Blog

  • Si në film / Mes realitetit dhe fantazisë, ku mund t’i keni parë këto vende!?

    Si në film / Mes realitetit dhe fantazisë, ku mund t’i keni parë këto vende!?

    Janë 10 vendet më të bukura të superfilmit Twilight, prej vitesh quhet “vampiromani”: librat, kinemaja dhe TV janë plot me dëshmi të bukura, tmerruese e nganjëherë mjaft të këndshme dëshmishë për vampirët, që bëjnë të dashurohen të rinj dhe të moshuar

    Një nga sukseset më të bujshme në kinematografi, që mund të thuhet me plot gojën është padyshim saga Twilight, marrë nga seria me të njejtin titull e romaneve të Stephenie Meyer. Miliona teenagers (dhe jo vetëm!) nga e gjithë bota kanë ndjekur me shumë pasin aventurat e njeriut e më pas vampires Bella dhe vampirit Edward. Pse të mos bëjmë një tur për të zbuluar vendet më të bukura që na kujtojnë këtë sagë të famshme kinematografike?

    Qyteza e mrekullueshme Forks

    Le t’ia fillojmë nga qyteza Forks, aty nga ku filloi gjithçka. Këtu Bella transferohet së bashku me babanë, dhe është pikërisht këtu që ajo do të jetojë mijëra aventura. Jemi të sigurt që gjithmonë shumë kanë pyetur veten nëse ky vend ka ekzistuar vërtet. E pra, po, Forks është një qytezë e vogël në Shtetin Washington, dhe tani është një tërheqje e rëndësishme turistike për të gjithë fansat e sagës. Është edhe furgoni i kuq i Bellës që ju pret.

    Vernonia, ku ndodhet shtëpia e Bellës

    Megjithatë, jo të gjithë e dinë se shumica e xhirimeve të ambientuara në Forks janë filmuar në një qytet tjetër. Po flasim për Vernonia, e cila ndodhet në Oregon (SHBA). Duke ecur përgjatë rrugëve të saj mund të njihni disa ndërtesa që janë bërë të famshme falë Twilight: një shembull është stacioni policor ku punon Charlie. Fare pak larg nga qyteza ndodhet edhe shtëpia ku ai dhe vajza e tij Bella u transferuan.

    Nëpër bangat e Forks High School

    Meqenëse historia ka të bëjë me dy adoleshentë, pjesa më e madhe e skenave zhvillohen në korridoret e një shkolle të mesme. Nëse tabela Forks High School ndodhet në qytetin e Forks (ajo e vërteta!), për pjesën tjetër janë edhe dy institucione të tjera të përfshira në xhirime. Pjesa e jashtme e Kalama High School në Kalama, ndërsa të brendshmit janë ato të Madison High School në Portland, Oregon.

    Rezidenca e bukur e Cullen

    Një tjetër ambient që na del në shumë raste është shtëpia e mrekullueshme e Edward Kullen. Rezidenca është private dhe për këtë arsye nuk mund të vizitohet, por sidoqoftë është e mundur të shijosh një peizazh vërtetë fantastik: ndodhet në Forest Park, në zemrën e gjelbër të Oregon. Këtu shtrihet një rezervat natyral me bukuri të jashtëzakonshme, midis pyjeve të dendura me pemë të harlisura.

    Mes shëtitjeve dhe darkave romantike në Port Anxheles

    >Shpesh protagonistët e sagës shkojnë në Port Anxhelos, një qytezë e vogël, fare afër Forks, ku jeta është më e gjallë. Restorante, qendra tregtare dhe kinema e bëjnë atmosferën shumë më tërheqëse për një grup adoleshentësh që janë në kërkim të argëtimit: një nga tërheqjet kryesore është restoranti La Bella Italia, ku takohen Bella dhe Edward. Jemi të sigurt që në këtë vend piktoresk do të thithet atmosfera e vërtetë e Twilight.

    Panorama e mrekullueshme e Silver Falls Park

    Një tjetër vendndodhje që shfaqet shpesh në sagën kinematigrafike janë pyjet e jashtzakonshe të Silver Falls Park, në Silverston. Pikërisht në pyll janë xhiruar shumë skena, dhe ndonëse vendxhirimi saktë i Twilight është një pronë private e pamundshme për t’u vizituar nga të gjithë, përreth mund të gjenden shumë mrekulli natyrore që të lënë me gojë hapur. Parku është në të vërtetë një xhevahir i vogël i Oregonit, mes pemësh të larta dhe ujëvash të bukura.

    Në plazhin La Push, parajsën e surfistëve

    Në New Moon njohemi më tej me Jacob Blake, një ujku i ri i dashuruar me Bella-n. Djali është një amerikan autokton që i përket fisit Quileute dhe vjen nga La Push, një rezervat pranë Forksit. Është një vend magjik, përkrah me një plazh që përfaqëson një tërheqje të madhe turistike: nëse për fansat e sagës Twilight ka ndonjë kuptim të veçantë, për shumë të tjerë është thjesht destinacioni i përsosur për surfing.

