Blog

  • Kate Middleton, në version lulishtare për fëmijët e sëmurë

    Kate Middleton, në version lulishtare për fëmijët e sëmurë

    Dukesha e Kembrixhit, me espadrilles dhe veshje plot lule, ka ndihmuar vullnetarët e East Anglia’s Children’s Hospices në krijimin e një kopshti sensorial për mysafirët e vegjël. Atje, ka dashur të mbillte vetë një lule në kujtim të Fraserit, 9 vjeç, i cili vdiq në fillim të vitit

    Kur i vogël Fraser Delf, 9 vjeç, humbi luftën e tij kundër sëmundjes, duke vdekur në një nga qendrat e sponsorizuara nga East Anglia’s Children’s Hospices, Kate Middleton i premtoi familjes që të mbante të gjallë kujtesën e tij. Dhe, të nesërmen pas lockdown-it të emergjencës shëndetësore që e detyroi Anglinë të karantinohet, ajo e mbajti fjalën e dhënë.

    Dukesha e Kembrixhit, me një fustan të lulëzuar dhe espadrilles të thjeshta ngjyrë akër, u paraqit në Spitalin Nook për të mbjellë, së bashku me familjet dhe vullnetarët një kopsht sensorial.

    “Duke përdorur bimët e blera gjatë vizitës në Fakenham Garden Centre javën e kaluar, Dukeshka punoi së bashku me një vullnetar nga Each dhe një familje të tërë për të krijuar një kopsht që mund të sjellë gëzim për fëmijët dhe prindërit e tyre”, lexohet në profilin zyrtar të Kembrixhëve, ku tregohet se si Kate Middleton ka qenë një mbështetëse e organizatës që nga 2012.

    “Kujdesi dhe mbështetja që u ofroni fëmijëve dhe familjeve të tyre në rrethanat më të vështira për t’u imagjinuar është diçka e jashtëzakonshme. Gjithashtu do të doja të shprehja mirënjohje për të gjitha ato familje që kujdesen për një fëmijë me një sëmundje të rrallë. Bëni një punë të jashtëzakonshme dhe unë e di se sa e vështirë mund të jetë, veçanërisht në situatën aktuale. Mendimet e mia janë me ju”, tha gruaja e Princit William, duke mbjellë vetë një luledielli në kujtim të Fraser Delf, një prej fëmijëve të shumtë të kujdesur nga Each, që, në zonën e Kembrixhshajer, të Eseksit, Norfolk dhe Sufolk, ndihmon në kujdesin e pacientëve të vegjël me sëmundje potencialisht terminale.

  • Hamilton dhe titulli i humbur në 2007: “Akoma kam dhimbje koke”

    Hamilton dhe titulli i humbur në 2007: “Akoma kam dhimbje koke”

    Piloti britanik ka folur sërish për episodin vendimtar të sezonit të tij të parë në Formula 1, kur i rëshkiti nga duart një kampionat që dukej tashmë i fituar

    Me 84 fitore dhe gjashtë tituj botëror të fituar në xhep, Lewis Hamilton aktualisht është piloti i dytë më i suksesshëm në historinë e Formula 1 dhe në këtë 2020 ai mund t’ia dalë të kapërcejë në këto renditje speciale, më të mirin e deritanishëm të të gjitha kohërave, Michael Schumacher. Kampioni anglez përgjatë karrierës së tij të gjatë, e ka parë veten duke garuar për titullin edhe tre herë të tjera, deri në garën e fundit. Ndonëse në 2010, shanset e tij ishin thjesht aritmetike, ndërsa në 2016 vonesat e grumbulluara nga Nico Rosberg në renditjen i mundësuan gjermanit të kënaqej me një vend të dytë për të marrë më të mirën e kampionatit. Sidoqoftë, në vitin 2007, Hamilton arriti deri një hap larg fitimit të titullit për herë të parë.

