Blog

  • Muzeu i hapur më i bukur në botë

    Muzeu i hapur më i bukur në botë

    Do të mbajë emrin e Hans Christian Andersen, shkrimtarit danez të viteve Tetëqind që shpiku njerëz të famshëm si Sirena e Vogël apo Mbretëreshën e Dëborës, park-muzeu që do të hapet në qytetin e tij të lindjes: Odensë. Këtu fëmijë dhe të rrituri mund të hyjnë në botën magjike të përrallave

    Do të përurohet pas një viti në Odense, në ishullin Fionia, në Danimarkë, muzeu i ri Hans Christian Andersen, kushtuar universit magjik të shkrimtarit të madh të përrallave daneze. Vendlindja e Andersenit, Odensa ia besoi projektin arkitektit japonez Kengo Kuma, i cili e ka konceptuar muzeun si një bashkësi pavionesh të shtrirë në gjelbërim.

    Me formë cilindrike, fasada prej qelqi dhe druri retikular dhe të mbuluara me një mantel bari, pavionet do të jenë një vend ku fëmijë dhe të rrituri do të mësojnë për jetën e Andersen dhe do të përjetojnë përrallat e tij.

    Një kopsht ëndërrash

    Kengo Kuma i ka kushtuar vëmendje të madhe krijimit të mjedisit peisazhist të muzeut, duke krijuar një botë në të cilën, ashtu si në përralla, vizitorët të mund të ndjehen të projektuar në një dimension fantastik dhe të eksperimentojnë aventura magjike. Ndërtesat në fakt do të jenë të zhytura në një kopsht ëndërrash: një labirinth magjepsës ku shtretërit e luleve dhe rrugicat me pemë do të alternohen midis gardheve të larta me profile të sinjalizuara, që çojnë nëpërmjet korije të ndryshme drejt një liqeni të vogël rrethor. / Shkrimi u përgatit nga gazetatjeter.com

  • Vajzat e mbushura pëlqehen më shumë se ato të dobëta, po ashtu edhe meshkujt “normalë”

    Vajzat e mbushura pëlqehen më shumë se ato të dobëta, po ashtu edhe meshkujt “normalë”

    Nuk është e vërtetë që gratë tërhiqen më shumë nga tipat super muskulozë siç mendojnë burrat: përkundrazi, ato shpesh preferojnë ato që janë më të aftë. Nga ana tjetër, edhe burrave nuk u pëlqejnë më shumë femrat e dobëta, siç shpesh besojnë gratë: kur bëhet fjalë për një lidhje serioze, ata preferojnë edhe paksa mish. Në të dy rastet, ekziston një paragjykim mbi kërkesat e seksit tjetër.

    Kjo u demonstrua nga një team studiuesish të nga Universitetit të St Andrews (Angli) i cili shfaqi disa modele njerëzorë 3D me karakteristika të ndryshme në gjykimin e 99 vajzave 70 djemve të bardhë heteroseksuale midis moshës 18 dhe 22 vjeç. Studimi është botuar në British Journal of Psychology.

  • George Clooney: “Racizmi është pandemia jonë”

    George Clooney: “Racizmi është pandemia jonë”

    “Në 400 vjet nuk kemi gjetur vaksinën kundër racizmit” ka shkruar aktori dhe regjisori duke folur për përplasjen e hapur në SHBA

    George Clooney ka qenë gjithmonë ndër yjet më të përkushtuar në frontin e politikës dhe të të drejtave. Zëri i tij nuk mund të mungonte në ditët e protestave për vdekjen e George Floyd, afroamerikan, i vrarë nga dora e një polici të bardhë. “Në 400 vjet, nuk e kemi gjetur vaksinën kundër racizmit”, shkroi aktori dhe regjisori për përplasjen e hapur në SHBA.

    Fjalët e Clooney, të botuara në Daily Beast, janë gjithashtu një sulm politik. “Ka vetëm një mënyrë për ta mbajtur shpresën të hapur: votën”, shton ylli i Hollivudit.

