GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Lady Gaga dhe Michael Polansky, një dashuri … «pa pantallona»

Popstarja me të dashurin e ri janë paparacuar gjatë një shëtitje në Hollywood Hills: nga fotot marrëdhënia duket se po shkon mirë, edhe pse vëmendja është kapur nga look “no pants”

Gjithçka në rregull dhe “pa pantallona”. Dashuria mes Lady Gaga dhe Michael Polansky kthehet në trend topic të gossipit amerikan falë disa fotove të bëra kohët e fundit në Hollywood Hills. Në fakt, të dy janë paparacuar gjatë një shëtitjeje të ëmbël krah për krah në lagjen e famshme të Los Angeles, të dashuruar dhe gjithnjë bashkë: të dy me maska, kafe në njërën anë dhe smartphone në tjetrën.

Por vëmendje tërhoqi look “no pants” i këngëtares amerikane, gjithmonë e kujdesshme ndaj tendencave të reja fashion: Lady Germanotta – duke marrë parasysh edhe nxehtësinë e verës – në të vërtetë ka veshur një rrobë të trëndafiltë dhe asgjë tjetër të dukshme, përveç këpucëve me lidhëse. Nuk është e qartë nëse ka veshur ndonjë kostum apo shorts shumë të shkurtra, fakti është që ajo duket se është plotësisht Ok me veshjen.

Stefani, e lindur në vitin 1986, po kalon një moment vërtet pozitiv: si profesionalisht, me diskun “Rain on me” në duet me Ariana Grande, i cila ka arritur në majën e klasidikimeve të Billboard, ashtu dhe në anën sentimentale, falë të dashurit të saj të ri me të cilin kaloi edhe karantinën: “Gjatë lockdown-it kam lënë duhanin dhe do të doja po ashtu të hiqja dorë edhe nga alkooli”, ka thënë.

Meritë – mbase – pikërisht e dashurisë: pas ndarjes së befasishme të vitit të kaluar me partnerin historik Christian Carino, më pas telenovela e pafundme mediatike e e lidhur me flirtin e saj të supozuar me Bradley Cooper, Lady Gaga ka gjetur buzëqeshjen falë Michael, sipërmarrësit 33-vjeçar, i diplomuar në matematikë dhe shkenca kompjuterike nga Harvard: të dy janë bashkë që nga fundi i vitit 2019, pastaj në janar dolën zbuluar.

You might also like