Blog

  • Misteri i konsullatës kineze në Houston

    Misteri i konsullatës kineze në Houston

    Konsullata e përgjithshme e Republikës Popullore të Kinës në Houston (Texas) ka 72 orë për t’u mbyllur. Lajmi u publikua nga Departamenti Amerikan i Shtetit disa orë më parë, por këtë mëngjes një gazetë lokale në qytetin texan ka raportuar se zyrtarët diplomatikë kishin filluar tashmë të digjnin dokumentet, siç tregohet në një video që shfaqej në rrjet dhe siç konfirmohet nga vetë zjarrfikësit e Houstonit që mbërritën në vend pa mundur të ndërhynin, duke qenë një ndërtesë me ekstraterritorialitet, siç janë të gjitha ato të legatave të huaja.

    Uashingtoni e justifikoi vendimin, siç shkruan New York Times, për shkak të shkeljeve të përsëritura kineze të sovranitetit amerikan, mes të cilave “operacione masive spiunazhi dhe ndikimin i paligjshëm”.

    Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus, tha se urdhri i mbylljes së konsullatës tregoi se Shtetet e Bashkuara nuk e tolerojnë më “sjelljen e paligjshme” të Kinës. “Republika Popullore e Kinës është angazhuar në operacione masive të paligjshme spiunazhi dhe përpjekje për të ndikuar tek zyrtarë të qeverisë amerikane dhe qytetarë amerikanë për vite me rradhë,” tha znj Ortagus. Ky akt, shtoi ajo, “do të mbrojë pronën intelektuale amerikane dhe informacionin privat të qytetarëve tanë”.

    Ortagus nuk ka dhënë shpjegime të mëtejshme, por administrata amerikane vazhdimisht e ka akuzuar Kinën për përpjekje të ndryshme për të vjedhur sekrete tregtare dhe ushtarake, akuza që Pekini gjithmonë i ka hedhur poshtë. Të martën Departamenti i Drejtësisë ka deklaruar se ishte zyrtarizuar një akuzë kundër dy hakerëve kinezë të akuzuar për përpjekje për të vjedhur informacion në lidhje me kërkimin e një vaksine kundër koronavirusit. Kjo është vetëm më e fundit e masave të Uashingtonit kundër Kinës: administrata Trampit ka nxjerrë kufizime për qytetarët kinezë të cilat përfshijnë rregulla të reja, të udhëtimit të ngjashme me ato të Luftës së Ftohtë, për diplomatët dhe kërkesa për disa organizata të shtypit shtetëror kinez për t’u regjistruar si subjekte diplomatike.

    Uashingtoni po konsideron gjithashtu edhe vendosjen e një ndalim udhëtimi për anëtarët e Partisë Komuniste Kineze dhe familjet e tyre: një veprim i tillë, nëse zbatohet, mund të prekë 270 milion njerëz.

    Vendimi për të mbyllur konsullatën kineze në Houston, megjithatë, mund të jetë jo vetëm një masë simbolike në luftën e Uashingtonit kundër veprimtarive kineze, por mund të ketë edhe një shtysë të diktuar nga nevojat që lidhen me spiunazhin ushtarak dhe tregtar.

    Nuk është rastësi që në Teksas ka fabrika të disa prej industrive kryesore amerikane të hapësirës ajrore: për shembull, Boeing, në seli në El Paso, prodhonte – deri në vitin 2016 – pjesë për bombardierët B-1B, sisteme për Raketat Patriot PAC-3, pjesë elektrike dhe elektronike për ISS, stacioni hapësinor ndërkombëtar, për avionin gjuajtës Stealth F-22 dhe F-15, si dhe kryente montimin dhe testimet për sistemin drejtues të raketës ndërkontinentale Minuteman III.

    Gjithnjë Boeing zotëron një infrastrukturë të rëndësishme që lidhet me prodhimin e avionëve të saj civilë, ndër më të shiturit në botë, në Dallas madje edhe në Houston.

    Po në Teksas e më saktësisht në rrethinat e Dallasit, në Fort Worth, e ka selinë linja kryesore e prodhimit avionit gjuajtës të gjeneratës së pestë të Lockheed Martin F-35, e gjithmonë në qytezën texane e ka qendrën “trurit” kryesor i softuerit që rregullon përdorimin e avionit të ri. Në fakt, që nga viti 2007, pikërisht në Fort Worth është i pranishëm terminali kryesor i Alis (Autonomic Logistics Information System) në kompleksin industrial të Lockheed, që më vonë u bë Odin (Online Data Integrated Network) pas përmirësimeve të rëndësishme.

    Mbyllja e konsullatës kineze në Houston, ndodhi mbase jo plotësisht papritur parë që, me sa duket, zyrtarët kishin filluar të digjnin dokumentet që para njoftimit zyrtar – mbase nga frika e ndonjë sulmi nga G-Man të FBI – rezulton pra shumë më shumë të lidhur me aktivitete spiunazhi kineze në Shtetet e Bashkuara sesa thjesht si lëvizja e fundit diplomatike e Uashingtonit për të bërë presion mbi Pekinin.

    Konsullata mund të ketë qenë, në fakt, një qendër logjistike e spiunazhit në Teksas, që, siç e kemi parë është qendra e kompanive shumë “delikate” përsa i përket sigurisë kombëtare, dhe për këtë arsye një lloj kryqëzimi i spiunëve. Reagimet e qeverisë kineze ishin shumë të ashpra: Wang Wenbin, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, i ftoi Shtetet e Bashkuara që të tërhiqeshin menjëherë nga veprimet e saj “përndryshe Kina do të ndërmarrë me siguri hapa legjitime dhe të nevojshme”. Wenbin gjithashtu tha në një konferencë për shtyp se “është një provokim kundër Kinës dhe një shkelje e ligjeve ndërkombëtare dhe rregullave themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare”.

  • Historia e spiunit amerikan që ia ‘shiti vendin’ Kinës

    Historia e spiunit amerikan që ia ‘shiti vendin’ Kinës

    I dhuruan 100,000 dollarë në këmbim të bashkëpunimit, duke i premtuar se do të kujdeseshin për të “për gjithë jetën”. Sipas akuzës, takimi me zyrtarët e inteligjencës së Ministrisë së Sigurisë Kineze është zhvilluar në prill të vitit 2010 në Shenzen, një qytet jo shumë larg Hong Kongut, baza e tij operative.

    Në javët e mëpasshme, tregojnë dokumentet, ish oficeri i CIA-s, Jerry Chun Shing Lee, filloi të marrë një sërë udhëzimesh të shkruara nga 007 kinezë, së bashku me zarfe të shoqëruara nga “dhurata” të tjera. Agjentët e Dragoit i kërkuan atij dhjetëra informacione, shumica e të cilave shumë të ndjeshme, të lidhura me CIA dhe mbrojtjen kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Deri në vitin 2013, zoti Lee vazhdoi të merrte shuma të mëdha parash, rreptësisht të thata, të cilat depozitoheshin herë pas here në Bankën HSBC në Hong Kong. Ndërsa llogaritë e z. Jerry, i njohur edhe si Zhen Cheng Li, rriteshin dukshëm, në të njëjtën hark kohor, Central Intelligence Agency po humbiste nga 18 deri në 20 informatorë kinezë. Të gjithë u vranë ose u burgosën nga autoritetet kineze sepse kishin dhënë informacionit konfidencial për qeverinë amerikane. Kina kishte arritur pak nga pak të paralizonte operacionet e spiunazhit amerikan përtej Murit, dhe ia kishte arritur këtij suksesi falë një kundërsulmi të egër dhe dinak.

