Që smartworking e ka zhdoganuar dress code e miliona punëtorëve tashmë dihet nga të gjithë. OK për meetin në pizhame dhe pantofla, ok për video meeting me kostum, kravatë dhe sandale me një gisht. Mjafton që kamera të fokusohet në planin kryesor. Por kur objektivi “zgjerohet”, atëherë fare lehtë mund të bini në kurthin e karantinës. Si ajo që ndodhi me Will Reeve, reporterin e ABC gjatë një lidhjeje të drejtëpërdrejtë nga shtëpia. Pasi mori fjalën nga studioja, gazetari nisi bisedën drejtpërdrejt me kolegët e tij, por, në rrjetetet sociale, shumë ndjekës vunë re një detaj jo dhe aq të parëndësishëm: Reeve ishte me… të brendshme. Një skenë që do të hyjë në historinë e videove “zbavitëse” në rrjet.
Blog
-

24 vjeç, ky është qeni më i vjetër në botë: historia e Maximus
Pas një jete plot keqtrajtime, Maximus ka rifituar qetësinë dhe tani është në garë për t’u zgjedhur qeni më i vjetër në botë
Sa mund të jetojë miku ynë besnik me katër këmbë? Mosha e çdo qeni padyshim ndryshon në bazë të një numri faktorësh, por Maximus me siguri ka një marsh më shumë se kafshët e tjera të species së tij.
Aktualisht, Maximus Bodacious (ky është emri i plotë) gëzon plot 24 vjet, që – sipas mënyrës së llogaritjes së jetëgjatësisë së qenve – është ekuivalent me rreth 120 vjet njerëzorë. Dhe të mendosh që ekzistenca e Maximus nuk ka qenë aspak e gjitha ‘rozë dhe me lule’ siç mund të thuhet: qeni është një kryqëzim midis një English Bull Terrier dhe një Staffordshire dhe ka qenë keqtrajtuar rëndë nga pronarët e tij të mëparshëm, aq sa – sapo dëgjon theksin tipik të Yorkshire – ai dridhet nga frika si pasojë e asaj që i është diagnostikuar zyrtarisht si një sindromë post-traumatike për abuzimet që i janë bërë.
Ndërsa tani është në duart e shpëtimtarëve të tij, Lisa Hezzell dhe Rick Winter, që për ta shpërqendruar nga e kaluara përdorin metoda shumë të thjeshta: akulloret, për të cilat ai çmendet, ose qebapët. Asnjë sekret, pra, për jetëgjatësinë e tij: Maximus tani e shijon jetën e tij me padronët e tij të rinj, të cilët e shpëtuan kur ishte mbi 21 vjeç.
“Tregonte shumë dashuri – thotë Lisa – dhe tani e lejojmë të flejë me ne në shtrat. Herën e parë që e pashë, askush nuk e kishte zgjedhur në atë strehë kafshësh për shkak të pamjes së tij të tmerrshme. Por unë u dashurova me të”. Shpresa e çiftit është që të festojnë në 2021, përveç dasmës së tyre të planifikuar, edhe hyrjen në Guinness World Book të Maximus. Sipas veterinerit të tij, faktikisht, qeni mund të jetojë edhe 10 vjet të tjera, sepse për momentin nuk duket se ka probleme të veçanta shëndetësore.
I vetmja sfidant nga i cili duhet të ruhet tani është Titch, një tjetër qen anglez, para pak kohësh festoi 20 vjeç. Sekreti? Ai duket se pëlqen veçanërisht ushqimin e McDonald, dhe edhe ai, ashtu si Maximus, është shpëtuar nga padronët e tij aktualë, pasi gati sa humbi jetën në një aksident rrugor.
-

Sondazhi: 65% e bizneseve kundër qeverisë, 83% nuk paguajnë dot detyrimet
83% e bizneseve prodhuese pohuan se nuk kanë likuiditet të mjaftueshëm për të paguar detyrimet, si rrjedhojë e rënies së ndjeshme të të ardhurave, sipas një Sondazhi që Bashkimi i Prodhuesve realizoi me 100 anëtarë të e tij. Po rreth 80% e bizneseve pohojnë se ata mund të paguajnë pagat për punonjësit e tyre edhe për maksimumi dy muaj.
