Blog

  • Formula 1/ Aston Martin: Me Vettelin për të mposhtur Ferrarin

    Formula 1/ Aston Martin: Me Vettelin për të mposhtur Ferrarin

    Intensifikohen zërat për një lëvizje të pilotit gjerman Sebastian Vettel nga Ferrari në ekipin e ri Aston Martin për vitin 2021. Katër herë kampioni i botës do të largohet nga kokëkuqja në fund të vitit, pasi nuk ka marrë asnjë propozim për rinovim nga team i drejtuar nga Mattia Binotto. Pas thashethemeve të shumta që e afronin Vettelin me Mercedesin, Red Bull, Renault dhe McLaren muajt e fundit, tani është radha e Aston Martin.

    Marka e famshme e makinave vitin e ardhshëm do t’i japë emrin e saj ekipit që aktualisht njihet me emrin Racing Point. Nga Gjermania dalin zëra sipas të cilëve piloti gjerman i Ferrarit tashmë ka marrë një propozim konkret nga pronari i Racing Point, Lawrence Stroll. Ky i fundit duhet t’i ketë paraqitur tashmë një kontratë Vettelit. Sidoqoftë, firma e pilotit gjerman për momentin nuk është akoma e sigurtë. Përkundër rrezikut për të mbetur pa një vend në Formula 1 për 2021, Vettel dëshiron të mendohet mirë para se të nënshkruajë për ekipin e ardhshëm Aston Martin.

    Vettel është parë gjithashtu edhe në Gstaad të Zvicrës, qyteti ku Lawrence Stroll ka rezidencën e tij në Evropë. Në rast se gjermani pranon propozimin e Aston Martin, kjo do të ndodhë në kurriz të pilotit meksikan Sergio Perez. Ky i fundit ka një kontratë deri në 2022. Sidoqoftë, sipas gazetës gjermane Bild, deri më 31 korrik 2021 Racing Point ka të drejtë të ndërpresë kontratën para kohe, pa pasur nevojë të paguajë gjoba për këtë gjë.

    Pikërisht për këtë arsye Sebastian Vettel do të duhet të japë një përgjigje brenda këtij muaji. Natyrisht që team i ardhshëm Aston Martin ka ambicie të mëdha në Formula 1. Me angazhimin e pilotit gjerman, qëllimi është që të për pak kohë të bëhet një nga drejtuesit team leader të kampionatit duke sfiduar me armë të barabarta Ferrarin, Mercedesin dhe Red Bullin.

  • E vërteta për pneumoninë e çuditshme në Kazakistan

    E vërteta për pneumoninë e çuditshme në Kazakistan

    E gjitha filloi kur ambasada kineze në Nur Sultan njoftoi se kishte regjistruar disa raste të një “pneumonie të panjohur” në Kazakistan. Një sëmundje, flisnin burimet kineze, shumë më agresive se Covid-19. “Shkalla e vdekshmërisë së kësaj sëmundje është shumë më e lartë se koronavirusi i ri. Departamentet e shëndetit të vendit ende po kryejnë studime krahasuese mbi virusin e pneumonisë, por s’e kanë identifikuar virusin”, i thanë diplomatët kinezë South China Morning Post.

    Lajmi, siç është e kuptueshme, u përhap kudo nëpër botë, duke shqetësuar jo pak njerëz. Por, vërtetë duhet të kemi frikë për shëndetin tonë? Dhe, mbi të gjitha, ndodhemi vërtetë përballë një sëmundjeje të re (dhe të tmerrshme) që mund të paralizojë përsëri botën?

    Le t’i marrim gjërat me rradhë dhe të shohim më me rregull atë që ka ndodhur. Njoftimi i ambasadës kineze në Nur Sultan erdhi pak ditë pas asaj të disa rasteve me murtajë në Mongoli. Në mes të epidemisë, të tilla informacione kanë ngritur jo pak shqetësime. “Pas Koronavirusit, ja dhe murtaja”, thanë shumë. Sensacionalizmi godet gjithmonë, sidomos në këtë periudhë, atë që ka të bëjë me shëndetin. Megjithatë, raste të murtajës (fatmirësisht pak) ndodhin çdo vit. Pa harruar që ka sëmundje shumë më të rrezikshme sesa koronavirusi (siç është Ebola) që vazhdojnë të prekin njerëzit. Por për këto flitet pak.

    Ajo që ka të bëjë me Kazakistanin është sigurisht një lajm sensacionalist, por gjithashtu synon të krijojë një mburojë mga ana e Pekinit për të frenuar dëmet që lidhen me koronavirusin. Shkarkimi i fajit tjetërkund funksionon gjithmonë, veçanërisht në politikë, dhe gjetja e “greasers”-ëve të rinj është një strategji e shkëlqyeshme.

    Por menjëherë pas përhapjes së këtij lajmi, ndërhyri Ministria e Shëndetësisë e Kazakistanit e cila tha: “OBSH ka futur kode për pneumoninë në Klasifikimin Ndërkombëtar të Sëmundjeve (Icd-10), ndërsa Covid-19 është diagnostikohet klinikisht apo në mënyrë epidemiologjike, për shembull përmes mushkërive të prekura, dhe kjo nuk konfirmohet në laborator”.

    Gjithashtu në një takim në 9 korriku “Ministri i Shëndetësisë Kazaihstan, Alexey Tsoi, foli për numrin e përgjithshëm të rasteve të pneumonisë në vend: me origjinë bakteriale, kërpudhore, virale, përfshirë ‘pneumoni virale të etiologjisë së papërcaktuar’, sipas klasifikimit Icd-10”.

    Lajmi i përhapur nga ambasada kineze në Kazakistan u përgënjeshtrua gjithashtu nga OBSH-ja që afirmoi se bëhet fjalë për raste të thjeshta të Covid-19. Nur Sultan është aktualisht i angazhuar për të luftuar Koronavirusin e ri, siç shpjegohet nga Ministria e Shëndetësisë, e cila “monitoron dhe gjurmon këto lloje të pneumonisë, që mundëson të vendime menaxheriale të menjëhershme që synojnë stabilizimin e incidencës dhe parandalinin e infeksionit nga koronavirusi”.

