Blog

  • NUDO përgjysëm – VIDEO

    NUDO përgjysëm – VIDEO

    Jennifer Aniston hedh në ankand një foto të saj nudo për bamirësi: qëllimi i ish-gruas së Brad Pitt është të grumbullojë para për të luftuar koronavirusin. Në imazh, të bërë në 1995 nga Mark Seliger, Jennifer i ngul sytë objektivit, dhe pozicioni i këmbëve lë pak vend për imagjinatën …

    Jennifer Aniston është ndër aktoret më të dashura të Hollivudit dhe njihet në të gjithë botën për rolin e saj në serialin e kultit televiziv “Friends”. Një foto ikonike e saj do të dalë në ankand për bamirësi. Qëllimi është që të mbledhë fonde për të luftuar koronavirusin. Aktorja 51-vjeçare ka njoftuar nismën e saj në ndihmë të të prekurve nga pandemia. Foto e zgjedhur portretizon aktoren mjaft të re të sezoneve të para të Friends dhe plotësisht nudo.

    Në foton bardh e zi të realizuar në 1995, Jennifer sheh me një shikim seksi dhe ngacmues objektivin e fotografit Mark Seliger, por pozicioni i këmbëve i lë vend imagjinatës. Asgjë nuk tregohet, por hijeshia është e garantuar. Ish gruaja e Brad Pitt u tregua entuziaste për iniciativën në favor të një kauze të mirë. “Miku im i dashur ka bashkëpunuar me shoqata bamirëse për të nxjerrë në ankand 25 fotografi të tijat – përfshirë edhe timen – për emergjencën Covid-19”, ka shkruar aktorja.

    100% e të ardhurave nga shitjet do të shkojnë në një organizatë që ofron teste falas për koronavirusin dhe për kura në shkallë kombëtare për më nevojtarët. Në ankand do të dalin edhe foto të tjera nga koleksioni i fotografit, i cili ka pavdekësuar celebritete si Leonardo Di Caprio, Snoop Dogg dhe Billie Eilish.

    Kanë kaluar 25 vjet nga fotografia legjendare nudo e Jennifer Aniston, por Mark Seliger e kujton atë moment sikur të ishte dje. Përpara tij vogëlushja “Rachel” pa sforcime apo artefica. “Bëmë disa foto, por ajo që me të vërtetë dukej se shte më e mira – kujton ai – duket si një person i hapur dhe i fortë. Mendoj se ka kapur tërë thelbin e saj”.

  • Koncertet Unplugged më të bukur të viteve ’90 (Pjesa III)

    Koncertet Unplugged më të bukur të viteve ’90 (Pjesa III)

    Kapitulli i tretë dhe i fundit i rrugëtimit tonë në botën akustike të MTV Unplugged, një nga simbolet muzikore më karakteristike rinisë së viteve ’90… Gjenerata X dhe gjenerata Y, tani zhytuni në kujtimet tuaja më të bukura! (Këtu pjesa e parë, këtu e dyta)

    Elton John – 17 maj 1990

    Ashtu si për Clapton, nëpërmjet ekranit kalon ajo ndjesi sublime dhe tronditëse e mitit të afërt, të intimitetit me idhullin tënd, që ishte privilegji i një audiencë mjaft të vogël, të përzgjedhur. Dhe pa rrjetet sociale në atë kohë të paarritshme ishte edhe më e largët. Është i paharrueshme të shohësh ato xhupa rozë shocking dhe flokët si kapele. Intime dhe depërtuese versionet e ‘Sacrifice’ dhe ‘Don’t let the Sun go down on Me’, por ‘Sad Songs’ nxjerr në pah shpirtin e një “pianoman-i” të një race superiore.

    The Aerosmith – 11 Gusht 1990

    E regjistruar në Teatrin Ed Sullivan në New York, ky Unplugged na dhuron një Steven Tyler me shokë në formë të shkëlqyera, trashëgimtarë të suksesit të ‘Pump’. Një kontrast i shkëlqyeshëm midis tingullit akustik dhe natyrës Hard/Heavy të grupit: gjëja më “e çmendur” është t’i shohësh të ulur, të qetë brenda disa metra katrorëve. Mos e humbni.

