Lady Gaga in love: Fotografia e parë në rrjetet sociale me të dashurin e ri

Popstari ka javë që po frekuentohet me sipërmarrësin Michael Polansky: në prag të Vitit të Ri doli edhe puthja e parë në publik, më pas përkëdhelitë në ballkonin e një hoteli dhe ardhja së bashku në Super Bowl. Tani, një foto në Instagram, të përqafuar fort me njëri-tjetrin, që konfirmon dashurinë
Duket serioze Lady Gaga. Pas disa javësh mbushur me gossipe për një love story të supozuar me “një burrë misterioz”, popstari amerikan del haptazi dhe zyrtarizon lidhjen e saj nëpërmjet një fotoje në rrjetet sociale. Në kuvertën e një barke pranë Miamit, artistja përqafon të dashurin e tij të ri, sipërmarrësin Michael Polansky dhe falënderon fansat: “Jemi argëtuar goxha këtu. Ju dua përbindësha të vegjël, jeni më të mirët”. Gaga performoi me një show edhe në vigjilje të Super Bowl, pikërisht në kryeqendrën e Floridas. Disa orë më parë ajo ishte paparacuar në ballkonin e një hoteli së bashku me, tashmë, gjysmën e saj të ëmbël, mes puthjeve të ëmbla dhe shikimeve të ndërlikuara: “Kanë filluar të takohen para Krishtlindjeve”, tregon një burim për E! News. Në fakt, të dy ishin puthur publikisht që në prag të Vitit të Ri, në një restorant të famshëm Las Vegas.
“Kush është ai aty?” pyesnin fansat duke komentuar në lidhje me dëshmitë e videos. “Emri i tij është Michael”, u përgjigjën menjëherë insajderët. E në fakt kishin të drejtë, por do të duhej të kalonin edhe disa javë përpara se të krijohej një profil i plotë i atij burri “misterioz”: 33 vjeç, i diplomuar në matematikë dhe shkenca kompjuterike në Universitetin e Harvardit, CEO i grupit Parker – një organizatë nga San Francisko – dhe i angazhuar në jetën sociale.
Thuhet se të dy u takuan për herë të parë në një mbrëmje bamirësie të organizuar nga kompania e Michael dhe – brenda pak minutash – shpërtheu dashuria: “Ai është një djalë i mirë», raporton një burim, “dhe bën gjithçka për të ndenjur me të”. Që kësaj radhe duket vërtet e bindur: ratifikimi përmes rrjeteve sociale do të thotë se nuk bëhet fjalë për një flirtim kalimtar, por që Gaga beson në këtë lidhje.
Në fakt, mjafton të shëtisësh në në llogarinë Miss Germanottas për të kuptuar se të vetmit meshkuj që shfaqen aty janë miqtë e saj. Është Bradley Cooper, natyrisht, të cilin mediat rozë për muaj me rradhë e kishin afruar me këngëtaren pa sukses, duke marrë si përgjigje vetëm frazën: “Ne jemi vetëm bashkë në film”. Ndërkohë që nuk gjenden gjurmë të Dan Horton, të dashurit më të fundit të saj, as të Christian Canino, ishi i saj historik.
A thua ka mbërritur vërtetë njeriu i duhur për Lady Gaga?
Materiali është përgatitur nga stafi i GT