GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Çështja Epstein/ Ghislaine Maxwell mund të implikojë Bill Klintonin?

Arrestimi i Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtori i financierit-pedofil Jeffrey Epstein, mund të jetë një tërmet i vërtetë për botën politike dhe për elitat që frekuentonin milionerin dhe rrethin e tij të minorenëve. Para pak ditësh Alan Dershowitz, ish avokati i Epsteinit, shkroi një tweet mjaft enigmatik për të: “Shpresoj që Epstein të ketë bërë video. Është hipotizuar se ai ka bërë video sekrete të të gjithë burrave që kanë bërë seks në shtëpitë dhe avionët e tij. Shpresoj ta ketë bërë dhe të shpërndahen të gjitha, sepse do të tregojnë që nuk jam midis tyre. Në këtë mënyrë heq dorë nga çdo e drejtë e intimitetit në videot e Epsteinit”.

Vërtetë avokati i famshëm nuk e di nëse klienti i tij ka bërë video apo jo? Do të ishte mjaft kurioze. Dhe, mbase, jo vetëm që këto video fantomatike ekzistojnë, por ato së shpejti mund të shpërndagen. Gjithçka varet nga Ghislaine Maxwell.

Siç shkruhet në Dailymail, një mikeshë anonime e Maxwell, rrëfeu për Daily Mail se materiali hard i gjetur nga hetuesit përbënte një lloj “sigurimi” për gruan. “Ghislaine ka qenë gjithmonë shumë e zonja. Nuk do të kishte jetuar me Epstein gjatë gjithë këtyre viteve pa pasur një sigurim”, ka shpjeguar burimi. “Pjesa e videove hard që ka lënë mënjanë i shërben Ghislaine si kartë për të dalë nga burgu nëse autoritetet planifikojnë të negociojë. Mund të implikojë njerëz të rëndësishëm”. Bashkëpunëtorja e Epsteinit pra mund të nxjerrë emrat dhe mbiemrat e atyre që marrin pjesë nëpër party me bazë seksi me të mitur në shtëpinë e Epsteinit: “Nëse Ghislaine zhytet, do të marrë me vete të gjithë ata që janë të përfshirë”.

Miqësia që sikletos Klintonët

Ndër miqtë “VIP-a” të Jeffrey Epstein është padyshim ish-Presidenti Bill Klinton. Disa javë më parë, doli në dritë një lajm mbi marrëdhëniet e diskutueshme me manjatin pedofil që sikletos Klintonët: ish presidenti amerikan në mënyrë të përsëritur ka mohuar që mund të ketë futur ndonjëherë këmbën në rezidencën private të financierit, duke pranuar vetëm se ai kishte udhëtuar katër herë me biznesmenin e shumëpërfolur, me aeroplanin e tij personal, Lolita Express.

Por me sa duket nuk është tamam kështu. Një dëshmi që doli javët e kaluara dhe e përhap nga media amerikane, në fakt, bie në kundërshtim me tezën e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara. Steve Scully, 70 vjeç, një ish-punonjës i Epsteinit, ka rrëfyer gjithçka për prodhuesve e serisë televizive të transmetuar në Netflix: Jeffrey Epstein – Para, pushtet dhe perversion. Sipas atyre që ka thënë Scully, ish-presidenti demokrat e ka frekuentuar Epsteinin edhe në trishtueshmërisht të famshmen “vilën e orgjive” që ndodhet në ishullin karaibik të Little St James, në arkipelagun e Virgin Islands amerikanë dhe në pronësi të milionerit.

70-vjeçari, përgjegjës për linjat telefonike dhe lidhjet e Internetit në vendin inkriminues, ka thënë, në intervistën Netflix të cituar nga versioni amerikan i Sun, se kishte parë një herë Klintonin teksa ishte duke pushuar në shoqërinë e Epstein nën portikët hyrës të rezidencës karaibike. Scully nuk e akuzon Klinton për sjellje të papërshtatshme, por kujton se kur në ishullin e Little St James mbërrinte ish presidenti, kurrë nuk kishte asnjë të ftuar tjetër. Por akuzat kundër Bill Klinton ndalen këtu. Ish presidenti DEM është akuzuar se ka qenë i dashuri i Ghislaine Maxwell. Historia tregohet në librin e botuar kohët e fundit në SHBA të titulluar “A Convenient Death: The Mysterious Demise of Jeffrey Epstein”, shkruar nga gazetarët investigativë Alana Goodman dhe Daniel Halper.

