Blog

  • Çdo vit, 570 mijë ton plastikë në Mesdhe

    Çdo vit, 570 mijë ton plastikë në Mesdhe

    Alarmi i Wwf: për çdo kilometër të vijës bregdetare, grumbullohen mbi 5 kile në ditë. Dhe pasojat i paguajnë veçanërisht speciet detare, në rradhë të parë breshka

    Nëpër dete është emergjence plastike dhe breshkat e detit janë padyshim ndër speciet më shumë të rrezikuara nga ky material ndotës. Alarmin i lëshuar pikërisht për këtë arësye në ditën botërore të breshkave, është i Wwf në Mesdhe, i cili paralajmëroi se duke qenë një det i mbyllur, rrymat rikthejnë nëpër brigje 80% të mbeturinave plastike.

    Pesë kile për çdo kilometër vijës bregdetare

    Rezultati? Për çdo kilometër të vijës bregdetare, mblidhen më shumë se 5 kilogramë në ditë. Evropa është prodhuesi i dytë më i madh në botë i plastikës. Një shenjë që, në shumë raste, ajo nuk hidhet në mënyrë korrekte apo efektive është se çdo vit 570 mijë ton plastikë përfundojnë në ujërat e Detit Mesdhe: ekuivalent i 4.7 miliardë takëmeve plastike njëpërdorimshe (d.m.th. 3,600 për sekondë). Aktivitetet bregdetare janë përgjegjëse për gjysmën e sasisë së plastikës që derdhet në Detin Mesdhe, ndërsa 30% vijnë nga toka duke u transportuar prej lumenjtve.

    Breshkat në rrezik

    Në Mesdhe mund të gjejmë 3 nga 7 speciet e breshkave të detit që ekzistojnë në botë, breshka jeshile Chelonia mydas, breshka Dermochelys coriacea dhe breshka e zakonshme Caretta caretta, kjo e fundit është më e zakonshme dhe e vetmja që krijon fole përgjatë brigjeve tona. Rreziqet kryesore për mbijetesën e specieve të breshkave të detit të pranishme në Detin Mesdhe lidhen me aktivitet antropike: peshkimin, turizmin intensiv, ndotjen dhe bllokimin e mbeturinave. Jeta e këtyre kafshëve përveç lindjes dhe depozitimit të vezëve, zhvillohet plotësisht në det të hapur: një breshkë deti shpenzon 96% të kohës së tij nën ujë dhe në ujë ushqehet. Duke marrë parasysh që çdo minutë ekuivalenti i një kamioni të mbushur me mbeturina plastike përfundon në detet e planetit, mund të themi me siguri se kurthi plastik është shumë i fshehtë për breshkat. Një studim ka zbuluar se 80% e breshkave Caretta caretta në Mesdhe hanë mbeturina plastike.

    Doreza dhe maska

    Emergjenca shëndetësore e lidhur me Covid-19 na vë të gjithëve përballë një përgjegjësie të re: është shumë e rëndësishme të shmanget hedhja e maskave dhe dorezave që përdorim, apo e mjeteve të tjera mjekësore në natyrë. Në fakt, pajisjet mbrojtëse personale dhe mjetet e tjera sanitare (si maska, doreza, pelena dhe dezinfektues njëpërdorim), në fakt, janë të prodhuar apo paketohen me plastikë. Sipas vlerësimeve të Politeknikut të Torinos, Italisë, vendit më të goditur evropian nga Covid-19, do t’i duhen 1 miliardë maska dhe gjysmë miliardi doreza në muaj dhe, sipas një vlerësimi nga Wwf, nëse vetëm 1% e maskave do të hidheshin në mënyrë të gabuar apo të liheshin në natyrë, kjo do të përfshinte ndotjen e mjedisit me plot 10 milion maska ose 40 tonë plastikë në muaj.

  • Eurostat/ Shqipëria, vendi më i varfër në Europë

    Eurostat/ Shqipëria, vendi më i varfër në Europë

    Shqipëria vijon të mbetet vendi më i varfër i Europës, me të ardhurat dhe konsumin më të ulët për frymë. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat për vitin 2019, shqiptarët kishin të ardhura për frymë sa 31% e mesatares europiane, më e ulëta në Europë (të dhënat për Kosovën nuk përfshihen).