    Në GP e parafundit të atij viti, në Kinë, me Hamiltonin që mbante një pozicionin i cili do t’i kishte shërbyer për të fituar kampionatin, anglezi bëri një gabim të pafalshëm teksa kthehej për në bokse me gomën e pasme të djathtë të konsumuar dhe duke e gërvishtur në një parakalim. Ky gabim, që i mundësoi Fernando Alonsos dhe Kimi Raikkonen të mbeten në garën për titull, ende e torturon fillestarin e atëhershëm të McLarenit, i cili e ka folur prapë për këtë episod gjatë një eventi të organizuar nga sponsori Hewlett Packard: “E humba titullin në Kinë dhe kjo më bën me dhimbje koke edhe sot”, rrëfen Hamilton.

    Ai Botëror më pas u fitua në mënyrë të papritur në Brazil nga Kimi Raikkonen, me Hamilton i cili u bë protagonist i gabimeve të tjera të shmangshme në GP-në e fundit: “Kur isha më i ri isha i ashpër me vetveten – thotë kampioni i Stevenage – nëse gaboja do të vetndëshkohesha dhe kjo nuk ishte shumë produktive. Ishte e vështirë ta ndaloja këtë, por me kalimin e viteve kam mësuar të zbavitem. Gjëja më e rëndësishme është t’ju pëlqejë ajo që bëni. Torturimi i vetvetes sjell vetëm negativitet. Çdo vit ju zhvillohesh dhe njihesh më mirë me trupin dhe me anën tënde mendore – përfundoi anglezi – çdo vit mendoj për sezonin tim dhe asnjë garë nuk ka qenë e përsosur. Garat nga të cilat mëson më shumë janë ato që nuk fitoni ose keni dështuar”.

  • Alfons ZENELI – Çamëri hiri i “sirit” të djegur, Çamëri

    Alfons ZENELI – Çamëri hiri i “sirit” të djegur, Çamëri

    Para shumë vitesh kur qeveriste Nano, në një ditë Qershori si kjo, qe planifikuar të jepej në “Rogner” një koncert nga grupi folklorik i Kretës. Bash në ditën kur shqiptarët përkujtonin masakrat e andartëve të Napoleon Zervës.

    Një pjesë e mirë e andartëve që masakruan popullsinë civile çame ishin pikërisht nga Kreta. Si për “koinçidencë”, pasardhësit e andartëve do këndonin e do hidhnin valle mbi kujtimin tragjik të viktimave të tyre në ditën përkujtimore, në mes të kryeqytetit shqiptar.

    Mbi jetën e vjedhur të foshnjeve, mbi barqet e çarë të grave çame, mbi të miturit e vdekur nga etja e uria, mbi eshtrat e humbura të burrave, mbi shkrumbin e trupave të djegur nga andartët senior, do të tundeshin fustanellat e vjedhura të andartëve junior. Koncerti nuk bë për shkak të reagimeve dhe shpëtuam nga një turp historik.

    Çamëria dhemb përjetësish. Klithmat e dhimbjes që shkakton ajo përbëjnë demarkacionin midis një shqiptari dhe një gjallese.

    Mijëra të vrarë, të dhunuar për së gjalli e për së vdekuri të mbuluar nga shpifjet kriminale të propagandës dhe Kishës greke. 5000 të arrestuar, prej të cilëve një e pesta e tyre u zhdukën pak kohë para se të fillonte Lufta italo-g reke.

    I gjithë ky operacion u organizua, udhëhoq dhe bekua nga metropoliti i Janinës. Ndaj mos më dalë njeri këtu e të më tregojë hirësitë apo përndritshmërinë e bushtrave perverse të veshura me veladon që kanë bekuar armë e ushtarë kundra Shqipërisë time.

    Qershori është muaj që për Çamërinë bart kujtimet e hidhura të një tragjedie. Megjitha ky eshte vetem njeri akt i saj. Kryesisht, shumica e muajve dhe viteve, për Çamërinë të tilla kanë qënë. Një rrugë ikjeje duke lënë pas dheun ku kishin mbuluar në mijëvjeçarë gjyshërit e stërgjyshërit, duke lënë pas pemët, bimën ndër ara e ullishta, duke lënë pas copëra toke me gjurmët e dashurive, duke lënë pas lot e ëndërra e duke ikur në drejtimin që siç thotë Bilal Xhaferri, ua tregonin plumbat.

    U prehshin në paqen e Zotit të rënët e Çamërisë! Lavdi Çamërisë! Rrofshin çamët!