    Perëndimi magjik i diellit në Cannon Beach

    Një tjetër plazh i bukur që shfaqet në Twilight është Cannon Beach, i bërë famoz në të kaluarën për faktin se është vendi i xhirimeve të Goonies. Në këtë vend të shkëlqyeshëm, Jakob i tregon Bellës për origjinën e fisit të tij: nuk mund të ketë një vend më sugjestionues, veçanërisht kur dielli perëndon dhe ngjyrat bëhen gjithnjë e më spektakolare.

    Në Itali, në kodrat e Montepulciano

    E dinit se disa skena të Twilight janë xhiruar këtu, fare pranë nesh, në Itali? Në Volterra është në fakt linja e vampirëve e njohur si Volturi, që shfaqen në dy kapituj të sagës. Në realitet, xhirimet u bënë në Montepulciano, në një sërë vendesh të shkëlqyera që përfshijnë qendrën historike të zonës dhe fshatrat e saj të bukura përreth. Në veçanti, mund të admirojmë Piazza Grande dhe Palazzo del Comune.

    Në plazhet braziliane të Paraty

    Dhe në fund, nuk mund të mos përmendim ishullin e mrekullueshëm të Esme, ku Bella dhe Edward kalojnë muajin e mjaltit. Në realitet ky vend nuk ekziston,: skenat janë xhiruar në Rio De Janeiro, dhe një syri të kujdesshëm simbolet kryesore të qytetit brazilian nuk do të kenë shpëtuar. Por ekziston edhe një vendndodhje tjetër që është si sfond për muajin e mjaltit të mezipritur, dhe është Paraty i shkëlqyer, një qytet portual në Brazil që ka disa plazhe që është pak të thuhet fantastike.

  • Camilla Parker Bowles, nga e dashura e princit Charles të Anglisë, tek nëna mbretëreshë e ardhshme

    Camilla Parker Bowles, nga e dashura e princit Charles të Anglisë, tek nëna mbretëreshë e ardhshme

    Camilla Parker Bowles lindi në 17 korrik 1947. Kate dhe Meghan me bashkëshortët e tyre injoruan ditëlindjen e gruas së Karlos. Por Dukesha e Cornwall nuk shqetësohet për këtë. Në fund të fundit, ajo arriti atë që donte dhe Pallati me fisnikët e tij e kanë pranuar tashmë. Edhe pse spektri i Dianës do të jetë gjithnjë atyre anëve

    Camilla Parker Bowles një ikonë bukurie?

    Ne marrim guximin ta përkufizojmë kështu Dukeshën e Cornwall, edhe pse ka bërë të paktën dy burra që të kthejnë kokën pas saj: burri i parë dhe babai i fëmijëve të saj, Andrew Parker Bowles, dhe ai aktual, Princi Karli, i cili për hir të dashirisë së saj largoi të ëmblën Lady Diana. Sot më shumë se 70 vjeç, Camilla po përjeton një rini të re. Dhe shtypi britanik nuk mund të mos e vinte re se sa është përmirësuar në pamje. Nga ana tjetër, ajo më në fund e zbuloi sekretin e sekretit të formës së rinovuar fizike: çdo ditë praktikon disa yoga dhe pilates, të shkëlqyera për t’i mbajtur elastikë muskujt.

    Camilla Parker Bowles për herë të parë ka folur për love story-n e saj me princin Karl të Anglisë

    Në një intervistë të gjatë me të përjavshmen You del Mail on Sunday, ajo ka rrëfyer se kishte përjetuar një makth të vërtetë për shkak të dashurisë së saj për mbretin e ardhshëm të Anglisë. Camilla në fakt është konsideruar për një kohë të gjatë si “rottweiler” që prishi martesën e Karlit dhe Dianës, princeshës së njerëzve, e cila ndërroi jetë në mënyrë tragjike në 31 gusht 1997

    Camilla tregon prapaskenat e dhimbshme të marrëdhënies së saj me Karlin:

    “Nuk mund të dilja jashtë, isha i burgosur në shtëpinë time. Ka qenë me të vërtetë e tmerrshme. Nuk do t‘ja uroja një gjë të tillë as armikut tim më të keq.” Dukesha ka thënë se ajo e shfrytëzoi atë periudhë “burgu” për të lexuar dhe mësuar të pikturonte, dy pasione që i ndan me bashkëshortin e saj. Fatmirësisht krah saj kishte fëmijët Laura dhe Tom nga martesa e tij e mëparshme me Andrew Parker Bowles, nga i cili u divorcua në 1995.

    Tani makthi ka kaluar. Karli dhe Kamila janë burrë e grua që nga 9 korriku 2005.

    Por jeta e Dukeshës edhe tani nuk është e lehtë për shkak të angazhimeve të shumta në të cilat ajo duhet të marrë pjesë. Ajo thotë: “Jetoj me adrenalinë. Në mëngjes zgjohesh me mendimin se nuk mund t’ja dalësh dot, por më pas e bën, duhet ta bësh. Nëse je një person pozitiv është më e lehtë. Njerëzit janë gjithmonë si një gotë gjysmë e mbushur ose gjysmë e zbrazët. Unë mendoj pozitivisht”.

    Kamila sot është pefrektshmërisht e integruar në në familjen mbretërore.