    Loja e rrezikshme

    “Qeveria kineze ka çmontuar sistematikisht operacionet e spiunazhit të CIA-s në vend që nga viti 2010 dhe, në dy vitet e mëpasshme, ka vrarë ose burgosur më shumë se një duzinë burimesh amerikane, duke paralizuar mbledhjen e informacionit amerikan”, shkruante New York Times, duke hedhur dritë mbi një çështje themelore për të kuptuar sfidën e fshehtë që po ndodh midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

    Për të arritur këtë sukses spiunazhi, Pekini përdori dy burime: para, shumë para për të blerë informacione nga unazat e dobëta të zinxhirit amerikan dhe mbi të gjitha kohë. Javë, për të mos thënë muaj, takimesh, telefonatash, pjesëmarrjesh, udhëtimesh. E në fund, përpjekjet e Dragoit dhanë fryte, pasi rrjeti amerikan i informatorëve në Kinë u “bë copë-copë”.

    Në fillim, mbase pa dashur, e më pas të vetëdijshëm se kishin hyrë në një lojë të rrezikshme, ishin personazhe si z. Lee që komprometuan aktivitetet e SHBA në tokën kineze. Ato, ingranazhet të vajisura mirë brenda sistemit amerikan, për dobësi personale, lehtësi apo probleme të ndryshme, i dhanë një dorë të mirë ofensivës kineze, duke u kthyer në kuaj të vërtetë trojanë.

    Historia e z. Lee

    Jerry Lee është një qytetar i natyralizuar amerikan dhe ish agjent i CIA-s. Ka punuar në shërbimet sekrete amerikane nga 1994 deri në 2007 nën një fshehtësi të plotë dhe dinte mjaftueshëm sekrete të inteligjencës amerikane, mes të cilëve edhe emrat e informatorëve të dërguar nga vendi i tij në Kinë.

    Pasi la punën e tij në CIA, ku misioni i tij kryesor ishte të rekrutonte spiunë, z. Lee kishte nisur një jetë të re në Hong Kong. Sa i përket arësyes se pse papritmas zgjodhi të largohej nga agjensia, burimet e inteligjencës thonë se ndjehej i “irrituar” dhe “jo i vlerësuar”. Nga atëherë e tutje, Lee bëhet një biznesmen me qendër në ish-koloninë Britanike. Paralelisht, Kina fillon të kapë informatorët e SHBA dhe zyrtarët amerikanë fillojnë të dyshojnë për praninë e një tradhtari brenda tyre. Ish agjenti i CIA-s bëhet në këtë mënyrë një nga të dyshuarit kryesorë.

    Pas largimit nga CIA, Lee fillon të punojë për një kompani cigaresh në Hong Kong në 2007. Dy vjet më vonë, në 2009, Japan Tobacco International përfundon kontratën e saj. Arsyeja? Ai dyshohet se u ka dhënë autoriteteve kineze informacione të ndjeshme në lidhje me operacionet e kompanisë.

    Nga viti 2013 deri në 2015, z. Lee është i punësuar pranë kompaninë kozmetike Estée Lauder. Në vitin 2018, kur u arrestua, ai ishte kreu i sigurisë së shtëpisë së ankandeve Christie’s në Hong Kong. Gjatë gjithë këtyre viteve, sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, Lee ka përftuar nga inteligjenca kineze rreth 840 mijë dollarë.

    “Ia shiti vendin, Kinës”

    FBI dhe CIA kanë hetuar mbi aktivitetet e Z. Lee për shumë vite. Në vitin 2012, agjentët e FBI kontrolluan një dhomë hoteli në Hawaii të regjistruar nën emrin e Lee, duke gjetur një flash drive të dyshimtë USB, me disa dokumente që ndoshta ishin fshirë prej pak kohësh.

    Ish agjenti i CIA-s kishte gjithashtu edhe një axhendë ditore, ku mbante shënime të inteligjencës të dhëna nga agjentët e CIA – domethënë njerëzit që ai kontrollonte kur ishte në shërbim – identitetin e tyre të vërtetë, vendet e takimit, numrat e telefonit dhe informacione të tjera mjaft sekrete. Në të njëjtin vit Lee merret në pyetje nga CIA. Ai pranon se i ka takuar 007-at kineze, por do të fshehë faktin që ka marrë detyra. Historia e paqartë e z. Lee përfundon në Janar 2018, kur më në fund arrestohet me akuzën e spiunazhit në aeroportin JFK të New York-ut.

    Z. Lee e pranon fajin për konspiracion, për sigurimin e informacionit mbi mbrojtjen kombëtare për një qeveri të huaj, me qëllimin e qartë për ta ndihmuar atë. Prokurorët njoftuan se njeriu ka të ngjarë që ta shiste të gjithë informacionin e mbledhur në karrierën e tij trembëdhjetë vjeçare në CIA te spiunët kinezë.

    Avokati i Qarkut Lindor të Virxhinias G. Zachary Terwilliger deklaroi pa shumë stërhollime se Lee “ka shitur vendin, ka konspiruar për t’u bërë spiun për një qeveri të huaj, dhe pastaj gënjeu vazhdimisht hetuesit për sjelljen e tij”. Ish agjenti i CIA-s u dënua me 19 vjet burg për konspiracion dhe për dhënie informacionit mbi mbrojtjen kombëtare amerikane një qeverie të huaj.

    Por historia e z. Lee është vetëm maja e ajsbergut. Po, sepse tani që kemi hyrë në atë që disa studiues e kanë quajtur “Lufta e re e Ftohtë”, Shtetet e Bashkuara dhe Kina po përballen me njëra-tjetrën në të gjithë fushën. Çdo avantazh sado i vogël, madje edhe fakti i marrjes së një informacioni të thjeshtë, mund të jetë vendimtar për mposhtjen e kundërshtarit. Kjo është arsyeja pse spiunët papritmas janë rikthyer në modë. Dhe ja sepse z. Lee paraqet vetëm një rast emblematik. Më të bujshmin, por sigurisht jo të fundit.

  • Mos e vendos kurrë çokollatën në frigorifer gjatë verës

    Mos e vendos kurrë çokollatën në frigorifer gjatë verës

    Edhe gjatë verës, më nepsaxhinjtë nuk heq dorë nga ngrënia e çokollatës por gabojnë ata ata që besojnë se duhet të mbahet në frigorifer. Shumica prej nesh besojnë se temperaturat e ulëta ndihmojnë për të mos e shkrirë atë, duke e mbajtur atë më të trishtuar. Sigurisht, është e vërtetë, por shija dhe pamja mund të ndikohen.

    Për të shpjeguar arsyet se pse çokollata (a e dini se e bardha nuk është vërtetë çokollatë?) nuk duhet të mbahet kurrë në frigorifer është shefi tejet i vlerësuar Michelin Alain Ducasse, i cili pas suksesit me mënyrën e furnizimit ka diversifikuar investimet e tij duke iu përkushtuar prodhimit dhe shitjes së çokollatës.

    Ducasse, në një intervistë për “Business Insider” është kategorik: duhet të shmanget vendosja e çokollatës në frigorifer. “Çokollata duhet të ruhet mes 15 dhe 18 gradëve, në një vend të thatë”, thotë ai, duke specifikuar se temperatura e rekomanduar është 20 gradë.

    Gjithashtu i duhet kushtuar vëmendje edhe kohërs së ruajtjes: çokollata (e cila ndër të tjera nuk duhet të përtypet kurrë) nuk është gjithmonë si diamantet! Ducasse shpjegon se “ganache duhet të konsumohen brenda dy-tre javësh, pralines brenda një maksimumi prej 3-4 javësh dhe tabletat kanë kohë disa muaj”.