    Kërkesa e tij është për një ndryshim në sistemin amerikan me peshë më të madhe për ligjin, drejtësinë madje edhe për lidershipin politik.

    “Nuk ka dyshim se George Floyd u vra. E pamë duke nxjerrë frymën e fundit në duart e katër policëve”, shkruan Clooney i cili më pas lartëson reagimin e madh të demonstruesve në rrugë. “Nuk e dimë se kur këto protesta do të ndalen. Shpresojmë dhe lutemi që askush të mos vritet. Por dimë, gjithashtu, që kësaj rradhe shumë pak ose asgjë mund të ndryshonte. Zemërimi dhe zhgënjimi që shohim në rrugët tona është edhe një herë një shenjë se sa pak kombi ynë ka evoluar nga mëkati i tij origjinal i skllavërisë. Kjo është pandemia jonë. Na infekton të gjithëve dhe për racizmin nuk kemi gjetur vaksinë 400 vjet histori”.

    Konkluzioni është i gjithi politik, dukshëm kundër estabilishmentit të gatshëm për të dërguar ushtrinë në rrugë. Kërkesa e aktorit është: “Ne kemi nevojë për politikanë dhe administratorë që trajtojnë të gjithë qytetarët në të njëjtën mënyrë. Jo liderë që nxisin urrejtje dhe dhunë sikur ideja për të qëlluar kundër grabitësve të mos ishte gjë tjetër veç një nxitje për urrejtje racore”.

  • Kleptomania, ndonjëhere vjedhja është një sëmundje e vërtetë

    Kleptomania, ndonjëhere vjedhja është një sëmundje e vërtetë

    Kleptomani nuk vjedh për profesion dhe as nga nevoja: ai vjedh sepse truri i tij e shtyn për të dashur gjithçka dhe menjëherë. Sipas psikologëve, ky është një çrregullim i shkaktuar nga një mosfunksionim i korteksit prefrontal. Për fat të mirë, është i kurueshëm me psikoterapi

    Të vjedhësh i nxitur nga një impuls i pakontrollueshëm, pa paramendim dhe pa qenë hajdut: kjo është kleptomania dhe konsiston në nevojën patologjike për të përlarë nga raftet e dyqaneve objekte që shpesh nuk u shërbejnë as atyre që i posedojnë, ose vlera e të cilave nuk justifikon vjedhjen.

    Termi Kleptomanie është një kompleks që rrjedh nga fjla greke kleptes hajdut dhe -manie, -mani. Midis shkollave të ndryshme të mendimit ekziston një tendencë e fortë për të treguar kleptomaninë si një sëmundje obsesive-kompulsive, shpjegojnë psikologët, të paktën në rastet e rënda kur përfaqëson një patologji. Kur ndodh rastësisht, problemi mund të jetë për shkak të mosfunksionimit të korteksit prefronal, pjesës së përparme të lobit frontal të trurit që kontrollon impulset tona dhe rregullon sjelljen tonë.

    Normalisht kur na tërheq një objekt që është në shitje, dëshira për ta pasur, pasohet nga një analizë racionale (mbi dobinë e objektit, koston, etj.), në të cilën ndërhyn lëvorja. Tek kleptomanët, në të kundërt, dëshirën për ta pasur atë objekt menjëherë e ndjek aksioni për posedimit të tij, sikur mekanizmi i racionalitetit kemi që të gjithë dhe që është pjesë e inteligjencës emocionale të jetë i frenuar. Problemi ka afinitet me çrregullimet emocionale të adoleshentëve dhe personave në fazë zhvillimi, që duan gjithçka dhe menjëherë: me pak fjalë, një gjë e caktuar shihet dhe merret menjëherë.

    Akti i vjedhjes

    Kleptomani që hyn në një supermarket nuk e planifikon vjedhjen.

    Mendimi i përvetësimit të një objekti të feks në prani të një momenti emocional, siç është një përfshirje e fortë në mjedis, që lidhur me stimuj të cilët mund të shkojnë nga një grumbullim i madh njerëzish tek një lloj muzike e caktuar.

