Blog

  • Dardan MITROVICA – Përse po shkatërrohen statujat e Kolombit

    Dardan MITROVICA – Përse po shkatërrohen statujat e Kolombit

    Ditëve të fundit statujat e Kristofor Kolombit, eksploruesit gjenovez që më 1492 zbarkoi në atë që aktualisht është ishulli i San Salvadorit në arkipelagun e Bahamas, duke i hapur rrugë pushtimit evropian të Amerikës, janë shkatërruar në disa qytete të SHBA. Statujat e Kolombit janë rrëzuar në Richmond, Virginia dhe Minneapolis, Minesota, ndërsa të tjera në Boston dhe Miami u vandalizuan, së bashku me ato të skiavistëve të tjerë, gjeneralëve sudistë dhe politikanëve të lidhur pak a shumë në mënyrë të drejtpërdrejtë me të kaluarën koloniale dhe raciste të vendeve perëndimore.

    Këto incidente ishin pasoja të protestave të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera gjatë javëve të fundit kundër racizmit dhe dhunës policore, të organizuara pas vdekjes së George Floyd, një afro-amerikani të vrarë nga policia në Minneapolis gjatë një arrestimi të dhunshëm. Protestat, revoltat dhe debati që pasoi kishin të bënin më shumë me shprehjen racizmi në shoqëritë bashkëkohore, përfshirë marrëdhëniet me të kaluarën koloniale që është e përbashkët për shumicën e vendeve perëndimore.

    Sipas demonstruesve, kjo e kaluar vazhdon të ketë pasoja të mëdha mbi të tashmen, që materializohen në margjinalizimin dhe vuajtjen e shumë njerëzve jo të bardhë. Megjithatë, argumentojnë shumë, kjo e kaluar është ende e nënvlerësuar dhe e shfarosur vetëm pjesërisht nga shoqëritë perëndimore, ku mbizotëron historiografia nga pikëpamja e fituesve, kolonizatorëve. Megjithëse krimet dhe gjenocidet e kolonializmit në pjesën më të madhe janë të pranuara, personazhet që ishin protagonistë akoma përkujtohen dhe romantizohen në raste të veçanta: siç dëshmojnë statujët, kush thonë ata që duan t’i shkatërrojnë.

    Në anën tjetër të debatit ka nga ata që thonë se ato statuja duhet të lihen aty ku janë si vepra arti, apo qoftë edhe thjesht vetëm si monumente publike që nuk duhet të vandalizohen. Sipas atyre që rreshtohen kundër prishjes së statujave, këto monumente përfaqësojnë njerëz “bij të kohës së tyre”, sjelljet dhe besimet e të cilave duhet të kontekstualizohen dhe të mos gjykohen me standardet e shekullit XXI.

    Shumë akuzojnë se ata që mbështesin shkatërrimin e statujave duan të bëjnë një operacion thjeshtist, i cili e ndan në mënyrë binare historinë midis të mirëve dhe të këqinjve, duke refuzuar studimet dhe pozicionet në përkundër saj do të donin t’i jepnin më shumë kompleksitet këtyre çështjeve.

    Dhe theksojnë se anë shumë pak anë të njohura dhe të pakëndshme ka për pjesën më të madhe të personazheve historikë, madje edhe më të padyshueshmit: nga pozicionet raciste ndaj afrikanëve të Gandhi-s deri tek maskilizmi i Martin Luther King.

    Ndër objektet kryesore të debatit është pikërisht Kristofor Kolombi, miti i të cilit në Shtetet e Bashkuara në të vërtetë është në qendër të diskutimeve dhe polemikave për më shumë se tridhjetë vjet.

    Një histori e shkurtër e famës së Kolombit në Shtetet e Bashkuara

    Në kundërshtim me sa mund të besohet, Kristofor Kolombi luajti për shekuj me rradhë një rol margjinal në ikonografinë amerikanoveriore. I vdekur në 1506, mbeti për një kohë të gjatë i panjohur dhe përkujtimet e para të mbërritjes së tij në Karaibe u zhvilluan në 300 vjetorin, në 1792. Sidoqoftë, ishte në Tetëqindën, që zbulimet e tij u bënë vërtetë të njohura, kryesisht falë një biografie të vitit 1828 shkruar nga historiani Uashington Irving, shumë e romancuar dhe që kontribuoi në përhapjen e miteve të rreme: për shembull, që ishte Kolombi ai që i bindi Evropianët se Toka ishte e rrumbullakët, dhe jo e sheshtë.

    Në fund të Tetëqindës, miti i Kolombit u bë veçanërisht i njohur midis emigrantëve italianë dhe irlandezë, në atë kohë shumë të diskriminuar në Shtetet e Bashkuara, të cilët filluan ta pikturonin atë si babanë themelues të vendit. Në 1892, me rastin e 400 vjetorit, Presidenti Benjamin Harrison sugjeroi idenë e një feste për të përkujtuar ardhjen e Kolumbit në Amerikë, festë që më pas u institucionalizua më vonë nga Franklin D. Roosevelt në 1934. Për një kohë të gjatë Columbus Day, 12 tetori ishte një lloj feste për italianët dhe irlandezët në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në vitet ’30 u shndërrua gjithashtu edhe në një rast për të festuar regjimin fashist të Benito Mussolinit për simpatizantët e tij italo-amerikanë.

