GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Trump: “Hold on, I’m coming”. 2024 është tashmë këtu

Titulli i këngës së përzgjedhur për të mbyllur mitingun në Iowa, ndërkohë që fushata zgjedhore afatmesme është kulmin e saj, është një aludim i qartë për një seri të re të ‘The Donald’ në Shtëpinë e Bardhë. Besnikja Conway ka premtuar një “surprizë nëntori”. Dhe përshpejtimi i njoftimit zyrtar mund t’i lejojë Trumpit të shmangë ndjekjen penale për dokumente top secret në Mar-a-Lago

Lajmi më në fund vjen: “Mbahu fort, po vij”. Nuk e thotë Donald Trump. Është mbyllja e tubimit në Iowa, një këngë. Në vitin 2020, The Donald përshëndeste duke kërcyer nën melodinë e Village People, “Ymca”. Sot, pas një disfate që nuk e ka njohur kurrë, kënga e përzgjedhur duket një program politik, në të vërtetë është: “Hold On, I’m Coming”, një këngë soul legjendare e Sam & Dave.

The Donald po prenoton biletën e kthimit drejt Shtëpisë së Bardhë, Amerika 2024 është tashmë këtu. Dhe pikërisht me ato të Iowas që zgjedhjet presidenciale marrin jetë. Përfaqësojnë fazën e parë dhe themelore të primareve amerikane. Për Midterm, kandidatët republikanë të Iowas nuk kanë asnjë rrezik, por Trump vendos kapelën, madje kapelën e kuqe të Maga (Make America Great Again).

Pak orë para takimit të tij, ish këshilltarja, besnikja ish-stratege elektorale Kellyanne Conway, ka folur për një njoftim të afërt, për një “surprizë nëntori”. Duke i paraprirë lojës së rikandidimit për në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarizimi i njoftimit përpara votimit (apo të Thanksgiving) mund t’i evitojë Trump ndjekjen penale për dokumente top sekrete të fshehura në Mar-a-Lago.

Prokurori i Përgjithshëm Garland do ta gjendej në situatën e ndërlikuar për të fajësuar kandidatin kryesor presidencial të opozitës, kandidatin sfidues të presidentit aktual Joe Biden.

Edhe tubimi i planifikuar për të dielën në Miami për të mbështetur rizgjedhjen e Marco Rubio në Senat është projektuar në optikën e 2024-ës: është një paralajmërim për Ron DeSantis, guvernatorin në garë për mandatin e dytë dhe mbi të gjitha për kundërshtarët e mundshëm të ish presidentit në primaret e Grand Old Party.

Të shtunën Trump do të zhvillojë një tubim në Pensilvani teksa do ta kalojë vigjiljen elektorale në Dayton, Ohio. Katër “Save America Rally” në 5 ditë, përpjekja maksimale në sprintin final për të rikërkuar të martën e 8 nëntorit meritat e fitores dhe kontrolln e partisë.

Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More