    Kjo ul mekanizmat e mbrojtjes natyrore të lidhura me korteksin, e cila bën që subjekti të humbasë vetfrenimin dhe të shndërrojë menjëherë në akt atë që ai mendon, pa pasur më asnjë filtër midis mendimit dhe veprimit. Në këndvështrimin patologjik, ky është rasti më tipik. Sidoqoftë, kleptomania është një çrregullim ciklik, që shfaq edhe momente pendese dhe e cila është shumë e lidhur me mjedisin dhe stimujt mjedisorë.

    Në momentet e aktivizimit emocional, subjekti bëhet më i dobët dhe i kontrollon më pak stimujt. Shpesh objekti që vidhet përbën një kuptim simbolik. Tendencialisht ka lidhje me një eksperiencë të caktuar. Për shembull, shishja e një pije të caktuar mund të shkrepë padashje kujtimin e kohërave të shkollës; apo, kutia e mishit të konservuar mund ta rikthejë subjektin në periudhën e shërbimit ushtarak. Ndonjëherë kleptomani as nuk i mban sendet që vjedh. Mund t’i hedhë, t’i jepni dikujt tjetër ose t’i kthejë sërisht ato fshehurazi.

    Rikthehet te mekanizmi adoleshencial: e njëjta gjë ndodh në adoleshencën kur dëshiron diçka ose dikë aq shumë, dhe në momentin kur e fiton, gjëja e humbet vlerën, shpjegon psikologjia. E ka theksuar prej kohësh filozofi gjerman Arthur Schopenhauer (1788-1860): pasi fitohet, një gjë e dëshiruar fort, e humbet kuptimin e saj. Adoleshenti dhe kleptomania veprojnë ndryshe, por sipas të njëjtit mekanizëm: i pari e vë atë në veprim nga afeksionu, i dyti sepse riaktivizohet brenda tij nga patologjia.

    Kleptomaniac është plotësisht i vetëdijshëm për atë që po bën.

    Ai është i aftë të kuptojë, por jo të kontrollojë impulset e tij, sikur në të të zerohet mekanizmi mbrojtës i përbërë nga korteksi frontal, i cili na bën të mos bëjmë çdo gjë që mendojmë ose dëshirojmë.

    Shkaqe të thella

    Në rastet më të rënda, kleptomania mund të jetë e lidhur me shkaqe më të thella. Zakonisht kemi të bëjmë me një ndjenjë zemërimi, e cila është gjendja shpirtërore që e shtyn të bëjë gjëra që në rrethana të tjera as do t’i mendonte. Zemërimi është emocioni themelor që shkakton këtë lloj sjellje, e cila çon në një lloj agresioni. Kjo e fundit mund të konsistojë në aktin e vjedhjes, të transgredimit apo të vënies në punë të një mekanizmi ndëshkues simbolik drejt diçkaje ose dikujt. Në këtë këndvështrim, kleptomani mund të krahasohet me një person që ndizet papritmas kundër dikujt tjetër.

    Në bazë të sjelljes së tij ka pra një emocion, një zemërim për të mos pranuar, sikur personi të mos pranonte diçka që duhet të pësojë në jetën e tij (një pushim nga puna, një divorc, një gabim të bërë ndaj tij, etj.) dhe të vendos të protestojë në këtë mënyrë. Kemi të bëjmë me një çrregullim neurotik të lidhur me personalitetin, një lloj shfrimi emocional që ndodh kur përjetohen faza jetësore shumë të forta. Një person normal, edhe pse i zemëruar, ka fuqinë të aktivizojë mekanizmat e korteksit prefrontal dhe ia arrin në këtë mënyrë të shfryjë zemërimin në mënyra të tjera, për shembull duke bërë sport; në rastin e kleptomanit, shfryrja e zemërimit drejtohet kah vjedhur, në supermarket apo kudo që do të ndodhet subjekti.