    Në dekadat në vijim, Columbus Day u konsolidua si një nga festat kryesore amerikane, e kontestuar herë pas here nga supremacistët e bardhë që pretendojnë se nuk ishte Kolombi, por vikingët ata që zbuluan Amerikën para shumë shekujve. Të dy palët kishin gabim: Vikingët, dhe veçanërisht eksploratori Islandez Leif Erikson, në të vërtetë kanë qenë efektivisht evropianët e parë që zbritën në Amerikën e Veriut, por mijëra vjet pas amerikanëve vendës, të ardhur me shumë mundësi nga Azia përmes ngushticës së Beringut.

    Krimet e Kolombit

    Por protestat kundër Colombus Day dhe statujave të Kolombit nuk kanë të bëjnë edhe aq me primatin e tij eventual, por me atë që bëri eksploruesi pasi mbërriti në Karaibe, dhe pasojat që veprimet e tij patën në dekadat në vijim mbi miliona njerëz që jetuan atë kohë në Amerikën e Veriut. Duke filluar nga vitet Nëntëdhjetë, një lëvizje gjithnjë e më e madhe filloi të përqendrojë vëmendjen në një version tjetër të historisë, atë të indios-ëve dhe amerikanëve vendas, deri atë kohë e lënë pas dore, e që pati një përhapje të gjerë me daljen e Historisë së Popullit Amerikan nga 1492 e deri më sot, një studim i rëndësishëm i vitit 1980 nga Howard Zinn i cili studion historinë e Amerikës së Veriut nga këndvështrimi i popullsive të shtypura.

    Që atëherë, shumë studime kanë thelluar dhe rizbuluar anët më pak të njohura të historisë së Kolombit dhe ekspeditave të tij, duke nxjerrë në pah krime dhe aspektet më dramatike, dhe dëmin e madh ndaj popujve indigjenë. Një nga më të cituarit, edhe në debatin e këtyre ditëve, është Kolombi – Katër udhëtimet, i botuar në vitin 2011 nga Laurence Bergreen.

    Të gjithë ose pothuajse të gjithë e dinë që Kolombi lundroi nga Spanja me tre anije për të zbuluar një rrugë të re për në Lindje, duke u gjendur pas më shumë se dy muaj lundrimi në një tokë të panjohur për të dhe që për një kohë të gjatë mendohej se ishte një degëzim i rrugëve të Azisë. Popullsia e parë që ai takoi ishin Lucayans, shumë paqësorë dhe që i pritën njerëzit e tij duke ofruar ushqim dhe ujë, duke i pyetur nëse vinin nga parajsa, shkruante Kolombi në gazetën e tij. Me 50 burra ata mund të nënshtroheshin dhe mund të qeverisen sipas dëshirës, shtonte ai. Rrëmbeu disa dhe u drejtua për në ishuj të tjerë, duke arritur në Kubë dhe më pas në Hispaniola, ishulli ku sot ndodhen Haiti dhe Republika Dominikane.

    Atje u takua me Taìno, popullsia që pati pasojat më dramatike të ekspeditave kolombiane. Kolombi i përshkronte ata si një popullsi çuditërisht paqësore dhe bujare: la në ishull rreth dyzet burra, burgosi disa vendas për t’i marrë më pas me vete dhe vazhduan me shpejtësi ekspeditën e tij, përpara se të kthehej në Spanjë për të dhënë llogari për zbulimet e bëra.

    Kolombi mbivlerësoi sasinë e arit që kishte në ato ishuj, i premtoi pasuri të pamata monarkisë spanjolle dhe u rikthye në Karaibe në fund të 1493 me 1.200 burra dhe 17 anije. Pasi eksploroi shumë ishuj ai u kthye në Hispaniola, ku zbuloi se burrat që ai kishte lënë ishin vrarë nga Taìno, pasi ata kishin filluar të bastisnin ishullin në kërkim të arit, skllevërve dhe grave për të përdhunuar. Kolombi bëri rreth 500 të burgosur indigjenë, nga të cilët rreth 200 vdiqën gjatë rrugës së kthimit.

    Ekzistojnë vlerësime të ndryshme për numrin e Taìno që banonin në Hispaniola para ardhjes së Kolombi: Bartolomé de las Casas, peshkopi që tregon për dekadat e para të kolonizimit evropian në Amerikë, pretendon se ishin tre milionë, por historianët sot mendojnë se mund të kenë qenë disa qindra mijë. Esigurt është se kur las Casas mbërriti në ishull në 1508, shkruante se indigjenët ishin 60 mijë. 25 vjet më vonë, patën mbetyr vetëm disa qindra. Shpesh gjenocidi mbi Taìno i është atribuar sëmundjeve të sjella nga evropianët, si lia, malarja dhe gripi, por historiografia më e fundit ka riafirmuar rolin kryesor të luajtur nga masakrat e kryera nga evropianët.

    Gjenocidi mbi Taìno filloi me Kolombin dhe vazhdoi edhe pas vdekjes së tij, por bazën e tij e pati në trajtimin e rezervuar për vendasit nga eksploruesi gjenovez në ekspeditat e tij. Përveç skllevizimit të qindra vendasve, ai urdhëroi të gjithë mbi 14 vjeçarët të kërkonin flori për spanjollët. Për të shtypur rebelimet e Taìno, ai urdhëroi një represion brutal, i cila përfshinte tortura dhe shfaqjen publike të pjesëve të kufomave për të frikësuar popullsinë. Në një letër, ai tregon efikasitetin dhe komoditetin dhe leverdinë ekonomike të shitjes së vajzave 9 dhe 10 vjeçare si skllave seksi. Disa historianë besojnë se shumë Taìno kryen vetëvrasje masive për t’i shpëtuar kontrollit spanjoll dhe kërkesave të papërballueshme për flori, pambuk dhe burime të tjera.

