Izraeli dhe doktrina e “sigurisë së përhershme”: si po ndryshon lufta pa fund në Lindjen e Mesme

 “Termi siguri e përhershme mund të thuhet se rrjedh nga Otto Ohlendorf, ‘një kriminel lufte nazist i cili, përpara se të varej në Nuremberg nga amerikanët, [tha se] ...fëmijët hebrenj do të rriteshin për t'u bërë partizanë armiq ... [dhe se] duhej të kuptonim që gjermanët nuk donin vetëm një siguri të zakonshme, por një siguri të përhershme: po ndërtonin një Rajh mijëvjeçar’.

GazetaTjeter
7 Min Read
7 Min Read
Vini re: GazetaTjeter.com mund të përmbajë lidhje partnere, në formën e popup-eve, apo njoftimeve të ndryshme, që do të thotë se mund të fitojë një komision nëse klikoni mbi këto lidhje. Ne ju kërkojmë të klikoni disa herë gjatë ditës mbi këto produkte, vlera e të cilatve përveçse shumë informative për ju, besojmë se do t'i japë një dorë të mirë mbarëvajtjes së punës sonë. Mbështetja juaj vlerësohet!!

sq Albanian / en English / it Italian / fr Français / es Español / pt Português / ru Русский / ar العربية / de Deutsch / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / hi हिन्दी

Sociologu ushtarak izraelit Yagil Hugh, në Haaretz, shkruan se si sjellja e Izraelit ndryshoi rrënjësisht pas sulmeve të 7 tetorit, pasi Tel Avivi adaptoi një “version ‘të ashpër’ të sigurisë së përhershme… Kjo e fundit ishte [në fakt] perceptuar si e arritur tashmë [falë] prej superioritetit ushtarak dhe tolerancës ndërkombëtare” (lexo, pandëshkueshmërisë së garantuar). E cila, megjithatë, ishte një “version i butë” i kësaj doktrine, që do të bënte të mundur sulmin e 7 tetorit.

Ai që i shkruan këto rreshta është Alastair Croocke në Strategic Culture më 8 maj. “‘Siguria e përhershme’ – një koncept i shpikur fillimisht nga historiani Dirk Moses,” vazhdon Crooke, “është parë në Izrael, pas 7 tetorit, jo vetëm si zgjidhja për eliminimin e kërcënimeve të menjëhershme, por edhe të atyre të ardhshme. Kërkimi i një zgjidhjeje të përhershme nuk pranon kompromise, qofshin ato politike apo parandaluese, por implikon shfarosjen, dëbimin ose kontrollin e një popullsie të perceptuar si një kërcënim për sigurinë e shtetit.”

Meron Rapoport dhe Ameer Fakhoury shpjegojnë se si lufta e fundit kundër Iranit, vazhdon Crooke, “e ka ngritur konceptin e ‘sigurisë së përhershme’ në një nivel edhe më të lartë. Nuk mjaftonte më të godisje fort liderët, objektet bërthamore dhe objektivat ushtarake, siç bëri Izraeli në qershor 2025. Këtë herë, objektivi ishte ndryshimi i regjimit, jo thjesht neutralizimi i një kërcënimi të perceptuar, por riformësimi i vetë mjedisit politik”.

Këtë temë e trajton edhe Martin Di Caro më 7 maj në Responsible Statecraft: “Sipas Moses, ‘siguria e përhershme’ ka një qëllim politik me implikime të kobshme: të eliminojë çdo kërcënim të mundshëm ose të ardhshëm, real apo imagjinar, të brendshëm apo të jashtëm”.

“Arritja e këtij qëllimi është normalisht e pamundur. Kërkimi i një sigurie të tillë kërkon përdorimin e forcës së pakufizuar, duke e zbehur deri edhe duke e fshirë dallimin midis luftëtarëve dhe civilëve. Me kalimin e kohës, kjo qasje shndërrohet në një recetë për luftë të pafundtë”.

“[…] Popullata të tëra mund të materializohen, të identifikohen si kërcënime të mundshme, fajtore për faj kolektiv”, ka deklaruar Levy për RS. “Logjika e parandalimit mund t’i çojë Shtetet në shënjestrimin e grupeve jo për atë që disa prej tyre kanë bërë, por për atë që disa prej tyre mund të bëjnë në të ardhmen. Pas adaptimit në Gaza, logjika e sigurisë së përhershme është shtrirë në hapësira të tjera”.