    Sting – 5 Mars 1991

    Show Unplugged përqëndrohej tek këngët para publikimit të ‘Soul Cages’ dhe Sting i zbavit aq shumë në këtë skenë akustike sa vetëm një muaj më vonë realizoi një gjë të ngjashme në Newcastle në Buddle Arts Center. Stili i tij i përshtatet përsosmërisht dimensionit më intim dhe të reduktuar dhe është Stingu më i vërtetë në atë formë “ballë për ballë”, larg stadiumeve dhe arenave të mbushura me njerëz, me të cilat ishte mësuar që nga koha e Police.

    Annie Lennox – 3 korrik 1992

    Performancë e madhe Unplugged e Annie Lennox në Montreux Jazz Festival në korrik 1992, menjëherë pas publikimit të albumit të tij të parë si solist ‘Diva’, i publikar në prill të po këtij viti. Performancë e paçmueshme me versione speciale të këngëve nga Eurythmics, cover të Beatles, të Ike & Tina Turner që nënvizon me mjeshtëri nuancat e hiteve të tij të fundit.

    Bruce Springsteen – 22 Shtator 1992

    Shaka e Boss, (Un)plugged sui generis sepse ai ishte vërtetë një koncert i mahnitshëm ekskluzivisht për transmetuesin amerikan, por Springsteen pas nxjemjes akustike me ‘Red Headed Woman’ thirri duke shtrënguar fort Telekaster Fender të tij: “This is not an unplugged show! Let’s rock it!” dhe sulmoi ‘Better Days’, duke bërë gjithçka live në një alternancë të ri-interpretimeve akustike dhe aranzhime elektrike. Mungon E-Street Band (ishte periudha e plotë “para-Tom Joad”) por CD që lindi mbetet e çmuar: me të drejtë u titullua “Në koncertin MTV Plugged” me shkronjat “UN” të ndara, para “Plugged”.

    The Eagles – 24 prill 1994

    Kjo e Unplugged e regjistruar në Kaliforni në Burbank’s Warner Brothers Studios është e mbyllur (së bashku me 4 këngë të paarritura të regjistruara në studio) në një edicion të Eagles me titull ‘Hell Freezes Over’, i lindur për të festuar ribashkimin e grupit pas 14 vjetësh. Titulli shpjegohet nga një frazë e Don Henley i cili pas shpërbërjes – në fund të Tour Long Long në 1980 – deklaroi se grupi “do të takohej i ngrirë vetëm kur Ferr ishte “. Me këtë version të njohur me kitaren Flamenco të ‘Hotel California’, albumi shiti 9 milion kopje dhe i përcolli këngët e Eagles tel brezat e rinj.

  • The Boss Heroes: Heronjtë më të mëdhenj të Brice Springsteen

    The Boss Heroes: Heronjtë më të mëdhenj të Brice Springsteen

    Edi DELIU – Ja një sërë heronjsh, heronjtë më të mëdhenj muzikorë të Bruce Springsteen! Parë kështu, të gjithë së bashku, mund të dalë një seri, një sagë… Dhe pa dyshim – sipas Boss – të bashkuar do të shpëtonin botën!

    The Animals

    “Për disa, The Animals ishin vetëm një prej grupeve të mëdha beat që dolën nga vitet gjashtëdhjetë, por për mua ato ishin një zbulesë: disqet e e parë me një vetëdije klasi aq të gjallë”.

    Springsteen pranon me shumë sinqeritet se ka vjedhur akordet e ‘Don’t Let Me Be Misunderstood’ për ‘Badlands’ e tij.

    Bob Dylan

    Bruce Springsteen ishte në makinë me nënën e tij në verën e vitit 1965 dhe në radio dëgjoi për herë të parë ‘Like a Rolling Stone’:

    “Ajo goditje që të vjen sikur dikush të shpërthente portën e mendjes, hapi horizontet e një studenti 15-vjeçar nga New Jersey: Dylan ishte një revolucionar, Bob çliroi mendjen ashtu si Elvis çliroi trupin”.

