NUDO përgjysëm – VIDEO
Laura DANI – Jennifer Aniston hedh në ankand një foto të saj nudo për bamirësi: qëllimi i ish-gruas së Brad Pitt është të grumbullojë para për të luftuar koronavirusin. Në imazh, të bërë në 1995 nga Mark Seliger, Jennifer i ngul sytë objektivit, dhe pozicioni i këmbëve lë pak vend për imagjinatën …
Jennifer Aniston është ndër aktoret më të dashura të Hollivudit dhe njihet në të gjithë botën për rolin e saj në serialin e kultit televiziv “Friends”. Një foto ikonike e saj do të dalë në ankand për bamirësi. Qëllimi është që të mbledhë fonde për të luftuar koronavirusin. Aktorja 51-vjeçare ka njoftuar nismën e saj në ndihmë të të prekurve nga pandemia. Foto e zgjedhur portretizon aktoren mjaft të re të sezoneve të para të Friends dhe plotësisht nudo.
Në foton bardh e zi të realizuar në 1995, Jennifer sheh me një shikim seksi dhe ngacmues objektivin e fotografit Mark Seliger, por pozicioni i këmbëve i lë vend imagjinatës. Asgjë nuk tregohet, por hijeshia është e garantuar. Ish gruaja e Brad Pitt u tregua entuziaste për iniciativën në favor të një kauze të mirë. “Miku im i dashur ka bashkëpunuar me shoqata bamirëse për të nxjerrë në ankand 25 fotografi të tijat – përfshirë edhe timen – për emergjencën Covid-19”, ka shkruar aktorja.
100% e të ardhurave nga shitjet do të shkojnë në një organizatë që ofron teste falas për koronavirusin dhe për kura në shkallë kombëtare për më nevojtarët. Në ankand do të dalin edhe foto të tjera nga koleksioni i fotografit, i cili ka pavdekësuar celebritete si Leonardo Di Caprio, Snoop Dogg dhe Billie Eilish.
Kanë kaluar 25 vjet nga fotografia legjendare nudo e Jennifer Aniston, por Mark Seliger e kujton atë moment sikur të ishte dje. Përpara tij vogëlushja “Rachel” pa sforcime apo artefica. “Bëmë disa foto, por ajo që me të vërtetë dukej se shte më e mira – kujton ai – duket si një person i hapur dhe i fortë. Mendoj se ka kapur tërë thelbin e saj”.