    Për më tepër, nëse e vërteta është që i nxehti i madh mund të shkrijë çokollatën, po aq e vërtetë është që i ftohti i madh mund të ndryshojë pamjen e saj. Damien Couliou, administratori i deleguar i “Le Chocolat Alain Ducasse”, ka treguar, në fakt, se ndërkohë që çokollata po ruhet në në frigorifer: uji reagon në nivel mikroskop me sheqerin që ka në çokollatë dhe kristalizohet në sipërfaqe, duke i zbardhur ngjyrën.

    Sipas Couliou, kondensimi i ujit nuk ndikon në shijen e çokollatës, por në aspektin vizual. Pra, për të shijuar çokollatën në ngjyrën e saj tradicionale, duhet të shmangim ruajtjen në frigorifer dhe ta konsumojmë në kohën e treguar. Nëse keni më shumë, gjithmonë mund ta ricikloni atë duke bërë receta të shijshme, siç është ky puding me çokollatë e shijshme.

  • Shpëton qenin në rrugë duke e menduar të braktisur, në të vërtetë ishte një kojotë

    Shpëton qenin në rrugë duke e menduar të braktisur, në të vërtetë ishte një kojotë

    Ndodh gjithnjë e më shumë që historitë që bëhen virale në mediat sociale në të vërtetë nuk tregojnë gjithmonë të vërtetën. Dhe ndodhi përsëri, këtë herë në Irlandën e Veriut, ku historia e një shpëtimi të pazakontë përfundoi duke nderuar titujt e kronikave, si edhe nëpër muret e Facebook dhe Twitter.

    Një grua me emrin Melissa Kim ka treguar – duke dokumentuar për më tepër edhe me foto – se si ajo kishte shpëtuar një “qen vendosmërisht të zemëruar” nga rruga, pa rripin me emrin e të zotit. Kafsha ishte në buzë të një rruge të trafikuar në Omagh, gati për të ngrënë trupin e pajetë të asaj që mund të ishte një lepur. Jo vetëm kaq, por ajo gjithashtu shkroi se hipi në makinë dhe e mori në shtëpi në përpjekje për të gjetur pronarët e qenit dhe se ishte “mjaft e frikësuar” pasi kafsha po e tregohej “e egër”, dhe aspak e lumtur që ishte shpëtuar.

    “U mundova për ta futur në makinë, mendova se është një kryqëzim i husky. – ka shkruar ajo në mediat sociale – Tani është në kuzhinën time … Ju lutemi, shpërndajeni foton e tij, që të mund të gjejmë pronarët”.

    Duke parë fotot, mediat sociale gumëzhinin. Shumëkush e kuptoi menjëherë se nuk ishte qen por një kafshë e egër. Disa e akuzuan se kishte rrëmbyer një dhelpër, të tjerë një ujk. Në realitet kafsha në fjalë ishte një kojotë. Por duket se më vonë se Melissa vendosi të zbuluar, duke thënë se kjo ishte shaka për miqtë e saj, se për të ishte e qartë se ai nuk ishte qen dhe se ajo kurrë nuk e kishte marrë në shtëpi atë.

    E ndërsa “gabimi” i saj ende po shpërndahet gjerë e gjatë, e vërteta është dihet. Nga fotografia është e dukshme që kafsha e egër është vërtetë në një makinë: nuk dihet nëse ishte aty aksidentalisht, apo nëse në të vërtetë në një farë mënyre ajo dëshironte ta “shpëtonte” atë dhe më pas të mohonte gjithçka, pasi u kuptua gafa.

    “Nuk mendoja se po merrja aq shumë vëmendje. Unë sinqerisht besoja se njerëzit do ta kuptonin menjëherë se ishte shaka”, u tha gruaja gazetave lokale. “Pata lexuar një histori të vjetër që qarkullonte disa vjet më parë për një kojotë që dukej si një qen i plagosur, kështu që bëra atë fotografi dhe shtova pak humor në të”. Shpresojmë vetëm që kafsha të jetë mirë dhe, mbi të gjitha, e lirë.

  • Të gjithë në këmbë për Karim Benzema

    Të gjithë në këmbë për Karim Benzema

    Një vit i madh për një lojtar të madh

    Benzemanë e njohim, njërin prej sulmuesve më të mirë në botë për më shumë se 10 vjet, si një lojtar të plotë, në gjendje të shënojë në një mijë mënyra të ndryshme, por edhe të ndikojë në fazën sulmuese të Real Madrid me lëvizjet e tij, duke vrapuar nëpër tre të katërtat e fushës për të ofruar një hapësirë kalimi apo duke kërkuar thellësinë për të thyer mbrojtjet kundërshtare. Sidoqoftë, asgjë nuk e sintetizon madhështinë si ajo që mund të bëjë pas marrjes së parë të topit.

    Benzema, i cili praktikisht luan me të dy këmbët njësoj, ka një pastërti teknike që i mundëson atij të manipulojë mbrojtësin kundërshtar nga prekja e parë: mund ta përkëdhelë topin para tij me të brendshmen e këmbës dhe me të jashtmen të godasë plot presion, por edhe mund ta fshehë mes këmbëve të kërcënojë me çdo lloj loje. Kundërshtarët e dinë që nuk ka rrezik më të madh sesa kur francezi ka topin në këmbë.

    Benzema pëlqen të përdorë zgjidhje të ndryshme sepse ka zgjidhje të ndryshme. Ai ka një njohuri enciklopedike për lojën e futbollit, të përpupuar fillimisht në fushëzat e Lyonit, pastaj në akademinë e Lyonit dhe më në fund duke luajtur për më shumë se një dekadë tek Real Madrid, ku gjeti shokët dhe trajnerët nga më të mirë në botë që i bënë të mundur të zhvillonte një ndjeshmëri për lojën që nuk ka të krahasuar me asnjë qendërsulmues tjetër në të gjithë botën.

    Shpirti i tij prej rafinuesi e bën të jetë i dobishëm për Real Madrid në jashtzakonisht shumë situata të ndryshme: Benzema mund ta urdhërojë ekipin në fushë, të zgjedhë atë që është më e mira. Të gjithë mund të përpiqen të bëjnë gjënë e parë që ju vjen në mendje me iluzionin se, duke luajtur topin shpejt, mund të ndihmohet manovra, por nuk është e mjaftueshme të shihet, duhet të dish si ta bësh atë.

    Marrim për shembull aksionin më të famshëm të karrierës së tij tek Real Madrid, kur manipuloi i vetëm tërë vijën mbrojtëse të ekipit më të vëmendshëm për rregullin dhe ekuilibrin taktik të historisë së kohëve të fundit të Ligës së Kampionëve, gjatë ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Champions League 2016/17 kundër Atletico Madrid.

    Me skuadrën në disavantazh prej dy golash, pas lëvizje së rradhës për të dalë e për të thirrur tërhequr drejt vetes mbrojtësin qendror kundërshtar dhe për t’i hapur hapësirë shokëve në qendrën e fushës, Benzema merr topin në anën e zonës së penalltisë. Është me shpatulla nga porta dhe në qendër të zonës së penalltisë nuk ka shokë të skuadrës, kështu që vendos të lozë vetë, për t’i dhënë rrugë manovrës. Për ta bërë këtë, fillimisht duhet të mbrojë topin nga bllokimi i Saviçit, por arrin menjëherë edhe Godín, i cili i mbyll vijën e kalimit drejt qendrës dhe e detyron të shkojë drejt vijës anësore.

