Kështu lindin teoritë e komplotit
Edi DELIU – Askush nuk e vë në dyshim sulmin ndaj Kullave Binjake. Megjithatë, edhe pas episodeve të ndodhura e të padiskutueshme si kjo, përhapen pa zhurmë e pa bujë fjalë, zëra, thashetheme të gjithfarësojshme që më në fund i besojnë edhe vetë ata që i përhapin. Po, kush i shpik? Pse? Ja rastet më të bujshme
Gënjeshtra që magjepsin botën ka nga të gjitha shijet. Por disa kanë implikime shqetësuese: disqe fluturuese dhe trupa aliene të fshehur në zonën fantomatike 51, eksperimente të rrezikshme për të modifikuar klimën që kryen në një bazë ushtarake në Alaska, vaksina që shkaktojnë autizëm, etj., etj. Të tjera kanë të bëjnë me tema “më të lehta”: zbarkimi në hënë i simuluar nga NASA në një laborator tokësor, Elvis Presley i cili nuk vdiq nga një arrest banal kardiak, por është i gjallë dhe ka rindërtuar një jetë larg larg nga reflektorët, Beatle Paul McCartney i cili është zëvendësuar nga sozi gati perfekt.Kush prej nesh, të paktën një herë, nuk është apasionuar pas këtyre lajmeve të bujshme nga librat, gazetat, programet televizive e mbi të gjitha interneti?
Janë “gomarllëqe” (pa dashur të themi ndonjë fjalë tjetër më të rëndë) që, një hedhura në qarkullim, me kalimin e kohës vetë-ushqehen, duke shndërruar supozimet në indicie dhe indiciet në prova, dhe rriten jashtë çdo proporcioni sipas një sistemi që shkencëtari informaticien Uriel Fanelli e përcakton si “një mali me mu..t”: shumë i lehtë për t’u grumbulluar, por i vështirë për t’u eleminuar. Dhe sidoqoftë mbetet era.
Qendra është në Shtetet e Bashkuara
Në pjesën e tyre më të madhe, teoritë e komplotit burojnë dhe zhvillohen në Shtetet e Bashkuara dhe më pas eksportohen në vendet e tjera të botës. Sepse është e ditur, një histori e mirë e mbjellur në një tokë të shëndetshme mund të ketë në trurin tonë një presion të madh. Historia e një komploti të rremë mund të jetë më tërheqës sesa një libër misteri apo një film aksion, sepse ai bashkon faktet me fantazinë dhe nuk na lejon të kuptojmë se ku mbaron realiteti dhe ku fillon mashtrimi.
Për të hedhur në qarkullim një teori komplotistike mund të jetë gjithkush: qytetarë të thjeshtë që e bëjnë nga marrëzia, paranoja apo dëshira për famë, ose gazetarët, liderë sektesh, guru apo propogandues të besimeve moderne apokaliptike si mbështetësit e dështuar të teorisë së fundit botës të parashikuar për 21 dhjetor 2012. Por midis teoricienëve të komplotit ka edhe personazhe të paskrupull, të cilët shpesh shpikin histori nga më të pamundshme për qëllimet e tyre personale.
Siç thekson psikologu Stefano Scatena, shumë prej tyre e kanë dezinformimin një punë të vërtetë. “Midis aparateve, DVD-ve, librave, videove dhe reklamave”, thotë ai, “ekziston një pazar vërtetë i madh që ushqehet me besueshmërinë e të tjerëve. Kemi të bëjmë me një qendër e vërtetë tregtare që shkon nga pushtimi i Tokës prej zvarranikëve deri në prodhimin e vaksinave helmuese”.
Si përhapen
Sipas shumë studiuesve të doktrinave politike, në bazë të teorive të ndryshme të komplotit është opinioni i përhapur se realiteti që nuk është asnjëherë siç duket: sipas këtij opinioni, protagonistët e vërtetë të vendimeve nuk ata japin intervista, ata nuk shkojnë në televizion, por gjithmonë mbeten në hije.
