Blog

  • 3 filma kult për të riparë… dhe për t’i ridëgjuar – VOL. 2

    3 filma kult për të riparë… dhe për t’i ridëgjuar – VOL. 2

    Ja një tjetër seri (këtu pjesa e parë) e sugjerimeve vintage, sepse pas përplasjeve në Netflix hera-herës nevojitet një strehë e sigurtë… Rishikimi i një filmi të vjetër me sy të ri, duke shijuar me vetëdije më të madhe edhe aspektet muzikore të cilat shpesh nuk llogaritet nga shikimi i parë. Dhe ka diçka për të gjithë!

    Trainspotting (1996)

    Nga romani i Irvine Wellsh në 1993 me të njëjtin titull, Danny Boyle nxjerr kryeveprën e tij të parë. Me të zhytemi në abiset e Edinburgut të viteve Nëntëdhjetë, në një zbritje të rrëshqitshme drejt varësisë nga droga që tërheq pas saj miqtë, afeksionet, vlerat në ekstremitetet më degraduese dhe të bezdisshme. Një jetë underground saktësisht po aq nëntokësore dhe viscerale është kolona zanore e filmit, që na shoqëron nga dorëzimi fillestar i Mark Renton (Ewan McGregor) ndaj heroinës deri në arratisjen drejt një tjetër dorëzimi: atë ndaj të të çmendurit dhe hipokritit normalitet aq të turpshëm, familjen e lumtur dhe “TV e leshit” përfshirë. Kalohet nëpër Iggy Pop, Lou Reed, Blur, Pulp, Elastica … deri në monologun e famshëm përfundimtar (“Zgjedh jetën”), po aq të tronditës sa edhe ‘Slippy Born’ i Underworld. Fjalë shprese, në sipërfaqë. Por kujdes, sepse bëhet fjalë për një finale në ngjitje, asgjë nuk ka marrë fund. Një finale e hapur pa asnjë ulje.

    __________________________________________________________________________

    Pretty Woman (1990)

    Përralla moderne ndryshë thënë, perfeksioni i çiftit Julia Roberts/Richard Gere që nuk lodhesh kurrë së pari… Është “vetëm” një komedi romantike por spontaniteti i saj – plotësisht komplementar me sharmin e tij – i jep një quid më shumë filmit. Kolona zanore është aq e përsosur sa edhe e larmishme: hiti botëror i Roy Orbison në vitin 1964 që i jep titullin filmit dhe ndonjë ekstrakt nga ‘La Traviata’ e Verdit alternohen me zërin grintoz të Natalie Cole, janë inkursionet e Robert Palmer, David Bowie dhe madje edhe të Red Hot Chili Peppers, deri në klimax-in mbi shkallët e emergjencës, e kurorëzuar nga ‘It Must Have Been Love’ e Roxette. Për të përzier gjithçka, disa pjesë instrumentale origjinale të James Newton Howard, përfshirë love theme “He Sleeps”, e luajtur në piano dhe e inspiruar nga ‘Racing in the Street’ e Bruce Springsteen.

    __________________________________________________________________________

    American Graffiti (1973)

    Në vitet ’70, kur bota perëndimore tronditej nga protestat, korrupsioni politik dhe kriza ekonomike, nëpër ekrane shkëlqente revival e shkujdesjes së Fifties dhe e bënte si padrone në një telefilm simbolik si ‘Happy Days’ (1974). Ron Howard, kuqalashi i paharrueshëm dhe Richie Cunningham i TV, shfaqej vetëm një vit më parë midis protagonistëve të ‘American Graffiti’, një perlë e George Lucas. Gojëmjaltë apo drive-in? Kolegj apo shërbim ushtarak? Këtu çdo zgjedhje, nga më banalja tek ajo që mund të të shënjojë jetën, përmblidhet në një natë të ngrohtë të vitit 1962, dhe heronjtë Rock’n’Roll janë të gjithë: nga Beach Boys te Platters, nga Buddy Holly te Bill Haley & The Comets… Një nga filmat që nënvizon më shumë se si formësimi i të rinjve ndikohet gjithmonë nga një lloj metronomi muzikor, gjeneratë pas gjenerate. Për t’u kujtuar është edhe interpretimi i Richard Dreyfuss dhe Harrison Ford, përveç homazheve radios – besnike të bashkëshoqëruar me dashuri dhe dhimbje – e mishëruar në kasetën e DJ Wolfman Jack.

  • 1965-Sigurimi i Shtetit: “Martin Camajn e duan amerikanët, ta përbaltim si bashkëpunëtor të Sigurimit”

    1965-Sigurimi i Shtetit: “Martin Camajn e duan amerikanët, ta përbaltim si bashkëpunëtor të Sigurimit”

    Kastriot DERVISHI

    Më 3.2.1959, Zbulimi Politik hapi dosjen e kërkimit për Martin Camajn, ndonëse nuk kishte asnjë material për të. Theksohej se kishte “urryer luftën nacionalçlirimtare” dhe pas lufte qëndrimi nuk kish qenë i mirë. Raporti u propozua nga operativi kapiten Sotir Josifi dhe u miratua nga kryetar i Degës së Dytë të Drejtorisë së Zbulimit Politik në MPB, kolonel Kopi Niko.

