Blog

  • Ekleston shock: “Zezakët shpesh janë më racistë se të bardhët”

    Ekleston shock: “Zezakët shpesh janë më racistë se të bardhët”

    Ish padroni i F1 vlerëson Hamiltonin: “Kjo fushatë që ai po bën për njerëzit me ngjyrë është e mrekullueshme”

    Ish-pronari i F1 Bernie Ecclestone ka folur për racizmin në një intervistë me CNN, duke vlerësuar iniciativën e Lewis Hamilton. “Kjo fushatë që po bën për njerëzit me ngjyrë është e mrekullueshme – tha ai, edhe pse dyshues në efektivitetin e saj. – Vetëm do t’i bëjë njerëzit të mendojnë, se duhet të arsyetojnë më shumë. Disa mund të mendojnë të njëjtat gjëra për të bardhët. Në shumë raste zezakët janë më racistë se të bardhët ”.

    Kampioni anglez është në ballë të luftës kundër padrejtësive sociale dhe Liberty Media, kompania pronare e F1, është e gatshme ta mbështesë atë me WeRaceAsOne, një iniciativë e re e lindur për të luftuar diversitetin. “Lewis është i veçantë. Ai është shumë, shumë, shumë i talentuar si pilot dhe tani ai duket se është jashtëzakonisht i talentuar edhe si orator i vijës së parë – ka thënë ish-drejtuesi 89 vjeçar -. Kjo fushatë (me krijimin e ‘Hamilton Commision”, një task-force që do të ndihmojë në rritjen e diversitetit në industrinë e motorsportit) që po bën për njerëzit me ngjyrë është e mrekullueshme, po bën një punë të madhe që i pëlqen njerëzve dhe kjo është arsyeja pse dëgjohet”.

    Por Ecclestone ka pak besim në F1 WeRaceAsOne: “Mendoj se askush nuk është marrë me të më parë. E konsideroj një problem të rëndësishëm, por ekziston prej kaq shumë kohe dhe askush nuk ka bërë gjë. Përse nuk bënë gjë dy-tre vjet më parë? Ishin shumë të zënë për të fituar garat, për gjetjen e sponsorizuesve e gjëra të tilla”.

    Ecclestone dënon prishjen dhe përdhosjet e statujave të njerëzve të famshëm të akuzuar si racistë, skllavistë apo kolonizatorë nga mbështetësit e lëvizjes ‘Black Lives Matter’. “Duhet të fillojmë ta mësojmë barazinë në shkollë, në mënyrë që më pas të mos kenë as nevojë të mendojnë për këto gjëra. Mendoj se është krejtësisht marrëzi të shemben statujat. Ata duhet t’i kishin lënë atje, e më pas të çonin fëmijët e shkollave për t’i parë dhe për t’u shpjeguar atyre pse ishin ngritur këto statuja dhe çfarë kishin bërë këta njerëz, duke nënvizuar edhe gjërat e gabuara që kanë bërë”.

  • Nuk është një shaka Karnevalesh

    Nuk është një shaka Karnevalesh

    Po zhvillohet class action kundër grupit të udhëtimeve ujore turistike “Carnival Corporation”, i akuzuar për keqmenaxhim të infeksionit nga Covid që shpërtheu marsin e kaluar në bordin e “Ms Zaandam”. Mbi 1000 pasagjerë kanë ngritur padi për neglizhencë pasi virusi ishte përhapur më parë në disa anije të grupit …

    Mbi 1.000 pasagjerët e një anijeje turistike lundrimi, që u godit nga koronavirusi, kanë nisur një class action kundër pronarit të mjeteve lundruese Holland America Line dhe kompanisë mëmë Carnival Corporation duke i akuzuar ata për keqmenaxhim të infeksionit nga Koronavirusi që shpërtheu marsin e kaluar në bordin e MS Zaandam.

    Sipas USA Today, padia u inicua nga bashkëshortët Leonard Lindsay dhe Carl Zehner. Në veçanti, kjo e fundit u sëmur dhe kaloi tre javë në kujdesin intensiv të e lidhur me një ventilator.

