GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Angelina Jolie dhe kujtimi për mamanë, Marcheline: “Vdekja e saj më ndryshoi”

Laura DANI – Në Ditën e Nënës diva kujtoi Marcheline Bertrand, e cila vdiq nga kanceri i gjirit në 2007: “Isha 31 vjeç. Ishte sikur dikush të kishte shqyer një batanije të ngrohtë që më mbronte”

Angelina Jolie ka humbur nënën e saj, Marcheline Bertrand, në vitin 2007 nga kanceri i gjirit, i diagnostikuar gati dhjetë vjet më parë. Marcheline ishte 56 vjeç, dhe sëmundja dhe zhdukja e saj patën një ndikim të thellë emocional mbi aktoren, e cila në Ditën e Nënës shkroi një artikull në kujtim të saj prekës në New York Times.

“E kam humbur nënën në moshën 31 vjeç”, ka shkruar aktorja dyzet e katër vjeçare. “Kur rimendoj atë moment, e kuptoj se sa më ka ndryshuar vdekja e saj. Kaq shumë gjëra kanë ndryshuar brenda meje. Nëse humbni dashurinë e një nëne, përqafimin e saj të ngrohtë, është sikur dikush po shqyente një batanije që ju mbron “.

Fituesja e Oskarit kujtoi gjithashtu se si ndarja nga Jon Voight e detyroi nënën e saj të hiqte dorë nga një karrierë në kinema: “Ëndrrat e saj u zhdukën kur 26 vjeçe ajo e gjend e vetme duke rritur dy fëmijë. Por prapë ishte e lumtur që ishte nënë. Pas vdekjes së saj gjeta një video në të cilën ai luante në një film me metrazh të shkurtër. Ishte e mirë. Gjithçka ishte e mundur për të”.

Vite pas vdekjes së Marcheline, Angelina një tatuazh në dorën e saj të djathtë me gërmën e parë “W”, të Winter, këngën e Rolling Stones që nëna e saj dikur ia këndonte kur ishte fëmijë: “Kjo W që shkruhen në dorën time më jepte ndjenjën e shtëpisë, të mbrojtjes. Vdekja e nënës sime më ka lënduar më shumë se sa mund ta imagjinoja”.

Jolie, nëna e gjashtë fëmijëve – Maddox, 18, Pax, 16, Zahara, 15, Shiloh, 13 dhe binjakëve 11-vjeçarë Knox dhe Vivienne – iu drejtua gjithashtu të gjitha nënave dhe baballarëve që janë nëpër shtëpi bashkë me fëmijët e tyre prej emergjencës së koronavirusit : “Është bukur të zbulosh që fëmijët tuaj nuk ju duan të përsosur. Vetëm të sinqertë. Sa më shumë hapësirë të kenë në dobësitë tuaja, aq më të fortë bëhen. Ata ju duan. Dhe ata duan t’ju ndihmojnë”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni