Blog

  • Erl KODRA – Agron Tufa, Viktor Hygo dhe Ramize Gjebrea

    Erl KODRA – Agron Tufa, Viktor Hygo dhe Ramize Gjebrea

    Romani “Viti 93” i Viktor Hygo (botuar në vitin 1874) është kryevepra e fundit e gjeniut francez. Madhështia e Hygoit nuk qëndron tek fuqia e artit, as tek stili i papërsëritshëm, por tek dilema ekzistenciale e luftës, në raport me viktimat e pafajshme të saj. “Viti 93” është romani i gjithëkohëshëm që ndanë të mirën me të keqen. Fabula është kjo:

    Romani përshkruan revoltën dhe betejat revolucionare dhe kundërrevolucionare në 1793 gjatë Revolucionit Francez. Ngjarjet e romanit ndodhin kryesisht në Bretanjë dhe në Paris. Markez de Lantenac, Goveni, Simurdeni, Batalioni Blu, Mbretërorët, Michelle Fléchard dhe tre fëmijët e saj gjenden përballë në një luftë për jetë a vdekje në kështjellën e Bretanjës. Fitorja ose humbja e betejës do të thotë fitore ose humbje e kauzës. Megjithatë, fitorja ose humbja ka çmimin e jetës ose të vdekjes së humanizmit njerëzor, të jetëve të pafajshme. Lufta gjithmonë është e ashpër, por Viktor Hygo, ky humanist i përmasave planetare përvijon qartë ndarjen e koncepteve të luftës së drejtë dhe krimeve të luftës.

    Në kryeveprën e Viktor Hygo fiton humanizmi.

    Batalioni Blu ose ndryshe Ushtria Republikane ka adoptuar tre fëmijët e Michelle Fléchard, viktima të luftës. Goveni, Komandant i Ushtrisë Republikane është nipi i Markes De Lantenac, një monarkist që luftonte për kauzën e mbretërorëve në Francë. Simurdeni është një prift revolucionar, një lloj udhëheqësi politik i Ushtrisë Republikane. Finalja e romanit është tronditëse; beteja për Kështjellën e Bretanjës. Mbretërorët rrethohen në Kështjellë nga republikanët, ndërkohë që tre fëmijët gjenden në duart e monarkistëve. Komandant Goveni lufton kundër xhaxhait të tij Markez De Lantenac në një betejë për jetë a vdekje. Zjarri përfshinë Kështellën e Bretanjës, ndërsa Markezi largohet nga një dalje e fshehtë. Kur dëgjon ulurimat e Michelle Fléchard në ikje e sipër, kujtohet se në sallën e bibliotekës në Kështjellë, gjendeshin tre fëmijë të pafajshëm që po digjeshin të gjallë. Markez De Lantenac kthen rrugën nga po arratisej, futet mes flakëve në kështellë.

    Papritur në dritaren e Kështjellës së Bretanjës, shfaqet Markez De Lantenac, me tre fëmijët në krahë, si një ëngjëll shpëtimtar. Armiku i betuar i Revolucionit Francez, falë kauzën e tij për jetën e tre fëmijëve. Në një luftë që nuk njeh kompromise, Markez De Lantenac e bën zgjedhjen. Jetët e tre fëmijëve të pafajshëm janë një çmim i lartë për kauzën mbretërore, ndaj, në djallë kauza dhe jeta e tij.

    Por asgjë nuk mbaron këtu!

    Goveni, nipi i Markez De Lantenac dhe njëkohësisht Komandant i Ushtrisë Republikane, tronditet nga gjesti madhështor i xhaxhait. Natën, si kryemomandant i Batalionit Blu, Goveni viziton Markezin në qeli. Ai e lë të lirë Markez De Lantenac, i cili largohet nga burgu, maskuar me rrobat e Govenit. Të nesërmën, në çastin kur Gjykata Ushtarake do të gjykonte Markezin, në qeli, në vend të tij, ata gjejnë Komandantin e tyre! Simurdeni, prifti revolucinoar dhe njëkohësisht edhe babai shpirtëror i Komandant Govenit, do të gjykojë birin e tij në shpirtë. Trupa gjykuese përbëhet nga tre njerëz. Simurdeni ishte kryegjykatësi.

    Dy votat e para ishin kundër njëra tjetrës; njëra që Komandant Goveni duhet të jetojë, sepse gjesti i tij është thjesht human; dhe Komandant Goveni i duhet Revolucionit Francez, ndërsa vota tjetër ishte që Goveni duhet të vdesë, sepse me veprimin e tij ai tradhëtoi Revolucionin. Vota e priftit Simurden është vendimtare.

    Simurdeni jep verdiktin e tij; Komandant Goveni duhet të dënohet me prerje koke në gijotinë!

    Në çastin që koka e bukur e Komandant Govenit, birit në shpirtë të priftit Simurden shkëputet nga shpatullat, me një buzëqeshje të ngrirë në buzë, dëgjohet një krismë:

    Revolucionari Simurden vret veten.

    Huh! Çfarë madhështie tragjike e përbotëshme!

    ***

    Kjo hyrje e gjatë me romanin “Viti 93” të Viktor Hygo nuk ishte e paqëllimtë. Me sa duket, Franca është e madhe, sepse të tillë e kanë bërë humanistët si Viktor Hygo dhe të singjashmit e Tij. Popujt e tjerë që bënë luftra dhe revolucione mbetën imitues të shëmtuar, duke kryer krime të tmerrshme, prej të cilave nuk ditën të distancohen kurrë. Ndërsa ne shqiptarët hala nuk po gjejmë forcën të dënojmë krimet e neveritshme të komunizmit tonë kanibal, që jo vetëm përbiu me mijëra jetë të pafajshme, por që hëngri edhe bijtë e vet revolucionarë.

    “Revolucionarët” shqiptarë vazhdojnë të mbeten të vegjël, burracakë. Imagjinoni për një moment partizanen Ramize Gjebrea dhe krahasojeni atë me personazhet e Viktor Hygo. Komunistët shqiptarë nuk ia falin asaj edhe një puthje të pafajshme që i rrëmbeu partizani tjetër Zaho Koka.

    Vini re! Për këtë krim me puthje, 20 vjeçarja Ramize Gjebrea sharrohet me plumba. Ky është komunizmi shqiptar.

    Të gjitha këto m’u kujtuan teksa po ndjek këto ditë, thellësisht i tronditur, sulmet dhe linçimin publik që po i bëhet poetit dhe shkrimtarit Agron Tufa. Ajo çka i jep përmasë tragjike sulmeve kundër Agron Tufës nuk është fjalori që po përdoret kundër tij, as shpifjet monstruoze, as personazhet që po i bëjnë ato. Fëlliqësia e sulmeve qëndron diku tjetër, tek shkaku, arsyeja.

    Shkrimtarin Agron Tufa po e sulmojnë, sepse Agroni po kryen detyrën e tij, i ngarkuar nga Ligji për të zbardhur Krimet e Komunizmit. Spartak Braho, një lloj sadisti kanibalo-komunist, i sulet Agronit duke i thënë: mos m’i numro viktimat. Çfarë tmerri përçudnues!

    Agron Tufa është një lloj humanisti që po përpiqet të shërojë kujtesën tonë; duke numruar viktimat e një ideologjie antihumane siç ishte komunizmi ortodoks shqiptar. Nga të gjitha pikëpamjet, nga të gjitha provat, nga të gjitha dokumentat ndërkombëtare, krimet e komunizmit janë po aq të shëmtuara sa krimet e nazizmit. Hitleri ishte një barbar i neveritshëm që shkaktoi miliona viktima, ndërsa komunizmi ortodoks shkaktoi miliona të tjera, për një kohë të gjatë, në një gjeografi shumë të gjerë. Të dyja bashkoheshin në një pikë; vrasja pa mëshirë e të gjithë atyre që ishin të ndryshëm nga ata. Të parët vrisnin hebrenjtë dhe masakruan gjysmën e Evropës, të dytët vrisnin ata që mendonin ndryshe në më shumë se gjysmën e Evropës.