  • “Është më i qetë pa Meghanin!” E vërteta për Princin William

    “Është më i qetë pa Meghanin!” E vërteta për Princin William

    Ekspertët kanë analizuar videon e re në të cilën shfaqet Princ Harry: ai do të ishte më i qetë pa Meghan Markle dhe do të ndreqte marrëdhëniet me Princin William

    Një ekspert i gjuhës së trupit beson që e ka kuptuar se kur Princi Harry ndjehet më i qetë.

    Gjatë këtyre ditëve, Duka i Sussex ka mbajtur në një videokonferencë fjalimin vjetor me rastin e Diana Award. Princ Harry u shfaq i vetëm dhe, siç raportohet nga DailyStar, sipas ekspertit ai ndihet “më i qetë” në të folur kur pranë tij nuk është e shoqja, Meghan Markle. Në një tjetër video të kohëve të fundit, faktikisht, me protagonistë Dukët e Sussex, shumë komentues mbretërorë kanë drejtuar gishtin, duke deklaruar se Harry ndjehej dukshëm në siklet.

    Diana Award ka përfaqësuar gjithmonë një moment shumë prestigjioz për Royal Family: bëhet fjalë për një çmim vjetor për nder të së ndjerës Lady Diana, që i jepet një të riu të moshës nga 9 deri 25 vjeç, i cili është dalluar në veprimtari sociale ose humanitare. Praktikisht duke ndjekur shembullin që Diana la në botë.

    Ajo që bëri ndryshimin në çmimin e këtij viti, i cili u zhvillua përmes videokonferencës për shkak të epidemisë së koronavirusit, ishin fjalët e përdorura me kujdes nga Princi Harry. I cili nuk ka mundur të bëjë më shumë sesa të citonte me dashuri vëllanë e tij, Princin William. “Jeni gjashtë të rinj – ka thënë duka, duke iu referuar djemve kandidatë – që vëllai im dhe unë jemi krenar që ju njohim posaçërisht sonte dhe është zëri juaj që është më i rëndësishëm se i imi”.

    Sipas disa komentuesve mbretërorë, referenca për Williamin si vëlla, tregon që për Princin Harry është zgjidhur ose në rrugën e zgjidhjes përçarja e pretenduar me Dukën e Kembrixhit. Këtë e thonë ekspertët Roberta Fiorita dhe Rachel Bowie. “Për mua – shpjegoi Fiorita – ishte shumë inkurajuese. Do të thotë që janë në kontakt dhe mendoj se ata po rregullojnë çdo gjë që mund të ketë ndodhur”.

    Sherri i pretenduar duhet të ketë filluar në qershor 2019, kur Princi Harry dhe Meghan u ndanë nga Royal Foundation për të filluar një rrugë bamirësie të pavarur. Megjithatë, ka nga ata që mendojnë se rrugët drejt një ndarje të kenë qenë shtrur qysh në kohët e Royal Wedding në maj 2018, kur pati shpërthyer një sherr për dress code midis Meghan dhe Kate Middleton.

    Por ndarja midis dy vëllezërve nuk është konfirmuar kurrë. Disa zëra thonë se si William, në fillim të vitit 2020, nuk ka qenë aspak i kënaqur që Princi Harry të linte rolin e tij si anëtar senior i Royal Family për t’u transferuar në Amerikën e Veriut me gruan dhe djalin e tij Archie Harrison.

  • OBERKRÄMER / Arti dhe natyra në Kështjellën Schwante

    OBERKRÄMER / Arti dhe natyra në Kështjellën Schwante

    Një park i ri skulpturash me vepra të Lee Ufan dhe Tony Cragg

    I themeluar nga bashkëshortët Loretta Würtenberger dhe Daniel Tümpel sapo është inaugutuar, parku i skulpturave të tetëqindës të Kështjellës Schwante ndodhet në Oberkrämer në Brandenburg (25 km larg Berlinit). Ekspozita e parë, Skulptura dhe Natyra, që do të mbetet e hapur deri në tetor 2021, mbledh njëzet e katër vepra të autorëve si Jean Arp, Tony Cragg, Dan Graham, Lee Ufan, Alicja Kwade, Monika Sosnowska, Hicham Berrada, Carsten Nicolai, Maria Loboda e Ai Weiwei. Parku mund të vizitohet gjashtë muaj në vit, nga maji deri në tetor.

    MEDITIM

    Kështjella Schwante u ndërtua në Shtatëqindën nga Erasmus Wilhelm von Redern, pronar i një zone të madhe që ndoshta ka qenë një vend kulti që në kohët e lashta. Sot është i banuar nga bashkëshortët Würtenberger dhe Tümpel, që tani hapin një park skulpturash.

    Të shpërndara në 200 mijë metra katrorë të pronës gjenden njëzet e katër punimet e ekspozitës së parë, e cila heton marrëdhëniet midis skulpturës dhe natyrës, duke kërkuar një ndërveprim të ngushtë midis veprave, vegjetacionit dhe hapësirave rurale që ndodhen brenda pronësisë.

    Ky bëhet fjalë për një art të mirëfilltë “mjedisor”, por më shumë një përpjekje për t’i bërë veprat para-ekzistuese të jetojnë ndryshe, në një kontekst të veçantë. Por ka edhe dy vepra të porositura për këtë rast, një nga Maria Loboda dhe një nga Carsten Nicolai.

    Kjo e fundit në veçanti propozon Echo, një “dhomë meditimi” e frymëzuar nga një vizitë në një vend të shenjtë në Kamboxhia.

    NGA BRONZI TEK NEONI

    Në ekspozitë, skulptura kuptohet në një kuptim të plotë dhe bashkëkohor, duke përfshirë edhe vepra me neon, si ajo e Martin Creed (një shkrim që thotë “Everything is going to be alright”) dhe ajo e Björn Dahlem (forma gjeometrike të mbajtura pezull midis pemëve).

    Është pastaj akuariumi i alteruar me komponime artificiale nga Hicham Berrada, stol i mbuluar me gurë nga David Renggli, format e ndërthurrura të Monika Sosnowska që bashkëveprojnë me hapësirën sikur të ishin arkitekturë e një prej pavioneve transparentë të Dan Graham, vend njëkohësisht i ndarjes dhe bashkimit me natyrën qark. E midis shumë autorëve bashkëkohorë shquhet edhe një pararendës i madh i skulpturës së sotme, inovative edhe duke e parë dekada më vonë: Jean Arp, i pranishëm me Skulpturën Arkitektonike prej bronxi të vitit 1958.