  • Me partnerin në krah flini më mirë dhe kujtesa juaj përmirësohet

    Me partnerin në krah flini më mirë dhe kujtesa juaj përmirësohet

    Kërkimet e një qendre psikiatrike gjermane tregojnë se faza e quajtur Rapid Eye Movement (REM) rritet ndjeshëm kur çiftet flenë së bashku

    Çiftet që kalojnë natën në të njëjtin shtrat kanë tendencë të përmirësojnë cilësinë e gjumit, me përfitime në memorie dhe në aftësisinë për problem-solving. E sugjerojnë në një artikull të publikuar në revistën Frontiers in Psychiatry ekspertët nga Center for Integrative Psychiatry (ZIP), në Gjermani, që kanë studiuar efektet e gjumit individual dhe atij në çift, duke vlerësuar jo vetëm lëvizjet, por edhe kohëzgjatjen dhe thellësinë e fazave të ndryshme.

    “Kemi analizuar 12 çifte të rinj, të shëndetshëm dhe heteroseksualë, të cilët kaluan katër net në laboratorin e gjumit, duke matur parametrat si në prani ashtu edhe në mungesë të partnerit duke përdorur dopjo polysomnography të njëkohshme, një metodë jashtëzakonisht preçize, e detajuar dhe komplete për studimin e gjumit në mënyrë shumëplanëshe”, shpjegon Henning Johannes Drews nga Center for Integrative Psychiatry, duke preçizuar se ekipi i tij analizoi valët e trurit, lëvizjet, frymëmarrjen, tensionin muskulor dhe aktivitetin kardiak.

    “Ne u kemi dorëzuar pyetësorë çifteve për të patur informacion mbi karakteristikat e marrëdhënieve, përfshirë kohëzgjatjen, përfshirjen pasionale apo nivelin e intimitetit. Rezultatet tona tregojnë se faza e quajtur Rapid Eye Movement (REM) rritej ndjeshëm kur çiftet flinin sëbashku”, vazhdon studiuesi, duke kujtuar se faza REM është ajo që shoqërohet me ëndrra të gjalla, dhe ka qenë e lidhur me rregullimin e emocioneve, konsolidimin e kujtesës, bashkëveprimet shoqërore dhe me zgjidhjen e problemeve kreative.

    “Puna jonë tregon se çiftet arrijnë të sinkronizojnë skemat e gjumit kur flenë së bashku, jo sepse lëvizja fizike e njërit partner ndikon në gjumin e tjetrit, thjesht është një masë e thellësisë së marrëdhënies”, vëren Drews, duke preçizuar që ka ende disa pikëpyetje në lidhje me këtë çështje. “Hapi tjetër do të jetë diversifikimi i mostrës dhe vëzhgimi nëse dhe në çfarë mase hasen këto efekte, por fjetja me partnerin mundet efektivisht të përmirësojë shëndetin mendor të çiftit,” konkludon eksperti.

  • Google, inteligjenca artificiale tani përkthen edhe hieroglifikë

    Google, inteligjenca artificiale tani përkthen edhe hieroglifikë

    Fabricius është një funksion i aplikacionit Arts & Kulturë për të afruar përdoruesit me gjuhën e lashtë egjiptiane, por është edhe një platformë kërkimore për akademikë dhe studiues të egjiptologjisë

    Quhet Fabricius dhe është një krijimi i ri i Google për të mësuar përdoruesit të deshifrojnë hieroglifet egjiptiane me ndihmën e inteligjencës artificiale. Bëhet fjalë për një funksion që Big G i ka shtuar aplikacionit të saj Arts & Kulturë. Dhe një version desktop do të vihet në dispozicion të egjiptologëve, antropologëve dhe historianëve në mbështetje të studimimeve të tyre.

    Fabricius, i cili e merr emrin nga një prej baballarëve të epigrafisë, nuk ka karakteristikat e Google Translate, por paraqet një mjet të dobishëm në punën e ekspertëve për të kuptuar dhe përkthyer gjuhën e lashtë egjiptiane. E para e këtij lloji në përdorimin e teknologjisë së të mësuarit automatik – shpjegon Chance Coughenour, program menaxher i Google Arte & Kulturës. Me një softuer që mundëson ngarkimin e imazheve dixhitale të hieroglifikës dhe përmirësimin e fotove për të analizuar më mirë simbolet e përshkruara.