    Woody Guthrie

    Ndikimi i Woody Guthrie mbi Bob Dylan është aq i njohur, por edhe Springsteen është një fan i madh i tij. Këndoi në koncertet e tij coverin e ‘This Land is Your Land’ përgjatë gjithë viteve 1980 dhe u frymëzua plotësisht nga ai për albumin ‘The Ghost of Tom Joad’:

    “Kishte gjithnjë një qendër shpirtërore në këngët e Woody, projektonte gjithmonë një sens etik në muzikën e tij: të bënte të mendoni për tjetrin, të shkëpuste nga vetvetja. Besonte në shpëtimin kolektiv, kurrë individual”.

    Van Morrison

    Springsteen në vitet 1960 ishte një fans i madh i grupit të parë të Van Morrison, i Them, por vetëm kur e pa në koncert në 1971 ai kuptoi me të vërtetë gjenialitetin e tij: ndikimi në dy albumet e tij të parë është i padiskutueshme. Kryevepra e vitit 1968 ‘Astral Weeks’ u bë një obsesion për të gjithë E Street Band, aq sa ftuan në studio bashkë me ta bassistin e Morrison, Richard Davis për të inçizuar ‘Greetings from Asbury Park, N.J’ e ‘Born to Run’.

    Van Morrison për ne ishte si fe (Steve Van Zandt).

    Elvis Presley

    Duket e çuditshme por shikimi i Elvis Presley në Ed Sullivan Show ndryshoi tërë jetën e Bruce Springsteen.

    “Ishte mbrëmja në të cilën kuptova se edhe një njeri i bardhë mund të bënte magji, se nuk duhet të të jesh i detyruar nga edukimi yt apo nga përkatësia jote shoqërtore: bëji apel imagjinatës tënde dhe mund të krijosh një tjetër “ti”, një ‘unë’ magjik.”

    Po atë mbrëmje ai i kërkoi nënës t’i blinte një kitarë dhe shumë vite më vonë, në 1976, shkoi në Graceland dhe u kacavor mbi gardh në një përpjekje të dëshpëruar për të takuar Mbretin.

    Pete Seeger

    Seegerit i dedikon tërë veprën e tij të 2006-ës ‘We Shall Overcome: The Seeger Sessions’; tre vjet më vonë të dy u gjendën krah për krah në Mall të Washingtonit për inaugurimin presidencial të Barack Obamës.

    “Atë ditë pashë Pete, ishte e jashtëzakonshme: presidenti i parë i zi i Shteteve të Bashkuara ishte ulur në të djathtë të tij dhe unë mendova për rrugëtimin e gjatë që kishte bërë Pete për të parë për atë moment. Teksa unë rritesha gjatë viteve ’60 në një qytet të shënjuar nga trazirat racore, ai tashmë kishte tridhjetë vjet luftë dhe aktivizëm mbi shpinë. Ishte aq i lumtur atë ditë…”.

    Phil Spector

    Spektori dhe ndikimi i tij i madh në pop janë pika të forta për Bruce Springsteen. Përdorimi i një tingulli të përpunuar, thuajse operistik, prania e fortë me perkusion dhe instrumentet jo-tradicionale të rrokut, si harqet, zënë vend në albumet e Bossit për dyzet vjet, nga ‘Born to Run’ te ‘Working on a Dream’. Në mesin e viteve 1970, një Bruce i ri merr pjesë në një seancë regjistrimi të Spector. Duke vërejtur vëmendjen e tij, super producenti u tall: “Nëse do të më vjedhësh soundin tim, duhet të më lesh mua ta bëj!”

    Joe Strummer

    Kur në 1977 dolën Clash dukej se misioni i tyre ishte të shkatërronin rockerat si Bruce Springsteen; por doli që frontmani i tyre ishte në fakt një fans i madh i tij:

    “Bruce është fantastik, dhe kush nuk e mendon është marsian: muzika e tij është e jashtëzakonshme, veçanërisht në mëngjeset e errëta angleze, pikërisht atëherë kur ke nevojë të ngresh moralin dhe të besosh që përtej shiut ka ende një botë të pakufishme”. (Joe Strummer).

