Ky qenush i bukur nga Richmond, Virginia (USA), bën diçka vërtet të papritur. Edhe pse pronari është një instruktor kafshës, ai nuk e priste kurrë një skenë të tillë! Gjithçka nisi si një lojë me pronarin e tij Nick, producent i një shfaqje të famshme amerikane “America’s Top Dog” dhe gruaja e tij e cila e pa, edhe ajo krejtësisht skenën duke mos i besuar syve. Bear, ky është emri i qenushit, është në tualet dhe sikur çdo gjë të ishte fare normale, ulet në tualet me të vërtetë duke lënë vërtetë pa mend padronët e tij. Por është në momentin e fundit që Bear mahnit, duke shkaktuar habi të pamatë, por mbi të gjitha shumë të qeshura.
Blog
-

Fatos KOLA – Skënderbeu dhe “minatori i kulturës” shqiptare Ramadan Sokoli
Në jubileun e 100-vjetorit të lindjes së etnomuzikologut dhe muziktarit të madh Ramadan Sokoli
Sokoli, i vetëquajtur “minator i kulturës” shqiptare, padyshim që është një yll nga më të ndritshmit i yllnajës kulturologjiko-atdhetare të Rilindjes sonë kombëtare, (për çka shkencëtarët në botë e shpallën dhe dekoruan si “Oscar Mondiale del Folklore – Oskar Botëror i Folklorit”). Yll që nuk mund të mos përkushtohej për ndriçimin e të gjitha të vërtetave të fshehura enkas, apo nga pluhuri i kohës, për figurën e Skënderbe-yllit më të ndritshëm të qytetërimit shqiptar.
Për studimin mbi pasqyrimin e figurës së Skënderbeut në muzikë Sokoli kish filluar grumbullimin e materialeve qysh në rininë e hershme, i mahnitur nga gjenialiteti i popullit derdhur në tinguj e vargje dhe nga dashuria e madhe për Heroin… Dashuri e pashuar kjo në 500 vjet, ngaqë ishte dashuria më sublime: ajo për lirinë.
Pretendimeve të fqinjëve për përkatësinë e Skënderbeut, kureshtjes së dashamirësve të huaj për të vërtetën e origjinës së tij dhe vlagës së dashurisë së bashkatdhetarëve për Heroin kombëtar, Sokoli iu përgjigj me veprën shkencore “Figura e Skënderbeut në muzikë”.
Në këtë vepër albanologu i madh me të drejtë konkludoi se argumenti më solid për shqiptarësinë e Skënderbeut është shpalosja e fondit kolosal të këngëve të Heroit krijuar dhe kënduar në shekuj nga populli i tij, si dhe pohimet e këtyre të vërtetave nga studiuesit e shquar shqiptarë e të huaj në 5 shekujt e fundit.
Me këto referenca Prof. Sokoli orientoi të gjithë të interesuarit që t’i konfirmonin të vërtetat për origjinën etnike dhe figurën e Skënderbeut nëpërmjet këngëve të pafundme të popullit shqiptar.
Skënderbeu në mijëra këngët e popullit të vet shqiptar
Figura e Skënderbeut ka lënë gjurmë të thella në muzikën kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe është pasqyruar vazhdimisht, qysh nga shekulli XV e deri në ditët tona.
Aq të shumta dhe aq të pasura me fakte, informacione dhe ide ishin këngët kushtuar Skënderbeut (qysh në të gjallë të Tij), saqë shumë studiues me të drejtë kanë ngritur hipotezën se autorët e monografive dhe historianët që kanë shkruar për Skënderbeun, duke filluar qysh nga Barleti, padyshim që si burime të besueshme të veprave të tyre kanë përdorur këngët e popullit.
Këtij mendimi, pra për këngët si material burimor i përdorur nga Barleti dhe pasuesit për të shkruar veprat e famshme për Skënderbeun, i bashkohet edhe studiuesi rumun Nikolla Jorga në veprën e tij “Histori e shkurtër e Shqipërisë” (Bukuresht, 1914), por edhe Fan Noli në veprën “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, (Nju Jork, 1947).
Këtë argumentim e përforcon edhe historiani venecian Marcus Antonius Coccius Sabellicus, i cili pasi na bën me dije se, pas vdekjes, Heroit Skënderbe i këndoheshin mjaft këngë, në vijim thekson: “Në mesin e zjarrit të luftës, ku çdo gjë shungullon nga armët e barbarëve, grupe vajzash arbëreshe e kishin zakon të mblidheshin çdo tetë ditë në kryqëzimin e rrugëve të atyre qyteteve ku Skënderbeu sundoi, dhe t’i këndonin lavdi udhëheqësit të vdekur…”.
Më 1610, Marin Bici, në një relacion, midis të tjerash shkruan: “Luftimet e Tij të mbivlerta kundër turqve, të qituna në vargje, këndohen prej gjithë shqiptarëve, edhe në praninë e turqve”.
Më 1635, krenar për kombësinë e tij, Frang Bardhi, në fjalorin latinisht-shqip, shkruan: “Që nga koha e Skënderbeut dhe gjer tani, bashkëkombësit tanë flasin për të dhe këndojnë me zë të lartë trimëritë e tij nëpër gostitë”.
Në një relacion tjetër të qershorit 1637, kushtuar malësorëve të Pukës, Frang Bardhi sërish pohon: “Sipas zakonit të të moçmëve, në rrugë e në punë, malësorët e Pukës këndojnë me za të naltë trimnitë e të pathyeshmit Zot – Gjergj Kastriotit, Skanderbegut”.
Vazhdimësinë e këngëve shqiptare për Skënderbeun na e dëshmon edhe Fransua Pukëvil në një vepër të botuar në Paris në vitin 1805, në të cilën shkruan rreth udhëtimit të tij nëpër More dhe mbarë Shqipërinë (1798-1801). Ai në këtë vepër, ndër të tjera shprehet: “Djemtë e Çikës i përdorin këngët e tyre për Skënderbeun e lavdishëm, për të sharë dobësitë e osmanëve”.
Në vitin 1807, në veprën e tij “Udhëtim në Greqi”, udhëtari frëng J.L.S. Bartoldi, midis të tjerash shkruan për këngët e shqiptarëve, ndër të cilat veçon ato kushtuar Skënderbeut, të cilat, sipas tij,“ishin më të bukurat e më të ndjerat”, dhe se “pikërisht ato këngë këndoheshin më shpesh dhe më me krenari prej tyre”.
Oficeri britanik I. Hatry, gjatë një udhëtimi nëpër Shqipëri, më 1 shkurt 1808 shkruan për lezhjanët se “flisnin me nderim të thellë për Skënderbeun”, dhe se “Këta këndojnë edhe sot për nder të Tij një romancë të vjetër, e cila ka një bukuri të rrallë…, dhe unë u përpoqa të siguroj një përkthim të saj”.
Në vitin 1819 autori grek Athanas Stagjiriti, në një libër që botoi në Vjenë për Epirin dhe me plot të dhëna për historinë e popullit tonë dhe të Skënderbeut, shkruan gjithashtu se “Shqiptarët akoma edhe sot i këndojnë me krenari trimëritë e Tij”.
Këtë vazhdimësi të këngëve popullore për Skënderbeun na e dëshmon gjithashtu edhe dijetari francez Ami Bue, i cili në veprën e tij “Turqia e Evropës”, botuar në Paris më 1840, na pohon se “Shqiptarët asokohe i këndonin shpesh këngët për Skënderbeun dhe Arianit Topinë”.
Edhe filologu serb Dimitrije Tucoviq, në veprën e tij “Serbia dhe Shqipëria”, në faqen 52 shkruan: “… gjatë ditëve të qëndrimit tim në Elbasan kam mësuar një këngë karakteristike për Skënderbeun”.
Dora d’Istria, në mars 1866, në studimin me titull “Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore”, botuar në revistën “Revue des-deux Mondes”, midis të tjerash shkruan: “Nëse pushtuesi i huaj nuk lejon që t’i ngrihet Kastriotit të Madh një përmendore në vendlindjen e Tij, prapëseprapë emri i Heroit Kombëtar do të jetë gjithmonë i bekuar dhe kujtimi i Tij do të nderohet edhe me këngë të tjera të vjetra, e të reja, deri sa të rrahë zemra e çdo shqiptari”.
Maksimilian Lamberc, në botimin e titulluar “Të folmet shqiptare në Itali”, botuar në vitin 1915, shkruan: “Tek arbëreshët e Italisë vendin kryesor në epikën heroiko-historike e zë figura e Skënderbeut. Këngët që tregojnë trimëritë e Skënderbeut janë këngët më të çmueshme të tyre. Ato këndojnë luftën heroike kundër pushtuesit dhe dertet e mërgimit. Janë këngë shumë të vjetra, kanë vlerë të lartë historike, janë prodhimi më i mirë i letërsisë popullore shqiptare dhe janë dëshmi të vërteta të asaj periudhe epike, që filloi me luftën heroike kundër hordhive otomane, nën udhëheqjen e Skënderbeut, dhe mbaroi me mërgimin e dhimbshëm të tyre. Në gjysmën e dytë të shek. IXX arbëreshi Dhimitër Kamarda shpreh keqardhjen që albanologët Hahn dhe Reinhold “… nuk mundën të qëmtonin asnjë nga ato këngë të lashta dhe historike, sidomos ato kushtuar Skënderbeut, të cilat këndohen edhe sot nga shqiptarët e Greqisë e të atdheut. Këngët që këndohen sot në kolonitë italo-shqiptare, janë padyshim ato që këndoheshin para mërgimit tonë, pra janë këngë të mesit të shek. XV, të cilat ne i morëm me vete. Shumë nga këto këngë që madhërojnë kujtimin e Skënderbeut dhe të kohës së Tij, ruhen edhe sot të freskëta midis kolonive shqiptare të Kalabrisë”.
Këto fakte i dëshmon edhe studiuesi i madh Gaetano Petrotta, si dhe autorët Vinçenco Dorza, C.P. Beri, A. Stratico, E. P. Pavolini, e sidomos Mikele Markiano.