    Synimi, në këtë fushë, është që të bëhet një platformë open source me një bazë të dhënash në evolucion të vazhdueshëm, e gjendje për të favorizuar aktivitetin e studiuesve. Fabricius u zhvillua në bashkëpunim me Australian Centre for Egyptology pranë Macquarie University në Australi, Psycle Interactive, Ubisoft dhe studiues të Egjiptologjisë, dhe u lançua me rastin e 221-vjetorit të zbulimit të Rosetta Stone i cili bëri të mundur të deshifrohet sistemi i shkrimit bazuar në hieroglifikë.

    Për përdoruesit është një mënyrë e thjeshtë dhe argëtuese që të mësojnë historinë dhe gjuhën e Egjiptit të lashtë duke pasur një udhëzues që prezanton temën me pak fjalë dhe fjalë të qarta. Falë Fabricus, aktualisht në dispozicion në anglisht dhe arabisht, mund të përkthehen mesazhet në hieroglifikë dhe të shpërndahet teksti aty ku dëshiron.

  • Lady Gaga dhe Michael Polansky, një dashuri … «pa pantallona»

    Lady Gaga dhe Michael Polansky, një dashuri … «pa pantallona»

    Popstarja me të dashurin e ri janë paparacuar gjatë një shëtitje në Hollywood Hills: nga fotot marrëdhënia duket se po shkon mirë, edhe pse vëmendja është kapur nga look “no pants”

    Gjithçka në rregull dhe “pa pantallona”. Dashuria mes Lady Gaga dhe Michael Polansky kthehet në trend topic të gossipit amerikan falë disa fotove të bëra kohët e fundit në Hollywood Hills. Në fakt, të dy janë paparacuar gjatë një shëtitjeje të ëmbël krah për krah në lagjen e famshme të Los Angeles, të dashuruar dhe gjithnjë bashkë: të dy me maska, kafe në njërën anë dhe smartphone në tjetrën.

    Por vëmendje tërhoqi look “no pants” i këngëtares amerikane, gjithmonë e kujdesshme ndaj tendencave të reja fashion: Lady Germanotta – duke marrë parasysh edhe nxehtësinë e verës – në të vërtetë ka veshur një rrobë të trëndafiltë dhe asgjë tjetër të dukshme, përveç këpucëve me lidhëse. Nuk është e qartë nëse ka veshur ndonjë kostum apo shorts shumë të shkurtra, fakti është që ajo duket se është plotësisht Ok me veshjen.

    Stefani, e lindur në vitin 1986, po kalon një moment vërtet pozitiv: si profesionalisht, me diskun “Rain on me” në duet me Ariana Grande, i cila ka arritur në majën e klasidikimeve të Billboard, ashtu dhe në anën sentimentale, falë të dashurit të saj të ri me të cilin kaloi edhe karantinën: “Gjatë lockdown-it kam lënë duhanin dhe do të doja po ashtu të hiqja dorë edhe nga alkooli”, ka thënë.

    Meritë – mbase – pikërisht e dashurisë: pas ndarjes së befasishme të vitit të kaluar me partnerin historik Christian Carino, më pas telenovela e pafundme mediatike e e lidhur me flirtin e saj të supozuar me Bradley Cooper, Lady Gaga ka gjetur buzëqeshjen falë Michael, sipërmarrësit 33-vjeçar, i diplomuar në matematikë dhe shkenca kompjuterike nga Harvard: të dy janë bashkë që nga fundi i vitit 2019, pastaj në janar dolën zbuluar.