Ky është konkluzioni i Di Caro: “Ashtu si praktika e torturës brutalizon si torturuesin ashtu edhe viktimat e tij, tragjedia e sigurisë së përhershme i bën të gjithë më pak të sigurt dhe më të traumatizuar dhe rendi prishet ndërkombëtar. Në realitet, siguria e përhershme do të thotë luftë e përhershme”.

Mbi të njëjtën temë ka shkruar edhe Nir Hasson më 11 maj në Haaretz, me një parathënie domethënëse: “Është e pamundur të kuptohet mënyra se si Forcat e Mbrojtjes Izraeliane dhe shoqëria izraelite kanë vepruar gjatë dy viteve e gjysmë të fundit pa pranuar se pas gjithë kësaj ka qenë hakmarrja një nga forcat lëvizëse. Shkatërrimi dhe vrasjet në Rripin e Gazës, terrori hebraik në Bregun Perëndimor, shkatërrimi i fshatrave në Libanin jugor dhe futja e dënimit me vdekje nuk kanë asnjë logjikë tjetër përveç dëshirës për hakmarrje.”

Nëse kishte dyshime mbi faktin se hakmarrja është bërë një doktrinë zyrtare [shtetërore], ja ku vjen zgjedhja e Avraham Zarbiv – i bërë një hero popullor për veprimet e tij hakmarrëse – sepse pati ndezur një flakadan në Ditën e Pavarësisë. Siç ka shpjeguar gazetari Yehuda Schlesinger në Channel 12: ‘Do kishim dashur të shihnim shumë më tepër hakmarrje dhe të shihnim të rridhnin lumenj gjaku gazawi’.'”

Por hakmarrja ka një fund; ndërsa në Gaza, ndodhi që “sa më shumë hakmerreshim, aq më shumë donim të vazhdonim të shkatërronim”. Kështu, ” hakmarrja vetëm […] nuk mund ta shpjegojë shkallën dhe natyrën sistematike të shkatërrimit të kryer në Gaza”.

Ashtu, siç argumenton Profesoreshë Sara Helman e Universitetit Ben-Gurion, “është e nevojshme të mbështetemi në konceptin e ‘sigurisë së përhershme’ të shpikur nga studiuesi i gjenocidit Dirk Moses. Ky koncept ka qenë në bazë të shumicës së gjenocideve përgjatë historisë”.

 “‘Siguria e përhershme’ bazohet mbi idenë se është e nevojshme të anulohet dhe eliminohet çdo shenjë kërcënimi, real apo imagjinar qoftë. Sipas kësaj qasjeje, një popullsi e tërë, përfshirë gratë dhe fëmijët, perceptohet si një kërcënim i përhershëm për sigurinë e grupit dominues”.

 “[…] Hakmarrja dhe koncepti i ‘sigurisë së përhershme’ janë ngjuzur në Gaza, duke nxitur një luftë pa frena. Kërkimi i hakmarrjes dhe sigurisë së përhershme është një recetë e përsosur për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit”.

Kështu kthehemi te shkrimi i Crooke, që shton detaje domethënëse: termi siguri e përhershme mund të thuhet se rrjedh nga Otto Ohlendorf, ‘një kriminel lufte nazist i cili, përpara se të varej në Nuremberg nga amerikanët, [thoshte se] … fëmijët hebrenj do të rriteshin për t’u bërë armiq partizanë… [dhe se] duhej të kuptonim që gjermanët nuk donin vetëm siguri të zakonshme, por siguri të përhershme: po ndërtonin një Rajh mijëvjeçar’.

Dhe, në lidhje me jetgjatësinë, Crooke shton: “Historiani hebre Gershom Scholem […] e kishte parashikuar që sionizmi fetar do të zhvillohej si një lëvizje mesianike ‘militante’, ‘apokaliptike’ dhe ‘radikale’ që do të kërkonte të ‘afronte fundin e kohëve’ [domethënë, Shpagimin] duke i kërkuar Shtetit të angazhohej, për shembull, në një kontroll masiv territorial.”

 “Shkurt, Scholem, i konsideruar si një nga ekspertët më të shquar të judaizmit mesianik, faktikisht e ka parathënë kthesën e Izraelit drejt sigurisë së përhershme, jo vetëm si masë sigurie, por edhe si një dinamikë e mesianizmit militant sionist”.

SOURCES:Piccolenote.it
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *