Blog

  • Mochi, qenushja e agjencisë funerale që ngushëllon njerëzit në zi

    Mochi, qenushja e agjencisë funerale që ngushëllon njerëzit në zi

    Ajo është një qenushe Bernese Mountain Dog: detyra e saj është të afrohet me njerëzit që janë të pikëlluar dhe t’u japë atyre pak ngushëllim

    Një pjestare e ri është bashkuar me stafin e agjencisë amerikane të funeralit Macon Funeral Home, në Karolinën e Veriut. Emri i saj është Mochi, dhe është një qenushe malësore berneze, rreth dhjetë javëshe. Detyra e saj është t’u afrohet njerëzve që janë të pikëlluar në zi dhe, me ëmbëlsinë dhe delikatesën e saj, të përcjellin paksa ngushëllim.

    Tori McKay, pronar i Mochit dhe punonjës i Macon Funeral Home në Macon, prej të paktën dhjetë vjetësh ëndërronte një qen të aftë për të sjellë paksa lehtësim për ata që sapo kanë humbur një person të dashur: më 14 janar mbërriti Mochi dhe njoftimi u botua në faqen e internetit të agjencisë së funeralit dhe në faqen e saj Facebook.

    “Për ju erdhi Mochi, pjestarja më e re e Macon Funeral Home! Ajo është një Bernese Mountain Dog, i cili i do njerëzit dhe e adhuron gjumin”, është shkruar pranë fotografisë së qenushes së përgjumur. “Ejani ta takoni: i pëlqen shumë që të bëjë miq të rinj!”. Mikpritja, në Facebook, ishte shumë pozitive: postimi ka marrë qindra pëlqime, u shpërnda dhjetra herë dhe mblodhi shumë komente të favorshme.

    McKay shpjegon se Bernese qenushi ka korresponduar me idenë e tij të kahershme për “qen potencial si terapi ndaj dhimbjes”. “Ai ka një histori të shkëlqyeshme si një qen për terapi dhe mbështetje, e cila fillon me nga qëndrimi dashamirës e duke vijuar me personalitetin e qetë”. Kur atë e kërkojnë familjet, Mochi i ngushëllon duke i vizituar ata.

    «Një Bernese Mountain Dog nuk është jetëgjatë: në përgjithësi, ai rron nga gjashtë deri në tetë vjet. Uroj që jeta e saj të ishte sa më e dobishme”, shtoi McKay, që do ta dërgojë në Asheville për ta trajnuar Mochin rreth gjashtë muaj deri në një vit. “Ka kaq shumë studime që konfirmojnë përfitimet nga pasja e një kafshe pranë gjatë periudhës së zisë, dhe komuniteti ynë me siguri ka shumë nevojë”.

  • Çokollata dhe vera, sekreti i rinisë së përjetshme

    Çokollata dhe vera, sekreti i rinisë së përjetshme

    Studiuesit kanë zbuluar se të dyja, si vera dhe çokollata, ndihmojnë në rinovimin e qelizave të vjetra, duke i bërë ato të fillojnë të sillen më shumë si qelizat e reja.

    Me kalimin e viteve ADN-ja në qelizat tona humbasin gradualisht telomerët mbrojtës.

    Ekipi i studiuesve aplikuan përbërës të bazuara në kimikate që gjenden natyrshëm në verë të kuqe, çokollatë të zezë, rrush të kuq dhe boronica tek qelizat në laborator.

    Këto ushqime janë të pasura me flavonoide, të cilat njihen për efektet e tyre antioksiduese dhe anti-inflamatore.

    Brenda disa orësh nga trajtimi më këta përbërës, qelizat e vjetra filluan të ndaheshin dhe të kishin telomere më të gjata.

    Shpresohet se zbulimi mund të çojë në terapit të suksesshme antiplakje. Drejtuesi i studimit, Profesor Harries tha: “Ky është një hap i parë në përpjekjen për t’i bërë njerëzit të jetojnë një jetë normale, por edhe të shëndetshme”.

  • Çfarë i ndan Albin Kurtin dhe Isa Mustafën

    Çfarë i ndan Albin Kurtin dhe Isa Mustafën

    Negociatat për arritjen e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike janë në prag të dështimit. Palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e ngurta as pas takimit të së martës, që u konsiderua vendimtar, dhe i cili u mbajt me prezencën e pesë ambasadorëve kryesorë ambasadorëve dhe shefes së Zyrës së BE-së.

    Asnjëra prej palëve nuk i ka shpallur të dështuara negociatat dhe nuk ka përjashtuar takimet e radhës, një javë para skadimit të afatit kushtetues për krijimin e qeverisë.