    Madje edhe Elizabeth e ka pranuar tashmë. Dukesha, megjithatë, nuk dëshiron të flasë për rolin e saj të ardhshëm si mbretëreshë, ende në diskutim për shkak të divorcit. Por ka mundësi që rregullat e Oborrit të ndryshojnë.

    Camilla dhe burri i saj i parë Andrew Parker Bowles në 1992.

    Të dy u martuan në 4 korrik 1973. Në dasëm ishte i pranishëm edhe Princi Karl, një mik i çiftit dhe i dashuri i nuses tashmë. Marrëdhënia e tyre do të vazhdojë edhe gjatë martesave të tyre përkatëse. Karli është gjithashtu kumbari i Tom dhe Laura, fëmijëve që Camilla ka me burrin e saj të parë që nga i cili u nda në 1995

    Kamila me Dianën në 1980

    Princesha e njerëzve ka deklaruar se gjatë kohës së saj me Karlin, kanë qenë të martuar treshe: ajo, Karli dhe Kamila. Lady D. u divorcua nga Princi i Uellsit në 1996, megjithëse ata ishin të ndarë që nga viti 1992

    Rivalja e re e Kamilës është Kate Middleton, gruaja e princit William.

    Duket se nuk rrjedh gjak i mirë mes të dyjave, veçanërisht sepse Dukesha e Cornwall duket se është xheloze për Lady Middleton e cila mund t’i merrte fronin.

    Camilla Parker Bowles lindi në 17 korrik 1947 në Londër.

    Babai i tij Bruce Shand (1917–2006) ishte një oficer i ushtrisë britanike që u bë një tregtar vere si dhe rob lufte në Luftën e Dytë Botërore që mori Kryqin Ushtarak me Bar

  • Karlo dhe Kamila festojnë 15 vjetorin e martesës, pas krahëve të Dianës

    Karlo dhe Kamila festojnë 15 vjetorin e martesës, pas krahëve të Dianës

    Carlo dhe Camilla festojnë 15 vjetorin e tyre në karantinë. Kate dhe William shpërndanë urimet e tyre nëpër mediat sociale. Por asnjë gjurmë nga Heri dhe Meghan

    Carlo dhe Camilla festojnë 15 vjet martesë. U martuan më 9 prill 2005 pas një historie torturuese dashurie dhe tradhëtie.

    Tashmë, nënshtetasit, Familja Mbretërore dhe William e Harry e kanë pranuar Camillan si bashkëshorten e Charles, madje fëmijët e Princit nuk e kanë kundërshtuar kurrë dasmën e babait të tyre, por hija e Dianës nuk është zbehur kurrë.

    Këtë vit, ky përvjetor vjen në një moment shumë të vështirë për shkak të emergjencës shëndetësore. Carlo ka pak kohë që është shëruar nga koronavirusi dhe ka dalë nga izolimi, fiks në kohë për t’u ribashkuar me gjysmën e tij më të mirë.

    Të dy, megjithatë, kanë kërkuar ta festonin këtë datë kaq të dashur për ta, duke shpërndarë në profilin Instagram të Clarence House një foto, të bërë në mëngjesin e 8 prillit, në Birkhall, në pronën e tyre skoceze. Carlo dhe Camilla janë ulur pranë njëri-tjetrit me rroba sportive – ajo me xhinse, ai me pantallona kadifeje – duke buzëqeshur në kamera e duke mbajtur në krahë qentë e tyre të dashur, Jack Russell, Beth dhe Bluebell, të dy të shpëtuar nga Dogs Battersea dhe Cats Home, pronare e së cilës është vetë Dukesha.

    Në foto mund të shihet se si Charls e ka të lidhur gishtin e mesëm, si të ishte i mjekuar, por Clarence House nuk ka pranuar të komentojë.

    Kate Middleton dhe William kanë dashur t’ia shprehnin urimet e tyre më të mira çiftit, duke shpërndarë foton e Charlsit dhe Camillës në faqen e tyre në Twitter, ndërsa nga Harry dhe Meghan nuk ka asnjë gjurmë. Sussex-ët i kanë mbyllur profilet e tyre sociale në pritje për të hapur të reja, të dedikuara biznesit të tyre, Archiewell.

    Siç dihet, dashuria e Charles dhe Camillës ka qenë për shumë vite e fshehtë dhe aspak e lumtur. Kishte shumë njerëz rreth mbledhur marrëdhënieve të tyre, burri i saj Andrew Parker Bowles dhe gruaja e tij Diana. Princesha vuajti shumë nga tradhtitë e vazhdueshme të princit, për të cilat ishte plotësisht në dijeni. Por do të ishte një moment i veçantë kur Lady D e pati të qartë se burri i saj kishte një lidhje me Camillan, siç shkruan Andrew Morton, autori i biografisë, “Diana, her true life”.

    Princat e Uellsit ishin me pushime në një jaht me fëmijët e tyre William dhe Harry. Charles dhe Diana flinin në kabina të ndryshme dhe bënin jetë të veçanta edhe në barkë. Një mbrëmje Lady D ngriti aparatin për të bërë një telefonatë dhe dëgjoi bashkëshortin e saj tek bënte në një bisedë të gjatë dhe interesante me të dashurën e tij, Camilla. Që atëherë, Princesha e trishtuar pati më dyshime: Charles dashuronte një grua tjetër.

