GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Vdekja e Lady D., ishte vrasje apo aksident?

Edi DELIU – Para disa kohësh, një ish-mercenar kroat, ushtar i SAS (Forcat Speciale Britanike), identiteti i të cilit është i panjohur dhe për këtë arsye është pagëzuar “ushtari N”, rrëfeu se ishte punësuar bashkëme të tjerë për të vrarë Princeshën Diana , duke shkaktuar aksidentin e makinës në të cilën humbi jetën. Ideja që pas vdekjes së Lady D, që ndodhi në Paris më 31 gusht 1997, ka një komplot qarkullon për 16 vjet dhe indicie që dalin hera-herës vetëm hedhin benzinë në zjarrin e teorisë së konspiracionit.

Çfarë ndodhi

Natën e 31 gushtit 1997, një Mercedes W140 përplaset me një shtyllë në tunelin e Pont de l’Alma në Paris. Në aksident, vdesin Lady Diana, Dodi Al-Fayed, djali i miliarderit egjiptian Mohamed Al-Fayed dhe shoferi Henri Paul.

Lajmi tronditi botën dhe ngjalli mjaft hamendësime: a ishte thjesht një aksident?

Versioni zyrtar

Makina e princeshës është ndjekur nga paparacët: sipas versionit zyrtar, shoferi ishte i dehur dhe në përpjekje për t’u larguar nga fotografët humbet për një moment timonin e makinës dhe godet shtyllën. Por, a është e gjitha kjo? Ka nga ata që pretendojnë se shoferi ishte verbuar me dashje. A ka prova? Dhe, a është e vërtetë që princesha prej kohësh kishte frikë për jetën e saj?

Shërbimet sekrete britanike

I pari që i fryn zjarrit është babai i Dodit, Mohamed Al-Fayed, i cili nuk është lodhur kurrë së thëni me të madhe se kemi të bëjmë me një komplot: ai pretendon se Diana ishte duke pritur një foshnjë nga Dodi dhe se kjo shtatëzani “e rrezikshme” (Al-Fayed-ët janë muslimanë) i ka shtyrë shërbimet sekrete britanike (MI6 për të qënë të saktë) që të komplotojnë për ta eleminuar atë. Dy hetimet zyrtare, njëra francezë dhe tjetra angleze, megjithatë, mohojnë çdo pretendim: autopsia konfirmon që Henry Paul ishte i dehur dhe nën ndikimin e psikofarmakëve dhe rindërtimi i ngjarjes demonstron se Ledi D dhe Dodi Al-Fayed do të kishin të shpëtuar me siguri nëse do të kishin vënë rripat e sigurimit.

Teoria e lazerit verbues

Zërat që flasin për komplot, megjithatë, shtohen kur një ish agjent i MI6, neozelandezi Richard John Tomlinson, deklaroi se sipas gjasave këtu është dora e shërbimeve sekrete: sipas tij, përdorimi i një rrezelazeri verbuese për të shkaktuar një aksident fatal automobilistik ishte një praktikë e njohur mirë nga ish-punëdhënësit e tij. Sue Reid, një gazetar në Daily Mail, ngre pretendimet e tij: ai pretendon se ka gjetur dëshmitarë okularë të gatshëm të thonë se në tunel një “moto e zezë” e fuqishme iu bashkangjit Mercedesit, duke e verbuar atë me një blic.

Sidoqoftë, idea e një komploti kundërshtohet me informacione të reja.

Dashuria e vërtetë e Dianës

Duket se Diana nuk ishte e dashuruar me Dodi dhe as nuk kishte ndërmend të martohej me të: dashuria e saj e madhe ishte kardiologu anglo-pakistanez Hasnat Khan.

Së dyti, dy mjekë – koroneri John Burton dhe Dr. Robert Thompson të pranishëm gjatë autopsisë – mohojnë me forcë që princesha të ishte shtatzënë; gjithashtu edhe analizat e kryera nga Policia e Londrës mbi gjurmët e gjakut të lënë nga Diana e vdekur në sediljen e saj të Mercedesit, përjashtojnë shtatzëninë.

Hipoteza e tregtarëve të armëve

Një nga hipotezat më të përfolura komplotiste, e përhapur nga tabloidët britanikë, është se princesha u vra nga disa tregtarë armësh. Siç dihet, në muajt e fundit të jetës së saj, Diana është përkushtuar plotësisht në mbështetje të fushatës së Kryqit të Kuq Amerikan kundër përdorimit të minave antinjeri: princesha ishte rreshtuar me vendosmëri në favor të atyre që kërkonin ndalimin e përdorimit të këtyre minave. Teoria sipas së cilës ishin tregtarët e armëve ata që vepruan kundër Dianës për të mbrojtur biznesin e tyre u ngrit së pari në 2010 nga Michael Mansfield, një nga avokatët britanikë të Mohamed Al-Fayed, por nuk ishte e mbështetur nga asnjë provë dhe ndër të gjitha hipotezat konspiracioniste u dëshmua padyshim më e paqëndrueshmja.

Konkluzione

“E vërteta zyrtare” nuk është e gjithë e vërteta. Princesha nuk ishte shtatzënë dhe vdiq nga thyerja e aortës e shkaktuar nga aksidenti.

Nuk ka dyshim për këto dy fakte. Gjithashtu shumë pak e mundshme është edhe teoria që shërbimet sekrete “provokuan” aksidentin. Sidoqoftë, dy hetimet zyrtare nuk na kanë treguar gjithë të vërtetën. Në ditët e fundit të jetës së saj, princesha jo vetëm që është ndjekur nga paparacët dhe ishte në qendër të një ekspozimi të çmendur të mediave, por gjithashtu edhe është kontrolluar dhe spiunuar nga shërbimet sekrete. Pse? Kë bezdiste ajo? Kujt nuk i pëlqente lidhja e saj me Hasnat Khan? Preokupimet më të mëdha për sigurinë e princeshës i ka ish burri i saj, Princi Charles; çfarë di ai apo për çfarë dyshon? Jo gjithçka është e qartë, kjo është e sigurtë.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

Ju gjithashtu mund të pëlqeni