    Në raport me një vit më parë, kjo përqindje ka mbetur e pandryshuar, çka tregon se Shqipëria ka ngecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, që nënkupton një rritje më të shpejtë ekonomike se vendet e zhvilluara, me synim që të kapet mesatarja e të ardhurave të BE-së brenda një periudhe kohe.

    Shqipëria është tashmë më e varfër edhe se Bosnjë-Hercegovina, e cila ka mesatare 32% të BE-së në vitin 2019, ndërsa një vit më parë kishte të njëjtin nivel si Shqipëria. Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues në 38%, Serbia (41%) dhe më e “pasura” në rajon është Mali i Zi, me 50% të mesatares së BE-së.

    Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat mirëqenien materiale të familjarëve, Shqipëria sërish mbetet e fundit, në 40% të mesatares së BE-së, nga 39% një vit më parë. Për Bosnjën, ky tregues është 42%, për Maqedoninë 43%, për Serbinë 49% dhe sërish më të lartin e ka Mali i Zi, me 60% të mesatares europiane.

    Bullgaria, shteti më i varfër i BE

    Në BE, në 2019, të ardhurat për frymë u luhatën midis 53% të mesatares europiane në Bullgari dhe 261% në Luksemburg. 10 shtete anëtare kishin të ardhura për frymë mbi mesataren e BE-së.

    Në treguesin e konsumit individual për frymë (AIC), nëntë Shtete Anëtare regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së në vitin 2019. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 35% mbi mesataren e BE-së. Gjermania ishte rreth 23% më lart, e ndjekur nga Austria, Danimarka, Belgjika, Holanda, Finlanda, Suedia dhe Franca, të cilat regjistruan të gjitha nivelet midis 5% dhe 20% mbi mesataren e BE-së.

    AIC për frymë për dymbëdhjetë shtete anëtare rezulton midis mesatares së BE-së deri në 25% më pak. Në Itali, Irlandë, Qipro, Spanjë dhe Lituani, nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE-së, ndërsa Portugalia, Çekia, Sllovenia dhe Malta ishin midis 10% dhe 20% më pak. Polonia, Rumania dhe Greqia ishin midis 20% dhe 25% nën mesataren e BE.

    Gjashtë shtete anëtare regjistruan AIC për frymë, me mbi 25% nën mesataren e BE-së. Estonia ishte 25% më poshtë, Sllovakia, Letonia, Hungaria dhe Kroacia midis 25% dhe 35% më poshtë, ndërsa Bullgaria kishte AIC për frymë 41% nën mesataren e BE-së.

  • Një robot me katër këmbë për të gjithë: në shitje për $ 75,000

    Një robot me katër këmbë për të gjithë: në shitje për $ 75,000

    Tani edhe kompanitë dhe individët do të jenë në gjendje të blejnë ‘qenin’ Spot të Boston Dynamics, me kusht që të mos jenë të armatosur apo të përdoren kundër dikujt

    Një robot me katër këmbë për mik, për sa kohë që nuk dëmton njeri. Përdorimi “për bamirësi” është kushti i vendosur në SHBA për blerjen e një Spot, një “qen” droid i Boston Dynamics. Edhe pse jo për xhepat e gjithkujt: kushton 75 mijë dollarë (çmimi bazë që rritet me bateri shtesë dhe komponentë të tjerë si webcam dhe Lidar), për t’u porositur në internet.

    “Në Boston Dynamics për dekada kemi krijuar dhe përsosur robotë të lëvizshëm, të pajisur me inteligjencë të avancuar sepse besojmë se robotet autonomë e të shkathët shkathët mund të zgjidhin një gamë të gjerë problemesh në botën e vërtetë. Kombinimi i softuerit të sofistikuar të Spot dhe dizajnit mekanik me performancë të lartë i mundëson robotit të ndihmojë njerëzit nëpër punë të vështira ose të rrezikshme”, tha Michael Perry, zv/presidenti për zhvillim i kompanisë. Qëllimi është të fitojmë besimin për robotët, shpjegon kompania që ka zhvilluar makinën inteligjente në gjente të vrapojë, kërcejë, të ngjisë shkallët, të hapë dyert dhe të kalojë pengesat. Këtyre i shtohet një aftësi llogaritëse që i mundëson Spot të marrë dhe përpunojë të dhëna, për shembull duke krijuar harta 3D në kantieret e ndërtimit ose duke identifikuar prishje të makinerisë nëse përdoren në fushën e industrisë.