    Deputetja Albulena Haxhiu, e propozuar nga Vetëvendosja për të mbajtur postin e ministers së drejtësisëu tha se Kurti e Mustafa nuk janë marrë vesh as që të takohen sërish, dhe kjo gjë, sipas saj, do të diskutohet nga liderët.

    Midis palëve qëndron posti i kryeparlamentarit të zgjedhur, Glauk Konjufca, i cili në një marëveshje paraprake i ishte premtuar LDK, por që meqënëse marëveshja u nuk arrit, Vetëvendosja e propozoi vetë dhe e zgjodhi sëbashku me votat (75) e Isa Mustafës. Në këmbim të saj Albin Kurti ka ofruar dy poste më shumë në qeveri, përfshirë këtu edhe ministrinë e jashtme. Por Mustafa ka mbetur i palëvizshëm në qëndrimin e vet: “Ose kryeparlamentarin tani ose asgjë”. Kësaj kërkese LDK i ka shtuar edhe njëtjetër: “E marrim postin e kryeparlamentarit tani dhe ua dorzojmë pas një viti kur të marrim presidentin”.

    Por Albuena Haxhiu e ka konsideruar këtë si një shaka: “Është përmbysje e vullnetit të 75 deputetëve. Është tallje që t’i themi kryeparlamentarit të zgjedhur në mënyrë demokratike hiqu, që të jetë dikush i LDK-së për disa muaj, pastaj ai të hiqet e të vijë dikush tjetër. Kjo është tallje me vendin. Kemi para vetes shumë zgjidhje të tjera, por kjo s’mund të bëhet nëse s’ka vullnet nga LDK-ja”

    Pas takimit gati katërorësh në Kuvendin e Kosovës, Mustafa, tha se kur VV të pranojë kushtet e tyre, LDK do të jetë gati për ta nënshkruar koalicionin. “Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja që kemi ofruar kohët e fundit, është një zgjidhje që i kontribon një marrëveshjeje të balancuar. Nëse VV, si parti e parë, i pranon kushtet, ne jemi të gatshëm për ta bërë marrëveshjen”, ka thënë Mustafa.

    Por sipas Albin Kurtit VV-ja nuk pranon ujdi të stilit “merre ose lëre”.

    “Nuk ka përafrim të pozicioneve mes dy subjekteve. Ne i kemi dhënë dy propozime prejse kemi dërguar emrin tim tek presidenti për mandatarin, mirëpo për marrëveshje nevojitet pajtim i dyanshëm. Nuk mund të bëjmë marrëveshje merre ose lëre”, ka thënë Kurti pas takimit në një moment kur ka mbetur më pak sesa një javë nga afati që ai ka të paraqesë një qeveri të mbështetur nga një shumicë deputetësh.

    Nëse VV dhe LDK dështojnë të krijojnë një qeveri, mundësitë mbeten tre. Ose Albin Kurti të vazhdojë përpara duke paraqitur një kabinte të pakicës, duke besuar se LDK do ta respektojë fjalën e dhënë publikisht për të mbështetur qeverinë pa marrë pjesë në të.

    Obsioni i dytë është që pas skadimit të mandatit të kurtit, presidenti Thaçi të mandatoje dikë nga LDK për kryeministër dhe të realizohet një qeveri së bashku me AAK e Haradinajt, e cila do i leverdiste edhe PDK-së.

    Ndërsa version i tretë janë zgjedhjet e reja.

  • ERTV “e vërteta”, mediat italiane, franceze e gjermane janë kazan

    ERTV “e vërteta”, mediat italiane, franceze e gjermane janë kazan

    Kryeministri Edi Rama u “ligshtua” ku mësoi se televizoni prestigjioz italian “RAI 3”, publikoi një reportazh të zgjeruar mbi kultivimin e drogës në Shqipëri të cilët shprehen se është 12 fishuar, pavarësisht pretendimeve të policisë shqiptare se kishin asgjësuar çdo rrënjë të mbjellë.

    “Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!”- shkruan Rama. Por e vërteta ishte brenda atij reportazhi, ku janë disa burime, përfshi edhe krerë të prokurorive në Itali.

    Gjithashtu theksohet se për vitin 2019 ka pasur një shumëfishim të kultivimit të kanabisit nga grupet kriminale shqiptare, të cilat kanë kultivuar në zona të thella malore bimë narkotike me fidanë vietnamezë, që është e shkurtër dhe me prodhimtari të lartë.

    Nuk kaloi gjatë dhe pas reagimit të kryeministrit mbajti ison edhe Policia e Shtetit, në një sqarim të gjatë, që më shumë se të jepte provat, ulëriste për pastërtinë e saj dhe kujdesej që të mos prishej imazhi.

