Blog

  • Hugh Grant, 60 vjeç me elegancë dhe hijeshi

    Hugh Grant, 60 vjeç me elegancë dhe hijeshi

    Hugh Granti më i famshëm, që e njohin thuajse të gjithë, është ai i Notting Hill dhe Four Weddings and a Funeral.

    Janë dy, sigurisht, por ngjajnë shumë: të dy janë personazhe shumë britanikë në vetvete, të sjellshëm dhe të ngathët, të pashëm dhe beqarë, të ëmbël dhe sarkastikë.

    Por ka edhe të tjerë Hugh Grantë: njëri, më cinik dhe feminist, por gjithmonë komedik; një prej filmi dramatik – shumë më pak i njohur, por në disa raste mjaft i vlerësuar – është pastaj dhe ai jashtë kinemasë, shumë i rezervuar dhe kohët e fundit politikisht i angazhuar.

    Pavarësisht këtyre, sot është një nga ato ditët që s’mund të injorohet, sepse Hugh Grant mbush 60 vjeç.

    Emri i tij i plotë është Hugh John Mungo Grant dhe në kinema erdhi pasi lindi dhe u rrit në Londër nga një nënë që jepte frëngjisht dhe një baba që kishte një kompani qilimash dhe ishte i apasionuar pas golfit dhe akuarelëve.

    Pasi studioi letërsi angleze në Oksford dhe pasi shqyrtoi idenë për të vazhduar me studimin e artit, Grant zgjodhi t’i përkushtohej aktrimit, me të cilin kishte filluar të familjarizohej që gjatë studimeve, duke u bërë pjesë e një grupi teatror.

    Për ata që duan të thellohen në karrierën e tij kinematografike, filmi i parë i Grant për t’u rikuperuar është Maurice, i drejtuar nga James Ivory në 1987.

    Është një Grant dramatik: sepse historia, e marrë nga një roman me të njëjtin emër, është ajo e një dashurie mes homoseksualësh në Anglinë e fillimviteve Nëntëqind.

    Dhe është një Grant që u vlerësua, sepse falë këtij roli ai fitoi Kupën Volpi si aktori më i mirë në Festivalin e Filmit në Venecia.

    Pas Maurice, Grant luajti në horrorin The Lair of the White Worm, në rolin e Fryderyk Chopin, më pas u rikthye të luante për Ivory në The Remains of the Day dhe ra në sy me trillerin erotik Bitter Moon Hënë, me regji të Roman Polanski. Në këtë film personazhi i tij është në qendër të një marrëdhënie të çuditshme midis një burri në një karrocë dhe një gruaje joshëse që të takuar gjatë pushimeve në det.

    Por, Hugh Granti më i famshëm u pa vetëm në vitin 1994, me Four Weddings and a Funeral (Katër Dasma dhe një Funeral), që duhet të ishte një komedi romantike pa shumë pretendime por që u shndërrua në filmin britanik me fitimin më të lartë që kishin dalë deri në atë moment.

    Sigurisht që nuk ishte vetëm meritë e Grantit, por ai dha një dorë të madhe, falë Charles-it të tij, që i heq dhe i vendos syzet gjatë gjithë kohës, arrin vonë nëpër dasma, është i ngathët dhe i turpshëm por di si t’i bëjë njerëzit të qeshin dhe di të përdorë buzëqeshje të mëdha.

    Personazhi funksiononte dhe qëndroi pak i lidhur me Grant, i cili në një nga intervistat e tij të rralla thoshte: “Edhe pse i detyrohem atij filmi shumë nga suksesi im, ishte frustuese të duroja dy supozime që njerëzit filluan të bënin: e para se unë isha pikërisht ai personazh; tjetra se ai personazh ishte i vetmi që mund të bëja”.

    Pas Four Weddings and a Funeral, Grant u përpoq pakëz për të rikrijuar një karrierë, por bëri më shumë kronikën e agjentit të tij: personazhi me të cilin njerëzit e bashkëshoqëronin ndryshoi rrënjësisht kur në 1995 – teksa ishte i fejuar me aktoren dhe modelin Liz Hurley – u arrestua afër Sunset Boulevard në Hollywood teksa po voziste me një prostitutë në makinën e tij.

    Për pak kohë u duk se karriera e tij mund të rrezikohej, por në 2000 u rikthye të ishte një beqar, i ngathët, shumë anglez, i qeshur dhe shumë romantik me Notting Hill: një tjetër komedi romantike dhe një tjetër sukses i madh (ende sot, filmi i tij është nga më fitimprurësit në shkallë globale).

    Grant u përpoq edhe të qeshte – dukë ia arritur vetëm, sipas shumë kritikëve – tek Mickey Blue Eyes dhe Small Time Crooks, dhe falë suksesit si tek Bridget Jones’s Diary  (dhe në vazhdimin i tij), About a Boy e Love Actually vazhdoi të lëvizë nëpër komedi me personazhe përgjithësisht më cinikë se ato të komedive të mëparshme romantike.

    Në dekadën e fundit Grant ka bërë të keqin në pak a shumë të pasuksesshëm dhe tashmë të harruarin Cloud Atlas, ka luajtur me Meryl Streep në Florence, me një ari të animuar në Paddington 2 dhe për Guy Ritche në dy komeditë e tij të fundit aksion. Këtë dekadë të re Grant do ta nisë në tetor, në serialin e HBO, The Undoing, ku ai do të interpretojë me Nicole Kidman.

    Jashtë kinemasë dhe televizionit, Grant përshkruhet si një i apasionuar pas golfit, një tifoz i futbollit të Fulham, një koleksionist arti (ai bleu një portret të Elizabeth Taylor të bërë nga Andy Warhol për 4 milion dollarë, duke e rishitur për pesë herë më shumë. )

    Për personin e Grant – dhe jo personazhet e tij – u fol për shkak të këtij arrestimi në Hollywood dhe shpesh është folur nëpër tabloidët britanikë, dhe kundër dy prej tyre (Daily Mail dhe Mail on Sunday) në 2007 ai fitoi një gjyq, që shpjegoi se e nisi sepse ishte “i lodhur duke lexuar artikuj pothuajse të gjithë të sajuar për jetën time private”.

    Shfrytëzoi atëherë rastin për të treguar se “burimet e afërta” apo “miqtë dhe të besuarit” në të cilat bazohen disa histori të publikuara nuk ekzistojnë thuajse kurrë”.

    Fotografinë që iu bë pas arrestimit në 1995, Grant e nxorri vetë disa muaj më parë, duke qenë se disa – që e kritikonin sepse ishte deklaruar kundër kryeministrit britanik Boris Johnson – kishin rifilluar qarkullimin e tij.

    Përveç aktivizmit të tij politik, në Twitter por edhe në botën reale, Grant flet pak ose aspak për jetën e tij private dhe nga intervistat e tij të pakta vërehet një lloj vështirësie ndaj famës dhe asaj që përfshin puna e aktorit.

    Në vitin 2012, gjatë një interviste të gjatë për Guardian, në të cilën foli shumë për karrierën dhe pak për veten e tij, në një moment të caktuar tha, “duke ndërprerë papritmas dhe me pak trishtim”:

     “Shikoni, nuk mund të jem më në siklet sesa të flas për këto [gjëra private]. Asgjë nuk më duket më pak interesante sesa zbulimi i shpirtit tënd për një gazetë. Nuk ndjej ndonjë gjë të veçantë kur dëgjoj për një aktor që përpiqet të ndryshojë personalitetin e tij dhe nuk dua të jem ai lloj personi “.