Ndonëse kanë probleme likuiditeti dhe pamundësi për të paguar pagat, pjesa më e madhe e tyre (57%) pohojnë se nuk kanë në plan që të aplikojnë për të përfituar nga garancia sovrane. Ndihma e qeverisë nuk shihet funksionale, me 65% që raportojnë se nuk janë të kënaqur me të.
Ky është sondazhi i dytë që zhvillohet nga Bashkimi i Prodhuesve dhe në raport me të parin, që u realizua në datat 2 dhe 3 prill, konstatohet që ka një përkeqësim të pritshmërive të prodhuesve, që është e lidhur me kohëzgjatjen e krizës dhe pasiguritë që lidhen me të. 76% e bizneseve thanë se nëse vazhdon kjo situatë mund të rezistojnë maksimumi dhe 2 muaj, nga rreth 70% që ishte përgjigja e të anketuarve në sondazhin e parë.
90% e të anketuarve e konsiderojnë ndikimin e pandemisë në aktivitetin e tyre si negativ/ ose shumë negativ. Pjesa tjetër e konsideron si mesatar dhe asnjë nuk rezulton si përfitues nga kriza.
Tre problemet kryesore që po përballen bizneset prodhuese janë: Mungesa e likuiditetit, Mungesa e klientëve, Ulja e prodhimit.
Mungesa e likuiditetit u raportua si problem nga 84% e të anketurave. Mungesa e klientëve ishte shqetësim për 65% të tyre dhe rënia e prodhimit ka prekur 62% të të anketuarve.
63% e të anketuarve thanë se të ardhurat e tyre kanë rënë më shumë sesa 50% gjatë muajit mars. Prtshmëria vijon të mbetet edhe më pesimiste edhe për prillin dhe majin, ku bizneset presin që tkurrja e arkëtimeve të tyre të thellohet. Përkatësisht 72 dhe 73% e të anketuarve presin që të ardhurat e tyre të bien më shumë se 50% në muajt prill dhe maj.
Në raport me sondazhin e parë, të realizuar në fillim të muajit prill, pritshmëritë janë me negative. Në fillim të muajit prill, 55% e bizneseve prisnin përgjysmim të shitjeve ose më shumë, përkundrejt 72% që rezulton tre javë më vonë.
Në fillim të vitit, sipërmarrësit raportuan se ata prisnin që shitjet në 2020-n të rriteshin me 13% në raport me faktin 2019. Por, pas shpërthimit të krizës së Covid-19, pritshmëritë kanë ndryshuar tërësisht. Bizneset presin tashmë që të ardhurat e tyre të bien me rreth 30% në raport me faktin 2019, ndërsa janë 37% më të ulëta se parashikimet fillestare.
Pyetjes nëse nëse vazhdon ky bllokim, edhe për sa muaj mund ta mbani hapur aktivitetin, të anketuarit iu përgjigjën:
- 45% e kompanive deklarojnë se mund të mbajnë hapur aktivitetin e tyre për vetëm 1 muaj.
- 31% e kompanive deklarojnë se mund të mbajnë hapur aktivitetin e tyre për vetëm 2 muaj.
- 24% e kompanive deklarojnë se mund të mbajnë hapur aktivitetin e tyre për më shumë se 3 muaj;
Pagat e punonjësve
Bazuar ne përgjigjet e 100 pjesëmarrësve, numri total i vendeve të punës që janë mbyllur tashmë deri në datën 10 Prill, është 3,662, ku disa ndërmarrje raportojnë edhe mbi 200 të shkurtuar.
Anulimi i kontratave dhe mosgjetja e kontratave të reja i ka vënë bizneseve përballë rënies së të ardhurave dhe likuiditeteve. 61% e të anketuarve pohuan se kanë pasur anullime të kontratave dhe porosive për muajt në vijim. 85% pohuan se nuk kanë pasur porosi të reja të kontratave.
Si rrjedhojë, bizneset po hasin probleme me pagat e punonësve të tyre. Pjesa më e madhe (53%) thanë se nëse vazhdon kjo situatë mund të përballojnë të paguajnë pagat dhe maksimumi për 2 muaj. 5% që tani janë dorëzuar dhe nuk kanë mundësi për të paguar punonjësit.