Dhe tani del një foto ku “mbërthehet” ish presidenti amerikan

Daily Telegraph, ka publikuar një foto të Bill Klinton, që daton në vitin 2002, me Ghislaine pak para se të hipë në “Lolita Express”. Nëse ish presidenti DEM ishte vërtet i dashuri i Maxwell, mbase do të zbulohet por ajo që është e sigurt është se ka pasur një afinitet të madh mes të dyve. Në fakt, bashkëpunëtorja e Epsteinit ishte e ftuar në dasmën shumë të rezervuar të Chelsea Clinton dhe Epstein ka financuar disa nisma filantropike të Bill Klintonit. I cili e falënderonte manjatin pedofil si vijon: “Një filantrop i përkushtuar, me njohuri për tregjet globale dhe të shekullin XXI, gjithmonë e kam vlerësuar gjithmonë bujarinë e tij në udhëtimin e fundit në Afrikë për demokratizimin e zonës, për luftën kundër varfërisë dhe SIDA-s”, thoshte ai në 2002-shin përmes një zëdhënësi.

Ato vdekje të dyshimta qark Klintonëve: thjesht “komplote”?

Një nga komentet më të njohura nëpër mediat sociale pas lajmit për arrestimin e Ghislaine Maxwell ishte: “Edhe ajo do të përfundojë e vrarë si Jeffrey Epstein”. Teoria që qarkullon në shumë profile sociale, në fakt, është se Epstein nuk u vetëvra, siç pretendohet nga versioni zyrtar (të cilit, për hir të së vërtetës, shumë pak kanë filluar t’i besojnë) por ishin vrarë. Siç raportonte New York Times tetorin e kaluar, një patolog, i punësuar nga vëllai i milionerit e kundërshtoi versionin zyrtar të autopsisë, duke pretenduar se ekzistojnë prova që sugjerojnë se Xhefrey Epstein nuk është vetvrarë, por mund të jetë mbytur. Zyra e mjekut ligjor të New Yorkut e drejtuar nga Barbara Simpson pati konkluduar në gusht se financieri ishte varur në qelinë e tij në pritje të gjyqit për akuzat e trafikut seksual të minorenëve. Sidoqoftë, patologu i njohur Michael Baden, i intervistuar nga Fox & Friends, pati sqaruar se milioneri ka pësuar një sërë dëmtimesh – përfshirë një kockë të thyer në qafë – të cilat “janë jashtëzakonisht të pazakonta në vetëvrasjen me varje dhe mund të verifikohen mjaft shpesh në rastet e mbytjes”. Kësaj i shtohet misteri i telekamerave jashtfunksioni pikërisht përpara qelisë së tij.

A është vërtetë në rrezik jeta e Ghislaine Maxwell? Siç tregohet në E Vërteta, në ditët e vdekjes së Epsteinit, Presidenti Donald Trump kishte ritwittuar postimin në të cilin aktori Terrence Williams ishte shprehur se “Jeffrey Epstein kishte informacion për Bill Klintonin dhe tani është i vdekur”. E në fakt, pa dalë në përfundime të nxituara apo të padokumentuara, shumë njerëz që shumë lidhen me Klintonët kanë vdekur në rrethana misterioze. Teori konspirative apo ka ndonjë gjë tjetër? Si shpjegon E Vërteta, është rasti i turbullt i Don Henry dhe Ken Ives, dy adoleshentë të Arkansasit, të përfunduar të shtypur nga një tren më 1987 teksa po luanin nëpër shina, dhe që Guvernatori i atëhershëm Klinton me shpejtësi e mbylli si një aksident. Dikush ngriti dyshime, por, sepse ajo tragjedi ishte e lidhur me trafikun e drogës dhe se ish presidenti po përpiqej ta mbulonte. Pastaj është vdekja e dyshimtë e James McDougal, vdekja e të cilit në burg në 1998 u përcaktua nga hetuesit si një “goditje e rëndë” për hetimin e skandalit të pasurive të patundshme Whitewater, i përqendruar mbi investimet e pafata mbi pasuri të patundshme të kompanisë në të cilën bënin pjesë edhe Klintonët.

Duke mbërritur në fund tek vetëvrasja e çuditshme e Peter W. Smith, avokat, republikan dhe, mbi të gjitha, njeriut që do të krijonte një task force pune për të kontaktuar me rusët në kërkim të dokumenteve kompromentues për Hillary Clinton dhe vrasjen e Seth Rich, njëzeteshtatë vjeçar brilant, që punoi në stafin e Komitetit Kombëtar Demokrat i gjetur i vdekur me një goditje në shpinë: një vdekje për të cilën është thënë dhe shkruar gjithçka. Vetëm rastësi? Deri më tani nuk ka asnjë dëshmi fajësimi të Klintonëve: ajo që ne dimë është se arrestimi i Maxwell mund të sjellë të vërteta të bujshme.

Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More