  • STOKHOLM/ Arti shpërthyes i Walid Raad del nga rrënojat e historisë

    STOKHOLM/ Arti shpërthyes i Walid Raad del nga rrënojat e historisë

    Në Moderna museet, videoinstalime, fotografi dhe skulptura të frymëzuara nga lufta civile e Libanit

    Lufta dhe kujtesa janë në qendër të artit “eksploziv” të libanezit Walid Raad, i lindur në vitin 1967 në Chbanieh, një fshat në malet në shpatullat e Beirutit, që u rrit gjatë luftës së përgjakshme civile (1975-1990). Artisti, sot aktiv në New York, prezanton për herë të parë punën e tij në Suedi në retrospektivën e madhe “Let’s be honest, the weather helped”, i hapur deri më 16 gusht në Moderna museet. Në plan të parë videoinstalime monumentale, seri fotografike dhe skulptura me të cilat artisti shpërfaqet në dimensionin politik, social dhe psikologjik të dramës së luftës.

    GHOST CITY

    “Duhet ta pranoj: Jam i dhënë pas bombave. Ato janë tërheqëse në formë, ngjyrë, peshë”, thotë Walid Raad, veprat e të cilit kanë shpesh për subjekt plumba dhe bomba. Fëmijëria e tij në zonën lindore të krishterë të Beirutit është shënjuar nga lufta civile: “I kam përjetuar bombardimet që fëmijë. Dhe fillova të fantazoj se si të mund të arrij në origjinë, te ata që i shpikën, prodhuan, shitët dhe hedhur bombat”.

    Një hetim që artisti e vijon në ciklin e The Atlas book (1989-2004), pikënisja e të cilit janë përvojat e para të Raad në fushën e fotografisë.

    Babai, kujton ai, i pati bërë në shtëpi një dhomë të errët dhe i pati blerë revista me imazhet e Cartier-Bresson apo të Eugène Atget që e shoqërojnë, dymbëdhjetëvjeçarin, nëpër rrugët e shkreta të Bejrutit, ku ai bën shkrepjet e para të një qyteti fantazmë, të shkatërruar prej bombardimeve.

    Pasi u transferua në New York në 1983, studioi për fotografi dhe arte pamore në Institute of technology dhe në Rochester University. “Në fund të luftës u ktheva në Liban dhe për herë të parë munda të lëvizja lirshëm. Çdo mëngjes, nga ora 5 deri në 12, unë ecja rrugëve dhe dokumentoja me makinën fotografike fytyrën e shkatërruar të qytetit, i cili shpejt do të tronditej përsërim kësaj rradhe nga kantjeret e ndërtimit dhe shkatërrimet e ndërtesave. Doja të ruaja atë kujtesë”.

    NJË ARKIV

    Por ajo e tija nuk është fotografi puro dokumentare. The Atlas Group në fakt është një lloj arkivi në të cilin fotografitë rishikohen, manipulohen, mjegullohen, gërvishten, përzihen me tekste dhe vizatime, futen nëpër skedarë fiktivë dhe i atribuohen personazheve sipas fantazisë së tij si historianë apo shkencëtarë. Midis realitetit dhe gjysëmrealitetit, trillimit dhe iluzionit, artisti analizon mekanizmat e formimit të kujtesës individuale dhe kolektive, por edhe ato të zhdukjes dhe rishkrimit të historisë.

    Me këtë punë është e lidhur edhe videoja spektakolare Sweet Talk, commissions (Solidere, 1994-1997), 2018, ku imazhe që pasqyrohen sipër dhe poshtë vijës së horizontit tregojnë ndërtesat e Bejrutit duke u shembur në një triumf pluhuri dhe rrënojash, që më pas rishfaqen në mënyrë magjike, si në filmin e famshëm nga vëllezërit Lumière Demolimi të një muri, më 1896.

  • “E pasuruar, rrezikshmërisht e dobët dhe banale”. Ja pse cover-i i Tatlerit ka “tërbuar” Kate Middleton

    “E pasuruar, rrezikshmërisht e dobët dhe banale”. Ja pse cover-i i Tatlerit ka “tërbuar” Kate Middleton

    Dukesha dhe burri i saj kanë paditur revistën britanike, që gjithmonë ka qenë e preferuara e aristokratëve. Për të lënduar Kate kanë shërbyer veçanërisht komentet për nënën Carole Middleton (“jo tamam e shtresës sonë, shpirt”) dhe ato në lidhje me peshën e saj

    Duhet të ishin ditë të thjeshta, këto, për Kate Middleton dhe William. Gjatë muajve të lockdownit, Cambridg-ët, faktikisht, kanë demonstruar me shumë sukses të madh të ishin fytyra moderne e monarkisë britanike, e cila kurrë si në këtë periudhë kishte nevojë për reçensione të mira. Me mbretëreshën 94-vjeçare të izoluar në Windsor, Charles të infektuar me koronavirus, Harry dhe Meghan të zënë me jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara, William dhe Kate zbritën në fushën duke fituar pikë për kurorën. Mes fotografive të reja të fëmijëve, videothirrjeve, lavdërime për personelin shëndetësor britanik madje edhe me lojëra (në distancë) bingo, ata bënë një punë mjaft të mirë, duke u ngjitur në të gjithë klasifikimet e popullaritetit e duke u shfaqur në një nga momentet më të vështira për Vendin.

    Tani kështu, me ardhjen e verës, Cambridg-ët shpresonin të pushonin në paqe. Por si një rrufe në qiell të pastër, mbërriti kopertina e qershorit e Tatler. Revista ia ka dedikuar Dukeshës së Cambridge, duke e quajtur atë “Katerina e Madhe”, por artikulli nuk përmban vetëm lëvdata për gruan e mbretit të ardhshëm. Përkundrazi. Aq sa të nesërmen e daljes së numrit, Cambridge bënë një veprim të pazakontë: një njoftim shumë i rrallë për shtyp nga Kensington Palace bëri të ditur se si tregimi i kopertinës së revistës përmbante “pasaktësi dhe gënjeshtra”. Dhe tani Kate dhe William shkojnë më tej: kanë vendosur të padisin revistën, duke i kërkuar që të heqin artikullin nga faqja e tyre e internetit. Nëse jo, Cambridge do t’i hedhin në gjyq.

