GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Koreja e Veriut ndalon seksin mes adoleshentëve: “Është subversiv”

Parashikohen ndëshkime për prindërit dhe mësuesit. I hapet rrugë kontrollit të smartfonëve

Seksi mes adoleshentëve në Korenë e Veriut është “subversiv”. Për regjimin, shkruan uebfaqja e specializuar të Azianeës, është rezultat i ndikimit dekadent kapitalist. Prindërit dhe mësuesit rrezikojnë të ndëshkohen nëse nuk kontrollojnë fëmijët dhe studentët. Problemi lind nga fakti se, pa edukim seksual, të rinjtë e Koresë së Veriut e njohin seksin vetëm përmes pornografisë kontrabandë. Sidoqoftë, kjo nuk i mjafton autoriteteve të Koresë Komuniste, të cilët kanë nisur një fushatë për të parandaluar dhe ndëshkuar sjelljet flirtuese midis të rinjve në vend. Për të zbatuar këtë ndalese, që shihet si mjet për të ruajtur themelet e shoqërisë kombëtare, autoritetet kërcënojnë ndëshkime për prindërit dhe mësuesit që nuk arrijnë të kontrollojnë fëmijët e tyre dhe studentët. Si masë tjetër parandaluese, Komiteti Qendror i Partisë së Punëtorëve, që sundon vendin që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ka urdhëruar organizatën e saj rinore të inspektojë shkollat dhe të kontrollojë smartfonat e studentëve.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More