  • Të mallkuarit e politikisht korrektes

    Të mallkuarit e politikisht korrektes

    Nuk ndalet gjuetia e shtrigave prej bartësve të politikisht korrektes, që ka rimarrë vrull dhe energji pasi protestat që ndodhën në SHBA pas vdekjes së George Floyd devijuan nga qëllimet e tyre sociale dhe të hegjemonizuara nga lëvizje në të cilat prosperojnë ithtarë të cancel culture dhe culture war kundër të gjitha figurave historike të cilat mund edhe vetëm të dyshohen se nuk u përmbahen kanuneve të ‘progresizmit’ bashkëkohor.

    Rasti më shqetësues është konstatimi i pranisë së një lëvizjeje të madhe mediatike dhe opinioni pas kësaj vale në rritje protestash të montuara. I fundit që e pësoi ishte Volteri.

    Filozofi i madh francez i shekullit të tetëmbëdhjetë u fshikullua në rreshtat prestigjioze të Foreign Policy, nga skena e së cilës gazetarja freekance franko-algjeriane Nabila Ramdani theksoi se Volteri do ka përhapur “errësirë, jo iluminizëm”, duke ftuar Francën të ndalonte “adhurimin” e një “racisti antisemit i cili frymëzoi Hitlerin”.

    Pavarësisht se akuza e përgjithshme se ka “frymëzuar Hitlerin” është e pakuptimtë (a duhet të shkatërrohen të gjitha disqet e Wagner vetëm sepse Fuhrer ishte i dashuruar pas muzikës së tij? Apo të digjen publikisht nëpër sheshe të gjitha librat e Hegel dhe Nieçes sepse nazizmi i bënte një interpretim sipas interesit të tij?) Artikulli i Ramdanit është një shembull tipik i ideologjisë reduksioniste dhe të njëanshme që gjallëron ikonoklastët e politikisht korrektes.

    E themeluar në një narcizëm substancial, në bazë të aksiomës sipas të cilës nëse figurat dhe ngjarjet e së kaluarës nuk janë konformuar me diktatet e besimit civile ‘progresist’ të sotëm është historia që është medoemos e gabuar.

    Së cilës i shtohet edhe viktimizmi bazik për të cilën Robert Huges pati shkruar në 1993 duke e përshkruar hegjemoninë politikisht korrekte të sapolindur si Kultura e rënkimit.

    Në emër të progresit dhe respektit për ndjeshmërinë e pakicave dhe grupeve që konsiderohen domosdoshmërisht më të dobëta, politikisht korrektja bëhet imponuese, pretendon të rishkruajë historinë dhe e përkul narracionin në vetvete.

    Protestat e verës shënuan një rritje të fushatës frontale të demonstruesve dhe protestantëve kundër një numri të madh figurash historike, nga të cilat Volteri është vetëm shembulli i fundit.

    Në Shtetet e Bashkuara, shënjestra e parë ishte një armik klasik i ithtarëve të cancel culture: Kristofor Kolombi.

    Navigatori i madh gjenovez u konsiderua simboli i kolonializmit dhe represionit që pasoi zbulimin evropian të Amerikave dhe për këtë arsye nxitësi i mundshëm moral i vrasjes së George Floyd.

    Lufta ndaj Kolombit ishte e pamëshirshme: statujat me kokë të prera, si në Boston, heqje parandaluese për të shmangur vandalizmin, siç ndodhi në Çikago, monumente të çmontuara si haraç i administratave dhe qeveri lokale për demonstruesit dhe për Black Lives Matter.

    Janë të paktën tridhjetë e pesë monumente të Kolombit që janë hequr në SHBA nga qershori deri më sot.

    Dhe shumë figura të tjera nuk patën fat më të mirë: Thomas Jefferson, Ulysses S. Grant dhe Theodore Roosevelt, tre presidentë të kaluar të SHBA, përfunduan në shënjestër të si “racistë” dhe monumentet e tyre u shkatërruar nga Georgia në Kaliforni.

    Një armik më pak i njohur i politikisht korrektes ishte San Junipero Serra, frati dhe misionari spanjoll që jetoi nga 1713 në 1784 i famshëm për evangjelizimin e Kalifornisë, i kanonizuar më 2015 nga Papa Françesku në një ceremoni në Uashington e cila u konsiderua si një ngjarje e rëndësishme për të rritur shpirti latin të Shteteve të Bashkuara.

    Por, për Junipero Serra, për fat të keq, kjo nuk mjaftoi: gjahtarëve të shtrigave nuk i pëlqente fakti që ai në gjallje pati shprehur konsiderata negative për kulturën e vendase amerikanë. Dhe të paktën shtatë monumente të tij janë shkatërruar në të gjithë Kaliforninë.

    Feja është sulmuar frontalisht edhe në themelet e saj. Më 23 qershor, aktivisti Shaun King, një nga liderët e lëvizjes Black Lives Matter (BLM), kërkoi të shkatërroheshin të gjitha statujat dhe të çdo shenjë e Jezusit dhe Virgjëreshës si “evropianë të bardhë”, të cilët ai tha se përfaqësojnë një formë të “supremacizmit të bardhë”.

    Këto thirrje kanë ndikimin e tyre në valën globale të protestave, dhe duke mbetur në këtë çështje, shohim atë që po ndodh në Poloni, ku aktivistët pro-LGBT kanë sulmuar kisha dhe vende simbolike të katolicizmit kombëtar prej javësh të tëra, duke detyruar autoritetet të forcojnë kontrollin nëpërmjet forcave të policisë në vendet e kultit.

    Ndërsa nga nga Vox.com lindi lufta kundër një figure qendrore për letërsinë amerikane të shekullit XX, Howard Philips Lovecraft.

    Autori i madh i historive horror, me ndikim në një gamë të gjerë shkrimtarësh që ka tek Stephen King fytyrën e tij më të famshme, i cili vdiq më 1935 është në shënjestër të për shkak të shprehjes së konsideratave raciste kur ishte gjallë.

    Deri në gjysmën e parë të Nëntëqindës, në çdo rast, ishtë organike një perceptim i maxhorancës Wasp (të bardhë, protestante, anglo-saksone) të popullsisë amerikane i një ndjenje superioriteti, shumë shpesh e devijuar karshi grupeve të tjera etnike: por për të hyrë në terrenin e rrëshqitshëm të identifikimit midis mendimeve të autorit dhe vlerave objektive të veprës është gjithmonë një rrezik.

    Në Londër, përfunduan nëpër kanale dhe kazane as më shumë e as më pak por Charles Dickens dhe Ludwig Beethoven; në të kaluarën ka qenë kantori i Indisë britanike Rudyard Kipling objekt diskutimi.

    Nga njëra anë e Atlantikut në tjetrën, nuk mund të mos përmendim atë që për protestuesit evropianë është armiku par-exelence: Winston Churchill, kryeministri britanik që “ishte thjesht një racist”.

    Imazhet e vandalizmit të pësuar nga statuja e ish-kryeministrit para Parlamentit Anglez i kanë hapur sytë shumë njerëzve përsa i përket devijimit të protestave drejt ikonoklastisë.

