‘Piratët e Karaibeve’ i lenë vendin një spin-offi alla femërore: i dashur Johnny Depp në gjurmët e Jack Sparrow do të zëvendësohet nga një pirate
Po nxehen motorët e sagës së dashur të Disney, ‘Piratët e Karaibeve’ që do të rikthehet në ekranin e madh me një spin-off alla femëror. Lamtumirë, pra, Jack Sparrowt të mirë – një rol që e ka bërë, sa ka mundur edhe më popullor, Johnny Depp – dhe mirëseerdhe Margot Robbie.
Sipas zërave të shumtë mediatikë, në fakt, do të jetë pikërisht aktorja bjonde ajo që do t’i japë fytyrën personazhit kryesor të serialit të ri kushtuar një grupi piratesh. Pak informacione kanë dalë deri më tani, por angazhimi i kompanisë produktuese do të jetë të bëjë që mungesa e çuditshme e Jack Sparrow të ndjehet sa më pak që të jetë e mundur edhe falë yllit ri të Hollywoodit.
Sytë të mëdhenj blu dhe flokë të verdhë, 29 vjeç Robbie është ndër fytyrat me ngjitjen më të shpejtë drejt majave të kinemasë botërore dhe roli i pirates mund të jetë shugurimi përfundimtar i saj. Emlindur në Australi, Margot u rrit në një fermë, në kontakt me natyrën, duke treguar interes për kinemanë nëpërmjet reklamave dhe serialeve televizive midis viteve 2007 dhe 2011.
Por është Los Angelesi që i dhuron asaj rolet e para të rëndësishme me The Wolf of Wall Street, Focus, Once Upon a Time in Hollywood dhe Suicide Squad në të cilën ajo mishëron Harley Quinn. Një karrierë në ngjitje pra, së cilës do t’i shtohet edhe aventura pirateske, e firmosur Disney.
Emri i personazhit është ende rreptësisht top secret, por Margot Robbie duhet të gjejë në set skenaristen Christina Hobson me të cilën ajo ka punuar edhe në Birds of Prey dhe rilindjen fantazmagorike të Harley Queen. Filmi i parë në sagën e re do të titullohet Pirates dhe do të jetë, mesa duket, e frymëzuar nga tërheqja e të njëjtit emër që ndodhet në parkun argëtues të kompanisë produktore.
Për yllin në lindje australian muajt e ardhshëm do të jenë më të rëndësishmit e karrierës së saj, të ndarë midis aventurave të një bote imagjinare dhe botës së Barbie, të cilën ajo do ta interpretojë në një film që ajo vetë do të prodhojë.
Meghan Markle po bën gjithçka mundet për të bindur të shoqin se në Los Angeles do të ndjehet shumë mirë. Por ai ka më shumë se një arsye për të mos e ndarë këtë optimizëm: nga puna që shkon ngadalë tek frika të mosqeniet atje kur gjyshja Elizabeth II, të mos jetë më, Duka i Sussex duket gjithnjë i humbur
Ëndrra amerikane e Herrit të Anglisë duket – të paktën për momentin – më shumë e ngjashme me një makth. Duka i Sussex, sipas të gjithë royal watchers, është në grahmat e një mijë torturave. Njëri flet për të një libër të ri bombë, më i fundmi në arradhën e librave pa fund të shkruar për familjen mbretërore britanike, i bërë gati apo i njoftuar këto ditë, me titull Royals At War: The Inside Story of Harry and Meghan’s Shocking Split with the House of Windsor, shkruar nga Andy Tillett dhe Dylan Howard. Tani që jeton në Kaliforni, mijëra milje larg Londrës dhe nga Windsorët, me gruan Meghan Markle dhe Archie të vogël, “Harry ka kuptuar se babai i tij Charles dhe gjyshja Mbretëresha Elizabeth II nuk do të jenë përgjithmonë “. Dhe ky mendim e tmerron atë.
Shqetësimet e saj më të mëdha kanë të bëjnë me sovranen nëntëdhjetë e katër vjeçare: “Ka frikë që mund të mos jetë aty kur gjyshja mbretëreshë të largohet nga kjo jetë”. Por edhe kur baba Karli, 71 vjeç, u sëmur me koronavirus, Harry ishte në ankth për shëndetin e tij, dhe për faktin se nuk i ishte afër: “Është i mbingarkuar nga ndjenja e fajit të të qenit larg nga familja gjatë pandemisë”.