Nga njoftimet e Pukëvilit, Bartoldit e Stragjiritit, mësojmë se këngët popullore për Skënderbeun ishin tejet të përhapura në të gjitha trevat etnike shqiptare, por më mirë janë ruajtur në trevën malore të të ashtuquajturës “Krahinë e Skënderbeut” (Midis Drinit dhe Fanit, nga njëra anë e Adriatikut, dhe Shkumbinit, nga ana tjetër).
Përtej krahinës së mirëfilltë të Skënderbeut, këto këngë arrijnë deri në Lin (Gramsh), poshtë Shkumbinit, pra në zonën polifonike.
Variantet më të shumta i kemi për këngën e rrethimit të Krujës, të vitit 1450.
Me dhjetëra këngë për Skënderbeun, tejet të vjetra e të kohëve më të vona, janë regjistruar dhe ruhen ende në fonotekën e Radio Tiranës.
Gaetano Petrotta mendonte se “këngët tradicionale arbëreshe që përmendin periudhën e Skënderbeut, padyshim që duhet të jenë krijuar dhe kënduar në kohën kur ndodhën ngjarjet e përmbajtjes së tyre”.
Kaq shumë vlerësoheshin Skënderbeu dhe luftërat e tij antiosmane, saqë ai u bë heroi i gjithë popujve të Ballkanit e më gjerë, për çka edhe u krijuan këngë të shumta, që këndonin trimëritë e tij.
Në vitin 1924, në studimin me titull “Tregime mbi Shqipërinë Veriore”, Milan Shuflai na bën me dije se këngë për Skënderbeun këndonin edhe maqedonët, dhe se këto këngë, bashkë me të tjera, ishin përmbledhur në një vepër të botuar në Shën Petersburg të Rusisë në vitin 1894.
Madje Shuflai sjell edhe dëshminë e princit bullgar Zhan Polen Foreziut, i cili kaloi nëpër Bullgari në vitin 1582 (pra 115 vjet pas vdekjes së Skënderbeut), dhe përshkruan se “në Plovdiv banorët ende rrojnë me kujtimet e madhështisë së Skënderbeut dhe gjejnë ngushëllim duke kënduar në kor një këngë të gjatë e të trishtuar, që i thur lavdi Skënderbeut dhe Mihal Komnenit, për luftërat e gjata dhe heroike të tyre kundër turqve otomanë”.
Ndërsa etnografi serb T. Gjogjeriq njofton në revistën “Jeta e popullit tonë”, botuar në Beograd në vitin 1934, se “Në rrethinat e Ohrit këndohen këngë për heroizmat e Skënderbeut”.
-

Prof. Abas ERMENJI – Djalëria shqiptare
Kur sjellim ndër ment se dramin t’onë kombëtar të këtyre dhjetë vjetëve të fundit – si në luftën e çlirimit prej të huajvet ashtu edhe në luftën civile, qoftë nga ana e komunistëvet, qoftë nga ana e demokratëvet – e ka lozur tërësisht djalëria; kur kujtojmë gjithashtu se në këtë luftë, nga më të rëndat që ka hequr kombi ynë, kanë mbetur përmbi tridhjetë mijë të vrarë dhe është djegur e shkretuar një pjesë e madhe e Shqipërisë; pastaj kur arsyetojmë se popujt çdo gjë tjetër munt të bënin, vetëm për t’u-vrarë që s’vriten nga qejfi, doemos duhet t’a mendojmë mirë se ç’është djalëria shqiptare dhe ç’kërkon. Nga ana tjetër, kur shikojmë se, ajo që ngjau ndër ne ka ngjarë ose po n’gjan në një formë pak a shumë të njëjtë edhe ndër popuj të tjerë rreth nesh, duhet t’a lëshojmë mendimin në një horizont më të gjerë, të kuptojmë disa probleme shoqërore që lidhen me qytetërimin e kohës, dhe të mundohemi t’iu gjejmë mënyrën e zgjidhjes.
Historia dhe zhvillimi shoqëror
Eshtë një e vërtetë e njohur se në botën e njerëzvet nuk ka gjë të qëndruarshme, se popujt dobësohen e bjenë, të tjerë marrin forcë dhe ngrihen, klasë sundonjëse prishen dhe çthuren, klasë të shtypura çohen lart. Ligje e zakone të vjetra çvleftësohen e humbasin, të tjera vinë në fuqi, shkurt, kjo botë është një hipje e zbritje energjish, një lodër ndërrimesh e transformimesh që i jep fytyrës së saj më çdo kohë një pamje të veçantë. Dhe po të mos ish kështu, njerëzit s’do të kishin ardhur dot në qytetërimin e sotmë por do të jetonin akoma nëpër shpella, shokë me arinjtë dhe majmunët.
Çdo bres që vjen pra, sjell diçka të re në njerëzi, disa zakone e pikëpamje të vjetra humbasin nga rëndësi e tyre, të tjera lindin ose forcohen, fuqia ekonomike-politike lëvis dhe ajo nga pakë prej familjesh në familje, a prej grupesh në grupe. Gjer këtu jemi mirë pse ky ligj kuptohet pak a shumë prej çdo njeriu që ka kënduar ndopakë nga historia ose iu ka vënë re ndryshimeve që kanë ngjarë në kohën e tij. Por gjëja m’e vështirë për t’u kuptuar, është shkaku ose shkaqet se përse në disa kohë ndryshimi prej një brezi në tjetrin është aq i vogël sa mezi çquhet, kurse në kohë të tjera aqë i math sa duket sikur një bres prej tjetrit e ndajnë disa qindra vjetësh. Për shembull ndryshimet që ka pësuar struktura shoqërore e disa popujve që nga shekulli i nëntëmbëdhjetë e tëhu, janë më të mëdha nga ato që kish pësuar gjatë dymijë vjetëve histori, që nga kohët përpara Krishtit, e gjer në shekullin e nëntëmbëdhjetë. S’do shumë mend të kuptohet se ky transformim në strukturën shoqërore të popujvet, që, në kohët t’ona, po shkon me rrëmbin vale, lidhet me vrapin që kanë marrë shkenca dhe maqinizmi.
Në kuptimin e ndërlidhjevet midis njerëzve, shkenca dhe maqinizmi pothuajse e çdukën fare faktorin “largësi” dhe “kohë”, i prunë në pjekje a marrëveshje të vetëtimshme si popujt në mest tyre ashtu edhe nënshtetasit, ose grupet brenda shtetit; ndryshuan mjetet et e punës e të prodhimit, të cilat këputën lidhjet e vjetra midis njerëzve dhe ngjallën nevojën për një ekilibër të ri; përgjithësuan mjetet e mësimit, të propagandës e të përhapjes s’idevet dhe hodhën masat e gjëra popullore në luftën politike; suallë një përzjerje të përgjithshëme si brenda popujvet ashtu edhe në jetën ndërkombëtare, dhe hapën udhën e transformimevet të mëdha shoqërore që vazhdojnë të zhvillohen me shpejtësinë e motorrit. Prandaj të mos ju duket për të qeshur kur them se ai njeri që mendon se punët e një shteti t’Evropës munt të rregullohen edhe nesër po me ato mjete dhe methoda që u rregulluan tridhjetë vjet më parë, nuk është shumë larg nga i çmenduri që ngjesh një shpatë të vjetër dhe thotë “po nisem për në luftën e Kryqëzatavet”.
Në popujt e Perëndimit, trashëgimtarë të kulturavet klasike dhe të punuar prej frymës së krishtërimit, lufta midis punës dhe kapitalit, midis bujkut dhe pronarit, e nisur herjet, u-zhvillua e po zhvillohet ca nga ca, dhe ka sjellë ndërrime të mëdha në shoqëri por pa i këputur si me gërshërë fijet e së kaluarës dhe pa i përmbysur të gjitha vleftat që lidhen me moralin e vjetër.
Ndryshe ndodhi në Rusi pas 1917-ës. Atje lufta midis klasave që punojnë dhe t’atyreve që sundojnë, mori karakterin e popujve të Lindjes. Në Lindje, gjer tani, nuk ka pasur tjetër udhë lidhjesh a marrëdhëniesh midis njerëzve veç o sundonjës o i sunduar, ja zot ja rob : kjo do të thotë absolutizmë. Prandaj edhe komunistët i ndajnë punët me dy fjalë : “o me ne dhe rro, o kundër nesh dhe vdis”. Kështu thoshte edhe Atila, Tamerlani dhe, m’i madhi i tyre, Gengis Khani.
Por nga do që të shikojmë, në dashç në Perëndim në dashç në Lindje, një ide e madhe del e bën hije mbi njerëzinë e sotme : ideja e prishjes s’ekilibrit shoqëror ndërkombëtar të djeshëm, dhe nevoja e vendosjes së një ekilibri të ri. Kjo ide i jep fizionominë e veçantë kohës s’onë, mbush gjithë kulturën e sotme dhe shtrihet e sundon në të gjitha drejtimet e vepërimit të njerëzisë.
Ka pasur kohë në histori që karakterizohen nga një ndjenjë e zjarrtë fetare, ka pasur të tjera ku sundonte mbi të gjitha vleftat ndjenja e artit ose lëvizja e mendimit, por koha e jonë do të quhet “koha e luftravet sociale”. Komunizmi ka lëshuar thimthat ndër popujt e Lindjes dhe, duke u-çfaqur diku në një formë e diku në një tjetër, po i bren themelet e strukturës së vjetër shoqërore. Sa edhe Kina vigane, vatër kulturash mijra vjeçare, po shëmbet si kështjellë kashte ndënë forcën e re. Në Perëndim po shihet qartë se politika e ndarjes së botës në zona influencash midis fuqish kundërshtare, e mbylli kohën e saj, dhe përpjekje të mëdha po bëhen për të gjetur një mënyrë të re bashkëpunimi në planin ndërkombëtar.
Pra kur mendojmë mbi djalërinë shqiptare, s’duhet t’a marrim njëlloj me ata fëmijët që lozin cinglash, por është e mira t’a shohim në dritën e mendimevet të kohës, dhe çapet e saj t’i lidhim me vallen e përgjithëshme të njerëzisë. Atëhere do të kuptonim shumë gjëra, dhe do të binim nga retë e paragjykimevet të vjetra në një shesh pune të ri.