    Një fat i ngjashëm edhe për eksploruesin Cecil Rhodes, teksa shumë më i përpiktë dhe e hollësishme ishte gjahu ndaj statujave të financuesve apo investitorëve të tregtisë së skllevërve që Anglia koloniale e zhvilloi edhe në epokën moderne.

    Hulumtimi, në mënyrë të pashpjegueshme, ka neglizhuar investitorin e tij më të famshëm: Isaac Newton, i cili në fund të shekullit të shtatëmbëdhjetë ishte një financues aktiv i cili siguronte shumë para prej pasurive perandorake të Londrës.

    Presim që politikisht korrektet të mohojnë, për koherencë, edhe vlefshmërinë ligjore të gravitacionit universal.

    Në Shqipëri, fatmirësisht fenomeni akoma nuk ka mbërritur dhe kjo vetën fakë faktit të dyshimtë që qenies në krye të vendit të një qeverie ekstremisht të majtë, pra shumë e afërt me ‘progresistët’ e politikisht korrektes, por edhe faktit që në vendin tonë nuk ka pasur figura të shquara të niveleve të sipërcituara.

    Arsyetojmë për absurdet, por duam të paralajmërojmë për çmendurinë ku mund të çojë cancel culture.

    Për profesorin e Universitetit të Kolumbisë David Freedbergg “polemikat ikonoklastike udhëtojnë nëpërmjet kulturave dhe feve dhe janë një fenomen ciklik dhe i përsëritur. Nga lëvizja e madhe ikonoklastike e Bizantit, duke kaluar përmes Reformës protestante, Revolucionit Francez, Revolucionit Rus, deri në shembjen e statujave të Saddam Hussein në Bagdad në 2003 ”.

    Sidoqoftë, ikonoklasma e politikisht korrektes shton një element tjetër problemistik: ajo synon çmontojë pa propozuar të ndërtojë gjë tjetër në vend të rrënojave të mbetura në tokë.

    Duke qëndruar tek memorae damnatio dhe përpjekja për të zotëruar me forcë të kaluarën, e rëndë është se e gjithë kjo, zyrtarisht, bëhet në emër të një njeriu, viktimë e arbitraritetit të policisë në provincën amerikanë.

    Kujtimi i të cilit tani përdoret si kalë betejash që shumë pak kanë të bëjnë me pretendimet shoqërore dhe personale të të margjinalizuarve në të gjithë botën.

    Përgatiti Dardan MITROVICA

  • Dasëm përrallore, në kishën me formën e këpucës së Hirushes

    Dasëm përrallore, në kishën me formën e këpucës së Hirushes

    Kush do ta mendonte se për të kurorëzuar një ëndërr dashurie të denjë për përrallat më të bukura popullore që keni lexuar nga Perrault apo nga vëllezërit Grimm, ju duhet të fluturoni deri në Tajvan!

    Daton në Vitin i Ri Kinez të 2016, përurimi i një prej kishave më të çuditshme të ndërtuara ndonjëherë: në kontenë Chiayi në bregun lindor të Tajvanit, më saktësisht në lungomaren e qytetit Budai, që atëherë spikat një ndërtesë fetare në formën e këpucës së Hirushes, e lartë 16 metra dhe e gjerë 10 metra, e përbërë nga 322 panele prej xhami blu të shndritshëm.

    Orenditë e brendshme me qasje “alla femërore”, me një dorë të qartë romanticizmi, janë të dukshme e transparente edhe nga jashtë dhe qëllimi i qeverisë Tajvaneze, përveç rritjes së turizmit tashmë që lulëzon në zonën bregdetare, është të ofrojë një përvojë ëndërrash për çifte të të dashuruarish, duke marrë frymëzim nga historia e vërtetë e një vajze fatkeqe, e cila nuk mund të shkonte kurrë në altar për shkak të sëmundjes së rrallë që e kishte goditur.

    Vashës Wang Young-it iu prenë të dyja këmbët në moshën 24 vjeç, për shkak të së ashtuquajturës Blackfoot Disease, “sëmundja e këmbës së zezë”, që shkaktohet nga ekspozimi i tejzgjatur ndaj arsenikut: faktikisht, banorët e Tajvanin jugperëndimor, banonin për më shumë 50 vjet qark një pus artezian të kontaminuar me metal të rëndë para se të rregullohej situata, me pasoja të tmerrshme.

    Për shkak të dëmtimeve të rënda, vajza mbeti e pamartuar dhe e jetoi të gjithë pjesën tjetër të ditëve të saj e mbyllur në një kishë: në një tempull në formën e një këpuce prej kristali me një takë si ajo e Hirushes, pra, ka qëllimin poetik për të nderuar kujtimin e saj.

    Çiftet e fejuar që duan të celebrojnë martesën e tyre në këtë vend të veçantë fetar duhet të shmangin fiksimin e datës afër Vitit të Ri Kinez, kur të gjitha objektet strehuese në ishull normalisht janë të gjitha sold aut, dhe midis muajve maj-tetor, periudhë kur Tajvani përfshihet vazhdimisht nga tajfunët e dhunshëm dhe përmbyten me shi të pandërprerë.

    Përgjithësisht, koha më e mirë për një udhëtim në këtë zonë gjeografike është fundi i vjeshtës, midis nëntorit dhe dhjetorit.

  • Kuno, qeni që shpëtoi ushtarët në Afganistan

    Kuno, qeni që shpëtoi ushtarët në Afganistan

    Gjatë një sulmi nga milicët britanikë kundër -Qaeda në Afganistan, nuk e mendoi dy herë: u turr kundër një njeriu të armatosur dhe, edhe pse plumbat e përshkonin ngado, arriti të shpëtojë jetën e shokëve të tij njerëz.

    Për këtë arsye, Kuno, një pastor belg Malinois, në nëntor do të marrë Dickin Medal,, çmimin më të rëndësishëm ushtarak që i është dhënë një kafshe.

    I ka ende në trupin e tij shenjat e atij gjesti heroik: gjatë sulmit mbeti i plagosur në putrat e pasme, dhe e majta i është shkurtuar pjesërisht.

    Kuno ishte trajnuar për të kërkuar armë dhe eksplozivë, por edhe për të neutralizuar armikun në rast emergjence; dhe pikërisht këtë bëri.

    Vitin e kaluar, gjatë një sulmi natën kundër ekstremistëve të al-Qaeda, shokët e tij të repartit qenë bllokuar, ata kërcënoheshin nga një burrë i cili po rrezikonte jetët e tyre me të shtëna granate dhe me mitraloz.

    Dhe pikërisht në atë moment Kuno vuri në praktikë atë që i ishte mësuar: u lëshua kundër terroristit, duke u dhënë ushtarëve mundësinë të fitonin terren dhe t’i jepnin fund sulmit.

    Plagët e tij u panë menjëherë që ishin serioze, një prej atyre plumbave kishte shpuar një arterie kryesore; kishte ardhur koha për t’ia kthyer monedhën Kunos dhe t’i shpëtonin jetën.

    Kështu qeni u mjekua menjëherë në helikopter, gjatë rrugës së dëshpëruar fillimisht për në kampin qëndror ushtarak e më pas drejt Britanisë së Madhe.

    Me të mbërritur në atdhe, veterinerëve iu desh të prisnin një pjesë të putrave të tij të pasme për të evituar infeksionin që ta vriste.

    Por historitë e heronjve meritojnë një fund të lumtur: kështu, Kuno sot është OK, edhe falë një proteze të bërë posaçërisht për të.