Vlerësimi i paketës së masave të qeverisë
Qeveria ka hartuar dy paketa për mbështetjen e ekonomisë. Në paketën e parë fokusi ishte te biznesi i vogël, ndërsa për të madhin u miratua një fond garancie prej 11 miliardë lekësh që mund të përdornin sipërmarrjet që kishin problem me pagat e punonjësve. Në paketën e dytë, krahas mbështetjes për biznesin e vogël u zgjerua fokusi në pagesën e punonjësve të disa sektorëve, si call center, fason e turizëm, që i kishin larguar punonjësit deri në 10 prill. Por, sipërmarrjet prodhuese ndihen të lënë mënjanë nga mbështetja e qeverisë. 65% e tyre thanë se janë të pakënaqur me paketen e nderhyrjes ne ekonomi te qeverise per perballjen e pandemise Covid-19 dhe 27% e tyre janë të kënaqur në një farë mase.
Rreth 45% e të anketuarve mendojnë se masat ofrojnë lehtësim shumë të kufizuar ndaj vështirësive të biznesit, ndërsa 55% mendojnë se masat nuk sigurojnë aspak lehtësim për vështirësitë e biznesit.
Sondazhi
Në anketim morën pjesë rreth 100 biznese, anëtarët të Shoqatës së Prodhuesve, 90% e të cilëvë janë të kategorisë VIP dhe biznes i madh
69% e të anketuarve kishin mbi 50 punonjës. 805 e tyre janë eksportues.
Kompanitë e anketuara ushtrojnë aktivitet në katër sektorë kryesorë prodhues:
- Ushqime dhe pije -11.5%
- Materiale Ndërtimi – 14.1%
- Riciklim, Plastikë, metale, karton – 26.9%
- Tekstile dhe Lekurë – 47.4%.
-

Shakira, një “diplomë” në Filozofi në ditët e karantinës
Këngëtarja kolumbiane gjatë ditëve të koronavirusit, ka gjetur mori kohën për të ndjekur online një kurs në Universitetin e Pensilvanisë. “E di, hobet e mij janë jo shumë funksionalë, por më ka kushtuar goxha punë pasi vija fëmijët në shtrat”, ka shkruar ajo.
Festën, nëse mund të quhet e tillë, Shakira e bëri atë në Twitter. “Sapo mbarova me diplomë kursin katër-javor në Filozofinë Antike që ndoqa në Universitetin e Pensilvanisë” njoftoi ajo përmes mediave sociale, duke publikuar një fotografi të vetvetes me kompjuter në dorë. “E di, hobet e mij janë jo shumë funksionalë, por më ka kushtuar goxha punë pasi vija fëmijët në shtrat. Faleminderit Platonit dhe të gjithë parsardhësve të tij për ‘argëtimin’ e këtij muaji”. Postimi, online, u shoqërua me një fotografi nga afër të diplomës ndërsa në Instagram, e shoqëruar nga imazhe të tjera.
Shakira, diplomimin e saj të shpejtë, të bërë me korrespodencë, e festoi me disa shkrepje, duke i vënë vulë një rruge e cilën ajo tha se nuk ishte aspak e lehtë. Këngëtarja, bashkë me futbollistin Gerard Piqué që nga Botërori i Afrikës së Jugut 2010, ndodhet në Barcelonë, ku po kalon karantinën me të shoqin dhe fëmijët, Milanin, 7 vjeç dhe Sashën, 5.
Por gjatë ditëve të koronavirusit, ai ka humbur rast për të bërë të dëgjohet zëri i saj. Mes kujdesit për fëmijët dhe leksioneve online, këngëtarja kolumbiane i kërkoi autoriteteve spanjolle të mendonin për të gjithë ata prindër të detyruar të jetonin nëpër shtëpi të vockla, pa ballkone e as hapësira të hapura, së bashku me fëmijët e tyre. “Lërini ata të bëjnë një shëtitje të shkurtër me fëmijët”, ka kërkuar përmes rrjeteve sociale.
