Fotografitë e para të Charles, royal baby të Luksemburgut
Laura DANI – Dukët e Mëdhenj Guillaume dhe Stéphanie të Luksemburgut publikojnë fotot e para të të birit, të lindur më 10 maj. Lajmi për shtatëzëninë kishte dalë dhjetorin e kaluar pas tetë vjetëve martesë
Edhe Luksemburgu do të ketë royal baby e tij mbretëror. Charles Jean Philippe Joseph Marie Guillaume, djali i dukës së madh trashëgimtar Guillaume Grand Duke dhe bashkëshortes së tij Stéphanie de Lannoy, doli në dritë më 10 maj, por vetëm tre ditë më vonë janë publikuar imazhet e para zyrtare të fëmijës, që si të gjithë princat ka marrë disa ditë kohë para se të debutonte para objektivave. Fotografitë, katër, janë publikuar në kanalet zyrtare të shtëpisë mbretërore, përfshi rrjetet sociale, dhe janë bërë nga Céline Maia e Studio by C, e specializuar në fotografitë e fëmijëve dhe maternity session.
Charles i vogël “pozon” i pavetdijshëm në krahët e nënës së tij në një foto bardhezi, teksa i vetëm, është në gjumë të ëmbël.
Lajmi mbi ardhjen e një trashëgimtari është shpërndarë më 6 dhjetor: “Lartmadhëritë e tyre janë të lumtur të japin lajmin dhe e bëjnë me gëzim të pamatë. Lindja është parashikuar për në maj”, kishin njoftuar ata, së bashku me një foto të çiftit, e njëjta që u përdor për të komunikuar lindjen.
Dukët e Mëdhenj deshën të prisnin pak para se të krijonin një familje. “Një fëmijë? Për momentin nuk kam ndërmend të bëhem nënë, po argëtohem shumë me tim shoq”, deklaroi Dukesha e Madhe në vitin 2016, duke mohuar zërat mbi një shtatëzani të mundshme. Një vendim më se i ligjshëm, edhe duke marrë parasysh faktin se shkuan në altar të rinj, 30 vjeç, 28 vjeç. Ishte 20 tetor 2012 kur të dy shkëmbyen premtimet në katedralen Notre-Dame në Luksemburg, ndërsa një ditë më parë kishte qenë radha e një ceremonie civile të rezervuar vetëm për disa miq të ngushtë.
Guillaume është trashëgimtari i fronit, duke qenë i pari nga pesë fëmijët e Enrico dhe Maria Terezës së Luksemburgut. Stéphanie gjithashtu ka origjinë fisnike, ajo është vajza e Count Philippe de Lannoy dhe Alix e Faille de Leverghem, që vdiq nga një infarkt dy muaj para martesës së vajzës së saj, e cila sot buzëqesh lumturisht në fillimin e një aventure të re familjare, në tre.