    Karakteristikë e komunistëve shqiptarë është se krimet e tyre filluan herët kundër gjysmës tonë tjetër, për shkaqe dhe arsye të shpikura prej tyre. Luftën kundër pushtuesve e kthyen në një luftë të egër për pushtet brenda llojit tonë, brenda rracës tonë. Për komunistët shqiptarë nuk kishte pikë rëndësie fakti se kush ishte viktima, mjafton që qëllimi të përmbushet, terrori të mbillet, pushteti të garantohet me grykën e pushkës. Me qindra janë provat e Krimeve të Komunizmit gjatë Luftës të kryera edhe brenda llojit ideologjik, ndërsa Krimet e Komunizmit kundër atyre që mendonin ndryshe janë me mijëra. Jeta e një njeriu nuk mund të shuhet, ashtu kotë, sikur nuk ka ekzistuar kurrë. Një krim individual i një vrasësi të vetmuar mund të mos zbulohet kurrë, por jo krimet masive, të ngritura në sistem, kundër një mase të jashtëzakonshme shqiptarësh, kundër një shtrese shoqërore, kundër një klase politike.

    Më vonë, pas vitit 1945, Enver Hoxha filloi terrorin masiv, duke shfrytëzuar djallëzisht pikërisht momentin historik të fitores kundër fashizmit. Bota u nda me perde të hekurt, ndërsa terroristi Enver Hoxha po ndërtonte një lloj ferri në këtë pjesë të botës. Terrorizimi i Enver Hoxhës nuk zgjati disa vite ose një dekadë, por plot 45 vjet. Brenda këtij ferri masakroheshin qenie njerëzore, me qindra gra, burra, fëmijë; pa shkak, pa arsye, pa prova, pa evidenca, pa gjyqe, pa dëshmitarë.

    Enver Hoxha ishte përbindëshi, që me ndihmën e pakursyer të përbindshave të tjerë, të ngjashëm me Spartak Brahon nuk iu dridh asnjëherë dora kur sharronin përgjysëm jetën e burrave dhe grave shqiptare, posaçërisht edhe fëmijëve shqiptarë nëpër kampet e përqëndrimit në veri dhe jug të vendit.

    Puna e Agron Tufës për të zbardhur krimet e komunizmit nuk kanë qëllim për të mohuar përkatësinë e shqiptarëve në krahun fituesve të Luftës së Dytë Botërore. Puna e Agron Tufës në krye të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit është thellësisht humane, me vlera të pamohueshme për brezat që do të vijnë, për të kuptuar se çfarë kemi kaluar, në mënyrë që e kaluara e zezë e komunizmit të mos përsëritet kurrë.

    Kurrë më! – ishte thirrja e popujve të botës pas kolerës nazi-fashiste. Për të jetësuar vendimin, krimet kundër njerëzimit që kryen nazistët u ngrit Gjykata e Nuremberg-ut, ndërsa vetëm përmendja e emrit të Hitlerit dhe bashkëpunëtorëve të tij është një krim në vetvete. Kjo është vlera e madhe e popujve të cilivizuar.

    Kurrë më! – duhet të themi edhe për Krimet e Komunizmit, një lloj krimi makabër brenda llojit tonë, që tjetërsoi gjeneratat e shqiptarëve. Në Shqipërinë tonë, krimet e komunizmit shqiptar akoma nuk dënohen, figura e zezë e terroristit Enver Hoxha akoma glorifikohet, ndërsa pasuesit ideologjik, por edhe kriminel sadistë që kanë kryer personalisht krime nominale kundër shqiptarëve, kërcënojnë humanistin Agron Tufa.

    “Faji” i vetëm i poetit dhe shkrimtarit Agron Tufa është evidentimi i krimeve dhe i kriminelëve, me fakte dhe prova, dokumente dhe memuare të viktimave të komunizmit. Nëse kjo punë fisnike përkufizohet si faj nga autorët e krimeve, si dhe nga adhuruesit e kësaj “socilologjie” makabre, nuk është faji i Agron Tufës. Atavizmat e ideologjive totalitare janë të papranueshme,

    ***

    Në mbyllje të këtij teksti është e nevojshme të thuhen dy fjalë për ata që sot po e sulmojnë ligësisht dhe pabesisht poetin dhe shkrimtarin Agron Tufa. Në të vertetë, përmasat e tragjedisë tonë kombëtare janë humnera që ne shqiptarët nuk po i kapërcejmë dotë, saktësisht për shkaqe dhe arsye të tilla, siç janë sulmet e pabesa të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Spartak Braho, dhe jo vetëm. Shkrues dhe gazetarë, media dhe institucione shtetërore, edhe sot e gjithë ditën vazhdojnë të propagandojnë dhe glorifikojnë periudhën më të errët të Historisë tonë Kombëtare. Ish eksponentë të Sigurimit të Shtetit vazhdojnë të militojnë në politikë dhe institucione të pavarura, në Policinë e Shtetit, Prokurori dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror. Kjo nuk i shërben pajtimit tonë kombëtar, përkundrazi, kjo është arsyeja kryesore pse Shqipëria dhe shqiptarët nuk po shkëputen dotë nga tranzicioni i gjatë.

    Të paktën, na lejoni të numërojmë viktimat tuaja. Ju u morët jetën dhe pronën jo se ata njerëz ishin fajtorë, ose kishin shkelur ndonjë ligj të kohës.

    Jo, ju i vratë ata thjesht sepse ju jeni të kuq, qenie që nuk po ngopeni kurrë me gjak dhe vuajtje shqiptarësh. Ndaj ju lutem, jepni një shans përshpirtjes dhe lutjes tonë për shpirtin e viktimave tuaja; mos shkaktoni viktima të reja.

  • Katie Holmes dhe urimet e ëmbla për të bijën Suri: “Jam me fat që jam nëna jote”

    Katie Holmes dhe urimet e ëmbla për të bijën Suri: “Jam me fat që jam nëna jote”

    Aktorja i dedikon një urim të ëmbël vogëlushes së saj të vogël, të lindur në vitin 2006, kur ishte e martuar Tom Cruise: “Qoftë ky një vit special për ty”

    Ekzaktësisht një vit më parë, e kishte shoqëruar për të festuar me miqtë e saj në një restorant të njohur italian në Soho, Sant Ambroeus. Sot, si pasojë e masave të lockdown për koronavirusit, Katie Holmes mjaftohet me mendim të ëmbël për vajzën e saj, Suri Cruise, e cila shuan 14 qirinj: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan aktorja në kanalet e saj sociale. “Jam vërtet me fat që jam nëna jote”.

    “Qoftë ky një vit special për ty”, shton ajo përkrah një fotografie ku shihen letra të varura. Dëshmi – mbase – e një feste shtëpiake: “Birthday Vibes”, komenton sërisht Katie, duke postuar një tjetër foto me vogëlushen në krah dhe me një kurorë me trëndafila. E vërteta është se falë saj Suri ka mundur t’i shpëtojë reflektorëve të Los Angeles dhe të bëjë një jetë sa më normale të ishte e mundur.

    Në fakt, fëmijëria nuk ishte e lehtë, me paparacët gjithnjë të gatshëm ta gjurmoni në çdo hap, duke marrë parasysh famshmërinë e mamit Katie dhe babit Tom. Madje lindin edhe disa polemika, përfshi buzëkuqët, takat dhe helikopterët: sidoqoftë, në 2012, pas gjashtë vjet martesë, dy yjet u divorcuan dhe aktorja u zhvendos me vajzën e saj në Nju Jorkun më të qetë, duke i garantuar asaj privatësinë që duhej për t’u rritur.

    “Nuk ka nevojë të ngutesh”, ka shkruar Katie kohë më parë duke postuar një tjetër imazh të ëmbël të së bijës dhe duke cituar Virginia Woolf. “Nuk ka nevojë të jesh askush tjetër, përveç vetvetes”. Nga ana tjetër, ka vite të tëra, që kur pyetet për vajzën, aktorja e Hollywood e etiketon atë si “gjëja më e rëndësishme”: një përparësi që, në këtë fazë të rëndësishme adoleshence, bëhet edhe më e rëndësishme.

  • Harry e Meghan shkëpusin marrëdhëniet me katër tabloidë britanikë

    Harry e Meghan shkëpusin marrëdhëniet me katër tabloidë britanikë

    Vazhdon beteja e dukëve të Sussex kundër shtypit skandalistik anglez. Pas denoncimeve të muajve të kaluar, tashmë ka mbërritur një letër me të cilën të dy këpusin urat me tabloidët që për mendimin e tyre “shkatërrojnë jetën e njerëzve” duke përhapur “mashtrime” vetëm “për para”

    Harry dhe Meghan jetojnë që prej muajit mars në Los Angeles. Por beteja e tyre kundër shtypit skandalistik britanik vazhdon. Me një letër shumë të ashpër dhe të paprecedentë, Sussexët kanë prerë urat me katër media: The Sun, The Daily Mail, The Mirror dhe The Express. Duke sqaruar se ata janë në papajtueshmëri totale me sistemin e tyre të të bërit informacion. Një sistem që për mendimin e tyre ka “bërë copash” jetën e shumë njerëzve “pa asnjë arsye”, “vetëm për të rritur fitimet nëpërmjet thashethemeve”.