    Atë ditë ai shpëtoi shumë jetë duke ndihmuar në vijën e frontit për të çuar deri në fund një prej sulmeve më të rëndësishme kundër al-Qaedas.

    Për këtë arsye, në nëntor atij do t’i jepet medalja e nderit, një shenjë njohjeje qysh në vitin e largët 1943, për të nderuar kafshët ushtarake me merita më të shquara.

    Dhe Kuno do të jetë i 72-ti, para tij tashmë e kanë marrë 34 qen, 32 pëllumba 4 kuaj dhe një mace.

  • Paqëndrueshmëria e fortë titujve hi-tech në SHBA nervozon tregjet

    Paqëndrueshmëria e fortë titujve hi-tech në SHBA nervozon tregjet

    Për analistët, aksionet teknologjike janë ngritur shumë dhe shumë shpejt. Tani po shfryhen. Amazon, Microsoft, Alphabet dhe Facebook kanë rënë secila të paktën 6.5%, ndërsa 5 kompanitë më të mëdha të teknologjisë, plus Netflix, humbën gati 500 miliardë në vlerën e tregut

    Paqëndrueshmëria e fortë e aksioneve teknologjike nervozon tregjet, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e këtij sektori për të vazhduar dhe mbajtur lart vlerat në Wall Street.

    Dje, tregjet amerikane kanë qenë mbyllur me rastin e Labour Day, por në dy seksionet e fundit Nasdaq ka humbur 6%, duke invertuar trendin që çoi në 43 mbyllje rekord për indeksin e titujve teknologjikë dhe duke e ngritir S&P 500 lart me mbi 26% këtë vit.

    Edhe Cboe Volatility Index, Vix, i njohur si indeksi i frikës në Wall Street, të premten u ngjit nga 26 në 33.45 pikë, më e larta që nga korriku, në prag të tërheqjes së Nasdaq dhe S&P.

    A është fundi i një cikli? Analistët janë në pikëpyetje dhe, sipas Wall Street Journal, janë të paktë ata që mendojnë vërtetë se fundjava e shkuar katastrofike përfaqëson me të vërtetë fundin e këtij rally.

    Ekonomia amerikane vazhdon të tregojë shenja përmirësimi dhe normat e interesit mbeten afër minimumeve historike. Gjithashtu, shtytja e pandemisë që ka favorizuar punën nga shtëpia, dhe si rrjedhojë edhe titujt e teknologjisë, vazhdon.

    Po atëherë, pse Nasdaq, që nga fillimi i vitit i cili ka fituar 26%, po humbet terren, duke u tërhequr?

    Shpjegimi i analistëve është se paqëndrueshmërinë e aksioneve të disa emrave big, siç është Apple, kompania e parë që arriti 2 trilion dollarë në kapitalizimin e tregut, është shqetësuese. Arsyeja?

    Ndërkohë që janë rritur shumë dhe shumë shpejt dhe më pas tregjet janë të shqetësuar për pasigurinë e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe vështirësinë me të cilën po përballen Shtetet e Bashkuara në frenimin e shpërthimeve të reja të Covid-19.

    Vlera e tregut e Apple, Facebook dhe Amazon është rritur me 85% ose më shumë se nga 23 marsi.

    “Këto tituj janë rritur shumë,” shpjegpn për WSJ, Leslie Thompson, drejtori i Spectrum Management Group në Indianapolis, një fond që administron rreth 700 milionë dollarë dhe që kohët e fundit i tërhoqi investimet e tij nga aksionet teknologjike si Apple dhe prodhuesi i çipave Nvidia.

    Pesë kompanitë më të mëdha Internetit – Apple, Amazon, Microsoft, kompania mëmë e Google Alphabet dhe Facebook – përbënin në fund të gushtit 26% të S&P, përkundrejt 14% të tre vjetëve më parë.

    Sidoqoftë, në dy seksionet e fundit të javës së kaluar, Amazon, Microsoft, Alphabet dhe Facebook ranë secila me të paktën 6.5%, ndërsa pesë kompanitë më të mëdha të teknologjisë, plus Netflix, humbën gati 500 miliardë në vlerën e tregut.

    Edhe Tesla humbi gjithashtu 16% me fillimin e shtatorit, një rënie që filloi menjëherë pasi prodhuesi i makinave elektrike më 31 gusht u bë kompania e shtatë publike më e madhe amerikane, me një vlerë tregu prej 465 miliardë dollarësh.

    Me pak fjalë, teknologjia ka filluar të shfryhet dhe javët në vijim do të kuptojmë se sa e thellë do të jetë tkurrja e tyre.

  • Si dhe pse Koreja e Veriut është e fiksuar pas bërthamores

    Si dhe pse Koreja e Veriut është e fiksuar pas bërthamores

    Një kërcënim për pjesën tjetër të botës, por, në të njëjtën kohë, një sigurim i vërtetë për mbijetesën e një vendi që është mësuar gjithmonë të përtypte tela me gjemba.

    Kur flasim për programin bërthamor koreanoverior, përballemi me dy interpretime, bijtë e po kaq pikëpamjeve dhe pikëpamjeve të ndryshme.

    Perspektiva numër një analizon çështjen nga jashtë, me sytë e dikujt që ka të bëjë me një udhëheqës politik, Kim Jong Un, i tmerruar mos më në fund merr fund, dhe nga armiqtë e përjetshëm amerikanë.

    Kjo është arsyeja se pse Marshalli i Madh, nipi i Kim Il Sung dhe djali i Kim Jong Il, ka vënë bast gjithçka tek “bomba”.

    Të cilën Pyongyang ka apo jo guximin ta lëshojë, është apo nuk është në gjendje ta lëshojë, i ka arritur apo jo aftësitë teknike për të qenë në gjendje të menaxhojë një lodër sa të frikshme aq edhe të rrezikshme, kjo është një çështje tjetër.

    Koreja e Veriut është ngado që ta shohësh një fuqi bërthamore, me të gjitha pasojat e çështjes. Duke marrë parasysh që shteti koreanoverior përqafon një ideologji marksiste-leniniste, është një aleat i besuar i Kinës dhe është ende në luftë me Shtetet e Bashkuara, është e lehtë të kuptohet mosbesimi dhe armiqësia e Uashingtonit ndaj një vendi kaq të ndryshëm.

    Jo rastësisht Koreja e Veriut është cilësuar nga amerikanët si një “shtet i ndyrë”, pra si një anëtar i të ashtuquajturit “boshti i së keqes” (copyright i Presidentit të SHBA George W. Bush).

    Perspektiva e dytë që mund të përdorim për të trajtuar çështjen bërthamore të Koresë së Veriut, e cila përmendet pjesërisht, është ajo që përqafohet çdo ditë nga vetë Kim.

    Duke parë precedentin (e fundit) libian, askush në Pyongyang nuk dëshiron të rrezikojë të zhduket nga një sulm i mundshëm amerikan. Falë “bombës”, mendojnë me të drejtë zyrtarët lokalë, “imperialistët” do të mendojnë dy herë para se të kërcënojnë Republikën Popullore Demokratike të Koresë.

    Por nga buron mania koreanoveriore për bërthamoren? Si ia ka dalë familja Kim, në një vend të prapambetur ekonomikisht, të kuptojë sekretet bërthamore?