    Një sulm ndaj shtypit që mund të duket i ngjashëm me atë të bërë nga Sussexët, që prej muajsh kanë denoncuar tabloide të ndryshëm britanikë, fajtorë për shkeljen e intimitetit të tyre. Por, ka edhe një por: në këtë rast Cambridge nuk shkon kundër një gazete gossip siç është Daily Mail ose Sun, por kundër asaj që konsiderohet “Bibla e Aristokracisë Britanike”. Në çdo sallon të Anglisë spikat, në fakt, të paktën një kopje e Tatler, që lexohet rregullisht edhe nga anëtarët e familjes mbretërore.

    Artikulli i kontestuar nga Cambridge është shkruar Anna Pasternak, shkrimtare me një familje të rëndësishme pas saj: stërgjyshi i saj ishte një piktor impresionist, xhaxhai i saj shkrimtar, fitues i çmimit Nobel, gjyshja një filozofe, ndërsa babai i saj është një shkencëtar i Oksfordit. Me pak fjalë, një “snob elitaria rea-confessa”, sipas përcaktimit të saj.

    Revista, duke cituar një sërë burimesh konfidenciale, rikonstrukton marrëdhëniet midis Kate dhe kunatës së saj Meghan, duke treguar se si ato të dyja kishin hyrë në konflikt qysh në ditët e royal wedding, kur ishin grindur çfarë do të vishnin shoqërueset (baby Charlotte dhe të tjerat). Kate, sipas protokollit, do të kishte dashur që vajzat të kishin veshur çorape; ndërsa ish-aktorja amerikane ishte kundër. Kate, gjithashtu, përkufizohet në “kurth dhe e rraskapitur” për shkak të punës së rëndë që ajo dhe William morën përsipër pas dorëheqjes së Sussexëve.

    Por sipas të mirëinformuarve ajo që e ka lënduar më shumë Kate Middleton, duke provokuar edhe reagimin e saj dhe të burrit të saj, janë komentet për familjen e saj të origjinës, veçanërisht ato për mamin Carole Middleton. Nëntë vjet pas royal wedding, është sikur një pjesë e fisnikërisë britanike të kujtojë akoma qenien e saj borgjeze, vajzën e një ish-asistenteje fluturimesh dhe të një piloti, të bërë milioner falë mjeteve për festat e fëmijëve.

    Profili në Tatler, në fakt, merr në shënjestër shijet e Kate dhe familjes së saj, duke e përshkruar me ironi shtëpinë e tyre në Anmer Hall në Norfolk si një shtëpi “shumë Buckinghamshire”, duke iu referuar kontesë së banuar nga pasanikët e rinj. “Carole ka vënë dorën e saj mbi Anmer sa i përket arredimit”, lexohet, “Larg të qenit një shtëpi tipike aristokratike, me tapete të veshur dhe qime qensh ngado, si Windsor dhe Balmoral, është – sipas një vizitori – më shumë si një hotel me shkëlqim me pesë yje, me jastëkë të mbushur dhe qirinj të ndezur”.

    Pasternak e përkufizon Carole Middleton si një “snobe të tmerrshme”, ndërsa motra më e vogël e Kate, Pippa, përcaktohet si “shumë e vështirë”: “Ajo flet madje si mbretëresha”. Përveç kësaj, artikulli tregon se si Mrs Middleton ka një ndikim të madh edhe tek dhëndri i saj: “Kam dëgjuar që Princi Uilliam është i fiksuar nga Carole. Është mamaja që ka dashur gjithmonë”, i bën të ditur revistës një tjetër insider.

    Mesazhi themelor? Që Middletonët janë “arrivistë” apo, siç thotë Tatler për Carole “jo tamam të klasës sonë, shpirt”. Por për të tronditur Kate edhe më shumë do të ishte komenti për peshën e saj. “Nga pamja e jashtme duket se pas vitesh në qendër të vëmendjes dhe nën sytë e presionit publik, Kate është bërë rrezikshmërisht e dobët, ashtu si – theksojnë disa – Princeshë Diana”. Por, siç e dimë të gjithë tani, Diana vuante nga çrregullimet në të ngrënë dhe një krahasim i ngjashëm është për Kate “një kafshatë tepër e hidhur për të gëlltitur”.

    Prandaj edhe deklarata e rrallë dhe tani kërcënimi me padu. William, në luftën kundër revistës, është në krah të tij. “Kate punon shumë,” tha një burim për Daily Mail, “bën më shumë sepse i është kërkuar të bëjë më shumë, dhe është në rregull kështu. Di të veprojë shumë mirë midis detyrave të vërteta mbretërore dhe tre fëmijëve të vegjël. Dhe e do familjen e saj”.

  • Ku ndodhet në të vërtetë kopshti i Edenit?

    Ku ndodhet në të vërtetë kopshti i Edenit?

    Janë të shumtë studiuesit e çdo epoke që janë përpjekur të identifikojnë pozicionin e saktë gjeografik të Parajsës tokësore për të cilën flet Bibla. Hipotezat variojnë nga Mesopotamia e lashtë deri në Arabi, nga Irani në Irak

    Parajsa tokësore, kopshti i Edenit: fjalë që ngjallin një përzierje të natyrës së pakontaminuar, keqardhje dhe lumturi të humbur. Sipas Testamentit të Vjetër, në këtë vend të zhdukur nga faqja e Tokës janë krijuar Adami dhe Eva, paraardhësit e racës njerëzore.

    Gjithmonë ideja e gjetjes së tij ka ngjallur imagjinatën e njeriut, aq sa nuk kanë të numëruar studiuesve që janë hedhur në këtë sipërmarrje.

    “Gjuetia për parajsën e humbur” merr fill që nga koordinatat gjeografike të dhëna nga Zanafilla, libri i parë i Biblës së Shenjtë: “Pastaj Zoti Perëndi mbolli një kopsht në Eden, në lindje dhe vendosi atje njeriun që kishte formuar.

    Zoti Perëndi mbolli të gjitha llojet e pemëve të këndshme për syrin dhe të mira për të ngrënë, përfshirë pemën e jetës në mes të kopshtit dhe pemën e njohjes së të mirës dhe të keqes. Një lumë rridhte nga Edeni për të ujitur kopshtin, pastaj prej andej ndahej dhe formonte katër korsi.