    Benzema në këtë pikë ka vetëm një rrugëdalje: pasi sposton topin me të brendshmen e këmbës së djathtë, shmang trupin drejt anës së lirë dhe me të jashtmen gjithmonë të këmbës së djathtë ndryshon papritmas drejtimin duke shkuar drejt vijës fundore.

    Ia mbërrin aty edhe një mbrojtës i tretë, Giménez, dhe kështu Benzema gjendet me topin midis këmbëve, trupin që prek vijën fundore dhe nevoja për të kapërcyer tre kundërshtarë në shami në hapësirën e një shamie e për të hyrë në zonën e penalltisë.

    E dimë mirë se si përfundoi: Benzema i kaloi të tre me atë finte që në Spanjë e quajnë kroketa (croqueta) e bërë e famshme nga Laudrup së pari dhe më pas nga Iniesta, nëpërmjet të cilën kalohet topin midis dy të brendëshmeve të këmbës, për t’i dhënë kështu shpejtësi dhe duke e shtyrë përtej kundërshtarit, përpara se ai të mundë të ndërhyjë.

    Benzema bën dy të tilla rresht në një hapësirë shumë të ngushtë duke kapërcyer fillimisht Saviçin dhe më pas Giménez, duke arritur të futet lirshëm në zonën e penalltisë.

    Hapi tjetër është një kalim i lezetshëm me pjesën e jashtme të këmbës për Kroosin që po vraponte që mund të godasë me të parën nga një pozicion i mirë. Goditja e gjermanit u ndërpre nga një ndërhyrje e bukur e Oblak, i cili më pas nuk mundi të bënte dot asgjë ndaj tap-it-it të Isco-s. «A është gjëja më e bukur që kam bërë në Champions League? Për si e shoh unë futbollin, po; por mbase jo ashtu siç e shihni ju, nëse thoni se nuk është konsideruar as si gol e as si asist. Për gazetarët e sotëm, ajo që ka rëndësi janë statistikat». Efektivisht, aksioni i Benzemasë mund të shihet nga këndvështrimi statistikor si një driblim i suksesshëm dhe një pasim kyç, ai që çoi në gjuajtjen e Kroosit, asgjë tjetër. Për numrat, për të cilët normalisht flasim për një sulmues në fund të sezonit (gola dhe asiste) nuk është asgjë.

    E megjithatë ky është aksioni që e çoi Real Madridin në finale (që në ndeshjen e parë kishte fituar 3-0, por që siç u përmend ishte nën 2-0 në kohën e golit) dhe mbetet më i njohuri i karrierës së tij, edhe sepse është ai që përshkruan më së miri aftësinë pothuajse të mbinatyrshme të Benzemasë për të qenë elegante dhe praktik në të njëjtën kohë.

    Nuk është rastësi që edhe aksioni më i rëndësishëm i këtij sezonit të tij është disi i ngjashëm. Në një pasim të gjatë nga Marcelo drejt zonës së penalltisë, Sergio Ramos është i pari që arrin, goditja e tij me kokë është e lartë dhe e ngadaltë dhe prerja në zonë e Benzemasë duket se kontrollohet mirë nga mbrojtësi, i cili ndodhet midis francezit dhe portës pas kontrollit të topit me gjoks.

    Benzema, pra, nuk mund të kthehet dhe të godasë, por duhet të mendojë për të mbrojtur topin me trup, pranë vijës fundore. Dhe pa e kthyer për asnjë çast kokën drejt qendrës së zonës, Benzema pret rikthimin e topit dhe në momentin e duhur e godet me thembër.

    Ja ku është, duke pritur momentin e duhur, pauzën në të cilën gjithçka ndalet përpara gjestit vendimtar që zhbllokon manovrën. Thembra e Benzemasë është e një vështirësie teknike të jashtëzakonshme: për të kaluar topin midis këmbëve të kundërshtarit, duhet së pari të kryqëzojë këmbën e majtë me një lëvizje të koordinuar si një hap vallëzimi.

    I shkreti Bernardo Espinosa, i përqendruar në mbajtjen e pozicionit për ta shtyrë kundërshtarin jashtë, e sheh topin që kalon nën këmbët e tij pa patur kohë as të reagojë, kthen kokën kur tashmë është zhdukur dhe e arrin në kohë për të parë goditjen e Casemiros, i cili ndërkohë e kishte prerë nga jashtë drejt qendrës së zonës së vogël.

    Është goli-fitore për një Real Madrid të pamposhtur që kur La Ligës rinisi pas lockdownit, që me numrin pozitiv së pari e arriti dhe më pas e kapërceu Barcelonën në krye të renditjes, deri tek fitorja e kampionatit që arriti falë një fitore 2-1 kundër Villarreal (falë një dygolëshi të francezit).

    Përpara mikrofonave, Benzema e shpjegon veprimin si një shfaqje normale e talentit të tij: “Ia arrij të bëj gjëra. Unë e shoh futbollin në këtë mënyrë, e dija se do të vinte pas meje”.

    Ndërsa, Casemiro zbulon atë që televizioni nuk tregon, domethënë që Benzema nuk e kishte parë prerjen e tij, por kishte dëgjuar zërin e tij: «Duke e ditur se si luan, me cilësinë me të cilën luan, ne jemi mësuar me të. Më dëgjoi, ja kërkova në ajër, në aksion e sipër. Goli është i Karim. Kalimi me thembër është një asist i jashtëzakonshëm».

    As Zidane nuk ishte veçanërisht i befasuar: «Përkundrazi, ai është një lojtar që shpik gjërat në fushë. Kontrolli, goditja me thembër».

    Por fjalët e Benzema, sidoqoftë, kanë gjithmonë një ndjesi revanshi në to, sepse nëse të gjithë tani janë gati t’ia njohin në mënyrë të padiskutueshme vendin midis lojtarëve më të mirë në botë, kjo nuk ndodh sepse me kalimin e kohës futbolli i Benzema i ka pushtuar realisht të gjithë, por sepse në në dy sezonet e fundit, kontributi i tij përsa i përket golave nuk është më i diskutueshëm: «Siç duhet të pranojnë edhe kampionët për prakticitetin e talentit të tyre, duhet të them që ishin vetëm shifrat (golat që vlejnë pikët), dhe jo loja e tij inteligjente dhe e rafinuar, ajo që gjeneroi njohjen e përgjithshme». Shkruan kështu Valdano për Benzema në librin e tij ‘Loja e pafundme’. Karriera e Benzema tek Real Madrid ka njohur në marrëdhëniet me opinionin publik madridist disa faza, negative sa herë që numri i golave ka qenë shumë i ulët. Ishte ky faji i tij në Spanjë, ndërsa në Francë kritikohej mbi të gjitha për problemet jahtë fushë. Benzema ka specifikuar disa herë se loja e tij nuk është e lidhur ekskluzivisht me golin, pavarësisht numrit 9 pas fanellës dhe pozicionit në fushë si sulmues qendror i Real Madrid prej më shumë se dhjetë vjetësh.

    Edhe përpara mikrofonave në konferencën për shtyp për rinovimin e tij të fundit të kontratës, u fol për marrëdhënin e tij me golin, në një kohë kur ai shënonte pak: «Kjo varet nga mënyra se si e shihni futbollin. Një sulmues nuk është vetëm goli, ai duhet të marrë pjesë, të krijojë hapësira, të japë asiste… E kuptoj kritikën, por unë kam një vizion tjetër të futbollit. Dua të shënoj më shumë, sigurisht, por gjëja e rëndësishme është skuadra dhe duhet bërë tjetër gjë. Një sulmues modern duhet të dijë të kalojë, të lëvizë pa top, të shënojë dhe të japë asiste». Kjo justifikon pikërisht natyrën e tij si sulmues që luan dhe bën të luajnë, në krahasim me dimensionin klasik të finalizuesit që është një çështje e cila e ka shoqëruar gjithmonë.