  • Presioni i lartë i gjakut, ushtrimet (të lehta) për ta mbajtur atë nën kontroll

    Presioni i lartë i gjakut, ushtrimet (të lehta) për ta mbajtur atë nën kontroll

    Pilates në shtëpi: luftoni hipertensionin dhe mbani veten në formë. Një studim amerikan tregon përfitimet e Pilates në mbajtjen e presionit nën kontroll, uljen e kileve të tepërta dhe tonifikimin e trupit

    Jemi në shtëpi. Dhe përfitojmë nga kjo periudhë për të bërë ushtrime të thjeshta që na bëjnë të mundur kontrollin e peshës dhe të luftojmë hipertensionin, nëse jemi mbipeshë. Mjafton një tapet i vogël për të filluar të bëjë Pilates, me një siguri më shumë: sipas një studimi të botuar në American Journal of Hypertension, trajnimi i rregullt mundëson të rinjtë që kanë kilogramë të tepërt të kontrollojnë më mirë hipertensionin.

    Një studim origjinal

    Studimi u koordinua nga Alexei Wong nga Universiteti Marimount i Arlington dhe shqyrtoi mirëqenien kardiovaskulare të një grupi të përbërë nga gra të reja mbipeshë në Shtetet e Bashkuara.

    Të rejat e përfshira ishin të moshës midis 19 dhe 27 vjeç, kishin një aktivitet të reduktuar fizik (më pak se një orë e gjysmë në javë) dhe nuk paraqisnin asnjë patologji kronike: cikli Pilates u propozua për 12 javë, me seanca prej një ore tre herë në javë të përbëra nga një kohë nxemjeje dhe stretchingu, ushtrime dhe faza finale ajo e riadaptimit. Me kohë, gjatë tre muajve të ushtrimit, intensiteti i stërvitjeve u rrit gradualisht, sipas një skede të studiuar ad hoc nga ekspertët.

    Rezultati

    Falë kësaj strategjie të thjeshtë stërvitore u bë e mundur të kufizohet ngurtësia e murit të arteries, që sigurisht kontribuon në zhvillimin e hipertensionit si dhe në presionin e arteries së aortës, asaj që del nga zemra dhe përcjell gjakun në të gjithë organizmin përmes degëve të tij. Por, më e rëndësishmja është se ka pasur edhe një ulje të presionit të gjakut, e regjistruar me teknikat e zakonshme.

    Sipas ekspertëve amerikanë, duke u mësuar me ushtrimet Pilates që në moshë të re mund të jetë një ndihmë e madhe për gratë mbipeshë, të cilat mund të jenë më të rrezikuara në të ardhmen nga problemet kardiovaskulare, gjithashtu falë një kontrolli më të mirë të presionit të gjakut. Përveç, natyrisht, ushtrimit të një ndikimi të drejtpërdrejtë në mbipeshën: konsumimi i kalorive ndihmon shumë gjithmonë.

    Përse Pilates është i dobishëm

    Edhe pse jo të gjithë e dinë atë, Pilates mbush një shekull jetë këtë vit. Ishte pra viti 1920 kur një atlet pasionant, Joseph Pilates (i tiji është edhe emri i teknikës), propozoi një seri ushtrimesh që kishin për qëllim forcimin e muskujve më të thellë, ato që ne shpesh nuk i praktikojmë në aktivitetet tona të përditshme.

    Avantazhi i madh i kësaj teknike është se, në një periudhë si kjo në të cilën kërkohet (dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme) të qëndrojmë në shtëpi, vetëm një tapet i vogël në dysheme mjafton për të kryer ushtrimet. Muskujt më të përfshirë janë ato që janë të vendosura midis brinjëve dhe legenit, si dhe të qark rreth styllës kurrizore.

    Natyrisht, që metoda të jetë efektivosht produktive, nuk duhet harruar kurrë se nuk është vetëm çështje e “lëvizjes”: i duhet kushtuar kujdes shumë i madh frymëmarrjes, përqendrimit, rrjedhshmërisë së lëvizjeve dhe saktësisë së asaj që bëjmë. Kjo ishte intuita e madhe e Pilates e cila tani, falë studimit, bëhet edhe një mjet i mirë për të mbajtur nën kontroll presionin arterioz që tenon të rritet.

  • Dieta për eleminimin e fryrjeve në bark

    Dieta për eleminimin e fryrjeve në bark

    Kjo skemë ushqyerje mund të ndihmojë shumë në identifikimin e ushqimeve që shkaktojnë simptoma të bezdisshme siç janë fryrja e barkut dhe konstipacioni (kapsllëku)

    Dieta e eleminimit është një qasje ndaj të ushqyerit që mund të rezultojë shumë e dobishme për të identifikuar rastet e intolerancave, ndjeshmërisë ose alergjive ndaj ushqimeve të caktuara. Skema, një aleat i vlefshëm kur bëhet fjalë për lehtësimin e simptomave të tilla si fryrja e barkut ose kapsllëku, është shumë e thjeshtë dhe bazohet në eliminimin e atyre ushqimeve për të cilat trupi dyshohet se ka vështirësi të tolerojë.

