GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Nga Scalia tek Barrett, trashëgimia e Gjykatës së Lartë

Trump përzgjedh nxënësen e juristit të famshëm italo-amerikan për të zëvendësuar ikonën liberale Ruth Bader Ginsburg. Por demokratët duan që të jetë Kongresi i ri ai që të ratifikojë emërimin, i cili do ta çonte shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë të SHBA në 6 nga 9 gjithsej

Rëra rrjedh orë në kleksidër. Ndryshim brezash. Simbolika e politikës amerikane. Miti i mburijës së Gjykatës së Lartë.

Është zyrtare: Donald Trump dëshiron që të jetë Amy Coney Barrett ajo që do të zëvendësojë Ruth Bader Ginsburg.

Duke e njoftuar emërimin e tij në Kopshtin e Trëndafilave, presidenti e përshkruan Barrett si “një nga mendjet ligjore më të ndritshme dhe më të talentuara të vendit” dhe e prezanton atë si trashëgimtare natyrore e Antonin Scalia, juristit të famshëm italo-amerikan i cili ndërroi jetë më 2016, ndër interpretuesit më konservatorë të Kushtetutës së SHBA i të cilit ajo ka qenë nxënëse dhe bashkëpunëtore.

Trump e paraqiti emërimin si një kalim ideal nga gjyqtarja karizmatike “origjinaliste” te Barrett, nën duartrokitjet e familjes Scalia në rreshtin e parë.

“Duhet të ruajmë trashëgiminë tonë të çmuar si komb i ligjeve dhe nuk ka asnjë person më të mirë për ta bërë se Amy Coney Barrett”, siguron kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Cattolica, 48, me 7 fëmijë dhe një curriculum si e para e klasës që në fillore, u emërua nga tycoon si gjykatëse i Rrethit të Shtatë të Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2017.

“Do të garantojë mbijetesën e Amendamentit tonë të Dytë (e drejta për të mbajtur armë), të lirisë sonë fetare dhe sigurisë sonë publike”, deklaron Trump i cili, 38 ditë nga Election Day, mund të mbështetet në një pasuri të paçmuar për garën presidenciale: emërimin e tretë të një gjykatësi konservator midis 9 të Gjykatës së Lartë, duke çimentuar një shumicë dërrmuese të djathtë (6 me 3) dhe duke larguar (nga mendjet e votuesve) 200,000 amerikanët që vdiqën nga koronavirusi.

Emërimi u shpall me një zhurmë të madhe, me flamuj amerikanë të vendosur përgjatë kolonadës dhe atyre shtetërorë përballë, ashtu si më 14 qershor 1993, kur Bill Clinton caktoi Ruth Bader Ginsburg. Rreth 150 të ftuar, pothuajse të gjithë pa maska.

Sfidanti demokrat Joe Biden pretendon se duhet të jetë Kongresi i ri ai që duhet të votojë nominimin: “Amerika duhet të dëgjohet”. Kandidatja për zëvendëspresidencën Kamala Harris flet për sulm ndaj Obamacare dhe të drejtës së abortit, duke i paraprirë një beteje të ashpër për disa nga çështjet më përçarëse në Amerikë.

Trashëgimia e Scalia-s

“Unë i dua Shtetet e Bashkuara e dua dhe Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha Barrett, e shoqëruar në Shtëpinë e Bardhë nga familja e saj shumënumërshe.

Por vetëm pasi nderoi Ginsburgun: “Ajo nuk theu tavanet e kristalta: ai i copëtoi ato”. Pastaj iu përgjigj shqetësimeve të demokratëve: “Do të jem e vëmendshme ndaj atyre që më kanë paraprirë”.

Në lidhje me këtë citoi marrëdhëniet midis Ginsburg dhe Scalia, “ashpërsisht” të ndarë në interpretimin e teksteve ligjore dhe të bashkuar nga një miqësi e madhe, aq e veçantë sa të frymëzojë një opera lirike.

“Këta dy amerikanë kanë treguar se si diskutimet, madje edhe për çështje me pasoja shumë të rëndësishme, nuk duhet të shkatërrojnë afeksionin dhe unë, në marrëdhëniet e mia si profesionale ashtu dhe personale, përpiqem të respektoj të njëjtin standard”.

E përshkroi pra si “të pallogaritshme” ndikimin e Scalia-s në jetën e saj (“filozofia e tij ligjore është edhe e imja: një gjykatës duhet të zbatojë ligjin ashtu siç është shkruar”) dhe u tregua “e gatëshme” për të bashkëpunuar me Senatin gjatë seanca e konfirmimit (“do të bëj gjithçka për të treguar se e meritoj mbështetjen tuaj”).

Trump kishte menduar edhe më parë për Barrett, që kur bëhej fjalë për të zëvendësuar të dorëhequrin nga Gjykata e Lartë Anthony Kennedy në 2018. Por pastaj zgjodhi Brett Kavanaugh, por e ruajti emrin e saj për të zëvendësuar RBG-në.

Kur vendi u lirua 8 ditë më parë, ai nominoi Barrett në një kohë rekord, pa takuar asnjë kandidat tjetër. Ajo është më e reja e emëruar që nga kohët e Clarence Thomas në 1991 dhe mund të lërë gjurmë në jetën e qytetarëve për gjysmën e shekullit të ardhshëm.

Me emërimin e Barrett, Trump synon të galvanizojë bazën e tij dhe të rifitojë mbështetjen e katolikëve dhe evangjelistëve, që është në rënie në zgjedhjet e këtij viti. Me një garë kaq të ngushtë, presidenti nuk mund t’ja lejojë vetes të humbasë pjesë të elektoratit të tij, veçanërisht në Battleground States si Florida, Pensilvania, Michigan dhe Wisconsin.

Topi i kalon Senatit

Topi i Gjykatës së Lartë tani kalon në Senat. Nevojiten 51 vota dhe republikanët në letër i kanë ato.

Shefi i kabinetit Mark Meadows dhe avokati i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone do të ndihmojnë Barrett të përgatitet për “gjyqin” duke simuluar të paktën 6 seanca dëgjimore trajnimi, me aktorë të ndryshëm që luajnë rolin e senatorëve inkuizitorë.

Kush e di se kush do ta luajë Kamala Harrisin, që si senatore dhe anëtare e komisionit të Drejtësisë do të mundë të shfaqë aftësitë e tij të treguara si prokurore.

Seanca dëgjimore e konfirmimit pritet të fillojë më 12 tetor për të shkuar në votimin e Dhomës së Senatit përpara Election Day.

Një sondazh i ABC / Washington Post i dalë dje tregon se vetëm 38% e amerikanëve janë pro konfirmimit para 3 nëntorit.

Kongresi i ri do të marrë detyrën më 2 janar 2021, ose pas 99 ditësh. Mesatarisht, sipas të dhënave nga Congressional Research Center, midis emërimit dhe votimit nga Senati kalojnë 72 ditë.

Trump i bëri thirrje Dhomës së Lartë të veprojë shpejt, duke u mbështetur, me sarkazëm, në një proces “ekstremisht të padiskutueshëm”.

Nëse drita jeshile vjen para 3 nëntorit, Barrett do të hynte në histori për rekordin e afërsisë së konfirmimit me Ditën e Zgjedhjeve.

Në kleksidër vijon të rrjedhë rërë, tani është çështje numrash dhe kohe. Sprinti ka nisur, edhe pse thuhet se nxitimi është armiku i përsosmërisë.

Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More