    Në të vërtetë, roboti u krijua për të ndihmuar në raste emergjencash, për shembull në rast tërmetesh apo katastrofash të tjera. Por rreziku i përdorimit të gabuar apo që ve në rrezik shëndetin e të tjerëve, i pranishëm tëk të gjithë robotët, ka kufizuar gjithmonë përhapjen e tij. Deri më tani, Boston Dynamics (një kompani e themeluar në 1992 dhe e marrë nën kontroll nga Google në 2013, më pas nga Softbank) është preokupuar gjithnjë duke kufizuar në lançimin e tij në zona të kontrolluara rreptësisht, në mënyrë që të shmangë më të keqen. “Ka nga ata që do të donin të përdorin robotë për shtëpinë fantazmë”, – ka qartësuar Perry, për Associated Press, vetëm për të dhënë një shembull – “Por ne refuzuam, sepse nuk do të ishte përdorimi i duhur”.

    Por është e vështirë të mendosh që mund të garantosh që përdorimi i një makinerie kaq inteligjente dhe të shkathët, edhe pse e programuar nga njerëzit, të jetë i kufizuar në një mjedis të dobishëm. Edhe me qëllimet më të mira. Mjafton të shohësh polemikat e shpërthyera vitin e kaluar për miratimin e Spot nga policia Mass Masst, një provë në të cilin Aclu (American civil liberties union) së pari vërente rrezikun e një skenari alla RoboCop. Deri atëherë, bëhej fjalë për blerje të kufizuara nga business to business.

    Por tani Boston Dynamics ka vendosur të dalë zbuluar, duke besuar se është koha e duhur që të gjithë të kenë një qen robot, duke ua shitur edhe privatëve që mund të kenë kështu qenin e tyre robot, për sa kohë që ata deklarojnë të mos e nxisin kundër dikujt tjetër duke e përdorur si armë.

    Në fakt, aftësitë e Spot të implementuara ndër vite kanë arritur deri në atë pikë sa që tani mund të mendohet t’i besohen detyra nga më të larmishme. Nëpër videot demonstratave më të fundit, mund ta shihet madje duke ruajtur një tufë delesh, nëpër terrene të ashpra, duke i drejtuar dele siç mund të bënte një qen pastor i vërtetë.

    Në kohët e lockdown nga koronavirusi, u pa duke edhe duke shëtitur në parkun qytetës të Singaporit për t’u kujtuar qytetarëve, me mesazhe zanore, që të marrin masa e detyrueshme për emergjencën Covid-19 në vende publike, siç janë distancimi dhe përdorimi i maska.

    Sipas David Inggs, CEO i Rocos, “epoka e robotëve autonome është pothuajse në derë. Ne jemi duke punuar me kompani si Boston Dynamics për të përshpejtuar procesin e adoptimit të këtyre sistemeve. Duke i lidhur me platforma cloud, ne mund t’i lejojmë ata të integrohen më mirë me softuerin, për të marrë të dhënat që na nevojitet në të gjitha ato procese fizike që shpesh janë të mërzitshme dhe të rrezikshme”.

  • Dieta Sirtfood: Si të humbni 45 kilogramë

    Dieta Sirtfood: Si të humbni 45 kilogramë

    Me këtë dietë Adele ka humbur 45 kilogramë: Nga se përbëhet dhe cilat janë përfitimet. Gjithçka që duhet të dini

    Risia në sektorin e humbjes së peshës është dieta e re Sirtfood. E bërë e famshme falë humbjes së 45 kilogramëve prej këngëtares angleze Adele, që u shfaq pak javë më parë në formë të shkëlqyeshme, kjo dietë është sot më e kërkuara në rrjet.