    Lumi i parë u quajt Pison; ai rrjedh përreth gjithë vendit të Avilave ku ka ar dhe ari i atyre tokave është i mirë; këtu gjenden edhe rrëshira me aroma dhe guri oniks.

    Lumi i dytë quhet Ghicon: ai derdhet qark të gjithë vendit të Etiopisë.

    Lumi i tretë quhet Tigri: ai derdhet në lindje të Asurit.

    Lumi i katërt është Eufrati.

    Zoti e mori njeriun dhe e vendosi në kopshtin e Edenit, për ta kultivuar dhe mirëmbajtur atë”(Zanafilla II, 8-15, nga Bibla e Shenjtë, Botimi Zyrtar i CEI, 1974, San Paolo, 1985).

    Përfundimi i historisë është mjerisht i ditur: Adami dhe Eva, fajtorë për mëkatin origjinal për ngrënie nga pema e dijes, u dëbuan nga Edeni.

    Nga katër lumenjtë e përmendur në Bibël, vetëm Tigri dhe Eufrati gjenden në hartat aktuale gjeografike. Tigri lind në Turqi nga malet Tauro armene, rrjedh për rreth 400 km nëpër territorin turk dhe shënon kufirin midis Sirisë dhe Turqisë; për të vazhduar përgjatë një zone në Irak, lagt Bagdadin, kalon rrafshnaltën e madhe të Mesopotamisë dhe derdhet në Gjirin Persik.

    Eufrati lindi gjithashtu në Turqi nga bashkimi i lumenjve Kara dhe Murat, ai lag Sirinë, hyn në Irak, kalon nëpër rrafshnaltën mesopotamike dhe pasi takohet me Tigrin në Basra, derdhet në Gjirin Persik.

    Këto referenca sugjerojnë se Parajsa tokësore ndodhej në rajonin e Mesopotamisë, e njohur për pjellorinë e saj dhe e vendosur “në lindje”, siç tregon Bibla. Për më tepër, emri “Mesopotamia” do të thotë “tokë midis lumenjve”, nga greqishtja mésos, centrale që do të thotë, në mes, dhe potamós, lumë.

    Apelit i mungojnë dy lumenj

    Por, në hartat aktuale gjeografike , Pison dhe Ghicon mungojnë . Një nga hipotezat më të përhapura, avancohet nga historiani hebre Giuseppe Flavio i cili që nga shekulli i parë, i identifikon ato përkatësisht në Ganges dhe Nil, duke e vendosur vendin e panjohur Avila në Indi dhe atë të Etiopisë në jug të Egjiptit.

    Ndërsa të tjerë studiues hipotizojnë se Pison dhe Ghicon ishin kanale të lashtë ose degë të zhdukura të Tigrit dhe Eufratit; sipas kësaj teorie, Kopshti i Edenit ndodhet në bashkimin e këtyre të fundit në rajonin antik mesopotamian të Sumerit, në Irakun jugor.

    Kushtëzimi është i domosdoshëm, pasi çdo përpjekje për të aktualizuar indikacionet gjeografike të Zanafillës përplaset me dy probleme kryesore.

    E para është se këto indikacione i referohen një epoke të largët të papërcaktuar në kohë, në lidhje me të cilët aspekti gjeomorfologjik i globit tonë ka ndryshuar ndjeshëm (mendoni për evolucionin gjeologjik të planetit, tërmetet, ndryshimet klimaterike, ndryshimin e kontinenteve dhe si rrjedhojë ndryshimin e raporteve hapësinore midis tokave të shpërndara).

    Duke vijuar me faktin se disa lumenj dhe territore që tregohen në tekstin biblik mund të mos ekzistojnë më ose të mos jenë më të identifikueshme. Problemi i dytë lidhet me përmbytjen universale (e cila mendohet të ketë ndodhur midis 4,200 dhe 5,600 para Krishtit), që mund të ketë fshirë pjesërisht ose plotësisht gjurmët e Kopshtit të Edenit.

    Ata u penduan për Parajsën e humbur për shkak të përmbytjes (dhe mëkatit) Martin Luther (1483-1546), iniciatori i Reformës Protestante dhe kishtarë të tjerë të ditur, si ekzigjeni biblik dhe prefekti i Bibliotekës së Vatikanit Agostino Steuco (1497-1548 ), që e vendos Edenin në Mesopotami. Nuk mendon kështu teologu Giovanni Calvino (1509-1564): i bindur se Mëshira hyjnore na ka lënë gjurmë të Edenit, ai e shoqëron komentin e tij për Zanafillën me një hartë që e vendos këtë të fundit “në lindje të Babilonisë” (qyteti antik i Mesopotamisë laget nga Eufrati i lokalizuar në jug të Bagdadit, Irak). Sa për Pison dhe Ghicon, ai pajtua me mendimin që ato ishin degë të Tigrit dhe Eufratit.

    Një vend fizik

    Që nga antikiteti, jo pak studiues e kanë interpretuar tregimin biblik të Parajsës tokësore me një çelës thjesht simbolik. Një kthesë kërkimeve për Kopshtin e Edenit si një realitet fizik i dha Shën Augustini (354-430 pas Krishtit) i cili dekretoi: “Janë lumenj të vërtetë dhe jo shprehje figurative”, duke specifikuar që Ademi, duke pasur një trup fizik, duhej të kishte jetuar në një Parajsë materiale. Sa për përkthimet e ndryshme të teksteve biblike, ato ndihmuan në dhënien studiuesve të çelësave interpretues të ndryshëm.

    Versioni hebraik i Biblës flet për “një kopsht në Eden”, Vulgate (përkthimi latinisht i Shën Jeronimit) të “kopshtit të kënaqësive”, Biblës së Të Shtatëdhjetëve (që sipas traditës është përkthuer nga 72 studiues) të ” kopshtit të mbyllur”.

    Shprehja “kopsht i kënaqësive” u mor përsëri në shekullin VII nga Sant’Isidoro i Peshkopit Seville, i cili rindërtoi gjeografinë e Parajsës tokësore duke e vendosur atë në Azinë Lindore. Isidore e asimiloi Edenin me një lloj Eldoradoje religjoze me një klimë të butë, të pasur me “të gjitha llojet e bimëve dhe pemëve frutore, përfshirë pemën e jetës”.