    Prandaj, ata nuk do t’i përgjigjen në asnjë pyetjeje të këtyre gazetave, me të cilat ripremtojnë se do të kenë “zero marrëdhënie dhe zero kontakte”. Një politikë e cila, saktësojnë ata, nuk ka të bëjë “mediat e tjera”.

    Letra dërguar katër gazetave (përmes avokatëve të Sussex) është vetëm etapa e fundit e betejës së Harry dhe Meghan kundër shtypit skandalistik britanik. Markle, gjatë muajve të fundit, kur ishte ende një royal, paditi Associated Newspapers, botuese e Mail on Sundau, versioni i së dielës së Daily Mail, për letrën private për At Thomas, e cila përfundoi në faqen e parë në fillim të vitit 2019. Princi, nga ana e tij, ka paditur The Sun dhe The Mirror sepse paskëshin përgjuar sekretarinë e tij telefonike.

    Letra e re Harry dhe Meghan saktëson se vendimi i tyre për të prerë urat me katër tabloidët britanikë nuk ka asnjë lidhje me censurimin e lirisë së shtypit: “Mediat kanë çdo të drejtë të ketë mendimet e tyre për Dukët e Sussex, të mirë apo të këqia qofshin. Por nuk mund të bazohen në falsitete”.

    Që në shtator 2019, gjatë turneut në Afrikën e Jugut me Meghan, Harry kishte sulmuar publikisht tabloidët britanikë me një deklaratë të ashpër me të cilën i akuzonte ato se kishin kryer një “fushatë të pamëshirshme” kundër gruas së tij, “duke e shpifur pothuajse çdo ditë përgjatë nëntë muajve të fundit”. Dhe i ishte referua mamasë së tij Diana, që vdiq në Paris në një aksident automobilistik në gusht 1997, ndërsa po përpiqej të shpëtonte nga paparacët, duke zbuluar frikën e tij më të madhe: “Historia mund të përsëritet”.

  • Lamtumirë Rikard Ljarja, njeriu i mirë dhe gjigandi i skenës

    Lamtumirë Rikard Ljarja, njeriu i mirë dhe gjigandi i skenës

    Arti shqiptar në zi! Ka ndërruar jetë në moshën 77- vjeçare regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja. Regjisori ka dhënë frymën e fundit në shtëpine e tij në Tiranë. Artisti i njohur i filmit vuante prej kohësh nga një semundje e rendë.

    Vdekja e regjisorit është një humbje e madhe për botën e artit. Ndërkohë, familja njofton miqtë dhe dashamirësit se ceremonia për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e Covid-19 do të jetë e ngushtë.

    Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër.

    Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.

    Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

    Rikard Ljarja do të mbahet mend si aktor protagonist në shumë filma, si “Komisari i Dritës”, “Rrugë të bardha”, “Pesha e kohës”, “Dueli i heshtur”, “Ndërgjegjia” dhe si regjisor e aktor në filmin “Skëterr 43”, “Në pyjet me borë ka jetë” etj.

    Ai ka krijuar mjaftë personazhe në filmat e tij që kanë mbetur në fondin e kinematorgrafisë shqiptare. Ljarja është bashkëshorti i aktores së njohur Marjeta Ljarja.

    Filmografia

    • Viktimat e Tivarit (1996)
    • Fletë të bardha – (1990) Shoku Emir
    • Pesha e kohës – (1988), Vasili
    • Rrethi i kujtesës – (1987), Mjeku
    • Në prag të jetës – (1985), Andrea
    • Pranverë e hidhur – (1985) Xha Teli
    • Skëterrë ’43 – (1980), Andrea
    • Radiostacioni – (1979) Komandanti
    • Në pyjet me borë ka jetë – (1978), Luka
    • Ilegalët – (1976) Tosti
    • Në fillim të verës – (1975) I deleguari i qarkorit
    • Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqo Tipografi
    • Rrugë të bardha – (1974) Deda
    • Shpërthimi – (1974) Inxhinjer Iliri
    • Ndërgjegja – (1972) Fitimi
    • Yjet e netëve të gjata – (1972)……xhandari
    • Kur zbardhi një ditë – (1971) Komisari
    • Plagë të vjetra – (1968)…….Naimi
    • Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)..Perlati
    • Duel i heshtur – (1967) Skenderi
    • Komisari i dritës – (1966) Dritan Shkabaj
    • Monumenti

    Regjisor

    • Pesha e kohës – (1988)
    • Kur hapen dyert e jetës – (1986)
    • Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)
    • Dita e parë e emrimit – (1981)
    • Sketerre 43 – (1980)
    • Radiostacioni – (1979)
    • Në pyjet me borë ka jetë – (1978)

    Skenarist

    • Pesha e kohës – (1988)
    • Kur hapen dyert e jetës – (1986)
  • Pastrimi i parave, si risk në kohën e COVID-19; Shqipëria “legalizon” kriptomonedhat e bashkë me to, edhe riskun e pastrimit të parave

    Pastrimi i parave, si risk në kohën e COVID-19; Shqipëria “legalizon” kriptomonedhat e bashkë me to, edhe riskun e pastrimit të parave

    Koronavirusi, që është kthyer në epiqendër të zhvillimeve globale, ka vënë alarmin në disa aspekte. Përveç emergjencës shëndetësore dhe efekteve jashtëzakonisht negative në ekonomi, edhe rreziku i pastrimit të parave është cilësuar si fenomen ndaj të cilit duhet të shtohet vigjilenca.

    Task Forca për Veprim Financiar, në një deklaratë të gjatë, u kërkoi të gjitha vendeve anëtare që të punojnë me institucionet financiare dhe bizneset për të përballuar situatën ndaj COVID-19, por edhe për të treguar kujdes maksimal ndaj rreziqeve të reja të financimit të jashtëligjshëm.

    Me vende anëtare, FAFT nënkupton të gjitha vendet që janë pjesë e programeve të saj, apo Moneyval, në angazhimin për të luftuar dhe për të parandaluar fenomenin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit dhe në këtë listë, bën pjesë edhe Shqipëria. Kujtojmë që pak javë më parë, Shqipëria u rikthye në listën gri të vendeve që paraqesin rrezik për pastrimin e parave, për shkak të deficencave strategjike të gjetura nga Task Forca për Veprim Financiar.

    Por çfarë është lista gri dhe çfarë do të thotë monitorim i zgjeruar? Kjo do të thotë që vendet të cilat përfshihen në këtë listë do të punojnë ngushtësisht me FAFT, për të adresuar dobësitë e gjetura në regjimet e tyre sa i takon parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. “Kur FAFT vendos një vend nën monitorim të zgjeruar, do të thotë që ky vend ka marrë angazhimin që të zgjidhë me shpejtësi dobësitë strategjike të konstatuara brenda një afati të rënë dakord më parë.

    Ajo që ndodh është që pranë FAFT, vendet e “listës gri” raportojnë në mënyrë periodike mbi masat e marra, ndërkohë që merret në vlerësim zbatimi korrekt i kalendarit të rënë dakord për përmbushjen e angazhimeve. Si një vend anëtar i Moneyval, që është një trupë më e zgjeruar monitorimi nën Këshillin e Europës, që fillimisht shërbente si monitoruese e punës së Task Forcës për Veprim Financiar dhe nga viti 2006, u bë një anëtare e asociuar e FAFT, edhe Shqipëria duhet të tregojë vigjilencë ndaj aspekteve që thekson FAFT në këtë kohë të koronavirusit. Më poshtë, është një deklaratë e plotë e Presidentit të Task Forcës Financiare (FATF).

    COVID-19 dhe masat për të luftuar financimin e paligjshëm

    Anëtarët e FATF, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, po aplikojnë çdo burim në dispozicion për të luftuar pandeminë COVID-19. Si përcaktues i standardit global për luftimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit dhe përhapjes së tij,

    FATF inkurajon qeveritë që të punojnë me institucionet financiare dhe bizneset e tjera, për të përdorur fleksibilitetin e ndërtuar për të përballuar sfidat e paraqitura nga COVID-19, njëkohësisht duke pasur vëmendje dhe kujdes maksimal ndaj rreziqeve të reja të financimit të jashtëligjshëm.