    Më pshtë, vijon rivendosja progresive e tyre dhe vëmendja specifike i kushtohet simptomave që shfaqen pas nisjes. Dieta e eleminimit, e karakterizuar nga një kohëzgjatje midis 5 dhe 6 javësh, shpesh përdoret për të përmirësuar cilësinë e jetës së personave që vuajnë nga zorrët e irrituara, intolerancat apo alergjitë ushqimore.

    Është e rëndësishme të kuptohet që ekzistojnë lloje të ndryshme të dietave eleminuese (p.sh. FODMAP). Po aq e rëndësishme është të theksohet se, nëse ke alergji të njohur ose një dyshim më shumë se konkret, e rëndësishme është të përqendroheni në një rrugë specifike dhe ta kryeni atë nën mbikëqyrjen e ngushtë të dietologut tuaj të besuar.

    Thënë këto, le të vazhdojmë të analizojmë hap pas hapi skemën e dietës. Siç e thamë pak më lar, niset me fazën e eliminimit, me plot kuptimin e fjalës, e cila zgjat 2/3 javë. Ndër ushqimet që, në varësi të situatës, fillojmë eliminimin përfshihen soja dhe derivatet e saj, produktet e qumështit, arrat, ushqimet e detit, ushqimet e karakterizuara nga prania e glutenit (kemi përmendur vetëm disa nga shembujt e shumtë që mund t’iu vihet viza). Kjo fazë është shumë e rëndësishme, pasi bën të mundur të kuptohet nëse simptomat e bezdisshme janë për shkak të ushqimit të hequr apo faktorëve të tjerë.

    Pasi të ketë përfunduar faza e parë, vjen momenti për të vijuar me rifutjen progresive në dietë të ushqimeve të eleminuara. Një këshillë për t’u ndjekur ka të bëjë me faktin e rifutjes në dietë të secilit grup ushqimor individual, duke i kushtuar vëmendje nëse rifillon shfaqja e simptomave të tilla si skuqje, enjtjet e lartpërmendura të barkut dhe problemet e zorrëve (vetëm për të përmendur disa).

    Duke iu kthyer për një moment karakteristikave të fazës së eliminimit, është e nevojshme të theksojmë faktin se sa më shumë ushqime të hiqni, aq më shumë mundësi keni për të arritur qëllimin tuaj. Kjo nënkupton, për shembull, procedimin me eliminimin e përkohshëm të agrumeve, bishtajoreve dhe ushqimeve niseshte. Kur ndiqni një dietë eleminimi, duhet t’i kushtoni vëmendje edhe cilësisë së yndyrnave në tryezë, duke u përpjekur të shmangni gjalpin dhe margarinën. Për të mos u harruar është gjithashtu rëndësia e shmangies së marrjes së sheqerit, mjaltit dhe shurupit të panjës.

    Për sa i përket ushqimeve që mund të hahen, është e nevojshme të përfshihen shumica e frutave (përveç agrumeve), çajra bimorë, pije zëvendësuese të qumështit të lopës (p.sh. qumështi i arrës së kokosit), gjelit të detit dhe qengjit, dhe peshqve të tillë si salmoni.

    Shkenca është përqendruar vazhdimisht në përfitimet e dietës eleminuese. Midis shumë studimeve të kryera, vlen të theksohet një punë kërkimore e vitit 2006, e kryer nga një ekip aktiv në University of Kansas (SHBA). Ekspertët në fjalë kanë regjistruar 20 individë të të dy gjinive dhe të diagnostikuar me sindromën e zorrës së irrituar, e cila mund të shkaktojë edhe fryrje të barkut. Pacientët e përmendur më lart, mbi të cilët terapitë standarde nuk kishin rezultuar efektive, duke iu nënshtruar një diete eliminimi treguan përmirësime të konsiderueshme në lidhje me disa simptoma të IBS.

    Përfundojmë duke përsëritur se, para se të fillohet një dietë eleminimi, është shumë e rëndësishme të kontaktoni mjekun e familjes dhe dietologun e besuar dhe të ndiqni rreptësisht udhëzimet e tyre për një përfundim sa më të shëndetshëm.

  • Ariu zgjohet nga letargjia dhe shëtit vetëm, fotografia virale

    Ariu zgjohet nga letargjia dhe shëtit vetëm, fotografia virale

    Një fotoreporter ka pavdekësuar në Pireneiet franceze një ari të sapodalë nga letargjia telsa shëtit në majat me dëborë

    E ndërsa bota ndalet dhe rrugët e qyteteve janë boshe për shkak të urgjencës shëndetësore të shkaktuar nga Coronavirus (saktësisht Covid-19), në disa qoshe të Tokës natyra vazhdon – për fat të mirë – të zhvillojë kursin e saj.