    Së fundi, një rol të rëndësishëm luajti arkeologjia. Më 1881, asiriologu gjerman Friedrich Delitzsch gjeti një tabletë asire, mbi të cilën paraqitej pema e jetës, e shoqëruar me një fjalën sumere edin, që citonte një “parajsë tokësore” të shprehur me fjalët sumere edin, term nga i cili rrodhi fjala “Eden”, në kuptimi i parajsës.

    Gjendej në Iranin e sotëm?

    Ndër kërkomet më të fundit dhe autoritare spikat ai i anglezit David Rohl (1995), egjiptolog, arkeolog dhe studiues i teksteve të shenjta, i cili e vendos Parajsën tokësore jo shumë larg Tabrizit (qyteti industrial në veri të Iranit), në perëndim të detit Kaspik.

    Këtu shtrihet një luginë, e quajtur Adij Chay, emri persian i së cilës (Meidan) do të thotë “vend i rrethuar me mure”, me besnikëri për përkthimin e Gan Eden (“kopsht me mure”) të Biblës së Të Shtatëdhjetëve.

    Është një rrafshinë pjellore (përkthimi i fjalës sumeriane edin, nga e cila do të rridhte Edeni), e pasur me pemë frutore dhe e rrethuar nga male të larta, në rajonin e liqeneve të kripur Urmia dhe Van në kufijtë e Iranit, Irakut dhe Turqisë.

    Në veri të Tabrizit shtrihet Kusheh Dag, një varg malesh, emri i të cilit kujton Cush-in, paraardhësin e popullit për të cilin flet edhe Zanafilla. Në jug-lindje të Tabrizit qëndron vullkani i shuar Sahand, 3707 metra i lartë, që sipas studiuesit britanik do të ishte Mali i Zotit i përmendur nga profeti Ezekiel.

    Rrafshina përshkohet nga dy lumenj, – Uizhun dhe Aras, të cilët Rohl i korrespondon me Pison dhe Ghicon.


    Për Danten Kopshti i Edenit ishte në majë të një mali

    Një tjetër hipotezë është se Parajsa tokësore ishte në majë të një mali apo mbi një kodër, për të shpëtuar nga përmbytja universale. Në Komedinë Hyjnore, Dante e vendos atë në majë të Purgatorit, një mal shumë i lartë në antipodet e Jeruzalemit.

    Konceptin dantesk e merr poetin anglez John Milton, i cili në poezinë e tij Paradise Lost, Parajsa e Humbur (1667), e vendos atë në majë të një mali. I të njëjtit mendim ishte edhe i Bekuari John Duns Scotus, filozof dhe teolog françeskan skocez i shekullit të 13 -të, i cili e poziciononte Parajsën Tokësore në skajin lindor të Azisë “si i pozicionuar në lidhje me qiellin”, ashtu si dhe arkeologu dhe shkrimtari britanik Michael Sinclair Sanders (2001), sipas të cilit Kopshti i Edenit gjendej në malet e Turqisë lindore nga ku rrjedhin Tigri dhe Eufrati./ Përgatiti gazetatjeter

  • 3 filma kult për të riparë… dhe për t’i ridëgjuar – VOL. 3

    3 filma kult për të riparë… dhe për t’i ridëgjuar – VOL. 3

    Edhe këtë javë ne vazhdojmë rishikimin tonë të kujtimeve në celuloid, me një tjetër treshe të bukur të titujve të menduar për ju (këtu pjesa e parë dhe e pjesa e dytë). Bëhet fjalë gjithmonë për filma të përshtatshëm veçanërisht për ata që – si lexuesit tanë – mund të vlerësojnë muzikën e madhe të të kaluarës, pak a shumë të kohëve të fundit. Nuk ju mbetet veçse të përgatisni kokoshkat dhe të shijoni amalgamën perfekte midis tingujve dhe imazheve, falë këtyre tre xhevahirëve të vegjël që ju sugjerojmë t’ia propozoni edhe gjeneratave më të reja: reagimet e tyre mund t’ju surprizojnë!

    Pulp Fiction (1994)

    Në kinemanë e Tarantinos, muzika është një markë që ecën paralelisht me figurën – shpesh si kundërpeshë – me imazhe të çmendura që shpalosen para syve tanë, duke u shkrirë kësisoj në një unicum të pashlyeshëm. Përbërësit, aq të dashur për regjisorin, këtu janë të gjithë, për herë të parë të shprehur me fuqi maksimale: kulti i b-filmave dhe nënzhanreve, dinamizmi i përkryer “koreografik” i lëvizjeve, paturpësia seksuale e egër, jo non-sens dhe dhuna, e shpërfaqur në ekstrem për t’u shpërbërë më pas me një ironi tronditëse. E njëjta ironi me të cilën Tarantino rrënon mitin e John Travolta duke e bërë atë të rilindë pikërisht nga hiri i tij si Vincent Vega, në vallëzimin me Uma Thurman, në pistën e vallëzimit të Jack Rabbit Slim’s. Nëse këtu rend ‘You Never Can Tell’ e Chuck Berryt, të dashuruarit tanë mund të argëtohen duke kërkuar përgjatë gjithë filmit notat e Al Green, Kool & the Gang, Urge Overkill, Dusty Springfield dhe shumë të tjerë.

    Easy Rider (1969)

    Chopper-ët e Henry Fondës dhe Dennis Hopper nxitojnë nëpër bobina nga fillimi deri në fund të këtij filmi epik, manifesti i një gjenerate të ndryshme dhe të kontestuar që mund të ndryshonte fytyrën e botës. Ose u përpoq. Një film që në ekranin e madh i mbante të shtangur për frymën madhështore të skenarëve të përshkuar nga të dy protagonistët, të karikuar me një utopu paksa hipike dhe shumë on the road e imagjinueshme për masën homologe dhe raciste të provincës amerikane më rurale. Udhëtimi formues në antikulturën që kompleton sllallamin e pashmangshëm midis drogës, rock’n roll-it dhe seksit pa e fshehur kurrë brishtësinë e dy heronjve shumë njerëzorë. Thelbësor për evolucionin e filmit është fati i avokatit të ri, i interpretuar nga Jack Nicholson. Një kolonë zanore që ka hyrë edhe ajo në legjendë: një ndarje kohe të luajtura nga The Band, Jimi Hendrix, The Byrds dhe e mbizotëruar nga kënga simbol Steppenwolf.