    Kolombi, që ishte emëruar guvernator i kolonive të reja nga monarkia spanjolle, humbi qartësi dhe prezencë fizike eksploruese pas ekspeditës, dhe në udhëtimin e tij të tretë duhej të përballonte edhe rebelimin e kolonëve spanjollë, të zemëruar nga paaftësia e tij në qeverisje dhe premtimet e pambajtura mbi pasurinë e ishujve karaibike. Arriti të bëjë një marrëveshje paqeje, duke iu nënshtruar kushteve poshtëruese, dhe në vitin 1500 Mbretëresha Isabella dhe Mbreti Ferdinand e larguan nga posti i guvernatorit. Që në atë kohë, në dokumentet që motivonin vendimin, dolën dëshmi të tmerrshme mbi torturat e urdhëruara nga Kolombi për kolonët dhe vendasit, që i ndëshkonte për arsye nga më të ndryshmet.

    Trashëgimia

    Protestat që prej dekadash paraprijnë Colombus Day dhe që gjatë këtyre ditëve po shoqërojnë aktualisht vandalizimin e statujave të Kolombit kërkojnë që të përfshihet sjellja e tij tiranike dhe e dhunshme, si dhe gjenocidi ndaj popullsisë Taìno në ‘biografinë’ historike të eksploruesit. Prej vitesh, shumë kanë kërkuar që Colombus Day të zëvendësohet me një festë për amerikanët vendas, një kërkesë e pranuar në disa shtete dhe qarqe në SHBA.

    Për të mbrojtur Kolombi, në debatin që vazhdon prej vitesh në Shtetet e Bashkuara, ka historianë, sipas të cilëve përgjegjësitë e tij të vërteta në mizoritë dhe në dhunën e ushtruar nga spanjollët ishin margjinale, duke qenë kryesisht për shkak të vullnetit dhe urdhrave të monarkisë. Përkujtimet ndaj tij mbrohen kryesisht për arsye që lidhen me rëndësinë e tij në identitetin italo-amerikan dhe katolik. Tregohen shumë episode anekdotike që kanë të bëjnë me besimin e tij fetar dhe në shfaqjet e dhembshurisë ndaj vendasve, në mbrojtjen e tij. Ata thonë se ai ka qenë më madhështor se bashkëkohësit e tij, pavarësisht gjithçkaje që flitet.

    Por statujat e Kolombit, si dhe ato të skllavistëve dhe gjeneralëve të konfederatës që mbronin skllavërinë në Luftën Civile, interpretohen gjithnjë e më shumë nga njerëzit si dëshmi të një të kaluare, efektet e së cilës janë ende edhe sot të dukshme në shoqërinë amerikane, ku racizmi jo rastësisht nuk është përkufizuar “sistemik”, domethënë i shkruar në ligje dhe organike për administrimin e drejtësisë. Zbulimet më moderne historike thonë se ushtrimi i pushtetit të Kolombit në Karaibe ishte një pararendës i metodave të përdorura më pas nga kolonialistët evropianë ndaj vendasve në Veri dhe në Jug të Amerikës, të shfarosur dhe nënshtruar për shekuj, e mbi të gjitha i tregtisë së skllevërve midis shekujt 16 dhe 19, dy nga krimet më të mëdha kundër njerëzimit në historinë moderne.

  • Gjyshja shkon të luajë në kazino dhe e lë vetëm në makinë, fëmija 5 vjeç vdes nga nxehtësia

    Gjyshja shkon të luajë në kazino dhe e lë vetëm në makinë, fëmija 5 vjeç vdes nga nxehtësia

    Gjyshja e lë në makinë për 6 orë dhe fëmija vdes. Vogëlushi 5-vjeçar Maddox Ryan Durbin u la i vetëm nën diell në një makinë me ajër të kondicionuar në Harrah të Oklahoma, SHBA, nga gjyshja që për 6 orë qëndroi duke luajtur në një kazino

    50-vjeçarja u akuzua për vrasje të shkallës së dytë për neglizhencë ndaj fëmijëve dhe u dënua me 17 vjet burg. Gjithashtu ajo do të duhet të paguajë shpenzimet funerale për fëmijën. Vogëlushi i ishte besuar nga prindërit e tij dhe duhet të kujdesej për të, por shkoi të luante duke e lënë vetëm, në kushte çnjerëzore. Alarmin e dhanë disa kalimtarë që lajmëruan autoritetet, por kur mbërriti ndihma për djalin nuk kishte më asgjë për të bërë.

    Në facebook tashmë i dedikohet një faqe që përkujton një fëmijë diellor, të lumtur, shumë i dhënë pas superheronjve. Gjyshja, pasi u mor në pyetje, siç raportohet nga shtypi lokal, pranoi se e kishte braktisur nipin e saj, por nuk mendonte se mund të ndodhte diçka e tillë.

