Rishfaqet Melania, e akullt me Trump. Dhe kopjon Meghanin
Laura DANI – Melania Trump është rishfaqur përsëri në publik. Rasti është i veçantë: First Lady e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mori pjesë në ceremoninë e mbjelljes së pemëve në Shtëpinë e Bardhë për të festuar Ditën Botërore të Tokës. Dhe për outfit-in e saj është inspiruar nga Meghan Markle.
Nga krah të Presidentit
First Lady e shoqëroi Donald Trumpin gjatë gjithë eventit. Të dy mbërritën në vendin e ceremonisë krah për krah, por pa u prekur kurrë me njëri-tjetrin. Të ndryshëm edhe për sa i përket look-ut: nëse ai zgjodhi një veshje blu shumë elegante, ajo bëri një zgjedhje jashtë normales.
Me një trench që bën modë
Melania Trump për këtë rast kishte veshur një trench ngjyrë jeshile ushtarake, plotësisht të mbyllur, që i shërbeu edhe si veshje gjatë eventit. Një zgjedhje e guximshme dhe e rastësishme, por jashtëzakonisht e përshtatshme për kontekstin dhe e destinuar për të krijuar një trend.
Modeli është Meghan Markle
Trench-i me ngjyrë të gjelbërt version ushtarak i përshtatet në mënyrë të përsosur. Dhe duhet thënë se, frymëzimi vjen nga një tjetër grua, e cila, me outfit-et e saj, nuk zhgënjen asnjëherë. Ajo është Meghan Markle, që në të kaluarën kishte veshur të njëjtën veshje.
Diferencat me Meghan
Melania dhe Meghan janë megjithatë dy gra shumë të ndryshme. E nëse Markle ka preferuar të linte hapur trench-in e saj, duke treguar veshjen e veshur nën të, First Lady e Shteteve të Bashkuara guxonte të përdorte atë si të vetmen veshje. Shumë i ngjashëm, megjithatë, make-up e të dyjave.
Puhiza e erës zbulon sekretin
Trench apo fustan? Për të hequr pdo dyshim u desh një puhi ere, e cila ngriti një pjesë të veshjes. Nuk ka dyshim: Melania Trump ka dashur të vishte trench-in si një fustan të vërtetë.
Aksesorët
Trenchi-t të saj, Melania Trump i ka shtuar një palë décolleté bezhë të theksuar. Ajo gjithashtu ka vendosur të mos veshë as geta.
Në formë të plotë
Look-u rezultoi të ishte perfekt për rastin: Melania mori pjesë aktive në ceremoninë e mbjelljes së pemëve duke dëshmuar se ishte plotësisht në formë.
Pak buzëqeshje
Ndonëse duke treguar shumë siguri dhe class, Melania Trump shçërndau në të vërtetë fare pak buzëqeshje. Duke qëndruar gjithnjë përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkuara, mbajti një shprehje thuajse të ashpër gjatë gjithë ceremonisë.
Në qendër të vëmendjes
Pavarësisht buzëqeshjeve të pakta, Melania Trump është mjaft e bukur dhe vështrimet e të gjithëve kanë qenë, si gjithmonë, pas saj. First Lady, falë look-ut dhe sharmit të saj, ia arriti të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.