Yjet që kanë konvertuar fenë

– Ja kush janë të famshmit që kanë ndryshuar fenë e tyre ndër vite –
Me fenë nuk bëhet shaka. Secili e zgjedh vetë në do të besojë apo, për shumë e shumë persona besimi fetar zë një hapësirë të rëndësishme në jetën e tyre.
Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe edhe me disa prej të famshmëve më të mëdhenj, të cilët janë shumë të hapur përsa i përket zgjedhjeve dhe besimeve të tyre fetare, teksa të tjerë kanë zgjedhur ta mbajnë besimin e tyre larg vëmendjes. Ka edhe nga ata që kanë zgjedhur ta ndryshojnë fenë, përgjatë rrugëtimit të tyre jetësor. Bëhet fjalë për vendime thellësisht personale të marra si rezultat i martesave, traumave apo thjesht në kërkim të kuptimit të jetës.
Por cilët janë këta të famshëm që janë konvertuar ndër vite? Le të lexojmë më poshtë për të mësuar më shumë.
Sinead O’Connor – Këngëtarja irlandeze, e njohur më së shumti për versionin e saj tepër të uksesshëm të vitit 1990 të këngës “Nothing Compares 2 U”, njoftoi më 2018 se ishte konvertuar në Islam, duke ndryshuar edhe emrin në Shuhada’ Sadaqat. O’Connor është rritur si katolike, por gjatë jetës së saj ka folur shpesh kundër abuzimeve të Kishës Katolike. Ka thënë se vendimi i saj ishte “konkluzioni i natyrshëm i udhëtimit të çdo teologu inteligjent”. O’Connor fatkeqësisht u nda nga jeta më 2023.
Roberto Baggio – Ka qenë nga të parët në Itali, midis të famshmëve dhe jo, që iu afrua praktikës së ‘Nam myoho renge kyo’, duke qenë për më shumë se tridhjetë vjet një ndjekës i budizmit të çuar përpara nga Soka Gakkai.
Andrea Bocelli – Edhe pse e cilësonte veten si agnostik për disa vite në rininë e tij, këngëtari rizbuloi besimin në moshë të pjekur.
Claudia Koll – Aktorja e famshme zbulim i Tinto Brass, konvertimin e saj në katolicizëm e nisi më 2000, menjëherë sapo kaloi Portën e Shenjtë e Jubileut. Që atëherë ka filluar t’i përkushtohet të tjerëve dhe të shpallë Ungjillin.
Shia LaBeouf – Për Shia LaBeouf, rizgjimi fetar erdhi pasi kishte luajtur në filmin e 2022it, ‘Padre Pio’. Filmi tregon historinë e shenjtorit katolik me të njëjtin emër dhe LaBeouf luan personazhin kryesor. Stari kontrovers fitoi reputacionin e një aktor metodik dhe shkoi të jetonte në një manastir kapuçonësh për t’u përgatitur për rolin. “Tani e di që Zoti po përdorte egon time për të më tërhequr drekt Tij. Duke më larguar nga dëshirat e botës.
Karlie Kloss – Që kur u fejua me Joshua Kushner, supermodelja është konvertuar në judaizëm.
Romina Power – Romina ka zgjedhur rrugën e Budizmit Tibetian, ajo praktikon meditimin që e ndihmon të rrisë vetëdijen dhe qetësinë e saj.
Tom Cruise – Aktori ish-katolik, siç e dinë të gjithë, i është bashkuar Kishës së Shentologjisë.
Katie Holmes – Holmes u konvertua në Shentologe kur u martua me Tom Cruise, por u rikthye në Kishën Katolike pas divorcit të tyre.
Zooey Deschanel – E rritur nga besimtarë katolikë, aktorja u konvertua në judaiste në moshë madhore.
Madonna – Ylli i popit u rrit në një familje katolike përpara se të bëhej thellësisht besimtare e Kabala, një formë e misticizmit hebre.
Julia Roberts – Edhe pse e rritur katolike, Roberts përfundimisht u konvertua në hinduiste.
Mike Tyson – Tyson u bë musliman gjatë kohës që ishte në burg. Vazhdoi ta praktikonte besimin edhe pas përfundimit të dënimit.
Leah Remini – Aktorja është një kritike e hapur e Kishës së Shentologjisë, edhe pse ka qenë anëtare e saj deri në vitin 2013. Përqafoi katolicizmin sapo braktisi Shentologjinë.
Bob Dylan – Nga hebre u shndërrua në të krishterë më vonë, gjatë jetës.