    Admirimi ishte i ndërsjellë dhe kur Strummer vdiq Springsteen performoi në Grammys me një cover të ‘London Calling’ për ta nderuar në krah të Elvis Costello, Dave Grohl dhe Steve Van Zandt.

  • Koncertet Unplugged, më të bukur të viteve ’90 (Pjesa II)

    Koncertet Unplugged, më të bukur të viteve ’90 (Pjesa II)

    Kemi filluar me këtë artikull një udhëtim në memorien e MTV ‘Unplugged’, një thesar i disa prej performancave më të bukura të viteve ’90. Shumë artistë simbol të asaj gjenerate kanë hyrë në një dimension akustik pa amplifikatorë apo instrumente elektronike në marrëdhëniet më të sinqerta me zërin e tyre, por mbi të gjitha pa pengesa mes tyre dhe publikut, duke e dhënë veten plotësisht. Ja disa momente të paharruara:

    Paul McCartney – 25 janar 1991

    Më 1989, McCartney kishte bërë një turne gjigant nëpër stadiumet e gjithë botës. Duke vuajtur atë dimension shumë impersonal, pas kthimit të tij ai e pranon ‘Unplugged’ si një “rikthim në Cavern”: në respekt të plotë të frymës së formatit ai propozoi pjesë të guximshme mes të cilave covera, b-side dhe këngë folk-rock të viteve ’50. Asnjë amplifikator, vetëm mikrofona të vendosur pranë instrumenteve. Thuhet se provoi diçka si nja 70 këngë para se të zyrtarizohej skaleta. Top-i i mbrëmjes ishte ‘And I love her’, në një version të konsideruar si “përfundimtar” pas origjinalit beatlesian. Ishte i tiji albumi i parë “zyrtar” i dalë nga Unplugged.

    Stevie Ray Vaughan (me Joe Satriani) – 30 janar 1990

    Ngashëryese të shikosh këtë show, një nga më të lartët e serive përsa i përket cilësisë muzikore, po të mendohet se është bërë disa muaj para zhdukjes së gjeniut të Blues. Publiku ishte në ekstazë, ai s’mund të mbaronte dot kur ata kërcenin pupthi duke kërkuar bis-in e këngës së sapombaruar. Ishte një nga të rrallat raste për ta admiruar në version akustik dhe kitara e tij me dymbëdhjetë korda, e shoqëruar nga ajo e Satrianit, rrënoi çdo pengesë: nuk ishte më TV por një vend ku miqtë luanin para miqve të tjerë, me birra përpara.

    The Cure – 24 janar 1991

    Një Unlugged me një ngjyrë krepuskolare: një perde mëndafshi e purpurt në sfond dhe Robert Smith i ulur përtokë midis jastekëve, qirinjve dhe pianove lodra… Dhoma e gjumit melankolike e një fëmijërie apo e një adoleshencë që nuk do të kthehen. Përveç violinave dhe bongos, e papritura që godet është zëri i leader-it që përshkon hapësirën në një mënyrë të re dhe të ndryshme, si në ‘Just like Heaven’ apo ‘A Letter to Elise’. Këngë post-punk të zhveshura nga gjithçka, por të pasuruara me një ritëm të ngrohtë melankolik.

    Alice in Chains – 10 Prill 1996

    Live i parë i grupit Grunge që pas dy vjet mungese nuk kishte mundur as të promovonte albumin e fundit për varësinë serioze nga droga të këngëtares Layne Staley, fatkeqësisht shumë e dukshme. Por atë mbrëmje, atmosfera e grumbulluar krijoi magjinë dhe publiku mundi të qëndrojë pranë beniaminit të tij, in primis si njeri. Dhe ai ia ktheu duke dhënë gjithçka të tijën. Kulmi arrin kur ai ngatërroi fjalët e ‘Sludge Factory’, duke improvizuar me një “Fuck!” të fuqishëm melodik: Shokët dhe publiku e përqafuan virtualisht me një brohoritje si në stadium. Ishte koncerti i tij i fundit i madh dhe një nga më të mirët Unplugged të të gjitha kohërave. (Shiko min. 00:35)

