Blog

  • Fotografitë e para të Charles, royal baby të Luksemburgut

    Fotografitë e para të Charles, royal baby të Luksemburgut

    Laura DANI – Dukët e Mëdhenj Guillaume dhe Stéphanie të Luksemburgut publikojnë fotot e para të të birit, të lindur më 10 maj. Lajmi për shtatëzëninë kishte dalë dhjetorin e kaluar pas tetë vjetëve martesë

    Edhe Luksemburgu do të ketë royal baby e tij mbretëror. Charles Jean Philippe Joseph Marie Guillaume, djali i dukës së madh trashëgimtar Guillaume Grand Duke dhe bashkëshortes së tij Stéphanie de Lannoy, doli në dritë më 10 maj, por vetëm tre ditë më vonë janë publikuar imazhet e para zyrtare të fëmijës, që si të gjithë princat ka marrë disa ditë kohë para se të debutonte para objektivave. Fotografitë, katër, janë publikuar në kanalet zyrtare të shtëpisë mbretërore, përfshi rrjetet sociale, dhe janë bërë nga Céline Maia e Studio by C, e specializuar në fotografitë e fëmijëve dhe maternity session.

    Charles i vogël “pozon” i pavetdijshëm në krahët e nënës së tij në një foto bardhezi, teksa i vetëm, është në gjumë të ëmbël.

    Lajmi mbi ardhjen e një trashëgimtari është shpërndarë më 6 dhjetor: “Lartmadhëritë e tyre janë të lumtur të japin lajmin dhe e bëjnë me gëzim të pamatë. Lindja është parashikuar për në maj”, kishin njoftuar ata, së bashku me një foto të çiftit, e njëjta që u përdor për të komunikuar lindjen.

    Dukët e Mëdhenj deshën të prisnin pak para se të krijonin një familje. “Një fëmijë? Për momentin nuk kam ndërmend të bëhem nënë, po argëtohem shumë me tim shoq”, deklaroi Dukesha e Madhe në vitin 2016, duke mohuar zërat mbi një shtatëzani të mundshme. Një vendim më se i ligjshëm, edhe duke marrë parasysh faktin se shkuan në altar të rinj, 30 vjeç, 28 vjeç. Ishte 20 tetor 2012 kur të dy shkëmbyen premtimet në katedralen Notre-Dame në Luksemburg, ndërsa një ditë më parë kishte qenë radha e një ceremonie civile të rezervuar vetëm për disa miq të ngushtë.

    Guillaume është trashëgimtari i fronit, duke qenë i pari nga pesë fëmijët e Enrico dhe Maria Terezës së Luksemburgut. Stéphanie gjithashtu ka origjinë fisnike, ajo është vajza e Count Philippe de Lannoy dhe Alix e Faille de Leverghem, që vdiq nga një infarkt dy muaj para martesës së vajzës së saj, e cila sot buzëqesh lumturisht në fillimin e një aventure të re familjare, në tre.

  • Katy Perry, shtatzënia në kohën e covid dhe “depresioni që vjen valë-valë”

    Katy Perry, shtatzënia në kohën e covid dhe “depresioni që vjen valë-valë”

    Këngëtarja, duke pritur fëmijën e saj të parë me Orlando Bloom, ka ndarë një foto të re me barkun e fryrë. Duket më e qetë, pasi shqetësimeve që kanë të bëjnë me kororonavirusin: “Jeta është më e fortë”

    Beteja kundër depresionit. Bardhësia e komunikimit. Një foto për të nënkuptuar se gjithçka, ose pothuajse, është kthyer në normalitet. Katy Perry të martën postoi një foto në Instagram, me një një fustan gati të tejdukshëm që i ‘mbulonte’ barkun. “Kur kemi rreshtur së besuari tek Magjia?”, ka shkruar ajo online, duke thënë se vetëm tre ditë i ndajnë fansat nga dalja i Daisies. Disku do të dalë në treg të premten më 15 maj dhe publiku beson se mund të përfaqësojë diçka tjetër: mrekullinë e miqësisë që ndodh, kur bashkohen dy këngëtarë që koha dukej e destinuar t’i largonte.

    Sipas disa zërave Katy Perry do ta shpërndajë në internet, Daisies mund të jetë një featuring midis zonjës së ardhshme Bloom dhe ish mikes-armike Taylor Swift. Katy Perry, nga ana e saj, nuk i ka komentuar këto zëra, duke e mbajtur komunikimin me publikun e saj tek kryesorja. Këngëtarja, përmes Twitter, ka treguar vështirësitë e një të sotmeje të shoqëruar nga emergjenca e pandemisë.

    “Ndonjëherë, nuk e di se çfarë është më keq, nëse përpiqem të shmang virusin apo të përballem me valët e depresionit që ky normalitet i ri sjell me vete”, ka shkruar ajo, duke pranuar, edhe një herë, se i duhet të merret me disa probleme shëndeti mendor.