  • Kërkon divorcin 2 ditë pas dasmës… “Nusja ishte burrë”

    Kërkon divorcin 2 ditë pas dasmës… “Nusja ishte burrë”

    Divorc në kohë rekord për një 31-vjeçar, i cili pasi u martua, kuptoi se ishte mashtruar: gruaja me të cilën ishte martuar, në të vërtetë, ishte në të vërtetë një burrë

    Një ngjarje e pabesueshme ndodhi në Indonezi: portali IndoZone tregon historinë e Muhut, një të riu që ishte martuar me 25-vjeçaren Mita, për të zbuluar më pas se i kishte thënë “po” një burri. Drejt gabimit, padyshim e çoi nxitimi: ishin njohur në Facebook në fillim të majit dhe filluan të takoheshin pak javë më vonë. “Ishim takuar për herë të parë për një kafe, nuk dyshoja për asgjë dhe kisha filluar të dashurohesha, kështu që vendosëm të martohemi menjëherë”, tregon sot djaloshi.

    As të ftuarit në dasëm, të zhvilluar në qytetin e Kediri, nuk kishin dyshuar për asgjë. Problemet e para erdhën natën e parë pas dasmës, kur Mita nuk pranoi të bënte seks me burrin që sapo ishte martuar. I njëjti kopjon edhe të nesërmen, dhe pikërisht në atë moment, pak a shumë është e qartë se si, Muhamedi 31-vjeçar kishte zbuluar se ishte martuar me një burrë. Por deri sa u zbulua e gjithë meseleja dhe gjërat filluan të viheshin në lëvizje, Mita zhduket pa lënë gjurmë.

    31-vjeçari më pas shkoi në komisariat për të denoncuar mashtrimin e burrit që pa e dityur kishte çuar në altar për t’u martuar: emri i tij i vërtetë është Adi dhe ai tashmë është gjetur dhe ndaluar nga policia. E pashmangshme edhe kërkesa zyrtare për divorc.

  • Sturm und Trump

    Sturm und Trump

    “Vrasja e George Foyd? Nuk më pëlqejnë shtrëngimet në qafë, por ndonjëherë janë të domosdoshme”. Presidenti amerikan mbron policinë dhe flet për metodën që rezultoi me vdekjen e afro-amerikanit në Minnealolis. “Në përgjithësi duhet të ndalohet por…”

    “Nuk më pëlqejnë shtrëngimet në qafë”, tha Donald Trump në një intervistë për Fox të transmetuar edhe nga media të tjera, duke folur për mënyrën që provokoi vdekjen e afroamerikanit George Floyd gjatë arrestimit të tij, në një çështje që ndezi protestat anti-racist në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

    Presidenti amerikan tha që “po të flasim në përgjithësi, duhen vënë mirë” duart në fyt. Por ai u shfaq edhe i tmerruar për faktin që ndonjëherë është e pashmangshme për ta bërë këtë.

    “Ndonjëherë kur je duke u ndeshur me dikë, është e vështirë. Dhe ka nga ata që të shtrëngojnë rreth qafës, çfarë do të bëni? Dhe është me të vërtetë një person i keq, dhe ti e di, unë e kuptoj atë. Dua të them që ka njerëz me të vërtetë të këqij”, tha Trump, në atë që duket se është një justifikim. “Shtrëngo dikë rreth qafës dhe çfarë bën? – vazhdoi – thua, ia nisim edhe një herë, a nuk mund ta shtrëngoj qafën? Është një situatë shumë e vështirë”.

  • Shtatzënë me me djalin e ish-burrit: “Jam lodhur nga fshehja, do martohemi”

    Shtatzënë me me djalin e ish-burrit: “Jam lodhur nga fshehja, do martohemi”

    Pret një djalë nga i ai që mund të quhej djali i saj. Influencerja ruse Marina Balmasheva kishte bërë edhe më parë një skandal pak a shumë të njejtë edhe në të kaluarën duke thënë se ishte fejuar me djalin e të dashurit të saj, por tani ajo ka publikuar në faqen e saj në Instagram një foto ku tregon një test pozitiv shtatëzënie që tregon se po pret një fëmijë nga ai.

    Historia e tyre kishte ngjallur shumë polemika, veçanërisht pas publikimit të një fotoje ku tregonte atë që ishte 7 vjeç dhe ajo 22. Sulmet e ndjekësve followersave të saj ishin të tilla sa e detyruan në një heshtje të gjatë nëpër rrjetet sociale të thyer me këtë foto të re që tregon çiftin së bashku duke shtrënguar në duar një test shtatzënie që është pozitiv. “Jam lodhur duke u fshehur. E di që është ende herët por dua që ta dini. Në jetë gjithçka është e mundur. Unë jam shtatzënë katër javëshe dhe po, kemi vendosur të martohemi”, ka shkruar ajo.

    Vladimir Shavirin është djali i ish-burrit të 35-vjeçares Marina, Alexey. Çifti ka qenë së bashku për 10 vjet para se të divorcohej, zgjedhja ishte pikërisht e influenceres, e cili megjithatë mbajti një marrëdhënie të mirë me të birin, deri sa u bë diçka më shumë.

  • Zija ÇELA – Një kodosh që josh edhe arsyen e shëndoshë

    E kam thënë, Djalli e merr përsipër atë që bën, sepse e ka të shpallur qëllimin njëherë e përgjithmonë.