    Sidoqoftë, kjo dietë nuk është gjë e re: para Adele edhe Pippa Middleton, modelja Jodie Kidd dhe boksieri David Haye kanë marrë rezultate të shkëlqyera në humbjen e peshës dhe mbajtjes së linjave falë kësaj diete.

    Dieta e Sirtfood Adeles ia detyron emrin e saj konsumit të proteinave sirtuine, që parashikohen në këtë dietë unikale. Dy nutricionistët britanikë Aidan Goggins dhe Glen Matten kanë botuar një libër ku shpjegojnë suksesin e këtij “gjeni të dobësimit” që sjell shumë përfitime.

    Këto proteina sirtuine janë në gjendje në fakt që të riprodhojnë efektet e kufizimit të kalorive dhe aktivitetit fizik, duke mundësuar kësisoj një humbje të shpejtë dhe efektive të peshës. Ushqimet Sirt janë gjithashtu të pasura me veti të dobishme anti-inflamatore dhe antioksiduese.

    Dieta Sirtfood: cilat janë ushqimet e lejuara

    Baza e dietës pra është Sirtfood konsumi i ushqimeve specifike që përmbajnë të famshmin “gjen të dobësimit”. Ajo që është tek këto ushqime me proteina sirtuine është se shumë prej tyre nganjëherë janë të përjashtuara nga dietat tradicionale. Nje shembull? Çokollatë me të paktën 85% kakao. Në fakt, është e mundur të konsumoni deri në tre copa katrore në ditë. Një shembull tjetër i ushqimeve të dietës Sirtfood të lejuara është vera e kuqe: kjo pije, në veçanti Pinot Noir, aktivizon proteinat sirtuine dhe mund të konsumoni një gotë në ditë gjatë ngrënies ose ta përdorni atë për të pasuruar recetat sa herë që dëshironi.

    Ndër ushqimet e tjera të dietës Sirtfood janë edhe luleshtrydhet, të cilat përdoren edhe për të pasuruar ujin; edhe kafeja, e cilat gjithashtu mund të konsumohen deri në 5 gota në ditë pa shtuar qumësht. Specat djegës, veçanërisht Bird’s Eye, janë të lejueshëm, ashtu siç lejohet edhe çaji jeshil.

    Midis erëzave të lejuara është Levistiku, që të kujton majdanozin, e që mund të shtohet në shumë gatime. Së fundi, në mbrëmje, përpara televizorit apo një filxhani me kafe ose çaj, këshillohen frutat e thata, në veçanti tre arra, sepse zvogëlojnë kolesterolin dhe parandalojnë sëmundjet metabolike.

    Fazat e dietës Sirtfood

    Dieta e Sirtfood zgjat rreth 3 javë dhe ndahet në dy faza:

    Faza e parë zgjat 7 ditë. Gjatë kësaj periudhe nevojitet të zvogëlohet marrja e kalorive, të konsumoni një lëng që përbëhet me lakra, arugula, mollë jeshile, selino, çaj jeshil dhe majdanoz. Ky lëng mund të merret me një ekstraktues ose me centrifugë. 3 ditët e para duhet të merrni 1000 kalori dhe 1500 ditët e mbetura. Në këtë fazë duhet ta pini vazhdimisht lëngun.

    Faza e dytë prej 2 javësh, përfshin marrjen e lëngut dhe futjen e ushqimeve të dietës sirtfood në çdo vakt të konsumuar. Për të patur më shumë rezultate, këshillohet të praktikoni rreth gjysmë ore aktivitet fizik për 5 ditë në javë.

  • U njohën fëmijë gjatë pushimeve, pas 20 vitesh ritakohen dhe martohen

    U njohën fëmijë gjatë pushimeve, pas 20 vitesh ritakohen dhe martohen

    Takohen në universitet dhe më pas martohen, por zbulojnë se dashuria e tyre kishte filluar në fakt shumë vite më parë. Heidi Parker nga Sheffield, South Yorkshire dhe Ed Savitt, nga Putney, South West London, u takuan me njëri-tjetrin që fëmijë në 1997 gjatë pushimeve me familjet e tyre përkatëse, u bënë miq shumë të ngushtë, por më pas e humbën njëri-tjetrin, për t’u ritakuar dhe martuar sot, kur janë përkatësisht 26 dhe 31 vjeç.