    Këngëtarja, të cilës fansat i kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë, duket se ka rifituar forcën. Në foton në Instagram me të cilën shoqëroi njoftimin për Daisies, ajo shfaqet rrezatues, eterik. Një nënë e lumtur e fëmijës që do të vijë, e jetës që do të vijë. Së bashku me shokun Orlando Bloom.

  • BE: ‘Të rihapen kufinjtë midis Vendeve me të njëjtën epidemiologji’

    BE: ‘Të rihapen kufinjtë midis Vendeve me të njëjtën epidemiologji’

    Vjena frenon në rihapjen e kufirit me Italinë. Berlini: ‘Është shpejti do t’u hapur me Romën dhe Madridin’

    Edi DELIU – “Kufizimet dhe kontrollet e udhëtimit në kufijtë e BE duhet të revokohen gradualisht nëse zhvillimet epidemiologjike vazhdojnë me trendin aktuale pozitiv dhe kur të ketë një nivel mjaftueshëm të ulët. Nëse kjo nuk është menjëherë e mundshme, kufizimet e udhëtimit dhe kontrollet kufitare duhet të hiqen për rajone, zona dhe Shtete anëtare me një evolucion pozitiv dhe një situatë epidemiologjike mjaftueshëm të ngjashme”. Kështu mendon Brukseli për rimëkëmbjen e lirisë së lëvizjes. Kur një Vend vendos të heqë kufizimet në kufijtë e tij, i hap dyert të gjithë qytetarëve të shteteve të BE që ndodhen në të njëjtën situatë epidemiologjike, pa diskriminime në bazë shtetësie apo pasaporte. Kjo u shpjegua nga Komisionerja e BE për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, e cila nënvizon rëndësinë e koordinimit në nivelin evropian. “Por – thotë Komisionerja – një Shtet mund të vendosë të hapë edhe vetëm një pjesë të kufijve të tij”.

    Von der Leyen, Evropa po rihapet hap pas hapi

    “Evropa po rihapet hap pas hapi. Sot Komisioni i BE-së ofroi një udhëzues se si të rifillojnë udhëtimet në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjëshme për të ringritur turizmin evropian në këmbë”. E pohoi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Twitter.

    Austri dhe Gjermania të kujdesshme

    Vjena frenohet përsa i përket rihapjes së kufirit me Italinë. “Në disa Vende, si Italia dhe Spanja, janë akoma në fuqi kufizimet e brendshme të udhëtimit. Për këtë arsye, mbyllja e kufijve për udhëtarët mund të zgjasë pak më shumë”. Kështu tha ministrja austriake e Turizmit, Elisabeth Koestinger. “Gjithçka do të varet nga shkalla e infeksionit”, shtoi eksponentja e partisë popullore në një intervistë me radion Orf, duke parashikuar në fakt rihapjen në kohë të kufijve me Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Gjermaninë.

    “Objektivi i qeverisë gjermane është të rihapë kufijtë deri në 15 qershor”. Këtë e thotë ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer gjatë një konference për shtyp në Berlin. “Gjermania do të hapë kufijtë me Luksemburgun duke filluar nga e shtuna, 16 maj”, njoftoi ai ndër të tjera. Dhe do të jetë e gatshme të bëjë të njëjtën gjë me Danimarkën, shtoi ai, sapo Kopenhaga të ketë kryer konsultimet e saj me vendet fqinje. “Franca, Austria dhe Zvicra besojnë se është ende shumë herët për të hapur kufijtë me Italinë dhe Spanjën, sepse janë vende shumë të prekura nga Coronavirus” – tha ministri Seehofer, duke iu përgjigjur një pyetjeje. U ra dakord pra që edhe pas 15 majit do të ketë akoma hyrje nga Spanja dhe Italia.

    Rregullat për transportin

    “Në këtë moment nuk rekomandojmë posaçërisht pasjen e vendeve e zbrazëta në aeroplanë”, si masë sigurie e lidhur me kontrollimin e infeksionit Covid-19, “megjithatë ju rekomandojmë vënien e një maske dhe pajisje të tjera mbrojtëse, si për pasagjerët, ashtu edhe për ekuipazhin, kemi vendosur protokolle të tjera që kanë të bëjnë me barkimin dhe zbarkimin e udhëtarëve”. Kështu tha Komisionerja e BE-së për Transportin, Adina Valean, duke prezantuar udhëzimet e Ekzekutivit komunitar për të mundësuar rifillimin e transporteve në Evropë. Valean e justifikoi zgjedhjen e Komisionit duke thënë se “nga njëra anë e dimë se aeroplanët kanë pajisje të caktuara sigurie”, të lidhura veçanërisht me sistemet e ventilimit, “dhe nga ana tjetër sektori ka përvojë të madhe në zbatimin e protokolleve të sigurisë dhe rregulloreve”.