Një distancë që, ndër të tjera, e ka zbehur imazhin e tij dhe të Meghanit. Është i bindur për këtë biografi mbretëror Phil Dampier, i cili para disa javësh, duke folur për The Express, i etiketoi Sussexët si “humbësit e mëdhenj” të familjes mbretërore gjatë pandemisë”, duke i quajtur “të izoluar” dhe “jo në vendit e duhur”: “Gjatë koronavirusit, të gjithë Windsorët e forcuan imazhin e tyre duke i bërë mirë detyrat e tyre institucionale. Me përjashtim të princit dhe ish-aktores amerikane”. Të kritikuar, pavarësisht se u angazhuan në punë vullnetarizmi, për zgjedhjen e dorëheqjes si anëtarë senior të familjes mbretërore pikërisht në prag të emergjencës së Covid, por edhe për jetën e tyre të re në Los Angeles, midis miqësive të famshme dhe një vile për t’u ëndërruar.
Një jetë perfekte yjesh për ish-aktoren Meghan. Por jo për të shoqin. Disa vëzhgues mbretëror ditët e fundit janë betuar se Harry, në Los Angeles – i papunë, pa miq, dhe larg familjes mbretërore – ndihet i “izoluar” dhe “i çorientuar”. Një problem ky që sigurisht nuk mund të injorohet, bashkë me pengesat e vazhdueshme për lançimin e fondacionit të ri bamirës të Sussexëve, «Archewell». Pas emergjencës shëndetësore të koronavirusit dhe shpërthimit të protestave anti-racizëm që i kanë ngrirë planet e punës e një kontinenti të tërë për mbi dy muaj, Harry dhe Meghan duhej të përballeshin edhe me një pengesë tjetër: zyra e patentave kish refuzuar kërkesën për regjistrimi i markës “Archewell”. Projekti nuk ka gjasa të jetë funksional para vitit 2021.
Me pak fjalë, Harry ka më shumë se një arsye për t’u ndjerë si peshku pa ujit. Gruaja e tij Meghan, sipas një burimi të kontaktuar nga autorët e Royals At War, është duke bërë gjithçka për ta bërë të shoqin të ndjehej sa më mirë: “E ka siguruar se kur të përfundojë emergjenca koronavirusi ai do ta adhurojë jetën e tij të re në Los Angeles. Do ta nxjerrë nëpër ekskursione, i flet për polo-klubin lokal dhe se sa do të dojë të surfojë”. Por optimizmi i saj, po ti vemë veshin ekspertë të ndryshëm të kronikës mbretërore, të paktën për momentin nuk duket se ka ndikuar mbi bashkëshortin.
August, i quajtur Augie, fiku njëzet qirinj dhe festohet nga uebi si golden retriveri më i vjetër në botë.
Është njëzet vjeç, por është edhe më i moshuari në botë. Po flasim për Augustin, për miqtë Augie, ekzemplari golden retriever më i vjetër në histori. Në fakt, askush tjetër para tij nuk ka mundur t’i arrinte nëntëmbëdhjetë vjetët dhe arritja e pesëmbëdhjetë është për shumicën e qenve një arritje e vërtetë. Kjo është edhe arsyeja pse fotografia e Augustit para tortës së tij të veçantë të ditëlindjes bëri xhiron e webit.
Augie është një femër e lindur në vitin 2000 dhe është adoptuar nga familja e cila aktualisht kujdeset për të vetëm kur ishte katërmbëdhjetë vjeçe. Zgjedhja që bënë pronarëve mori parasysh faktin se pak njerëz do të donin të merrnin pranë tyre një kafshë jo thjesht të rritur, por që mendohej se kishte arritur në fundit e jetesës dhe tejkalimi i dy dekadat prej saj ishte një hipotezë më shumë se e pamendueshme.
Por në fakt, ja Augusti i pavdekësuar në rrjetet sociale në ditëlindjen e tij i rrethuar nga afeksioni “virtual” i përdoruesve në të gjithë botën. Së bashku me pronarët e saj Jennifer dhe Steve (një çift nga Oakland, Tennessee), Augie i ka shëtitur gjerë e gjatë Shteteve të Bashkuara dhe për të festuar njëzet vitet e saj i bëri vizitë strehës për qen Golden Retrivers Rescue të Chester, Maryland.
Dhe ka qenë pikërisht faqja FB e strukturës që ka publikuar imazhet që prekin mbi njëzet e dy mijë pëlqime. Janë të shumtë edhe fansat që u përgjigjën duke shpërndarë një imazh të golden retriever të tyre apo thjesht duke dërguar një mendim të dashur për Augustin dhe pronarët.
Por jo vetëm social. Për të mirëpritur qenushen në strehë, përveç një torte të shijshme me karota, ishin edhe shumë miq me katër këmbë për një festë madhështore. Në shëndet të përsosur, përveç disa shqetësimeve në veshkë, Augie ende lëviz në mënyrë të pavarur. Urimi nuk mund të jetë tjetër përveçse të shijojë plotësisht ditët në shoqërinë e familjes së tij. Gëzuar ditëlindjen e njëzetë, Augie!
