Video e pabesueshme UFO: Rrëfimi i Obamës
Ideja e UFO-ve që në mënyrë misterioze fluturojnë mbi kokat tona, gjithmonë ka magjepsur shumë e shumë njerëz. Barack Obama tani ka konfirmuar ekzistencën e këtyre objekteve të paidentifikuara fluturuese. Fjalët befasuese të ish-presidentit të SHBA erdhën disa ditë pas publikimit të një videoje të pabesueshme që tregon një “objekt fluturues” që lëvizte mbi qiejt në brigjet e Virxhinias “çdo ditë” për dy vjet rresht.
Cilat janë UFO
Së bashku me UFO, mendimi që të vjen në mendje është se nëse ka objekte të paidentifikuara në fluturim ato mund të jenë edhe alienë që vizitojnë tokën. Fenomeni, në fakt, ka magjepsur prej kohësh njerëzit në të gjithë botën, por shpesh është parë si konspirativ, me shumë që sugjerojnë se pamjet janë provë e fortë e jetës së huaj në tokë. Edhe është sigurisht është e parakohshme të spekulohet nëse këto objekte fluturuese janë nga një botë tjetër, ushtria amerikane kohët e fundit konfirmoi vërtetësinë e disa videove dhe imazheve që tregojnë takime me objekte fluturuese të paidentifikuara, duke nxitur pyetjet e shumë njerëzve mbi atë se çfarë di Pentagoni për incidente të tilla.
Në fakt, muajin e ardhshëm, raportet e paklasifikuara të UFO-ve do t’i zbulohen Kongresit Amerikan. UFO-t nuk ka pse të ngatërrohen domosdoshmërisht me prezencat jashtëtokësore, shkurtesa “UFO” në fakt është ekskluzivisht për “Unidentified Flying Object” (Objekti Fluturues i Identifikuar).
Fjalët e Obamës mbi UFO-t
Pas përhapjes në veçanti të videos në të cilën pilotët amerikanë kanë filmuar objektin fluturues, gjatë një interviste në “The Late Show” me James Corden, ish presidenti i Shteteve të Bashkuara me shaka shpjegoi se vendi nuk ka ekzemplarë alienë dhe anije kozmike në laboratorët e tij, por e ka njohur ekzistencën e objekteve që nuk kanë një “skemë lehtësisht të shpjegueshme”. Ai gjithashtu tha se ka regjistrime dhe pamje të objekteve të paidentifikuara që Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i shpjegojnë.
“Ajo që është e vërtetë, dhe jam vërtetë serioz këtu, është se ka filmime dhe regjistrime të objekteve në qiell që ne nuk e dimë saktësisht se çfarë janë, nuk mund t’i shpjegojmë … Si lëvizin, trajektorja e tyre, ata nuk kanë një model lehtësisht të shpjegueshëm”, tha Obama.
Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA