GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Prapë Gjermania

Gjermania e bëri prapë! Qeveria gjermane ka njoftuar një plan të ri gjigant të ndihmës për ekonominë, i cili do të çojë shpenzimet totale në gati 1.500 miliardë euro

Qeveria gjermane ka njoftuar një plan të ri të jashtëzakonshëm shpenzimesh për t’u përballur me krizën ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi. Plani parashikon një ulje të TVSH-së deri në dhjetor, një subvencion prej 300 euro për çdo fëmijë dhe stimuj të rinj për blerjen e autove elektrike. Plani do të ketë një vlerë totale prej 130 miliardë eurosh, të cilat do të shpenzohen midis 2020 dhe 2021.

Me këtë paketë të re masash, qeveria gjermane po përgatitet të shpenzojë një total prej 1.300 miliardë eurosh (që përfshin edhe garancitë bankare) për të stimuluar ekonominë, një shifër e pashembullt në Evropë dhe që mund të krahasohet për nga madhësia vetëm me masat ekonomike të ndërmarra në Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë katërfishuar popullsinë.

Ky shpenzim i ri u miratua nga Parlamenti gjerman pa vështirësi dhe do të mblidhet përmes emetimit të borxhit të ri publik. Është një ndryshim i qartë i paradigmës për vendin, pasi për vite me radhë Gjermania ka mbajtur një buxhet të ekuilibruar, pavarësisht kërkesave të shumta nga ekonomistët, organizatat dhe partnerët ndërkombëtarë për të rritur shpenzimet e saj publike në mënyrë që, indirekt, të ndihmojnë ekonomitë më të dobëta të Evropës.

Pasi u përball me krizën e mëparshme ekonomike të 2008 me një qëndrim kujdesshëm dhe konservator, qeveria gjermane me vendosmëri ka ndryshuar ritmin gjatë krizës së shkaktuar nga koronavirusi, duke shpërndarë burime të pashembullta për t’u përballur me të.

Këtë vit deficiti gjerman – i cili sipas Kushtetutës duhet të mbetet në ekuilibër përveç rasteve të jashtëzakonshme – duhet t’i afrohet 10 përqind të PBB-së, ndërsa ekonomia po shkon drejt recesionit më të keq që nga koha e pasluftës. Ndërkohë, papunësia ka filluar të rritet, duke u rritur në 6.3 përqind në maj, nga 5.8 në prill.

Në nivel evropian, qeveria gjermane dhe kancelarja e saj Angela Merkel kanë vendosur të përballojnë krizën duke mbështetur krijimin e një fondi të rilançimit i cili për herë të parë do të financohet me emetimin masiv të borxhit të përbashkët evropian, duke shënuar kështu një tjetër ndryshim të mundshëm historik.

Në Gjermani, qeveria iu përgjigj krizës duke dhënë garanci për kompanitë për të marrë hua, duke zgjeruar versionin gjerman të përkrahjes sociale dhe duke siguruar transferime të drejtpërdrejta të parave për punëtorët e vetëpunësuar dhe bizneset e vogla. Dy paketat e para të ndihmës u miratuan në Mars dhe Prill.

Ndërhyrja e re e paralajmëruar parashikon, ndër të tjera, një ulje të TVSH-së nga 19 në 16 përqind e vlefshme deri në fund të vitit 2020 (me një kosto prej rreth 20 miliardë eurosh). 25 miliardë euro të tjera do të investohen në kredi të reja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, teksa do të jenë 6 miliardë transferime shtesë për bashkitë dhe rreth 5 miliardë për bonusin 300 euro për çdo fëmijë.

Ndërhyrjet e reja, në një total prej 130 miliardë eurosh, do të shtohen 200 miliardëve të shpërndarë tashmë nëpër shpenzime më të mëdha sociale dhe shpërblime për punëtorët e vetëpunësuar, në afro 600 miliardë kredi dhe garanci publike dhe 500 miliardë të tjera likuiditete shtesë të mobilizuar nga bankë e madhe publike KfW. Në përgjithësi, këto ndërhyrje plus plani i ri, arrijnë në gati 1.500 miliardë euro, një shifër e barabartë me 40 përqind të PBB-së së Gjermanisë. Për të bërë një krahasim, si midis fqinjësh për të thënë, vlerësimi më bujar i totalit të shpenzimeve kundër krizës së qeverisë italiane është rreth 500 miliardë euro, pak më shumë se një e treta e shpenzimeve gjermane.

Për më tepër, pothuajse të gjitha ndihmat gjermane kanë mbërritur në destinacion në kohë relativisht të shpejta. Për shembull, ka pasur probleme në marrjen e huave dhe likuiditetit të kompanive të mëdha, por transferimet tek punëtorët, të vetëpunësuarit dhe bizneset e vogla kanë funksionuar goxha mirë pothuajse kudo (ato administrohen nga rajonet, kështu që shpejtësia e disbursimit është e ndryshueshme).


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More