    Në raportin e datës 30.10.1965 të përpiluar nga nënkolonel Malo Zahaj thuhej se “amerikanët e duan shumë këtë njeri”. Për të menduar të kundërtën, u mendua një skemë mashtrimi, e cila synonte të krijonte dyshime te amerikanët se Martini ishte i Sigurimit. Për këtë ata mendonin “ta digjnin para zbulimit amerikan” nëpërmjet një kombinacioni. Për këtë mendohej në planin e darës 4.11.1965 të dërgoheshin disa letra nga Shqipëria në Itali ku disa persona të përhapnin opinione negative, sikur ishte çuar nga Sigurimi, etj. Madje në një nga letrat që do i shkruanin “antikomunistët”, këta do kërkonin ta vrisnin si “i dërguar nga Sigurimi”.

    Këtu do shfrytëzohej fakti se Camaj u kish thënë disa miqve vetë atë që i kishte bërë Sigurimi. Për këtë, deklarata që Camaj i kish nënshkruar Sigurimit, do shpërndahej fotokopje. Në ndihmë të këtij plani do të vihej fakti i ish agjentit Isuf Mullai (personazhi i vërtetë romanit “Mërgata e qyqeve”), i cili ndonëse nuk kishte bërë asgjë kishte siguruar namin se Sigurimit kish bërë hatanë jashtë vendit në krye të organizatave “reaksionare”.

    Plani i Sigurimit bazohej te shpifja e gjerë e shpifjes dhe gënjeshtrës, sikur Martini ishte dërguar nga Sigurimi dhe po punonte për ta. Mjete të tjera nuk kishin. Ky plan synonte ta “disaktivizonte” në sy të amerikanëve, por mundej sipas tyre (se gjë nuk dinin) të ishte edhe agjent i jugosllavëve dhe italianëve (pra sipas gjuhës ordinere komuniste, “poliagjent”). Plani i “djegies”, përmbante këto pika:

    -Kërkim informatash nga Degës së Punëve të Brendshme Shkodër, në kishte të dhëna për ndonjë denoncim të Martinit (nuk kishte asnjë). Nëse po, a kishin personat e dënuar, të afërt në RFGJ.

    -Interesimi rreth rrethit shoqëror të tij dhe lidhjeve të mundshme me Sigurimin.

    Në vijim të këtij plani, kundër Martinit do merreshin këto masa:

    -Do të niseshin gjoja nga Shqipëria letra ku ai do akuzohej se ishte shkaktar i burgosjes së njerëzve të tyre dhe vetë ai ishte arratisur.

    -Do kërkohej në letra që ta vrisnin Martinin si “agjent i Sigurimit”.

    -T’u tregohej personave që nuk besonin fotokopja e deklaratës së bashkëpunimit të Martimit me sigurimit.

    Më mënyrë të habitshme, plani i vitit 1965, është krejt i ngjashëm me planet e ditëve tona që synojnë përbaltjen e Martin Camajt.

  • Në Zvicër, liqenet Ticino që do ju bëjnë të dashuroheni

    Në Zvicër, liqenet Ticino që do ju bëjnë të dashuroheni

    Dy mijë metra lartësi, zona liqenore e Kantonit Ticino është një kartolinë e vërtetë

    Në një nga cepat më idilike të Zvicrës ndodhet zona e liqeneve në Kantonin Ticino, në portat e Bellinzonës. Këtu, në dy mijë metra mbi nivelin e detit, duket sikur hyn në një kartolinë të gjallë.

    Disa pamje piktoreske kujtojnë peizazhet e Kanadasë, të tjera janë ato që të gjithë i lidhim me imazhin klasik që kemi për Zvicrën: liqene, livadhe jeshile, male dhe lopët e pashmangshme.

    Rrafshnalta Ticino është e famshme për bollëkun e ujit. Në Val Piora, një nga rajonet më të bukura në Ticino, ka mbi 20 liqene malorë. Këtu ekziston edhe një biodiversitet i pabesueshëm, i pasur me florë dhe faunë. Është një liqen aq i mistershëm sa tërheq kërkues nga e gjithë bota.

    Ritom, një nga teleferikët më të shpejtë në botë, me një gradient 87.8%, çon nga Ambrì në Cadagno. Tre liqenet më të mëdhenj në pllajë janë Liqeni i famshëm Ritom, më i madhi në Kanton, Liqeni “misterioz” Cadagno dhe Liqeni i vogël Tom.

    Në Liqenin Cadagno ka shumë më tepër peshq sesa në liqenet e tjerë. Ky bollëk është i njohur ndër shekuj. Në vitin 1903, studiuesi Felix-Ernest Bourcart filloi të merrte mostra nga fundi i liqenit. Pasi i ekzaminoi, ai konstatoi se ky ujë ka një ngjyrë veçanërisht të errët, mban erë squfuri dhe ndryshon shumë nga uji sipërfaqësor. Liqeni Cadagno është i përbërë, në fakt, nga tre shtresa uji që nuk përzihen me njëra-tjetrën. Në shtresën qendrore të ujit, në një thellësi prej 11-13 metrash, jeton një bakter shumë i veçantë i squfurit, me një ngjyre të kuqe të lehtë që ngjyros ujin në të kuq. Liqeni Cadagno është një fenomen i rrallë natyror i quajtur “meromissi”. E shpjegon shumë mirë Samuele Roman, përgjegjës i qendrës së biologjisë së lpinës.