    Në fund, edhe pas vjedhjes, personi është plotësisht i vetëdijshëm për atë që ka ndodhur, pikërisht ashtu si ndodh kur ne bëjmë fjalë ose zemërohemi me dikë: subjekti e di se çfarë po bën, shfryn tensionin e tij të fortë emocional dhe më pas, kur është vetëm , e kupton se ka gabuar. Në atë pikë, ai i menaxhon pasojat në mënyrën që preferon: duke kërkuar falje ose duke bërë sikur s’ka ndodhur asgjë. Në të njejtën mënyrë, kleptomani vendos se çfarë do të bëjë me gjënë e vjedhur.

    Si të rregullohet

    Trajtimi psikoterapeutik mund të zhvillohet në dy drejtime: Ekzistojnë terapi të bazuara tek problemi dhe terapi të bazuara në zgjidhje. Të parat shkojnë në kërkim të shkakut thelbësor të çrregullimit (për shembull, një zemërim jo i menaxhuar mirë), të dytat synojnë të rrisin vetëdijen për subjektin nën stres. Duhet specifikuar, në fakt, se funksionimi keq i korteksit parafrontal nuk është strukturor, por është pasojë e ankthit dhe dimensionit emocional që personi nuk mund ta kontrollojë si duhet.

    Me fjalë të tjera, bëhet fjalë për një mekanizëm jofunksional në këndvështrimin e mënyrës së sjelljes, që nuk lejon menaxhimin në mënyrën e duhur të zemërimit.

    “Si një sëmundje obsesive-kompulsive, kleptomania mund të ketë pjesërisht një dimension organik, të lidhur, përveç mekanizmave frenues, me mangësi të neurotransmetuesve klasikë (adrenalinë, dopaminë, serotonin, etj).

  • Louis dhe Aila, dy fajkonjtë peshkatarë që po çmendin webin

    Louis dhe Aila, dy fajkonjtë peshkatarë që po çmendin webin

    Çifti i fajkonjve peshkatarë rikthehet për çdo vit në Skoci: këtë vit janë ndjekur në streaming nga 250 mijë njerëz njëkohësisht

    Louis dhe Aila janë dy ekzemplarë të mrekullueshëm fajkonjsh peshkatarë: çdo vit ata rikthehen në zonën e Loch Arkaig, në Highlands skoceze, për të bërë folen dhe për të lindur fëmijët e tyre.

    Por në ndryshim nga fajkonjtë e tjerë peshkatarë, ato ndiqen prej një webkami (i pozicionuar nga Woodland Trust Scotland) që i ka bërë një fenomen të vërtetë në web, në Britaninë e Madhe por edhe në pjesën tjetër të botës: falë edhe lockdownit, midis prillit dhe majit të dy skifterët janë ndjekur edhe nga 250 mijë njerëz njëkohësisht në transmetim streaming.

    Komuniteti i fansave të dy skifterëve është aq entuziast sa shumë njerëz janë në gjendje të ekstrapolojnë momentet më emocionuese të transmetimit live, siç është çarja e vezëve ose momenti kur prindërit kthehen në fole me prenë e tyre për të ushqyer të vegjlit, dhe krijojnë klipe të cilat pastaj i publikojnë në Youtube. Ka kaq shumë komente nën postimin e drejtpërdrejtë saqë ato duhet të moderohen nga stafi i parkut që mirëpret folenë, përndryshe faqja do të bëhej shumë e rëndë për t’u azhurnuar.

    Që aktivitetet e kafshëve të egra të filmuara drejtpërdrejt në janë interesante për përdoruesit e uebit nuk është e re: por për sa i përket numrave që ndoqën Louis dhe Aila ishin mbresëlënëse.

    Siç tregon George Anderson, përgjegjësi i Woodland Trust Scotland që strehon skifterët, “ka njerëz që i ndjekin skifterët çdo ditë dhe ne vazhdojmë të marrim mesazhe nga qytetarë që na falënderojnë sepse webcamera i ka ndihmuar ata të mos çmenden gjatë lockdownit”

    Kaq shumë dashuri do t’ju kthehet përdoruesve në zgjedhjen e emrave të vogëlushëve të Louis dhe Aila.