  • Harry&Meghan / Do të fitojnë një milionë dollarë për çdo fjalim publik

    Harry&Meghan / Do të fitojnë një milionë dollarë për çdo fjalim publik

    Sussexët janë lidhur me të njëjtën agjenci prestigjioze që organizon pjesëmarrjen nëpër evente dhe konferenca të personazheve si Barack&Michelle Obama. Një hap që do t’u mundësojë të ndërmarrin një tjetër hap të madh drejt të shumëkërkuarës pavarësi financiare

    “Kemi ndërmend të tërhiqemi si anëtarë senior të familjes Mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht,” patën thënë Harry i Anglisë dhe Meghan Markle kur janarin e kaluar njoftuan lamtumirën e tyre nga Kurora Britanike. Dhe tani që jetojnë në Los Angeles po përpiqen të realizojnë ëndrrat e tyre. Për hir të së vërtetës, lançimi i fondacionit të tyre të ri bamirës, «Archewell», ecën shumë ngadalë. Për arsye të ndryshme.

    Pas emergjencës shëndetësore të lidhur me koronavirusin dhe shpërthimit të protestave anti-racizëm që ngrinë për mbi dy muaj planet e punës së një kontinenti të tërë, Sussexët tani po përballet me një pengesë tjetër: zyra e patentave paskësh refuzuar kërkesën për regjistrimin e markës “Archewell”. Vështirë se projekti mund të jetë funksional para vitit 2021.

    Megjithatë, Harry dhe Meghan nuk dekurajohen lehtësisht. Sipas Los Angeles Times, princi dhe ish-aktorja për të mbushur ca në llogarinë e tyre bankare janë lidhur me Harry Walker Agency, një agjenci prestigjioze me bazë në New York që krenohet me klientë si Barack&Michelle Obama (por edhe Oprah Winfrey, Serena Williams, Bill&Hillari Klinton). Të cilët, duke folur në publik gjatë ngjarjeve dhe konferencave të organizuara nga kompania, do të mund të fusin në xhepa, deri në një milionë dollarë për fjalim.

    Harry&Meghan, duke folur në publik për tema si barazia gjinore, racizmi dhe mjedisi, sipas ekspertëve mund të fitojnë “mbi një milionë dollarë”. Duke ndjekur hapat e Obamës, duket se Sussexët do të ndërmarrin një hap të madh drejt pavarësisë së shumëkërkuar financiare.

  • Tobey Maguire, ish Spidermani feston 45 vjeç (dhe 2 dashuri me Tatiana Dieteman)

    Tobey Maguire, ish Spidermani feston 45 vjeç (dhe 2 dashuri me Tatiana Dieteman)

    Aktori, i lindur në Santa Monica më 27 qershor 1975, i divorcuar nga Jennifer Meyer që i dha dy fëmijë, është i lidhur me modelen njëzet e shtatë vjeçare që nga viti 2018. Një histori e jetuar, siç është në stilin e yllit, sa më larg që të jetë e mundur nga qendra e vëmendjes

    Tobey Maguire feston 45 vjeç. Të jetuar në emër të suksesit në karrierë por me plagët e mungesës së stabilitetit të përjetuar si fëmijë. Lindur në Santa Monica, Kaliforni, më 27 qershor 1975, djalë i prindërve të ndarë, ai e kaloi fëmijërinë e tij duke lëvizur nga një qytet në tjetrin për të jetuar alternativisht me nënën, babanë apo anëtarët e tjerë të familjes. Si fëmijë dëshironte të ishte kuzhinier por nëna Wendy, producente dhe skenariste, i premtoi 100 dollarë nëse regjistrohej në një kurs aktrimi.

    Dhe prej aty filloi e gjitha. Pasi u bë i famshëm duke qenë Spider-Man i parë kinematografik, Maguire vitet e fundit e ka rralluar aktivitetin e tij si aktor për t’iu përkushtuar kryesisht atij të producentit.

    Për jetën e tij sentimentale është ditur gjithmonë pak. Sepse ylli ka bërë gjithçka për ta mbajtur larg vëmendjes. Në vitin 2016 ai përfundoi në qendër të gossipeve, edhe pse s’do ta kishte dashur, nga divorci me Jennifer Meyer pas nëntë vjet martese. Të dy, prindër të Ruby dhe Otis, 13 dhe 11 vjeç, i thanë lamtumirë njëri-tjetrit me një deklaratë të përbashkët: “Pasi diskutuam për një kohë të gjatë dhe pasi reflektuam, arritëm në vendimin për t’u ndarë si çift. Si prindër të devotshëm, përparësia jonë mbetet që t’i rrisim fëmijët tanë së bashku, me dashuri, miqësi dhe respekt”.