    Edhe ata që nuk interesohen për mikrobiologjinë do të magjepseshin nga Lugina Piora. Liqenet alpine të vendosur në pozicione idilike në peizazhin malor zviceran e bëjnë pllajën një parajsë të vërtetë për dashamirët e ekskursioneve. Më pas, gjatë verës, janë rreth 300 lopë dhe 200 bagëti që kullosin nëpër alpe dhe e bëjnë vendin edhe më piktoresk. Dhe pikërisht këtu, në këtë lartësi prodhohen proshutat e njohura të Rapellit dhe djathrat e mrekullyeshëm që shijojnë si mjaltë.

    Përveç Liqenit Cadagno, një vizitë për qejf e meriton edhe Liqeni Ritom, një liqen artificial i krijuar mbi njëqind vjet më parë për të përmbushur nevojat energjitike për ndërtimin e linjës Gotthard.

    Në anën e djathtë të liqenit, përkon një rrugë shteg didaktik natyror ku mund të admirohet çdo lloj luleje dhe bimësh, përfshirë disa mishngrënëse dhe të tjera helmuese. Është një ekskursion ekologjik, me një seri shtytjesh “biologjiko-kulturore”, në mënyrë që të mund të evokohen edhe disa kuriozitete historike. Është i gjatë 10 km dhe koha e udhëtimit është afërsisht 3 orë.

    Edhe një ndalesë në Liqenin e vogël Tom është shumë e rekomanduar për ata që duan të ngjiten pak. Qendra e Biologjisë Alpine mund të strehojë grupe ekskursionistësh që dëshirojnë të kalojnë natën në brigjet e Liqenit Cadagno në Capanna Cadagno.

    Një peizazh krejtësisht i ndryshëm dhe shumë më i mbledhur gjendet në Alpe Tremorgio. Pikënisja për t’u ngjitur në Tremorgio është Rodi-Fiesso, një pjesë e Komunës së Prato Leventinës. Një teleferik çdo 5 minuta i çon ekskursionistët në 1.830 metra dhe një liqen të lezetshëm. Është perfekt për kë vendos të kalojë qoftë edhe një ditë në ajër të pastër me familjen e tyre. Zona qark Liqenit të Tremorgio është e gjitha në një terren të sheshtë dhe është i përshtatshëm edhe për fëmijët.

    Nga Tremorgio mund të vazhdosh në këmbë për në Capanna Leìt (ndalesa më e afërt) ose në më të largëtat, Campo Tencia, Garzonera dhe Fusio ose të zbresësh në fshatin Dalpe. Këto vende të fundit shënjohen si shtigje malore dhe janë të përshtatshme për ekskursionistë të stërvitur.

    Kush dëshiron mund të kalojë natën në lartësira të larta duke qëndruar në Capanna Tremorgio ose të hapë një tendë kanadeze në brigjet e liqenit dhe të përgjumet me tingujt e natyrës.

    Ata që vizitojnë Canton Ticino dhe qëndrojnë nëpër hotele, bujtina rinore ose kampingje, kanë në dispozicion Ticino Ticket, gjë që u mundëson të përfitojnë nga transporti publik falas dhe të përftojnë skonto në impiantet e skive dhe nëpër atraksionet e tjera të shumta.

  • Shtëpia rrethuar me pemë që rriten brenda dhomave

    Shtëpia rrethuar me pemë që rriten brenda dhomave

    Në Vjenë mund të gjesh një shtëpi të veçantë, nga e cila dalin pemë dhe bimë: është një vepër arti e vërtetë ekspresioniste, le ta zbulojmë së bashku

    Me shumë mundësi nëse ju sfidojmë të mbani mend ndërtesën më të çuditshme që keni parë ndonjëherë në Evropë, ku bashkohen arkitektura, funksionaliteti dhe arti, shumica prej jush do t’i përgjigjeshin Shtëpia Batllò e Antoni Gaudit në Barcelonë… Por kjo ndërtesë, e deklaruar në 2005 Trashëgimi e Njerëzimi nuk është aspak e vetmja që konsiderohet si një nga krijimet më origjinale arkitekturore të kohës sonë.

    Nëse nuk keni shkuar kurrë në Vjenë, ju këshillojmë të mos humbisni një ndërtesë që është pak për ta quajtur sui generis, e cila shtrihet me të gjithë shkëlqimin e saj në zonën Landstrasse: po flasim për shtëpinë Hundertwasser-Krawina, veçantia e parë dhe kryesore e së cilës është ajo e të pasturit pemë dhe bimë që rriten nga brendia e dhomave të ndryshme, duke e mobiluar në një mënyrë vërtet unike fasadën e jashtme.

    Kjo godinë shumëngjyrëshe e zbukuruar me jetë bimore është një pikë referimi ekspresioniste me një histori po aq “shumëngjyrëshe”: është vepër e artistit Friedensreich Hundertwasser dhe të arkitektëve Joseph Krawina dhe Peter Pelikan.