    “Policia e Shtetit është krenare për rezultatet e arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me partneret italianë. Falë këtij bashkëpunimi rezultatet domethënëse thellohen çdo vit dhe janë të monitoruara e të certifikuara nga autoriteti i lartë profesional i Guardia di Finanza-s. Viti 2019 shënoi sasinë më të vogël historike të kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapur në Itali, duke provuar kështu suksesin e madh dhe të padiskutueshëm të luftës tonë në këtë front”-thuhet në qëndrimin e Policisë së Shtetit, i cili i ngjan proklamatave të së shkuarës mbi sukseset imagjinare.

    Nëse ky lajm do ishte publikuar nga mediat shqiptare sot lukunia e qeverisë do të vërsulej, duke e konsideruar median si kazan, ndërsa gazetarët të blerë e të shitur për të hedhur baltë mbi “qelibarin” qeveri.

    Nuk është vetëm media italiane por edhe ato franceze dhe gjermane të cilat kanë zbarkuar në Shqipëri për të treguar masivitetin e kultivimit të kanabisit dhe dyshimeve të lidhjeve politike me grupet e trafikut. Edhe mediave ndërkombëtare Rama u është përveshur, madje premtoi disa muaj më parë se do të padiste edhe gazetën gjermane Bild, pas publikimit nga ana e saj të audiopërgjimeve mbi dosjet 184 dhe 339 që tregonin krimin elektoral në Shqipëri dhe lidhjet e drejtuesve politik me ata të policisë dhe grupet kriminale të akuzuar për vrasje dhe trafik droge.

    Sot Rama “sugjeron” që të besohet Guardia Di Finazza, por ishte po kjo strukturë e cila në vitin 2016 dhe 2017 deklaraonte se ishte shkatërruar 99.8 % e kanabisit të evidentuar në Shqipëri. Kur tonelata me drogë pushtuan Italinë, Greqinë apo Gjermaninë ishin ministrat e brendshëm të vendeve përkatëse që udhëton disa herë drejt vendit tonë dhe gati po shpallnin gjendjen e jashtëzakonshme prej kanabisit shqiptar.

    Fakt është se grupet shqiptare të trafikut sot kanë shqetësuar edhe vendet më të zhvilluara. Fakt është se në Shqipëri është i dënuar një ish-ministër i Brendshëm për trafikim të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

    Nuk fshihen dot as faktet që pas vrasjeve të bujshme që kanë tronditur vendin në këtë fillim viti është trafiku i drogës. Kur merr benefitet prej organiztave kriminale të cilët një pjesë të përfitimeve të paligjshme e “investojnë në bursën Rilindje”, ai nuk quhet krim për qeverinë, por zhvillim.

    Sipas Ramës, sot i duhet besuar vetëm ERTV-së së tij (Edi Rama Televizion), ku jepen sukseset në luftën kundër krimit të organizuar, ndaj drogës apo të tjetërsimit të administratës publike që sipas tij ka “zhdukur” korrupsionin.

  • Enver BYTYÇI – Çfarë e ndan Ramush Haradinajn me Edi Ramën?!

    Është bërë virale një video ku shfaqet debati i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, në një studio televizive në Tiranë për çeshtjen e kufijve të Kosovës dhe rolin e Edi Ramës në këtë proces. Nuk dua të ndalem te gazetarwt mediokër, të cilët në atë studio e konsideronin dialogun e Prishtinës me Beogradin si bisedime për statusin e Kosovës. Të tillë injorantë ndoshta u duhen të tilla studiove televizive, sepse kwsisoj funksionon më mirë strategjia serbe në Tiranë.

    Por dua të ndalem te një anë tjetër e problemit. Ramush Haradinaj në atë studio foli konkretisht se si Rama dhe të tjerë njerëz i kanë bërë presion dhe e kanw joshur kryeministrin e Kosovës, që ai t’i bashkohej projektit të ndarjes së Kosovës. I kanë ofruar pushtet, pasuri, komoditet, gjithçka çka i duhet një njeriu me ambicje të sëmurë antikombëtare, me qëllim realizimin e projektit të Vuçiq për ndryshimin e kufijve në Kosovë e në Ballkan. Edhe shërbimet secrete nuk ofrojnë më shumë për spiunët që rekrutojnë në vendet armike të tyre.

    Kryeministri i Shqipërisë u përgjigj menjëherë, duke e përgenjështruar Ramushin, madje duke e quajtur atë “gënjeshtar e shpifës”. Ai u shpreh se “Ramush Haradinaj që kur la pushkën për çlirimin e Kosovës ka e zevendësoi atë me pushkën e shpifjes”!

    Që në fillim duhet thënë se akuza e Ramës mund tw besohet nga dikush që nuk ka haber se çfarë përfaqësojnë e si njihen Edi Rama dhe Ramush Haradinaj. Edi Rama mendon se edhe gjykata themelore e Prishtinës funksionon në një planet tjetër, për pasojë nuk ka haber se kush janë palët përkatëse, paditësi, Edi Rama dhe i padituri, Ramush Haradinaj! Në të vërtetë qytetarët e Kosovës, jo më gjyqtarët e saj, janë vetë dëshmitarë të asaj çfarë kanë ndodhur gjatë kohës kur Vuçiq, Thaçi dhe Rama ishin angazhuar për ndarjen e Kosovës. Edhe të vdekurit janë dëshmitarë të faktit se Ramush Haradinaj e ndali këtë projekt shkatërrues për shtetin e Kosovës.

    Ndërkaq akuza e Ramës në gjykatë ishte ky njw akt i paprecdent në marrëdhëniet midis shteteve e sidomos midis shteteve që kanë të njëjtat interesa strategjike si Shqipëria dhe Kosova. Por ajo që gjithkush e di dhe ka provuar gjatë viteve të fundit lidhet me faktin se armët e shpifjes, mashtrimit, gënjeshtrës së stërholluar, armët e intrigës, hipokrizisë, janë arti i mjeshtrisë për mbijetesë në politikë e në jetë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Kur ai artikuloi fjalinë, sipas së cilës “Ramush Haradinaj që kur la armët e zjarrit për çlirimin e Kosovës, rrëmbeu armët e gënjeshtrës dhe shpifjes”, jam i sigurt se e përdori këtë si shprehje të eksperiences së tij të përdorimit të shpifjes, trillimit dhe mashtrimit për vetëmbrojtje.

    Trillimi më i madh i Edi Ramës lidhet me mohimin e asaj çfarë ai ka predikuar e për çka punuar prej gati shtatë viteve në pushtet në korrelacion me Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandër Vuçiq është përkushtuar. Nuk është Haradinaj që mori në mbrojtje ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve. Këtë akt të turpshëm e aplikoi me muaj e vite, Edi Rama. Nuk ishte Haradinaj që rekrutoi presidentin e Kosovës në projektin serb të ndarjes së Kosovës. Por ishte Edi Rama. Bashkëpunëtorët e kryeministrit të Shqipërisë flisnin hapur gjatë diskutimit për ndryshimin e kufijve se me ndarjen e Kosovës, pjesa e mbetur do të bashkohej me Shqipërinë dhe kryeministër i “Shqipërisë së bashkuar” do të jetë Edi Rama dhe president i saj Hashim Thaçi. Ata flisnin pikërisht për atë çfarë Haradinaj thotë se I është ofruar edhe atij në tepsinë e “Shqipërisë së bashkuar” me Kosovën e ndarë. Ndërsa bashkëpunëtori i Vuçiq dhe i Edi Ramës, ai që ka marrë nofkën Baton Stanishiq, luajti rol të rëndësishëm në shkëmbimin e mesazheve midis Ramës e Thaçit, mesazhe të cilat përmbanin joshje, kërcënime me gjykatën speciale dhe marifete të tilla, të cilat ia ofronte kreu i ekzekutivit shqiptar presidentit të Kosovës në emër të presidentit të Serbisë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Ramush Haradinajn.

    Gënjeshtra, mashtrimi, shpifja, mohimi i të vërtetave është atribut dhe ekskluziivitet i përhershëm i sjelljes politike dhe njerëzore të Edi Ramës. Ato nuk janë cilsësi politike e aq më pak njerëzore për Ramush Haradinajn. Por Rama përdori si akuzë ndaj Haradinajt pikërisht atë pjesë të etikës, që nuk është e Ramushit, pra atë pjesë trillimi, që i përket Edit! Nëse e vemë re sjelljen dhe diskursin e zotit Rama, atëherë do vemë lehtësisht re se arti i shpifjes dhe mbrojtjes prej kundërshtarit permes shpifjes përdoret në mënyrë djallëzore e permanente nga ai që fatkeqësisht vijon të jetë kryeministër i vendit tim! Edhe kur kapet me presh në duar, Edi Ramën e kemi dëgjuar të thërrasë pa u skuqur “Shpifje, shpifje, shpifje”! Kjo është e vetmja armë që atij i ka mbetur për vetëmbrojtje. Të njëjtën armë e përdori edhe kundër mbrojtësit të fuqishëm të territorit të Kosovës, të cilin e kërcënuan Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Hashim Thaçi, pra kundër Ramushit!

  • Një kurë e re për diabetin?

    Një kurë e re për diabetin?