    EASA (Agjensia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit) dhe ECDC (Agjensia e BE për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve) do të paraqesin “në javët e ardhshme” udhëzime të mëtejshme teknike për të “lehtësuar një qasje të koordinuar si dhe për të ndihmuar autoritetet kombëtare”. Lexohet në komunikimin e Komisionit. Ndaloni shitjen në bord të ushqimeve, pijeve dhe produkteve të tjera për të kufizuar kontaktin fizik në minimum; inkurajoni udhëtarët të blejnë bileta në internet; zvogëloni numrin e njerëzve në bordin e mjeteve të transportit për të lehtësuar distancimin shoqëror dhe, kur kjo nuk është e mundur, të aplikoni masa shtesë siç është detyrimi për të veshur maska mbrojtëse; pajisini punonjësit e sektorit me material mbrojtës të përshtatshëm; të promovohet instalimi i barrierave midis pasagjerëve dhe drejtuesve të avionëve; vendosni në dispozicion xhel dezinfektues si në transportin publik ashtu edhe nëpër qendra siç janë stacionet dhe aeroportet: këto janë disa nga masat e rekomanduara nga Komisioni Evropian për të garantuar sigurinë e transportit publik në BE gjatë muajve të ardhshëm. Komisioni i BE-së më pas rekomandon heqjen e kufizimeve për transportin individual si makina, moto dhe biçikleta, “sapo situata e shëndetit publik ta lejojë”.

    Në komunikimin e tij, ekzekutivi komunitar detajon një numër masash specifike për secilën mënyrë të transportit por, në përgjithësi, bën thirrje që të merren masa të ngjashme në vendet e nisjes dhe mbërritjes së mjeteve të transportit, “për të shmangur që udhëtimet të bëhen tepër të ndërlikuara deri edhe e pamundura”. Ndër rekomandimet evropiane është edhe heqje nga stacionet, portet dhe aeroportet të stolave, tavolinave dhe gjithçkaje që mund të inkurajojë tubimet e personave, “ose të paktën risistemimin e tyre për të siguruar një distancim adekuat”. Gjithashtu, kërkohet që të mos lejohet hipja e pasagjerëve në autobusë dhe tramvaje nga dyert e përparme, më të afërtat me shoferët dhe të lejohen pasagjerët të trageteve që udhëtojnë në distanca të shkurtra të qëndrojnë brenda automjeteve të tyre (kur është e mundur të garantohet masat e sigurisë). Ndërsa operatorëve dhe menaxherëve të qendrave u kërkohet të kenë protokolle specifike për të izoluar menjëherë pasagjerët që dyshohen se janë infektuar me koronavirus.

    Përgatiti Dardan MITROVICA

  • Android, kujdes nga 813 aplikacione-spiune në Google Play Store

    Android, kujdes nga 813 aplikacione-spiune në Google Play Store

    Një grup studiuesish amerikanë kanë zhvilluar një algoritëm për të zbuluar aplikacione spiune në Play Store. Janë zbuluar më shumë se 1.000, por vetëm 813 janë eleminuar

    Përkundër të gjitha masave të sigurisë që teknikët e Google kanë ndërmarrë, hakerët duket se janë gjithmonë në gjendje t’i shmangin. “Kontrolli parandalues” në kod dhe skanimi para-instalim i Google Play Protect, në të vërtetë, duket se nuk është në gjendje të frenojë publikimin e aplikacioneve që përmbajnë malware të të gjitha llojeve në Google Play Store.

    Rasti i fundit ka të bëjë me një numër prej 813 aplikacionesh të infektuara, të përdorura nga hakerat për të vjedhur informacione dhe për të spiunuar sjelljen e përdoruesve. Siç u zbulua nga studiuesit e New York University, të Cornell Tech dhe NortonLifeLock, aplikacionet në fjalë ekspozonin sjellje tipike të CreepWare, një nga malwaret spiune më të rrezikshëm që qarkullon gjatë viteve të fundit. Kështu, pa qenë në gjendje që pronarët e pajisjes të kuptojnë gjë, zhvilluesit e aplikacioneve në fjalë ishin në gjendje të eksportoin SMS-në të marrë nga pajisja, të lundrojnë në brendi të galerisë së fotografive dhe shumë më tepër.

    Çfarë është CreepWare

    Konkretisht, CreepWare është një RAT, Remote Access Trojan, që do të thotë një Trojan me Remote Access që i lejon kriminelëve kibernetikë të qasen në brendi të PC sonë (tek kujtesa dhe informacionet që ka brenda tij, kryesisht, por jo vetëm) dhe t’i përdorin ato si ta shohin të arsyeshme. Pasi një smartphone infektohet, malware krijon “hyrje të kufizuar” në pajisje që krimineli kibernetik mund ta përdorë dhe ta kontrollojë kur dhe si të dojë nga distanca.

