GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Të ndarë (e të bashkuar) nga një debat i shëmtuar

Nuk pati fitues. E sigurtë është që Shtetet e Bashkuara nuk fituan. Dhe kjo favorizon Biden. Është ai tani frontrunner-i

Fyerje, britma, ndërprerje të vazhdueshme. Nuk ishte një spektakël përballja e parë televizive midis Donald Trump dhe sfiduesit demokrat Joe Biden, madje edhe për më të apasionuarit pas politikës. Një shi kritikash ra mbi moderatorin, veteranin e gazetarisë televizive Chris Wallace, i cili nuk arriti të mbante normalitetin midis dy pretendentëve mbi 70 vjeç.

“Çfarë katastrofe. Nuk pati një fitues. E sigurtë është që Shtetet e Bashkuara nuk fituan. Dhe kjo e bën Biden fitues. Është ai tani frontrunner. Ishte Trumpi ai që kishte nevojë të fitonte”, vëren Nate Cohn në New York Times. “Fikini mikrofonin për t’i bërë të heshtin ata kur nuk kanë pse flasin”, ishte thirrja unanime në rrjetet sociale gjatë transmetimit direkt.

Të gjithë për Biden… ishte kështu edhe për Hillaryn

Gjashtë teleshikues në dhjetë i atribuuan Bidenit performancën më të mirë, sipas CNN. Eksaktësisht i njëjti rezultat që rezultoi në 2016 në favor të Hillary Clintonit, pas debatit të parë me Trumpin i cili – nuk duhet harruar – më vonë u bë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. CBS gjithashtu dekretoi fitoren e Biden 48 me 41.

Strategjia e kandidatit dem, që u fliste drejtpërdrejt zgjedhësve, duke parë drejt e në kamera, duket se e ka shpërblyer atë. Trump ishte lehtësisht i mbërthyer në podium, duke duke e fiksuar sfiduesin sikur të ishte pre, i gatshëm për ta kafshuar. Tycoon, i tensionuar dhe i zemëruar, ka premtuar një vaksinë kundër Covid në kohë rekord (“do të shpërndahet menjëherë sapo të jetë gati”), mbroi ai zgjedhjen e mbajtjes së fjalimeve nëpër sheshe të tejmbushura me njerëz në mes të një pandemie (“njerëzit duan të dinë se çfarë kam unë për të thënë”), akuzoi rivalin se ishte peng i së majtës radikale dhe se kërkonte një” shëndetësi socialiste”, përveçse e ka quajtur sërish budalla, ndonëse gjatë një grindjeje me fjalë (” Nuk ka asgjë inteligjente kur bëhet fjalë për ty”) .

Shënjestroi madje edhe drejtuesin e debatit i cili “pretendonte” të përfundonte pyetjen e tij. “Supozoj se po debatoj me ty, jo me atë. Nuk ka problem. Nuk jam i befasuar”, i thotë Trump, Wallace, duke aluduar për sjellje partiake, duke e theksuar më vonë me një foto në Twitter.

Duke shprehur pikëpamje të kundërt për shëndetësinë, mjedisin, Gjykatën e Lartë, ish-zëvendëspresidenti e ka quajtur kreun e Shtëpisë së Bardhë “klloun”, “gënjeshtar”. E nxiti të “mbyllte gojën” duke e përkufizuar si “presidenti më i keq që Amerika ka pasur ndonjëherë”. Jo saktësisht shpërthimi që pritej nga ish-numri dy i Barak Obamës, i cili në të vërtetë i ka zhgënjyer ata që prisnin që ai të mos i rezistonte 90 minuta rresht të një debati të ashpër. “E vërteta është se çdo gjë që thotë ai është thjesht një gënjeshtër. Të gjithë e dinë se ai është një gënjeshtar”, ishte shtytja e Biden.

I nxehur në lajmin e publikuar nga New York Times në prag të duelit televiziv, Trump siguroi se ai i kishte paguar “miliona dollarë” Xha Samit dhe jo vetëm 750 dollarë taksa taksa 2016 dhe 2017 siç pretendohet nga gazeta e Big Apple. Më tej ai pranoi se kishte shfrytëzuar disa boshllëqe të lejuara nga autoritetet fiskale të SHBA-së sepse “asnjë biznesmen i suksesshëm nuk dëshiron të paguajë taksa”. Pak para debatit, dyshja Biden dhe kandidatja e tij për zëvendëse, Kamala Harris, kishin shpërndarë deklaratat e tyre tatimore.