    Oasis – 23 gusht 1996

    Unplugged i paharrueshëm për shumë arsye, para së gjithash largimi nga salla i Liamit. Shkaku zyrtar është një dhimbje fyti, e cila megjithatë nuk e pengoi të ulet midis publikut për të kritikuar dhe për t’u tallur si gjithmonë me vëllanë faktotum. Kishte nga ata që thonë që Liam ishte superflu duke parë suksesin në përgjithësi të mbrëmjes dhe ngrohtësinë e zërit (më shumë zanor dhe më pak hundor) të Noel-it, por në fund të fundit, edhe heronjtë e Manchesterit në 1996 në mes të turneun ‘(What’s the Story) Morning Glory?’, çdo çmenduri iu lejohej. Dhe në fund standing ovation!

    https://youtu.be/QWXaUJ78hZI

    Alanis Morissette – 18 shtator 1999

    Kantautorja kanadeze mishëronte vetë esencën e viteve Nëntëdhjetë dhe katër vjet pas publikimit të album-shpërthimit të saj ‘Jagged little pill’ nuk e tradhtoi besimin e transmetuesit që e kishte lançuar në botë, duke nisur kështu konkluzionin e dekadës (dhe mijëvjeçarit) të Unplugged me një shkathtësi unike, duke i dhënë linfë të re këngëve të saj. Ka nga ata që ishin larguar pjesërisht prej saj gjatë udhëtimit në Indi dhe kriza e saj mistike e gjeti kështu dhe në nëntor vrapoi për të blerë CD-në e saj të parë live, të lindur nga kjo përvojë akustike.

  • A nuk tingëllon fiks si një “Whatever it takes”?

    A nuk tingëllon fiks si një “Whatever it takes”?

    Lagarde përpiqet të sigurojë tregjet: “Covid nuk do të shkaktojë një krizë të re të euro-s”

    “Do të kemi vlerësimet e reja brenda pak ditësh, por ka shumë të ngjarë që një skenar i favorshëm tani është jashtë mundësive dhe se rënia e PBB-së do të jetë në gjysmën e rrugës midis skenarit të ndërmjetëm (-8%) dhe skenarit më serioz, që është pak më shumë se -12% “.

    E tha në European Youth Event 2020 Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, duke folur për ndikimin e Covid në PBB-në e Eurozonës në vitin 2020. PBB “do të bjerë më shumë sesa gjatë krizës së madhe financiare: atëherë rënia ishte midis -4 dhe – 5%, tani ka mundësi të jetë dyfish. Kjo do të varet nga sa shpejt do të dalim nga lockdown, nga gradualiteti i rimëkëmbjes, nga sektorët e prekur”.

    “Jo, përgjigjja është jo”, ka thënë presidentja e BQE në përgjigje të pyetjes nëse pandemia, duke shkaktuar një borxh të rëndë të disa shteteve, do të provokojë një krizë të re financiare në eurozonë. “Të gjitha vendet e botës kanë mundur të përgjigjen duke rritur borxhin e tyre”, tha Lagarde. “Është dashur të merren masat, çfarëdo që të ndodhë. Përdorimi i borxhit jo vetëm që rekomandohet, por është rruga që duhet ndjekur”.

  • Netët magjike të ‘Gazës’

    Netët magjike të ‘Gazës’

    Paul Gascoigne confenssions: “Në Italia 90′ kam luajtur tenis deri natën e fundit të gjysëmfinales. Ndjehesha si me pushime dhe futbolli nuk më ka shqetësuar kurrë”

    “Në Italia 90’ kam luajtur tenis deri në një të mëngjesit para gjysmëfinalës. Robson ishte i tërbuar’. Për të rrëfyer një nga aventurat e tij të panumërta është Paul Gascoigne, ish-lojtari i talentuar i Lazios, në një intervistë për britaniken ‘Daily Mail’. Duke rrëfyer përvojën e tij në Kupën e Botës të luajtur në Itali, ku Anglia e mbylli në vendin e katërt, pas Italisë dhe pasi humbi gjysmëfinalen me Gjermaninë në penallti, ‘Gazzà shpjegon gjendjen e tij shpirtërore.