Djalëria mbas 1920-ës
Gjatë njëzet vjetëve që shtrihen midis dy luftravet Botërore, në disa popuj t’Evropës së Lindjes e të Jugë-Lindjes që, për arsye historike, s’e kishin pësuar atë transformim të ngadaltë që u-bë në Perëndim, jeta e brëndëshme paraqiste forma të kundërta dhe të pa-pajtuarshëme. Më nj’anë, mbeturitë e vjetra feudale që koha s’i kish çdukur akoma, duke lozur n’ekilibër midis Fuqivet të Mëdha kundërshtare, patën ngritur regjime fashiste dhe mujtën të mbahen më këmbë me pahir, ndonëse nuk kishin më rrënjë në popull. M’anën tjetër, idetë e reja sociale, që s’ka mur as kufi aq të fortë sa t’i ndalojë dhe që mjetet e sotme e bëjnë shumë të lehtë përhapjen e tyre, e punonin si me limë brezin e ri të atyre popujve. Kështu u-formua ndër të rinjtë një gjëndje mendore që ish krejt në kundërshtim me mendësinë mesjetare të klikavet feodale në fuqi.
Për në Shqipëri s’munt të flitet për “djalëri” veçse pas 1920-ës ose 24-ës. Më përpara, populli shqiptar e kish bërë luftën e tij ashtu si kish mundur, ose më mirë të themi çdo krahinë ish mprojtur ashtu si kish mundur, e mbajtur gjallë me pahir nga një vetëdije kombëtare gjysmë e shurdhët.
Djemtë që ndiqnin shkollat, ishin përgjithësisht bijtë e klasës sundonjëse që kish marrë kulturën dhe zakonet turke dhe që e qeveriste vendin si mundte për hesap të saj dhe të Perandorisë. Ata djem që zgjuheshin në ndjenjën kombëtare, kishin shpirt të fortë dhe enthusiazmë të zjarrtë por ishin të pakët dhe s’e ndryshonin dot gjendjen e rëndë si plumb. Se ç’flakë i ndiste përmbrenda ata të rinj, duket nga shkrimet e tyre, nga përpjekjet, nga shoqëritë që formuan jashtë atdheut, nga përhapja e libravet shqipe, nga çetat e para që nxuarën malevet. Por këta zoq në lëvizje, si ata të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe ata të fillimit të këtij shekulli, ishin të rrallë dhe s’bënin dot prenverë. Sa herë që i kanoseshin atdheut rreziqe, ata përzjeheshin me popullin, i ngrinin moralin, luftonin tok me të. Por pastaj, kur Shqipëria, qoftë për hir të përpjekjevet të saj, qoftë për shkak të gjendjes ndërkombëtare, delte shtet më vehte, flamurtarët e kryengritjevet shqelmoheshin dhe mbetej prapë në fuqi klasa sundonjëse e vjetër, pse ajo njihej në popull, pse ajo kish në dorë pasurinë e vendit dhe dinte të ndreqej me fqinjët? Pikërisht ata që kishin dashur t’a mbyjnë lëvizjen kombëtare duke i shërbyer imperjalizmit të huaj, delnin tani në krye të punëvet si patriotë dhe, për t’iu vënë kapak të gjithave, bënin ndonjë këngë patriotike ose mbanin një fjalim bumbullitës.
Pas 1920-ës, kur shteti shqiptar mori formë, nisën të ngjallen aty-këtu përpëlitje të rinjsh. Në rrëmujat e Luftës së Madhe dhe n’enthusiazmin që u-përhap pas Luftës me shkollat e para shqipe, u-mëkëmb një farë djalërie e cila zu t’interesohej n’ideologjitë sociale që trazonin atëhere Evropën. Këto përpëlitje u-shtuanë dhe i dhanë trup më vonë Shoqërisë Bashkimit e cila, siç e dimë, lozi një rrol kryesor në Lëvizjen e l924-ës.
Po të ndalemi pakë këtu dhe të hedhim një sy mbi mendimet që punonin djalërinë e asaj kohe, do të rrëmbejmë menjëherë ndryshimin ideologjik në mest të brezit që loftonte përpara se Shqipëria të kish dalë si shtet i lirë dhe brezit të pastajmë. Brezi i vjetër, i mbushur me frymën patriotike të shekullit të nëntëmbëdhjetë, nuk njihte luftë tjetër përveç luftës kombëtare. Atij i interesonin sidomos kufitë e Shqipërisë dhe pamvarësi e saj. Nëqoftëse këto siguroheshin, ai e quante të kryer punën e tij. Dhe s’munt të mendonte ndryshe se n’atë shkollë ish formuar dhe me atë lloj lufte ish mësuar. Njerëzit që e kanë kuptuar jetën në një drejtim a në një tjetër, është vështirë të ndërrojnë udhë pastaj. Ata rrojnë në kujtimet e vjetra, mbeten si të ngrirë në kulturën e vjetër dhe kanë urrejtje për format e jetës që zhvillohen më pas.
Por brezi i ri që u-mëkëmb pas 1920-ës, m errte frymë në një hapësirë tjetër, kërkonte të ngjitej mbi të tjera maja, mbi majat e përparimit shoqëror. Dhe s’ka gjë më të natyrshëme nga kjo : akti i parë i përpjekjes shqiptare ish mbyllur me fitimin e pavarësisë, tani hapej akti i dytë, ai i luftës për zhvillim të brendëshëm, për një drejtësi shoqërore më të lartë. Kjo është përpjekja, lëvizja e parreshtur e popujvet, që s’mbaron kurrë, mësa ndalet qarkullimi i jetës.
Shohim pra se këtu kemi një bigëzim mendimesh midis brezit të vjetër dhe atij të riut. Të rinjve nuk iu mjaftojnë këngët e një patriotizmi abstrakt. Ato ishin me vent kur shpërthenin nga gojë e Naimit ose e Vasho Pashës. Por tani Shqipëria kish dalë zonjë me vehte, jeta e saj kalonte në një tjetër fazë, e pra hapeshin të tjera horizonte, çfaqeshin të tjera qëllime. Kështu, tek të rinjtë, patriotizmi i vjetër, pa humbur asgjë nga zjarri i tij i dikurshëm, vishej me të tjera ngjyra që e bënin më të dukur, më të plotë : me idealet e mbarëvajtjes shoqërore. Ish edhe koha atëhere, pas Luftës së Madhe, që iu dha idevet sociale një lëkundje të re. Revolucioni Rus, lëvizje punëtorish nëpër Evropë, Lëvizja Qemaliste në Turqi, shpresa të ngjallura prej luftës e fjalë të mëdha lirie e drejtësie që ushtonin nga të katër anët, s’munt t’a linin të paprekur djalërinë shqiptare e të mos e futnin edhe atë në koncertin e përgjithshëm. Por, me thënë të vërtetën, të rinjtë t’onë t’asaj kohe nuk e kishin të qartë se ç’kërkonin dhe ç’donin të bënin. Ata dridheshin n’enthusiazmë për ndryshim dhe reforma, por nuk kishin as ideologji sociale të caktuar mirë as pregatitjen politike të duhur për t’a vënë në zbatim. Revolucionin Rus s’e kuptonin dot siç duhet. E si do të munt t’a kuptonin ata të gjorë kur s’e patën kuptuar shumë nga diplomatët e Perëndimit (disa prej tyre s’e kuptojnë as sot), me gjithë jakat e ngrira dhe syzat e ndritura?
Avni Rustemi, Llazar Fundua e të tjerë djem t’asaj kohe flisnin për drejtësi shoqërore, për reformën agrare, për arsim dhe zhvillim të popullit. Shoqëria e Bashkimit filloi të bëjë mjaft zhurmë nëpër qytete, vuri në lëvizje pjesën më të madhe të nxënësvet të shkollavet, desh të shtrinjë rrënjë në popull. Por këtu ndeshi në tokë të ngurtë, pse populli shqiptar s’ish zgjuar akoma saç duhej nga lethargjia e robërisë, s’delte dot aq lehtë nga zakonet e së kaluarës, jepej akoma pas politikës së krahinavet e të bajraqevet, tamam ashtu siç donte klasa sundonjëse e vjetër. Për djalëri fshatrash s’bëhej fjalë fare, por edhe nëpër qytetet të rinjtë e shkollavet ishin të pakët, një pjesë e tyre s’dinte ç’domethënë “interes shoqëror” dhe jetonte akoma në burgun e ngushtë të mendimevet të lagjes.
Që mendimi i një brezi të ri të ndihet në të gjithë kombin, nuk mjafton të këndojnë vetëm disa bilbilë aty-këtu, por duhet pa tjetër t’i përgjigjen asaj kënge masa të gjera djelmoshash prej qëndravet më të mëdha në qëndrat më të vogla, duhet që ideja e re të rrëmbejë sidomos djalërinë e punëtorisë e të fshatravet. Një mrekulli e tillë s’munt të ndodhte më 1924. Përpëlitjet e Shoqërisë së Bashkimit s’kapërxyen dot përtej oborrit të shkollës ose tregut të qytetit. Në ngjarjet që u-zhvilluan n’atë kohë, enthusiazmi dhe zhurma e të rinjvet u-çfrytëzuan djallëzisht nga disa klika të vjetra që paraqiteshin me fjalë të mëdha reformash e mirësimesh. Në të vërtetën, këto klika haheshin midis tyre për (punë prestigji e kulltuku) dhe s’ndryshonin prej njëra tjetrës në asgjë, disa flakeshin jashtë, të tjera vinin në fuqi, por gjendja e vendit mbetej njëlloj si zjerë pjekur?.
Por Shoqëria e Bashkimit la një jehonë që tingëlloi gjer vonë në djalërinë shqiptare. Ajo iu hapi shtegun ideve të reja dhe i tregoi djalërisë së detyra e saj është të lëvizë, të luftojë padrejtësitë e vjetra e t’i kërkojë jetës të tjera shanse.
Në pesëdhjetë-vjetshin që shtrihej pastaj gjer më 1939, çdo lëvizje rinie shuhej me kamzhik. Regjimi natyrisht kish urrejtje për mendimet e reja dhe, i pështetur mbi feodalizmën e vjetër e mbi ca kapedanë aventurierë të nxjerrë nga hiçi, rëndonte si një pullas burgu, mbi jetën e kombit. Shqipëria ishte çiflik i disave që kishin futur thonjtë kudo, në financat e shtetit, në sipërmarrjet, në tregëtinë, në dritën, në bukën, në kripën?, shpërdorimi i fuqis së shtetit për të kënaqur epshe e dëshira, i çonte neverinë edhe atij më gjak-butit. Vjedhjet ishin prallëzore. Ndryshimi i jetesës midis njerëzvet të regjimit dhe popullit ish revoltonjës. Ndërsa ata bënin jetë vilash dhe mëndafshesh, bujku s’kish kashtë e rrogos për t’u mbrojtur nga balta. Nërsa ata iu siguronin fëmijëvet të tyre jetesën e njëqint vjetëvet, fëmijët e punëtorit s’kishin as bukën e ditës.
Me fjalë, Shqipërija quhej shtet i pavarur por, në të vërtetën, ekonomia e saj kish shkuar në dorë të tjetërkuj, regjimi mbahej me thërrimet që i hidhnin nga Italia dhe, ditën që t’i priteshin ato thërrime, pushonte së ardhuri rreth, si një mulli që i pritet ujët. Megjithatë, duhej thënë se Shqipëria “po përparon”, që “kombi po lulëzon”, etj.. Në të kremtet kombëtare, patriotët e vjetër, ringjallësit e idesë Shqiptare, ishin harruar krejt dhe, në vent të tyre, duartrokiteshin markat e regjimit, ata që, pak vjet më parë, e kishin luftuar haptazi Shqipërinë si agjentë të imperializmit të huaj.
Gjendja politike që u-krijua pastaj nuk i la shtek djalërisë për një zhvillim të lirë e të pajtuarshëm me kohët.
Një e tillë gjendje pra, rrinte në kundërshtim si nata me ditën me idetë e reja që i vinin djalërisë nga librat e shkollës, nga historia e popujvet të tjerë, nga lëvizjet e jashtme, nga thirrjet për liri që ushtonin nëpër botë, nga romancat, nga radjot, nga kinemaja. Për të gjetur një vent mprojtjeje nga pamjet e shëmtuara që i a vrisnin ndjenjën orë e çast, nga fyerjet që i bëheshin pa pushim, djalëria ish çkëputur shpirtërisht prej regjimit në fuqi dhe jetonte në një kënd mendimesh të sajat. Por romancat që këndohen fshehtazi të thithin më fort dhe të bëjnë me fanatik. Idetë që kapen vjedhurazi, merren shtrëmbët. Shpirti që formohet burgjeve e qilareve, ka një sasi helmi më të madhe nga ai që zhvillohet n’ajër të lirë.
Në Shqipëri nuk pat një kulturë kombëtare të lartë për t’iu mbyllur udhën influencavet mendore të huaja. Në Shqipëri nuk pat një parti të shëndoshë që të bënte politikën e kohës ku të munt të rreshtohej djalëria. Në Shqipëri nuk pat rrahje të lirë mendimesh, ku të mund të fitonte një ide politike të saktë djalëria. Djalëria shqiptare u-formua ashtu si mundi, duke parë andej-këtej, duke mbajtur vesh djathtas e majtas. Prandaj të mos çuditet njeri tani se pse djalëria jonë u-gjent n’atë anarqi mendimesh.
Edhe një shpresë të vogël që kish mbajtur djalëria tek t’arratisurit politikë të 1924-ës, e humbi me ngjarjen e 7 prillit, kur këta heronj të drunjtë na erdhë me hordhitë e huaja dyke thirrur si Arqimedi se e gjetën shpëtimin e atdheut në “suazën e Perandorisë !”. Pastaj u-pajtuan si pa gjë të keqe me njerëzit e “regjimit kundërshtar”, që i gjetën të pa luajtur nga kulltuqet si Senatorët e Romës së Vjetër kur hynë Galët. Këta burra të fortë, me ideale të mëdha, që s’u pajtuan dot kurrë ndënë shkabën shqiptare, u-përqafuan më në funt ndënë shenjat e Liktorit. Dhe ndërsa djalëria përjashta, dhe populli bashkë me të, zjente e buçiste e kërkonte armë për të mprojtur atdhenë e trathëtuar, këta ngriheshin si gjela nëpër sallonet e ministrivet e i fëkonin krahët njeri-tjetrit, të gëzuar sikur kishin pashkë a bajram. Ky qe çasti vendimtar që e ndau si me shpatë pikëpamjen e të rinjvet nga lëmshi i politikës mercenare të të vjetërvet. Dhe për të parën herë djalëria shqiptare, në këtë ndeshje në fushën e provës me klikat e vjetra, dha një reaksion përqethës si hekuri i nxehtë kur futet n’akull.
Pas shpërndarjes së Shoqëris së Bashkimit (në dhjetor të 1924-ës), nuk pat ndonjë tjetër organizatë djalërie me karakter politik, përveç shoqërish sportive aty-këtu, ndonjë shoqërie artistike në Shkodër dhe shoqëria Puna në Korçë. Kjo e fundit përmblidhte sidomos djalërinë e punëtorisë së qytetit dhe fshihte qëllime politike me ngjyrë komuniste. Megjithkëtë, e shtypur dhe e mospërfillur, ashtu siç ish, djalëria shqiptare punohej vashdimisht prej mendimesh të reja dhe dukej që ish një energji e mbyllur e cila, kur të shpërthente më vonë, do të bënte mjaft gjëra të pëlqyera ose të papëlqyera.
Djalëria dhe komunizmi
Kur u-muar vesh komploti i Vlorës më 1932, djalëria pat një përqethje enthusiazmi. Në Lëvizjen e Fierit më 1935, muarën pjesë shumë të rinj, disa prej të cilëvet ishin me idera komuniste dhe disa jo. Por çasti që i shtiri drithmat e vepërimit djalërisë shqiptare dhe ku ajo u-vrumullis e tërë si një trup i vetëm, qe 7 Prilli i 1939-ës. Rrallë herë ka qëlluar të jetë me popullin t’onë ndjenja patriotike aqë e nxehtë dhe e përgjithëshme sa n’ato ditë. Dhe, ndërsa klikat e vjetra mundoheshin t’i mbushnin mendjen popullit se e mira e tij ish të mvarej si mish gjahu në grepat e Perandorisë, djalëria i çpalli luftë të hapët asaj gjendjeje dhe u-mundua të futet në trupin e kombit si një nervature e re, për t’i dhënë tjetër drejtim e tjetër forcë. Ndjekjet filluan shpejt, burgjet u-mbushën me të rinj, një pjesë e tyre çohej n’ishujt e Italisë.
Në fillim, fort pakë nga këta të rinj ishin komunistë. E shumta e tyre ishin demokratë, të mbushur me ide të reja drejtësie e përparimi, të dëshëruar për liri dhe mbarësi kombëtare; ata kishin urrejtje për të kaluarën, kishin urrejtje më të madhe akoma për robërinë ku jetonin, dhe bënin luftë për të çliruar vendin nga të huajtë e për t’i sjellë Shqipërisë një t’arthme me të bukurë, më të lumtur. Dashurija për vleftat kombëtare ka qënë gjithmonë e gjallë në zemrën e këtyre të rinjve. Populli i ynë ka përgjithësisht natyrën dhe karakteret e popujvet të Perëndimit. Nuk ësht oriental me shpirt. Ai prej kohëvet më të lashta e gjer në mbarim të Kohës së Mesme, pat qënë pothuajse vashdimisht në frymë të kulturavet të mëdha greke e latine që i kanë dhënë mendësisë dhe kulturës popullore të tij vija të ngjashme me ato të popujvet të Perëndimit. Sundimi turk ktheu në kulturën orientale vetëm klasën feodale të vendit, por popullit mbarë s’mundi t’i a ndryshojë natyrën. Kujtimi i afërt i robërisë së zezë dhe liria kombëtare e fituar me aqë mundime, s’munt t’a kishin lënë të paprekur zemrën e djalërisë e të mos ia kishin forcuar ndjenjën e dashurisë për atdhe. Prandaj, edhe kur një pjesë e saj anoj më vonë nga komunizmi, s’munt të themi se ish e xhveshur nga ndjenjat kombëtare dhe se e kuptonte marksizmin si një ndërkombëtare të pangjyrë e tiranike. Shumë prej tyre ranë si zoqtë në leqe, në propagandën e komunistëvet të vetdijshëm, që iu a paraqitnin fenë e re si një demokraci të mbaruar që çduk si me magji padrejtësitë shoqërore dhe e bën jetën të lirë e të këndshëme për të gjithë. Një pjesë duke mos patur pregatitje politike të mjaftë, kujtonin se s’prishej punë pse ata luftonin tok me komunistët një herë, gjer sa të çlirohej atdheu nga të huajtë, pastaj çështjet e brëndëshme i zgjithte populli vetë me anën e votës. Disa, të xveretitur nga ngjarjet e 7 Prillit, e kishin humbur besimin tek të gjithë të vjetrit pa përjashtim dhe s’donin të dëgjonin më as për këshillat e urta që iu vinin nga patriotët e Ballit Kombëtar. Pastaj është kot të zgjatemi n’arsyetime të këtilla, komunizmi ish gjëja e re e rrethuar me kurreshtje e mister, ish pemë e ndaluar që të tërheq më fort nga të lejuarat, ish kuti e mbyllur me gjëra të çuditshëme brënda, ish këngë e ditës, romancë e gjallë që të hap udhën e aventuravet, ç’duhet më tepër për të marrë mendjen e të rinjvet ? Të rinjtë tërhiqen më fort nga njeri-tjetri se sa nga këshillat e më të vjetërvet. Sidomos kur është puna për të ecur n’udhë të reja, janë të papërmbajtur dhe e kanë për turp të mbeten prapa shokëvet.