-

Tom Hanks dhe Rita Wilson dhurojnë gjakun, për zhvillimin e vaksinës Coronavirus
Aktorët, pasi u shëruan nga Covid-19, kanë vendosur t’i japin një dorë shkencës: “Kemi dhuruar gjakun, duke shpresuar se antitrupat tanë janë të dobishëm për kërkimet dhe eksperimentimin e një vaksine”
Në fund të marsit, Tom Hanks dhe Rita Wilson, ndër njerëzit e famshëm të parë që rezultuan pozitivë ndaj Coronavirus, njoftuan se ishin shëruar. Dhe tani duan t’i japin një dorë shkencës: “Kemi dhuruar gjak, me shpresën se antitrupat tanë do të jenë të dobishëm për kërkimin dhe eksperimentimin e një vaksine kundër Covid-19”, tha Hanks gjatë një interviste në radion publike amerikane. NPR. “Shpresoj që ta quajnë Hank-sinë,” tha ai me shaka, duke bërë një lojë në mbiemrin e tij dhe fjalët “vaksinë”.
Në ditët e kaluara Rita, duke folur në CBS This Morning, kishte rrëfyer gjithashtu edhe ajo përvojën si një koronavirus pozitive: “Kisha ethe, isha shumë e lodhur, ekstremisht me shumë dhmbje, ndjehesha e sikletshme, nuk doja të me prekte njeri me dorë. Kisha humbur ndjesinë e shijes dhe aromës”. Të ndryshme dhe më të buta, simptomat e Tomit.
Të dy aktorët zbuluan se ishin pozitivë me virusin në 12 mars gjatë një udhëtimi pune në Australi. Por Rita, në një intervistë me CBS, qartësoi që nuk e di se ku dhe kur ajo dhe burri i saj ishin infektuar. Sipas zyrtarëve australianë, çifti mund ta ketë hasur koronavirusin në Shtetet e Bashkuara përpara se të mbërrinin në Australi, ku, në momentin e diagnostikimit të tyre, kishte vetëm 130 raste pozitive. E sigurt është se të dy aktorët tani po shkojnë mirë. Dhe për të dhënë një dorë, ata e vunë veten në dispozicion të shkencës.
-

Pandemia? Komplot kundër njerëzimit
Intervista e plotë censuruar e Rashid Buttar, mjekut amerikan që tronditi botën
Rashid Buttar, i diplomuar në Universitetin e Uashingtonit, dy specializime në biologji dhe teologji para se të studionte për mjekësi në Desmond University College, i kualifikuar për mjek urgjence, kirurg, është drejtor mjekësor në urgjencën e ushtrisë amerikane, i certifikuar në toksikologjinë e metaleve, mjekësinë preventive dhe bën pjesë në tre shoqëri të ndryshme.
Aktualisht drejton qendrat për mjekësi të përparuar në Kaliforni dhe Karolinën e Veriut, të specializuara në trajtimin e pacientëve me problem në funksionimin e imunitetit, të problemeve të toksicitetit që manifestohen me kancer, arrest kardiak dhe autizëm.
Për më shumë se 20 vjet ka qenë një ndër 50 mjekët më të mirë të Amerikanës. Libri i tij, “9 hapa për të evituar mjekun” ka qenë bestseller dhe është përkthyer në shumë gjuhë.
Këtë javë ai ka bërë një video ku tregon gënjeshtrat që iu treguan botës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, nga Bill Gates, nga shteti, mediat, video është parë nga miliona persona në të gjithë botën.
Mirë se erdhe në program doktor! Tre javë më parë ju e quajtët këtë që po ndodh konspiracion, histeri e shkaktuar për të sjellë frikë në popullsi, bazuar në të dhëna flase.
Këtë javë burime mjekësore pranë administratës së Trump kanë rënë dakord me ty, kur lajmëruan se kanë ndërprerë financimet për OBSH dhe kanë braktisur modelin e CDC dhe se tashmë po punojnë me numra real. Ky është një dokument i Shtëpisë së Bardhë. Të martën Shtëpia e Bardhë ka fajësuar OBSH, ka investiguar për përgjigjet e tyre, deklaratat e tyre, mbi mbulimet e tyre. A na sqaron sesi zbuluat këto gjëra dhe përse të dhënat janë false?