Përkundrazi, ajo që ne besojmë se dimë është vetëm ajo që “ata” duan që ne të dimë. “Ata”, sipas kësaj paranoje të komplotit që edhe në Shqipëri, ashtu si pothuajse në çdo vend të botës ka një përhapje relativisht të gjerë, janë herë pas here fuqitë e forta, shërbimet sekrete pak a shumë të devijuara nga ato zyrtare, si CIA dhe amerikanët, mafia, shërbimi sekret izraelit ose, thjesht, “Hebrenjtë”. “S’ka rëndësi nëse bëhet fjalë për marrëzitë antikomuniste të senatorit McCarthy,” thotë Belardelli, “apo për përdorimin e ndonjë njeriu të vjetër të madh për të shpjeguar të ashtuquajturën histori të vërtetë që paraqesin, konspiracioni imagjinar përdor një model që në strukturën e tij është gjithmonë i njëjtë: një organizatë shumë e fuqishme dhe e fshehtë që përdor çdo mjet për të arritur qëllimet e saj».
Fuqia e teorive edhe më të pamundura të komplotit, është ajo që promovon suksesin e tyre, pra fakti që ato ofrojnë një shpjegim të thjeshtë të ngjarjeve komplekse, shpesh jo plotësisht të deshifrueshme. Sekreti qëndron në përzierjen e informacionit të vërtetë me atë të rremë, në mënyrë që të mos kuptohet se cili është ndryshimi. Shpesh madje as nuk është e nevojshme të vërtetohet ajo që thuhet: mjafton ekzistenca e komplotit. Nuk ka elementë të vlefshëm në favor të asaj që pretendohet? I ka fshehur komploti. Ka provë për të kundërtën? I ka krijuar komploti. Nuk ka rrugëdalje: komploti është vetë-provues dhe demonstron çdo pretendim.
Fuqia e internetit
Për të përhapur çdo mesazh, rrjeti është bordi më i mirë i imagjinueshëm. Gjithçka mund të jetë reale në internet, mjafton të shkruhet.
Duke perifrazuar një thënie të vjetër për TV: “Nëse është në internet, duhet të jetë e vërtetë”. Të bëra të arritshme me disa klikime të thjeshta, teoritë e komplotit, deri në njëzet vjet më parë të përhapura në zona më të kufizuara, arrijnë masivisht për publikun e gjerë të shoqëruar nga imazhe dhe video. Kalimi i gënjeshtrave nga rrjeti, në botën reale është shumë më i shpejtë. Përpjekjet për t’i demaskuar ato janë të vështira: mohimet nuk bëjnë efekt tek personat që lajmet që kanë lexuar iu ka pëlqyer, edhe nëse janë të rreme. Për ta, është më mirë një lajm interesant sesa një i vërtetë.
Rëndësi ka lajmi i parë (edhe nëse është i rremë)
E ka demonstruar një studim i kohëve të fundit i Ohio State University (SHBA): një grupi njerëzish studiuesit i kanë paraqitur një blog që përmban pretendimin e rremë se autoritetet mund të kenë qasje të lirë në kartelat elektronike mjekësore.
Pastaj u treguan një mohim zyrtar të faktit dhe iu kërkuan atyre një mendim për këtë çështje. U zbulua se vetëm ata që kishin deklaruar para testit se ishin indiferentë ndaj ndodhisë treguan që e kishin pranuar korrigjimin. Qëndrim të kundërt kishin mbajtur të tjerët, duke treguar se, të paktën për ata që lexojnë në internet, korrigjimet kanë pak rëndësi: lajmet e para janë ato që kanë rëndësi, edhe nëse janë krejtësisht të rreme.
Jehona e teorive të komplotit ngjall gjithmonë aq shumë interes sa që faqja e internetit e qeverisë amerikane i kushton një zë të veçantë kësaj teme për të ndihmuar qytetarët që të jenë në gjendje për të ndarë të vërtetat nga mitet dhe legjendat e kohës sonë .(www.america.gov/conspiracy_theories).
Materiali është përgatitur nga stafi i GT