Thamë se në fillim kish fort pakë komunistë të vetëdijshëm në Shqipëri. Këta, më parë bënin tre grupe të ndara, grupin e Tiranës, të Korçës e të Shkodrës. Në ditët e Prillit të 39-ës, muarrë pjesë si të tjerët në lëvizjen e madhe kombëtare kundër shkelësit të huaj. Por më vonë, kur u-duk një çast se Rusia do të mbetej jashtë grindjes evropiane, ata zunë të flasin me simpathi për “popullin gjerman” dhe të shprehen keq për “plutokracitë” e Perëndimit. Nuk deshën të marrin pjesë në një kryengritje të mundëshme shqiptare kundër ushtërisë fashiste, që iu qe folur nga anë e patriotëvet demokratë në kohën e Luftës Italo-Greke. Vetem pas hyries së Rusisë në luftë, kujtuan se tingëlloi ora e revolucionit komunist. Të tre grupet e përmendur më sipër u-bashkuan, pas këshillavet të dy të dërguarve jugosllavë, dhe formuan Partinë Komuniste Shqiptare, në Nëntor të 1941-së. Një vit më vonë, lozën me mjeshtëri kamedinë e “Frontit Nacional-Çlirimtar”, e cila, pas një vjeti tjetër, u-ndërrua në tragjedinë e luftës vëlla-vrasëse.
Djalëria dhe Nacionalizmi
Po të lëmë mënjanë partinë komuniste, e vetmja organizatë që iu paraqit gjatë luftës popullit dhe djalërisë shqiptare me një program përparimtar të kohës, qe Balli Kombëtar. Dekallogu i tij përcaktonte siç duhet çapin historik që duhet të hedhë kombi shqiptar në ditët t’ona. Por, qoftë pse komunizmi, siç treguam më lart, paraqitej me të gjitha tërheqjet e një fesë së re, qoftë pse Ballit Kombëtar i mungoi ajo teknikë organizimi dhe disipline që iu jep partive komuniste strukturë të fortë, qoftë në lidhje me ngjarjet politike të jashtme, lëvizja komuniste mundi të rrëmbejë një pjesë të djalërisë. Kështu e pruri puna që, djalëria shqiptare, e cila ish treguar si një trup i vetëm në ditët e Prillit të 39-ës, të çahej tani më dysh dhe të thyente kokën në mest të saj si dy valë të kundërta.
Lufta që u-nis kundër të huajit dhe që u-zhvillua me aqë lavdi, u-kthye në Vjeshtën e 1943-së në lufte civile. Dhe qe e rreptë, e përgjaktë, fytafyt. Komunistët, që s’njohin besë a virtut, goditnin qenërisht, me nj’egërsi të pashembullt. Por edhe djelmoshat që mpronin traditën e shqipes, nuk ishin të dobët. Të patundur si shkëmp, binin ballë-hapët ndënë thikën e tmerrit si ata kallinjtë e butë që i pret kosa..
Eshtë për t’u-vënë re mirë se, të gjithë luftën këtë rradhë, qoftë atë kundër të huajit për të çliruar vendin, qoftë atë të brendëshmen për të vendosur mbi fatet e popullit, e bënë të rinjtë dhe njerëzit e idevet. Prandaj qe edhe aqë e hovëshme, e tmerrëshme. Këtë rradhë s’pat tjetër shpirt ushtarak në Shqipëri përveç atij që frymëzohej nga një ide kombëtare ose sociale. Bandat bashibozuke që kishin shërbyer si shkop për të marrë fuqinë në duart e njerit a të tjetrit, kur populli shqiptar s’e kish mbledhur vehten akoma nga robëri e shekujvet, këtë radhë u-treguan kashturina që shpërndahen me frymë, si fletët e vjeshtës. Gjak rrodhi atje ku kish mbirë ide. Dhe rrodhi shumë. U-korr lulja e kombit. Nuk mjaftuan ata që ranë në fushën e nderit kur Hysni Lepenica çante malet si Shqiponjë, dhe Safet Butka predikonte fjalën e lirisë duke iu treguar djemvet se si atdheu qëndron mbi të gjitha vleftat e tjera. Nuk mjaftuan ata që mbetën ballë për ballë në luftën vëllavrasëse. Nuk mjaftuan Besnik Çanot e Qeramudin Sulot, Tare Kalot e Hadi Kasimatët, Hytbi Kullrat e Zija Gashët që i këputi pabesisht dorë e vëllait, por pjesën më të madhe e korri dhe po e korr dita-ditës “gjyqi i popullit”, gjyqi cinik i tmerrit dhe i turpit. Një pjesë po kalben burgjevet, të tjerë po vriten akoma malevet.
Eshtë për t’u dridhur e për të qarë nga mallëngjimi kur kujtojmë se ç’zemër tregojnë këta të rinj përpara “gjyqit”, përpara vdekjes. Sikur nervat e tyre janë rrahur e kthyer në tela trimërie. Shpirti i kombit tonë rrallë herë është treguar kaqë i fortë sa në këtë bres. Doni të dini se qysh sillen bijtë e shqipes përpara vdekjes ? Dëgjoni gjyqin e Resul Tozharit e të Namik Mehqemesë, dënuar në Berat në vjeshtën e 45-ës, dhe do të kini pasqyrën e shpirtit djaloshar të sotmë.
Hyn Resuli, i lidhur me hekura, në sallën e gjyqit.
* Pse e luftove Lëvizjen t’onë or shok ? — e pyet djalli-gykatës.
-Ju luftova dhe ju luftonj, tha Resuli, pse populli pritte lirinë prej bijvet të tij e ju i prutë një tjetër formë robërie. Pse populli pritte të delte me rroba dasme për të kremtuar mbarimin e luftës, dhe ju e veshtë me rroba zije. Pse populli pritte t’i jepnit bukë, e ju i muartë edhe atë që kish. Ju që s’latë shtëpi pa zi, që s’latë zemër pa brengë. Ju që përçmuat idealin kombëtar, ju që trathëtuat Kosovën shqiptare. Unë e di se ç’më pret, por po flas fort të më dëgjojë djalëria ; pse fryma ime do të jetojë tek ata, do t’ju luftojë me ata. Pse më shikoni kështu ? Une s’kam frike nga thikat tuaja. Ju, duhet të trëmbeni nga fjalët e mia që ju damkosin si me hekur të kuq. Unë e di se ç’është tirania, kjo bishë e shëmtuar që ushqehet me gjak, që jeton vetëm me gjak. Ju s’munt të qëndroni ndryshe veç duke derdhur gjak, gjersa të mbyteni edhe iu vetë në gjakun t’uaj.
Kështu foli edhe Namiku. Namiku i urtë e i dashur që më parë kish turp kur fliste e skuqej si nuse, tani çfaqej me pamje tjetër, tani i shkrepnin sytë shkëndija si çelniku dhe i luanin rrembat e gjakut në një çfryrje burrërie, pse ish tjetër flakë ajo që e ndiste përbrenda.
Kështu folën. Pastaj të dy bashkë, si ata pëllumbat që i çonin për të therur në tempujt e vjetër, i vajtën vdekjes duke kënduar.
Por djalëria jonë nuk mposhtet në këtë dyel epik. Merr plumba, jep plumba. Sqyfteri i Kosovës, Haki Taha, kërcen në mest të Prishtinës dhe e vret brënda në zyrë Miladin Popoviç-in, organizonjësin e Partis Komuniste Shqiptare, aktorin kryesor të kësaj tragjedije. Pastaj rrethohet, lufton e mbetet. Ndërsa të tjerë shampionë të djalërisë së sotme, si Kazazët e Shkodrës, valavitnin përjashta flamurin e panjollë dhe iu tregonin malësorëvet të Veriut se jeta shqiptare s’duhet të ketë më kuptimin e bajrakut, se malësorët duhet të pushojnë së vrari shoqi-shojnë, malësorët që i këputi skami e mjerimi, malësorët që s’kanë tjetër përveç shpirt e gjak por që edhe gjaku i tyre ka qënë shitur gjer tani si plaçkë tregtie, malësorët që qenë dikur kështjellë e kombësisë, duhet t’i kërkojnë jetës kushte të reja.
Shqipëria do të ketë bukë për të gjithë, jeta do të ketë gëzim edhe për ju të mjerë – thoshte Jupi, i ëmbël e i qeshur si gjithnjë – por duhet t’ia nxjerrim me forcë. A ini burra të fortë pra?
-Po mana, përgjigjeshin malësorët, kena me ia nxerrë me forcë.
Jupi e Seiti, dy nga djemtë më të mirë të mëmës Shqipëri, i filsnin popullit me gjuhën e zemrës, me gjuhën e të riut ; prandaj i fitonin zemrën. Prandaj duheshin, nderoheshin e pasoheshin kudo. Por Kazazët nuk kufizoheshin vetëm në fjalë e këshilla, ata goditnin, sulmonin, donin të brenin vargojt e tmerrit. Në një nga sulmet që i bënë qytetit, mbetën të rrethuar dhe vendosnë të mbarojnë si burra.
Kur partizanët ulurinin “kapini me dorë, me dorë”, Kazazët trima përgjigjeshin: “Mos u-ngutni bre laro të pabesë e të pa-atdhe ; se ideja shtypet po s’thyhet, se flamuri digjet po s’jepet, se trimi vritet po s’kapet”. Dhe duke e ndezur vendin flakë si Oso Kuka, e bënë Shkodrën e rreptë të dridhet edhe një herë si në kohën e trimërivet legjendare.
Kështu mbarojnë djemt e shqipes. Të tjerë shuhen burgjevet. Burgjet e lagët e t’errët po përpijnë si gojë kulçedrash me qindra të rinj e të reja, djem e vajza shqiptare. Po vajzat, vajzat ç’zemër tregojnë. Në krye të tyre qëndron Musine Kokalari. Musineja shkrimtare, Musineja e këndëshme e fjalë-ëmbël që e donte Shqipërinë me tërë thjeshtësinë e zemrës, ashtu siç dinë të dashurojnë vetëm krijesat e fisëshme. Në burgun tjetër dergjet Neti Fuga, trimëresha e malevet. Më tej, veniten të tjera vajza shqiptare. Duket sikur s’venë re fare pse iu fishket bukuria dita ditës mbi dërrasat e ashpëra, dhe gjymtyrët e njoma iu murrëtohen ndë hekura. Ato gëzohen me bukurinë e shpirtit. Shpirti i tyre, i pastër si erë lulesh, i çpon muret e trasha të burgjevet, përhapet e iu ndrin gravet shqiptare si flakë qiriri.
Kjo është rinia e sotme.