    Pasi i shkroi një letër kryebashkiakut të Vjenës në 1977, Hundertwasser mori lejen për të krijuar një ndërtesë bazuar në idenë e tij të harmonisë absolute dhe të plotë midis njeriut dhe natyrës. Shtëpia e Hundertwasser përmban dysheme të valëzuara, kolona të rrumbullakosura të mbuluara me mozaikë të ndritshëm dhe pllaka të xhamta, një çati e mbuluar me bar dhe tokë dhe pemë që rriten nga brendia e ndërtesës dhe shtrihen e dalin jashtë nëpër dritare.

    Janë 52 apartamente, 4 zyra, 16 tarraca private dhe mbi 250 shkurre dhe pemë në ndërtesë; Gjithashtu, çdo apartament është i njohshëm nga ngjyrat e ndryshme të fasadës, me pjesët gri që përcaktojnë hapësirat kolektive siç janë kopshti i dimrit, salla e lojërave për fëmijë apo kafeneja në tarracë.

    Dritaret janë të 8 tipologjive të ndryshme dhe torrat e llampave, të cilat të sjellin ndërmend ndërtesa të shenjta, simbolizojnë Zotin është në çdo apartament. Bimësia brenda-jashtë ka një funksion të dyfishtë: e bën këtë vepër arti unike dhe kontribuon në pastrimin e ajrit.

  • Ikën edhe macja më e vjetër në botë. Lamtumirë Rubble!

    Ikën edhe macja më e vjetër në botë. Lamtumirë Rubble!

    Maçoku, një ekzemplar shumë i bukur i Maine Coon, ishte 32 vjeç: kishte thyer rekordet e të gjitha maceve të tjera më jetëgjata në vendin e saj dhe në botë

    Quhej Rubble dhe me 32 vjetët në kurriz ishte maçoku më i vjetër në botë: më 3 korrik ky ekzemplar i mrekullueshëm i Maine Coon kaloi në urën e Ylberit, ashtu siç kanë qejf të shprehen adhuruesit e maceve, duke e lënë të paprekur primatin e tij.

    Padronja e tij, Michelle, e kishte marrë si dhuratë për ditëlindjen e saj të njëzetë dhe Rubble ka qenë me të deri në 52 vjetët e saj, duke jetuar pra dy herë moshën që zakonisht jeton një mace shtëpiake, që ndalon rreth të 16-ave.

    “Është plakur me shumë shpejtësi në periudhën e fundit, i thashë tim shoqi në Krishtlindje duke e menduar se do të ishte e fundit që do të kalonim së bashku me të”, ka thënë e zonja e ngashëryer.

    “Shkova në punë si zakonisht dhe kur u ktheva im shoq më tha që Rubble kishin kaluar rrugën siç bënte çdo ditë dhe nuk ishte kthyer më. Mendojmë se shkoi për të vdekur ashtu siç bëjnë macet. Ai ishte një krijesë me huqe, kishte vendet e tij të preferuara për të fjetur dhe i pëlqente ushqimi i tij, kështu që kur nuk u kthye më e kuptuam që i kishte ardhur momenti ”

    Pra Rubble ishte larguar nga shtëpia për të vdekur ose mbase ka mbetur viktimë e ndonjë aksidenti: i bërë macja më e vjetër në botë në janar të vitit 2020, ai kishte kaluar edhe moshën e Skuterit, maces siameze që vdiq në moshën 30 vjeçe. Në Angli ka qenë Nutmeg, e cila ishte 31 vjeçe në momentin e vdekjes.

    Asnjë prej tyre nuk ka arritur akoma të mundë Cream Puff, një maçok texan që ka jetuar për plot 38 vjet: sipas burimeve të shtypit, pronari e bënte të ndiqte një dietë të veçantë, me bazë proshuta, vezë, asparag, brokoli dhe kafe me krem. Një regjim ushqimor që nuk asnjë veteriner do ta rekomandonte, megjithatë po pronari i Cream Puff kishte ka patur një mace shumë jetëgjatë, e cila pati vdekur në moshën 34 vjeçe.

  • 3 filma kult për të riparë… dhe për t’i ridëgjuar

    3 filma kult për të riparë… dhe për t’i ridëgjuar

    Çfarë kanë të përbashkët tre filmat që duam t’ju propozojmë për të parë sot? Energjia, pa dyshim, fakti që kanë bërë për vete në mënyrë të pashlyeshme më shumë se një gjeneratë dhe mbi të gjitha momentet e tyre “clou”, mrekullisht të rrethuar nga kolonat zanote përkatëse: një nga vitet ’60, një nga vitet ’80 dhe një … që më shumë se vitet ’70 nuk bëhet!

    Animal House (1978)

    Humori dhe tallja e botës së vëllazërive universitare, që shënoi fillimin e bashkëpunimit midis John Belushi dhe gjeniut të komedisë groteske amerikane John Landis. Seks, alkool dhe Rock’n’Roll, në një seri të papërmbajtshme zgjedhjesh muzikore që ju bën të hidheni përsëri në përrallat e mrekullueshme Sixties… Deri në triumfin e John “Bluto” Blutarskit gjatë skenës mitike të Party Toga (që lançoi një modë të vërtetë midis të rinjve amerikanë të kohës). Këtu suksesi i Isley Brothers ‘Shout’ bëhet i pavdekshëm në versionin e Lloyd Williams, i cili i jep zë liderit të imagjinarëve Otis Day & The Knights. Po ashtu, vlen të përmendet edhe coveri i freskët i ‘(What A) Wonderful World’ i riinterpretuar nga Sam Cooke.