    “Jam ndjerë si me pushime. Dhe kështu jam ndjerë gjatë gjithë kohës. Kujtimi im më i bukur në Italia 90’ është eksitimi që ndjeva kur hipa në aeroplan. Futbolli nuk më ka shqetësuar kurrë. Nuk më interesonte me kë po luanim, e dija se mund t’i mposhtim në çdo rast. Kam qenë plot besim, nuk më interesonte fare taktika, se kush ishte lojtari i tyre më i mirë apo kush do të na shënonte. E gjithë ajo që më interesonte ishte t’i fitoja ato ndeshje”. Gascoigne tregon më pas për zemërimin e trajnerit Bobby Robson.

    “Sigurisht, të luash tenis deri në një në mëngjesin para gjysmëfinalës nuk ishte një ide e madhe. Isha në fushë, dëgjova këtë zë të egër që bërtiste ‘Gazza, Gazza! Ku është Gazza?! ‘. Mendova ‘dreqin, tani jam në telashe’. Në grumbullim Robson trokiti në derë dhe në dhomë ishte shoku im Chris Waddle. “Gazza, ku është? Është duke fjetur, boss. Duke fjetur? Duke fjetur?! Mua më thanë se ka luajtur tenis dy orët e kaluara”.



  • Harley Davidson RS Lambo, një personalizim unik në botë

    Harley Davidson RS Lambo, një personalizim unik në botë

    Personalizim unik për t’i bërë zemrat e të apasionuarve të rrahin me forcë. Kim Lara Bergerforth, menaxher i marketingut të Thunderbike Customs për mediat sociale, tregon këto fotografi të mrekullueshme Harley Davidson të bërë si tibut për Lamborghinin, Shtëpinë e makinave nga Sant’Agata Bolognese në Itali.

    Thunderbike realizon një Harley Davidson-Lamborghini të mrekullueshme

    Thunderbike, në sektorin e personalizimit që nga vitet Tetëdhjetë, ka pse krenohet. Ajo ka një përvojë të madhe në realizimin e modifikimeve speciale për motorrët Harley Davidson dhe gjithashtu bën edhe projekte të reja. Ajo që po shohim këtu është një RS Lambo, i ndërtuar mbi një telajo të projektuar prej tyre, i pajisur me sospensione pneumatike për ta ulur ose ngritur trupin e Harley Davidson-it, të kësaj krijese të jashtëzakonshme.

    Harley Davidson-Lamborghini special

    Për motorrin është përdorur një rrotë e pasme 9 x 21, e markuar me logon Lamborghini që është montuar në këtë Harley Davidson së bashku me bojatisjen Orange Borealis, e njëjtë me të mrekullueshmin Lamborghini Huracan, të lançuar janarin e kaluar në version EVO RWD, që ofron një ngasje të kënaqëshme, të shpejtë dhe puro, në gjendje për të nxjerrë 610 kuaj fuqi dhe 560 Nm në çift.

    Një Harley Davidson unik, i modifikuar mençurisht nga Thunderbike

    Një motorr i realizuar nga Thunderbike RS Lambo rimerr Dragster RS, nga i cili faktikisht dalin inicialet e emrit, telajo është punuar me profesionalizëm sipas përvojës së Thunderbike. Siç e thamë, disa pjesë janë realizuar krejtësisht të reja, ndërsa të tjera janë modifikuar në një mënyrë tepër të përpiktë dhe preçize, falë përvojës së personalizuesit.

    Thunderbike Customs, një Harley Davidson në homazh të Lamborghinit

    Kim Lara Bergerforth, përgjegjëse e social media marketin, tregon fotot e këtij krijimi të mrekullueshëm, një Harley Davidson unik dhe i veçantë, i krijuar për t’i bërë homazh Lamborghinit, shtëpisë së makinave nga Sant’Agata Bolognese, e famshme për makinat e saj ekstreme ; ajo na fton të admirojmë projektet e Thunderbike, të cilat mund t’i shohim në faqen zyrtare të internetit.