Të indinjuar si shumë nga ngjarjet e fundit në Minneapolis – ku verbëria raciste e një polici dhe shfaqja e tij e kotë e forcës shkatërruan brutalisht jetën e afro-amerikanit George Floyd – kemi mbledhur për ju, në një compilation ideal, zërat dhe notat që me të gjithë forcën kanë ditur të shprehin gjatë dekadave një ndjenjë vëllazërimi dhe përbuzjeje për barrierat kulturore.
Hurricane – Bob Dylan (1975)
Kënga hapëse e ‘Desire’, teksti i Dylan dënon arrestimin e padrejtë të boksierit Rubin “Hurricane” Carter, i dënuar si një vrasës i shumëfishtë për gati njëzet vjet pa prova. Në ’88 ranë të gjitha shpifjet ndaj tij, sepse “akuza ishte bazuar në motive racore”. Në 1974, nga burgu, Carter i kishte dërguar Dylanit autobiografinë e tij ‘The Sixteenth Round’ dhe që aty britaniku kishte ndier ngarkuar detyrën për t’i dhënë atij zërin e duhur për të gjetur drejtësi.
Blackbird – Beatles (1968)
Kënga ‘White Album’ gjen tek një i ri dhe guximtar simbolin e zgjimit të ndërgjegjes dhe luftës së Black Power në SHBA. Pikërisht gjatë këtyre ditëve, i tronditur nga vrasja e Floyd, McCartney ka kujtuar kur, më 1964, Beatles kishte refuzuar të interpretonte në Jacksonville, Florida, në një teatër ku platea e të bardhëve ishte e ndarë nga ajo e zezakëve. Vunë atëherë nëpërmjet kotratës këndvështrimin e tyre dhe realizuar “të parin koncert të të gjitha kohërave përpara një publiku të pandarë”.
We shall overcome – Joan Baez (1963)
Himni historik pacifist dhe flamur i të drejtave civile, u nxor në pah nga i madhi Pete Seeger në kthesën e viteve Pesëdhjetë dhe Gjashtëdhjetë. Që nga viti 1963 ai është i lidhur pazgjidhshmërisht me zërin engjëllor të Joan Baez, që e këndoi edhe në ditët Marshimit në Uashington, në krah të Martin Luther Kingut. Ende sot të ardhurat nga të drejtave të këngës shkojnë në një fond kushtuar ngjarjeve kulturore afro-amerikane në jug të vendit.
Ebony And Ivory – Paul McCartney & Stevie Wonder (1982)
Kënga – prepotente e viteve Tetëdhjetë – bazohet në metaforën elementare të tasteve bardhë e zi të pianos, të cilat nuk mund të bëjnë pa njëri-tjetrin dhe na thonë se, ashtu si materialet që i përbëjnë, njerëzit në tokë nuk janë të plotë përveçse kur janë bashkë, “në harmoni të përsosur”. E përsosur sa e përsosur është amalgama midis dy zërave, dhe kjo gjë nuk habit duke marrë parasysh thellësinë e miqësisë dhe respektin e ndërsjellë profesional midis muzikantit anglezë dhe afro-amerikan.
Depende – Jarabe De Palo (1998)
Një këngë që mund të duket si një rimë për fëmijë në thjeshtësinë e saj të madhe, por që përmban një arsyetim të thellë mbi atë se si gjithçka është relative. Këndvështrimi është ndryshorja e vërtetë: në lumturi, në kohën që kalon, në ngjyrën me të cilën sheh botën. Do të mjaftonte të ktheheshim kokëposhtë dhe gjithçka do të dukej ndryshe, thjesht spostohuni disa qindra kilometra dhe vendi në qendër të hartës nuk është më i yti, thjesht vendosni veten në vend të tjetrit që racizmi të shkrihet në erë.
Vietnami: një më parë e një më pas, një liqen i Historisë që ka vendosur një digë mes pendës së indiferentizmit dhe rrjedhës së vetëdijes së qartë të. Konflikti filloi 65 vjet më parë, më 1955, dhe përfundoi njëzet vjet më vonë, në 1975. Për të mos harruar dhe mos përsëritur të njëjtat gabime, këtu kemi një “compilation” të këngëve të lindura apo të rishikuara për të kundërshtuar fantazmën e asaj çmendurie, të veshur me një ankth të gjatë.