Kur kam dëgjuar për coronavirusin u sigurova që klinikat tona kishin 10 herë më shumë nga një komponent që përdorim shumë.
Kaq ishte. Por, kur fillova të mendoj se ky virus është zhvilluar në 2015 në SHBA dhe është publikuar në revistën “Nature” dhe ku flitet për një kërkim në të cilin merret një virus i disponueshëm dhe modifikohet genetikisht duke i ndryshuar morfologjinë e tij për të rritur funksionet e tij.
Pra, duhet thënë që nga diçka që është tashmë potencialisht i rrezikshëm, bëhet akoma më i rrezikshëm dhe më rezistent duke i futur HIV për të përfituar një virus më vdekjeprurës.
Në 2014 qeveria amerikane ka vlerësuar se këto lloj kërkimesh nuk kishin kuptim, sepse ishte rreziku për një pandemi të mundshme, prandaj nuk e mbështeten këtë lloj kërkimi dhe vendosën moratorium. Por pas kësaj Entoni Fauçi aprovoi miliona dollarë për këtë kërkim.
Vetëm të mendoj për këtë, zemërohem. Fauçi ka shkelur ligjet e qeverisë duke përdorur paratë e taskapaguesve amerikanë për kërkimin që shkaktoi covid19, ai veproi kundër qeverisë, moratoriumeve.
Në 2017 në Universitetin Xhorthtaun ai tha se presidenca Trump do të përballonte një pandemi.
Si e dinte në 2017 se në të 2018, 2019 apo 2020 do të kishte një pandemi?! Nuk mund të parashikosh tre ditët e ardhshme të tregjeve financiare.
Si e dinte ai?! Ai tha se kjo presidencë e Trump do të përballonte një pandemi.
Është e dokumentuar. Dua të them se kur Fauçi thotë këto gjëra dhe nga ana tjetër shkel ligjet për të financuar një kërkim të paguar nga populli amerikan dhe në fund fajëson Kinën, kjo do të thotë se sistemi amerikan e ka falur, po e mbështet, po bllokon gjithçka pa një motiv të duartrokitshëm.
Ka disinformim.
Në fakt kur drejtuesi Operacional i Shërbimit Shëndetësor Publik Amerikan i ka thënë masmediave se modeli i Gates, Fauçit dhe OBSH do të injorohen dhe do të merren në konsideratë vetëm të dhënat objektive, mediat e injoruan, duke thënë se bllokimi do të zgjasë deri në 2022.
Iu tha njerëzve se duhet të shtojnë distancën sociale. Nuk ka asnjë virus apo bakter që kërcen 3 metra! Injorohet çdo aspect i mjekësisë dhe shkencës dhe më shqetëson fakti se dhjetra mijëra mjekë e dinë se kjo pandemi është false dhe po heshtin.
Mbase i tremben refuzimit social ose humbjes se liçencës së tyre.
-

Melania Trump mbush 50 vjeç. Portreti i një First Lady (e panënshtruar)
E lindur në Sevnica më 26 Prill 1970 dhe e rritur në varfërinë e Sllovenisë komuniste, ish modelja nuk ka frikë të kundërshtojë publikisht të fuqishmin bashkëshort, Donaldin (më së fundmi e bëri këtë me rastin e maskave në kohën e koronavirusit) por martesa e tyre është shumë më e qëndrueshme sesa duket
Melania Trump feston gjysmë shekulli. Të mbartur me një hijeshi të lakmueshme. Lindur në Sevnica më 26 prill 1970 dhe e rritur në varfërinë absolute të Sllovenisë komuniste, ish modelja, Melania Knauss (ky është emri i vajzërisë) sot është Zonjë e Parë shumë më pak e nënshtruar sesa duket, siç edhe e ka treguar në biografinë e fundit Free Melania, e reporterit të CNN, Kate Bennett. Melania nuk ka frikë të kundërshtojë publikisht bashkëshortin e fuqishëm Donald Trump. Përkundrazi, në shumë raste nuk e ka fshehur se është larg pozicioneve të Presidentit Amerikan.