    Kujtojmë gjithashtu se, ndërsa në pjesën tjetër të botës fajkojtë peshkatarë nuk janë drejt zhdukjes, në Britani kjo kafshë ishte zhdukur që nga fillimi i viteve 1900, për shkak të gjuetisë: vetëm në vitet 50-të fajkonjtë filluan të shfaqen përsëri në Skoci dhe që atëherë janë trajtuar si një specie e mbrojtur.

     

     

    Help us name our female Loch Arkaig osprey chick! Comment your name suggestions below 👇

    She’s the middle chick and…

    Posted by The Woodland Trust on Wednesday, July 8, 2020

     

  • Kush është sportisti më i paguar i të gjitha kohërave?

    Kush është sportisti më i paguar i të gjitha kohërave?

    Patrick Mahomes thyen çdo rekord. Quarterbacku i Kansas City Chiefs, ka nënshkruar një kontratë të re që do t’i garantojë atij 503 milionë dollarë në dymbëdhjetë vjet, duke e bërë atë sportistin më të paguar në histori

    Me botën e sportit që po përpiqet me vështirësi t’ia rinisë gjithçkaje pas ndalesës të detyruar për shkak të koronavirusit, lajmet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara flasin për një kontratë rekord të nënshkruar në NFL.

    Patrick Mahomes, quarterback i ri i Kansas City Chiefs, , në fakt sapo ka nënshkruar një rinovim përrallor: në dymbëdhjetë vitet e ardhshme djaloshi, i cili do të mbushë 25 vjeç në 17 shtator, do të mundë të fitojë një total deri në 503 milionë dollarë, përfshirë bonuset.

    Falë kësaj marrëveshje, kontrata e Mahomes bëhet me ligj më e pasura në historinë e sportit, duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga Mike Trout, një lojtar bejsbolli i lidhur me L.A. Angeles deri në vitin 2030 për 426.5 milionë dollarë gjithsej.

    Mahomes (NFL) më të pasurit në historinë e sportit

    Nëse keni menduar se koronavirusi mund të frenonte pagat faraonike të kampionëve të sporteve, lajmet që vijnë nga Kansas duhet t’ju kthjellojnë menjëherë ndaj të gjitha paqartësive që aktualisht sillen ende nëpër Shtetet e Bashkuara për shkak të COVID.

    Patrick Mahomes është ylli i ri i American Football, pavarësisht se sezonin e tij të parë si titullar e ka bërë vetëm në vitin 2018, duke fituar që në të parën si lojtari më i mirë në kampionat e duke barazuar kësisioj, për nga mosha e re, rekordin e një përbindëshi të shenjtë të topit ovale si Dan Marino.

    Sezoni i vitit 2019 ishte viti i shenjtërimit për quarterback-un i cili, duke marrë çmimin e MVP të Super Bowl (më i riu i të gjitha kohërave), i tërhoqi Kansas City Chiefs-at drejt fitores së titullit në NFL.

    Kështu, më 6 korrik, Espn ka shpërndarë lajmin për rinovimin e kontratës. Edhe për dy vitet e ardhshme Patrick Mahomes do të vazhdojë të marrë pagën e tij aktuale, por për dhjetë vitet e ardhshme (deri në vitin 2031) ai do të fusë në xhep plot 450 milionëë dollarë, për një total prej 503 milionë dollarësh në dymbëdhjetë vjet.

    Një kontratë kjo që tejkalon marrëveshjet e tjera përrallore në botën e sportit. Përveç Mike Troutit të lartpërmendur, për të kompletuar këtë podium të veçantë “Paperonësh” është boksieri Canelo Alvarez, i cili për pesë vjet (2018-2023) do përfitojë nga DAZN plot 365 milionë dollarë.

  • Bisha hibride me edicion të limituar: Krejtësisht e shitur

    Bisha hibride me edicion të limituar: Krejtësisht e shitur

    Lind në Santa’Agata Bolognese, supersportivja open-top, hibridja e së ardhmes

    Lamborghini prezanton Sian Roadsterin e ri, një prodhim i kufizuar me motor hibrid, i zhvilluar duke nisur nga mitiku V12 i Shtëpisë së Santa’Agata Bolognese, me teknologji hibride ekskluzive; performanca që mund të ofrojë muk ka të krahasuar.