    FATF inkurajon përdorim sa më të plotë të ndërgjegjësimit dixhital të klientëve dhe ofrimin e shërbimeve financiare dixhitale duke respektuar çdo masë distancuese sociale. Në një kohë kur lehtësimi i kritikave si brenda vendeve ashtu edhe jashtë tyre është shumë i nevojshëm, zbatimi efektiv i Standardeve FATF nxit transparencë më të madhe në transaksionet financiare, gjë kjo që u jep donatorëve besim më të madh, se mbështetja e tyre po merret nga ata që kanë më shumë nevojë. Zbatimi i vazhdueshëm i Standardeve FATF lehtëson integritetin dhe sigurinë e sistemit global të pagesave gjatë dhe pas pandemisë përmes kanaleve legjitime dhe transparente.

    Rreziqet e krimit financiar të lidhura me me COVID-19

    Kriminelët janë duke përfituar nga pandemia COVID-19, për të kryer mashtrime, duke përfshirë reklamimin dhe trafikimin e ilaçeve të falsifikuara, duke ofruar mundësi investimesh, të cilat janë thjesht mashtrime dhe të angazhohen në skema mashtrimi, që kanë si subjekt kryesor frikën e shkaktuar nga virusi, me qëllim që të marrim sa më shumë informacione nga njerëzit.

    Krimet kibernetike, mbledhja e fondeve për bamirësi të rreme dhe mashtrime të ndryshme mjekësore, që kanë si objektiv viktimat e pafajshme, ka shumë mundësi që të rriten, me kriminelët që përpiqen të përfitojnë nga pandemia, duke shfrytëzuar njerëzit që kanë nevojë urgjente për kujdes dhe vullnetin e mirë të publikut të gjerë dhe përhapjen e informacioneve të rreme mbi COVID -19.

    Autoritetet kombëtare dhe organet ndërkombëtare janë duke paralajmëruar qytetarët dhe bizneset sa i takon këtyre keqinformacioneve, të cilat përfshijnë mashtrime, investime të rreme, si dhe tregtim të brendshëm në lidhje me COVID-19. Ashtu si kriminelët, edhe terroristët gjithashtu mund t’i shfrytëzojnë këto mundësi për të mbledhur fonde.

    Mbikëqyrësit, njësitë e inteligjencës financiare dhe agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të vazhdojnë të ndajnë informacione me sektorin privat për t’u dhënë përparësi rreziqeve kryesore që lidhen me pastrimin e parave dhe rreziqet e financimit të terrorizmit të lidhura me COVID-19.

    Për më tepër, kriminelët dhe terroristët mund të kërkojnë të shfrytëzojnë boshllëqet dhe dobësitë në sistemet kombëtare kundër pastrimit të parave / kundërfinancimit të terrorizmit (AML / CFT), teksa ata supozojnë se burimet janë të përqendruara diku tjetër, duke e bërë më të rëndësishme se kurrë mbikëqyrjen dhe veprimtarinë e zbatimit të bazuar në risqet e mundshme.

    Institucionet financiare dhe bizneset e tjera duhet të qëndrojnë vigjilentë ndaj rreziqeve në zhvillim të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe të sigurohen që ata të vazhdojnë lehtësimin, në mënyrë sa më efikase të këtyre rreziqeve dhe të jenë në gjendje të zbulojnë dhe të raportojnë aktivitetet e dyshimta.

    Rëndësia e dixhitalizimit

    Me njerëzit në të gjithë botën që përballen me kufizime ose masa të rrepta të distancimit social, qasja në shërbime të ndryshme financiare është e vështirë, dhe në mënyrë të panevojshme i ekspozon njerëzit ndaj rrezikut të infeksionit. Përdorimi i pagesave dixhitale dhe mbi të gjitha, pa kontakt me njeri, zvogëlojnë rrezikun e përhapjes së virusit.

    Prandaj, përdorimi i teknologjisë financiare (Fintech) ofron mundësi të konsiderueshme për të menaxhuar disa nga çështjet e paraqitura nga COVID-19. Në përputhje me Standardet FATF, FATF inkurajon përdorimin e teknologjisë, përfshirë Fintech, Regtech dhe Suptech, në të gjithë potencialin e mundshëm.

    FATF publikoi së fundmi udhëzuesin mbi Identitetin Dixhital, ku nënvizohen përfitimet e mundshme të qytetarëve mbi sigurinë, privatësinë dhe komoditetet e identifikimit të njerëzve nga distanca, si për kryerjen e transaksioneve, ashtu edhe për zbutjen e risqeve të pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit. FATF u bën thirrje vendeve të eksplorojnë përdorimin e identitetit dixhital, sipas rastit, për të ndihmuar transaksionet financiare ndërkohë që menaxhojnë më së miri rreziqet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit gjatë kësaj periudhe krize.

    Kur institucionet financiare ose bizneset e tjera identifikojnë risqe më të ulëta të pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit, Standardet FATF u lejojnë atyre të marrin masa të thjeshtësuara të kujdesit të duhur, të cilat mund t’i ndihmojnë ata të përshtaten me situatën aktuale. FATF inkurajon vendet dhe ofruesit e shërbimeve financiare për të eksploruar përdorimin e duhur të masave të thjeshtuara, për të lehtësuar shpërndarjen e përfitimeve qeveritare në përgjigje të pandemisë.

    Ndihmat përmes organizatave jofitimprurëse

    Kjo emergjencë globale e shëndetit publik ka nxjerrë në pah punën shumë të rëndësishme të bamirësve dhe organizatave jofitimprurëse (OJF) për të luftuar COVID-19 dhe pasojat e saj. FATF ka njohur prej kohësh rëndësinë jetike të OJF-ve në ofrimin e shërbimeve bamirëse thelbësore në të gjithë botën, si dhe vështirësitë në ofrimin e asaj ndihme për ata në nevojë.

    FATF ka punuar ngushtë me OJF-të ndër vite për të përmirësuar Standardet FATF, për të siguruar fleksibilitet dhe për të siguruar që dhurimet dhe aktivitetet bamirëse mund të vazhdojnë në mënyrë të shpejtë, përmes kanaleve legjitime dhe transparente dhe pa asnjë ndërprerje. Është e rëndësishme të pranohet që Standardet FATF nuk kërkojnë që të gjithë OJF-të të konsiderohen me rrezik të lartë dhe që shumica e tyre kanë pak, ose aspak rrezik, në drejtim të financimit të terrorizmit.

    Qëllimi i Standardeve FATF nuk është të parandalojë të gjitha transaksionet financiare me juridiksione ku mund të ekzistojnë rreziqe të larta të pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit, por përkundrazi të sigurohen që këto të bëhen përmes kanaleve legjitime dhe transparente, si dhe paratë të arrijnë te përfituesit e ligjshëm.

    Autoritetet kombëtare dhe institucionet financiare duhet të zbatojnë një qasje të bazuar te risku, për të siguruar që veprimtaria e ligjshme e OJF-ve të mos vonohet, të ndërpritet ose dekurajohet në mënyrë të panevojshme. FATF inkurajon vendet që të punojnë me OJF-të përkatëse për të siguruar që ndihma të jepet tek ata që kanë vërtet nevojë dhe mbi të gjitha, që i gjithë ky proces të bëhet në mënyrë sa më transparente.

    Këshilla të nevojshme

    Rregullatorët, mbikëqyrësit, njësitë e inteligjencës financiare, autoritetet e zbatimit të ligjit dhe agjencitë e tjera përkatëse mund të ofrojnë mbështetje, udhëzim dhe ndihmë për sektorin privat, se si do të zbatohen ligjet dhe rregulloret kombëtare gjatë krizës aktuale.

    Një udhëzim i tillë mund t’i sigurojë institucioneve financiare dhe bizneseve të tjera që autoritetet të ndajnë, në mënyrën më të mirë të mundshme punën, sfidat dhe rreziqet e përfshira në situatën aktuale, dhe për të ndërmarrë veprimet e duhura. Autoritetet, në disa vende, kanë ndërmarrë masa të tilla brenda një kohe të shpejtë dhe i kanë dhënë këto lloj udhëzimesh. Mekanizmat me të cilët viktimat, institucionet financiare dhe bizneset e tjera mund të raportojnë mashtrimet e lidhura me COVID-19 mund të jenë veçanërisht të dobishme në këtë drejtim.

    Në nivelin ndërkombëtar, FATF është duke punuar me Komitetin mbi Pagesat dhe Infrastrukturat e Tregut dhe Bankën Botërore, për të ndihmuar në sigurimin e përgjigjeve të koordinuara të politikës, për ofrimin e vazhdueshëm të shërbimeve të pagesave më të rëndësishme, në këtë kohë krize të pandemisë së COVID-19.

    FATF, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara po punojnë për të lehtësuar ndikimet e krizës COVID-19. Për më tepër, FATF po punon me anëtarët e saj dhe Organet Rajonale të FATF-së për të identifikuar dhe për të shkëmbyer praktikat më të mira në përgjigje të çështjeve të zakonshme, me të cilat po përballen shumica e vendeve të prekura.

    Angazhimi i FATF për të mbështetur përpjekjet në drejtim të çështjeve të COVID-19

    FATF është e gatshme të sigurojë udhëzime të mëtejshme për të mbështetur përpjekjet aktuale globale, për të trajtuar krizën COVID-19 dhe efektet e saj, dhe mirëpret çdo reagim dhe këshillim të mundshëm në këtë drejtim.

    Shqipëria “legalizon” kriptomonedhat e bashkë me to, edhe riskun e pastrimit të parave

    Autoritetet shqiptare kanë vendosur që të rregullojnë me ligj, një fushë që deri tani ishte jashtë ndonjë kuadri rregullator. Në Kuvend ka mbërritur projektligji “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, i cili legjitimon kriptomonedhat. Në relacion thuhet se synohet të bëhet rregullimi me ligj, ndalimi në rast abuzimi dhe marrja e penaliteteve në lidhje me aktivitetet virtuale dhe shërbimet e lidhura me to, duke nënvizuar se rregullimi është variant që po përqafohet në shumë vende si alternativë për kontrollin dhe mbarëvajtjen.

    Tokenët dixhitalë dhe monedhat virtuale janë një lloj aktivi virtual, thelbësisht të varur nga teknologjia e regjistrave të shpërndarë (“Distributed Ledger Technology” – DLT), të cilët i japin përdoruesit të drejta përfitimi, pronësie ose mund të përdoren si instrument pagese apo mjet utilitar, në procesin e blerjes së produkteve apo të shërbimeve, shpjegohet në relacion.

    Deri tani, në Europë vetëm dy shtete kanë marrë hapa për të zbatuar një legjislacion të caktuar për aktivet virtuale, të cilat nuk mbulohen nga kuadri ekzistues i Bashkimit Europian. Kështu, Malta ka në fuqi një ligj për aktivet virtuale, Franca e ka miratuar ligjin në prill të vitit 2019. Por paralelisht me këtë, relacioni pranon se siç ka përfitime ka edhe rreziqe.

    “Për të shfrytëzuar sa më mirë përfitimet që ofron kjo teknologji, por edhe për të adresuar një sërë rreziqesh të mundshme, siç janë krijimi i skemave mashtruese, apo i skemave të paautorizuara për të ofruar aktive virtuale, rreziku i përdorimit të aktiveve virtuale për të pastruar para, si dhe manipulimi i tregut, nevojitet një kornizë ligjore e plotë, në mënyrë që ky aktivitet të rregullohet” thuhet në relacion.

    Në relacion pranohet se pastrimi i parave është një nga rreziqet që lidhet me përdorimin e monedhave virtuale.

    Sa i takon vetëm pastrimit të parave, thuhet se projektligji adreson edhe çështje që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave, duke kërkuar nga çdo titullar licencë-krijimin e një sistemi të sigurt dhe të mbrojtur nga risqet për të monitoruar transaksionet në përputhje me ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit, nëpërmjet hartimit të politikave për parandalimin e pastrimit të parave dhe angazhimit të punonjësve me përvojën e duhur për raportimin e çështjeve që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave./Monitor

  • Transmetohet Coronavirus nëpërmjet seksit?

    Transmetohet Coronavirus nëpërmjet seksit?

    SARS-CoV-2 transmetohet kryesisht përmes grimcave respiratore. Nuk është i pranishëm në lëngje seminale apo në sekrecione vaginale. Sidoqoftë, marrëdhëniet seksuale kërkojnë një shkallë intimiteti dhe afërsie të tillë që të paraqesin rrezik

    Në këtë moment, në të gjithë botën, nuk nuk flitet për gjë tjetër më shumë se për Coronavirus. Ekzistojnë shumë dyshime për këtë dhe burimet e informacionit ndonjëherë bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. Sigurisht, duke qenë një virus i ri, ka shumë karakteristika të panjohura për ne. Studimet që po zhvillohen janë të shumta dhe do të na bëjnë të njohim më mirë sjelljen e tij edhe sa i përket mundësinë e transmetimit të Coronavirus me marrëdhënie seksuale.

    Le të shohim më poshtë mekanizmat e përhapjes së Coronavirus, të dhëna të njohura, dhe nëse ka rreziqe të mundshme në lidhje me marrëdhëniet seksuale.

    Çfarë është koronavirusi?

    Coronavirus është, në fakt, një familje virusesh. SARS-CoV-2 është emri që tregon pandeminë e rë që nisi në Kinë në Dhjetor 2019. Është një virus që mund të shkaktojë kuadre të ndryshme klinike.

    Së pari, duhet mbajtur mend se shumë raste pozitive janë asimptomatike, veçanërisht kur kemi të bëjmë me fëmijët dhe të rinjtë. Ndërsa, në raste të tjera, mund të zhvillohen simptoma të ngjashme me ato të gripit klasik ose të ftohjes. Në rastet më të rënda, sëmundja shkakton insifiçencë respiratore, deri në vdekje.

    Personat që rrezikojnë të vuajnë më shumë nga komplikimet e Coronavirus janë të moshuarit dhe të shtypur imunodepresivët. Por, siç është thënë më parë, ka shumë njerëz që nuk shfaqin simptoma, dhe rreziku i transmetimit të infeksionit pa e ditur është shumë i lartë.

    Si transmetohet?

    Koronavirusi transmetohet përmes piklave të pështymës në rrugë ajrore nga një person i infektuar. Piklat dalin nëpërmjet kollës, teshtitjes ose thjesht duke folur.

    E për këtë arsye virusi transmetohet nga një person në tjetrin, ndërsa distanca e sigurisë që duhet të mbahet për të evituar infektimit dhe për të infektuar të tjerët është midis 1 dhe 2 metra; në një distancë më të madhe, në fakt, aerosoli i piklave shkrihet dhe nuk është në gjendje të mbetet në ajër.

    Por, infeksioni mund të ndodhë edhe përmes objekteve që janë kontaminuar. Kjo shpjegon rëndësinë e higjenës korrekte të duarve.

    A është e mundur të transmetohet Coronavirus seksualisht?

    Nuk ka asnjë provë që Coronavirus është i pranishëm në sekrecione vaginale ose në lëngun seminal. Prandaj, teknikisht, nuk është e mundur të transmetohet Covid-19 përmes marrëdhënieve seksuale.

    Sidoqoftë, seksi përfshin intimitetin dhe afërsinë, një gjest normal, për shembull, është puthja. Siç thamë, virusi përhapet përmes pështymës dhe grimcave respiratore, ndaj dhe puthja mund të konsiderohet një mjet për transmetimin e sëmundjes.

    Për më tepër, kontakti mes njerëzve mbart një farë rreziku duke mos ditur nëse jeni pozitiv apo jo. Gjatë karantinës, nuk rekomandohet të vizitoni njerëz të tjerë dhe aq më tepër të kryhen marrëdhënie seksuale me persona që nuk e kalojnë izolim nën një çati.

    Ndryshe është çështja për dy dy persona që jetojnë së bashku. Për bashkëjetuesit nuk ka kundërindikacion ndaj seksit. Nëse partneri nuk ka simptoma dhe nuk ka pasur mundësi ekspozimi ndaj virusit, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar.

    Transmetimi i Coronavirus përmes marrëdhënieve seksuale: një përmbledhje

    Koronavirusi nuk mund të transmetohet përmes lëngjeve seminale ose vaginale. Sidoqoftë, marrëdhënia seksuale kërkon afërsi, prandaj mbart rrezikun e infektimit. Nëse karantina kalohet së bashku dhe çifti nuk përjeton simptoma, nuk ka kundërindikacion.

    Në këtë moment, kur është e këshillueshme të bashkëveproni me të tjerët vetëm për nevoja themelore, mund të eksplorohen mënyra alternative për të qëndruar afër, por pa patur kontakte.

    Seksi nuk ka pse të shtyhet domosdoshmërisht, pas karantinës, ai mund të mirëmbahet përmes thirrjeve bisedavevideo, auto-erotizmit ose leximeve erotike. E rëndësishme është të mbrojmë shëndetin tonë dhe atë të të tjerëve.