    Ku lind uria bërthamore e Koresë së Veriut

    Edhe pse nuk e dimë sasinë e saktë të materialit bërthamor që mund të ketë Koreja e Veriut, e sigurt është që vendi e ka bombën.

    Ëndrra e Kim Il Sung është bërë realitet falë Kim-it të tretë, në gjendje të zhvillohë dy degëve të ndërlidhura: bombën e hidrogjenit dhe programin e raketave.

    Po, sepse vetëm duke montuar bombën në një transportues me distancë të largët është e mundur të goditet territori amerikan.

    Dhe provat e viteve të fundit i kanë zbuluar botës dy fakte: Pyongyang ka arritur të prodhojë testata bërthamore të zvogëluara dhe do të kishte përmirësuar (dhe jo pak) si dhe aftësitë e saj për të lëshuar raketa.

    Kjo e fundit, ndër të tjera, ishte pikërisht një nga dobësitë në të cilën janë shpenzuar më shumë ekspertët vendorë.

    Le t’ia nisim nga fillimi. Ëndrra bërthamore e Koresë së Veriut merr formë paralelisht me krijimin e vendit në gjysmën e dytë të viteve 1940.

    Kim Il Sung i atëhershëm, i goditur nga shkatërrimit të bërë nga amerikanët në Japoni, nuk donte t’i hynte një rreziku të tillë.

    Më pas, disa vjet më vonë dhe për shkak të mosmarrëveshjeve gjeopolitike mes Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Bashkimit Sovjetik, gadishulli korean u bë skenari në të cilin u zhvillua Lufta e Koresë (1950-1953).

    Konflikt, i cili përfundoi me një armëpushim, pra asnjëherë i përfunduar zyrtarisht, rezultoi në miliona të vdekur nga të dy palët.

    Me atë rast, amerikanët kërcënuan Veriun që të përdorte armë bërthamore; një kërcënim i destinuar të mbetej i tillë. Atëherë Kim Il Sung i lindi dëshira për të pasur të njëjtat armë si armiqtë.

    Mbështetje sovjetike

    Me mbarimin e Luftës së Koresë, Kim Il Sung dërgoi shkencëtarët e tij më të mirë në Bashkimin Sovjetik.

    Kështu ndodhi që dyert e Institutit të Bashkuar për Kërkime Bërthamore në Dubna, afër Moskës, u hapën për të mirëpritur aleatët koreanoveriorë.

    Ndërkohë, kriza e raketave në Kubë e bindi edhe më shumë Korenë e Veriut: nuk kishte më kohë për të humbur.

    Edhe sepse rusët dhe amerikanët arritën të bëjnë një marrëveshje diplomatike, me sovjetikët që tërhiqnin raketat e tyre.

    Ky sinjal nuk i pëlqeu aspak Pyongyang-ut, i cili e interpretoi gjestin e rusëve si një sinjal që Moska mund të ishte e gatshme të braktiste madje edhe një aleat për të mbrojtur biznesin e saj.

    Në vend të Kubës, një ditë, mund të ishte Koreja e Veriut. Për të shmangur një skenar të tillë, koreanoveriorët vendosën të mos mbështeten më tek askush.

    Siguria kombëtare e vendit do të bëhej një prerogativë e brendshme.

    Buxheti për kërkimet u rrit në mënyrë dramatike. Qëllimi përfundimtar ishte arritja e pavarësisë bërthamore.

    Nga fundi i viteve 1970 e këtej, shkencëtarët koreanoveriorë ndërtuan mbi njëqind vende bërthamore në Yongbon, në provincën e Pyongan, rreth njëqind kilometra larg nga kryeqyteti Pyongyang.

    Këtu më vonë do të ndërtohej edhe Qendra e Kërkimit Shkencor Bërthamor Yongbon, apo më saktë thënë struktura kryesore bërthamore e vendit.

    Bërja fuqi bërthamore

    Eshtë e kotë të thuhet që inteligjenca amerikane ishte e alarmuar për atë që po ndodhte. Brenda pak viteve, një vend pa përvojë të mëparshme kishte arritur të ndërtonte një reaktor bërthamor funksionues, në gjendje për të transformuar karburantin në material fiksibël.

    Në 1994 Kim Il Sung vdiq teksa bashkësia ndërkombëtare po përpiqej ta bindte Korenë e Veriut për të nënshkruar Traktatin e Mospërhapjes Bërthamore.

    Më vonë koreanoveriorët e nënshkruan po, një marrëveshje çarmatimi, të quajtur Agreed Framework, por u akuzuan për mosrespektim të marrëveshjes.

    Ndërkohë, Pyongyang kishte zhvilluar një marrëdhënie të ngushtë me shkencëtarin bërthamor pakistanez Abdul Qadeer Khan për të punuar në një program të pasurimit të uraniumit.

    Le të bëjmë një kapërcim në kohë dhe të vijmë në të tashmen. Donald Trump dhe Kim Jong Un janë takuar tre herë në përpjekje për të gjetur një marrëveshje historike që përfshinte gjithashtu denuklearizimin e gadishullit korean.

    Deri më sot nuk ka pasur tym të bardhë. Sipas disa analistëve, është pothuajse e pamundur të bindësh Korenë e Veriut të braktisë programin bërthamor. Por më e lehtë, mund të jetë për të menaxhuar ambiciet e Pyongyang përmes kontrollit të armatimeve dhe ndërtimit të besimit të ndërsjellë.

    Gara drejt shkatërrimit, e ndërmarrë nga Kim Jong Un nuk ka mbaruar ende.

    Përgatiti Dardan MITROVICA

  • Gjyshërit influencer, yje në Instagram falë lavanderisë së tyre

    Gjyshërit influencer, yje në Instagram falë lavanderisë së tyre

    500,000 follower në vetëm 4 javë, aq shumë njerëz kanë pushtuar këta dy yje mbi 80-vjeçarë nga Tajvani

    E pamundur të mos buzëqeshësh teksa shikon fotografitë e gjyshërve: Hsu Sho-Er dhe Wan-Ji janë bërë modelë, duke improvizuar papritmas me veshje të harruara prej klientëve të biznesit të tyre, duke bërë me këtë rast një pasarelë unike.

    Pronarët e lavanderisë, të shtyrë nga kreativiteti i nipit të tyre Reef, filluan – sa për argëtim dhe jo pa hezituar – të hynin në botën e rrjeteve sociale, dhe suksesi ishte i bujshëm; Instagrami u dhuroi atyre një jetë të dytë, duke i bërë super-gjyshërit të ndjehen përsëri të rinj.

    Dhe, e kuptueshme, që konsensusi shkoi përtej like në rrjetet sociale: bashkëshortët mirëpresin miq dhe klientë të rinj çdo ditë, që zbaviten nga vitaliteti i tyre; me pak fjalë, gjetja e nipit gjithashtu doli të ishte një lëvizje e rëndësishme marketingu.

    Reef ka treguar se ka dashur t’i shpërblente gjyshërit e tij për dashurinë e marrë prej kaq shumë viteve së bashku.

    Emergjenca COVID-19 i kishte vënë nën provë të rëndë buzëqeshjet dhe financat e tyre, prej aty rrodhi edhe ideja për t’i shndërruar ata në influencer, sot – falë tij – të ndjekur në të gjithë botën.

    Dhe ja, të bukur, rrezatues, me sneakers, me berreta alla franceze dhe veshje plazhi; me ngjyra gjithnjë të ndritshme dhe poza të paharrueshme, me portretin e pashmangshme të lavatriçes së tyre të dashur në sfond.