    Ankesa akuzon të dy kompanitë se nuk kanë ndërmarrë masat e duhura për të mbrojtur dhe zbutur rrezikun e infeksionit koronavirus për pasagjerët e tyre pasi virusi tashmë ishte përhapur në disa nga anijet e këtij grupi, duke përfshirë Diamond Princess dhe Grand Princess, e filialet Princess Cruises.

    MS Zaandam e nisi udhëtimin nga porti Buenos Aires, Argjentinë në 7 marsin e shkuar, por më 13 mars Holland America Line njoftoi ndërprerjen e aktiviteteve për të paktën 30 ditë. Të nesërmen anija u përpoq të futej në një port argjentinas, por autoritetet nuk i lejuan hyrjen, siç bëri edhe më vonë edhe autoritetet e Kilit.

    Sipas denoncimit, pasagjerëve iu ishte thënë që të izolohen në kabinat e tyre, në një kohë që kompania e dinte prej të paktën një javë se disa anëtarë të ekuipazhit kishin paraqitur disa simptoma të sëmundjes.

    Zaandam mori lejen për t’u ankoruar në portin e Everglades, Florida, vetëm në 3 prill, kur shumica e pasagjerëve patën zbarkuar.

  • Siberia, nxehtësi rekord në Arktik: temperaturat deri në 38 °

    Siberia, nxehtësi rekord në Arktik: temperaturat deri në 38 °

    Në fshatin Verkhoiansk tejkalohet rekordi i mëparshëm që duronte prej qershorit 1915 në Fort Yukon, Alaska

    Një rekord i ri i temperaturës u regjistrua në Arktik të shtunën që kaloi. Në fshatin siberian të Verkhoiansk, sipas shërbimit rus të motit Pagoda i Klimat, termometri arriti në 38 gradë Celsius, pothuajse dyfishi i mesatares sezonale, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm, të arritur në qershor 1915, në Fort Yukon, Alaska (37 , 8 gradë).

    Me pak më shumë se një mijë banorë, fshati ndodhet 4,600 km në veri-lindje të Moskës dhe është mësuar me ndryshimet ekstreme të temperaturaturave: në 1892 ka arritur një rekord -67.8 gradë ndërsa janarin e kaluar regjistroi -57, 2. Në 1988 nxehtësia kishte prekur 37.3 gradët dhe mesatarja në këtë periudhë është rreth 20 gradë.

    Në veri-perëndim të Siberisë, temperaturat në maj ishin dhjetë gradë mbi mesataren. Vala e nxehtësisë provokoi zjarre të reja, shkrirjen e permafrostit dhe një invazion të molave, larva e të cilës gërryen lëvoren e koniferëve duke i lënë ato edhe më të ekspozuara ndaj zjarreve.

  • Po si? A nuk ishin ‘mashtruesit’ trampianë ata që duhet të infektoheshin më shumë?

    Po si? A nuk ishin ‘mashtruesit’ trampianë ata që duhet të infektoheshin më shumë?

    Rekord infeksionesh në Kaliforni, dy javë pas rihapjes. Katër shtetet e para amerikane për nga numri i infeksioneve (Nju Jorku, Kalofornia, Nju Xhersi, Ilinoisi) janë të gjithë të drejtuar nga demokratët, ashtu si dhe qytetet e mëdha (kampionë në infeksione), Nju Jorku, Los Anxhelesi, Çikago.

    Walt Disney ka njoftuar shtyrjen e hapjes së parqeve dhe hoteleve të tij në Kaliforni pas pikut të ri të infeksioneve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara. Disney fillimisht planifikoi të rihapte Disney Park dhe Disney California Park Adventure në 17 korrik. Por tani, njofton kompania, do të pritet miratimi nga zyrtarët e shtetit. Dhe “California ka treguar që nuk do të publikojë udhëzimet për rihapjen e parku të paktën deri në 4 korrik”, shpjegoi Disney në një njoftim. Kalifornia ka regjistruar një pik të infeksioneve me Covid-19 ditët e fundit, gjë që ka e ka çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në këtë shtet të SH.B.A.-së në 190.222.