    Në varësi të funksionalitetit të malware, hakeri mund të jetë në gjendje të vjedhë informacione personale ose pasëord, të spiunojë veprimtarinë tuaj në internet, të lexojë mesazhe të dërguara dhe të marra, të ketë akses në galerinë e fotografive dhe shumë më tepër. Me këtë informacion, crackersat mund të bëjnë atë që duan: nga rishitja e materialeve të vjedhura në dark web deri në shantazhimin e viktimave të pavetëdijshme të sulmit.

    Android, 813 aplikacione të infektuar me CreepWare: rreziqet për përdoruesit

    Siç e thamë fillimisht, një team studiuesish amerikanë ishte në gjendje të zbulonte në Google Play Store plot 813 aplikacione të infektuar me CreepWare, edhe në forma dhe me “magnitudë” të ndryshme. Për t’ia arritur kësaj, akademikët amerikanë kanë zhvilluar një algoritëm të inteligjencës artificiale të aftë për të analizuar sjelljen e aplikacioneve dhe për të vlerësuar nëse ishte “i krahasueshëm” me atë të CreepWare të njohura tashmë. Algoritmi dha një “vlerësim” të secilit element të analizuar, bazuar në rrezikshmërinë e sjelljes së aplikacionit.

    Nga kjo analizë, bazuar në të dhënat e 50 milionë smartphone të siguruar nga Norton, u bë e mundur kështu të zbuloheshin pothuajse një mijë aplikacione që, pas “krahëve” të përdoruesve, spiunonin SMS-të dhe komunikime të ndryshme, shkarkuan foto të bëra nga përdoruesi dhe shumë gjëra të tjera. Aplikimet janë eleminuar nga Play Store prej disa ditësh, por dëmi është bërë tashmë.

  • Dakota Johnson rrëfehet: “Luftoj kundër depresionit që 14 vjeçe”

    Dakota Johnson rrëfehet: “Luftoj kundër depresionit që 14 vjeçe”

    Aktorja tridhjetë vjeçare ka rrëfyer se duke bërë “shumë terapi” ka mësuar të bashkëjetojë me depresionin: “Më bën të ndiej botën”. “Kompleksitetet” e saj sot, nuk i kushtëzojnë lidhjet e saj. Përfshirë historinë e dashurisë me Chris Martin

    Dakota Johnson lufton kundër depresionit që kur ishte adoleshente. Aktorja 30-vjeçare e zbuloi këtë në një intervistë për Marie Claire Uk: “Fillova ta luftoj depresionin kur isha 14-15 vjeç. Por, duke u rritur, e duke bërë shumë terapi, mësova të bashkëjetoja me të. Për t’i parë edhe “bukurinë”. Sepse më bën të ndiej botën”. Dakota e kupton “se ka shumë kompleksitete”, por bën që ato të mos ndikojnë në jetën dhe në marrëdhëniet e saj, përfshirë edhe atë me të dashurin Chris Martin, këngëtarin e Coldplay dhe ish-burrin e Gwyneth Paltrow, me të cilin është lidhur që prej vitit 2017. “Nuk ia ngjesh komplekset e mia të tjerëve. Nuk lejoj që të bëhet problem për ata që i kam pranë”, shpjegoi ai.

    Dakota kishte edhe më parë për shëndetin e saj mendor, kur iu bë e njohur gjithë botës falë trilogjisë ‘Fifty Shades of Grey’. Dy vjet më ka thënë se ai film, me ato skena erotike, me skllavërira dhe praktika të çuditshme, e kishte “shkatërruar”. Më pas erdhi remake i Suspiria që e vuri në provë të ashpër shëndetin e saj psikologjik: “Qëndronim në një hotel të braktisur, në majë të një mali. Në çati, ishin tridhjetë përsëritës për telefona dhe ndërtesa përshkohej në çdo cep nga energjia elektrike. I jepnin zemër njëri-tjetrit sapo na ndodhte që të prekeshim, bënte një i ftohtë qensh. Xhirimi i këtij filmi më çmeriti aq shumë sa m’u desh të shkoja në terapi”.

    Dakota kishte folur edhe më parë për ankthin që e mbërthente. Që në epokën e koronavirusit është përkeqësuar: “Ndiej ankthin më të çmendur për botën dhe planetin tonë. Mendoj vazhdimisht për gjendjen e botës në këto momente. Një mendim që më mban zgjuar gjithë natën, çdo natë. Truri im endet nëpër rrëmujëra të çmendura dhe të errëta. Më duhet të bëj shumë punë për t’i vënë fre këtyre mendimeve. Bëj shumë terapi”.