  • Harry dhe karantina në Los Angeles “duke u rrokullisur në dysheme me Archie”

    Harry dhe karantina në Los Angeles “duke u rrokullisur në dysheme me Archie”

    Princi, duke folur në një videokonferencë me disa anëtarë organizatës bamirëse WellChild, tha se po përfiton nga lockdown në Kaliforni për të luajtur “për orë të tëra” me të birin njëmbëdhjetë muajsh: “Pothuajse ndjehem fajtor. Por janë momente për t’u kujtuar”

    Princi Harry shijon karantinën në Los Angeles “duke u rrokullisur me Archie në dysheme”. Këtë e rrëfen vetë ai në një bisede në Zoom, me disa anëtarë të WellChild, një organizatë bamirëse britanike që merret me fëmijë të sëmurë. Harry e ka pranuar se kalon orë të tëra duke luajtur me të birin e tij njëmbëdhjetë muajsh, aq sa të ndjehej “gati fajtor”. Por më pas ai theksoi: “Këto janë momente për t’u jetuar dhe kujtuar”.

    Në tridhjetë minutat e bisedës virtuale princi, që u shfaq në një version rastësor me një bluzë të kaltër e pa xhaketë veshur, tha se është “e rëndësishme të përqëndrohemi në gjërat pozitive gjatë krizës së koronavirusit”: “Duhet t’i shijojmë këto momente të kaluara në familje. Sepse mbase një orë më vonë, ose të nesërmen, mund të gjendemi përballë diçkaje të cilës që mund jetë e pamundur t’i largohesh”. Më pas ai vlerësoi anëtarët e WellChild për guximin e tyre: “Jeni super-prindër. Nuk mundem as ta imagjinoj se sa e vështirë është për ju”.

    Pavarësisht lamtumirës me familjen mbretërore dhe kalimin së pari në Kanada e më pas në Kaliforni me Meghan dhe Archie të vogël, Harry nuk e ka harruar bamirësinë përkrahës i së cilës ai ka qenë për më shumë se dhjetë vjet. As nuk e ka harruar Feeding Britain, një tjetër organizatë bamirëse që ndihmon fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar gjatë pandemisë. Princi dhe gruaja e tij sapo kanë kërkuar nga BBC që të përdorin një pjesë të honorareve të fituara nga transmetimi i martesës së tyre mbretërore në maj 2018 pikërisht për Feeding Britain. Bëhet fjalë për 90 mijë paund me të cilët fëmijët më në nevojë do të ushqehen dhe do të mund t’i përdorin për nevoja të tjera themelore.

  • Këshilla për të fjetur sa më mirë në karantinë

    Këshilla për të fjetur sa më mirë në karantinë

    Karantina sjell nivele të larta stresi dhe ankthi në popullsi. Ndaj, shpesh mund të shfaqen probleme me gjumin. Çfarë mund të bëjmë për këtë?

    Pandemia e COVID-19 e ka ekspozuar të gjithë botën në një situatë të paparë kurrë më parë. E ka detyruar popullsinë të përjetojë një situatë krejt të re: të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Në këtë artikull do të shohim disa këshilla për të fjetur mirë pavarësisht izolimit.

    Karantina u imponua për të parandaluar që infeksioni të përhapej në një valë të vetme ose brenda një periudhe të shkurtër kohe. Qëllimi është të mundësohet që sistemi shëndetësor të mund të ofrojë një përgjigje adekuate. Kjo situatë, sidoqoftë, shkakton një ndryshim rrënjësor në përditshmërinë e gjithkujt, deri edhe tek ato që lidhen me gjumin.

    Mjaft persona nuk janë në gjendje të shijojnë një gjumë cilësor dhe qetësues, gjë që është thelbësore për një cilësi më të mirë të jetës. Kemi të bëjmë me një çështje për të cilën është mirë të flasim. Le të zbulojmë më shumë!

    Kur mund ta përcaktojmë gjumin cilësor?

    Sipas ekspertëve të Shoqatës Italiane të Mjekësisë së Gjumit, një pushim cilësor gjatë natës konsiston në disa orë pushim, që ndryshojnë sipas moshës. Në fakt, çdo personi i duhet një numër i ndryshëm i orëve të gjumit për të thënë se kanë fjetur mirë.

    Mund të përcaktohet i shëndetshëm gjumi i natës që i mundëson individit të shijojë pushimin e duhur dhe rigjenerues. Në përgjithësi, flitet për 7 ose 8 orë në natë pa ndërprerje. Në rastin e fëmijëve, orët bëhen 10.

    Çfarë simptomash mund të shfaqë një person, që vuan nga çrregullimet e gjumit?

    Një cilësi e dobët e gjumit përkthehet në probleme të ndryshme shëndetësore. Për një kohë të shkurtër, efektet e tij nuk duket se tejkalojnë lodhjen gjatë ditës. Sidoqoftë, në planin afatmesëm dhe të gjatë mund të ndikojë në probleme të tjera shëndetësore. Sipas një botimi në Nature and Science of Sleep, efektet e gjumit me cilësi të dobët janë:

    • Lodhje gjatë ditës.
    • Vështirësi në përpunimin e mendimeve të kthjellta ose të memorizimit të ngjarjeve.
    • Humor i keq, ankth ose nervozizëm.
    • Mungesë motivimi ose interesi të përgjithshëm.
    • Bëni gabime më shpesh sesa normalja, përfshi aksidentet.
    • Shqetësohen për mungesën e gjumit ose për vështirësi në marrjen e gjumit.
    • Rrezik më të madh të sëmundjeve kronike jo të transmetueshme, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, mbipesha.
    • Rënie të njohshmërisë.
    • Çfarë mund të bëjmë për të fjetur mirë gjatë karantinës?

    Ka të shumtë faktorët që ndikojnë në cilësinë e gjumit. Megjithatë, disa këshilla dhe ndryshime të sjelljes, nëse aplikohen me vendosmëri, kontribuojnë në një gjumë cilësor dhe restaurues. Le të shohim në detaje se për çfarë bëhet fjalë.

    Orari

    • Këshillohet që të vendosni një orar të caktuar për të shkuar dhe për t’u ngritur nga shtrati.
    • Flini për aq kohë sa është e nevojshme të ndjeheni të plodhur, me pas ngrihuni menjëherë nga shtrati.
    • Nëse keni probleme për të fjetur, mos qëndroni në shtrat, çohuni dhe shkoni për të fjetur më vonë.
    • Këshilla për të fjetur sa më mirë në karantinë: krijoni një mjedis të përshtatshëm
    • Mjedisi ideal i gjumit është i errët, i heshtur, pa elementë që e bëjnë njeriun të mendojë për punën apo gjithçka tjetër që mund të jetë një burim stresi.
    • Shmangni celularët apo leximin me pajisje elektronike.
    • Para se të flini, përpiquni të zgjidhni sa më shumë që të jetë e mundur, problemet.
    • Të ushqyerit dhe zakonet e tjera
    • Pasdite dhe në mbrëmje, shmangni konsumimin e çajit, kafesë dhe çdo ushqimi ose pijeje që përmban kafeinë.
    • Shmangni pirjen e alkoolit pasdite ose në mbrëmje.
    • Mos pini duhan, veçanërisht pasdite ose në mbrëmje.
    • Darkoni herët, të paktën 2 orë para kohës që keni vendosur për të shkuar në shtrat.
    • Ndiqni një rutinë relaksuese përpara se të flini.
    • Aktiviteti fizik
    • Bëni aktivitet fizik disa herë në javë, edhe nëse jeni në karantinë.
    • Shmangni aktivitetin fizik para se të flini.
    • Cilat janë këshillat për të fjetur mirë pavarësisht karantinës?

    I pamë pra se cilat janë këshillat e përgjithshme; sidoqoftë, në situatën aktuale të karantinës është e rëndësishme t’u kushtohet vëmendje e veçantë atytre.

    Disa nga këto këshilla mund të jenë më të vështira për t’u zbatuar, por asnjëra nuk do të jetë e kotë gjatë karantinës. Në mënyrë të veçantë, duhet t’i kushtojmë rëndësi zakoneve dhe të evidentojmë se kush janë ato për t’u ndryshuar:

    -Humbja e orareve të shkollës dhe aktivitetve jashtëshkollore.

    -Mungesa e orarit të punës.

    -Pamundësia për të dalë.

    -Shqetësime të reja që rrjedhin nga pandemia ose për të ardhmen e punës.

    -Më shumë orë përpara televizionit.

    -Sasi më të pakta fizike.