    9½ Weeks (1986)

    Elizabeth McGraw dhe John Grey: shumë vite para 50 hijeve të kota, ishin 9 javët e nxehta të shkatërruara të përjetuara nga Kim Basinger dhe Mickey Rourke, seks simbolet e vërteta të një epoke. Për ta riparë atë përsëri sot filmin e Adrian Lyne – i cili gjithmonë ka dashur të jetë pjesë e pasioneve të errëta – nuk është aq skandaloze mes patinës së tepruar dhe ndonjë naiviteti. Por, por,… Por është bukur ta rishohësh sërish. Të zhysësh veten në notat elegante të ‘Slave to Love’ nga Brian Ferry, Devo, Stewart Copeland apo Eurythmics. Pikërisht falë distancës emotive mund të mbështetemi pa patur ndonjë ndjenjë faji në imagjinatën noturne metropolitane të kohës, të shoqëruar me një fije nostalgji për errësirën pak si shumë glamour por që me vite ende larg rrjeteve sociale i bëri aktorët mite të paarritshëm, hyjni të vërteta të celuloidit. E për më tepër, si të mos e shijojmë empatikisht dhe të turbulluar buzëqeshjen e sikletshme spontane të Rourke, në të vetmin moment në të cilin është ajo që dominon marrëdhënien klaustrofobike midis dy protagonistëve. Vetëm atëherë mbërrin i paturp zëri i Joe Cocker, duke shkelur syrin në coverin e ‘You Can Leave Your Hat On’ të Randy Newman. Prej andej, striptizmi nuk ka patur më një kolonë tjetër zanore të mundshme, duke u identifikuar përgjithmonë në këtë skenë, në gjendje që edhe e vetme t’i jepte filmit statusin e një “klasiku” të vërtetë.

    Saturday Night Fever (1977)

    Një film, ai i John Badham i cili, përtej suksesit të pabesueshëm tregtar dhe lëvizjeve të Tony Manero të interpretuar Travolta, që ne akoma i imitojmë, ka një avantazh të madh – ashtu si ‘Rocky’ i parë – të gjurmimit të një tejkalimi social të kohës, kur getizimi etnik, rivalitetet e bandave dhe dëshira për revansh e të fëmijëve të working class ishin buka e përditshme e një Amerike të zënë përfund prej reçesionit. E errësuar nga kriza e mesjavës por e ndriçuar nga Disco në week-end. Ja dhe triumfi i Bee Gees, i spanglesëve të klubeve si Odyssey 2001, të frekuentuar nga protagonistët e një filmi që ka vlerën e ndershmërisë. Ulje-ngritjet e përditshmërisë mbesin në mediokritet, asgjë heroike në banalitetin e jetës. Përveçse kur vallëzon, dhe gjithçka tjetër zhduket.

  • Si u orvat Enver Hoxha të vidhte paratë e konsullit Marothy në vitin 1935

    Si u orvat Enver Hoxha të vidhte paratë e konsullit Marothy në vitin 1935

    Beqir Ajazi (1920-2017), në librin e tij “Nga shkaba me kurorë, te drapri me çekan”, ka një përshkrim interesant rreth një takimi të Mentor Çokut (1914-1996) me të bijën e konsullit të nderit të Shqipërisë në Belgjikë, Marothy, dhe sekretarit të tij Enver Hoxha. Mentori ka qenë rreth 20-21 vjeç, ndërsa E.Hoxha 27 vjeç. Të tre kanë frekuentuar një prej lokaleve më luksoze të Brukselit. Këtu E.Hoxha është orvatur të marrë para nga çanta e bijës së konsullit. Pjesa e mëposhtme është marrë nga libri i sipërthënë, botuar fillimisht në vitin 2000, e ribotuar më pas.

    ***

    Enver Hoxha dhe Mentor Çoku

    Gjatë kohës që Enver Hoxha shërbente si sekretar i konsullatës sonë në Bruksel, kishte rastisur që të shkonte atje dhe Mentor Çoku. Natyrisht, si aristokrat dhe intelektual që ishte, doktor Mentorin do ta shoqëronte gjatë tërë kohës së qëndrimit të tij atje, z.Georges Marothy, konsulli ynë, për t’i treguar këtij monumentet historike të qytetit si dhe gjithçka kishte karakteristikë Brukseli.

    Për më tepër z. Marothy i kishte pëlqyer shumë natyra e doktor Mentorit, sidomos për atë etiketën e tij prej aristokrati të stërhollë, që notonte shpengueshëm fare ndërmjet mënyrave aristokratike sa të orientit aq dhe të oksidentit. Për këto arsye z.Marothy nuk kursente as kohën dhe as paratë për ta zbavitur Mentorin dhe për të fituar miqësinë e tij.