Snoop Dogg – Reperi ka ndërruar disa herë fenë. Fetë në të cilat ka besuar përfshijnë Islamin, Mormonizmin dhe Rastafarianizmin.
John Travolta – I rritur si katolik, Travolta është një ndjekës i famshëm i Shentologjisë.
Tina Turner – Turner u konvertua në budizëm në moshë të vonë.
Elizabeth Banks – Dikur e krishterë, Banks u konvertua në judaizëm pasi u martua me Max Handelman.
Isla Fisher – Fisher, e cila është shkolluar në Methodist Ladies’ College, është bë hebreje pasi u martua me aktorin Sacha Baron Cohen.
Drew Barrymore – Barrymore u martua me Will Kopelman dhe u konvertua në fenë e burrit të saj, në hebraizëm.
Orlando Bloom – Aktori është budist, por ka qenë anglikan para se të konvertohej.
Marilyn Monroe – Nëna e Monroe i përkiste një lëvizjeje fetare të krishterë, por aktorja, pasi u martua me Arthur Miller u konvertua në judaizëm.
Shia LaBeouf – Aktori dikur ishte hebre, por është konvertuar në të krishterë.
Ivanka Trump – Vajza e Trump është konvertuar judaiste përpara se të martohej me Jared Kushner.
Sharon Stone – Ish ndjekëse e Kishës së Shentologjisë, më vonë e konvertuar në Budiste.
Richard Gere – I rritur si katolik, Gere më vonë bëhet budist.
Charlie Sheen – Ish katolik është konvertuar në fenë e ‘Rilindjes’ në fund të viteve ’90.
Bob Marley – Marley ka denoncuar rastafarianizmin dhe përpara vdekjes bëhet i krishterë.
Jack Black – Black u rrit në një familje hebreje, por nuk ka qenë kurrë shumë fetar. E rigjeti besimin menjëherë sapo u bë baba.
Steven Seagal – Seagal thuhet se është konvertuar në Budizëm.
Jane Fonda – Pas martesës së saj me Ted Turner, Fonda u konvertua në krishterim.
Ice Cube – Reperi është konvertuar në Islam në vitet ’90.
Mira Sorvino – Aktorja ka vendosur të bëhet ateiste.
Raekwon – Muzikanti u konvertua në Islam në vitin 2009.
Stephen Baldwin – Në fillim të viteve 2000, Baldwin u konvertua në fenë e ‘Rilindjes’.
Albert Einstein – Ajnshtajni lindi nga prindër hebrenj, por më vonë e quante veten agnostik.
Alice Cooper – Alice Cooper është djali i një pastori ungjillor. U largua nga kisha dhe u rikthye në të më vonë duke pretenduar se krishterimi e shpëtoi nga alkoolizmi.
Oliver Stone – Regjisori u bë budist në moshë të vonë, por u rrit në një familje që i përkiste Kishës Episkopale.
Elizabeth Taylor – E rritur në lëvizjen fetare Kristianizmit Shentist, më vonë ajo u konvertua në hebraiste më 1959, duke adoptuar emrin hebraik Elisheba Rachel.
George Harrison – I lindur në një familje katolike, ish-Beatlesi përqafoi kulturën indiane dhe më pas u bë hindu.
David Bowie – Bowie eksploroi disa fe gjatë jetës së tij, ndër të cilët: budizmin tibetian, satanizmin dhe krishtërimin, madje e përshkroi veten edhe si një “thuajse ateist” për një moment. Varrimi i tij u krye sipas ritualeve budiste, bazuar në dëshirën e tij të shkruar në testamentin e tij.
Tom Arnold – U bë hebre pas martesës së tij me Roseanne Barr më 1990.
Anne Meara – Aktorja u bë hebreje pasi u martua me Jerry Stiller.
A. R. Rahman – Muzikanti indian u konvertua në Islam nga hinduizmi kur ishte 20 vjeç.
Adam Yauch – Pavarësisht se lindi nga një nënë hebreje dhe një baba katolik, Yauch ishte një budist praktikant.
Gary Busey – Aktori u bë një i krishterë i kishës ‘Rilindja’ pasi pësoi kishte kaluar në një mbidozë droge.
Nell Carter – Edhe këngëtarja aktorje kaloi në judaizëm pas martesës.
Jim Croce – Muzikanti kaloi nga katolicizmi në judaizëm pasi u martua.
Kate Capshaw – Aktorja u martua me Steven Spielberg dhe u bë hebreje.
Anne Rice – Autorja ka lindur në një familje katolike, por kur u rrit u bë agnostike.