Djalëria e Përjetëshme
Për një që s’është mësuar t’i shohë gjërat në vijën e historisë, gjithë ky gjak, i derdhur e tmerron, e bën të humbasë arsyen, kujton se mbaroi kombi. Jo, mos u-trembni, kombi del m’i fortë akoma. Dijeni se historia, kjo ndërtesë vigane, i ka themelet mbi gjak e trupa njerëzish. Vetëm popujt që lëvizin jetojnë, ata që rrijnë në vent janë si stivë mishi që qelbet. Ne patëm fatin të ndodhemi ndoshta në një nga çastet më t’interesëshëm që ka shkuar njerëzia. Popujt sot gjenden në një shtek kapërximi, janë duke bërë një kthesë të madhe drejt një t’arthmeje tjetër. Rrota e jetës sociale nuk kthehet aqë lehtë pa shtypur mijra e milionë njerës. Komunizmi do të jetë ndoshta drithma e fortë që e përshkoj njerëzinë përpara se kjo të kalojë në të tjera fate. Mbajini lart zemrat. Mos thërrisni si çiliminj kur shikoni gjak të derdhur. Asgjë s’shkon humbur në natyrë. Rrebeshi i fortë që grryen malet e kodrat, vesh fushat me lerë të majme. Kur bima e një vere bie e kalbet në dhe, e bën tokën më pjellore për verën tjetër. Kur një brez humbet gjak në fushën e idevet, fiton shpirt aqë herë më shumë, fiton fuqi krijonjëse që i japin kombit, me të çelur të paqes, një tjetër dalldisje lulëzimi. Kur ka qenë populli ynë – flas për në kohët e vona – kaqë i gjallë, dhe kur ka pasur një botë-kuptim kaqë të gjerë sa sot ? Cili bres është treguar m’i hedhur, më trim, më rremba-zjarr nga ky i sotmi ? pse thoni që u-përgjunj kombi kur shpirti i tij është sot m’i fortë se kurrë, është bërë çelnik i zjerë tri herë ? Si s’do të mundë brezi i sotmë pra, ky bres i pjellë nga zjarri, të hapë udhët e s’arthmes, t’a zërë fatin e mirë, atë kalë t’egër, e t’a mbërthejë me pahir në qerren e Shqipërisë ?
Mos kini frikë. Nuk çfaroset djalëria. Nuk shterron burimi i jetës. Vriten një pjesë, të tjerë ngjallen. Ideja jonë sot, ideja që patën mbjellë demokratët e vërtetë, po lulëzon n’atdhe m’e mbarë se kurrë, si një farë e pajtë që e do toka. Forcat e reja që lindin po grumbullohen rreth saj si lulet pas degës. Por edhe ajo pjesë e të rinjvet të mitur që qenë gënjyer pas propagandës së keqe, po kthen n’udhën e drejtë tani që komunizmi e grisi maskën e sirenës këngëtare dhe nxori në shesh fytyrën e ariut. Lajmet nga Shqipëria na thonë se djalëria lëvis si gjithnjë. Oficerë të vegjël, nënoficerë, ushtarë, djem shkollash, djem fshatrash e qytetesh që grumbullohen në punë të detyruara, kërkojnë njeri-tjetrin, afrohen, këmbejnë mendime, ngushullohen, forcohen, organizohen në grupe të fshehtë për t’i dalë zot s’arthmes. Kështu lidhet rrjeta e qëndresës kombëtare, e cila pret nga një ditë në tjetrën kushtrimin e udhëheqësvet demokratë për t’i bërë malet t’ona të gjëmojnë edhe një herë nga klithmat e kryengritjes.
Djalëria dhe politikanët
Por duhet të dijmë se djalëria shqiptare s’duron dot më intrigën e përçarjes në krahina e bajraqe, në fe e fise, mënyra që kanë përdorur të huajtë për të marrë kështjellën t’onë nga brenda dhe sundimtarët e vendit për t’a mbajtur popullin të ndarë në zonë influencash, që kështu të munt t’a shfytëzonin e t’a përdornin pas qejfit si një pronë të tyren. Djalëria shqiptare i ngjit në ballë damkën e trathëtarit kujdoj që mbjell përçarje të këtilla, larove të djeshëm e të sotmë që qenë mësuar të hanë pa kursim mbi trupin e atij populli t’uritur, si hiena në mish të vdekuri.
Djalëria shqiptare i kapërxeu dobësitë e këtyre lloj përçarjeve, ajo tani udhëhiqet vetëm nga dritë e idevet, ajo dridhet e tërë në një frymë, ajo çohet e tërë me një fjalë që nga bjeshkët e vrenjtura të Kosovës gjer tek buzët e qeshura të detit Jonian.
Klikat e vjetra sundonjëse që mbaheshin në fuqi për hir të rrethanavet të ndryshme, ranë, u-shuanë. Edhe ato copra të kalbura që kanë mbetur aty-këtu, s’ushtrojnë më asnjë funksion në jetën e popullit, vetë organizmi i kombit i hodhi poshtë si gjëra të mplakura. Brezi i ri ka hyrë kudo në popull si një nervaturë e re. Të rinjtë e drejtojnë jetën në qytete, të rinjtë po e drejtojnë jetën nëpër fshatra. Ata janë fryma, gjaku që e vë kombin në lëvizje dhe e vënë në lëvizje andej nga mendojnë ata. Një parti politike shqiptare që s’ka me vehte djalërinë, vetë-quhet “parti” dhe bën si ai që kërkon të shartojë mbi kërcu të thatë.
Eshtë për t’u-vënë re se dy ide të mëdha kanë bërë rrugë në brezin e sotmë shqiptar dhe janë tiposur në mendjen e çdo të riu.
E para, ndërsa klikat e vjetra e quanin popullin si një lëndë pa shpirt dhe s’e vinin fare në llogari vullnetin as interesin e tij, veç rregulloheshin në mest tyre duke i mbajtur veshët ngrehur n’agjensitë politike të jashtme për të kuptuar se cilës fuqie të huaj po i vjen rradha të vërë dorë mbi Shqipërinë, që kështu të shpejtonin e t’i bëheshin urë, brezi i ri e ka përqëndruar mendimin e tij brenda në popull, është lidhur e bërë një me popullin, s’njeh tjetër ligj as traditë politike veç interesit të popullit, dhe është i vendosur gjer në vdekje për t’a bërë vullnetin kombëtar të triumfojë mbi çdo lakmi a kanosje imperialiste.
E dyta, brezi i sotmë e ka kuptuar mirë se popujt po shkojnë drejt një rregullimi ndërkombëtar të ri. Udha që kanë marrë qytetërimi dhe zhvillimi ekonomik i kohës s’onë, po i çon kombet, me dashje pa dashje, në një tjetër plan marrëdhëniesh dhe bashkëpunimi. Edhe populli ynë pra duhet pregatitur shpirtërisht për një jetë të re ndërkombëtare. Të rinjtë nuk po i mungojnë kësaj detyre. Ata e dinë se nuk arrihet liri, paqe as mbarësi në botë po nuk u bashkërenditën fuqitë e të gjithë popujvet në njësira politiko-ekonomike më të mëdha.
Përpara Djalëri !
Përpara pra djalëri, se sot duhet forca e jote. Ti je vale e fuqishme që hap udhë pa udhë, që shemp pengesa, që këput vargonj. Ku ka cikllop më të fortë nga ti për të kthyer jetën e popujvet në forma të reja ? Ty s’të përmban asgjë. Ti s’mposhtesh as mbarohesh. Atje ku bie gjaku i një të riu, dalin si nga dheu qindra të tjerë që ndjekin udhën e nisur. Pse fryma që të ve ty në lëvizje, është si frymë e prendverës që çel lule nga do shkon ; pret sa mund drapër’i ashpër, të tjera dalin me vesën e mëngjezit.
Përpara Djalëri ! Pasardhëse e denjë e stërgjyshëvet të tu ; ti që e tregove me prova se e paske gjithënjë në gjak shkëndijën trimërore të të parëvet t’onë që rrëmbenin në fushën e armëvet lavdi përmbi lavdi.
Përpara Djalëri ! E vendosur si gjithmonë, e arsyeshme, e bindur tek udhëheqësit e tu, përpara ! Me shpresë të gjallë, me zemër të fortë, me sy të patrembur, se fatet e Shqipërisë i ke në dorë.
Gazeta FLAMURI, mars-prill 1951
-

Windows 10, lajme të këqia: Çfarë po ndodh
Sipas zërave të fundit, core update e majit për Windows 10 do të mbërrijë me pak vonesë: ja kur do të jetë në dispozicion
Duhej të ishtë dashur të jetë Azhurnimi i April Update 2020. Pastaj, për shkak të koronavirusit, u bë May Update 2020. Tani ka të ngjarë të bëhet June Update 2020. Po flasim për Windows 20H1, domethënë, azhurnimin e parë të madh simestral të këtij viti të sistemit operativ Microsoft.
Pak ditë më parë, në fakt, Microsoft lançoi një azhurnim të vogël të papritur. Kompania nga Redmond nuk ka specifikuar asnjë datë për lançimin në publik të gjerë për final build të April/May Update, por qarkullojnë zëra se do të ketë një vonesë të mëtejshme sepse ka dalë në pah një dobësi e madhe e sigurisë që ka lindur që duhet zgjidhur sa më parë, para se të procedohet me botimin e azhurnimit gjashtë mujor. Nëse më parë supozohej data 12 maj, tani është pothuajse e sigurt që Microsoft nuk do të prezantojë Windows 10 20H1 atë ditë. Të vetmet gjëra të qarta në këtë histori janë dy: e para është se për momentin ka vetëm zëra dhe asnjë lajm zyrtar, e dyta është se Microsoft po ka gjithnjë e më vështirësi të përmbushë afatet zyrtare për azhurnimet simestrale.
Windows 10 20H1: Timeline
Zërat që duken më të besueshëm parashikojnë një rilançim të azhurnimit të majit midis 5 dhe 28 maj. Më 5 maj, Microsoft do ta lëshonte atë për OEM, domethënë, për prodhuesit e kompjuterave që instalojnë sistemin operativ tashmë në fabrikë. Më pas, më 12 maj, May Update do t’i shpërndahej zhvilluesve për testet e fundit ndërsa përdoruesit në masë duhet të presin deri më 28 maj. Nëse respektohen këto data, prandaj, “May Update” për një qime floku nuk do të bëhet “June Update”.