    Idhulli i tij i fëmijërisë ishte Ronaldo, Fenomeni, dhe në mënyrë paradoksale ai për të shumë shpesh harrohet aftësia për të luajtur larg zonës së penalltisë, teksa kujtojmë një mori golash duke dribluar të gjithë, përfshirë portierin. Ronaldo ishte një sulmues i plotë dhe është ai ideja e lojës që është rritur Benzema.

    Megjithatë, në dokumentarin e tij “Le K Benzema”, për shembull, është një skenë në të cilën ai flet për babanë teksa shëtisin nëpër qendrën sportive të Lionit. Benzema tregon se prindërit e shokëve të tij qëndronin prapa vijave anësore, ndërsa i ati pozicionohej gjithmonë pas portës së kundërshtarit: «Shkoja në të gjitha ndeshjet, në të gjitha. E vetmja gjë që i thoja ishte se duhet të shënosh, asgjë më shumë. “Forca, gjuaj! Gjuaj! Gjuaj! Forca, shëno! Mos e paso, jepi, shëno”.

    Vetëm vitet e fundit, rrëfen Benzema, babai filloi t’i bënte ndonjë kompliment. Benzema e sheh futbollin jashtë rregullave klasike të rolit të tij, por në të njëjtën kohë ai gjithmonë ka jetuar me presionin e jashtëm për të mundut, kryesisht të shënojë gola.

    Kjo përplasje perceptimesh pothuajse ka çuar në ndarjen midis lojtarit dhe të tjerëve. Rinovimi i kontratës me Real Madrid ishte një hap më i ndërlikuar sesa dukej nga jashtë. Në verën e vitit 2017, njësoj si aksioni kundër Atlético për shembull, dukej i kryer kalimi i tij te Arsenali, mbase i lodhur nga diskutimet e shumta për aftësitë e tij të finalizuesit. As fjalët e Zidane nuk e kishin bindur atë të qëndronte tek Real Madrid, i cili sapo kishte fituar për të dytin vit radhazi Champions League.

    Duhet thënë që Zidane e ka mbrojtur gjithmonë haptazi, madje edhe kur goli nuk vinte dhe roli i tij dukej vetëm ai i shoqëruesit të Cristiano Ronaldos: “Nuk kam pse t’i bind njerëzit. Ka nga ata që e njohin futbollin dhe e dinë që Karim është shumë i fortë», i përkëdhelur dhe i drejtuar në stërvitje apo jashtë fushave.

    Kur pyetet nëse e ndjen përkëdheljen e Zidane, Benzema e pranon se në fund të fundit ekziston një lidhje speciale midis të dyve, e cili megjithatë nuk do të thotë preferenciale: «Jo fare, që kemi një kanal komunikimi nuk do të thotë asgjë. Edhe pse është sikur të jetë vëllai im i madh dhe edhe pse mund të flas me të në zyrën e tij, e di shumë mirë që nëse nuk jam në formë, nuk luaj. Duhet të jesh në maksimum dhe të japësh gjithçka që të luash për të».

    Benzema, me Real Madridin kishte fituar gjithçka dhe një ndryshim dukej pothuajse i natyrshëm edhe për “Casa Blanca”. Nuk ishin aq të pabaza pra, në këtë kuptim, zërat e një interesimi për Lewandowskin, që padyshim do të çonte në lamtumirën e tij. Nga ajo që dimë, një ndikim thelbësor në vendimin e Benzema për të qëndruar pati i ati, një figurë jo gjithmonë e dukshme, por që ka pasur dhe vazhdon të ketë një ndikim të madh.

    Hafid Benzema, i cili e pati qortuar që kur ankohej për trajtimin e Mourinhos sepse sipas tij ai duhej të përgjigjej me lojë dhe jo me fjalë, në telefon i thotë se nëse me të vërtetë ndjehej sulmuesi më i mirë në botë, atëherë nuk do të kishte kuptim lënia e asaj që ishte skuadra më e mirë në botë.

    Në është e vërtetë apo jo, ajo që është e sigurt është se kulmi i karrierës së Benzemasë erdhi menjëherë pas asaj vere dhe asaj rinovimi. Pikërisht kur ai pranoi rolin e tij përfundimtar (në sezonin vijues, 2017-18, ai do ta mbyllte la Ligën me vetëm 5 gola nga të cilët 2 me penallti, por me plot 11 asistime), ndodh që Cristiano Ronaldo të vendosë ndryshoni ajër duke e vendosur atë në qendër të projektit të ri taktik të Zidane, falë edhe rënies së formës së Modric, tërheqjes së Kroos, mënjanimit të Bale dhe ndërprerjes së vijimësisë së performancës së Iscos dhe yllit të ri Hazard.

    Shuma e këtyre faktorëve shtyu Zidane të punojë në një version të ndryshëm të Realit të tij të mëparshëm, atë të ciklit të tre Champions League rradhazi – një version në të cilin përgjegjësitë sulmuese të Benzema janë shtuar. Përfshirë përshembull jo vetëm detyrën për të punuar përgjatë frontit sulmues për punën e tij të zakonshme mes mesfushës dhe sulmit, por edhe atë për të qenë finalizuesi kryesor i manovrave në zonë. Benzema, pra, jo vetëm që duhet të urdhërojë ekipin në pjesën sulmuese, por edhe të jetë ai që të arrijë në konkluzionit në përfundim të aksionit.

    Përgjigja e Benzemasë ndaj kërkesave të Zidanit ishte e lartësinë e duhur. Sulmuesi francez, i cili këtë vit mbush 33 vjeç, ka filluar të punojë shumë për të përmirësuar gjendjen e tij fizike, duke shmangur mbrëmjet jashtë, duke i kushtuar më shumë vëmendje cikleve të gjumit, duke humbur 6 kilogramë në krahasim me dy vjet më parë.

    Por edhe për t’u bërë gjithnjë e më lider në fushë, duke rritur për shembull ekspresivitetin në fushë për të udhëhequr lojtarët më të rinj – si Vinicius, të cilit shpesh i tregon me zonën e fushës ku duhet të qëndrojë. “Pa pikë dyshimi, Benzema është ai që më ka ndihmuar më shumë që kur erdha tek Real Madrid”, ka deklaruar Vinicius, “Sa herë që luajmë së bashku, më kujton të qëndroj i qetë dhe i përqendruar. Ishte një ndeshje kundër Atléticos kur humba zotërimin e topit dhe pësuam një gol. Benzema më foli për ndryshimin e pozicionit për disa minuta, në mënyrë që të rimerrja sërish topin dhe të rifitoja besimin për t’u rikthyer në lojë. E bëmë atë gjë dhe funksionoi në mënyrë perfekte”.

    Në dy sezonet e fundit Benzema ka qenë lojtari më i mirë sulmues i Real Madridit, duke marrë pjesë direkt në 78 gola dhe asiste. Edhe pse ai nuk do të dëshironte të fliste për numrat e golave, e mbylli sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë i la Ligas mbrapa Messit (21 gola) dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i Ligës, pas Messit edhe në këtë sezon (21 gola).

    Por përtej këtij momenti, ajo që ka më shumë rëndësi është se Benzema është bërë protagonisti kryesor i këtij Real Madridi dhe një nga më të rëndësishmit e të gjithë historisë së “Casa Blanca”. Këtë sezon ai arriti në 248 gola (në 511 paraqitje) dhe u bë shënuesi i pestë i të gjitha kohërave të Real Madridit, duke kapërcyer Pushkashin. Tani përballë ka vetëm Santillana, Di Stéfano, Raúl dhe Cristiano Ronaldo. Me pak fjalë, Panteonin e Real Madridit.