    “Një koktej i ri i zhvilluar me barna, bën që qelizat që prodhojnë insulinë të shumëfishohen – një zbulim që mund të çojë në një kurë për diabetin”, pohojnë hulumtuesit. Njerëzit me diabet kanë një mungesë të beta-qelizave, të cilat formojnë insulinën. Pa insulinën e mjaftueshme, ato nuk janë në gjendje të përpunojnë siç duhet glukozën. Skuadra, nga Shkolla Mjekësore e Icahn në Nju Jork, kishte zbuluar tashmë se një barn, i quajtur harmine mund të nxisë qelizat e pankreasit që të prodhojnë 10 herë më shumë qeliza beta në ditë.

    Për më tepër, kur barni i lartpërmendur u kombinua me një ilaç të dytë – zakonisht përdoret për rritjen e kockave–ndikoi në zhvillimin e beta-qelizave me 40 herë më shumë se normalja, brenda një ditë. Medikamenti është eksperimental dhe në fazat e hershme të testimit, por studiuesit mendojnë se efekti i tij i fuqishëm në qelizat që prodhojnë insulinë mund të jetë një ndërrues në trajtimin e diabetit të tipit 1 dhe tipit 2.

    Diabeti shfaqet kur ka shumë pak qeliza beta në pankreas për të prodhuar insulinë ose kur prodhojnë insulinë shumë pak, hormoni që nevojitet për të marrë glukozë nga qarkullimi i gjakut në qeliza. Kur nuk trajtohet, diabeti mund të rezultojë në komplikime të rënda shëndetësore siç janë dëmtimi i veshkave , dëmtimi i syve, sëmundjet e zemrës, goditja dhe madje edhe humbja e shikimit. Humbja e beta-qelizave ka qenë e lidhur me shkaktimin e diabetit të tipit 1, në të cilin sistemi imunitar gabimisht identifikon qelizat beta si pushtues dhe i shkatërron ato.

    Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se të paturit e një numri të mangët të qelizave beta funksionale mund të kontribuojnë në zhvillimin e diabetit të tipit 2. Sipas autorit kryesor të studimit, Dr Andrew Stewart, zbuloi se një drogë e quajtur harmine – e gjetur në hardhinë ayahuasca – ndihmoi në prodhimin e qelizave të reja beta të njeriut të rritur në nivele të ulëta. Një studim i dytë i botuar në vitin 2017 zbuloi anomalitë gjenetike në insulinomat, tumoret e pankreasit që rrjedhin nga qelizat beta dhe sekretojnë insulinën. Studiuesit zbuluan se tumoret kishin një ‘recetë gjenetike’ se si të rigjeneronin qelizat beta.

    Në studimin aktual, ekipi identifikoi një klasë të dytë të barnave që shkaktojnë qelizat beta të njeriut që përsëriten shpejt kur jepen në kombinim me harmine. Pa ndërhyrje të drogës, qelizat beta përsëriten me një mesatare prej 0.2 për qind në ditë. Kur administrohet me harmine, shkalla është dy për qind në ditë. Por kur harmine është dhënë në kombinim me ilaçin e ri, kjo normë rritet në mes të pesë dhe tetë për qind në ditë.

    “Ne jemi shumë të ngazëllyer për këtë vëzhgim të ri sepse për herë të parë ne jemi në gjendje të shohim normat e replikimit të qelizave beta të qelizave njerëzore që janë të mjaftueshme për të rimbushur masën beta qelizore në qeniet njerëzore”, tha Dr Steëart. “Ne kemi zbuluar një kombinim të ilaçeve që i bën qelizat beta të rigjenerohen me ritme që janë të përshtatshme për trajtim. Pengesa tjetër e madhe është të kuptojmë se si t’i dorëzojmë drejtpërdrejt në pankreas.

    Megjithatë, Dr Stewart thotë se sfida është se ky kombinim i drogës ka efekte në organet e tjera, edhe pse ai nuk ka specifikuar se cilat janë këto efekte. “Ne tani duhet të zhvillojmë metoda për t’i dhënë këto barna në mënyrë specifike në qelizën beta tek njerëzit”, tha ai. “Ne kemi paketat për të ofruar, por tani ne kemi nevojë për një sistem ndërlidhës për t’i dorëzuar ato në adresën e saktë të qelizave beta”.