Windows 10 20H1: Të rejat
May Update i Windows 10 duhet të sjellë të reja interesante si për përdoruesit ashtu edhe për zhvilluesit. Për të parët do të jetë spin-off i Cortana, i cili do të bëhet një aplikacion në vete, bazuar në inteligjencën artificiale. Më pas do të ketë një algoritëm të ri për indeksimin e skedarëve, që do të jetë më pak i rëndë për kompjuterët më të vjetër dhe ato pa disk SSD. Së fundi, duhet të ketë një procedurë të thjeshtuar çiftimi për pajisjet Bluetooth. Ndërsa, për zhvilluesit, risia kryesore do të jetë Windows Subsystem for Linux 2, që është një “motor” i ri nativ Linux për të ekzekutuar Windows 10 shumë më mirë, dhe me më shumë funksionalitete, duke përfshirë aplikacionet e shkruara për sistemin operativ të ideuar nga Linus Torvalds.
-

Jennifer Lopez, kërcim alegro me një fustan të bardhë, stil Dirty Dancing
Këngëtarja ka postuar në Instagram një sekuencë fotografie në të cilat kërcen, e gëzuar, me një fustan të bardhë e valëzues për të dërguar një mesazh shprese në këtë moment të errët. Dhe ngjashmëria me Baby në filmin famoz të 1987 është befasues
“Askush nuk mund ta vendosë Baby-n në qoshe”. As virusi, do të shtonim sot ne. Duke e parë mirë, në fakt, duket se ky është mesazhi, jo shumë i fshehur, që lexohet midis rreshtave dhe imazheve të postimit të fundit nga Jennifer Lopez.
Larg look-ut të saj të zakonshëm dhe hiper sensual, këngëtarja u shfaq para botës së instagramit nën një formë të re që, në shikim të parë, sjell ndër mend protagonisten e filmit të famshëm Dirty Dancing. Flokë kaçurrelë të lënë në gjendjen e tyre natyrale, një prerje që mezi prek shpatullat dhe ai fustan i bardhë i shkurtër, tullumbace, që shijon verën, rilindjen dhe dëshirën për të filluar përsëri.
Një veshje që artistja e vesh në postim për të çimentuar në një sekuencë kërcimesh në ajër, dhe për të cilën kemi gjetur disa propozime të ngjashme për të shfaqur – shpresojmë – gjatë verës.
Për kujtimet më pak të zbehura, ajo koreografi e hedhjeve ngjall në kujtesë “kapjen e engjëllit” të Baby me mjeshtrin Johnny Castle, të luajtur nga një Patrick Swayze i paharrueshëm në filmin e famshëm të vitit 1987. J Lo, në postimin e saj në instagram, nuk shkon aq shumë larg, por jemi të sigurt se rezultati do të kishte qenë i jashtëzakonshëm duke parë praninë e tij vullkanike nëpër skenat e gjysmës së botës.
Për më tepër, për të shoqëruar sekuencën festive të fotografive është një mesazh pozitiviteti, i përzier me shpresë, që arrin në një nga momentet e vështira për të gjithë botën. “Në periudha si kjo, kur është e thjeshtë të jesh e rënë shpirtërisht dhe moralisht, mendon se gjithçka shkon keq dhe nuk ke përgjigje për shumëçka … unë kam zakonin të mendoj për tre gjëra për të cilat ndihem mirënjohëse si kur hap sytë ashtu edhe në mbrëmje kur jam në shtrat dhe listoj me zë të lartë gjërat e mira që më ndodhën gjatë ditës. […]” shkruan Lopez.
Një recetë e shëndetshme pozitiviteti për të përballuar këtë epokë pasigurish dhe frikërash. Pa u rrëzuar. Por duke vallëzuar, duke shpresuar për një të ardhme më me dritë.
-

Winnie, qenushja me sytë si të një princeshe Disney
Nëpër rrjetet sociale tashmë është një yll dhe është e lehtë të kuptohet pse: Winnie ka një pamje si prej kartonash që e ka bërë të famshme
Qenushë që i bën njerëzit të çmenden dhe që të gjithë botën të bjerë në dashuri me të, interneti ka shumë, por askush nuk mund t’i rezistojë Winniet të vogël. E racës Cocker Spaniel dhe vetëm disa muajshe (lindi në 28 tetor 2019), Winnie tashmë është një yll në Instagram, ku krenohet me gati 500 mijë ndjekës. Do t’ju mjaftojë thjesht të shikoni një fotografi të tij për të kuptuar se pse: kur hap sytë, shikimi i tij është njësoj si ai i një princeshe Disney, apo një kartoni manga.
Dhe të mendosh që fotografia e parë e Winnie në mediat sociale daton që kur ajo as nuk kishte lindur akoma. Është një ekografi që e ka përjetësuar në barkun e së ëmës. Mendoni për befasinë e pronarëve kur këlyshi hapën sytë për herë të parë, duke zbuluar se jo vetëm që ishin me një ngjyrë të qarta, e të rrethuar nga qerpikët shumë të gjatë. Popullariteti i tij në fakt është rritur dalë ngadalë, ku sa më shumë rritej aq më shumë zbulonte një shikim të parezistueshëm. Mbi të gjitha, duhet të thuhet, se – në vend që të luajë e të vrapojë në kopsht – ulet për minuta të tëra ndenjur për të vëzhguar të zotërit e tij nga poshtë.
Winnie jeton aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe fama e saj ka bërë që shpejt llogarisë së saj të Instagramit i është shtuar ajo – e pashmangshme, duke qenë se bëhet fjalë për rrjetin social më trendi të momentit – në TikTok. Jo vetëm: Winnie është e hapur për çdo ofertë pune dhe është tashmë protagonist i padiskutueshëm i fanartëve të shumtë. Praktikisht, janë të shumtë admiruesit që çdo ditë i kushtojnë asaj vizatime dhe portrete, sepse – pikërisht – falë syve të saj është shumë e përshtatshme. Por, akoma më shpesh, fotot e saj bëhen virale si një urim për një ditë të mirë: për ata që janë me humor të keq, nuk është e lehtë t’i rezistojnë një shikimi kaq “të thellë”. Sfidojmë këdo që të përpiqet ta përmbajë butësinë (por e dimë se është një sfidë e humbur në nisje)!
-

Si koronavirusi po ndryshon Putinin
Duhej të kishin qenë muaj triumfi për presidentin rus, i cili dëshironte të konsolidonte pushtetin e tij, por gjërat shkuan shumë ndryshe
Javët e fundit, në Rusi, popullariteti i Presidentit Vladimir Putin ka rënë gradualisht. Një sondazh i kryer në Mars nga Lavada Center, një organizatë e pavarur që merret me studime statistikore i cili është me seli në Moskë, tregoi se pëlqimet ndaj Putinit ranë me gjashtë pikë përqindje nga shkurti në mars, duke shkuar nga 69 në 63 përqind. Në një sondazh tjetër të kryer në mars nga një ent i kontrolluar nga shteti rus, vetëm 28.3 përqind e të anketuarve e ka përmendur Putinin kur u pyetën të citojnë emrin e një politikani që u ngjall besimin.
Popullariteti i Putinit jo vetëm që po rritet gjatë administrimit të emergjencës së koronavirusit, siç ka ndodhur me disa liderë evropianë, ndër të cilët francezi Emmanuel Macron apo mbi të gjitha gjermania Angela Merkel; por ka filluar një rënie graduale, të cilën asnjë nga qeveria e tij duket se nuk di si ta ndalojë. Ajo që po ndodh “është ndoshta testi më i madh që Putini është përballur në njëzet vitet e fundit të pushtetit”, ka shkruar gazetari Alex Ward në Vox.
Muajt prill dhe maj duhet të ishin një kohë festimesh të lidershipit së Putinit. Më 22 prill, duhej të ishte mbajtur referendumi për të aprovuar një reformë të Kushtetutës që e ka kaluar parlamentin rus, e cila mund t’i lejojë presidentit të mbetet në pushtet edhe për shumë vjet të tjera. Në 9 maj një paradë e madhe ushtarake duhej zhvillohej në Sheshin e Kuq të Moskës për të shënuar 75 vjetorin e fitores së ushtrisë ruse kundër nazizmit. Të dyja ngjarjet janë shtyrë për shkak të epidemisë së koronavirusit, e cila në Rusi deri më tani ka shkaktuar afro 100 mijë raste të konfirmuara dhe rreth një mijë vdekje.
“Koronavirusi ka ndryshuar gjithçka”, ka shkruar Andrew Higgins, reporter i New York Times. Për njëzet vjet Putini ka dashur të tregohet si njeri i veprimit, si një udhëheqës hiperaktiv gjithnjë i gatshëm të përballet me armiqtë e tij si brenda dhe jashtë vendit. Sot, përballë kërcënimit të koronavirusit, duket se reagon pasivisht, pa ditur se çfarë të bëjë.
Sipas Higgins, pandemia është duke evidentuar atë që ka qenë gjithmonë dobësia më e madhe e Putinit: mungesa e interesit për problemet e brendshme të Rusisë, për shembull për spitalet e rrënuara, për varfërinë që është përhapur në të gjithë vendin dhe rënien prej vitesh të të ardhurave reale të rusëve. Përveç shfrytëzimit kapilar dhe një kontrolli të gjerë mbi median dhe shtypjes sistematike të kundërshtarëve, Putini e ka ndërtuar popullaritetin e tij ndër vite në idenë e rikthimit të Rusisë në statusin e një fuqie të madhe, e cila u rrënua pas përfundimit të Bashkimit Sovjetik. Por, me pandeminë e koronavirusit e bërë shqetësimi kryesor i shumë qytetarëve rus, sukseset në politikën e jashtme duket se kanë humbur rëndësinë, dhe për Putinin duket se është bërë gjithnjë e më të vështirë të akuzojnë Perëndimin për çdo dështim.
Për momentin, ai është kufizuar në bërjen e daljeve të përditshme në televizione nga vendbanimi i tij jashtë Moskës, por ia ka lënë të tjerëve detyrën që të njoftojnë publikisht futjen e kufizimeve për udhëtimet dhe masave të tjera shumë të dhimbshme për ekonominë. Mark Galeotti, një analist ekspert i Rusisë, tha se dhënia gjithnjë e më shumë përgjegjësi zyrtarëve lokalë dhe paraqitja “gjithnjë e më pak presidenciale” po e bën Putinin më të dobët: rreziku për fuqinë e tij nuk është aq shumë ai i protestave të mëdha popullore, shtoi Galeotti, por e një “rrënimi të legjitimitetit”.