    Duke pasur një konsideratë të tillë për këtë bej shqiptar, kishte qëlluar që një ditë z. Marothy e kishte parë veten shumë të angazhuar në një çështje shumë delikate dhe serioze, së cilës nuk mund t’i bënte kurrsesi bisht. Prandaj, duke dashur që ta mbushte më së miri këtë boshllëk që do të krijonte për Mentorin, si nata ashtu dhe dita e mungesës së personit të tij, ky kishte urdhëruar të bijën, pothuajse adoleshente dhe shumë të bukur e delikate, po ashtu sekretarin e tij Enver Hoxhën, që të bënin çmos që të dy për të mos e lënë doktor Mentor Çokun që të mërzitej. E bija e z.Marothy, duke u përpjekur ta zbaviste sa më mirë mikun e babait, i kishte çuar të dy burrat në lokalin më të shtrenjtë, më luksoz dhe më të frekuentuar të Brukselit.

    Gjatë kësaj darke “les entrees et les hors d’ oeuvres” (hyrjet dhe daljet, të cilat nuk i kishin të sosur), kishte ndodhur që vajzës së re të konsullit tonë, njëra nga damat më fisnike dhe më me prestigj të Brukselit i kishte bërë shenjë që t’i shkonte pranë. E bija e konsullit tonë kësaj ftese i ishte përgjigjur në çast dhe në një mënyrë krejt spontane, duke harruar në tavolinë çantën e saj të mbushur, mbush e rras, me një vandak bankënotash, me të cilat ajo do të përballonte konsumin e asaj nate, si dhe do të bënte dhe disa likuidime të tjera, gjithmonë me porosi të të atit.

    Duke konstatuar indiferencën, me të cilën çupëlina e kishte braktisur ose harruar çantën me vandakun e kartëmonedhave, Enveri ishte ndezur dhe përflakur nga babëzia, nga lakmia patetike si dhe nga etja për të bërë fitime të padrejta, që shprehur në një formë tjetër, quhet vjedhje. Me të çapëlyer syshë dhe me shpirt të ngazëlluar nga një makutëri me të vërtetë çifute, Enveri pa i peshuar më gjatë pasojat e një veprimi të tillë, një të lëshuar duart mbi çantën e çupëlinës, kishte nxjerrë së andejmi vandakun e bankënotave gati që ta fuste atë në xhepin e tij të makutërisë dhe të vesit. Përpara kësaj orvatje sa poshtëruese aq dhe të dënueshme, doktor Mentor Çoku ishte tronditur tej mase. Duke qëndruar shumë, shumë larg këtyre meskinërive, Mentori ia kishte kapur dhe trysur fort atij dorën mbi tavolinë, duke e urdhëruar me një ton që linte të kuptohej se pas tij vinte flakurima turinjve, i kishte bërtitur duke i kërcitur dhëmbët:

    -Në qoftë se ti nuk ke gajle për personalitetin tënd dhe e lë fytyrën të të bëhet rrogoz, të paktën mendo se në këtë tavolinë jam dhe unë që nuk lejoj kurrë që të bëhen gjëra të tilla, në praninë time. Prandaj, fute vandakun e kartëmonedhave atje ku e more, ose plasi skandali.

    -Pse e merr punën kaq tragjike ti Mentor, fundja para varde janë këto, numrin e të cilave, as ai që ia ka dhënë e as dhe kjo që do t’i shpenzojë, më thertë mua që nuk e di fare.

    -Mund të jetë vërtet ashtu, por përpara meje një gjë e tillë nuk lejoj të ndodhë kurrë. Kështu që për një aksion të tillë, ruaj dhe përgjegjësi. Në një rast tjetër, kur të jesh vetëm për vetëm me viktimën, ose në shoqëri me një tjetër, që të mos ketë as skrupull as alergji për punë të tilla të papastra, vepro si të duash.

    Përpara një qëndrimi kaq të prerë të Mentor Çokut, Enver Hoxha, e kishte dredhur duke i thënë:

    -Ç’ke me mua, as që më vete mendja për një gjë të tillë, po bëra shaka, vetëm për të parë se si do të reagoje ti. Kjo është dhe asgjë tjetër…

  • Makron s’po ja kalon dhe aq mirë

    Makron s’po ja kalon dhe aq mirë

    Në zgjedhjet lokale partisë së tij i shkoi shumë keq, dhe konsensusi i tij personal mbetet i ulët: për të rregulluar gjërat i mbeten më pak se dy vjet

    Kur në vitin 2017, në moshën 39 vjeçare, Emanuel Makron u bë president i Francës pa mbështetjen e asnjërës prej partive tradicionale, pati premtuar se do ta reformonte rrënjësisht vendin. Makron kishte bërë fushatë për një Francë të hapur për njerëzit, mallrat, idetë dhe ndryshimet shoqërore. Sidoqoftë, përgjatë rrugës, gjërat për të u ndërlikuan, dhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit administrative e kanë vërtetuar atë.