Për pjesën tjetër, gjithçka në debat u errësua nga konfuzioni. Vetëm dy raste zbavitëse vlejnë për t’u përmendur. Provokimi i Trump me kërkesën për të verifikuar ndonjë kufje të fshehur në veshët e duelistëve para debatit dhe kur u tall me rivalin që mban “maska ​​të mëdha, madje edhe dyqind metra larg”. Edhe Biden nuk mundi të rezistonte dhe qeshi, praktikisht e vetmja e qeshur e mbrëmjes.

Trump fut në lojë djalin e kandidatit dem

Siç pritej nga të gjithë, Trump u mor personalisht me kundërshtarin duke futur në debat emrin e djali të Biden, Hunter, për bizneset e tij ndërkombëtare kur babai i tij ishte zëvendëspresident. (“Gruaja e kryebashkiakut të Moskës i dha djalit tuaj 3.5 milion dollarë”) dhe nuk hezitoi ta ndërpresë Joe ndërsa fliste për djalin e tij Beau i cili vdiq nga kanceri. Trump ka refuzuar përsëri të dënojë kategorikisht supremacistët e bardhë, duke mbrojtur grupin e Proud Boys që e kanë brohoritur në rrjet. Javën e kaluar Biden e pati krahasuar Trumpin me udhëheqësin e propagandës naziste Joseph Goebbles.

Presidenti u paraqit në debat me mjaft vetbesim. Në Air Force One të drejtuar për në Cleveland, ai u tha gazetarëve se nuk kishte nevojë për përgatitje të mëtejshme. Biden erdhi me sondazhet në anën e tij: 6.8 pikë përpara në mesataren e Real Clear Politics dhe 7.1 pikë përpara në FiveThirtyEight. Në Pensilvani, një battleground state i rëndësishëm në fushën e betejës, studimi i Nyt-Siena College i shpërndarë të hënën e sheh kandidatin në epërsi me 9 pikë. Nbc-Marist raporton për ish zëvendespresidentin një avantazh prej 8 pikësh në Michigan dhe 10 pikë në Wisconsin. Në Ohio, në lokalitetin e debatit të parë, Biden është favorit me 5 pikë, sipas Fox News. Në Florida, shtet i konsideruar vendimtar për garën për në Shtëpinë e Bardhë, sondazhi i Washington Post-ABC tregon Trumpin përpara me 5 pikë dhe në Arizona po ashtu përpara por vetëm me vetëm një pikë.

Edhe Biden nxehet për koronavirusin

Biden e bëri koronavirusin, i cili në SHBA ka vrarë mbi 200,000 njerëz, gur themeli të fushatës së tij për ta dërguar Trumpin në shtëpi. Presidenti mbrojti trajtimin e pandemisë gjatë konfrontimit, duke fajësuar kritikat e shtypit të keq. “Ky është i njëjti person që tha se do të zhdukej në Pashkë, bashkë me vapën”, vuri në dukje Biden, duke kujtuar se ai kishte sugjeruar madje edhe përdorimin e zbardhuesit. “Isha sarkastik”, u mbrojt “The Donald”.

Siç tregon fitorja e Trump 2016, ndikimi i debateve tek votuesit e pavendosur është margjinal. Megjithatë, ky i fundit, shkaktoi një kthesë të papritur, të paktën sipas sondazhistit republikan Frank Lutz. “Nuk kam kurrë parë një debat që të provokojë një reagim të tillë”, ka shkruar Lutz në Twitter, duke sinjalizuar se pas spektaklit disa votues kanë vendosur të mos votojnë.

Raundi tjetër është planifikuar në Miami, në Florida më 15 tetor, i paraprirë nga debati midis zëvendësve Kamala Harris dhe Mike Pence (7 tetor në Salt Lake City, Utah) dhe i pasuar nga përballja e fundit në Nashville, Tenesi, më 22 tetor. “Nuk do të çuditesha nëse ky do të ishte debati i fundit presidencial midis dy kandidatëve”, deklaroi ikona historike e CNN Wolf Blitzer, e mohuar menjëherë nga kampi elektoral dem. E çfarë mbetet pas? Një Amerikë e polarizuar, por e bashkuar në hedhjen poshtë të debatit të parë presidencial.

Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More