    Por Benzema, siç ai vetë pëlqen të theksojë, nuk është thjesht vetëm gol. Të flasësh vetëm për golat e tij, sado vendimtarë apo edhe të bukur – si ai në Valencia në fitoren e 18 qershorit në të cilin nëpërmjet një krosi të ulët nga e djathta kontrollon topin me të majtën për ta sistemuar në të djathtë fluturimthi – do të thotë të zbresësh në shantazhin psikologjik që i bëri në kohërat e tij Mourinho, kur i ngjiti nofkën “mace”.

    Zanafilla e pseudonimit është gati mizore, siç tregon Valdano në “Loja e Pafund”, duke folur pikërisht për vështirësitë që mund të hasë një sulmues me pak fokus tek goli si Benzema: “Kur erdhi Mourinho, një nga ata trajnerë që pregerpjnë Diego Costën në vend të Benzemasë, e quajti “mace”. Të gjithë e dimë se macet janë nga familja e felinëve, si luanët, tigrat apo panterat, por Mourinhos i interesonte që macet të ishin shtëpiake, paqësore, të padëmshme.

    Gjëja funksiononte kështu: kur Benzema nuk shënnte, Mourinho kishte të drejtë, ai është një mace; dhe nëse Benzema shënnte, kjo ndodhte sepse Mourinho e kishte ndihmuar të zgjohej duke e quajtur mace. Ka njerëz që kanë gjithmonë të drejtë”. Duke iu kthyer ngjashmërive, mund të thuhet se macja është edhe një kafshë elegante dhe praktike, dy nga karakteristikat e Benzemasë, që ka përdorur vitet e fundit për të shkëlqyer si një yll i parë.

    Në lidhje me këtë, nëse do të duhet të përdoret një metaforë për të folur për Benzema, atëherë për mendimin tim më e përshtatshme do të ishte ajo e orës – një nga pasionet e mëdha të Benzema-s. “Më pëlqejnë orët. Më është bërë një lloj pasioni, kam mësuar shumë për to gjatë vitet e fundit”, ka thënë Benzema një herë,”Jam një fans i madh i orëve. Më tërheq të shoh dhe të kuptoj mekanizmat, lëvizjet dhe modelet e ndryshme”.

    Ja pra, është shumë e lehtë të bësh një paralelizëm midis mekanizmave të një ore dhe atyre të manovrës së një skuadre. Por është më e vështirë të shihet Benzema si një orëpunues- një figurë e përpiktë, domethënë ekspert mekanizmash shumë të rafinuar dhe imtësishme, që di të prekë saktësisht me preçizion për të bërë që gjithçka të funksionojë në mënyrë perfekte.

    Me fjalë të tjera, futbolli i Benzema në më të shumtën e tij është i padukshëm, duhet lexuar midis rreshtave. Është pauza pas kontrollit që i lejon të zgjedhë se çfarë aksioni të ndërmarrë teksa mban kundërshtarin pas krahëve, nën mëshirën e vendimeve të tij. Është momenti kur koha ndalet dhe të gjithë rreth e sodisin, duke pritur lëvizjen e tij të radhës.

    Topi është gjithmonë poshtë tij, pranë njërës prej dy këmbëve, teksa pret që shokët e skuadrës të sistemohen. Kush në zonë, kush që i vjen oranë për ta shoqëruar, kush shkon në thellësi. Sa më shumë kundërshtarë të jenë për ta rrethuar, aq më mirë, sepse kjo do të thotë se shoku i skuadrës është i lirë dhe është krijuar një tjetër linjë pasimi për t’u zgjedhur – një tjetër mundësi në të ardhmen e aksionit që po udhëheq. Një pasim i shkurtër, një gjuajtje në ecje e sipër, një krosim, një driblim: çfarë i duhet skuadrës për momentin?

  • Ferrari F40: shkatërrohet në Australi një ekzemplar i rrallë

    Ferrari F40: shkatërrohet në Australi një ekzemplar i rrallë

    Një ekzemplar i rrallë dhe i çmuar i Ferrari F40 është shkatërruar në Australi për shkak të një aksidenti, rasti i dytë në pak muaj

    Në Queensland, Australi, një Ferrari F40 i rrallë u shkatërrua nga pronari i tij gjatë një aksidenti rrugor. Bëhet fjalë për rastin e dytë në 6 muajt e fundit kur një njësi e supermakinës të famshme të shtëpisë automobilistike të kokëkuqes është shkatërruar në një aksident. Me sa duket, makina përfundoi jashtë rrugës duke goditur një pemë ku edhe ka ngecur. Për fat të mirë pati viktima.

    Sipas mediave australiane, pronari i këtij Ferrari të rrallë F40 pësoi aksidentin pikërisht kur po bënte xhiron e tij të fundit me supermakinën, pasi kishte vendosur ta shiste. Ndër të tjera, duke qenë se makina ka mbetur e palëvizshme për mbi 5 vjet, shoferi nuk ishte as i siguruar dhe për këtë arsye nëse do të dëshirojë të riparojë dëmet e mëdha të pësuara nga makina, tani do t’i duhet t’i nxjerrë paratë nga xhepi i tij.

    Gjëja kurioze, siç e thamë edhe më herët, është se edhe një Ferrari tjetër F40 tashmë ka qenë protagonist i një tjetër aksidenti të rëndë muajt e fundit. Supermakina në atë rast kishte marrë flakë në Monako, duke pësuar dëme edhe më serioze.

    Por në fund, ajo makinë u riparua nga pronari i saj i ligjshëm, i cili, duke shpenzuar një pasuri të tërë, arriti të risillte makinën në lavdinë e saj të mëparshme. Tani sigurisht shpresohet që e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Ferrarin F40 të dëmtuar rëndë në Australi në orët e kaluara.

    Kujtojmë që F40 u krijua midis viteve1987-1998 dhe ishte bërë për të festuar 40 vjetorin e markës. Supermakina ishte Ferrari i fundit e pajisur me një motor turbocharged dhe është bërë nën mbikëqyrjen e Enzo Ferrarit.

  • Vjen nga Gjermania revolucioni i ardhshëm i makinave

    Vjen nga Gjermania revolucioni i ardhshëm i makinave

    Gjermania është gati të na mahnisë duke lejuar drejtimin autonom të nivelit 4 nëpër rrugët e saj

    Brenda verës së ardhshme, Gjermania mund të jetë protagonistja e një risie legjislative që mund t’i japë jetë asaj që përcaktohet nga shumë si revolucioni i ardhshëm i botës së makinave. I referohemi drejtimit autonom të nivelit 4 që sipas zërave të fundit nga Gjermania së shpejti mund të gjente një kuadër të veçantë rregullator falë ndërhyrjes së qeverisë gjermane.

    E nëse legjislacioni miratohet, do të bëhej korniza e parë e plotë ligjore që përfshin edhe kërkesat e homologimit ashtu edhe kërkesat e trafikut për futjen e robotaxive në qarkullim. I referohemi automjeteve ku mjeti kontrollohet nga kompjuteri në çdo moment, pa pasur nevojë për ndërhyrje njerëzore. Ministria gjermane e Transportit nëpërmjet një deklarate thotë qartazi se kjo kornizë e re rregullatore do të përfaqësonte një risi themelore për zhvillimin e drejtimit autonom duke lejuar në Gjermani praninë në rrugë të automjeteve plotësisht autonome të vetë-drejtimit.

