GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Lamborghini i ri i çmuar i Jorge Lorenzos, ulërimë

Ish piloti i Moto GP tregon pasionin e tij të madh për makinat duke blerë një Aventador të ri

Jorge Lorenzo i shton një ekzemplar tjetër unik koleksionit të tij të makinave, edhe një herë bëhet fjalë për një model që të vesh duart në kokë, i pari produkti absolut i Lamborghini Aventador SVJ 63 Roadster, numri zero.

Ish piloti majorkin shkoi në Sant’Aata Bolognese, ku u mirëprit nga kompania italiane e supercarëve “të pamasë” me një ceremoni vërtet unike të dorëzimit të makinës. Lorenzo di të argëtohet dhe do ta kalojë verën e tij në bordin e supercarëver e jashtëzakonshëm të koleksionit të tij, siç është ky Lamborghini Aventador i ri.

Një tjetër xhevahir me katër rrota në garazhin e ish-kampionit, sot në qendër të zërave të merkatos, në fakt, mesa duket se ka mundësi një rikthim në Ducati. Kanë kaluar vetëm disa javë nga mbërritja e një Pagani Huayra të mrekullueshme në shtëpinë e pilotit, dhe sot ne shohim një Lamborghini Aventador SVJ 63 Roadster, model i prodhuar në vetëm 63 ekzemplarë, që synon t’i bëjë homazhe vitit të themelimit të kësaj marke të autove italiane.

Lamborghini i ri i Jorge Lorenzos është pjesë e një serie super të limituar, e pajisur me një paketë të jashtëzakonshme aerodinamike dhe me përmirësime të tjera teknike, duke e bërë makinën ekstreme Aventador SVJ Coupè unikale. Supercari është e pajisur me 12 cilindra me V të aspiruar 6.5 litra, i aftë të lëshojë 770 kuajfuqi dhe të tejkalojë 350 km / orë shpejtësi, si dhe të lëvizë makinën nga 0 në 100 km në më pak se 3 sekonda.

Nuk e dimë çmimin e këtij modeli të jashtëzakonshëm, por mjafton thjesht të mendojmë se seria “standard” e SVJ Roadster kushton afro 500,000 euro. Edicioni i kufizuar i Lamborghini Aventador afron me siguri tek 700,000 euro. Lorenzo është numri zero, ish piloti u mirëprit në Sant’Agata Bolognese me një ceremoni unike të dorëzimit të çelësave, në prani të CEO-s, Stefano Domenicali. Kampioni tha se: “Jam vërtetë i lumtur që e posedoj këtë objekt fantastik dream car, mezi pres që të eci nëpër rrugët e Luganos!”.

Kush e di se si do të shkojë aventura në MotoGP e Jorge Lorenzo, pas lamtumirës së lajmëruar në Valencia nëntorin e kaluar. Përparësia e tij për momentin nuk është të rokthehet çër të garuar përsëri, ai mund të bëhet kolaudatori i ri i Yamaha, nëse nuk arrihet marrëveshja me Ducatin. Ndërkohë, piloti nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të bërë një “jetë të bukur”, duke qenë se mund t’ia lejojë vetes një gjë të tillë: “Kur ke mundësi për ta shijuar jetën, pa qenë nevojë të ngriheni qysh në orën 7, tundimi është shumë i madh. Nëse je konkurrues, përpjekjet ia vlejnë. Përndryshe, gjëja më e mirë është të filloni një jetë tjetër. Tani për tani jam shumë i lumtur, mund të bëj gjëra që nuk i kam bërë kurrë. Nuk mund të them se nuk dua ta rijetoj ndjenjën e fitores”.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More