    Më 2022 do të ketë sërish zgjedhje presidenciale dhe Makron po ndërton një linjë të re politike që do ta shpjerë atë deri në fund të mandatit të tij. Ndërkohë, kryeministri i tij i qendrës së djathtë dhe shumë popullor, Edouard Philippe, u rizgjodh si kryetar i bashkisë në Le Havre të dielën e kaluar dhe dha dorëheqjen. Makron e zëvendësoi atë me Jean Castex, një gjysëm i panjohur, zyrtar i rangut të lartë i cili vjen nga qarqet e të djathtës së moderuar.

    Vlerësimi për Makronin është ulje të vazhdueshme që nga dita e emërimit të tij. Disa vëzhgues kanë shpjeguar se në reformat që presidenti ka realizuar deri më tani, dhe në interpretimin e rolit të tij, nuk ka ditur të ruajë një ekuilibër: taksën e benzinës që më pas shpuri në fazën e madhe të protestës së “jelekverdhëve” ai nuk e pati llogaritur që impaktin më të madh do ta kishin pësuar njerëzit që jetojnë në periferi, të cilët përdorin makinën për të shkuar në punë dhe që janë në vështirësi ekonomike. Tërheqja e kapitalit nga investimet financiare e ka privuar vendin nga rreth 3 miliardë euro taksa në vit dhe nuk është bashkëshoqëruar me masat e duhura në favor të njerëzve më të varfër. Shkurt, Makron perceptohet, sipas shumëve me të drejtë, si presidenti i të pasurve.

    Në maj La République en Marche (LRM), partia e themeluar nga Makroni, humbi shumicën absolute të vendeve në Asamblenë Kombëtare, që e kishte qysh nga zgjedhjet politike të vitit 2017: 17 deputetë, përfshirë 7 ish të LRM, njoftuan formimin e një grup i ri parlamentar. Në zgjedhjet lokale në fundqershorit (të cilat u mbajtën tre muaj pas raundit të parë të marsit), fituesi kryesor ishte partia ekologjike e Gjelbër, Europe Ecologie-Les Verts (EELV), e cila fitoi në disa qytete të mëdha si Lyon, Bordo dhe Strasburg, ku Makron, në zgjedhjet e fundit presidenciale kundër Marine Le Pen, kishte fituar përqindje votimi shumë të larta.

    La République En Marche, nuk ka arritur të jetë forcë e rëndësishme në asnjë qytet të madh. Në Paris, për shembull, u rikonfirmua kryebashkiake socialistja Anne Hidalgo, me mbështetjen e kandidatit ekologjist David Belliard, ndërsa Agnès Buzyn (ish Ministre i Shëndetësisë e En Marche) përfundoi e treta. Ndërsa kryeministri Edouard Philippe, fitoi në Le Havre të Normandisë, ku, sidoqoftë, kishte qenë kryebashkiak midis viteve 2010 dhe 2017.

    Çështjet kryesore me të cilat duhet të përballet Makroni, shkruan ndër të tjera The Economist, janë dy. Problemi i parë është se si t’i përgjigjet suksesit të të Gjelbërve, të cilët aktualisht janë kërcënimi politik më i ngutshëm për presidentin francez. Më 29 qershor Makron tha se ai dëshironte të merrte një “rrugë të re” për dy vitet e tuh të fundit të mandatit dhe ka folur në fund të punimeve së Konventës për Klimën, duke pranuar idenë që për organizimin e referendumeve të futet në Kushtetutë një referencë e saktë për çështje ekologjike dhe duke premtuar një kredi 15 miliardë euro për tranzicionin drejt një ekonomie më të qëndrueshme. Presidenti pastaj vendosi të mbyllë reaktorin e dytë dhe të fundit në Fessenheim, termocentralit më të vjetër bërthamor francez.

    Pas gjysmës së parë të vitit të shënjuar nga kriza shëndetësore dhe parashikimet alarmante të ekonomisë, Makron ka folur edhe për objektiva të reja që duhen arritur, për rindërtimin, për ripajtimin dhe për metodat e reja që do të zbatohen. Ekologjia dhe vëmendja ndaj territoreve janë paraqitur si boshtet kryesore të kësaj pike kthese, ashtu si dhe konsultimet dhe një horizontalitet më të madh në vendimet të cilat duhet të ndahen me “vertikalitetin” për të cilin Makron është akuzuar shpesh. Presidenti ka siguruar se nuk ka hequr dorë nga politika e tij e reformave, duke filluar me atë të pensioneve, aplikimi i së cilës u ndërpre nga epidemia.

    Problemi i dytë i Makron ka të bëjë me Edouard Philippe, të qendrës së djathtë, i cili të premten më 3 korrik dha dorëheqjen si kryetar i qeverisë: ka të ngjarë që dorëheqja e Philippe të çojë në një riorganizim të plotë të qeverisë. Disa gazeta kanë shtruar pyetjen nëse këto ndryshime mund përfshinin edhe ekologjistët e të të Gjelbërve, duke i lejuar kështu Makronit të spostohet më tej në të majtë dhe të tërheqë elektoratin e humbur gjatë zgjedhjeve lokale. Por drejtuesit e të Gjelbërve kanë sqaruar menjëherë se ata nuk do të bëhen pjesë e ekzekutivit të ri sepse presidenti “nuk është aq ekologjist dhe nuk është aq sa duhet social”.