    Back to the Future (1985)

    Nuk është një kryevepër (edhe pse një Oscar e ka marrë), nuk është një film impenjues e ndoshta as nuk është interpretuar në mënyrë mjeshtërore… Por nëse një film mbetet në zemrën dhe fjalorin e të gjithëve, një klasik është bërë, dhe një vend në plejadën e artit të shtatë e meriton plotësisht. Do simpatinë e Michael J. Fox, do idenë e thjeshtë por gjeniale në baze të historisë, apo do kontrollin komercial të produktit, DeLorean i “Doc” Brown dhe Marty McFly është ende në kujtesën tonë kolektive edhe pas 35 vjetëve. Përveç ngjarjes të pasur me paradokse kohore që ne të gjithë e dimë dhe që edhe sot e kësaj dite ka aq shumë ndikim në botën pafund të serialeve televizive, “Back to the Future” është një shembull i përsosur i paralelizmit kronologjik edhe në muzikë, me një kolonë zanore që alternon (siç vitet 80 donin të bënin) pjesë pop bashkëkohore si ‘The Power of Love’ e ‘Back in Time’ të Huey Lewis and the News apo ‘Heaven is One Step Away’ të Clapton deri tek hitet e përjetshme të rock’n’roll. Duke nisur nga ‘Johnny B. Goode’ të një farë Chuck Berry të sipërpërmendur…

  • Në OBSH vendos (pothuajse) githmonë Bill Gates dhe fondacioni i tij?

    Në OBSH vendos (pothuajse) githmonë Bill Gates dhe fondacioni i tij?

    Kontribuesi më i madh i Organizatës Botërore të Shëndetit kanë qenë gjithmonë Shtetet e Bashkuara: në fakt, në dyvjeçarin 2018-2019, financimet amerikane përbënin thuajse 15% të buxhetit të përgjithshëm të OBSH. Me vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Tramp për tërheqjen zyrtare të Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetit, në vijim të denoncimeve ndaj agjencisë së OKB-së për reagimin e skarcët ndaj koronavirusit, financuesi më i rëndësishëm botëror i OBSH-së bëhet Fondacioni i Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda, që deri në vitin e kaluar ka dhënë fonde për agjencinë e OKB-së të barabarta me 10% të buxhetit të saj të përgjithshëm. E nëse Organizata Botërore e Shëndetit nuk reformohet, siç kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara, në fakt, ndikimi i Bill Gates dhe fondacionit të tij do të jenë të jashtëzakonshëm.

    Ndikimi (i pamasë) i Bill Gates në OBSH

    OBSH është një organ politik, jo shkencor, i ndikuar nga vendet – dhe nga aktorët joshtetërorë – që e financojnë atë. Siç shkruan edhe Financial Times, në fakt, janë interesat gjeopolitike ato që “plazmojnë veprimtarinë e saj”. Kështu, në vitin 1955, OBSH u përfshi në luftën ideologjike perëndimore kundër Bashkimit Sovjetik, kur Asambleja Botërore e Shëndetit, organi vendimmarrës i OBSH-së, “votoi për një program të zhdukjes së malaries të promovuar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj”. Problemi i vërtetë është se, aktualisht, 80% e buxhetit të OBSH “vjen nga kontribues vullnetarë”. Dhe tani, me SHBA-të jashtë, Bill Gates bëhet financuesi i parë i agjencisë. Siç ka theksuar Dr. David Legge për gazetën amerikane Grayzone, studiues emeritus i shëndetit publik në School of Public Health (Shkollën e Shëndetit Publik) të Universitetit të Melbourne, “kontributet e detyrueshme të shteteve të kombit mbulojnë vetëm kostot administrative. Nuk mbulojnë asnjë nga kostot e projekteve, që do të thotë se të gjitha paratë e donatorëve janë totalisht të destinuara për projekte aq specifike të cilat vetë donatorët duan t’i financojnë”.

    Siç theksohet në Politico, ndikimi i Gates në OBSH mund të jetë një problem. “Rezultati – shkruan gazeta – thonë kritikët e tij, është se përparësitë e Gates janë bërë ato të OBSH. Në vend që të përqëndrimit në përforcimin e kujdesit shëndetësor tek vendet e varfra – kjo do të ndihmojë, sipas mendimit të tyre, të përmbajnë shpërthime në të ardhmen siç është epidemia e Ebola – agjensia harxhon një sasi disproporcionale të burimeve të saj në projektet që preferon Gates, siç janë përpjekjet për të zhdukur poliomielitin”. “Trajtohet si një kryetar shteti, jo vetëm në OBSH, por edhe në G20”, shpjegon një përfaqësues i një OJQ-je me qendër në Gjenevë në lidhje me themeluesin e Microsoft.

    Në fakt, qysh një dekadë më parë, kur Gates filloi të investojë burime të rëndësishme për zhdukjen e malaries, zyrtarët më të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetit – përfshirë kryetarin e programit të malaries të institucionit të KB – ngritën shqetësimin rreth fakti se fondacioni “shtrembëroi” prioritetet e institucionit. Fondacioni gjithashtu OBSH-në edhe në mënyrë indirekte përmes Global Alliance for Vaccines and Immunizations (Gavi), (Aleancës Globale për Vaksinime dhe Imunizime), financuesi i dytë më i madh joshtetëror i OBSH (pas Fondacionit Gates) që i dhuroi 158.5 milion dollarë Organizatës Botërore të Shëndetit në 2018.

    Paratë e OBSH-së? Vendos Gates si të shpenzohen

    Fondacioni i Bill Gates vendos pra se si shpenzohen fondet e Organizatës Botërore të Shëndetit. Për shembull, vëren Grayzone, një gazetë e themeluar nga gazetari investigativ Max Blumenthal, programi i OBSH-së që merr më shumë para është ai i zhdukjes së poliomielitit pasi Fondacioni Gates ndan një pjesë të madhe të kontributeve të tij për këtë arsye. Për më tepër, shkalla e madhe e Gjithashtu, shuma e madhe e kontributeve financiare të fondacionit e ka bërë Bill Gates një lider jozyrtar – edhe pse i pa zgjedhur – në organizatë. Kjo është arsyeja pse Asambleja Botërore e Shëndetit që vendos axhendën e OBSH-së miratoi një “Plan Global për Vaksinat” në 2012 së bashku me Fondacionin Gates dhe vetë themeluesin e Microsoft.