  • Në komë për 12 vjet, historia e jashtëzakonshme e Martin Pistorius: “Shikoja dhe ndjeja gjithçka”

    Në komë për 12 vjet, historia e jashtëzakonshme e Martin Pistorius: “Shikoja dhe ndjeja gjithçka”

    Edi DELIU – Shpeshherë jeta është shumë e vështirë, por gjëja thelbësore nuk është të mos e humbasësh kurrë shpresën, sepse gjërat më të bukura mund t’u ndodhin të gjithëve. Sot vendosëm t’ju tregojmë një histori vërtet të jashtëzakonshme. Protagonist është Martin Pistorius, ai ishte shumë i vogël kur mjekët e diagnostikuan me një sëmundje të rëndë.

    Në vitet e tij të jetës, ai ishte një djalë i shëndetshëm dhe i fortë dhe nuk kishte asgjë që të bënte të mendoje për më të keqen. Derisa një ditë u ndje keq dhe mjekët zbuluan se vuante nga një sëmundje e rrallë neurodegjenerative, që e bëri të pavetëdijshëm ndaj gjithçkaje që ndodhte rreth tij. Për dhjetë vitet pas këtij diagnostikimi, Martin u rrit duke vuajtur abuzime fizike dhe verbale. Edhe e ëma, thoshte se e vetmja zgjidhje për të ishte vdekja. Sidoqoftë, në një moment, Virna Van Der Walt, një fizioterapiste, takoi djaloshin dhe kuptoi diçka vërtet të jashtëzakonshme. Ishte e vetmja që gjeti “një jetë brenda sytve të tij”. Ajo ishte mjaft e sigurtë se ai nuk ishte i cerebralisht i vdekur.

    Pas disa testeve, gruaja zbuloi se Martin ishte në gjendje të kuptonte gjithçka, por duhej gjendur vetëm një metodë për të komunikuar. Me kalimin e viteve dhe me punën e Virnës, mendja e djaloshit bëhej gjithnjë e më e fortë dhe ai ishte në gjendje t’i bënte të gjitha ato gjëra për të cilat kishte ëndërruar që kur ishte vetëm fëmijë. Mësoi të flasë me ndihmën e një pajisjeje audio të kompjuterizuar. Mori edhe patentën e shoferit dhe ndoqi kolegjin. Videoja me historinë e tij të plotë është më poshtë:

    Në vitin 2008, Martin takoi Joanën, gruan e jetës së tij. Ai ka thënë: “Shpesh ndjeja nënën time që thoshte se nuk ishte një nënë e mirë dhe një nga gjërat më të vështira për mua ishte që nuk mund t’i thoja asaj se e kishte gabim. Ishte shumë mirë me mua”! Martin ka edhe një mesazh për të gjithë njerëzit në botë dhe deklaron: “Trajtojini të gjithë me dinjitet, mirësi, dhembshuri dhe respekt. Pavarësisht nëse mendoni se e kuptojnë apo jo. Asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e mendjes, rëndësinë e dashurisë, besimit dhe kurrë mos ndaloni së ëndërruari”!

    Mesazhi i Martinit është vërtet i mrekullueshëm, ashtu si tregimi i tij. Ta ndihmojmë pra ta bëjë të njohur për të gjithë botën.

  • Princi Harry ‘i ri’ në Los Angeles: “i izoluar” dhe “i çorientuar”

    Princi Harry ‘i ri’ në Los Angeles: “i izoluar” dhe “i çorientuar”

    Nipi i mbretëreshës tani ka si kod postar të famshmin Beverly Hills 90210. “Shtëpia” është një vilë hollivudiane (në huazim), e rrethuar nga “teamMeghan”. E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar? Vokacioni humanitar

    Nëse je anglez nuk duhet ta doni Los Angelesin, thotë një fjalë e urtë shumë e përhapur kohëve të fundit. Por, çfarë ndodh kur jo vetëm që je britanik, por je edhe një princ? Po sikur transferimi për në Kaliforni të jetë përshpejtuar nga epidemia e koronavirusit? Të gjitha këtyre pyetjeve mund t’u përgjigjet Harry i Uellsit, djali i dytë i djalit të madh të mbretëreshës Elizabeth, tashmë jo një anëtar i shquar i familjes mbretërore britanike që nga prilli i kaluar, banor i qytetit kalifornian për më shumë se një muaji.

    Vëllai i Williamit, siç e dimë të gjithë tani, i bëri gati valixhet nxitimthi, duke e lënë Kanadanë përpara se kufijtë përkohësisht të mbylleshin për shkak të masave mbi kontrollin ndaj Covid-19. Kështu, 35-vjeçari zbarkoi në atë që është qyteti i lindjes së gruas së tij, Meghan Markle, ish-aktore e Hollywood, e gatshme për t’u kthyer – sapo emergjenca ta lejojë – në pistë. Por nëse për Meghan, Los Angeles përfaqëson “La La Land”-in, për princin është krejtësisht ndryshe.