    Këshilla për të fjetur mirë në karantinë

    Është thelbësore t’ia nisni nga oraret dhe zakonet:

    • Mbajtja e orareve të para izolimit në shtëpi do të ndihmonte në organizimin e ditës tuaj.
    • Sigurohuni që oraret të jenë sa më të qëndrueshëm dhe të arsyeshëm.
    • Përfitoni nga orët e para për të kryer aktivitete më pak sedentare, të cilat përfshijnë më shumë lëvizje.
    • Ekspozoni veten në dritë natyrale, të paktën disa orë në ditë.
    • Në mbrëmje, kufizoni ekspozimin tuaj ndaj ekranit të tv dhe zëvendësojeni atë me një rutinë relaksuese që do të mund t’ju mbajë larg shqetësimeve të shkaktuara nga pandemia. Disa opsione janë: meditimi, një dush i nxehtë, leximi i një libri, etj.
    • Përsa i përket ushqimit dhe aktivitetit fizik:
    • Mbani oraret e vakteve, duke evituar ndërhyrjet midis vakteve.
    • Kryeni aktivitet fizik të rregullt, të përshtatshëm për hapësirën në dispozicionin tuaj.
    • Së fundi, mund të shtojmë se gjumi i mirë gjatë karantinës jo vetëm që sjell shumë përfitime sepse ndihmon në suportimin më të mirë të situatës, por kontribuon gjithashtu edhe në mirëqenien tuaj të përgjithshme.
  • Tridhjetë vjet pa Greta Garbon, 20 kuriozitete për Hyjneshën

    Tridhjetë vjet pa Greta Garbon, 20 kuriozitete për Hyjneshën

    Laura DANI – Nga puthja e zgjatur me John Barrymore në Grand Hotel tek urrejtja e ndërsjellë për Clark Gable, nga “gruaja më e bukur që ka jetuar ndonjëherë” sipas librit të rekordeve Guinness e deri tek vallja erotike e censuruar e Mata Harit. 20 kuriozitete në lidhje me fatale femme të Hollywood-it që u largua 30 vjet më parë

    30 vjet më parë, u largua nga jeta Greta Garbo. Femme fatale e Hollivudit, aktorja-ikonë do të shuhej në moshën 85 vjeçarë, në apartamentin e saj luksoz në New York. Enigmatike dhe me një tërheqje të papërballueshme, diva e yjeve të joshte me një vështrim magnetik dhe një theks të fortë të evropianoverior (ajo ishte me origjinë suedeze).

    Katër herë e nominuar për Oskar, asaj iu dha çmimi për karrierën në 1955 kur tashmë ishte jashtë vëmendjes prej rreth dhjetë vjet. Nuk shkoi për ta tërhequr çmimin. Greta Garbo, emrin e saj të vërtetë e kish Lovisa Gustaffson, lindi në 18 shtator 1905 në një zonë të populluar të Stokholmit nga një familje me origjinë të përulur: babai i saj mblidhte mbeturina ndërsa nëna ishte pastruese. Ishte një bebe magjepsës. Në moshën 14 vjeçare punon në një floktore, më pas shitëse në magazinat PUB të Stokholmit, ku do të takohej me regjisorin Erik Petschle. Është vera e vitit 1922 kur Greta fiton një pjesë në Luffar-Petter, film pa zë.

    Garbo zbarkoi në Hollivud së bashku me regjisorin Mauritz Stiller. Rolet e saj simpatike dhe ambigue magjepsën botën, duke e shenjtëruar para publikut Hyjnesha: nga Mata Hari tek Queen Christina e Ninotchka. Misterioze dhe e rezervuar, Garbo ka patur dashuri të shumta një dhe biseksuale. Më 1941 ajo vuan nga dështimi i Two-Faced Woman i George Cukor dhe zhduket nga skena vetëm 36 vjeçe, e lodhur nga vëmendja frenetike e fotografëve që nuk e lenë për asnjë sekondë të qetë dhe Hollywood-i me jetën e tij plot shkëlqim. Arratiset nga madhështia e rrugës dhe tërhiqet në shtëpinë e saj luksoze të Nju Jorkut në rrugën 52, pranë Manhattanit, e rrethuar nga pikturat e saj Renoir. Dhe nuk do të pranojë më kurrë të shfaqet, përveçse në disa foto të vjedhura. Misteri ushqen mitin dhe Hyjnesha bëhet e pavdekshme.

    HYJNESHA

    Kështu e quajnë në Hollywood, për shkak të linjave të saj perfekte, sharmit turbullonjës që ka bënë breza të tërë të dashurohen dhe atë vello melankolie që Greta do ta bartë gjithnjë pas vetes.

    Lindi e rezervuar tejet e bukur më 18 shtator 1905 në një zonë të populluar të Stokholmit: me babanë që hiqte plehrat dhe nënën pastruese, aktrimi është loja e saj e preferuar. Në moshën 14 vjeçare punon në një floktore, më pas shitëse në magazinat PUB të Stokholmit, ku do të takohej me regjisorin Erik Petschle: është vera e vitit 1922, Greta fiton një pjesë në Luffar-Petter, film pa zë.

    Por është takimi me regjisorin Mauritz Stiller, i cili e zgjedh atë për rolin e konteshës Elizabeth Dohna në The Saga of Gosta Berling, duke e lançuar atë. Aty Greta bëhet Garbo. Dhe Louis B. Mayer, mbreti i MGM, i ofron asaj një kontratë në Los Angeles.

    Në moshën njëzetvjeçare, me theksin e tij nordik dhe pa ditur as edhe një fjalë anglisht, niset për në Amerikë, ku debuton me filmin Torrent (1926). Dhe shpejt bëhet mbretëresha dhe ideal i bukurisë femërore, jashtë skemave.

    “GRETA FLET” DHE QESH

    E akullt, ambigue. Ajo ka një hije të brendshme erotike që do ta burgosë përgjithnjë në rolet e improvizueses magnetike, dhe atë të përjetshmin, si “ngrënëse e burrave”. Që shpejt nuk do të mjaftonin për të. Por do t’i duhet të kalojë nëpër shumë aventura kinematografike para se t’i propozohet një rol prej protagonisteje në një film me zë. Titullohet Anna Christie dhe lansohet me parullën “Greta Garbo flet!” në vitin 1930. Dhe pavarësisht theksit të saj suedez, do të thonin amerikanët, Greta bind aty ku shum të tjera kishin dështuar.

    Pas disa vitesh, në ’39, në Ninotchka, Garbo “qesh për herë të parë”. Është një bast, edhe kjo gjë. I fituar: suedezja dëshmohet një aktore brilante.

    Gjen fjalën dhe buzëqeshjen, por kjo nuk e ndryshon natyrën e saj. Përkundrazi, bëhet gjithnjë e më intolerant ndaj asaj “bote të vështirë që është Hollywood”: nuk dëshiron askënd në skenë, në të kundërt zhduket në dhomën e veshjes.

    E urren shtypin rozë që fut hundët kudo mes dashurive të tij, madje edhe takimeve të thjeshta. I shmang fansat dhe paparacët. Dhe nis të fshihet brenda palltove të gjata e pas rrjeteve të errëta, edhe kur shkon të bëjë pazar.

    ME PANTALLONA DHE YOGA

    Nuk do të bëjë kurrë kompromise, por do të bëjë çdo ditë shëtitjet e saj legjendare. Me këpucët e rehatshme, me takë të ulët: ka një koleksion Ferragamo, këpucarin e ëndrrave që takoi në Hollivud dhe që e ndjek deri në Firence. I adhuron sandalet, veçanërisht ato me lidhëza të kuqe që shkojnë deri në kavilje.

    Rivale e përjetshme me Marlene Dietrich, një tjetër divë e Hollivudit që e imiton mrekullisht aq sa rezulton e papërmbajtshme. Me të cilën do të ndajë edhe dashurinë për poeteshën Mercedes de Acosta.

    Ha ushqime të shëndetshme, bëni meditim dhe yoga çdo ditë. E do detin, preferon më shumë lirinë sesa famën dhe do të mbesë përgjithmonë alergjike ndaj martesës: “Jam një grua që kam qenë e pabesë ndaj miliona burrave”, është një nga shprehjet e saj më të famshme.

    Antikonformiste në dashuri ashtu si në të veshur. Me një dollap plot me fustane mbrëmje, ajo preferon ato të rehatshmet me xhepa dhe rrip në bel, pantallona dhe xhaketa me një prerje mashkullore. Është sportive, tepër joshëse dhe elegante. Ka shije minimaliste dhe stil të pakohë. Ashtu si dhe famën.

    Sot, ne e celebrojmë mitin e Greta Garbos me 20 kuriozitete për jetën dhe rolet e saj legjendare. Nga puthja e zgjatur me John Barrymore tek Grand Hotel tek urrejtja e ndërsjellë për Clark Gable, nga “gruaja më e bukur që ka jetuar ndonjëherë” sipas librit të rekordeve Guinness deri tek vallja erotike e censuruar e Mata Harit.