    Të dy u takuan si studentë në Universitetin e Newcastle. Ai e kontaktoi atë në Facebook, pasi lexoi kontaktin në dhomën e konviktit ku po qëndronte duke qenë se nuk dinte të përdorte lavatriçen. Të dy u bënë miq më 2011, filluan të çatojnë dhe më pas u dashuruan. Pas universitetit vendosën të jetojnë së bashku derisa në vitin 2015, kur Ed i kërkoi Heidi të martoheshin.

    Dhe, gjatë një darke me familjen, mamaja i tha Heidi se kur ishte fëmijë, gjatë pushimeve, ajo kishte takuar një djalë të quajtur Ed, me të cilin ishte dashuruar dhe i tregoi fotot që kishte dalë. Duke i parë të dy zbuluan se ishin njohur, faktikisht shumë vite më parë, raporton Sun(c).

  • Whatsapp Pay, pagesa me App, e lehtë sa dërgimi i një mesazhi

    Whatsapp Pay, pagesa me App, e lehtë sa dërgimi i një mesazhi

    Vjen Whatsapp Pay, një sistem i ri pagese që do të përdorë pikërisht platformën mesazhistike të menjëhershme. Të paguash apo të dërgosh para do të jetë po aq e thjeshtë sa shkëmbimi i një mesazhi chat. Lajmi i ka goditur përdoruesit në atë pikë sa hashtag whatsapp është shfaqur në trend në Twitter. Ka kohë që flitet, por tani do të bëhet shumë shpejt realitet. Mark Zuckerberg, babai i Facebook që ka blerë edhe aplikacionin e mesazheve, është duke punuar. Ja si do të funksionojë.

    Para së gjithash, do të ketë një modalitet të dyfishtë të përdorimit: business dhe privat. “Qëllimi – thotë kompania – është për të bërë sa më të thjeshta pagesat në mënyrë që të ndihmojmë futjen e sa më shumë kompanive në ekonominë dixhitale, duke hapur mundësi të reja rritjeje. Ndërkaq, ne jemi duke e bërë dërgimin e parave për të dashurit aq lehtë sa dërgimi i një mesazhi. Meqenëse pagesa në WhatsApp mundësohet nga Facebook Pay, në të ardhmen dëshirojmë të bëjmë të mundur që njerëzit dhe kompanitë të përdorin të njëjtin informacion pagese në të gjithë familjen e aplikacioneve të Facebook “.

    “Të gjitha pagesa mes miqve dhe familjarëve – vazhdon ai – janë falas ndërsa ato nga kompanitë i nënshtrohen komisioneve dhe funksionojnë përmes WhatsApp Business (pak a shumë të njëjta me POS nëpër dyqane të ndryshme)”. Operacioni do të jetë i mundur falë një PIN-i gjashtë shifror ose, si alternativë, përmes njohjes biometrike, të fytyrës ose dixhitale. Llogaria juaj duhet të lidhet më pas me një metodë pagese, d.m.th. kartat e kreditit ose të debitit të qarqeve Mastercard dhe Visa.

    Në vazhdën e asaj që po ndodh tashmë në Kinë me WeChat, Zuckerberg ka filluar fazën e parë të testimit në Brazil, por data e mbërritjes në Evropë është ende e pasigurt.

  • Hyn në studio dhe fillon të qajë, Vittorio Sgarbi: “Nuk jam mirë, ai nuk duhet të vdiste…”

    Hyn në studio dhe fillon të qajë, Vittorio Sgarbi: “Nuk jam mirë, ai nuk duhet të vdiste…”

    Kritiku i artit ka qenë i ftuar në studion e Rai 1 dhe foli për veten, me zemër të hapur, për fëmijërinë e deri tek pasionin e tij për kulturën. Por pikërisht në fillim të intervistës, Sgarbi është përlotur.