    Makron ndodhet pra në një gjendje shumë të vështirë, pa mundësira as në të majtë dhe as mes elektoratit të djathtë të moderuar, duke qenë se gjatë muajve të fundit konsensusi për Philippe nuk është përhapur edhe për të.

    Edhe vendimi për ta zëvendësuar, kur të dhënat tregonin se popullariteti i tij ishin shumë lart, tregon se Makron nuk ka hequr dorë nga imponimi i vendimeve nga lart, edhe pse jopopullore: Le Monde e ka gjykuar shumë ashpër emërimin e Castex, duke akuzuar e Makron se “kërkon të jenë kapoja i vetëm”, dhe se ka zgjedhur një person kaq pak të njohur “me qëllim që t’i bëjë më pak hije atij”. Përgatiti Dardan MITROVICA

  • Virale / Shqiponja s’pyet as për peshkaqenin – Video

    Virale / Shqiponja s’pyet as për peshkaqenin – Video

    Vështirë të besohet si e vërtetë por siç duket është kështu. Ditët e fundit, notarët nga Karolina e Jugut, në Shtetet e Bashkuara, kanë qenë dëshmuarë të një skene të jashtëzakonshme: një zog i madh grabitqar po fluturonte, duke mbajtur në kthetrat e tij një peshk gjithashtu të madh, ndoshta një peshkaqen.

    Videoja u bë virale brenda disa orësh. Ka ndodhur në Myrtle Beach ku vendas dhe turistë panë zogun e madh që fluturonte poshtë, praktikisht në breg për t’u ngjitur më pas në qiell. Por nuk ishte vetëm kjo gjë.

    Për ta lënë me gojë hapur publikun ishte fakti që zogu kishte nën kthetra një peshk shumë të madh, mbase një peshkaqen. Vështirë të thuhet nga skena e filmuar prej Ashley White nga kati i 17-të i ndërtesës ku ajo po qëndronte.

    Më pas u shpërnda nga llogaria në Twitter e Tracking Sharks. Në filmim mund të shihni peshkun që përpiqen më kot ta çlirojnë veten por kapja e pre prej zogut është mjaft e fuqishme dhe kafsha detare nuk duket se ka shpëtim.

    Videoja ka marrë miliona shikime. Duket se zogu është një shqiponjë ose fajkua peshkatar, një zog grabitqar që ushqehet me peshq. Preja e tij, dukshëm e ngjashme me një peshkaqen, por mund të jetë edhe një atlantic mackerel i madh spanjoll, i zakonshëm në ujërat e Karolinës.

  • Shpërblehet macja Koko, i shpëtoi jetën një njeriu

    Shpërblehet macja Koko, i shpëtoi jetën një njeriu

    Edhe pse zakonisht është e largët me të huajt, macja Koko ka treguar solidaritet të madh duke shpëtuar një burrë të moshuar që kishte rënë në një kanal

    Bëmat e qenve, aq besnikë ndaj pronarëve të tyre saqë shpesh bëhen protagonistë të shpëtimeve të vërteta, janë të shumta dhe të treguara mirë. Më pak e shpeshtë është të hasësh një mace hero në shpëtimin një qenie njerëzore: me karakter më të ndrojtur, felinët më shpesh janë imazh i thjesht një kafshe të bukur shtëpiake më shumë dhe kaq, sesa njihen për punë të mira. Megjithatë, një mace nga Toyama, Japoni, mundi çdo paragjykim dhe madje fitoi edhe një certifikatë mirënjohjeje nga Policia Vendore për shpëtimin e një të moshuari që kishte rënë në një kanal ujitës.

    Episodi daton më 16 qershor 2020, kur një grua 77-vjeçare – duke ecur në fushë të hapur në mëngjes herët – vërejti Kokon, macjen e fqinjit. Ashtu si gjithë “shokët” e saj, Koko nuk është gjithmonë miqësore me të huajt, prandaj gruaja u befasua kur pa se si macja u përpoq t’i tërhiqte vëmendjen duke i treguar një vend specifik në kanal.

    E intriguar, zonja e ndoqi pas dhe mundi të shihte trupin e shtrirë të një burri dhe lajmëroi menjëherë pronarin e Kokos – Tomoko Nitta – dhe dy fëmijët e tij. Treshja ndërhyri menjëherë së bashku me vajzën e gruas 77 vjeçare dhe grupi arriti të shpëtojë burrin e rënë në kanal: asnjë lëndim serioz për zotërinë, edhe pse Policia Vendore theksoi se pa ndërhyrjen e grupit mbështetës , situata mund të të kishte qenë shumë më dramatike.

    E, megjithëse të pestë ishin shumë të rëndësishëm në nxjerrjen e viktimës nga kanali, ishte e pamundur të mos lavdërohej Koko, pa të cilin nuk do të kishte ndodhur asnjë shpëtim. Pra, nëse të pesë shpëtimtarët morën nga një lëvdatë, Koko – heroi i vërtetë i gjithë historisë – mori një çertifikatë dhe madje një furnizim ushqimor. Një çmim i përshtatshëm dhe i përsosur për një mace të aftë për të kapërcyer pragjykimin ndaj saj për të ndihmuar një qenieje njerëzore në vështirësi, në demonstrim të faktit se felinët tona të dashur nuk janë aq pa zemër, në fund fare.