  • Çfarë ka realisht pas galaktikës Black Lives Matter UK

    Çfarë ka realisht pas galaktikës Black Lives Matter UK

    Protestat e egra në Shtetet e Bashkuara nga lëvizja Black Lives Matter në emër të antiracizmit dhe padrejtësisë sociale pas vdekjes së George Floyd kanë arritur përtej Atlantikut, edhe pse për momentin me dimensione shumë më të vogla dhe kanë përfshirë disa qytete të Madh Brittany mes të cilave Londrën, Leeds, Coventry, Newcastle, Manchester, Oxford dhe Glasgow.

    Qershorin e kaluar në Bristol statuja e Edward Colston (një tregtar që jetoi në shekullin XVII dhe i përfshirë në tregtinë e skllevërve) u rrëzua nga demonstruesit, u hodh në ujë dhe u zëvendësua me atë të Jen Reed, një figurë e shquar e lëvizjen BLM përtej Detit, për t’u hequr disa orë më pas nga autoritetet.

    Pati gjithashtu një seri manifestimesh dhe tubimesh veçanërisht të dhunshme në këndvështrimin verbal dhe simbolik në Oxford dhe Brixton, rrethinë në jug të Londrës të e banuar kryesisht nga emigrantë afrikanë dhe qytetarë britanikë me origjinë karaibike dhe afrikane.

    Në disa raste, manifestimet kanë degjeneruar në përplasje me forcat e rendit dhe grupet e djathta, siç është raportuar nga BBC qershorin që shkoi.

    Është e qartë se kontekstet amerikane dhe britanike janë shumë të ndryshme si për nga madhësia, nga intensiteti dhe nga dhuna e protestave.

    Aktualisht në Britaninë e Madhe as nuk është përafruar niveli i gravitetit të arritur në SHBA dhe me një situatë që rrezikon të ndizet më tej në prag të zgjedhjeve presidenciale në nëntor.

    Sidoqoftë, situata britanike nuk duhet nënvlerësuar pasi janë të gjitha kushtet për një rritje të nivelit të dhunës që, nëse për momentin është e kufizuar, kryesisht verbale dhe figurative, siç është përshëmbull parada e stilit paraushtarak, në stilin “Black Panthers” amerikan, e mbajtur në Brixton para pak më shumë se një muaji, mund të rritet lehtësisht në një përpjekje për të imituar situatat përtej-Oqeanit.

    Galaksia kaotike Black Lives Matter UK

    Një nga problemet kryesore përsa i përket Black Lives Matter UK është i lidhur me faktin se nuk bëhet fjalë për një lëvizje pak a shumë të konturuar dhe me një strukturë të qartë, por më tepër duket si një galaksi kaotike e grupeve dhe pranive të web-it, shpesh të shoqëruara nga anëtarë të cilët edhe pse ekspozohen në publik, nuk figurojnë si liderë. Grupe të ndryshme pretendojnë të veprojnë në mënyrë autonome dhe të mos jenë të lidhur me njëri-tjetrin.

    Një shembull i mjaft i dukshëm është dallimi midis Black Lives Matter Movement UK dhe Black Lives Matter UK: dy site dhe dy grupe mjaft të dallueshëm, megjithëse shumë të ngjashme për sa i përket URL-së së sitit, objektivave, sloganeve dhe ngjyrave, deri në atë pikë sa gjenerojnë lehtësisht konfuzioni nëse nuk analizohen dy realitetet virtuale me kujdesin e duhur.

    Në rastin e sitit të dytë web, është interesante se si BLM UK e bën të qartë në faqen kryesore të saj se në asnjë mënyrë nuk është e lidhur me Black Lives Matter USA dhe as me Black Lives Matter Coalition UK.

    Gjithnjë në faqen kryesore tregohet gjithashtu se UK BLM Coalition nuk ka një faqe zyrtare në internet për të drejtuar publikun dhe se për informacion mbi protestat e organizuara nga BLM është e nevojshme të kontaktohen grupe të tjera, të pavarura nëpër zona të ndryshme.

    Midis grupeve të ndryshme BLM në zonë, janë identifikuar ata të Leeds dhe Oxford, të dy aktivë me iniciativa të ngjashme dhe me të njëjtin simbol, atë të grushtit të majtë të ngritur.

    Është pastaj faqja web që kontribuon për financimin e lëvizjes, e treguar në llogarinë Twitter BlackLivesMatterUK e lidhur me UK BLM Coalition, siç tregohet në faqen kryesore të Black Lives Matter UK: “WE ARE NOT AFFILIATED TO THE BLM COALITION GROUP USING: Twitter:@ukblm or Instagram:blmuk *We DO NOT have gofundme page. They do”.

    Domethënë, një koalicion pa asnjë faqe web zyrtare dhe asnjë “charity” të regjistruar. Në këtë pikë, kontribuesit me të drejtë mund të pyesin se në cilat xhepa përfundojnë donacionet (mbi 1,204,000 £ në datë 6 shtatori 2020).

    Një grup tjetër aktiv në protestat e BLM është “Tribe Named Athari”, aktiv në Twitter dhe Facebook, por pa një faqe interneti (ashtu si dhe dy grupet BLM të Leeds dhe Oxford), i vetëquajtur në Facebook si “lëvizja rinore për çlirimin e zezakëve dhe për drejtësi racore të arritur përmes shërimit, aksionit të drejtpërdrejtë dhe edukimit radikal”.

    3 korrikun e kaluar, web siti i Black Lives Matter Movement UK e prezantonte grupin “Athari” nëpërmjet një postimi në faqen e tyre të internetit, duke e treguar atë si ish-LDNBLM, asgjë përveçse London Black Lives Matter.

    Një tjetër grup veçanërisht aktiv në Twitter rezulton të jetë All Black Lives UK – ABLUK, i cili u mblodh të dielën e 6 shtatorit në College Green, Bristol dhe i treguar nga shtypi lokal si i pranishëm gjatë rrëzimit të statujës së Edward Colston.

    Një konfuzion i madh, pra, ndoshta jo i rastësishëm, i gjeneruar nga krijimi i grupeve të ndryshme, shumë të ngjashëm mes tyre, në më të shumtën e herëve më aktiv me faqet sociale sesa me web sitet, pa ndonjë seli referimi apo lider të njohur, por me karakteristika mëse të largëta për t’i përcaktuar si “grupe spontane”.

    Një strategji e mundshme e kaosit organizativ synon ta bëjë më komplekse kornizimin e lëvizjes.

    Ideologjia marksiste dhe maoiste pas BML UK

    Lëvizja Black Lives Matter lindi në Shtetet e Bashkuara me synimin për të promovuar drejtësinë racore por, duke i shkuar pak më thellë, nuk është e vështirë të identifikosh një seri idesh qartësisht marksiste, maoiste dhe antikapitaliste që në disa raste rrëshkasin në anarkizëm të plotë, një aspekt i ekspozuar tashmë shkurtimisht në kontekstin amerikan dhe gjerësisht i pranishëm edhe në kontekstin britanik.

    Nuk është e nevojshme të përmendim slloganet e ndryshme të lëshuara gjatë manifestimeve, por mjafton të shkosh në faqen web të lartpërmendur të mbledhjes së fondeve ku Black Lives Matter UK deklarohet qartë se dëshiron të “çmontojë kapitalizmin” dhe edhe “strukturat e shtetit që dëmtojnë zezakët”.