I paharrueshëm episodi i Qershorit 2018: Trumpi vendos të ndajë fëmijët nga prindërit migrantë dhe t’i mbyllë ata në kafazet e qendrave të paraburgimit; ajo fluturoi në kufirin meksikan për t’i ngushëlluar. “Shuplaka” më e fundit ndaj bashkëshortit erdhi pak ditë më parë. Donald, me Amerikën në emergjencë të plotë të koronavirusit, tha se ai kurrë nuk do të verë një maskë; Melania ka publikuar në Twitter një postim ku e portretizon atë me maskë. Duke i ftuar amerikanët të ndjekin shembullin e saj.
Ish modelja është njohur me Donaldin në 1996, në një klub të Manhattan, falë një njohjeje të përbashkët. U martuan në 22 janar 2005, në rezidencën Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, në “martesën e shekullit”, siç e titulluan disa tabloidë dhe revista. Ajo ishte 34 vjeç, ai 58 vjeçar, me dy divorce pas krahëve dhe baba i katër fëmijëve. Të dy së bashku kanë vetëm një djalë, Barron, 14 vjeç, i cili sipas Kate Bennet për Melanian “vjen para së gjithash”: “Sa herë që udhëtojmë me të, e dimë se duhet të përgatitemi për një tour de force. Dëshiron gjithmonë të kthehet në shtëpi në mbrëmje, për të qëndruar me të”.
Kate Bennett e ka vëzhguar prej kohësh lidhjen e Melanias me të shoqin. Dhe thotë se mes të dyve “ekziston një lidhje e vërtetë”. Edhe pse flenë në anë të ndryshme të Shtëpisë së Bardhë. Trump në katin e dytë në West Wing, Melania në katin e tretë në East Wing. Pavarësisht kësaj, Bennett pretendon se martesa është e fortë, se të dy janë miq, se shkojnë shumë më dakord nga sa mund të mendohet dhe se Melania ka shumë më shumë ndikim tek Donald sesa ai që i jepet dhe në fakt ata flasin vazhdimisht në telefon, disa herë në ditë: “Pjesa tjetër është legjendë: Melania nuk i ka valixhet gati në dollap dhe nuk jeton në një shtëpi tjetër në Potomac, në Maryland, me Barron dhe prindërit e saj”.
Megjithatë, në tre vitet e fundit kanë qenë të shumta rastet kur ndarja mes tyre dukej e pashmangshme. Për shembull në vitin 2016, kur doli që në 2005, ajo ishte shtatzënë me Barron, ndërsa i shoqi zbavitej playmaten Karen McDougal. Konkluzionet e Kate Bennett: “Në atë moment Melania tregoi gjithë autonominë e saj: mjaftoi të refuzonte dorën e të shoqit teksa ngjiteshin në shkallën e Air Force One. Ka qenë gjithmonë e vetëdijshme që nuk është martuar me një burrë pikturë, plotësisht të besueshëm. Por sigurisht nuk i ka shkuar kurrë ndërmend të mbyllet në një dhomë të vogël dhe të dëshpërohet dhe, aq më pak, të vraponte nëpër TV për të justifikuar, mbuluar të shoqin, siç bëri, ndër të tjera, Hillary Clinton me Billin”.
Sot First Lady Melania Trump mbush 50 vjeç. Dhe mbase do të vijë edhe dhurata e Donaldit. Por nuk është aq e padiskutueshme, duke pasur parasysh që në vitin 2018, për 48 vjetorin e saj, nuk i dhuroi asgjë: “Jam shumë i zënë për të shkuar të kërkoj dhurata”, e preu shkurt ai në një intervistë për Fox and Friends.