  • Lila Grace, në gjurmët e (mamit) Kate Moss

    Lila Grace, në gjurmët e (mamit) Kate Moss

    Laura DANI – Shtatëmbëdhjetë vjeç, vajza e vetme e topmodeles, vajzë në rritje të shpejtë. Nga e ëma nuk ka trashëguar vetëm flokët me ngjyrë mjalti, por edhe pasionin për modën

    Kate Moss nuk ka nevojë për shumë prezantime: 46 vjeç, mbretëresha e pasarelave, ish-party girl. Është një nga të paktat supermodele të viteve ’90 e që vazhdon të sfilojë e të pozojë për reklama dhe revista. Në vitin 2016 krijon edhe agjencinë e saj të talent scout: jo vetëm për modele, por edhe këngëtarë, aktorë dhe valltarë. Një nga vajzat kryesore të Kate Moss Agency quhet Lila Grace që për mbiemër ka edhe Moss.

    Shtatëmbëdhjetë vjeç, ajo është vajza e vetme e topmodeles, e lindur nga marrëdhënia me kuratorin editorial Jefferson Hack. Ajo është mini-meja e Kate: nuk ka trashëguar vetëm flokët me ngjyrë mjalti, por edhe pasionin për modën. Lila tashmë ka realizuar një fushatë beauty për Marc Jacobs dhe gjithmonë ulet në front-raë, së bashku me nënën e saj, në shfaqjet që kanë më shumë rëndësi gjatë këtyre ditëve të haute couture pariziane.

    “Moda më ka interesuar gjithmonë: kur bëra shërbimin tim të parë i thashë vetes “U zbavita goxha, dua ta bëj përsëri” dhe tani për tani mendoj se gjithçka po shkon mirë”, ka thënë Lila së fundmi për revistën Allure. Mama Kate kontrollon gjithçka por të paktën tani për tani ajo po i ‘prish punë’: “Do t’i jap mbështetjen time çfarëdo rruge që të vendosë për të marrë”. Nënë e bijë i kemi parë edhe në një rast të veçantë: në martesën e Princeshës Eugenie në tetor 2018.

    Duke i bërë shoqëri vajzave është shpesh Konti Nikolai von Bismarck, i dashuri on/off i Kate prej disa vitesh. Për supermodelen këto janë kohëra të reja: i ka lënë lamtumirën tepricave të së kaluarës, duke i dhënë lamtumirë jetës së saj të famshme prej bad girl. “Tani jam një vajzë e mirë”, ka rrëfyer ajo në një intervistë të para pak kohëve për NBC. “Pi shumë ujë, i kam pothuajse zeruar kafetë dhe shkoj në shtrat herët. Vodkën nuk e prek më dhe madje jam duke u përpjekur të lë edhe duhanin. Dua të kujdesem për veten time”. Thotë, e kush tjetër, përveçLila Grace!

  • Jo vetëm Brad Pitt: Kur yjet bëjnë humor apo rrëfehen në tapetin e kuq

    Jo vetëm Brad Pitt: Kur yjet bëjnë humor apo rrëfehen në tapetin e kuq

    E nëse aktori i famshëm ka përfituar nga Sag Awards të fundit për të bërë batuta mbi statusin e tij si single, të tjerë celeb nga skena kanë ngashëryer botën duke zbuluar sekretet e tyre. Si Jodie Foster, që në 2013 në Golden Globe foli për herë të parë për homoseksualitetin e saj

    Yjet e Hollivudit arrijnë të na bëjnë të qeshim dhe të na ngashërejnë në skenë, ku interpretojnë një rol, por ndonjëherë edhe kur janë plotësisht vetvetja. Ndodh për shembull kur, pasi marrin një çmim, gjatë fjalimit të falenderimit. Siç ndodhi ditët e shkuara në Sag Awards 2020. aty, më i ‘tërbuari’ ishte Brad Pitt, fitues i aktorit më të mirë mbështetës për Once Upon a Time … a Hollywood. Aktori i madh jo vetëm që u tall me Quentin Tarantino, një fetist i njohur i këmbëve, duke falënderuar “këmbët e Margot Robbie, këmbët e Margaret Qualley, këmbët e Dakota Fanning”, por edhe duke bërë shaka për statusin e tij si single: “Më duhet të shtoj fitore në profilin tim Tinder!».

    Edhe një javë më parë, në Golden Globe 2020, 56-vjeçari kishte bërë shaka për jetën e tij sentimentale dhe flakët e panumërta dashurore që i janë atribuar atij nga gossipet që kur u nda me Angelina Jolie: “Unë erdha vetëm. Desha të sillja nënën time, por nuk munda, sepse thonë se ka një marrëdhënie me çdo person që është pranë meje. Do të kishte qenë e sikletshme”.

    Në raste të tjera, Pitt ka përfituar nga tapeti i kuq për të trajtuar tema edhe më delikate. Për shembull, në gala e Annual Awards të National Board of Review i rrëfeu publikut për herë të parë se kishte qenë shoku i tij Bradley Cooper ai që e ndihmoi të dilte nga varësia e alkoolit: “Jam bërë i kthjellët falë këtij djali, dhe që atëherë çdo ditë është më e lumtur”. “Të dua fort”, shtoi ai nga skena, para se të shtrëngonte Cooperin në një përqafim të gjatë dhe të ngrohtë.