    Idetë të shpërndara edhe nëpërmjet postimeve në Twitter ku BLM UK kërkon mbylljen e burgjeve dhe qendrave të paraburgimit për emigrantët e paligjshëm (struktura të përkufizuara si raciste), zvogëlimin e fondeve për policinë dhe heqjen e kufijve.

    BLM pastaj lëshohet kundër masës “stop and search”, persekutimeve të kryera nga policia me synimin për të zvogëluar agresionet nga arma e bardhë, gjithnjë e më të shpeshta në Britaninë e Madhe.

    Pastaj është citati All Black Lives UK i cili shkon përtej shfuqizimit të “stop and search”, dhe shkon aq larg sa të bëjë thirrje për t’i dhënë fund “luftës ndaj bandave” nga policia duke qenë “raciste” dhe abrogimin e “Metropolitan Police gang violence matrix”, një mjet themelor për luftën kundër bandave që për vite me rradhë gjakosin rrugët britanike.

    Nuk mund të mungojë “dekolonizimi i planprogrameve shkollore” me përfshirjen në të të teksteve “të zeza” dhe me “një shpjegim të duhur të kolonializmit” (E përshtatshme sipas kujt? Kush e vendos këtë?)

    Ndër të tjera, është kurioze se si BLM dhe BLM UK lëshohen kundër kapitalizmit kur ata vetë janë të parët që shesin produkte online si bluza dhe filxhanë kafeje, si në rastin e grupit Leeds.

    Figura e Sasha Johnson

    Pavarësisht vështirësisë për të identifikuar figurat e vërteta që spikasin pas BLM UK, janë disa personazhe kontrovers që sidoqoftë kanë tërhequr vëmendjen e mediave, si për shembull Sasha Johnson, e shfaq në disa raste me mikrofon në dorë dhe me veshje paramilitare të zeza, duke bërë thirrje për luftë kundër kapitalizmit, krijimin e milicive të zeza (“we need a black militia”) dhe krahasimin e policisë me KKK; jo vetëm kaq, sepse në një moment të caktuar Johnson kërkon edhe një “Palestinë të Lirë” dhe thotë “mos lejoni që anjë hebre t’ju mbyllë gojën”, e gjitha e filmuar video.

    Në një rast tjetër, gjatë një interviste, Johnson arriti deri në fyerjen e bashkëbiseduesit të saj (me ngjyrë) i cili kishte guxuar ta kundërshtonte, duke e kërcënuar se do ja tregonte qejfin jashtë ndërtesës.

    Fillimisht informacionei për Sasha Johnson ishte shumë i kufizuar dhe dukej pothuajse e zhdukur në askund, por duke shkuar më thellë doli se ajo kishte një rol kryesor brenda BLM-Oxford si dhe në frekuentimin e qarqeve marksiste pranë universitetit të mirënjohur të qytetit.

    BLM-Oxford ndër të tjera kishte përfunduar edhe herq të tjera në qendër të polemikave për një pikturë murale antisemite, e denoncuar më pas nga Jewish Chronicle si edhe nga këshilltari liberal-demokrat i South Oxfordshire, Alexandrine Kantor.

    Sasha Johnson rezulton të jetë pronar e një biznesi të vogël me restorant në 148 Cowley Road, “Oxford Kitchen”, në periferinë jug-lindore; jo rastësish faqja në Facebook e lokalit shfaq një fletushkë për të mbështetur të ashtuquajturin “black business” të firmosur nga BLM Oxford.

    Fletushka gjendet edhe në llogarinë Twitter të të njëjtit grup. Me pak fjalë, sipërmarrësja e vogël Johnson do të përmbysë kapitalizmin, por në të njëjtën kohë promovon “biznesin me ngjyrë”.

    Përgatiti Dardan MITROVICA

  • Albumi i ri i Bob Dylan, një kryevepër, por s’do mund ta dëgjoni

    Albumi i ri i Bob Dylan, një kryevepër, por s’do mund ta dëgjoni

    Bob Dylan, 79 vjeçar, ka publikuar ​​albumin e tij më të fundit: një kryevepër muzikore dhe poetike e përbërë nga pjesë të gjata dhe të stërholluara. Një disk i vështirë, i bukur si borealët, si eklipsi, aroma e shiut në pyll. Që askush s’guxon ta shajë, por nëse s’do të kishte jetë do të ishte i neveritshëm

    Warning! Nëse duke folur për Dilan, dikush e pqrpiqet të minimizojë atë që pa frikë ne e quajmë gjeninë e tij, atëherë dërgojeni në djall. Përshkruhet me një etiketim të tillë në shumë medie për këtë njeri dhe ndjehem keq për të. Do ta urrente atë nofkë, jam i sigurt. Pra, le ta shmangim zemërimin në rastin e Rough and Rowdy ways, albumi i tij i 39-të në studio, i publikuar më 19 qershor 2020 në moshën shtatëdhjetë e nëntë vjeçare. Le të jemi të sinqertë: RARW nuk është një disk për të gjithë.

    Mos u sforconi ta dëgjoni sepse jua rekomandon një revistë. A e dini se sa libra janë shumë të fuqishëm për t’u lexuar dhe sa filma shumë vizualisht të plotë për t’u parë? RARW është pjesë e asaj morie veprash arti, si Black Star i David Bowie. Nuk jam një fans i çmendur i Dylan por arrij ta dalloj kur jam para një kryevepre dhe ky disk në mënyrën e vet është. Një vepër e tillë që del në dritë në epokën dixhitale, të hiper-koneksionit, të stories-eve 15 sekondëshe, është për çmim.

    Është një album ku pjesët janë të gjata dhe elegante dhe zëri më i famshëm në botë flet në vargje, bën bluz, bën si crooner, duke cituar William Blake, Poe, Kennedy e të gjithë të tjerët. Në rrahjen e parë të akordit të I contain multitudes tashmë jeni në poezi: “Today, tomorrow, and yesterday, too, The flowers are dyin’ like all things do”. Çfarë dreqin është? Bibla? Paksa. Jo rastësisht e publikon dikush që ka fituar Nobelin (i vetmi Nobel me ndjenjë i njëzet viteve të fundit në letërsi? E kush e ka lexuar ndonjëherë Szymborska apo a ka ndryshuar jetën prej saj?).

    A nuk është mjaftueshëm poetike? Ja si mbyllet rrethi në vendin e tij në histori: “I’m just like Anne Frank, like Indiana Jones/ And them British bad boys, the Rolling Stones/ I go right to the edge, I go right to the end/ I go right where all things lost are made good again”. Emocionohem duke i lexuar këto gjëra me zë të lartë në anglisht. Nuk e di pse. Ndoshta sepse më duke gjë e destinuar për të mbetur, për të mos u zhdukur si një kështjellë me rërë dixhitale.

  • Kush janë dhe çfarë kërkojnë “patriotët” pro Trump

    Kush janë dhe çfarë kërkojnë “patriotët” pro Trump

    Emri Patriot Prayer ia arriti të nderohej në titujt e kronikave për shkak të përplasjeve të dhunshme në Portland me protestuesit Antifa dhe Black Lives Matter që çuan në vdekjen, 31 gushtin e sapokaluar, të një mbështetësi të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

    Siç raportohet nga Fox News, Patriot Prayer është krijesa e një aktivistikonservator dhe ish kandidati për në Senat, të Uashingtonit, Joey Gibson. I riu i cili u vra në Portland, në përleshje me protestuesit e Black Lives Matter, ishte një mbështetës i Patriot Prayer, një grup që nuk ka ndonjë rëndësi të madhe kombëtare por që është i njohur mirë në Paqësorin Veriperëndimor.