    Kështu, në majat akoma me dëborë në Pirenei, mund të ndodhë që të hasim një spektakël të vërtetë në mbretërinë e kafshëve: një ari i sapozgjuar nga gjumi letargjih duke nisur një shëtitje të ngadaltë nëpër panoramat e shkreta e të mbuluara nga dëbora. Nathan Birrien, një fotoreporter freelence francez, arriti pothuajse me magji të fotografonte këtë event gati unik. Ariu, saktësisht, gjendej në majat malore në rajonin francez të maleve Pirenei (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit).

    “Ky ndoshta është një nga takimet më të bukura të të gjithë jetës sime! – ka shkruar Nathan Birrien në faqen e tij në Facebook – Kur Natyra pretendon t’i kthehen të drejtat e saj, kur ajo na ofron momente të një magjie puro!”.

    “Një ari i sapodalë nga gjumi letargjik – vazhdon fotografi – rigjen pranverën e tij. Vetëm, në 2800 metra, i rrahur vetëm nga era. Duhet t’i mbrojmë të gjitha këto dhe të respektojmë mjedisin tonë. Një ditë ai do të na shlyejë për respektin që i tregojmë”.

    Për revistën franceze ‘20 minutes’, Nathan Birrien nuk heziton të përcaktojë fotografitë e tij të ariut si një nga ” më të papriturat që kam bërë ndonjëherë”, por pranon edhe se talenti – në kësi rastesh – ka pak rëndësi.

    “U gjenda në vendin e duhur në kohën e duhur – rrëfen fotografi – dhe pata fat që isha në gjendje ta vëzhgoja për një orë”. Një ekspert për peizazhet malore – si dhe piloti i dronit – Birrien pranoi gjithashtu se nuk ishte gjendur rastësisht aty, por se kishte mësuar nga disa burime se një arush mund të sillej rretheqark nëpër atë zonë. Durimi, në këtë rast, e shpërbleu.

  • Facebook në ndihmë për ndalimin e Covid: ja si

    Facebook në ndihmë për ndalimin e Covid: ja si

    Të dhënat e Facebook do të përdoren për të kontrolluar infeksionin. Bën publike të dhënat e mbledhura përmes aplikacionit të tij për të ndihmuar qeveritë dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor të luftojnë infeksionin nga Covid-19

    Përdorimi i të dhënave të mbledhura nga gjigandët e Uebit për të gjurmuar lëvizjet e qytetarëve dhe, rrjedhimisht, të kihet më shumë informacion që të luftohet përhapja e Covid-19. Ky është kuptimi i nismës së bërë realitet javën e kaluar nga Google dhe, tani, edhe nga Facebook.

    Siç dihet, në të vërtetë, aplikacioni blu i mediave sociale grumbullon vazhdimisht informacione mbi sjelljet dhe lëvizjet tona. Por nëse deri para disa javësh kjo na dukej një problem i madh në mbrojtjen e privacy sonë, sot duket edhe si një mundësi e mirë për të ngadalësuar virusin. Këndvështrimet ndryshojnë, por të mëdhenjtë si Facebook jo dhe ky është një rast i artë për mediat sociale të Zuckerberg për të demonstruar se mbledhja e të dhënave të kryera nga aplikacionet mund të shërbejë edhe për qëllime shumë më fisnike sesa përmbysja me reklama direkte. Por Facebook siguron: gjithçka do të ndodhë në mënyrë anonime dhe në respekt të plotë të privatësisë së përdoruesve.

    Gjurmimi në Facebook: hartat

    Le ta bëjmë të qartë që në fillim: nisma e Facebook (si ajo e mëparshme e Google) nuk konsiston në gjurmimin e lëvizjeve të përdoruesve. Dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë: ajo bëhej prej kohësh, përpara koronavirusit. Risia qëndron në faktin se Facebook vë në dispozicion të autoriteteve një pjesë të të dhënave, të paraqitura grafikisht përmes tre hartave të përcaktuara si “co-locatisation”. Në fakt, ajo që ka rëndësi, nuk është gjurmimi i lëvizjeve të individit, por bashkëveprimi i tij shoqëror me të tjerë persona, prej të cilëve mund të hasë virusin ose që mund ta transmetojë. Ekziston gjithashtu edhe një “Indeks i lidhjeve shoqërore”, që tregon miqësitë virtuale të përdoruesve dhe i lidh ato me mundësinë e kontaktimit të infeksionit apo transmetimit të tij. E së fundi, Facebook vë në dispozicion një sondazh opsional për t’u administruar prej përdoruesve, por që nuk menaxhohet drejtpërdrejt nga Facebook: për të kujdesen studiuesit e Carnegie Mellon University.

    Menaxhimi i privatësisë

    Për ta bërë gjithë këtë në përputhje me një menaxhim normal të privatësisë së përdoruesit, Facebook ka ndjekur dy rrugë: e para konsiston në bërjen anonime të të dhënave të mbledhura, e dyta në pyetjen e përdoruesve nëse duan të marrin pjesë në mbledhjen e të dhënave duke vënë në dispozicion historinë e pozicionit të tyre . Më në fund, Facebook precizon se bëhet fjalë vetëm për të dhënat e mbledhura nga aplikacioni Facebook dhe jo edhe nga ato të Instagram dhe WhatsApp.