    Këto ligje të reja pra mund të ndryshojnë gjithçka për drejtimin autonom, duke i parë jo në prova apo nëpër prototipe por në automjetet autonome të vërteta për transportin e mallrave apo njerëzve. Me pak fjalë, mund të jetë hapi i parë drejt një epoke të re të transportit. “Gjermania dëshiron të jetë vendi i parë që harton një ligj të tillë”, ka deklaruar Ministria gjermane e Transportit në deklaratën e saj më të fundit. Pra, duket se në Evropë diçka për një drejtim autonom të makinave ka filluar të lëvizë. Ndaj mund të jetë një surprizë që kontinenti ynë të jetë i pari që pret shërbime transporti pa shofer.

  • Denion NDRENIKA – Grupi i kotë i Vishegradit në veshët pa dëgjim të BE-së

    Denion NDRENIKA – Grupi i kotë i Vishegradit në veshët pa dëgjim të BE-së

    Çfarë interesash ka Shqipëria nga Grupi i Vishegradit që jo rrallë, madje disi shpesh, shtetarët tanët e shpërfaqin për takime apo bisedime dhe tryeza, përkundër njohurive të vakta që kemi?

    Sigurisht që me propozimin për metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, nisma të ndryshme, si edhe Grupi i Vishegradit, ndërmerren me synimin e ecurisë së procesit integrues, sikurse ishte ritheksimi në samitin e shkurtit 2020 në kryeqendrën e çekëve, Pragë. Ata kanë shprehur keqardhje për ecjen e ngadaltë nga BE për Shqipërinë dhe shtetin e verimaqedonasve.

    Në 2015 Vishegradi dhe Ballkani Perëndimor u pajtuan për firmosjen e Memorandumit të Bashkëpunimit mes Fondeve.

    Mirëpo, atë pyetje e kam shpesh kur dëgjoj lajme të ndryshme që lidhen me këtë grupim vendesh ish-komuniste. Patjetër që nuk fajëson dot kënd përse vuajti edhe pse e zgjodhi me dëshirë rrugën e tij apo i detyruar nga dhuna dhe ndarja e pas Luftës së Dytë Botërore.

    Ndonëse thuhet se ka disi ndikim brenda Bashkimit Europian, i njohuri si grupi i Vishegradit është vështirë të mendohet se mund të nxisë apo detyrojë më së paku Gjermaninë dhe Francën për të ndryshuar politikat e tyre për vendet ballkanike.

    Ose, e thënë më saktë, për popullatat që nuk kanë lidhje me grupin sllav, qartësisht të dukshme nga pengesat që u bëhen siç është rasti i kufijve të pahapur në 1 korrik me arsyetimin e Koronavirusit.

    Grupi i Vishegradit u themelua në vitin 1991 nga Polonia, Çekosllovakia e asokohshme, Hungaria e tash janë katër, pasi nga e para dolën Republika Çeke dhe Sllovakia. Të tre shtetet dhe katër pas ndarjes, vijojnë të kenë qëllim politikën e jashtme, ekonominë, transporti, mjedisin dhe shkencën siç e kishin platformën e Krakovit (Poloni).

    Dallimet serioze dhe madje shpesh kryeneçësitë për politika të pavarura nga Hungaria dhe Polonia brenda BE-së, nuk ia rrisin fuqinë dy shteteve të tjerë aq më tepër kur vetëm Sllovakia nëse mund të mendojmë se financat dhe ekonomia edhe ta mbyllin gojën, është anëtare e Eurozonës.

    Një përshkrim i shkurtër për Vishegradin, më nxit të pyes si në fillim të shkrimit, se çfarë fiton Shqipëria.

    Nëse besohet se një fjalë e mirë bën punë, veçanërisht për anëtarësimin në BE, normale që pranohet dhe bën sikur hesht.

    Mirëpo është më normale që të flasësh shkoqur dhe syhapur që asnjë prej vendeve të Vishegradit, qoftë edhe për qokë, nuk kanë asnjë fuqi të kushtëzojnë politikisht, me diplomaci apo ekonomi dhe financë gjermanët dhe francezët.

    Shihni lirshëm, nëse ky grup i krijuar në 1991 kur vetë BE ende rrekej të shndërrohej në “BE”, pasi vinte nga ish-Tregu i Përbashkët Europian dhe Komuniteti Europian, ka vite që thotë fjalën e mirë për anëtarësimin e Ballkanit në BE, sa ia ka dalë? (BE u formësua nga Traktati i Mastrihtit 1993 dhe i ndryshuar në themel kushtetueshmërie në Traktatin e Lisbonës 2009).

    Madje, këto shtete u bënë vetë pjesë e BE në 2004 në zgjerimin e pestë në 1 majin e famshëm, pra anëtarësimi në bllok me dhjetë vende ish-komuniste.

    Si mundet që tërë dashuria vishegradase nuk ia ndërroi dot mendjen europianëve që të mos bënin dallim në hapat integrues apo lehtësimin e vizave, Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim (MSA) apo marrëveshjeve të ndryshme, përfshi Tregtinë e Lirë?

    A e mohon dot kush që BE natyrisht Gjermania dhe Franca u japin dorën barazisht ballkanasve kur shqiptarët, pra Shqipëria dhe Kosova si dhe Bosnje e Hercegovina mbeten përherë të fundit?

    Ndodhi kjo me MSA-në dhe me vizat, me statusin “kandidat” dhe me negociatat.

    Shqipëria nuk kishte asnjë krizë të rëndë sigurie që nga 14 shtatori 1998, por MSA-në maqedonasve ua hapën kur nuk kontrollonin ndoshta 70 për qind të territorit që mbahej nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare në pranverë 2001.

    Atëbotë Havier Solana si Përfaqësues i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri mori në Luksemburg, kryeministrin e maqedonasve Ljubço Gjeorgievksi dhe firmosi MSA-në.

    Pra “Stabilzim” kur vendi ishte 70 për qind jo stabël dhe “asociim”, pra pjesëmarrje kur për ta bërë duhet plotësuar e para.

    Radhazi vijuan vizat dhe statusi “kandidat” apo negociatata që radhazi u afruan për Serbinë, Malin e Zi dhe maqedonasit dhe jo për shqiptarët.

    Pra, Vishegradi edhe me mendimin e mirë dhe me fjalën sheqer dhe mjaltë, nuk ka bërë ndonjë ndryshim të hapave të rëndësishëm për ballkanikët, natyrisht pa përfshirë pansllavizmin me hijen e rëndë të Rusisë që i bën gjermanët të përulen.

    Pra, nga ecuria e derimësotme kur nga BE përftues janë sllavët, posaçërisht serbët sa herë BE ka dashur, çfarë ndikimi ka pasur Grupi i Vishegradit? Veç hungarezët nuk janë shquar për ndonjë dashuri të madhe, madje janë bërë pre e genocidit serb në Vojvodinë, ndryshe nga sllovakët, çekët dhe polakët.

    Natyrisht, nuk po them që të mos vlerësohet nisma por të jemi korrektë se Vishegradi nuk ka asnjë forcë të detyrojë BE-në. Jo vetëm Gjermaninë dhe Francën. Edhe disa që ndonëse duken të vegjël, si Holanda apo Danimarka që as e pyesin Gjermanisë jo rrallë herë. Kujtoni kundërshtimin për negociatat me Shqipërinë apo nisma për mbajtje pa viza apo rivendosje vizash për Kosovën.

    Domosdo që pranoj saktësime kundërshtuese të shkrimit, por qëllimi dhe ideja është e qartë: BE nuk bën çfarë këshillon Vishegradi dhe Vishegradi nuk ka asnjë mundësi ta ndryshojë me ndonjë mënyrë qëndrimin negativ të BE-së veçanërisht për shqiptarët.