    Ndërsa Charlize Theron, nga skena e Golden Globe 2020, është rikthyer të flasë për dashurinë e saj të fëmijërisë, për Tom Hanks. “Tetë vjeçe, kur jetoja në Afrikën e Jugut, kisha tre gjëra nga të cilat nuk ndahesha kurrë: pantofla e baletit, kukulla ime dhe videokaseta e Splash – Një sirenë në Manhattan. E kam parë filmin aq shumë herë sa u në fund u thye. Ishte një liqen në fermën time, dhe imagjinoja që Tom Hanks (protagonisti i filmit) do të dilte prej andej dhe do të më çonte në Manhattan. Isha e fiksuar pas Tom Hanks. Ylli, megjithatë, është i martuar lumturisht me Rita Wilson që nga viti 1988. Dhe në Sag Aëards 2020 zbuloi takimin e tyre tipik të një dashurie noturne: “I veshur me kostum sportiv, një film i mirë në DVD dhe ajo që në një moment më thotë: “Zemër, do të më përgatisësh një Martini? Në atë moment e kuptoj që do të jetë një natë e shkëlqyeshme”.

    Lista e rrëfimeve në tapetin e kuq është e gjatë. Lady Gaga, në tetor 2018, me rastin e Elle Annual Women në Hollywood Celebration i preku të gjithë duke ritreguar e mbuluar nga lotët makthin e përdhunimit të përjetuar kur ishte vajzë: “Pasi u dhunova 19 vjeçe, unë ndryshova përgjithmonë. Një pjesë e imja u shua për shumë vite. Nuk i kam thënë askujt. Mundohesha t’ia shmangja edhe vetë vetes sime. Ndjehem e turpëruar edhe sot që jam përpara jush. Më vjen turp për atë që më ndodhi. Kam ende ditë kur mendoj se ishte një dështim i imi”. Edhe Jodie Foster në 2013-ën ngashëreu botën. Duke folur për herë të parë haptazi dhe me delikatesë për jetën e tij private. Kur në skenën e Golden Globe mori çmimin Cecil B. DeMille të karrierës, aktorja falënderoi ish-partneren e saj, producenten Cydney Bernard, me të cilën ka qenë e lidhur për njëzet vjet dhe me të cilin kishte dy fëmijë (prezent në sallë): “Unë nuk mund të qëndroja këtu kurrë, pa përkrahjen e njërës nga dashuritë më të thella të jetës sime. Bashkë-prinde heroike me mua, ish-partnerja ime në dashuri dhe motra e shpirtit tim për gjithë jetën”.

    Ndërsa në skenën e Espy Awards, në vitin 2015, ish-fituesi i medaljeve të arta olimpike dekatlon Bruce Jenner, babai i Kendall dhe Kylie dhe njerku i Kim Kardashian, i shndërruar në grua me emrin Caitlyn, duke marrë një çmim për guxim, tregoi për herë të parë në publik historinë, duke falënderuar familjarët që u mblodhën për ta mbështetur dhe festuar dhe i kërkoi botës që t’i respektojë ata që janë “të ndryshëm”: “Kudo në botë, edhe në këtë moment, ka të rinj që duhet të bëjnë llogaritë me të qenit transgjinor. Po mësojnë se janë të ndryshëm dhe duhet të gjejnë një mënyrë për ta pranuar atë. Ata bullizohen, rrihen, ndonjëherë vriten apo kryejnë vetëvrasje. Ideja që dua të promovoj është e thjeshtë: njerëzit duhet të pranohen për ata që janë”.

  • Lamtumirë Kobe Bryant: fatal aksidenti me helikopter. Legjenda e Nba shuhet në moshën 41 vjeçare

    Lamtumirë Kobe Bryant: fatal aksidenti me helikopter. Legjenda e Nba shuhet në moshën 41 vjeçare

    Ish-ylli i Los Angeles Lakers u rrëzua me tre persona të tjerë. Këtë mëngjes pati komplimentuar LeBron James i cili e kapërceu atë si pikëshënuesi i tretë më i mirë në histori