  • 10 rrugët më të ngjyrosura në botë

    10 rrugët më të ngjyrosura në botë

    Ka lagje të shpërndara nëpër botë që shkëlqejnë me të gjithë bukurinë e tyre nën dritën e diellit dhe janë të jashtëzakonshme.

    Elementi kryesor që i karakterizon këto rrugë janë ngjyrat e shumta apo tonalitetet në pastel me të cilat janë lyer fasadat e ndërtesave dhe banesave. Kemi zgjedhur për ju 10 rrugët më të gjalla në botë që do t’ju bëjnë të ëndërrojnë.

    San Juan, Porto Riko

    San Juan është një trazirë ngjyrash. Rrugët e ngushta të qytetit të vjetër karakterizohen nga ndërtesa koloniale spanjolle të pikturuara me ngjyra të ndritshme.

    Bo-Kaap, Cape Town

    Lagja historike Bo-Kaap, Cape Town, është e veçantë për shtëpitë e saj me ngjyra të ndezura, të konsideruara si një shprehje lirie nga pasardhësit e skllevërve malajzianë dhe indonezianë që popullojnë ato rrugë.

    La Boca, Argjentinë

    Lagja La Boca nuk ka nevojë për prezantim, rrugët e saj të gjalla dhe shumëngjyrëshe janë të famshme në të gjithë botën. Është gjithashtu edhe vendi më karakteristik në kryeqytetin argjentinas ku mund të hani, pini dhe vëzhgoni artin vendas.

    Colmar, Francë

    E njohur si Venecia e vogël, qyteti i lezetshëm i Colmar shquhet në botë për elegancën dhe bukurinë e tij. Qendra historike karakterizohet nga ndërtesa gjysmë me dru pastel.

    Chefchaouen, Marok

    Përkufizohet si perla blu e Marokut dhe mjafton të shikoni foton e saj për të kuptuar se përse. Rrugët dredha-dredha dhe ndërtesat e vogla shekullore të grumbulluara së bashku e bëjnë unik qytetin e një mijë hijeve blu.

    Las Palmitas, Meksikë

    Bukuria dhe hijeshia e Las Palmitas sot i detyrohet punës së jashtëzakonshme të bërë nga një kolektiv artistësh gjermanë që krijuan nëpër ndërtesa një murale gjigante me ngjyrat e ylberit.

    Kampung Pelangi, Indonezi

    Për një kohë të gjatë një lagje e rrënuar, fati i së cilës dukej se ishte vulosur; papritur Kampung Pelangi u shndërrua një pikë tërheqëse turistike falë ngjyrave të ylberit me të cilan janë pikturuar ndërtesat e zonës Semarang.

    Oak Bluffs, Massachusetts

    Shtëpi të këndshme me ngjyra karakterizojnë rrugët e Oak Bluffs, një qytet në ishullin e Martha’s Vineyard, i cili me kalimin e kohës është bërë një parajsë e vogël ku mund të arratisesh gjatë pushimeve të verës.

    Nyhavn, Kopenhagë

    Ndërtesa shumëngjyrësh plot me restorante, bare dhe dyqane: jemi në zonën e portit antik të Kopenhagës. Këtu, kur dielli shkëlqen në qiell, gjithçka shfaqet me ngjyra dhe e mrekullueshme.

    Manarola, Itali

    Jemi në Cinque Terre. Në gjithë shkëlqimin e tij dhe e pasur me ngjyra, qyteti i Manarola shtrihet drejtpërdrejt Detin Ligur dhe duket se ka dalë nga një përrallë.

  • Kur i bën gjërat vetëm s’ke pse ndjehesh çuditshëm, por i fortë

    Kur i bën gjërat vetëm s’ke pse ndjehesh çuditshëm, por i fortë

    Vallëzimi, vrapimi, kënga, pazari dhe më pas të shkosh në një koncert, të notosh në valët e detit dhe bësh surf, të shkosh në kafenenë më të bukur në qytet dhe të porosisësh një ëmbëlsirë. Të gjitha këto vetëm! Sepse vetmia nuk ju bën të ndjeheni të çuditshme apo të ndryshme, por të lira dhe të forta.

    Ne dhe miqtë

    Të kesh përkrah miq që të duan dhe kujdesen për ty është një ndjesi e mrekullueshme, e cila bën të ndjehesh me fat që ke gjetur njerëz që të ndajnë jetën me ty.

    Vetmia është speciale

    Por, edhe ndarja është po aq e veçantë sa vetmia. Gjithkush ka të drejtën dhe detyrimin për të kaluar kohë vetëm, për të mësuar të njohim dhe duam njëri-tjetrin.

    E fortë dhe e lirë

    Një shëtitje në park apo një vajtje në kinema vetëm. Edhe një koncert apo një ditë në plazh. Nuk duhet pasur frikë për të zgjedhur të bësh atë që do, edhe pa shoqërinë e miqve. Kjo nuk do të të bëjë të ndjehesh apo të dukesh çuditshëm, por të fortë dhe të lirë.

    Të bësh atë që do

    Sa herë ke vendosur të mos bësh diçka thjesht sepse askush nuk të shoqëron? Të mësosh për të kryer një aktivitet edhe në vetmi të bën të çlirët nga çdo formë e varësie.