    E prodhuar me vetëm 19 copë, të gjitha tashmë të shitura, me një nga cockpit open-top më spektakolare të të gjitha kohërave, me një sound të paimitueshëm, performancë të jashtëzakonshme dhe teknologjinë më të fundit në absolut. Lamborghini i ri Sian Roadster debuton në ngjyrën Blue Uranus, i zgjedhur posaçërisht nga Style Center. Me Anësoret janë përpunuar nga Oro Electrum, pjesa e brendshme ofron një kombinim elegant të të bardhës, me detaje në Blue Glauco dhe elementët alumini në Gold Electrum.

    Dizajni si Coupé i makinës së re supersportive të Casa del Toro integrohet në mënyrë perfekte me karakteristikat e një roadster autentik, me forma puro, falë kabinës open-top. Makina shfaq linja fleksibile si të skalitura, të kombinuara me krahët karakteristikë aerodinamikë; Profili i Sian është i fuqishëm dhe i pangatërrueshëm. Pjesa e pasme e makinës tregon një model ekstrem dhe energjik, me pattern eksagonalë të Lamborghinit dhe gjashtë drita të pasme gjithashtu ekzagonale të frymëzuara nga Countach. Krahu është i integruar në profil dhe hapet vetëm gjatë vozitjes, për të rritur performancën.

    V12-a e Sianit të ri dhe vetë emri, Sian në dialektin bolonjez do të thotë “rrufe”, nënvizon sesi elektrifikimi i kësaj fireball përfaqëson një element thelbësor të strategjisë hibride të së ardhmes, edhe pse Lamborghini ka kujdes padyshim për të mbajtur të paprekur emocionet e jashtëzakonshme dhe performancat dinamike të çdo makine supersportive të markës.

    Sistemi hibrid i Sian Roadster kombinon V12 me një grup të ri. Në kambio është inkorporuar një motor elektrik 48 V që zhvillon 34 CV, dhe suporton manovrat me shpejtësi të ulët. Tre herë më i fuqishëm se një bateri me të njëjtën peshë dhe tre herë më i lehtë se një bateri me fuqi të ngjashme, sistemi elektrik peshon vetëm 34 kg, raporti peshë-fuqi e 1.0 kg / CV është befasues. Një teknologji unike, e cila i bashkohet motorrit V12, të fuqizuar deri në 785 VP në 8500 xhiro/min. Falë edhe 34 CV të sistemit hibrid, Sian Roadster nxjerr bukurinë e 819 CV dhe ecën mbi 350 km/h.

    Ky Lamborghini i ri i jashtëzakonshëm është i pajisur me një sistem frenues rigjenerues mjaft të sofistikuar, të zhvilluar ad hoc nga Shtëpia e Sant’Agata Bolognese. Makina ka një shkëputje nga 0 në 100 km/orë në vetëm 2.9 sekonda. Komoditeti i drejtimit të supersportives open-top lehtësohet jashtë mase nga sistemi hibrid, performanca dhe manovrimi dinamik. E prodhuar në një numër shumë të kufizuar, vetëm 19 ekzemplarë, Lamborghini Sian është makina që i ka dhënë jetë edhe jahtit e parë. Roadster është sold out tashmë.

  • “Nuk do të rreshtësh kurrë së ndriçuari, mama”: lamtumirë Ella Travolta

    “Nuk do të rreshtësh kurrë së ndriçuari, mama”: lamtumirë Ella Travolta

    Lamtumira ngashëryese e 20-vjeçares Ella Travolta për nënën e saj Kelly Preston, e vrarë nga kanceri i gjirit në moshën 57 vjeç

    Pas njoftimit në rrjetet sociale të John Travolta për vdekjen e së shoqes Kelly Preston, e vrarë në moshën 57 vjeçare nga kanceri i gjirit, një mesazh i thjeshtë, i drejtpërdrejtë, duke kërkuar mirëkuptim për të ardhmen e afërt, e cila do ta shohë aktorin larg skenave dhe nga qendra e vëmendjes për të qenë pranë fëmijëve, mbërrin edhe më prekëse lëvizja e vajzës Ella.