    Rastet më të rënda me koronavirus sipas shteteve amerikane:

    Shtetet: New York, California, New Jersey, Illinois

    Infeksione: New York- 390.000; California – 190.000; New Jersey – 170.000; Illinois – 139.000

    Vdekje: New York- 24.782; California – 5.632; New Jersey – 12.995; Illinois – 6.770

    Përgatiti Dardan MITROVICA

  • Lavdia e luftës së UÇK vetëm rritet

    Lavdia e luftës së UÇK vetëm rritet

    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk kalon në asnjë sprovë, sado që Prokuroria Speciale, apo më tej Gjykata të ngrenë akuza për udhëheqësit e saj. Ajo ishte lufta e një populli të varfër, i lënë i fundit nën zgjedhën e një regjimi kriminal si ai i Millosheviçit.

    UÇK ishte një zgjim i kombit dhe sakrifica e mijëra djemve që u ngritën për vendin e trojet e tyre, dhe ku një pjesë e mirë, lanë edhe jetën. Jo pak, braktisën punët, projektet dhe rehatinë që kishin ndërtuar në perëndim, dhe u futën nën armë, për çlirimin e Kosovës.

    Një ëndërr historike, shekullore, së cilës i ishin kushtuar këngë, ninulla, vaje, poezi, libra. Gjysma e truallit të një kombi i trajtuar gjithnjë padrejtësisht nga të mëdhenjtë, mbahej ende nën çizmen gjakatare serbe deri në vitin 1999.

    Teksa për mijëra kosovarë të pafajshëm, të vrarë, pushkatuar, linçuar, dhunuar e varrosur masivisht, ende nuk ka një drejtësi si duhet, apo një mea-culpa nga Beogradi, për luftëtarët, për çlirimtarët, në mënyrë sezonale ka akuza e procese.

    Për shumë prej udhëheqësve të Kosovës, lufta është pjesa më e lavdishme, ndoshta pjesa më e mirë e tyre. Tjetër gjë, është më tej, mënyra se si qeverisën ata vendin e tyre. Me korrupsion e me nepotizëm.

    E vetmja damkë që i vunë ata sakrificës, qe vetëm qeverisja e keqe, që ata vetë bënë.

    Asgjë tjetër nuk e bën dot pis luftën çlirimtare të një kombi.

    Secili komb është në të drejtën e tij, dhe sa më e vonuar të jetë liria, aq më legjitime është beteja e bërë për të.

    Kur sheh sot se ka ende makinacione politike, në qarqe të caktuara që prodhojnë mjegull dhe duan të hedhin hije mbi sagën heroike të UÇK, çdokush e kupton se kjo vetëm e rrit bindjen, se sa e drejtë paskësh qenë ajo luftë.

    Secili do të duhet të mbajë përgjegjësitë e tij në fund të fundit. Siç ndodhi me zotin Haradinaj, mendja ta do se njësoj do të dalin të pafajshëm edhe liderët e tjerë të UÇK. Por një gjë është e sigurt. Sa më shumë kohë kalon, lufta në vetvete që u bë për çlirimin e Kosovës, vetëm sa fiton më shumë lavdi, përpara çdo kthese apo sprove.

  • Kim Kardashian, linja e belit s‘ka qenë kurrë kaq e ngushtë: mbresëlënëse

    Kim Kardashian, linja e belit s‘ka qenë kurrë kaq e ngushtë: mbresëlënëse

    Kim Kardashian godet përsëri, videoja me korse të shtrënguar postuar në profilin e saj në Instagram i lë ndjekësit pa fjalë. Dhe është plot me shikime, mbi 12 milionë.

     
     
     
     
     
    View this post on Instagram
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     

    A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

  • I shkatërrojnë folenë dhe vezët, mama mjellma vdes nga dëshpërimi

    I shkatërrojnë folenë dhe vezët, mama mjellma vdes nga dëshpërimi

    Vdekja e një mjellmë ka shokuar Anglinë dhe lajmi e saj tashmë ka bërë xhiron e botës, pasi u bë e ditur nga mediat britanike. Por, këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë shfaqje baleti të interpretuar me mjeshtëri, por për historinë e vërtetë të një nëne mjellmë, së cilës i shkatërruan folenë dhe vezët e të vegjëlve të saj të ardhshëm.