Born in the U.S.A. – Bruce Springsteen (1984)
Hiti më i suksesshëm komercial i Springsteen përshkruan një veteran të Luftës së Vietnamit që kthehej në shtëpi në rrethana të dëshpëruara dhe me pak mundësira. Shpeshherë refrain i tij i vrullshëm është ngatërruar me përkujtimore të thjeshtë patriotizmi, por, përkundrazi, bëhet fjalë për anti-himnin më të keqkuptuar në histori, një “J’accuse” madhështore e ndërgjegjes kolektive amerikane.
War – Edwin Starr (1970)
Këngëtari soul Edwin Starr – në copëzën më të rëndësishme të karrierës së tij – shpjegon thjesht kotësinë e luftës. Është një ulërimë dramatike dhe e fuqishme, që pikturon me penela të gjallë zemërimin dhe neverinë që një pjesë e madhe e Amerikës dhe e botës arriti të ndjejë ndaj zhvillimit të luftës në Vietnam.
Ohio – Crosby, Stills, Nash and Young (1970)
‘Ohio’ është një himn proteste por është edhe dhimbje puro. Neil Young e shkroi menjëherë dhe në vetëm dy javë ai dhe shokët e tij ndanë me të gjithë botën dhimbjen e ndjerë pas ngjarjeve në Kent State University. Më 4 maj 1970, për të shuar një protestë studentore kundër Luftës së Vietnamit, shtatëdhjetë ushtarë të Gardës Kombëtare qëlluan ndaj studentëve. Në fund të regjistrimit David Crosby lëshoi një qarje çliruese.
Give Peace A Chance – John Lennon & Plastic Ono Band (1969)
Gjatë javës midis 25 dhe 31 marsit 1969, John Lennon dhe Yoko Ono të sapomartuar organizuar një protestë shumë origjinale kundër luftës në Vietnam, perfektshmërisht në përputhje me stilin e tyre. Lindi në këtë mënyrë Bad-In i parë: si të qëndruarit në shtrat për një javë, duke folur për paqen në botë. Aktivistë, poetë dhe liderë të të drejtave civile përqafuan iniciativën e tyre dhe morën pjesë në regjistrimin e një versioni himni kolektiv të “Give Peace A Chance” në Kanada.
The Unknow Soldier – The Doors (1968)
Kjo është një këngë kundër luftës, kundër të gjitha luftërave dhe shpreh reagimin e Morrison ndaj hipokrizive të qeverisë amerikane që përmes mediave ëmbëlsonte tmerrin e përditshëm. Zhurmat e vdekjes u riprodhuan në disk dhe në skenë vetëm përmes instrumenteve muzikore të grupit. Ishte singëlli i parë i nxjerrë nga ‘Waiting for the Sun’ dhe në filmin përkatës promovues u futën imazhe të ndryshme të Luftës së Vietnamit, ende në vazhdim.
For What It’s Worth – Buffalo Springfield (1967)
Kënga, e firmosur nga Stephen Stills, merrte qëndrim kundër gjendjes në Vietnam dhe denonconte hapur disa anë të kësaj lufte të diskutueshme. Para së gjithash, teksti tregon sesi kryesisht populli amerikan nuk po kuptonte se pse dhe për çfarë po luftohej prej kaq shumë vitesh…
Charlie Don’t Surf – The Clash (1980)
E ndodhur në albumin e dyfishtë ‘Sandinista!’, kënga mishëron një citim nga i çmenduri i ekzaltuar Kilgore i ‘Apocalypse Now’, i interpretuar nga Robert Duvall. “Charlie” është emri kolektiv dhe depersonalizues i dhënë nga ushtria njeriut, një mohim i identitetit dhe dinjitetit madje edhe në momentin ekstrem të sakrificës.
Goodnight Saigon – Billy Joel (1982)
Marrë nga ‘The Nylon Curtain’, kënga delikate përshkruan situatën e Marinsave duke filluar nga stërvitja e tyre ushtarake në ishullin Parris dhe më pas në aspekte të ndryshme të luftimeve në Vietnam. Flet për ushtarët që luftojnë së bashku në betejë, duke u përballur me frikërat e tyre në përpjekje për të mbijetuar. “Uniteti” është refreni i baladës së kënduar nga vetë marinsat, që intonojnë: “le të shkojmë të gjithë së bashku”.
Child in Time – Deep Purple (1970)
Kënga e dhunshme dhe e paskrupullt që përfaqëson kundërshtimin rinor, të amplifikuar nga Vietnami dhe nga frika shumëvjeçare e rekrutimit në ushtri. Karakteristika kryesore e këngës është vokali i lartë i Ian Gillan, shumë i vështirë për t’u realizuar në live. Vetë Deep Purple në një moment ndaluan ta këndonin nëpër koncerte, sepse këngëtari po rrezikonte seriozisht të humbiste besimin tek zëri i tij.