    Viktima e të shtënave u identifikua nga Gibson si Aaron “Jay” Danielson, nga Portland, i mbiquajtur Jay Bishop.

    Siç mësohet nga shtypi, Patriot Prayer është një organizatë ultra-konservatore e themeluar më 2016 nga 36-vjeçari Joey Gibson për të mbështetur Donald Trump dhe “çlirimin e konservatorëve të Bregut Perëndimor”.

    Shpesh është paraqitur si një grup i lindur në Portland, Oregon, ku është shumë aktiv. Në të vërtetë është me origjinë nga Vancouver, shteti i Uashingtonit, i njëjti vend nga vjen edhe themeluesi i tij.

    Dukshëm antikineze dhe antiislamike, Patriot Prayer është një organizatë antishtetërore: flamujt e pranishëm në demonstratat e tyre janë ata të Gadsden, me banderolën që tregon gjarpërin e famshëm në një sfond të verdhë dhe fjalët Don’t tread on me, e bashkëshoqëruar me libertarizëm të djathtë.

    “Ne nuk jemi supremacistë të bardhë”

    Gibson refuzon me forcë etiketimin si “supremacistë të bardhë” që shumë ia bashkëngjisin grupit të tij. “Shko q…i me gjithë supremacistët e bardhë! Shko q…i me gjithë neo-nazistët!”, deklaroi ai në një tubim të gushtit 2017 të organizuar në Seattle.

    “Nuk kam nevojë për atë lloj të menduari. Është i gabuar”. “Unë jam japonez,” ka thënë më vonë ai për Fox News në përfundim të një tubimi të mbajtur në San Francisco në gusht 2017.

    “Kemi tre oratorë të zinj, një çift hispanik, një ateist, një transeksual. Jemi jashtëzakonisht të ndryshëm. Është vërtet e papërgjegjshme për liderët të më quajnë një supremacist të bardhë. Është plotësisht e pabazuar”.

    “Kemi kaq shumë njerëz që po punojnë me gjakftohtësi në Bregun Perëndimor për të mbrojtur lirinë e fjalës në disa nga qytetet më të errëta dhe më intolerante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar ai gjatë një tubimi në Shtator 2017 në Uashington, në mbështetje nga Donald Trump.

    Dhe sërisht: “Ka kaq shumë gjëra në këtë vend dhe në këtë moment për të rregulluar, ne duhet të zgjohemi. Shumë prej nesh po flenë ”.

    Pavarësisht deklaratave të liderit, në grup kanë depërtuar edhe personazhe që anojnë nga supremacistët e bardhë apo ekstremizmi i krahut të djathtë në përgjithësi.

    Kush është Joey Gibson

    Siç raportuar faqja zyrtare e organizatës, Joey Gibson proklamohet si “një mbështetës të lirisë” që beson “është e domosdoshme për ndjekësit e Krishtit të sjellin Kishën në rrugë, në këshillat komunale, në kryeqytet, në gjykata e kudo që hasim padrejtësi”, përfshirë “Hong Kong”-un.

    Gibson beson se “të qëndrosh i heshtur do të thotë të shprehësh pëlqimin” dhe jeton sipas motos “rebelimi kundër tiranëve është bindje ndaj Zotit”. Sipas faqes në internet të Patriot Prayer, themeluesi i saj “ka udhëtuar nëpër vend duke mbajtur fjalime dhe duke i lutur patriotët dhe besimtarët që të mbrojnë veten tani sepse ai beson se ky është “shansi i fundit”.

    Gjithashtu Gibson “ka organizuar dhjetra marshime dhe demonstrata në mbështetje të lirisë së fjalës, të të drejtës për armët, për lirinë shëndetësore”. Ai ka marrë pjesë “në fushata të shumta në nivelin komunal deri në nivelin federal dhe menaxhon marrëdhëniet me publikun për mbështetës të ndryshëm që luftojnë për liri”.

    Lidhjet me policinë amerikane dhe afërsia me Proud Boys

    Siç thekson Sergio Olmos, një gazetar amerikan i cili i ka dedikuar muaj studimi Patriot Prayer, grupi shpesh ka mbajtur lidhje të ngushta me policinë, pavarësisht faktit se supremacistët e bardhë frekuentonin tubimet e tij.

    Në vitin 2019, janë zbuluar qindra mesazhe telefonike të shkëmbyera midis policisë së Portalnd dhe Gibson që tregojnë se si ata janë koordinuar gjatë protestave, madje edhe me “këshilla” për të evituar arrestimet.

    Por një hetim i brendshëm më së fundi ka zbuluar se nuk kishte asgjë të gabuar nga agjentët që kishin shkëmbyer mesazhe miqësore me Gibson.

    Sipas Vegas Tenold, studiues të Center on Extremism dell’Anti-Defamation League’s Center, ajo e Patriot Prayer “është një ideologji dhe është jashtëzakonisht e paqartë. Ata janë të krishterë, në favor të Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane.

    Kjo është e vetmja gjë e sigurt ”, ka thëmë Tenold. “Ka shumë anëtarë që janë gjithashtu me Proud Boys”, “Ka shumë njerëz që ishin me Joey Gibson që tani janë me Proud Boys dhe mendoj anasjelltas,” tha ai.

    Por ndryshe nga Patriot Prayer, Proud Boys kanë grupe lokale që veprojnë në të gjithë vendin – për pjesën më të madhe – të pavarur nga njëri-tjetri, tha Tenold. Patriot Prayer, është një grup rajonal shumë më i vogël.

    Anëtarët e organizatës së Gibson marrin pjesë në shumicën e demonstratave kryesore të djathtës alt-right dhe shpesh përplasen me Antifa, ekstremistët e së majtës radikale të SHBA.

    Prania e përhershme në Portland

    Joey Gibson jeton në Vancouver, Washington, dhe e ka quajtur Portland “të neveritshme” dhe të mbushur me “kaq shumë errësirë”.

    Ai ftoi anëtarët e grupit të tij dhe mbështetësit e tij të armatoseshin gjatë tubimeve: “Të gjithë duhet të mbajnë gjithmonë armë, veçanërisht njerëzit në situatën tonë.”

    Sipas Fox News, grupi zuri rrënjë në Portland në verën e vitit 2017, kur Gibson organizoi një tubim të madh në qytet më pak se një javë pasi një supremacist i bardhë goditi për vdekje dy burra që vrapuan në mbrojtje të dy adoleshentëve zezakë.  në një tren.

    I pandehuri, Jeremy Christian, i dënuar me dy burgime të përjetshme radhazi në fillim të këtij viti, kishte marrë pjesë në një demonstratë të Patriot Prayer  disa muaj më parë, megjithëse u përjashtua nga organizatorët për shfaqjen e simpative naziste.

    Patriot Prayer ka mbajtur disa marshime dhe tubime të tjera në Portland në 2017 dhe 2018 dhe Gibson u arrestua verën e kaluar për trazira midis mbështetësve të grupit dhe aktivistëve të krahut të majtë në një pub pas një tubimi.

    Përgatiti Dardan MITROVICA