    Vajza e dytë e John dhe Kelly, që në moshën nëntë vjeçare, u gjend duke i thënë lamtumirën të vëllai (djali i madh Jett, që lindi në 1992 dhe vdiq në 2009 pas një rrëzimi në shtëpi), në moshën 20 vjeçare është gjendur përsëri përballë një provë e vështirë: vdekja e nënës, ende e re, pas dy vjet beteje kundër një tumori.

    Ella, 20-vjeçare e rritur para kohe, një vajzë me këmbë në tokë, diskrete, gjithnjë një hap pas prindërve të saj, edhe kur ajo recitoi bashkë me babanë e saj dhe ka shkelur red carpet-et më të rëndësishëm, ka postuar një fotografi të nënës së saj Kelly Preston dhe një mesazh në llogarinë e saj në Instagram plot dashuri.

    Nuk kam takuar kurrë asnjë të guximshme, të fortë, të bukur dhe të dashur si ti.

    Kushdo që ka pasur fatin të të njohë apo të ketë qenë ndonjëherë në praninë tënde, do të është dakord me faktin që ke pasur një shkëlqim dhe një dritë që nuk do të ndalë kurrë së shkëlqyeri dhe që bënte menjëherë të lumtur cilindo që ishte pranë teje. Faleminderit që ke qenë gjithmonë për mua, s’ka rëndësi se si.

    Faleminderit për dashurinë tënde. Faleminderit për ndihmën dhe faleminderit edhe që e bëre këtë botë një vend më të mirë. E bëre jetën kaq të bukur dhe unë e di që do të vazhdosh ta bësh përgjithmonë. Të dua shumë, mami

  • Shuplaka e pilotit të F1: “Në gjunjë vetëm për Zotin dhe atdheun”

    Shuplaka e pilotit të F1: “Në gjunjë vetëm për Zotin dhe atdheun”

    Piloti rus, ka folur për faktin se pse nuk u gjunjëzua në hapje të kampionatit Botëror të Formula1: një zgjedhje personale kjo e tij që nuk arriti të shmangë polemikën e zakonshme e të panevojshme

    Në Formulën 1, vëmendja e shumë njerëzve në nisje të Botërorit 2020 është zhvendosur në mënyrë të panevojshme nga sportiviteti në politikë, duke tërhequr prej xhakete ata burra, detyra kryesore e të cilëve duhet të jetë ecin sa më shpejt me makinë.

    Një Formula 1 e ndryshme vite dritë larg kjo e menaxhuar nga Liberty Media ndaj asaj të të kaluarës: për të bërë një krahasim, Cirkusi në kohërat e Bernie Ecclestone nuk ndaloi për të respektuar vdekjen e Gjon Pali II, siç kërkohej nga Ferrari. Ndërsa tani, flamujt e ylbertë apo temat sociale duket gjithnjë e më shumë se përziera derisa kapërcejnë atë që duhet të jetë gurthemeli i Cirkusit, pra makinat dhe sporti.

    Në vijën e nisjes së Grand Prix të Austrisë, Lewis Hamilton përfshiu edhe kolegët e në një sipar mediatik, që siç tha Leclerc, ka pak ndryshim me angazhimin e vërtetë të përditshëm. Teksa katërmbëdhjetë nga njëzet pilotë u gjunjëzuan në mbështetje të lëvizjes Black Lives Matter, gjashtë prej tyre qëndruan në këmbë edhe pse në duar mbanin t-shirt-in ah hoc me fjalët “End Racism”.

    Nga gjashtë pilotët, që edhe pse u rreshtuan kompaktë me të tjerët kundër çdo forme diskriminimi, nuk deshën të përkulnin gjurin, njëri prej tyre ishte rusi Daniil Kvyat, pjesë e AlphaTauri team (ish Toro Rosso). Një zgjedhje eksplicite do t’i thoshte ai, ditën pas gare, transmetuesit gjeorgjian 1TV: “Sugjerimi që na gjanë për t’u gjunjëzuar, si një gjest i luftës kundër racizmit, për mua ishte një motiv i pakuptueshëm”. Dhe përsëri: “Gjesti shkon kundër mentalitetit tim rus, ku një person gjunjëzohet vetëm për Atdheun, flamurin dhe Zotin”.