    «Sot nuk ndihem mirë – tregon kritiku – dje vdiq Giulio Giorello, një mik. Ishte shtruar në spital për kovid, më pas kishte dalë. Por mbase e përkeqësoi gjendjen e tij. Nuk duhej të vdiste’. Sgarbi tregon edhe për infarktin që i pati ndodhur.

    “Pata intuitën – shpjegon ai – të shkoja te mjeku më i afërt. Më thanë që nëse prisja edhe një gjysëm ore do të vdisja. Pas ndërhyrjes, shkrova menjëherë një artikull arti për Corriere della Sera dhe kryeredaktori më thotë: “Po a nuk kishe vdekur?”. Erdhën të më takonin shumë njerëz, nga Bonaccini te Berlusconi, ishte shndërruar në një festë. Pasi rreziku u kapërcye, ne kemi pse bëjmë si viktima”.

  • Rashford fiton betejën për fëmijët e varfër: Miratohet Covid Summer Food Fund

    Rashford fiton betejën për fëmijët e varfër: Miratohet Covid Summer Food Fund

    Marcus Rashford ka shënuar golin më të bukur të karrierës së tij të re. Sulmuesi i Manchester United i kishte dërguar një letër të bukur qeverisë britanike, duke kërkuar restaurimin e kuponave të vaktit shkollor për shumë fëmijë të varfër në Mbretërinë e Bashkuar. Një situatë e tmerrshme, e bërë edhe më serioze nga mbyllja e shkollave dhe nga pamundësia, pra, për të mundësuar ushqimin e shumë gojëve. Por, mbrëmë, kryeministri Boris Johnson e kishte mohuar këtë mundësi, mirëpo lojtari vazhdoi fushatën e tij të ndërgjegjësimit, duke mbledhur shumë aprovime.

    Dhe në fund, Parlamenti u dorëzua: gjatë pushimeve verore, do t’u jepen vaktet shkollore falas për rreth 1.3 milion fëmijë. Këto janë kuponë prej 15 stërlinash në javë, që do të përfshihen në programin e quajtur Covid Summer Food Fund. Zëdhënësi i kryeministrit Johnson tha se i kuptonte nevojat e fëmijëve dhe të prindërve, të cilët u gjendën përballë një situate të paparë gjatë pandemisë. Zëdhënësi shtoi se Johnson e ka pranuar kontributin e Rashford në debatin mbi varfërinë. Një kënaqësi e madhe kjo për futbollistin anglez, i cili ka shkruar në rrjetet sociale: “Nuk di se çfarë të them. Shikoni çfarë mund të bëjmë kur bashkohemi, kjo është Anglia në vitin 2020”.

  • Barbara Streisand i dhuron vajzës së George Floyd aksionet e saj në Disney

    Barbara Streisand i dhuron vajzës së George Floyd aksionet e saj në Disney

    Këngëtarja dhe aktorja Barbra Streisand ka blerë një paketë aksionesh Disney për Gianna Floyd, vajzën gjashtë vjeçare të afroamerikanit të vrarë nga policia në Minneapolis. “Faleminderit Barbra Streisand për paketën time, tani unë jam një aksioniste e Disney faleminderit ty”, shkruan vajza në llogarinë e saj në Instagram. Nuk dihet se sa është vlera e aksioneve të dhuruara nga ylli. Edhe reperi Kanye West ka ofruar ndihmë financiare për vajzën e George Floyd duke ngritur një fond universitar për të mbuluar shpenzimet e një regjistrimi të mundshëm në kolegj. Texas Southern University ia ka ofruar tashmë të bijës së viktimës një bursë të plotë nëse zgjedh të ndjekë studimet në këtë universitet në të ardhmen.