    Për momentin Sussex-ët, me gjithë djalin më të madh Archie, janë “të ftuar” – sipas Page Six – në vilën shumë hollivudiane me vlerë rreth 14 milion dollarë të aktorit dhe komediani Tyler Perry: tetë dhoma gjumi, brenda një prone plotësisht të rrethuar dhe jasht objektivit të çdo lloj paparaci. Nipi i mbretëreshës kësisoj iku nga një vilë në brendi Pallatit Kensington, për t’u gjendur me kodin postar të famshëm 90210 të Beverly Hillsit.

    Goxha ndryshim. Siç tregon Daily Mail, sot princi është i rrethuar në të gjitha anët nga “team Meghan”, domethënë nga rrethi magjik i dukeshës, rreth e qark jetojnë shumë prej miqve të saj më të besueshëm: Benita Litt, Heather Dorak dhe Abigail Spencer. Po ashtu, edhe mami Doria Ragland jeton disa kilometra më tutje. Kurse ai, në qytet nuk ka miq (përveç atyre të gruas).

    Pak Harry të ri e kemi “shijuar” edhe në videon e shpërndarë në ditën kur duhej të ishte zhvilluar ceremonia e hapjes së Invictus Game, lojërat për nder të veteranëve të shpikura nga princi dhe me të cilat ai është shumë i lidhur. Përfaqësojnë më të mirën e “jetës së tij të vjetër”. Mjekërr dhe buzëqeshja e zakonshme, por komentuesit britanikë vërejtën menjëherë disa ndryshime me Harry-in e vjetër. “Duket si i çorientohet”, lexohet nga ana tjetër e oqeanit. Melankolik? Kush e di. Sigurisht, këto nuk janë ditë të lehta për asnjë. “Jeta jonë ka ndryshuar në mënyrë dramatike”, bën me dije Harry në klip, “Unë vazhdoj të dëgjoj histori të mrekullueshme se si familjet janë bashkuar falë teknologjisë, por ju lutem, ju lutem të kërkoni për persona që kanë ngelur në heshtje, ata persona që nuk shfaqen më nëpër faqe webi”. Vokacioni humanitar, nga ana tjetër, është e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar: princi ka qenë gjithmonë në vijat e përparme – në gjurmët e mamasë, Lady D.

    Do të ketë qenë Perry, që tani ndodhet në Atlanta, në Xhorxhia, i cili dërgoi avionin e tij privat në Vancouver për të marrë Harry dhe Meghan në Los Angeles, larg nga shtypi dhe blicet. Dhe edhe shoqja e Meghan, Serena Williams jeton gjithashtu në një banesë jo shumë larg. Dhe instruktorja e pilates së Meghan, Heather, është aty pranë, në bregdetin e Santa Monikës.

    Etologja britanike Jane Goodall, një mikeshë e vjetër e princit, ka thënë se ka folur me muajin e kaluar. Harryt, sipas Goodall, po i duket “të vështirë” jeta e re: “E dëgjova dhe mendoj se ai po e gjen jetën pak më impenjative në këtë moment”. Dhe sipas biografes mbretërore Penny Junor, miqtë e mëparshëm të Princit tani janë shumë larg: “Shumë do të donin ta ndihmonin, por ai është izoluar. Kjo nuk është e shëndetshme. Për një princ apo për çdo person tjetëe, jeta në vetmi – pa miq ku të mund të mbështetemi – nuk është e mirë”.

  • Buxheti gropë, Rama tenton ta mbushë arkën me paratë e krimit

    Buxheti gropë, Rama tenton ta mbushë arkën me paratë e krimit

    Dy goditje njëra pas tjetrës, si tërmeti dhe koronavirusi, janë shumë për buxhetin e një vendi të varfër si Shqipëria. Aq më tepër kur që prej vitit 2008, dy qeveritë Berisha dhe Rama kanë ndjekur politika të rritjes së borxhit që shkon sot në 65% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (pa llogaritur këtu borxhet e fshehura të koncesioneve dhe PPP-ve që mund ta shpien në 83% ).

    Pikërisht për këtë arsye FMN e llogariti Shqipërinë si vendin e fundit në rajon që ka shpërndarë ndihmën direkte më të vogël për qytetarët e saj të prekur nga pasojat ekonomike të Covid- 19.

    Po si po reagon qeveria Rama për ta përballuar këtë gjendje?

    Duket se i vemi resurs i pashfrytëzuar që i ka mbetur, është çlirimi i parave që vijnë nga krimi. Dhe për këtë, në ditët e fundit, kryeministri ka ndërmarrë dy nisma: atë për amnistinë fiskale dhe atë për legalizimin e kanabisit, të cilat, sado larg njëra- tjetrës që të duken, duhen parë të lidhura së bashku.