    Kur hyn në marrëdhënie me njeriun, hyn me bonus të gatshëm: “Ti bëje këtë, se unë të jap atë”! Dhe gjen pikën ma të dobët. Në një çast të caktuar, për shembull, njeriu ndien t’i zuzullojnë veshët, pastaj sikur dëgjon një zë të mistershëm, që ia bën sedrën fërtele:

    “Ama, po habitem me ty! Nuk të kisha ditur kaq strikt, as kaq frikacak e qullac pa cak! E si, si e duron ndjenjën e shtypjes në këtë hapësirë kaq të kufizuar?! Pse, çfarë i pandeh zotrote, budallenj i pandeh trimoshat që thyejnë rregullat e karantinës?! Ata nuk duan të zenë myk në shtëpi, mor kopuk, nuk – nuk, nuk duan t’u kalbet trupi për së gjalli në kolltuk!… Dil pra, mos u bëj teveqel! Nëse dëshiron t’i shpëtosh stresit çmendurak të izolimit, dil në rrugë kur të shkrepet dhe sa herë që të teket”!

    Është Djalli, ky kodosh i përbotshem, që ta zbraz në tru këtë ngashënjim. Dhe, për të qenë objektiv, ai di ta joshë edhe arsyen e shëndoshë. Sepse, në pamje të parë, të rren mendja se zgjedhje të tilla kleringu janë dukshëm me përfitim.

    Por në të njejtin çast ekziston një zgjedhje tjetër, duke pyetur veten: “Çfarë është ajo që Djalli ma jepka me kusht dhe Zoti nuk ma jepka falas?”

    Djalli vërtetë është kozmik, por Njeriu është racional, krijesë me mundësinë për të qenë superior ndaj tij. Prandaj njeriu nuk ka përse të ankohet aq shpesh me vonesë: “Boboo, çfare bëra!”, dhe të mos frenohet në kohën e duhur, duke shkundur veten me logjikën: “Përse, përse ta bëj?!” Çka mund të lakohet pafundësisht: Përse të përdor ndaj të tjerëve një gjuhë me thonj; përse të vjedh e të mashtroj; përse të ve dorë mbi gruan; përse t’i bëj prindërit haram dhe mizorisht t’i braktis në moshë të shtyrë; përse më vlon në shpirt zilia e zezë; përse të korruptohem e moralisht të shëmtohem; përse të mos dëshmoj bujari ndaj njerëzve në nevojë; përse të abuzoj duke qenë pushtetar për t’u sjellë pastaj si totalitar; përse të bëj të atillë opozitë sikur kundershtarit dua t’i nxjerr sytë; përse të më mungojë mirësia dhe empatia; përse të mos e bëj hajmali atë që quhet dashuri, Dashni Njerëzore?!…

    Zoti nuk lë boshllëk. Boshllëkun, që e mbush Djalli, e krijon njeriu me zgjedhjet e tij të gabuara.

  • Mini paradë në Windsor për ditëlindjen e Mbretëreshës Elizabeth

    Mini paradë në Windsor për ditëlindjen e Mbretëreshës Elizabeth

    Sipas traditës, edhe këtë vit u mbajtën në qershor festimet për nder të Sovranes

    Mbushi 94 vjeç në 21 Prill por, sipas traditës, festimet zyrtare mbahen në qershor. Mbretëresha Elizabeth është mjaft e vendosur që të mos e heqë dorë nga festimet dhe, pavarësisht izolimit të detyruar larg nga Buckingham Palace, këmbënguli për të celebruar edhe pse jo me të zakonshmen Trooping The Colour, por me një paradë në version të zvogëluar. Nuk kishte anëtarë të familjes, por një numër të vogël të ftuarish, rojet e Uellsit dhe disa përfaqësues të bandës ushtarake ishin mysafirët e saj në Windsor.

    E buzëqeshur dhe si gjithnjë shumë elegante, Sovrania e ndoqi ceremoninë e veshur me një pallto blu të lehte dhe kapelë në kokë. Kjo ngjarje zakonisht është shumë e ndjeshme nga britanikët dhe e gjithë qendra e Londrës pushtohet nga sfilata për nder të Madhërisë së Saj. Momenti clou është parada e madhe e forcave të armatosura që mbyllet me një ballo e Buckingham Palace, ku me këtë rast mblidhet e gjithë familja mbretërore.

    Këtë vit Mbretëresha Elizabeth, në daljen e saj të parë publike pas lockdown, ishte e detyruar të asistonte e vetme nga një platformë e lartë. Princi Charles dhe Camilla, Kate dhe William, Harry dhe Meghan, dhe të gjithë anëtarët e tjerë të royal family kanë qenë larg, madje as Princi Philip, i cili edhe ai sapo është mbushur 99 vjeç dhe po e kalon karantinën e tij me gruan e tij, nuk u shfaq në publik. Është hera e dytë në historinë e mbretërimit të saj që Trooping The Colour anulohet. Për herë të parë ndodhi në 1955, për shkak të një grevë kombëtare.