    Ka ndodhur në Kearsley, afër Manchesterit, në Britaninë e Madhe: dikush u argëtua duke goditur me gurë folenë dhe thyer vezët, dhe nëna, mbase nga dëshpërimi, u shtri mbi fole, duke hapur krahët dhe vdiq. “Vdiq me zemër të thyer”, është versioni i aktivistëve lokalë për të drejtat e kafshëve, shkruan Daily Mail.

    Edhe disa ditë më parë, disa qen kishin i sulmuar folenë duke thyer vezë të tjera, dhe mjellma mashkull kishte ikur duke e lënë të vetme femrën. Me çështjen po merret nga agjensia britanike për mbrojtjen e kafshëve (RSPCA), e cila i ka kërkuar kujtdo që ishte në afërsi të japë informacione për të gjurmuar përgjegjësit e sulmit të ndyrë.

  • Dhjetë lojëra në natyrë për t’i bërë me fëmijët

    Dhjetë lojëra në natyrë për t’i bërë me fëmijët

    Të thjeshta dhe argëtuese, janë të shumta lojërat që mund të zgjidhni për të kaluar kohë me të vegjlit në park apo në kopshtin e shtëpisë

    Me ardhjen e sezonit më të bukur për ta, sezonit të verës, pra, të pushimeve, fëmijët kanë mundësinë të kalojnë më shumë kohë jashtë shtëpisë. Ndodh shpesh që, në këto momente, prindërit të pyesin veten se kush mund të ishin lojërat më të mira që ata të luajnë. Dhe alternativat nuk mungojnë! E bukura është që këto për të cilat ne do të flasim më poshtë janë zgjidhje të thjeshta dhe po aq argëtuese.

    Disa shembuj? Kap-hijen. Në këtë rast, loja ka të bëjë me ‘përqëndrimin’ tek një fëmijë tjetër dhe me përpjekjen për të shkelur mbi hijen e tij.

    Një klasik tjetër i shkëlqyeshëm i argëtimit në natyrë është ujku që ha fruta. Kjo është një lojë shumë e famshme, por asnjëherë nuk bën dëm një rikthim i vogël në kohë dhe të kujtoni lojën që e keni bërë edhe vetë kur keni qenë të vegjël, pra kur fëmijët duhet të zgjedhin se çfarë frute duan të jenë dhe personi që luan rolin e ujkut duhet t’i thërrasë. Kur ia gjen emrin, atëherë ujku, fillon të vrapojë që t’i ‘kapë’ frutat dhe frutat vrapojnë vrik që të shpëtojnë nga ujku.

    Si të mos përmendim lojën e pistës së bilave në rërë, një lojë kaq e lashtë – duket se ka origjinë parahistorike – sa e thjeshtë dhe argëtuese?

    Një tjetër lojë që vjen nga e kaluara dhe që ju mundëson të kaloni kohën me fëmijët në alegri në park ose në kopshtin e shtëpisë është hedhja e arrave. Si punon? Duke krijuar piramida të vogla arre dhe duke i dhënë nga tre secilit pjesëmarrës në lojë. Fituesi është ai që rrëzon më shumë piramida.

    Duke vazhduar me listën e alternativave të dobishme kur bëhet fjalë për lojëra në natyrë për fëmijë, ja vlen t’u kujtojmë macen dhe miun. Në këtë rast, macja e kap miun duke e prekur. Ky i fundit duhet të mbetet i ndalur në vend me këmbë të hapura, por mund të çlirohet veten nëse një miush tjetër kalon poshtë këmbëve të tij.

    Një tjetër lojë interesante është gara me balona. Çfarë përmban ajo? Dhënien e një tullumbaceje secilit fëmijë që merr pjesë në lojë, i cili do të duhet ta shtyjë atë me hundë deri në fund vijën përfundimtare.

    Për të mos harruar është edhe loja e topit të burgosur. Fëmijët duhet të godasin kundërshtarët e tyre me një top. Kushdo që goditet bëhet i burgosur, ndërsa kushdo që merr topin mund të çlirojë njërin nga konkurrentët e tjerë.