    Ish-ylli i NBA, Kobe Bryant vdiq në moshën 41 vjeçare pas rrëzimi të helikopterit në Calabasas, siç shkruan amerikanja TMZ. Avioni është përplasur rreth orës 19 dhe kishte shpërthyer në flakë, duke shkaktuar vdekjen e ish basketbollistit dhe njerëzve të tjerë që ishin me të. Pikërisht gjatë natës, legjenda e Los Angeles Lakers, me pesë unaza të fituara, dy Mvp nga Finalet dhe një Mvp nga sezoni i rregullt, ishin tejkaluar si pikshënueso i tretë më i mirë në historinë e NBA nga LeBron James. Vetë Kobe e kishte komplimentuar në mëngjes numrin 23 të Lakersave. Pastaj tragjedia…

    https://youtu.be/Zg3j6anDU6U
  • Red VARAKU – Përpjekja e dështuar për të nxitur zemërim për reformën zgjedhore

    Pas gati një viti beteje të ashpër dhe krize politike, të gjitha bateritë e pushtetit shpërthyen kundër një kontrate të thjeshtë parazgjedhore, e cila në thelb për Opozitën nuk ndryshon asgjë, por është thjesht një akt formal, një kusht themelor i Bundestagut, që adreson disa vërejtje të OSBE/ ODHIR për zgjedhje të parakohshme.

    Objektivi politik i sulmit që nisi menjëherë pas fillimit të punës së reformës zgjedhore ishte futja në kaos dhe demoralizimi i Opozitës. Kjo sepse nëpërmjet këtij marifeti dërrmohej opozita dhe futej në një spirale konfuzioni brenda saj.

    Gjithashtu harroheshin deri diku përbindêshat që krijoi viti që shkoi , përgjimet, djegja e mandateve, bojkotimi i zgjedhjeve, bllokimi i integrimit dhe nëntë kushtet e Bundestagut.

    Ndonëse krejt i paarsyeshëm dhe dukshëm i nxitur nga faktorë të tretë, sepse në rastin konkret nuk është një marrëveshje politike, por kemi të bëjmë me një kontratë parazgjedhore, kusht i padiskutueshëm i Bundestagut, që lidhet drejtpërdrejtë me integrimin e vendit në BE, mbeti thjesht një stuhi në filxhan, pra stuhia nuk arriti t’i kalonte ekranet.

    Frymëzues të kësaj ‘indinjate’, u bënë disa monumente mediokriteti, ekspertë gjithëfarësojësh, të cilët nisur nga honoraret dhe urrejtja e tyre patologjike kundër PD, parashikonin hareshëm një disfatë të thellë për PD, madje shkonin deri aty sa shpallnin që ky akt do të sillte edhe shkatërrimin e PD, fakt që i eksiton pa masë jo vetëm sot.

    Përpjekja e shëmtuar e Ramës për të përdorur monumentet e mediokritetit në median shqiptare të flasin për dështim të popullit dhe fitore të vrasësve, kriminelëve dhe hajdutëve, është thjesht e neveritshme.

    Krejt i organizuar ishte edhe reagimi i një reparti sharlatanësh dhe renegatësh ‘revolucionarë’ , pa asnjë kontribut publik dhe eksperiencë, një shtojcë e shoqërisë civile ,e sponsorizuar nga Rama dhe oligarkët pranë tij, që u ngarkua me detyrën e akuzimit të Opozitës për marrëveshje, kur paradoksalisht vetë ajo disa ditë më parë, në emër të ‘ndryshimit të sistemit’ ishte gati të ulej me produktet më të deformuara të këtij sistemi .

    Kjo ishte një betejë e dështuar edhe pse në këtë komedi paratë që paguheshin ishin marramendëse, sepse dihet që impaktin e vërtetë të këtij vendimi do të na e tregojnë vetëm zgjedhjet e lira dhe akush tjetër.

    Kuptohet, që të gjithë do të donim që realiteti ynë të ishte ndryshe nga ai që jetojmë çdo ditë, por ja që kjo nuk është në dorën e askujt. Të gjithë do të donim, që pas një radiografie të ashpër të qeverisjes dhe përballë një revolte të tillë popullore ky kryeministër të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen dhe t’ia kursente vendit këtë krizë të rëndë . Por, ja që politika nuk është letërsi .

    Ajo nuk është as çështje opinionesh dhe as çështje dëshirash. Ajo është çështje vendimesh, madje edhe të dhimbshme në kushte specifike. Shpesh, kur këto vendime janë të tilla ato nuk mund të jenë kurrësesi as tradhti dhe as tërheqje. Kush merret me politikë e ka shumë të qartë këtë.

    Nëse këto taktika kanë patur ose jo impakt tek zgjedhësit, kjo absolutisht nuk matet nga studiot e TV-ve, por matet vetëm në zgjedhje. Ndaj, mirëkuptim për shqetësimin e çdo qytetari dhe neveri për monumentet e sharlatanizmit dhe mediokritetit, të cilët qëllimisht flasin për dështim të opozitës dhe fitore të kriminelëve, vrasësve dhe hajdutëve.