GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Dyfishohet BQE

Ka njoftuar se do tí shtojë edhe 600 miliardë euro planit të jashtëzakonshëm të blerjeve të saj anti-pandemike

Banka Qendrore Evropiane (ECB) ka njoftuar se do të rrisë me 600 miliardë euro planin e saj të blerjeve të jashtëzakonshme kundër efekteve të pandemisë, plan i ashtuquajtur PEPP. Në përfundimin e tij, i parashikuar pas rreth një viti, PEPP-ja do të ketë pra një vlerë totale prej rreth 1.350 miliardë eurosh. Njoftimi për rritjen e burimeve të destinuara për PEPP ishte i pritshëm, megjithatë u prit shumë mirë nga vëzhguesit dhe investitorët.

Bursat evropiane po rriten të gjitha dhe spread midis letrave me vlerë të qeverisë italiane dhe gjermane ka rënë me 15 pikë brenda disa minutave dhe tani është një distancë të vogël nga vlera që kishin para fillimit të pandemisë.

Deri më sot, PEPP parashikonte blerje të obligacioneve evropiane, publike dhe private, për 750 miliardë euro dhe pritej të përfundonte në fund të vitit. Me njoftimin më të ri, ECB pothuajse ka dyfishuar dimensionet e e planit dhe njofton se blerjet do të vazhdojnë deri në qershor 2021, ose për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Përveç kësaj, të gjitha letrat me vlerë të blera që skadojnë do të rinovohen të paktën deri në fund të vitit 2022.

Duke llogaritur edhe planin e blerjeve të mëparshme, të njoftuar nga Mario Draghi në fund të vitit 2019 dhe ende i pa mbaruar ende, totali i blerjeve të BQE-së deri në qershor të vitit të ardhshëm duhet të arrijë në rreth 1.500 miliardë euro.

Sipas komentuesve kryesorë, më e diskutueshmja nga vendimet e shpallura më së fundi është ajo që përcakton riinvestimin e letrave me vlerë të blera të paktën deri në fund të vitit 2022. Në këtë pikë, bordi i bankës ka arritur unanimitetin, ndoshta për shkak se kjo lëvizje shkon në avantazh të vendeve me më shumë borxhe.

Falë kësaj mase, qeveritë e vendeve më shumë borxhlie do të jenë në gjendje të mbështeten në faktin se një përqindje e konsiderueshme e borxhit të tyre publik do të mbetet e sigurt në bilancet e BQE-së për një periudhë mesatare-të gjatë. Hapi i BQE-së, me fjalë të tjera, ka siguruar më tej llogaritë publike të këtyre vendeve, përkundër faktit se këtë vit borxhi publik pritet të kalojë në ndonjë vend të BE-së edhe mbi 155 përqind të PBB-së (siç është rasti italian, niveli më i lartë i arritur ndonjëherë).

Arsyeja kryesore që e shtyu BQE-në të zgjerojë programin e blerjeve, të ilustruar gjatë konferencës së djeshme për shtyp, është recesioni i thellë që po prek zonën e euros. Sipas vlerësimeve të bankës, PBB-ja e eurozonës do të bjerë me 8.7 përqind në vitin 2020, përpara se të rritet përsëri në 5.2 përqind në 2021. Kundër kësaj rënieje, pritjet për inflacionin (për të cilin BQE ka një mandat të mbajë afër, por nën 2 përqind) të mbeten shumë të ulëta. Disa vende evropiane ka mundësi të jenë në deflacion, ndërsa për të ardhmen parashikohet që inflacioni as nuk do t’i afrohet nivelit të synuar.

Përballë kësaj recesioni të pashembullt dhe këtyre parashikimeve inekzistente të inflacionit, BQE ka vendosur të forcojë më tej planin e saj të blerjeve i cili do të çojë në hyrjen e qindra miliarda eurove në ekonomitë evropiane me shpresën e mbështetjes së çmimeve dhe shmangies së mëtejshme të copëzimit të zonës euro (që do të thotë: evitim i përkeqësimit të mëtejshëm të situatës në vendet më të dobëta).

You might also like