    Kush nuk e njeh lojën e katër karrigeve? Në këtë rast, pesë fëmijë duhet të marrin pjesë, një në qendër dhe katër në qoshe. Kur jepet shenja për fillimin e lojës, ata që janë në qoshe duhet të këmbejnë vendet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërsa atij që është në qendër i takon të përpiqet të zerë njërin nga katër vendet që mund të gjejë të bosh në një moment të caktuar.

    E thjeshtë dhe e bukur është edhe loja e vemjeve. Në këtë rast, fëmijët duhet të formojnë dy rreshta duke u përpjekur të ‘rrëmbejnë’ vezën e kundërshtarit dhe të fshehë atë.

    E mbyllim me godit-topin me fshesë. Si funksionon? Fiks si në futbollin tradicional, vetëm se lojtarët e vegjël duhet të godasin topin jo me këmbët e tyre, por me një fshesë.

  • Lady Diana dhe Kristen Stewart, dje dhe sot: përballë dy stileve

    Lady Diana dhe Kristen Stewart, dje dhe sot: përballë dy stileve

    Aktorja amerikane do të luajë në kinema princeshën e trishtuar. Ndërkohë, kanë filluar krahasimet midis të dyjave për të gjetur ngjashmëritë. Ne e zhvilluan ndeshjen në të kundërt: si dukej dje Lady D., si do të ishte sot? Do ngjasonte me Kristen?

    Lajmi ka marrë dhenë: aktorja Kristen Stewart do të luajë princeshën Lady Diana në filmin Spencer me regji të kilienit Pablo Larraín. Prodhimi i filmit do të fillojë në 2021 dhe tregimi do të jetë një pjesë shumë specifike e jetës së Lady D., saktësisht momenti (në veçanti një fundjavë) që shënoi përgjithmonë fundin e martesës së saj me Karlin.

    NJË FILM I MEZIPRITUR, QË NË NJOFTIM

    Gazetat e të gjithë botës kanë filluar të kërkojnë ngjashmëritë midis dy grave për të kuptuar sesi aktorja, e bërë e famshme me sagën Twilight, mund ta luajë këtë rol të rëndësishëm. Dhe duhet pranuar që, megjithëse lidhja midis të dyjave nuk është e menjëhershme, një vështrim nga afër zbulon detaje që i përbashkësojnë ato: nga fiziku i thatë dhe vështrimi melankolik, deri në atë anë të karakterit pak rebel.

    “Kristen mund të jenë shumë gjëra, mund të jetë shumë misterioze dhe shumë e brishtë dhe në fund të fundit edhe shumë e fortë, që është pikërisht ajo që na nevojitet. Kombinimi i këtyre elementeve – shpjegon regjisori Larraín në intervistën dhënë për Deadline – më bëri të mendoja për të. Mënyra se si iu përgjigj skenarit dhe si po i afrohet personazhit, është shumë e bukur për t’u parë. Unë mendoj se do të bëjë diçka mahnitëse dhe intriguese në të njëjtën kohë. Ajo është një forcë e natyrës”.

    NË GJURMËT E…

    Dhe në pritje për të parë se si Kristen do të formësojë karakterin e saj në personazh, por mbi të gjitha me çfarë kostumesh do të paraqitet (në kuptimin fashion të fjalisë), kemi menduar të bëjmë një lojë në të kundërt.

    Look-u i Lady Diana si do të ishte sot? Si do të ndryshonte stili juaj i saj pa norma mbretërore për t’u ndjekur dhe pa asnjë imponim? A do të kishte të njëjtën shije si Kristen? A do t’i shkurtonte fundet dhe a do të guxonte të vishej thjesht me një xhaketë pa asgjë nën të? A do të vishte pantallona në vend të fundeve? Nuk do ta dimë kurrë, por për të luajtur me imagjinatën le të shfletojmë paksa në galerinë më poshtë.

    Edhe pse për një gjë jemi të sigurtë: Lady Diana edhe sot do të ishte një ikonë stili. Sepse është me të vërtetë, nuk ke ç’i thua: çdo foto që e portretizon është më aktuale se kurrë. Shumë kush e ka vërejtur këtë.