    Sipas Foreign Affairs, “pak iniciativa politike apo standarde normative të përcaktuara nga OBSH njoftohen përpara se të kontrollohen zyrtarisht nga stafi i Gates Foundation”. Në thelb, siç kanë deklaruar disa burime për Politico në vitin 2017, “prioritetet e Gates janë bërë ato të OBSH-së”. Dhe kur Tedros Adhanom Ghebreyesus u bë drejtor i agjencisë në 2017, ndikimi i Bill Gates në OBSH u rrit, edhe më shumë. Tedros ka qenë më parë në këshillin administrativ të të dy organizatave të financuara nga Gates: Gavi dhe Global Found, ku ai shërbeu edhe si President i këshillit administrativ.

  • Çfarë është Q-Anon, teoria e komplotit që po magjeps amerikanët

    Çfarë është Q-Anon, teoria e komplotit që po magjeps amerikanët

    Një komplot mbarëbotëror që vetëm Donald Trump mund ta ndalojë. “Q-anon”, që është shkurtimi i “Q-anonymus”, po i skandalizon SHBA-të. “Q” është njeriu (ose njerëzit) që, vullnetarisht apo jo, ndezi disa vjet më parë kureshtjen e një pjese të mirë të atyre që merren me teori konspirative, mbi të gjitha për t’i mohuar. Por edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara po përballet me atë që po ndodh në web për shkak të kësaj historie.

    Sa i përket narrativës themelore të kësaj teorie është po aq absurde sa nuk vërtetohet me fakte, për më tepër, Donald Trump – njeriu i fortë që do të triumfojë kundër kalbësirave të përhapura, sipas atyre që besojnë në “Q-anon” – duhet të kujdeset edhe për fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në nëntor. Edhe ata që mbështesin “Q-anon” – ndjekësit e “Q”, të cilët quhen “Anons” – votojnë si të gjithë qytetarët e tjerë.

    Politologjia dhe gazetaria, në këtë mandat të parë të tycoon, janë marrë me fotografimin e marrëdhënieve midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe aparatit shtetëror. Në një nga ato që shkruhet, ndër më të përhapurat, parathuhet se Donald Trump është i përkushtuar në luftojë kundër Deep State, të ashtuquajturi Shtet i thellë, i cili manovrohet nga një bashkësi persistente zhvilluar brenda qarqeve demokratike, por edhe në disa rrethe të caktuara republikane të Shteteve SHBA.

    Deep State, edhe për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes në politikën e jashtme, është duke i vënë shkopinjtë nën rrota tycoon-it që nga dita e tij e parë e hyrjes në Shtëpinë e Bardhë. Dhe kjo, në një farë mënyre, mund edhe të jetë e vërtetë: SHBA nuk është mësuar me izolacionizmin, ndërsa Trump ka qenë anti-sistemik në më shumë se një rrethanë gjatë këtyre katër viteve në Shtëpinë e Bardhë. Edhe kryepeshkopi Carlo Maria Viganò beson se Trump kundërshtohet nga brenda. Vetëm se “Q-anon” dhe të tjerët kanë shkuar shumë më tej.

    E gjitha filloi në diskutimin në një forumi, 4chan. “Q-anon”, që vështirë se korrespondon me një individ të vetëm, tha se ishte i sigurt se e dinte se si anëtarët e Deep State, kryesisht të referueshëm në partinë e gomarit, merren me krime relativisht pedofilike. Akuzat e paraqitura janë aq shumë (por asnjëra prej tyre nuk është e vërtetueshme madje as e hipotizueshme) saqë përpilimi në një përmbledhjeje nuk është i lehtë. Gjithashtu sepse shumë nga ato që janë thënë dalin pikërisht nëpër forume ose në platforma webi që mund të jenë të rezervuara vetëm për anëtarët. Fakt është se fenomeni është përhapur si një njollë vaji, dhe tani shumë besojnë se herët a vonë Trump – le ta thjeshtojmë – do të fillojë me arrestimet: një rrufe si e një një tenori shekspirian që do i jep fund çdo abuzimi.

    Po rendisim disa emra të atyre që, duke komplotuar, po përpiqen të minojnë Trump nga posti i tij: George Soros, Hillary Clinton dhe bashkëshortët e Obama. Të gjithë këta subjekte përfaqësojnë në të vërtetë një pjesë të opozitarëve të The Donald, por risia qëndron në faktin se ata paskan vepruar në fshehtësi dhe nën hijen e Deep State. Disa vjet më parë, tradicionalistët katolikë amerikanë të revistës Remnant i kërkuan Trumpit të hapte një hetim për të parë nëse Obama kishte luajtur ndonjë rol në dorëheqjen e Joseph Ratzinger. Versioni u përhap edhe në Evropë. Pak a shumë arsyetimi është i njejti arsyetim. Edhe pse për të përkeqësuar figurën, në këtë rast, ekziston legjenda sipas së cilës Deep State është i pëfshirë në trafikimin e të miturve.

    Por ka edhe diçka tjetër: “Q”, sipas disa prej këtyre “Anons”, korrespondon me John Fitzgerald Kennedy Jr, djalin e John Fitzgerald Kennedy. Mirëpo, John ka ndërruar jetë në 1999. Kennedy dhe Trump qenkan bashkuar nga qenësia anti-sistemikë për të luftuar Deep State. Dhe djali i presidentit të vrarë? Ai mund të jetë kthyer në pistë – midis Anons qarkullon edhe kjo histori – për të hakmarrë për vdekjen e babait të tij apo sidoqoftë të mundë një herë e përgjithmonë armiqtë e brendshëm të States.

    Le të kuptohemi: këtu ka pak për të hetuar. Bëhet fjalë me një qartësi kristalore për një “teorie komploti”, ndoshta mjaft e përllogaritur, por që nuk korrespondon me asgjë të vërtetë. Atëherë cili është problemi i mundshëm? Sipas Politico, Trump ka ritwittuar për plot 14 herë përmbajtje që i atribuohen teorisë Q-anon apo përdoruesve komplotistë. Përtej episodeve të lajmeve që po prekin ndjekësit e “Q”, vlen të përmendet se si e djathta ekstreme amerikane, përveç Boogaloo boys-ave, po përhapet edhe në këtë mënyrë.