    Kuptohet që amnistinë Rama po e shet për krejt ndryshe nga ç’është. Në 20 prill në parlament ai deklaroi se këtë po e bën për të lehtësuar depozitimin e parave nga emigrantët që kanë punuar ndërshmërisht: “Ajo do të synojë lehtësimin maksimal të gjithë ayre që jetojnë në emigracion në radhë të parë dhe janë në nevojën 30 vjeçare për të formalizuar paranë joformale që kanë”, tha ai. Por ndonëse kryeministri deklaron publikisht se nga kjo amnisti nuk do përfitojnë ata që kanë bërë para përmes krimit, synimi duket se është pikërisht tek legalizimi i ta ardhurave të tyre. Të gjithë ekspertët e emigracionit shqiptar e thonë një zëri se shumica e mërgimtarëve tanë nuk e kanë luksin që t’i paguajnë një taksë shtetit shqiptar, që mund të shkojë nga 7% deri në 10% për të pastruar të ardhurat që i kanë fituar me djersë. Shumica e tyre nuk janë as aq të pasur, as nuk e kanë këtë luks. Prandaj propaganda se kjo bo bëhet për emigrantët duket se synon të fshehë diçka tjetër që nuk mund të thuhet publikisht.

    Po në të njëjtën linjë janë edhe deklaratat për legalizimin e kanabisit për qëllime mjeksore. Ndonëse Rama tha se këtë projekt e ka konsultuar prej një viti me ndërkombëtarët, Bashkimi Europian nxitoi të bënte të ditur se ai nuk ka djeni për të.

    Me sa duket kryeministri po përdor të njëjtën skemë që aplikoi edhe në fillim të qeverisjes së tij. Atëherë fushata e ish njeriut të tij më të afërt, Koço Kokëdhimës për legalizimin e hashashit për qëllime mjekore, ndonëse nuk u vu në zbatim, ishte një shkelje syri nga ana e pushtetit për të lëshuar sinjalin: “Mbillni sa më shumë, nuk është e ndaluar”. Dhe në fakt kështu ndodhi. Shqipëria u mbush me hashash dhe policia u bë palë me kultivuesit.

    Edhe tani, pak rëndësi ka nëse projektit i shkohet apo jo deri në fund. Rama e ka dhënë sinjalin, se kjo nuk përbën një krim dhe rritësit e dikurshëm të kanabisit mund t’i kthehen zakonit të tyre, me shpresën se paratë e trafikut do të injektojnë flukse të paparashikuara në ekonominë vendase. Pra me sa duket shpresat e vetme për ta mbajtur gjallë atë, qëndrojnë tek çlirimi i eurove të krimit që pritet të vijnë nga pastrimi prej amnistisë dhe riaktivizimi i industrisë së hashashit.

  • Përse videothirrjet janë rraskapitëse

    Përse videothirrjet janë rraskapitëse

    Si mendërisht, ashtu edhe emocionalisht, pajtohen ekspertët, por ka edhe mënyra për ta zbutur problemin

    Videothirrjet janë bërë një moment normal dhe i zakonshëm i jetës, gjatë këtyre muajve: më parë ato ishin të kufizuara, në vetëm ndonjë thirrje pune ose përshëndetjeje mes miqve dhe të afërmve të largët, tani, përkundrazi, përdoren edhe për të gatuar darkën, për aperitivë, madje edhe për takime. Dhe, siç e kanë vërejtur shumë njerëz – dhe siç tregon siti i studimeve dhe analizave The Conversation – edhe videothirrjet kanë problemet e tyre: ndërsa ndihmojnë për të mbajtur marrëdhëniet shoqërore, në shumë raste i bëjnë këto marrëdhënie të duken të ftohta dhe joreale, duke i lënë bashkëbiseduasit “të lodhur dhe zbrazët”.

    Ekspertët shpjegojnë se kur bashkëveprojmë me njerëzit përmes ekranit, në vend që ta bëjmë drejtpërdrejtë, truri ynë duhet të punojë shumë më tepër për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe t’i kapur menjëherë mesazhet që i vijnë, duke mos qenë në gjendje të mbështetemi në elementë të tjerë fizikë, si era e dhomës, gjuha e trupit dhe vizioni periferik. Disa studime kanë zbuluar që kandidatët për një vend punë, në intervistat që japin nëpërmjet videothirrjeve kanë tendencë të jenë më keq sesa personalisht. Një tjetër vëzhgim, i kryer te mjekët që merrnin pjesë në një seminar përmes videos, tregoi se ata përqendroheshin më shumë për të bërë përshtypje tek docenti sesa ata që e ndiqnin live, në sallë, të cilët ishin më të interesuar për vlefshmërinë e argumenteve të tij.