Fortunate Son – Creedence Clearwater Revival (1969)
Teksti i kësaj kënge na identifikon me një djalë, që thirret në ushtri, i cili pëson trajtimet e detyrueshme duke mos qenë “një djalë me fat” si ata të politikanëve ose të të pasurve, i aftë falë fuqisë për të shpëtuar nga ferri vietnamit. Ironia e dhunshme është ajo e CCR (Creedence Clearwater Revival), të cilët dënojnë shfrytëzimin e të rinjve të working klass (të cilëve ata gjithashtu i përkisnin), të pafuqishëm përpara thirrjes së pashmangshme të Xha Samit.
Në WhatsApp është në dispozicion paketa e parë e sticker-ave të animuar. Ja si ta shkarkoni dhe kush mund ta përdorë atë
Hapi i ri i madh drejt lançimit përfundimtar të stickerave të animuar në WhatsApp. Siç njoftojnë djemtë e WaBetaInfo, në versionin e ri të aplikacionit është shtuar edhe paketa e parë e stickerave të animuar që mund të shkarkohen drejtpërdrejtë nga store WhatsApp. Ky është hapi i parë drejt një lançimi përfundimtar edhe në versionin e qëndrueshëm: nëse të gjitha testet do të japin rezultate pozitive, atëherë ai do të arrijë menjëherë për të gjithë.
Stickerat e animuara janë një funksion mbi të cilin zhvilluesit janë duke punuar tashmë prej disa kohësh dhe që do të shërbejnë mbi të gjitha për t’i bërë më të këndshme dhe më të gjalla biseda me miqtë tuaj. Ky funksion po kërkohej me zë të lartë nga përdoruesit, mbi të gjitha për faktin se ai ka kohë që është i pranishëm në Telegram. Në WhatsApp, deri më tani, ishin të disponueshëm vetëm stickersa “statikë”, një lloj emoticon pak më më të mëdhenj dhe plotësisht të personalizueshëm nga përdoruesit. Edhe stickerat e animuar do të mund të krijohen direkt nga përdoruesit dhe më pas të ngarkohen në WhatsApp Store, në mënyrë që të mund të shkarkohen prej të gjithëve.
Çfarë janë si funksionojnë stickersat e animuar
Stickersat e animuar janë një funksionalitet i re që WhatsApp po fut në chat për t’i bërë bisedat më argëtuese. Operacioni është i njëjtë si për stickersat “normalë”, me ndryshimin e vetëm që janë të lëvizshëm.
Siç shpjegohet nga djemtë WaBetaInfo, në këtë fazë të parë do të jenë tre hapat për të përdorur sticker të animuar:
mundësia për t’i parë në biseda dhe për t’i ruajtur në mënyrë që t’i dërgosh tek miqtë
mundësia për t’i importuar stickerët e rinj në WhatsApp Store
mundësia për t’i shkarkuar stickerët e animuar nga WhatsApp Store.
Si të shkarkohen stickerët e animuar të WhatsApp
Për të shkarkuar një paketë të re me stikersa, duhet të futeni në një bisedë, shtypni në hapësirën ku dëshironi të nisni mesazhin dhe shtypni ikonën me fytyrën në tastierë. Do të shfaqen të gjithë stickerët e pranishëm në smartphone dhe duke bërë një swipe në të djathtë do të shfaqet një ikonë në formën e ingranazheve. Duke klikuar në të, do të hapet store WhatsApp, ku mund të shkarkoni stickerët e animuar (kur ato ngarkohen).
Si të shkarkohet azhornimi
Paketa e parë e stickerëve të animuar është e pranishme me azhurnimin më të fundit të versionit beta të WhatsApp, numri 2.20.195.1 për Android dhe numri 2.20.70.26 për iOS.
Ish piloti i Moto GP tregon pasionin e tij të madh për makinat duke blerë një Aventador të ri
Jorge Lorenzo i shton një ekzemplar tjetër unik koleksionit të tij të makinave, edhe një herë bëhet fjalë për një model që të vesh duart në kokë, i pari produkti absolut i Lamborghini Aventador SVJ 63 Roadster, numri zero.
Ish piloti majorkin shkoi në Sant’Aata Bolognese, ku u mirëprit nga kompania italiane e supercarëve “të pamasë” me një ceremoni vërtet unike të dorëzimit të makinës. Lorenzo di të argëtohet dhe do ta kalojë verën e tij në bordin e supercarëver e jashtëzakonshëm të koleksionit të tij, siç është ky Lamborghini Aventador i ri.