    Sigurisht, fraza e Kvyat ka arritur të ngjall një seri polemikash sterile, veçanërisht në këtë moment ku të gjithë pilotët janë dëshmuar kompaktë në mbështetje të fushatës së lançuar nga Formula1 #WeRaceAsOne: “Treguam pozicionimin tonë duke veshur fanelën me të shkruar ‘Ende racismi’, para garës ”.

    Charles Leclerc i kishte paraprirë në Twitter zgjedhjes së tij. Edhe gjithnjë i sinqerti dhe lakoniku Kimi Raikkonen mbeti mjaft drejtë në vijën e nisjes: aqnjë, çuditërisht, nuk pati guximin ta pyeste pse apo ta tërhiqte në polemikë gjatë konferencave të ndryshme për shtyp. Përvoja, edhe në këto raste, ka rëndësi.

  • 1965 – Sigurimi i Shtetit: “Martin Camaj na e bëri me hile, por e dyshonim”

    1965 – Sigurimi i Shtetit: “Martin Camaj na e bëri me hile, por e dyshonim”

    Kastriot DERVISHI

    Historia e rekrutimit me material shtrëngues të Martin Camajt ishte e atillë saqë nuk linte asnjë shteg për ta përdorur për qëllime komprometimi. Aq më tepër që vetëm Martini e kishte treguar për miqtë e tij. Kjo artikulohet edhe nga Sigurimi, në raport vijuese të tij, kur përpunimi i Martinit, i njohur si objekti “Miloti”. shihej si proces shumë i pamundur. Në hyrje të raportit “tepër sekret” të datës 24.11.1965, i cili përbëhet nga elementë biografikë dhe ato të përpunimit, thuhet:

    “Është e vërtetë që Martin Camaj u rekrutua në vitin 1948 nga organet tona me material komprometues, por gjatë procedimit të rekrutimit, ai nuk është treguar i sinqertë dhe ka hezituar të tregojë gjithë aktivitetin e tij armiqësor, si dhe shokët që bashkëpunonte. Për këtë, nga organet tona është patur parasysh se bashkëpunimi i tij me ne, ka qenë me hile dhe e kanë patur në kontroll. Kështu që në këtë drejtim nuk ekziston asnjë bazë për të vepruar”.

    Pjesa arsyetuese pastaj, është si gjithnjë qesharake, si punët e Sigurimit. Thuhej se kishte “shumë mundësi të ishte agjent i jugosllavëve”, sepse këta kishin interes për Bllokun Kombëtar Indipendent. Për këtë nuk kishin asnjë provë, por aludohej se disa zbulues jugosllavë kishin marrë kontakte me Bllokun. Por thuhej se Martini ishte në lidhje edhe me zbulimin amerikan dhe atë gjerman. Lidhja më e fortë besoj se ishte me zbulimin amerikan. Me këtë kornizë, Martinit i plotësohej portreti i “poliagjentit”, si figurë e rangjeve të lartë ndërkombëtare të spiunazhit. Amerikanët i kishin vënë “detyrë” të punonte me delegacionit shqiptare nëpër konferenca. Duke pranuar faktin se përpunimi i Martinit ishte problematik, në shënim thuhej: “Në vendin ku është, e kemi vështirë përpunimin e tij, që edhe në qoftë se kombinojmë vënien në korrespondencë ndonjë punonjës të shkencës, të dimë si reagon etj”. për këtë arsye, u mendua që një profesor nga Shqipëria të hynte në korrespondencë me Martinin.

    Sipas të dhënës të datës 31.7.1969, thuhej se Martin Camaj takohej në Mynih me profesor Latif Malikun, i cili duhej të ishte “agjent i UDB-së”. E në këtë marri komentesh, çfarë i duhej “një agjenti të UDB-së” të takohej me “një agjent të UDB-së”.