-

Tmz: Kim Jong-un ka vdekur. Por askush nuk e konfirmon
Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i zhdukur prej disa ditësh, thuhet se ka vdekur. Lajmet për vdekjen e udhëheqësit të Koresë së Veriut u shfaqën në uebfaqen amerikane të gossipit, “Tmz.com”: “Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un raportohet se vdiq pas një operacioni në zemër”
Pas ditësh me thashetheme dhe akuzave për aludime përmbi gjëndjen shëndetësore të diktatorit, i cili nuk ishte parë më në publik dhe për të cilin Pyongyang nuk kishte raportuar më apo dhënë delarata të reja, Tmz raporton dëshmi që mund të zbulonin misterin që ishte bërë botëror. “Sipas njoftimeve të mediave në Kinë dhe Japoni, udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka vdekur ose është në shtratin e vdekjes pa shpresë për shërim.” Faqja amerikane e gossipëve citon një burim nga Hong Kongu që kishte konfirmuar vdekjen pas një ndërhyrjeje në zemër: bëhet fjalë për një gazetar kinez, Qing Feng, zëvendësdrejtoreshë e transmetuesit satelitor të Hong Kongut Hkstv dhe mbesë e ish-ministrit të Jashtëm Li Zhaoxing, në drejtim të diplomacisë së Pekinit midis viteve 2003 dhe 2007 nën presidencën e Hu Jintao. Në një postim në platformën sociale kineze Weibo, reporterja pretendon të ketë burime “shumë të forta”, sipas të cilave autoritetet e Pyongyang po marrin kohë përpara se të bënin njoftimin zyrtar të vdekjes së Kim, në pushtet që prej vitit 2011. Qing Feng kujton se si në 1994 Koreja e Veriut priti 34 orë para se të jepte lajmin e vdekjes së liderit të atëhershëm Kim Il-sung, në 2011 u desh 51 orë përpara njoftimit të vdekjes së pasardhësit të tij Kim Jong-il. Sidoqoftë, asnjë burim tjetër diplomatik ose informativ nuk e konfirmon këtë “scoop” që pretendohet nga Tmz.
-

Nga Tempra tek Uno, varreza e braktisur e FIAT
Një zbulim i pabesueshëm i bërë nga pronarët e një kompanie argjentinase, e specializuar në punë speciale të makinave dhe restaurimit. Kaskote Calcos, siç quhet ndërmarrja, ka bërë goditjen që të gjithë ëndërrojnë të bëjnë të paktën një herë në jetën e tyre, zbulim që dëshiron çdo entuziast i motorit.
Zbulimi misterioz i Fiat-ëve antikë
Për çfarë po flasim? Për zbulimin e makinave antike të braktisura, të ekzemplarëve që tregojnë një histori të mrekullueshme, për të cilët koha ka ndaluar e ka mbetet aty, e fshehur në atë vend ku janë lënë kush e di se sa vite më parë. Epo, Kaskote Calcos ka mundur të hyjë në atë që dikur ishte Ganza Sevel, një sallon i madh në Avellanda në rajonin e Buenos Aires. Në këtë vend kaq magjik dhe antik, sot ka ende xhevahire të mbetur pothuajse të paprekur, sikur koha të mos kishte ecur kurrë për to.
Përveç Fiat, janë gjetur xhevahire të çmuara të Peugeot dhe Alfa Romeo
Në veçanti, kanë dalë në dritë disa Fiat Tipo, Tempra, Fiat Uno dhe Duna, të ruajtur në mënyrë perfekte. Kemi të bëjmë me modele që nuk janë regjistruar asnjëherë, përveç këtyre Fiat të njohura është edhe një Peugeot 405 dhe një Alfa Romeo 33 Sportwagon, kjo e fundit është një nga makinat e prodhuara nga Biscione midis 1983 dhe 1995 në uzinën Pomigliano d’Arco, në Campania.
Një varrezë makinash në gjendje perfekte
Natyrisht sot, çdo makinë është pastruar me kujdes për të hequr pluhurin dhe tërë papastërtitë që ishin grumbulluar gjatë dekadave, nga ku kanë dalë makinat në gjendje të shkëlqyer si për sa i përket karrocerisë, ashtu edhe përsa i përket pjesës së brendshme, të mbetura pothuajse të paprekura, madje disa makina kanë arritur të mbajnë edhe celofanin mbrojtës siç ishte nxjerrë nga fabrika.