    1 – Flesh and the Devil, 1926

    E para skenë e xhiruar, në stacionin e trenit, ishte gjithashtu hera e parë që John Gilbert pa Garbon. Mbeti i mahnitur nga ajo, ishte dashuri në shikim të parë, aq sa nuk u kthye më në shtëpi tek gruaja e tij, Leatrice Joy.

    2 – Anna Karenina, 1927

    Zhvendosja e famshme e klasikes së Tolstoit nga teatri në kinematografi. Garbo dhe Gilbert formuan çiftin më të admiruar të kinemasë pa zë. Aq sa që titulli origjinal u ndryshua nga Anna Karenina në Love.

    3 – Anna Karenina, 1935

    Suksesi i filmit ishte i tillë saqë në 1935 po MGM bëri një remake me zë, me Hyjneshën tashmë në krah të Fredric March Unica. Ndryshe nga filmi i parë pa zë, në të cilin u preferua të kishte një fund të lumtur, në remake u vijua me historinë origjinale e cila përfundon me vetëvrasjen e protagonistit.

    4 – Susan Lenox (Her Fall and Rise), 1931

    Greta kishte neveri nga Clark Gable dhe ndjenja ishte e ndërsjellë. Ajo mendonte se aktrimi i tij ishte i drunjtë, ndërsa ai. “Sinqerisht, nuk më intereson” e konsideronte atë si një snobe.

    5 – Mata Hari, 1931

    Garbo hyn plotësisht në rolin e e spiunes sensuale valltare. Më 1936, filmi u rixhirua; për të respektuar Kodin Hays, vallëzimi i famshëm erotik për perëndinë lindore Shiva u censurua.

    6 – Mata Hari, 1931

    Adrian, “chief costume desiger” i MGM, ishte arkitekti i imazhit femme fatale të Garbos. E jo vetëm, odata-couture Mata Hari: Adrian u kujdes për pamjen e Hyjneshës në filma të tillë si The Kiss, Anna Christie, Anna Karenina, Grand Hotel dhe Margherita Gauthier.

    7 – Grand Hotel, 1932

    Në tutù të étoile Grusinskaya, Garbo ishte i gatshëm të luante në një film që përfshinte një kast all-stars (Lionel Barrymore, Joan Crawford, Wallace Beery, John Barrymore, Jean Hersholt, Lewis Stone). Producenti Irving Thalberg e bindi atë duke i premtuar emrin e saj ndër kryesorët, një nder i rezervuar vetëm për yjet e mëdhenj të Hollivudit.

    8 – Grand Hotel, 1932

    Gjatë skenës së dashurisë me John Barrymore, Hyjnesha i dha vetes aq shumë sa vazhdoi të puthte bashkë-yllin e saj edhe tre minuta pas ndalesës që thërriti regjisori, Edmund Goulding.

    9 – Queen Christina, 1933

    Greta Garbo kish dëshiruar të luante yllin përkrah Laurence Olivier por mes dy aktorëve nuk kishte kimi. Kështu, pas leximit të kopjonit, ylli shekspirian largohet nga seti në favor të John Gilbert.

    10 – Queen Christina, 1933

    Skena në lokandinë, në të cilën Christina sillet rreth e rrotull për të mësuar përmendësh dhomën, është koreografizuar me mjaft kujdes me Garbon që lëvizte në majë të gishtave.

    11 – Margherita Gauthier, 1936

    E preferuara e gjithë karrierës së saj që i dha nominimin e tretë për Oscar, nga katër të marrë, si aktorja më e mirë protagoniste. E mbështjellë me lule dhe dantella, Garbo është Zonja e camellieve për “regjisorin e grave” George Cukor.

    12 – Margherita Gauthier, 1936

    Skena në të cilën Marguerite puth Armand (Robert Taylor) në të gjithë fytyrën e tij ishte një ide e Greta Garbo.

    13 – Maria Walewska, 1937

    Garbo në rolin e të dashnorës së Napoleonit. Për setin madhështor të skenës së vallëzimit në pallatat, u përdor ai i filmit muzikor Maytime (1937).

    14 – Ninotchka, 1939

    Regjisori Ernst Lubitsch mori një vendim të rrezikshëm, që dëshmoi fitues: Garbo “qesh për herë të parë”.

    15 – Ninotchka, 1939

    Në realitet, femme fatale e kinemasë kishte dyshime serioze për të recituar në një komedi dhe ishte veçanërisht nervoze për skenën në të cilën dehet, duke e konsideruar atë shumë vulgare.

    16 – “Jo” për Billy Wilder

    Iu ofrua roli i Norma Desmond në Sunset Boulevard (1950) por refuzoi në favor të Gloria Swanson.

    17 – Adolf Hitler

    Ishte një nga aktoret e preferuara të Führer.

    18 – Marlene Dietrich

    Greta Garbo dhe rivalja e saj e përjetshme Marlene Dietrich kanë patur një marrëdhënie safike. Pasioni midis Hyjneshës dhe Engjëllit të Kaltër shpërtheu në 1925, në setin e filmit The Joyless Street.

    19 – Vogue

    Është një nga yjet e shumë të epokës së artë të Hollywood-it që përmendet në këngën e Madonna.

    20 – Një bukuri legjendare

    Libri i Rekordeve Guinness e ka kurorëzuar si “gruan më të bukur që ka jetuar ndonjëherë”.

  • Johnny Depp zbarkon në Instagram: ja fotoja e parë (që është plot me like)

    Johnny Depp zbarkon në Instagram: ja fotoja e parë (që është plot me like)

    Aktori ka mbërritur në Instagram dhe ka publikuar një foto që në një kohë të shkurtër u mbush plot like. Dhe me follower: 176 mijë në 15 minutat e para. Fansat mezi presin për të zbuluar se çfarë ka në mendje

    Gossip-ët kishin dalë prej ditësh mes fansave të aktorit, dhe sot nuk ka më dyshime, ish Pirati i Karaibeve, Johnny Depp, ka zbarkuar zyrtarisht në Instagram me një llogari zyrtare, e cila brenda një kohe të shkurtër u mbush me follower, plot 176 mijë në 15 minutat e para. Dep, që në përshkrim e quan veten si një “aktor të rastit”, bëri debutimin e tij të parë me një imazh krejtësisht të bardhë, dhe disa orë më vonë me një foto që e tregon të ulur para një tryeze plot me qirinj: “Përshëndetje të gjithëve, jam duke filmuar diçka për ju tani, më jep një minutë”.

    Se çfarë, të paktën për momentin, ende nuk dihet.

    E sigurt është se ardhja në rrjetin social më të përdorur për momentin ishte një surprizë e vërtetë për shumë njerëz, sepse deri në këtë moment Depp e kishte mbajtur atë larg vetes. Rreth e rrotull, ekzistojnë shumë account fake në emrin e tij dhe sipas disa zërave të pakonfirmuar, arsyeja e kësaj surprize të vogël mund të jetë edhe kjo. Sidoqoftë, kohët e fundit, ka pasur shumë surpriza nga ana e tij. Zbulesa e fundit, por vetëm sipas rendit kohor, ka të bëjë me një lajm e një gishti të prerë nga ish-gruaja Amber Heard, i dalë jasht gjatë procesit gjyqësor ku ata janë kundër njëri-tjetrit.

    Heard, sipas audios së depozituar në gjykatë, dyshohet se preu pjesën e fundit të gishtit me copat e një shishe. Por nuk ka ende asgjë të qartë, as përfundimtare.

    Padyshim bëhet fjalë për një histori tortururse, me konture ende të qarta, edhe nëse në fillim gjithçka dukej si një përrallë. Red carpet-ët e parë të kapur dorë për dore, pastaj dasma, në 2015, që mori fund vetëm dy vjet më vonë. Ajo, me fytyrën e saj të mbuluar me hematoma, e kishte akuzuar atë për dhunë shtëpiake, ai gjithmonë i kishte kthyer pas akuzat, i mbështetur nga fëmijët e tij, nga ishi i tij, Vanessa Paradis dhe Winona Ryder. Dhe ishte pikërisht nga një fan account i aktores, e lidhur me Johnny nga 1990 në 1993, nga doli lajmi për mbërrithen e Jack Sparrow në Instagram. Kush e di çfarë do bëjë!?

     
     
     
     
     
    View this post on Instagram
     
     
     
     
     
     
     
     
     

    So it’s this man’s hand 😁 Bw, welcome to instagram @johnnydepp

    A post shared by Winona Ryder (@winonaryder.pg) on