  • Kontrolloni monedhat 2 euroshe: mund të vlejnë 2 mijë herë më shumë

    Kontrolloni monedhat 2 euroshe: mund të vlejnë 2 mijë herë më shumë

    Ka një lajm të mirë që mund të na bëjë të fitojmë më shumë se 2 mijë euro në çast: falë monedhave 2 euroshe që kemi në xhepat tanë. Sipas asaj që shkruhet në faqen e internetit Flooxer Now, e cila ka kërkuar këshillën e disa ekspertëve të numizmatikës, disa prej tyre vlen shumë më tepër sepse ato janë edicione celebrative ose përmbajnë gabime që e kanë shtuar në mijëra herë vlerën e tyre.

    Siç dihet, monedhat euro janë të gjitha njësoj përsa i përket peshës dhe formës, ndryshimi midis vendeve të ndryshme qëndron në stampën e njërës anë, ku mund të shtypet një imazh sipas zgjedhjes.

    Në total aktualisht ekzistojnë 184 versione monedhash në Evropë, të cilave iu shtohen versionet përkujtimore. Dhe në mënyrë të veçantë janë këto të fundit që vlejnë shumë më shumë, në disa raste.

    Ja lista e publikuar nga Flooxer Now me të gjitha monedhat e çmuara dy euroshe dhe vlera e tyre respektive:

    – San Marino (2004), megjithëse nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, në vitin 2004 ka emetuar 110 mijë monedha kushtuar Bartolomeo Borgezit, një numizmatist dhe epigrafist italian, vlera e së cilës është rreth 150-200 euro. Nëse është në xhepat tuaj nuk është keq;

    – Finlanda në vitin 2004 emetoi gjysmë milioni monedha 2 euro që i bënin homazh 10 anëtarët e rinj të BE-së, secila prej tyre sot vlen rreth 50 euro;

    – Vatikani në 2005 ka emetuar 100 mijë monedha 2 euro që celebronin Ditën e Rinisë të mbajtur në Këln, Gjermani, vlera e tanishme e të cilës është mbi 300 euro;

    – Belgjika në vitin 2006 emetoi 6 milion monedha 2 euro që portretizonin monumentin Atomium në Bruksel, dhe vlera e secilës prej tyre tani është më shumë se 300 euro;

    – Sllovenia ka emetuar 40 mijë monedha 2 euro në edicion special për të celebruar më 2007, 50 vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Romës, secila prej tyre tani ka një vlerë prej 50 euro;

    – Është Monako ajo që ka emetuar monedhën prej 2 eurosh me vlerën e sotme më të lartën në absolut, 2 mijë euro copa. Monedha në fjalë daton në 2007 dhe i bën homazhe Grace Kellyt;

    – Gjermania në vitin 2007 modifikoi hartën gjeografike të një monedhe 2 euro për të shtuar shtetet e reja anëtare, por ndërkohë monedhat e tjera vazhduan të mbajnë hartën e vjetër. Gabimi sot vlen 50 euro copa;

    – Spanja në vitin 2009 emetoi 100 mijë monedha 2 euro kushtuar përvjetorit të lindjes së Bashkimit Ekonomik dhe Monetar, por u bë një gabim i vlerës aktuale të 20 eurove, sepse yjet evropianë janë më të mëdhenj se modeli origjinal;

    – në Maltë në vitin 2011 u emetua një monedhë prej 2 eurosh edicion i limituar për një total prej 430 mijë kopje gjithsej, kushtuar zgjedhjeve malteze të 1849, secila monedhë sot ka një vlerë midis 15 – 25 euro.

  • Paolo Borsellino, historia e një heroi të dënuar me vdekje

    Paolo Borsellino, historia e një heroi të dënuar me vdekje

    19 korriku që sapo lamë pas, ishte përvjetori i 28 i masakrës së Via D’Amelio, atentatit që i kushtoi jetën gjykatësit Paolo Borsellino dhe agjentëve Agostino Catalano, Emanuela Loi, Claudio Traina, Vincenzo Li Muli, Eddie Walter Cosina.

    Me humbjen e jetës, Paolo Borsellino i dhuroi një mundësi të shkëlqyeshme gjeneratës së re të kohës (dhe sicilianëve në veçanti): të mundësisë për të nderouar një hero dhe djal të afërt, të thjeshtë, fëmijë i kohës, pa pasur nevojë ta kërkojnë në kushedi cilin vend të huaj apo epokë të largët. Një hero, po!

    Jo vetëm një viktimë e shndritshme e terrorizmit mafioz, por një shembull i qartë si kristal i njerëzimit dhe përkushtimi ndaj togës. Një profesionist skrupuloz, një punëtor i papërtueshëm, një baba shembullor. Nëse gjatë seancave gjyqësore të superprocesit vëmendja e mediave shkoi tërësisht për Giovanni Falconen, ai nuk pati asnjë xhelozi. Borsellino ishte i interesuar për rezultatin: atë të sjelljes para drejtësisë të asaj bande banditësh që kishin marrë peng Siçilinë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e këndej. Punoi shumë për t’ia arritur qëllimit, me disiplinë, duke ndjekur rrugët e nevojshme për të gjitha hipotezat investigative.

    Falcone dhe Borsellino vdiqën sepse ata punuan mirë. Kështu tha Kasacioni kur konfirmoi dënimet e dhëna në sallën-bunker në Palermo. Një gjykimi krejt tjetër nga i qetë, aq sa prokurori i përgjithshëm i gjykatës supreme, Antonio Scopelliti, i thirrur për të studiuar dosjet, u vra në 9 gusht 1991 nga Cosa Nostra për të trembur të gjithë trupën e drejtësisë. Bombat kundër gjyqtarëve të Palermos shpërthyen vetëm kur Totò Riina dhe bashkëpunëtorët e kuptuan se nuk do të ishte më e mundur të kapërceheshin dy shkallët e para të gjykimit.

    Midis tritolit të Kapaçit dhe masakrës së Via D’Amelio janë 57 ditë ankthi. Kur u vra Falcone, e dinte se e kishte rradhën ai. Është i vetëdijshëm se dënimi me vdekje tashmë është dhënë. Por është i vetmi që ka aftësitë investigative, lirinë e shpirtit, për të vazhduar punën e kolegut të vrarë.

    Fillon një betejë të vetmuar, i braktisur edhe nga kolegët. Nuk kursehet: merr pjesë në takime dramatike publike, ndiqni pista shumë të ndërlikuara, shijoni hidhërinë e tradhtisë. Është me nxitim. Ecën përpara pavarësisht se mësoi se në Palermo kishte mbërritur tritoli që do ta hidhte në erë. Kush i qëndroi pranë ato ditë, tregon se jetoi edhe larg fëmijëve të tij, në mënyrë që ta bënte zinë e tyre më pak të rëndë. Një profil asketik që vetëm shenjtorët dinë ta deshifrojnë.

    Jo rastësisht emri dhe fytyra e tij janë bërë simbole të fitores. Kush vendosi për vdekjen e tij gaboi krejtësisht. Ai gjak shpengoi një territor shpeshherë të egër. Sidoqoftë, apelit ende i mungon një pjesë e rëndësishme e së vërtetës. Vendimi për Borsellino IV ka folur për “gabimin më të madh në historinë republikane”. Ndërkohë, familja pret përgjigje për shumë pyetje. Një mbi të gjitha: kush e vodhi axhendën e Paolos nga vendi i masakrës?/Përgatiti Edi DELIU