Një tjetër xhevahir me katër rrota në garazhin e ish-kampionit, sot në qendër të zërave të merkatos, në fakt, mesa duket se ka mundësi një rikthim në Ducati. Kanë kaluar vetëm disa javë nga mbërritja e një Pagani Huayra të mrekullueshme në shtëpinë e pilotit, dhe sot ne shohim një Lamborghini Aventador SVJ 63 Roadster, model i prodhuar në vetëm 63 ekzemplarë, që synon t’i bëjë homazhe vitit të themelimit të kësaj marke të autove italiane.
Lamborghini i ri i Jorge Lorenzos është pjesë e një serie super të limituar, e pajisur me një paketë të jashtëzakonshme aerodinamike dhe me përmirësime të tjera teknike, duke e bërë makinën ekstreme Aventador SVJ Coupè unikale. Supercari është e pajisur me 12 cilindra me V të aspiruar 6.5 litra, i aftë të lëshojë 770 kuajfuqi dhe të tejkalojë 350 km / orë shpejtësi, si dhe të lëvizë makinën nga 0 në 100 km në më pak se 3 sekonda.
Nuk e dimë çmimin e këtij modeli të jashtëzakonshëm, por mjafton thjesht të mendojmë se seria “standard” e SVJ Roadster kushton afro 500,000 euro. Edicioni i kufizuar i Lamborghini Aventador afron me siguri tek 700,000 euro. Lorenzo është numri zero, ish piloti u mirëprit në Sant’Agata Bolognese me një ceremoni unike të dorëzimit të çelësave, në prani të CEO-s, Stefano Domenicali. Kampioni tha se: “Jam vërtetë i lumtur që e posedoj këtë objekt fantastik dream car, mezi pres që të eci nëpër rrugët e Luganos!”.
Kush e di se si do të shkojë aventura në MotoGP e Jorge Lorenzo, pas lamtumirës së lajmëruar në Valencia nëntorin e kaluar. Përparësia e tij për momentin nuk është të rokthehet çër të garuar përsëri, ai mund të bëhet kolaudatori i ri i Yamaha, nëse nuk arrihet marrëveshja me Ducatin. Ndërkohë, piloti nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të bërë një “jetë të bukur”, duke qenë se mund t’ia lejojë vetes një gjë të tillë: “Kur ke mundësi për ta shijuar jetën, pa qenë nevojë të ngriheni qysh në orën 7, tundimi është shumë i madh. Nëse je konkurrues, përpjekjet ia vlejnë. Përndryshe, gjëja më e mirë është të filloni një jetë tjetër. Tani për tani jam shumë i lumtur, mund të bëj gjëra që nuk i kam bërë kurrë. Nuk mund të them se nuk dua ta rijetoj ndjenjën e fitores”.
Një studim përmbi subvencionet publike për të zgjeruar mbulimin e përgjithshëm me pemë hipotezon se kjo çon në zvogëlim të sipërfaqes së pyjeve natuyrorë, duke kompromentuar biodiversitetin
Mbjellja e pemëve të reja mund të mos jetë zgjidhje për problemet klimaterike, përkundrazi, në disa raste mund të tkurrë biodiversitetin me ndikim skarco në emetimet e karbonit. E teorizojnë një hipotezë të tillë dy studime të ndryshme, të kryera përkatësisht nga ekspertë të Stanford University dhe Colorado State University, dhe të botuar në revistën Nature Sustainability.
Studimet kanë analizuar stimujt financiarë për pronarët e tokave për mbjelljen e pemëve dhe kontributin e plantacioneve të reja mbi përhapjen e karbonit në atmosferë. “Vitet e fundit është shfaqur ideja se mbjellja e pemëve mund të përfaqësojë një zgjidhje efektive dhe me kosto të ulët për të zvogëluar problemet mjedisore, duke qenë se studime të mëparshme kanë treguar potencialin e madh të pemëve për magazinimin e karbonit, dhe shumë vende kanë ngritur fushata për të promovuar mbjelljen e pemëve”, thotë Eric Lambin nga Stanford University, duke shpjeguar se angazhimet politike të rreth 40 kombeve synojnë rivendosjen 350 milionë hektarëve tokë brenda vitit 2030.
“Sidoqoftë – vazhdon Lambin – nevojitet kujdes i veçantë: para së gjithash sepse 80% e angazhimeve të marra deri më tani kanë të bëjnë me plantacionet monokulturë ose të limituara në produkte specifike siç janë frutat ose goma. Ne pamë rastin e Kilit, ku një subvencion i moderuar ka stimuluar mbjelljen e pemëve nga 1974 deri në 2012, politikë e marrë si shembull në nivel global, me shtetin që financonte 75 përqind të kostove të mbjelljes së pyjeve të reja, megjithëse atëherë zbatimi i ngadaltë dhe kufizimet e buxhetit nënkuptonin se disa pronarë tokash thjesht zëvendësonin pyjet natyrale me mbjellje të reja pemësh, më fitimprurëse”, shton eksperti.