    Të qëndrosh vetëm

    Njerëzit kanë frikë nga vetmia, ti vetë ke, e në këtë mënyrë gjendesh duke e mbushur jetën me gjithçka dhe më shumë. E megjithatë, je duke bërë një gabim të madh sepse të qëndrosh vetëm mund të të mësojë shumë.

    Liria për të zgjedhur dhe për të bërë

    Një gjendje lirie, një mënyrë për të dëgjuar dhe për t’u kujdesur për vetveten pa kushtëzimin shoqëror të të tjerëve, duke ndjekur vetëm ato që të thotë zemra.

    Shoqëria më e bukur

    Deri më tani kemi përdorur fjalën vetmi, e vërteta është se kur zgjedh të bësh diçka pa shoqërinë e njerëzve që do nuk je vetëm, je me vetveten.

    Kujdesu për veten

    Të kujdesesh për vetveten, ta duash dhe ta zgjedhësh si miqësinë më të mirë është zgjidhja më e shëndetshme që mund të bësh për mirëqenien tënde. Edhe zgjedhja e kohës për të kaluar me vetveten është një gjë e shkëlqyeshme.

    Vetmia të bën të shkëlqesh

    Vetmia është një arritje e mrekullueshme. sepse të bën të njihesh në thellësi, të gjesh një ekuilibër të përsosur midis un-it dhe universit. Ndaj mos ki frikë të dalësh, të vallëzosh, notosh dhe të bësh gjithçka që do edhe pa të tjerët sepse vetëm në këtë mënyrë do të jesh plotësisht në liri dhe do të mësosh të ndjehesh edhe më mirë me të tjerët. Për më tepër, vetmia të bën të shkëlqesh.

  • Skype Meet Now, si të bësh videothirrje pa patur një llogari

    Skype Meet Now, si të bësh videothirrje pa patur një llogari

    Skype ka shpërndarë Meet Now, një aplikacion në internet që ju lejon të krijoni dhe të merrni pjesë në videothirrje pa qenë e nevojshme të keni një llogari në platformë. Ja se si funksionon

    Skype përpiqet të rikuperojë terrenin e humbur drejt Zoom dhe hedh një funksion të ri: Meet Now që ju lejon të merrni pjesë në një videothirrje pa qenë e nevojshme të keni një llogari të regjistruar në platformë. Që kur filloi lockdown me detyrimin për shumë kompani për të punuar në modalitetin smart working, aplikimet për thirrjet video kanë pasur një rritje të papritur. Mbi të gjitha, kush përfitoi ishte Zoom i cili, falë lehtësisë së tij të përdorimit, u bë shumë shpejt i preferuari i punëtorëve në të gjithë botën.

    Arsyeja është mjaft e thjeshtë: nuk duhet regjistrim dhe thjesht shtypni një link për të nisur një conference call ose mbledhje online. Mirëpo, ditët e fundit, Zoom ka filluar të tregojë edhe problemet e para, veçanërisht përsa i përket intimitetit dhe sigurisë. Meet Now është përgjigjja e Skype për Zoom: për krijimin ose pjesëmarrjes në një videothirrje nuk ka nevojë të regjistroheni në platformë, por thjesht hyrni web-app browser dhe të shtypni një link. Në pak sekonda, ju bëheni pjesë e mbledhjes pa pasur nevojë të krijoni një llogari.

    Si funksionon Skype Meet Now

    Thjeshtësi dhe përdorimi i menjëhershëm, janë këto dy karakteristikat e Skype Meet Now, funksionaliteti i ri i platformës më të famshme në botë për thirrjet video. Çfarë është e veçantë për Skype Meet Now? Ju nuk keni nevojë të regjistroheni për të filluar videothirrjen, por thjesht të keni një pajisje me një browser dhe një lidhje të mirë interneti.

    Si funksionon Skype Meet Now? Mjafron të hyni në faqen web përmes browserit dhe shtypni butonin “Krijoni një takim falas” dhe të prisni fare pak sekonda që lidhja me takimin të krijohet. Një herë e krijuar, ju merrni një link që mund të ndahet menjëherë me kolegët tuaj të punës (thjesht shtypni butonin “Shpërndani ftesën”) dhe pastaj klikoni në “Fillo thirrjen” për të filluar videotakimi.

    Në rast se ne nuk je krijues i thirrjes, por mysafir, thjesht klikoni në linkun që ke marrë dhe thirrja do të fillojë direkt në browser.

    Skype Meet Now ka të njëjtin funksionalitet si Skype: mund ta regjistroni thirrjen dhe ta ruani për ta dëgjuar më vonë, ose të mjegulloni sfondin përpara se të fillojni videothirrjen. Mundet gjithashtu edhe ta ndani ekranin për të diskutuar njëkohësisht me disa lidhje.

    Si të shkarkoni Skype Meet Now

    Skype Meet Now nuk është një aplikacion që shkarkohet, por është një web-app i cilin funksionon përmes browserit. Nevojitet të vendosni URL-në e shërbimit dhe të keni qasje të drejtpërdrejtë në të gjitha funksionet, pa qenë e nevojshme të instaloni një program të ri në PC tuaj apo një app në smartphone.