    …LADY D.: NJË STIL I LINDUR

    Ndaj mendojmë se është e drejtë të shkruash që jo, Diana sot nuk do të ishte si Kristen Stewart. Sot Lady Diana, edhe nëse po të lindte amerikane dhe me zjarrin e shenjtë të kinemasë brenda, do të kishte stilin e saj. Si ajo që ne ende e admirojmë dhe që e ka bërë ikonike, jo vetëm për historinë që ka jetuar, por edhe për shijen e rafinuar që na ka lënë si trashëgimi në historinë e stilit.

  • Të flesh në një hotel pa mure, në Zvicër

    Të flesh në një hotel pa mure, në Zvicër

    Kreative, sugjestionuese dhe e paparë ndonjëherë: përvoja e jashtëzakonshme që mund të përjetohet në Zvicër këtë verë

    Keni ëndërruar ndonjëherë të flini në ajër të hapur, nën qiellin plot yje, mbase rrëzë maleve apo në mes të vreshtave?

    Sot kjo ëndërr është një realitet sepse në Zvicër mund të rezervosh një dhomë, nëse e quajmë të tillë, në mes të natyrës, pa mure, pa çati, por me një krevat dopio të rehatshëm, komedina dhe dritë për lexim në mbrëmje. Nuk mungon as prania e një maxhordomi, i gatshëm për t’ju sjellë një aperitiv ose një mëngjes të shijshëm mes batanijeve nën rrezet e para të agut.

    Ideja gjeniale sot ngjan paksa e tepruar si për ata që po vlerësojnë opsionet për një turizëm të përgjegjshëm, eko-të qëndrueshëm dhe green, me shumë respekt për distancat sociale, si dhe për ata që janë në kërkim të destinacioneve origjinale dhe kreative.

    Null Stern Hotel ose hoteli me zero yje “sepse ylli i vetëm që shkëlqen je ti” – sa për të sqaruar idenë – ndodhet në lokalitete të ndryshme në Zvicër dhe është vetëm gjetja më e fundit e grupit gjerman Null Stern, i themeluar nga konceptartistët Frank dhe Patrik Riklin në bashkëpunim me Daniel Charbonnier, profestionist u Minds in Motion SA, një shërbim mikpritës hotelor ndërkombëtar. Të njëjtët që, disa vjet më parë, i dhanë jetë një hoteli minimalist të ndërtuar brenda një ish-bunkeri bërthamor në Teufen dhe filluan të përhapin këtë idenë e hotelit pa mure.

    Me këtë projekt të ri mikpritës, krijuesit synojnë pushime green dhe alternative, për të fjetur pa çati ose mure, në 7 lokalitete të ndryshme në Zvicër për të zbuluar zona të tilla si St. Gallen dhe Liqeni i Konstancës, Toggenburg, Heidiland (zona në të cilën lindi dhe u rrit Heidi), Appenzellerland, Thurgau, Schaffhauserland dhe Principata e Lihtenshtajnit. Për të kaluar një mbrëmje të veçantë, pra mund të zgjidhet një dhomë në Eschen, në rrëzë të maleve; duke u arratisur për pak kohë mes aromave të vreshtave të Thal në Kantonin e St. Gallen; apo të qëndroni në zonat e bukura të Kantonit të Thurgau dhe, përsëri, të rezervosh një dhomë në kodrinat e Toggenburg, duke shijuar një pamje të lë pa frymë të luginës së Rhine.

    Të zgjohesh nën dritat e parë të agimit me tingujt dhe zhurmat e natyrës, me ajrin e freskët dhe të pastër dhe, mbi të gjitha, me një pamje që do t’i mahnisnin të gjithë udhëtarët, dhe veçanërisht ata me një shpirt romantik.

    Çmimi për një dhomë? Fillon nga 295 euro për një natë, një tarifë që përfshin shërbimin me maxhordom dhe mëngjesin në suitë. Po sikur t’ia behë moti i keq? Mos u shqetëso, mund të diskutosh për një prenotim të ri.