ulët se e banorëve secilit prej kryeqyteteve të Ballkanit Perëndimor. Tiranasit janë, pra, 14% më të varfër se shkupjanët, 70% më të varfër se prishtinalijtë, 70% më të varfër se sarajevitët, 25% më të varfër se beogradasit dhe 29% më të varfër se podgoricanët.

    Me këto diferenca në fuqinë blerëse, edhe ato shporta konsumi që mund të jenë krahasimisht më të lira se në Podgoricë apo Beograd, për qytetarët e Tiranës bëhen të papërballueshme në terma realë.

    Vështirësitë ekonomike të Tiranës janë lule kur i krahason me qytetet e tjera dhe me zonat rurale në periferi të vendit. Çmimet janë po ato, ndërsa të ardhurat janë disafish më të ulëta. Pjesa dërrmuese e shqiptarëve bëjnë, për fat të keq, një jetë mizerabël.

    Shpopullimi i Shqipërisë është pasojë logjike e kësaj varfërie sistemike dhe kronike. Sistemike sepse ajo shkaktohet nga një model ekonomik të mbizotëruar nga monopolet, puna e nënpaguar (në privat edhe më e nënpaguar se në shtet) dhe pasiguria ushqimore e shëndetësore e shkaktuar nga korrupsioni.

    Kronike sepse modeli i oligarkisë, mafia-shtetit dhe izolimit ekonomik (2019 është viti kur përfunduan investimet e huaja të prura nga qeveria Berisha) shkakton një pamundësi absolute për të dalë nga kufiri i varfërisë me shanset normale.

    Tirana dhe e gjithë Shqipëria janë, pra, delja e zezë e Ballkanit. Për çfarë meritash merr çmime të padëgjuara Erion Veliaj?

    Dhe çfarë të mire i ka bërë këtij vendi Edi Rama që guxon të kërkojë një mandat të tretë?