  • Në Seattle, protestuesit shpallin zonën autonome

    Në Seattle, protestuesit shpallin zonën autonome

    Capitol Hill Autonomous Zone (Zona Autonome e Kapitolit Hill) ka lindur qark një stacioni policie të pushtuar, Trump kërcënon të ndërhyjë për ta pastruar

    Në qendër të Seattle, në shtetin e Uashingtonit, është një sipërfaqe prej disa blloqesh që për tre ditë po vetë-menaxhuar nga grupe të majta dhe nga manifestues që po protestojnë kundër racizmit sistematik të policisë dhe shoqërisë amerikane, nën vazhdën e vrasjes së George Floyd në Minneapolis. Zona është riemërtuar Capitol Hill Autonomous Zone (CHAZ), dhe përbëhet nga disa blloqe rreth një stacioni policie të braktisur më 8 qershor nga forcat e rendit, dhe që atëherë mbahet i pushtuar nga demonstruesit që e kanë shpallur atë një zonë të lirë nga policia.

    Capitol Hill Autonomous Zone po tërheq vëmendjen kombëtare, e festuar nga lëvizjet e majta, radikale, antiraciste dhe nga ata që kërkojnë shkurtimin e fondeve të policisë dhe të denoncuar nga konservatorët. Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar Guvernatorit Jay Inslee – të cilin e konsideron “të majtë radikal” – dhe kryebashkiakun Jenny Durkan, të dy demokratë, të rimarrin kontrollin, “përndryshe do ta bëj unë”. Durkan iu përgjigj duke e ftuar që t’i mbante të gjithë të sigurtë duke shkuar në bunkerin ku ishte strehuar kur manifestuesit mbërritën rreth Shtëpisë së Bardhë. Më pas sqaroi se situata nuk është e rrezikshme dhe se duket më shumë si një lloj feste lagjeje sesa një okupim ushtarak.

    Për më shumë se një javë, protestat në Seattle kanë qenë shumë aktive dhe ka pasur përleshje të dhunshme me policinë, si edhe në shumë qytete të tjera të Amerikës. Durkan gjithashtu kishte urdhëruar një ndalim një mujor të përdorimit të gazit lotsjellës nga policia e akuzuar për dhunë ndaj demonstruesve. Por, të dielën e kaluar, tensioni filloi të rritet përsëri pasi një njeri drejtoi makinën mbi turmë, duke qëlluar dhe plagosur një protestues, pikërisht afër stacionit të Capitol Hill, dhe policia kishte përdorur përsëri gaz lotsjellës për të shpërndarë protestën.

    Një ditë më pas, policia kishte braktisur rajonin, rreth së cilit ditët e mëparshme kishte ndërtuar barrikada. Dhe disa demonstrues pushtuan stacionin dhe themeluan “zonën autonome”, duke përdorur barrikadat e policisë për të vendosur kufijtë. Brenda kanë krijuar një lloj bashkie në të cilën organizojnë në mënyrë simbolike shoqërinë e dëshiruar nga ata që po protestojnë javët e fundit: pa racizëm dhe pa polici.

    Më pas Capitol Hill Autonomous Zone pati të tjera kërkesa të mëdha nga lëvizjet e majta, të tilla si një tavan për çmim e qirave dhe dekriminalizimin e krimeve të kryera nga protestuesit gjatë protestave. Në një postim në Medium, organizatorët e protestës i kanë dërguar 30 kërkesa qytetit të Seattle, duke filluar nga menaxhimi i policisë deri tek sistemi i burgjeve dhe ai shëndetësor.

    Në pak ditët e ekzistencës, në gjashtë blloqet që përbëjnë zonën e okupuar janë organizuar debate, koncerte, shfaqje me poezi dhe shfaqje dokumentare. Është ngritur një urgjencë mjekësore, shpërndarje falas e ushqimit dhe e ujit dhe fëmijët kanë pikturuar nëpër trotuare. Pavarësisht atmosferës paqësore dhe miqësore, Trump shkroi në Twitter se “Seattle është pushtuar nga terroristët e brendshëm”. Shefja i policisë së qytetit Carmen Best tha që ajo kishte asnjë rol në vendimin e braktisjes së stacionit.

    New York Times shkruan se midis aktivistëve kanë pushtuar Capitol Hill Autonomous Zone ka ndarje në lidhje me pretendimet, një pjesë thonë se duhet të kufizohen në temat e protestave të këtyre ditëve të lëvizjes Black Lives Matter, të tjerë kërkojnë edhe më shumë, si ato të manifestit të botuar në Medium. Por ajo që të gjithë po pyesin është se kur pushtimi do marrë fund: Durkan deri më tani ka thënë se dëshiron ta zgjidhë çështjen në mënyrë paqësore duke vendosur dialog dhe negociata me protestuesit, dhe duke e quajtur të “paligjshme” hipotezën e ndërhyrjes së ushtrisë.

  • Shumi, terapi të re rigjeneruese

    Shumi, terapi të re rigjeneruese

    Do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje rigjeneruese me celula staminale | “Daili Mail” hedh bombën, familja Shumaker nuk e komenton, përkundrazi e kundërshton. Çfarë po ndodh me pilotin shtatë herë kampion bote? Operacioni nuk do të kishte kuptim në një moment historik kur çdo strukture mjekësore duhet t’i bëjë llogaritë me protokolle që lidhen me koronavirusin…

    Çdo lajm që ka të bëjë me Michael Schumacher ndez shpresa dhe emocione. E fundit, që qarkullon në internet, flet për një ndërhyrje rigjeneruese me qelizave staminale. Sipas asaj që shkruhet nga “Daily Mail”, do të ishte Philippe Menasche që do të merrej me operacionin e planifikuar në këto ditë. Sidoqoftë, lajm që entourage i Schumacher nuk e komenton zyrtarisht, përkundrazi i largohet me kujdes.