    Një tjetër kërkim ka zbuluar se kur gjyqtarët marrin vendime në video-thirrje në lidhje me kërkesat për azil të refugjatëve, ata tregojnë më pak besim dhe empati; azilkërkuesit gjithashtu tentonin të gënjenin më shumë, por gjykatësit ishin më pak të vetëdijshëm për detajet e ngjarjes që nuk përputheshin. Komunikimi përkeqësohet nëse linja është e shqetësuar, edhe pse për një kohë të shkurtër: sipas një eksperimenti, kur cilësia e videothirrjes përkeqësohet, njerëzit tentojnë të gënjejnë dhe janë më mosbesues.

    Sipas të tjera studimeve të mbledhura nga The Conversation, thirrjetvideo janë shterruese edhe nga ana e këndvështrimit emocional. Psikologët që bëjnë terapi online ndajnë shqetësimin e “humbjes së kontaktit” me pacientët e tyre. Në provimet me gojë në videothirrje, studentët e predispozuar ndaj ankthit bëhen edhe më shumë dhe për këtë arsye priren të përkeqësohen. Dhe ankthi rritet më shumë sikur ekrani të tregojë një imazh të fytyrës së tyre. Në përgjithësi, duke parë fytyrën në ekran mund të bëjë që të përqendroheni më shumë në efektin që keni dhe të minoni besimin në aftësitë individuale.

    Videothirrjet gjithashtu mund të shkaktojnë edhe një dëshirë të fortë për mirënjohje. Një analizë zbuloi se punonjësit që punojnë në distancë dhe që nuk ndjehen të rëndësishëm në kompaninë e tyre e ekzagjerojnë duke u përpjekur të bien në sy. Ndajnë në mënyrë të tepërt materiale dhe anekdota me kolegët dhe kryejnë detyra shtesë për të tërhequr vëmendjen e shefave.

    Ka disa gjëra që mund të bëhen për ta lënë mënjanë rraskapitjen nga Zoom, njëra prej platformave kryesore për thirrjet video. The Conversation shpjegon se mosbërja e disa gjërave njëkohësisht me videothirrja mund t’ju ndihmojë të qëndroni të përqendruar; këshillon të bëni pak pushim midis një thirrjeje dhe një tjetre dhe të zhvendoseni diku larg ekranit, për të reflektuar dhe të mblidhni veten sërisht. Edhe fshehja e imazhit tuaj ndërkohë që flet gjithashtu ju ndihmon të preokupoheni më pak për mënyrën sesi dukeni dhe përqendroheni më mirë tek ato që thonë të tjerët.

    Si përfundim, mund të gjenden edhe mënyra të tjera të komunikimit, edhe pse duken më aseptike dhe të vjetra, siç janë mesazhet me tekst, email dhe telefonatat: një studim për shembull ka gjetur që ata që shpjegojnë diçka në telefon e bëjnë më qartë. Për më tepër, dërgimi i një letre falënderuese e shkruar me dorë e bën marrësin veçanërisht të lumtur, dhe sipas një tjetër studimi, është gjithashtu terapeutik për atë që shkruan. Ndonjëherë, më në fund të fundit, mënyra më e mirë për të zgjidhur një problem është ta bësh atë në heshtje: një eksperiment ka zbuluar se një grup e përfundoi një enigmë më shpejt pa folur se një tjetër që mund të fliste.

  • Modeli i rrallë i FIAT që nuk e keni parë kurrë, kushton dy milionë euro

    Modeli i rrallë i FIAT që nuk e keni parë kurrë, kushton dy milionë euro

    Fiat 8V, i njohur edhe si “Ottovù”, ishte një berlinë sportive e prodhuar nga shtëpia e makinave në Torino, në fare pak ekzemplarë, nga 1952 deri në 1954

    Një xhevahir Fiat prej dy milion dollarësh: me siguri kaq do të duhet për ta siguruar Supersonic 8V, që do të dalë në ankand në 23 dhe 24 tetor pranë Elkhart Collection të RM Sotheby’s. Fiat 8V, i njohur edhe si “Otovù”, ishte një Berlinë sportive e prodhuar nga kompania shtëpa e makinave në Torino, në pak, nga 1952 deri në 1954.

    Berlina e vitit 1953 ka ndër veçantitë e saj motorin V8 tip 104 me 2 litra cilindrin dhe 105 HP, është projektuar nga i madhi Dante Giacosa, dhe karrocerinë Ghia të dizajnuara nga Giorgio Savonuzzi, i njëjti stilist që projektoi Cisitalia 202. Kjo makinë ishte në gjendje të arrinte deri 200 km/orë, një rekord për atë kohë.

    Karroceria e kësaj mrekullie 8V Supersonic, ndryshe nga standardet ‘Otto vu’, të cilat ‘visheshin’ nga brenda në Carrozzerie Speciali Fiat në brendi të Lingotto, ashtu si për 14 ekzemplarët e tjerë të këtij varianti aerodinamik i detyrohet Ghia-s për projektin nga Giorgio Savonuzzi, i njëjti stilist që dizajnoi ikoniken Cisitalia 202.