Lambin preçizon se sipas rezultateve të kërkimit, regjimi i subvencioneve e ka zgjeruar vërtetë mbulimin e përgjithshëm me pemë, por duke zvogëluar sipërfaqen e pyllit natyral dhe duke kompromentuar biodiversitetin. “Nëse politikat projektohen apo aplikohen keq, ekziston rreziku i çuarjes dëm të parave publike, të çlirimit të karbonit dhe humbjes së biodiversitetit, që është saktësisht e kundërta e asaj që synojnë këto politika,” thotë Lambin.
Studimi i dytë analizoi sasinë e karbonit që një pyll i mbjellë rishtazi është në gjendje të thithë nga atmosfera, bazuar në të dhënat e mbledhura në veri të Kinës, duke marrë 11 mijë mostra nga toka. “Sipas të dhënave tona, plantacionet e reja në tokat e varfëra me karbon plantacionet e reja mund të rrisin dendësinë e karbonit organik, i cili në të kundërt zvogëlohej në tokat tashmë të pasura me këtë element”, deklaron Anping Chen i Colorado State University. “Shpresojmë që puna jonë të ndihmojë për të kuptuar se praktikat e ripyllëzimit nuk janë zgjidhje imediate, nevojiten detaje teknike dhe ekuilibra”, përfundon studiuesi.
Parajsa tokësore e Kosta Rikës, e vogla Isla del Coco krenohet me një urë mjaft të bukur, shumë të veçantë
Është në Isla del Coco, mes natyrës së egër të rrethuar nga ujërat e kristaltë të Oqeanit Paqësor, që prej disa kohësh shfaq një bukuri të pashoqe në vetvete, një vend tërheqës vërtet unikal. Është Genius River Bridge, një urë që shtrihet krenare në mbështetje të luftës kundër gjuetisë pa leje.
Jemi në atë tokë të vogël që njihet me emrin Isla del Coco, një parajsë e vërtetë qindra kilometra nga Kosta Rika. Këtu panorama është vërtet marramendëse: pyjet e harlisura mbulojnë të gjithë territorin, duke mbuluar me jeshile majat që ngrihen nga qendra e ishullit dhe kepet shkëmbore që zhyten në oqean. Mund të jetë ky oaz i egër që ndoshta nuk është krejtësisht i ri për ju, veçanërisht nëse jeni të dashuruar pas kinemasë. Në fakt është zgjodhur për të qenë sfondi i skenës fillestare të Jurassic Parkut, kryeveprës së Steven Spielberg, i cili e bëri këtë kryevepër të natyrës së pavdekshme.
Në imagjinatën kolektive, ishulli të sjell ndërmend edhe një strehë të rëndësishme për piratët, të cilët zbarkuan në brigjet e ishullit për të groposur një thesar shumë të çmuar. Por, sot, Isla del Coco përfaqëson një xhevahir për t’u ruajtur: aty është themeluar Parku Kombëtar, i cili përfshin edhe Zonën përkatëse të Konservimit Detar, dhe i përket Trashëgimisë Natyrore Botërore të shenjtëruara nga UNESCO. Për më tepër, është edhe një vend i shenjtë për shumë lloje bimësh dhe kafshësh që gjejnë këtu habitatin e tyre të përsosur.
Sidoqoftë, ky parajsë rrezikon prej shumë vite të shkatërrohet nga ndërhyrja njerëzore. Peshkaqenët dhe banorët e tjerë detarë që bredhin nëpër ujërat e Isla del Coco tërheqin pas tyre gjuetarë të shumtë, të cilët vazhdojnë gjuetinë e tyre të papërgjegjshme, përkundër ligjeve të shumta që e ndalojnë atë. Për fat të mirë, përpjekjet e përbashkëta të autoriteteve vendore dhe rangersave kanë çuar në një ulje të konsiderueshme të fenomenit. Dhe Genius River Bridge është bërë simboli i kësaj beslidhjeje.
Ura lindi nga gjenia e një artisti të quajtur Pancho, i cili vendosi ta ndërtonte atë me materiale të riciklueshme shumë të veçanta. Struktura e saj është përbëhet tërësisht nga litarët, por përdoren rrjeta, boe dhe pajisje peshkimi që gjuetarët, duke ikur nga autoritetet, shpesh i lënë pas. Shumica e këtyre mjeteve gjenden në ujë, ku rrezikojnë të krijojnë dëme të mëtejshme në faunën detare. Pra, ideja e ndërtimit të kësaj ure ka një kuptim të dyfishtë, të rëndësishëm, përveçse shërben për të kaluar, ajo është aty në mbrojtjen e krijesave të çmuara që banojnë në këto ujëra.