Makinat e gjetura nga Kaskote Calcos çmendin koleksionistët
Këto modele do të çmendnin çdo apasionant të motorëve, Kaskote Calcos ka zbuluar një varrezë të vërtetë historike të braktisur Fiat, së bashku me një Alfa Romeo dhe Peugeot fitimtar nga e kaluara. Fiat Uno është një nga ikonat kryesore të kompanisë nga Torino, e prodhuar në Itali nga 1983 deri në 1995 dhe në vende të tjera deri në kohëra më të fundit. Ende është makina e tetë më e shitur në botë me gati 9 milion ekzemplarë të shitur në dy modele të ndryshme.
-

Misteri/ Vogëlushi 9 vjeçar me koronavirus takon mbi 170 persona, por nuk infekton asnjë
Po bën të diskutohet shumë rasti i një vogëlushi nëntë vjeçar në Francë, i cili i infektuar me Covid-19 nuk e transmetoi pavarësisht se kishte kontaktuar me më shumë se 170 persona. Dhe tani një kërkim i drejtuar nga Public Health France sugjeron që fëmijët mund të mos jenë përgjegjësit kryesorë për përhapjen e virusit.
Vogëlushi bënte pjesë në një grup rastesh të lidhur me Steve Walsh, biznesmenin që u bë i pari britanik që rezultoi pozitiv me koronavirus pasi kishte marrë pjesë në një konferencë në Singapor janarin e kaluar.
Walsh e transmetoi pa dashje infeksionin kur u takua me 10 të rritur britanikë dhe një familje prej pesë personash në një shtëpi pushimi në lokalitetin e skive të Contamines-Montjoie në Haute-Savoie pas një fluturimi nga Londra.
Pjesa më e madhe e të ftuarve në chalet u infektuan me virusin, përfshirë edhe vogëlushin 9-vjeçar. Por, një hetim i Public Health France zbuloi se fëmija nuk e kishte kaluar atë tek asnjë nga vëllezërit e te askush tjetër që kishte rënë në kontakt me të, gjithsej 172 persona u karantinuan si masa paraprake. Megjithatë, asnjë nuk ishte infektuat nga vogëlushi.
Raporti i hetimit i botuar në Clinical Infectious Diseases përshkruan se si testet zbuluan se vogëlushi ishte infektuar me Sars-Cov-2, virus që shkakton Covid-19, si dhe nga gripi dhe nga një virus të zakonshëm të të ftohtit. E ndërsa edhe të dy vëllezërit e tij u kapën nga infeksionet e fundit, përkatësisht gripi dhe ftohja, tek asnjëri prej tyre nuk u vërejt gjurmë koronavirusi.
“Një fëmijë, i bashkëinfektuar me viruse të tjera respiratore, ka frekuentar tre shkolla ndërsa ai ishte simptomatik, por nuk e transmetoi virusin, duke sugjeruar një dinamikë potenciale të ndryshme të transmetimit te fëmijët”, tha Kostas Danis, një epidemiolog nga Public Health France për Agjensianë franceze e lajmeve AFP.
Por pse djaloshi i vogël nuk infektoi askënd? Ai, shpjegojnë mjekët, kishte vetëm simptoma të buta dhe rezultonte se ka nivele të virusit që mezi dalloheshin. Prandaj besohet se niveli i ulët i infeksionit shpjegon edhe se pse nuk ka infektuar njerëz të tjerë.
Studiuesit mendojnë se, meqenëse fëmijët zakonisht shfaqin vetëm simptoma të buta, ata mund të transmetojnë virusin shumë më pak sesa të rriturit e infektuar. “Fëmijët mund të mos jenë një burim i rëndësishëm i transmetimit të këtij virusi të ri,” shkruajnë ata.
Shumë shkencëtarë, shkruan The Guardian, dyshojnë se përgjigja imunitare tek fëmijët është në një farë mënyrë në gjendje të eleminojnë infeksionet më shpejt se sa të rriturit, të cilët priren të preken shumë më rëndë nga sëmundja.
Roli i fëmijëve në përhapjen e virusit, pra, mbetet një nga misteret kyç të pandemisë së koronavirusit dhe ende po diskutohet nëse ata që zhvillojnë pak ose aspak simptoma janë bartës. Por ndërsa përqindja e fëmijëve që vuajnë nga sëmundja e rëndë është fare e vogël në krahasim me atë të të moshuarve, disa janë sëmurë rëndë dhe kanë vdekur për shkak të infeksionit.