    Shoku më i mirë i Leonardo DiCaprio dhe designerja e xhevahirëve ishte takuar në fillim të vitit 2003. Dasma u zhvullua katër vjet më vonë, një ceremoni intime dhe romantike në Hawaii. “Është periudha më e mirë e jetës sime, po martohem. Po eci tre metra sipër qiellit”, thoshte ajo në atë kohë. Dhe Tobey, që cili kishte pasur një fëmijëri të vështirë, nuk mund të mos ishte më pajtohej: “Dëshiroj thjesht pak stabilitet”. Fatkeqësisht, nuk zgjati shumë. Por të dy ish-bashkëshortët mbetën në marrëdhënie të mira, aq shumë sa Jennifer në një intervistë të fundit për US Weekly e ka quajtur Tobey “ish-burri më i mirë në botë”.

    Pas ndarjes, aktori gjeti dashurinë me modelen 27 vjeçare Tatiana Dieteman. Ata, sipas PageSix, janë të fejuar që nga vera e vitit 2018, por gjithmonë e kanë jetuar dashurinë e tyre larg vëmendjes. Asnjë prej tyre nuk ka thënë ndonjë fjalë për marrëdhënien që zgjat prej rreth dy vjetësh. Por një burim ditët e fundit ka zbuluar për Us Weekly se “ata jetojnë së bashku dhe janë shumë të lumtur”. Duke shtuar se “fëmijët e tij e adhurojnë Tatianën”. Dhe se modelja “ka marrëdhënie të mira edhe me ish-gruan e Tobey”. Në moshën 45 vjeçare, ylli ka gjetur, me sa duket, stabilitetin të cilin dëshironte gjithnjë.

  • BCE: lind ‘Eurep’, më shumë likuiditet për bankat qendrore globale

    BCE: lind ‘Eurep’, më shumë likuiditet për bankat qendrore globale

    Eurep, rrjeti mbrojtës kundër pandemisë

    BQE lançon Eurep-in, një instrument të ri me të cilin do t’u furnizojë bankave qendrore jashtë Eurozonës likuiditet në euro kundrejt titujve të emërtuar në euro si kolateral. Kjo facility, që i bashkangjitet marrëveshjeve bilaterale ekzistuese të rifinancimit dhe linjave të swap me të cilat BQE furnizon euro ndaj monedhave të tjera (në veçanti jen, franga zvicerane, dollarë, valuta të vendeve nordike), është krijuar si “një rrjet masash paraprake” për t’u përballur me “nevojën për likuiditet në euro për shkak të pandemisë jashtë Eurozonës” dhe do të jetë në dispozicion deri në qershor 2021.

    Bëhet fjalë për një hap të mëtejshëm drejt zhvillimit të euros si monedhë globale, në një arenë të mbizotëruar nga dollari, e që inkurajon edhe emisionin dhe shpërndarjen globale të instrumenteve të borxhit të emërtuar në euro.

  • Amerika e sëmurë, Nju Yorku blindohet: “Mos ejani”

    Amerika e sëmurë, Nju Yorku blindohet: “Mos ejani”

    Është i vetmi vend perëndimor ku Covid nuk njeh tërheqje. Në Teksas dhe Florida, sistemi i kujdesit shëndetësor është në limit

    Parashikimet më të errëta të ekspertëve dhe frika e Anthony Fauci po rezultojnë të bazuara: më shumë se gjysma e Amerikës po zhytet përsëri në tragjedinë e koronavirusit. Vetëm dje në vend u regjistruan mbi 41 mijë raste të reja, duke shënuar një rekord të ri dhe alarmant për ditën e dytë rresht. Por skicat e pandemisë janë shumë më të gjera sipas CdS-ve, Centers for Disease Control, sipas të cilave, shifrat efektive të infeksioneve në SHBA janë deri 10 herë më të larta se të dhënat zyrtare.