Dardan MITROVICA – Universiteti prestigjoz distancohet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe fituesi i çmimit Nobel për Paqen, i cili ka qenë student dhe rektor i këtij universiteti: “Ishte racist dhe është e papërshtatshme të përfaqësojë kolegjin”. Pranohen kërkesat e lëvizjes së lindur pas vrasjes së Geoge Floyd
Shkolla e Punëve Publike dhe Ndërkombëtare dhe Kolegji i Universitetit prestigjioz Amerikan, Princeton, nuk do të shoqërohen më me ish Presidentin dhe Fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, Thomas Woodrow Wilson. Emri i tij do të hiqet nga universiteti në përgjigje të apeleve pas valës së shkaktuar nga vrasja e George Floyd prej policisë.
Wilson, kreu i Shtëpisë së Bardhë nga 1913 deri më 1921, ishte student dhe më pas rektor në Princeton. Librat e historisë e kujtojnë për Konferencën e Paqes pas Luftës së Parë Botërore, një iniciativë që i dha atij Çmimin Nobel. Por e edhe për pozicionet e tij përjashtuese dhe ndalesën e hekurt për zezakët për të hyrë në universitet. Një zgjedhje që nuk u harruan kurrë nga shoqëria amerikane dhe shpeshherë shkak për protestë nga komuniteti afro.
Wilsonit i mbetet emri i dedikuar në selinë e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë. Por edhe për këtë ka kërkesa që të konsiderohet mundësia për t’ia ndryshuar emrin asaj që sot njihet si ‘Palais Wilson’.
Që në vitin 2015, zyra e rektorit të Princeton ishte ‘pushtuar’ nga aktivistët e Black Justice League me kërkesën për të hequr emrin e Wilson. Dhe ai vendim erdhi gjatë këtyre ditëve, siç u njoftua rektori Christopher L. Eisgruber.
Në njoftimin e botuar në faqen e internetit të universitetit, i katërti më i vjetër në Shtetet e Bashkuara, shkruhet se anëtarët e Këshillit Administrativ “arritën në përfundimin se mendimi dhe politikat raciste të Woodrow Wilson e bëjnë të papërshtatshëm për të përfaqësuar një shkollë apo kolegj në të cilin akademikët, studentët dhe nxënësit e tij duhet të kundërshtojnë me forcë racizmin në të gjitha format e tij”.
Këshilli e kishte vlerësuar heqjen e emrit të Wilson që pas protestës së vitit 2015. “Wilson Legacy Review Committee zhvilloi një proces të thellë dhe me debate. Në prill 2016 rekomandoi një seri reformash për ta bërë këtë Universitet më gjithëpërfshirës dhe më të ndershëm në lidhje me historinë e tij: Megjithatë, Komisioni dhe Këshilli Administrativ e mbajtën emrin e Wilson në Shkollë dhe Kolegj.
“Këshilli – shpjegon rektori në njoftim – rishikoi ato përfundime pasi që vrasjet tragjike të George Floyd, Breonna Taylor, Ahmaud Arber dhe Rayshard Brooks risollën edhe një herë në vëmendje kujdesin për historinë e gjatë dhe të dëmshme të racizmit në Amerikë”.
Dhe arsyet janë të qarta: “Racizmi i Wilsonit ishte domethënës edhe sipas standardeve të kohës së tij. Ai e shkriu shërbimin publik federal edhe pse ai ishte integruar racionalisht prej dekadash, duke bërë kështu që Amerika të kthehej shumë hapa pas në kërkimin e saj të drejtësisë. Jo vetëm miratoi por rivendosi praktikën e përhershme të racizmit në këtë Vend, që vazhdon të bëjë dëme edhe sot”.
Në dritën e kësaj, “politikat segrecioniste të itWilson e bëjnë atë një përfaqësues veçanërisht të papërshtatshëm për një shkollë me politikë publike. Kur një universitet i jep emrin një lideri politik një shkolle politikash publike, sugjeron në mënyrë të pashmangshme që emri të jetë model për studentët. Ky moment i nxehtë në historinë amerikane ka bërë të qartë se racizmi i Wilsonit e skualifikon atë nga ai rol. Në një komb që vazhdon të luftojë kundër racizmit, ky Universitet dhe Shkolla e e punëve publike dhe Ndërkombëtare duhet të mbështesin me forcë barazinë dhe drejtësinë. Shkolla tani do të quhet “Princeton School of Public and International Affairs”. Princeton, jo më Wilson.