  • “Girls on Track”, nis projekti FIA-Ferrari, për të stërvitur një vajzë pilote për F1

    “Girls on Track”, nis projekti FIA-Ferrari, për të stërvitur një vajzë pilote për F1

    Një vajzë në rresht, gati për një Grand Prix F1. Është ëndrra që FIA po ndjek prej disa vitesh dhe në sezonet e fundit ka përfshirë në projekt kolumbianen Tatiana Calderon, por sezoni i tij 2019 në Formula 2 ka qenë përfundimisht negativ. E lidhur me team F1 Alfa Romeo, Calderon doli shpejt nga radarët e Botërorit. Kategoria e krijuar vetëm për femra, Seria W, nuk duket se ka nxjerrë në pah ndonjë talent të veçantë përveç kampiones Jamie Chadwick, e përfshirë menjëherë në team F1Williams, por akoma larg nga të qenit në gjendje të shprehet në nivele të caktuara përballë meshkujve. Nevojiten pra, themele të qëndrueshme për të nxjerrë një talent dhe ja tek merr hov iniciativa e quajtur “Girls on Track – Rising Stars” e cila përfshin Ferrarin. Projekti i targuar FIA është katërvjeçar dhe njëzet vajza, nga 12 deri në 16 vjeç, janë përzgjedhur tashmë gjatë dimrit. Erëra me fat, tetorin e ardhshëm do të garojnë në cirkuitin e Le Castellet me njëvendëshet e Formula 4 të vëna në dispozicion nga shkolla e pilotimit Winfield (shumë e famshme në Francë), pas së cilës dymbëdhjetët më të mirat do të marrin pjesë në seancat stërvitore me kart dhe njëvendëshe gjithnjë F4.

    Katër finalistët më pas do të kenë mundësinë të zhvillojnë një kurs në Maranello pranë Ferrari Driver Academy dhe në atë moment sfida do të marrë zjarr sepse vetëm njëra prej vajzave do të zgjidhet për të marrë pjesë në kampionatin italian F4 2021 nën kujdesin e Cavallinos. E gjitha kjo mbështetet nga Michéle Mouton, nënkampione botërore në 1982 dhe presidentja aktuale e Women në Motorsport Commission të FIA: “Të mund të bashkëpunosh me Ferrari është një njohje e vërtetë e përparimit të punës së një dekade”, shpjegoi Mouton. Nga ana e tij, Mattia Binotto, team principal Ferrari, e mirëpriti me dashamirësi iniciativën: “E kemi ndjerë se duhet punuar më shumë për të ndihmuar të rinjtë që duan të garojnë në motorsport. Nuk ka pengesa të vërteta për pjesëmarrje, por e dimë se për ata ka më shumë vështirësi”.

    Ajo që deri më tani ka munguar tek vajzat që janë ulur pas timonit gjatë viteve të fundit, ka qenë pikërisht mungesa e mbështetjes nga një Akademi (Ferrari, Red Bull, Mercedes, McLaren) që t’i përgatitsë si duhet pilotet e reja. Përveç Calderon, e vetmja që ia ka dalë të garojë në Formula 2, mbahet mend hollandezja Beitske Visser që kishte qenë një protagoniste e shkëlqyer e World Series Renault, një kategori e krahasueshme me Formula 2, por e cila që prej 2017 nuk ekziston më. Visser kishte arritur rezultate të shkëlqyera në 2014, por vitin që pasoi kishte humbur pak, duke u harruar gradualisht. Në 2019 ajo e pa sërisht në W Series ku ishte kundërshtarja kryesore e Chadwick. Kujtojmë gjithashtu edhe zvicerianen Simona De Silvestro, e cila për disa sezone garoi në American Indycar duke marrë rezultate të shkëlqyera, por me mjedisin F1, përveç një testi të shkurtër me Sauber-in, ajo nuk pati fat.

    Femra e fundit që ka hyrë në zonën e Botërorit ka qenë Susie Stoddart e cila mori pjesë në 2015 seancën provat e lira të së premtes në GP të Spanjës dje Britanisë së Madhe Williams. Pilotja angleze, e martuar me Toto Wolff (team principal Mercedes) garonte në DTM, por eksperianca me Williams nuk pati sukses. Femra e fundit që ka zhvilluar një Grand Prix ishte italiania Lella Lombardi, e 12-ta në GP Austria, të vitit 1976. Në GP Spanja, të 1975 pati fituar edhe një pikë. Ajo pati 17 paraqitjet në F1 midis viteve 1974 dhe 1976, nga të cilat 12 herë u kualifikuar. Më pas, gjithmonë një italiane, Giovanna Amati, provoi pa fat kualifikimin në tre Grand Prix të parë të 1994.