    Ndër zonat më të prekura janë disa nga shtetet më të mëdha dhe më dinamike të vendit: nga Teksasi, me një rritje prej 70% të rasteve brenda një jave (6200 vetëm një ditë më parë) deri në Florida (+ 66%). Rritjet më të larta shënohen në Michigan (+ 75%) dhe Arizona (+ 77%) ku kujdesi intensiv spitalor është në kufijtë e kapaciteteve.

    Po i afrohet emergjencës mjekësore edhe Teksasi: më pak se 20% e vendeve rianimatore janë ende të lira, ndërsa në Houston, kryeqyteti spitalor i Amerikës, shtretërit e instituteve të mëdha janë 97% të okupuara.

    Donald Trump vazhdon të minimizojë: refuzon të ftojë qytetarët të venë maska, vazhdon të flasë për kung-flu (duke nxitur komunitetet aziatike të Shteteve të Bashkuara – jo vetëm kino-amerikanët, por edhe amerikanët me origjinë indiane – ta akuzojnë për përhapje stereotipe raciste) dhe argumenton se numri i pacientëve po rritet vetëm sepse Amerika po bën më shumë teste (dhe ai do të dëshironte t’i zvogëlonte).

    Por është e qartë, mjafton t’u hidhet një sy spitaleve të mbushura plot e përplot, se nuk është ashtu. Mjaft i trembur, Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, një fans i tij që kishte fituar lëvdatat e presidentit kur përshpejtoi një rihapje të pjesshme në 1 maj, tani stopon: ai po e shtyn uljen e metëjshme kufizimeve dhe po u kërkon njerëzve të qëndrojnë në shtëpi. Një katastrofë shëndetësore, por edhe ekonomike, gjëja që është më e rëndësishmja për Trump: pasojat ngadalësojnë konsumin dhe rihapjen e aktiviteteve prodhuese, teksa e izolojnë Amerikën. Grafiku që tregon se si SH.B.A. është i vetmi vend i përparuar në të cilin pandemia nuk po zvogëlohet, ndërsa pothuajse të gjitha vendet evropiane kanë reduktuar shumë infeksionet, mund ta shtyjë BE-në të mbajë bllokadën e hyrjeve nga SH.B.A. më 1 korrik do të përfundojnë masat bllokuese.

    Por Amerika tani është e ndarë më dysh edhe brenda saj: nga dje kush futet në New York, New Jersey ose Connecticut (tre shtetet “e shëruara” të East Coast) nga 8 shtetet me numrin më të madh të infeksioneve është i detyruar të bëjë një karantinë 14-ditore. Guvernatori i New Jersey, Phil Murphy, e përshkruan gjendjen në terma biblike: “Shkuam në ferr dhe dolëm nga ai: nuk duam të kthehemi”. Ndërda për guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, është mbi të gjitha një hakmarrje: “Kush na sulmonte duke thënë se lockdowni ynë ishte shumë i ashpër, që duhet të ishim hapur më parë, tani do të duhet të pranojnë se ne kishim të drejtë. Kemi qenë më largpamës: mjafton të shikoni në Arizona, Florida dhe Teksas”.

    Sidoqoftë, vendimi i marrë nga guvernatorët (demokratikë) të Tri-State area, ajo që sillet rreth Nju Jorkut, i justifikuar në aspektin shëndetësor, ka edhe implikime politike: palët u kthyen në krahasim me tre muaj më parë, kur, bashkë me virusin që po shkatërronte Nju Jorkun, guvernatorët (republikanë) të Floridës dhe Teksasit vendosën karantinën për udhëtarët nga të tre shtetet e bregut atlantik, të gjitha të drejtuara nga dem. Ishin ditët kur kur në New York të vdekurit numëroheshin me mijëra dhe spitalet po plasnin nga tejmbushja.

    Sot New Yorku pothuajse e ka zhdukur virusin (dje 581 raste dhe 17 vdekje në të gjithë shtetin) ndërsa në pjesën tjetër të Amerikës pandemia është përsëri në lulëzim (37,000 raste të tjera në ditë). Pra, tani karantina është për ata që vijnë nga 8 shtetet me më shumë se 100 raste të Covid-19 për një milion banorë: Alabama, Arkansas, Arizona, Florida, Texas, Texas, North Carolina dhe South Utah dhe Utah.

    Përgatiti Dardan MITROVICA