    Përdorimi i titullit për efekt dhe shfrytëzimi i emrit të 51 vjeçarit shtatë herë kampion bote në Formula 1, shpesh çojnë në fake news, siç është ky i rigjenerimit të sistemit imunitar, i cili nuk do të kishte kuptim në një moment historik jashtëzakonisht delikat, në të cilin çdo strukturë sanitare duhet t’i bëjë llogaritë me protokollet e lidhura me koronavirusin.

    Kanë kaluar gjashtë vjet e gjysmë nga ai 29 dhjetor në shpatet e Meribel, mbrojtja e hekurt e intimitetit nga familja vazhdon dhe do të vazhdojë, pa e ditur, madje edhe sot, nëse pas atyre syve të hapur ka një gjendje të vetëdijëshme apo jo. Shumë luhatëse janë përgjigjet ndaj stimujve në izolimin e tij të gjatë. Por është gjithmonë e pavend përpjekja për të spekuluar e medias.

  • Arma e fshehtë e nazistëve

    Arma e fshehtë e nazistëve

    Arma e fshehtë e nazistëve Miti dhe historia e vërtetë e diskut fluturues të Hitlerit: ishte inxhinieri e lartë apo thjesht propagandë?

    Në Nju Jork, në dhjetor 1944, papritmas u përhapën thashethemet për një sulm të afërt gjerman mbi metropol, të udhëhequr nga disqe fluturuese që mbanin armë atomike. Në të njëjtën kohë New York Times raportoi lajmin për një “sferë misterioze të pezulluar në ajër” dhe publikoi foto të objekteve të paidentifikueshme që shëtisnin me shpejtësi të dukshme, shumë të madhe. Sipas artikullit, disa londinezë i kishin parë që këta disqe duke kaluar ngadalë nën urat e Tamizit. Fantazi e pastër? Jo. Sot dihet se ato frikëra nuk ishin plotësisht të pabazuara. Nazistët po punonin me të vërtetë për armë të reja të fantashkencore. Dhe midis këtyre kishte edhe disqe fluturuese.

    Fotografia e vetme, (është dizajni i projektit) ekzistuese e testimit të armës sekrete të Hitlerit

    ARMËT “V”

    Ushtritë aleate kishin zbarkuar në Normandi një vit më parë, Fronti Perëndimor gjerman ishte tashmë shumë afër kolapsit përfundimtar, por, pavarësisht kësaj, amerikanët kishin frikë se gjermanët do të përpiqeshin të shmangnin humbjen e afërt duke përdorur disa armë sekrete mjaft të fuqishme. Makina propagandistike e Joseph Goebbels, ministrit gjerman të Propagandës, synonte të bindte popullsinë gjermane që të besonte në “fitoren përfundimtare” deri në fund.

    Por kjo propagandë dukej se kishte zënë vend edhe radhët në radhët e armikut. Për më tepër, a nuk do të kishte nisur Hitleri drejt Londrës raketat legjendare V2, të dizajnuara nga Wernher von Braun (arkitekt i mëvonshëm i aventurave të para në hapësirë të NASA-s), disa muaj më parë, nga shtatori 1944? Ato ishin raketa me efektshmëri të frikshme: duke mos u zbuluar dot nga radarët, e arrinin objektivin në vetëm 5 minuta nga nisja, duke qenë absolutisht i pamundur parandalimi i tyre.

    Në propagandën naziste, shkronja “V” e siglës “V2” korrespondonte me inicialin e vergeltung, hakmarrje. Edhe pse në fund të luftës armët e ashtuquajtura “V” (përveç sigurisht V2) nuk do të ishin ende teknikisht të gatshme për t’u përdorur, në disa raste ata kishin një potencial të madh, aq sa Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik gjatë viteve në vijim i mbështetën tek ato kërkimet për ndërtimin e raketave ndërkontinentale dhe raketave cruise. Ndërsa armët e tjera “V”, shërbyen që nga fillimi vetëm për të kënaqur fantazitë e shtabit të Führerit. Për këtë qëllim, i ashtuquajturi “Disku fluturues i Reichut të Tretë”, i njohur gjithashtu me akronimin “V7”, luajti një rol të veçantë.

    Projekte te tjera te diskut fluturues V2

    PROPAGANDA

    Pas humbjes ajrore në qiejt anglezë në 1940, Hermann Göring, Ministri i Transportit Ajror gjerman, ishte nën presion. Në 1941 thirri në një takim së bashku të gjithë ekspertët e sektorit, duke i nxitur të punojnë më shumë dhe më shpejt në zhvillimet e reja që do të siguronin supremacinë ajrore të Gjermanisë. Dhe pikërisht këtu që lindi miti i diskut fluturues si armë sekrete. Faktikisht, në fazën e projektimit, roli që luajti modeli i një aeroplani me ngritje vertikale nga deti ishte i mjaft rëndësishëm, të cilin konstruktori i ri Andreas Andreas Epp dhe mentori i tij Ernst Udet, asi legjendar i aviacionit gjerman, kishin paraqitur para pak kohësh tek Göringu.

    Dy ekipe të veçanta punonin njëkohësisht për idenë: Richard German Miethe, inxhinier aeronautik dhe italiani Giuseppe Belluzzo, specialist i turbinave, në fabrikat e avionëve të Bratislavës dhe Dresdenit. Kolegët Otto Habermohl dhe Rudolf Schriever punonin në fabrikat Skoda në Pragë. Të parët që arritën objektivin ishin ata të grupit të Pragës.