    Dogana Thunderbike, Harley Davidson special

    Team është gjithmonë i gatshëm të pranojë sfida të reja dhe falë përvojës së tij shumë vjeçare tani është jo vetëm tregtues i Harley-Davidson por edhe një prodhues i rëndësishëm i motorrëve të personalizuar. Nuk është hera e parë që flasim për një automjet unik të bërë nga Thunderbike, në të kaluarën kemi parë makina të mrekullueshme të përpunuar nga ky team.

  • Të ‘tërbuar’

    Të ‘tërbuar’

    15 mijë protestues kanë dalë në Londër për të protestuar pas thirrjes së lëshuar nga lëvizja “Black Lives Matter”: Një det njerëzor me pankarta në duar për të kërkuar drejtësi oër George Floyd dhe për të protestuar kundër abuzimit me të drejtat e njerëzve me ngjyrë. Manifestuesit ishin ftuar që të respektonin rregullat e distancimit social, por nga imazhet është e qartë që zemërimi ka mbizotëruar ndaj frikës nga infektimi.

  • Kanibali i portës karshi

    Kanibali i portës karshi

    Tmerr në Richmond, të Virginia, SHBA ku një 37vjeçar ka vrarë gjyshen 90 vjeçe për t’i ngrënë trupin më pas: kur të hënën policia mbërriti në vendin e ngjarjes, gjeti aty Dwayne Wallick i përkulur mbi kufomën e Ruby Wallick, duke u përgatitur të gëlltisë mishin e saj.

    Policia ka përdorur pistoletat taser për ta paralizuar atë, i cili më pas u prangos dhe u dërgua në spital për një vlerësim psikiatrik: menjëherë më pas do të dërgohet në burgun Martinez në pritje të procesit për vrasje.

  • Sa ty, nuk urrej asnjë

    Sa ty, nuk urrej asnjë

    Trump ka arritur në kuotën e 54% të kundërshtive, niveli më i lartë i çdo presidenti në këtë pikë të mandatit. Por të dhënat kanë të bëjnë me epideminë e koronavirusit, ende nuk është e qartë se kush përfiton nga protestat dhe plaçkitjet – Biden ngulmon tek çështja George Floyd dhe do të jetë në varrimin e tij, ndërsa Presidenti sot nderon policin e vrarë nga demonstruesit: ‘Ne jemi me policinë, tani më shumë që kurrë!”. Donald kërkon t’ia përngjisë vandalët dhe aktet vandale rivalit të tij dhe të marrë votat e shumicës së heshtur. Dhe mund t’ia arrijë kësaj, por vetëm nëse kaosi ndalet.

    Në sondazhin e fundit të CBS News / Yougov Joe Biden është përpara Donald Trump me 4 pikë në shkallë vendi në garën për Shtëpinë e Bardhë: 47% me 43%. Ish zëvendëspresidenti është përpara me 2 deri në 6 pikë që nga shkurti. Sipas RealClearPolitics, ish-zëvendësi i Obamës ka një epërsi prej gjashtë pikësh (48.6% me 42.6%). Por fitorja nuk do të përcaktohet nga vota kombëtare por nga ajo në secilin shtet. Sidoqoftë, tani Biden, gjithnjë sipas RealClearPolitcs, rezulton përpara edhe në disa shtete mjaft të vështira, siç janë Wisconsin (+ 2.7%), Pennsylvania (+ 6.5%) dhe Florida (+ 3.5%) . Ndërsa në Karolinën e Veriut Trump është në avantazh.

    Minneapolis: Biden do të marrë pjesë në funeralin e George Floyd

    Joe Biden do të marrë pjesë në funeralin e George Floyd në Houston, Texas. Avokati i familjes Floyd, Ben Crump, thotë se stafi i Biden ka kërkuar leje për të marrë pjesë në varrim dhe familja Floyd e pranoi kërkesën.

    Trump përkujton agjentin e vrarë: Ti nderojmë policët

    Donald Trump përkujton David Dorn, kapitenin e policisë së St. Louis, “të vrarë nga grabitësit e ndyrë natën e kaluar. Ti nderojmë oficerët tanë të policisë, ndoshta më shumë se më parë. Faleminderit!”. E twitton Donald Trump.

    Përgatiti Dardan MITROVICA