GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Është Kjo, “problemi” i ri i Johnny Depp: Kush është ajo

‘Piratët e Karaibeve’ i lenë vendin një spin-offi alla femërore: i dashur Johnny Depp në gjurmët e Jack Sparrow do të zëvendësohet nga një pirate

Po nxehen motorët e sagës së dashur të Disney, ‘Piratët e Karaibeve’ që do të rikthehet në ekranin e madh me një spin-off alla femëror. Lamtumirë, pra, Jack Sparrowt të mirë – një rol që e ka bërë, sa ka mundur edhe më popullor, Johnny Depp – dhe mirëseerdhe Margot Robbie.

Sipas zërave të shumtë mediatikë, në fakt, do të jetë pikërisht aktorja bjonde ajo që do t’i japë fytyrën personazhit kryesor të serialit të ri kushtuar një grupi piratesh. Pak informacione kanë dalë deri më tani, por angazhimi i kompanisë produktuese do të jetë të bëjë që mungesa e çuditshme e Jack Sparrow të ndjehet sa më pak që të jetë e mundur edhe falë yllit ri të Hollywoodit.

Sytë të mëdhenj blu dhe flokë të verdhë, 29 vjeç Robbie është ndër fytyrat me ngjitjen më të shpejtë drejt majave të kinemasë botërore dhe roli i pirates mund të jetë shugurimi përfundimtar i saj. Emlindur në Australi, Margot u rrit në një fermë, në kontakt me natyrën, duke treguar interes për kinemanë nëpërmjet reklamave dhe serialeve televizive midis viteve 2007 dhe 2011.

Por është Los Angelesi që i dhuron asaj rolet e para të rëndësishme me The Wolf of Wall Street, Focus, Once Upon a Time in Hollywood dhe Suicide Squad në të cilën ajo mishëron Harley Quinn. Një karrierë në ngjitje pra, së cilës do t’i shtohet edhe aventura pirateske, e firmosur Disney.

Emri i personazhit është ende rreptësisht top secret, por Margot Robbie duhet të gjejë në set skenaristen Christina Hobson me të cilën ajo ka punuar edhe në Birds of Prey dhe rilindjen fantazmagorike të Harley Queen. Filmi i parë në sagën e re do të titullohet Pirates dhe do të jetë, mesa duket, e frymëzuar nga tërheqja e të njëjtit emër që ndodhet në parkun argëtues të kompanisë produktore.

Për yllin në lindje australian muajt e ardhshëm do të jenë më të rëndësishmit e karrierës së saj, të ndarë midis aventurave të një bote imagjinare dhe botës së Barbie, të cilën ajo do ta interpretojë në një film që ajo vetë do të prodhojë.

You might also like