    Projekte te tjera te diskut fluturues V2

    LINDJA E MITIT

    Në Mars 1944 ata përfunduan me sukses testin e parë. Mbi fluturimin e parë janë shkruar raporte të ndryshme: sipas disave, avioni kishte fluturuar me mbi 2.000 km në orë; sipas të tjerëve, ai thjesht kishte bërë përpjekje për t’u shkëputur nga toka me disa përpjekje të pasigurta.

    E sigurt është që Ministria e Propagandës e ekzaltoi ngjarjen dhe njoftoi zhvillimin e armëve të reja me fuqi të jashtëzakonshme. Dhe kjo ishte hera e fundit që nazistët përmendën projektin “disk fluturues”.

    Projekte te tjera te diskut fluturues V2

    ÇFARË ISHTE E VËRTETË?

    Shumica e dokumenteve rreth diskut humbën ose u shkatërruan vitet e fundit kaotikë të luftës, ndërsa 15 muajt misteriozë të fluturimit provë para armëpushimit ishin të mjaftueshme për të përhapur mitin e disqeve fluturues super të shpejtë. Për Peter Pletschacher, historian i aviacionit, bë fakt bëhej fjalë për një “luftë delikate psikologjike”. Shpejtësitë e deklaruara “në atë kohë ishin të pamundura, një budallallëk total”. Sipas Pletschacher, efekti i jashtëzakonshëm që propaganda kishte mbi armiqtë ishte vetëm pasoja e respektit të madh që kishin Aleatët për aftësitë teknike të gjermanëve.

    HITLERI NË ANTARKTIDË

    Pas luftës miti i disqeve legjendare fluturuese të Reich-ut u zhvillua në mënyrë autonome, duke marrë forma gjithnjë e më të çuditshme. Shumë nga figurat e shquara të regjimit nazist ishin arratisur në Amerikën e Jugut dhe mbase për këtë arsye filluan të qarkullojnë zëra sipas të cilëve Hitleri dhe besnikët e tij kishin shkuar në Antarktidë me avionët a me disqet e tyre. Atje, të fshehur nëpër tunele të thellë të gërmuara nën akull, prisnin të ktheheshin në Gjermani.

    Kulmi i komplotit imagjinar u arrit me historinë sipas të cilës Hitleri ishte tërhequr përkohësisht nga ambiciet e tij duke u strehuar në Hënë nëpërmjet disqeve të tij fluturuese dhe atje priste ditën e hakmarrjes. Udhëtimi në hapësirë ishte i mundshëm nga një teknikë e jashtëzakonshme shtytëse e ashtuquajtur “Vril”, e cila mund të arrinte shpejtësi deri në 40,000 km / orë.

    LINDIN UFO-t

    Fantazia dhe histeria nuk kishin kufij. Më 1947, disa pilotë amerikanë betoheshin se kishin hasur në objekte fluturuese të paidentifikuara: UFO. Edhe aviacioni ushtarak pretendoi se ishte përfshirë në luftime me një disk. Kështu, kur radioja dha lajmin për rrëzimin e një objekti UFO në Roswell, (New Mexico), u përhap paniku. Incidenti i Roswell doli të ishte një mashtrim: kishte rënë vetëm një ballon për motin. Përkrahësve të teorive UFO, megjithatë, as nuk ia ndjeu për këtë njoftime zyrtare dhe qyteti u shndërrua në një vend pelegrinazhi.

    UFO NËNDETËSE

    Paranoja e UFO-ve në vitet Dyzetë u reflektua në frikën binjake të USO (Unidentified submarine objects), për objektet nëndetëse të paidentifikuara: objekte amfibë në formë disqesh, të cilët niseshin nga nënuji, e duke dalë në sipërfaqe, ngriheshin në fluturim dhe më pas ktheheshin sërisht në det. Gjuetari gjerman i mistereve Lars Fischinger iu përkushtua studimit të fenomenit dhe ka studiuar në imtësi dhjetëra shfaqje të këtyre objekteve gjatë pesëdhjetë viteve të fundit. Për shembull, në Antarktidë, ekuipazhi i një akullthyesi kishte vërejtur disa Uso duke kaluar përmes një shtresë akulli 7 metra të trashë.

    Mania e UFO-ve pas Luftës së Dytë Botërore u ushqye nga vetë zhvilluesit e “disqeve fluturues”. Në vitet ’50, Rudolf Schriever, me pompozitet, i thoshte revistës gjermane Der Spiegel për testet e kryera në Pragë: “Disqet fluturuese nuk janë lojë fëmijësh. Ato kanë një rëndësi të madhe për zhvillimin e teknikës së fluturimit”.

    Nga ana tjetër, Giuseppe Belluzzo, i cili ishte profesionalisht më i kualifikuar, që në vitin 1944 kishte paralajmëruar se mjetet në formë diskoidale ishte të paqëndrueshëm, me efekt anësore gjithnjë e më të mëdha me rritjen e madhësisë së automjetit. Por historia e Schriever tani kishte patur efekt. Në Kanada u përpoqën të rindërtojnë diskun fluturues të nazistëve. Doli një dështim i bujshëm. Që atëherë, për armën sekrete gjermane nuk është folur më.

    Përgatiti Dardan MITROVICA