Epidemia e koronavirusit në Rusi nuk ka arritur ende kulmin, tha vetë Putini të martën, dhe situata në shumë spitale të vendit mund të përkeqësohet në ditët në vijim.
Sipas disa vlerësimeve të raportuara nga Vox, që nga fundi i kësaj jave, shtretërit në terapitë intensiv të spitaleve ruse nuk mund të jenë më të mjaftueshëm për të akomoduar të gjithë pacientët e infektuar rëndë me COVID-19, sëmundje e shkaktuar nga koronavirusi. Për më tepër, shumë institucione të kujdesit shëndetësor janë në vështirësi të mëdha për arsye të tjera, si mungesa e makinerive mjekësore dhe pajisjeve mbrojtëse personale për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Përgatiti: Dardan MITROVICA
-

Steve FORBES – Less is more
Pyetja tjetër është se çfarë duhet të bëhet pasi të ketë mbaruar kriza e koronavirusit dhe duhen bërë llogaritë me përpjekjet e Uashingtonit për shpëtim.
Për të pasur përgjigje, duhet – por nuk do ta bëjmë – ti vëmë veshin disa prej mësimeve kryesore të trashëguara nga depresioni i kapërcyer midis viteve 1920 dhe 1921.
Pas Luftës së Parë Botërore, Shtetet e Bashkuara pësuan një bum inflacionar. Flluskë kishte shpërthyer, veçanërisht pasi Federal Reserva ngriti ashpërsisht normat e interesit. Ekonomia u rrëzua dhe papunësia u rrit në rreth 20%.
Si reagoi qeveria federale? Siç tregon James Grant në The forgotten depression – 1921: The crash that cured itself, e tij, Uashingtoni bëri të kundërtën e asaj që ekonomistët do të rekomandonin të bënin sot. Shpenzimet u ulën, u shkurtuan taksat; ligjet e vendosura gjatë konfliktit u revokuan dhe kompanitë e shtetëzuara, kryesisht hekurudhat dhe kompanitë telefonike, iu kthyen pronarëve të tyre të ligjshëm. Dollari, megjithatë, nuk u zhvlerësua. Kësisoj, ekonomia u rimëkëmb shpejt.
Kishim arritur në okupim të plotë dhe zhurma e viteve 1920 ishte duke u zhvilluar. Shtetet e Bashkuara përjetuan një nga epokat më inovative në historinë e tyre.
Reagimi i Uashingtonit ndaj Depresionit të Madh një dekadë më vonë ishte në kontrast të plotë: shpenzimet u rritën në mënyrë dramatike, taksat u rritën, u krijuan burokraci të reja dhe bizneset u nënshtroheshin rregullave të reja dhe viheshin vazhdimisht nën presion nga entet rregullatore.
Erdhën kohëra të vështira dhe ringjallja e vërtetë nuk ndodhi deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Në fakt, e gjithë katastrofa ishte shkaktuar nga gabimet qeverisëse të aktivistëve politikë.
Në 1929 presidenti i ri, Herbert Hoover, dëshironte të bënte diçka për fermerët në vështirësi dhe mendoi se futja e tarifave për importet bujqësore do të funksiononte. Kongresi, duke vepruar siç bëjnë derrat e uritur, rriti në mënyrë të paparë taksat për mijëra artikuj të importuar. Ndërsa legjislacioni çante rrugën e tij përmes Kongresit, tregu aksionar – që reagon ndaj perspektivave të ardhshme – u shkatërrua.
Kur Hooveri nënshkroi Smoot-Hawley Tariff Act, vendet e tjera reaguan, duke shkaktuar një luftë tregtare ndërkombëtare. Ekonomitë, amerikane dhe të huaja, filluan të vuajnë. Hoover u përgjigj me një aktivizëm të papreçedentë qeveritar. Pasardhësi i tij, Franklin Roosevelt, e fuqizoi akoma më shumë këtë aktivizëm. Kriza ecte përpara.
Pas Luftës së Dytë Botërore, frika e një recesion i ri bëri që shumë njerëz të dëshironin politika të ngjashme me ato të ndërmarra nga Hoover. Por më pas bëmë të kundërtën: buxheti u zvogëlua në mënyrë të pamëshirshme, taksat mbi të ardhurat e çifteve u përgjysmuan, kontrollet e kohës së luftës u eliminuan shpejt, ligjet e punës anti-tregti të New Deal-it u ndryshuan dollari mbeti i lidhur me floririn. Edhe pse miliona veteranë u rikthyen shpejt në punë të detyruar, papunësia mbeti e ulët.
Duhet t’i marrim si shembull këto përvoja eksperienca. Duhet të zbatohen bëhen ulje të mëdha fiskale dhe sistemi progresiv i taksave të zëvendësohet nga një taksë e sheshtë. Vlera e dollarit duhet të stabilizohet, mundësisht duke rizbuluar mençurinë e Albert Hamilton duke e fiksuar vlerën e dollarit në flori. Ligjet tregtare kufizuese të masave të ushtruara kundër Covid-19 duhet të autorizohen ose hiqen pasi të përfundojë kriza. Duhen rinovuar përpjekjet rigjeneruese.
Është e thjeshtë. Siç tregon Nathan Lewis në The Magic Formula, ekonomitë që kanë norma të ulëta fiskale dhe monedhë të qëndrueshme prosperojnë më shumë sesa ato që nuk i kanë. Gjithmonë./ editoriali i Forbes, Maj 2020/ Përgatiti Dardan MITROVICA
-

Madonna për fansat: “Edhe unë u infektova me koronavirus, kam antitrupa”
Popstari përmes mediave sociale thotë se i është nënshtruar testit: “Zbulova se kam zhvilluar antitrupat”. Aktualisht është në karantinë në Portugali me fëmijët e saj. Qëllimet e saj? “Do të bëj një udhëtim të gjatë me makinë, do ta ul xhamin e dritares dhe do të thith ajër Covid-19”
Madonna është e bindur: edhe ajo ka qenë infektuar nga Covid-19. Ua tha fansave dhe ndjekësve me një video bardhëezi të ndarë në profilin e saj në Instagram: “Bëra një test ditën që shkoi dhe zbulova se kisha të zhvilluar antitrupa ndaj koronavirusit. Kështu që paskam qenë e infektuar”, thotë ylli i popit. Ajo dhe fëmijët e saj kanë qenë në Portugali në karantinë që nga 16 marsi.
61-vjeçarja nuk dha detaje të mëtejshme, as nëse gjatë javëve të kaluara ka pasur simptoma, as nuk shpjegoi se si dhe ku mund të kishte kontraktuar me virusin.
Zonja Ciccone u mjaftua duke thënë: “Nesër do të bëj një udhëtim të gjatë me makinë, do të ul xhamat e dritares dhe do të thith ajër Covid-19. Po. Shpresoj që dielli të shkëlqejë”.
Disa javë më parë, Madonna kishte folur për pandeminë (nga vaskë e saj) duke e përkufizuar atë – jo pa shkaktuar polemika – demokratike: «Covid-19 nuk llogarit sa e pasur je. As se sa e famshme je, sa e bukur je, sa e zgjuar je, ku jeton, moshën, historitë e çmendura që ke për të treguar. Ai është një nivelues i shkëlqyeshëm».
-

David Beckham, 45 vjet mes outfit posh dhe ulengritje stili
Është e vështirë të pranohet, por David Beckham, arbiter elegantiarum i Mijëvjeçarit të Tretë, e ka njollosur veten me krime kundër modës. Për fat të mirë, outfit-et e panjolla e kanë barazuar faturën. Më 2 maj ai mbush 45 vjeç dhe ne ju tregojmë dy anët e medaljes së tij couture
Me stil, cool, à la page, fashion icon, mashkulli më elegant i vitit 2013 për GQ Germany, mashkulli më seksi i vitit 2015 për People. Ok, e dimë që David Beckham sot mund të veshë shumë një tufë gjërash dhe të bëhet i dëshiruari i modës së momentit. Nga një It Factor ngurrues, duke nga fundi i viteve 90 e këtej është imponuar gjithkund, red carped pas red carped, si referencë-à-porter e të gjithë gjinisë mashkullore, duke u identifikuar menjëherë me prototipin absolut të një metrosexuali në fillim të mijëvjeçarit. Legjenda e futbollit më 2 maj mbush 45 vjeç dhe padyshim mbetet një nga djemtë më hot dhe të mirëveshur në qarkullim, nuk e duan disa farë… Harry Styles dhe Timothée Chalamet, por…
Ashtu si vera e mirë, David përmirësohet nga viti në vit. Thjesht përmirësohet. Sepse disa nga outfit-et e tij të hershme midis fundit të viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000 janë më shumë se të diskutueshëm. Atë kohë ishin ende të largët, kostumet e përshtatura për të vënë ulërimën, smoking-ët dhe ato tightet fan-tas-ti-kë: në të kaluarën e tij ka gjurmë të bluzave të mëndafshit të boy band style, pantallona të madhësive të gabuara, sarong indoneziane, abuzim me lëkurën, grupe kombinime të pakuptimta dhe një kostum dhëndëror vjollcë en padant me gruan e tij Victoria. E paimagjinueshme të mendosh sot se vite më parë, në vitin 1999, le couple goals që mburret me përpjekjet e shumta për të imituar stilin në botë, ka prerë tortën me një saber shpatë dhe në një total double look ultravjollcë (nga Antonio Berardi). Jo, nuk janë filtra Instagrami, kështu ka qenë vërtetë dhe statusi i çiftit pop i hyri shumë në punë.
Pikërisht Victoria, sipas Davidit, ka qenë ajo me kalimin e kohës i ka mësuar të shoqit rrugën e duhur të shijes së mirë në fuqi maksimale, e shtuar me outfite fantastikisht posh. Aq sa sot, ish-futbollisti mbetet një bomber i stilit të një mijë shpirtërave. Futet këtu, Beckham motoçiklisti alla Steve McQueen (pika e tij e referencës couture), hipsteri i Brooklyn, James Bond Beckham dhe British gentelman. Brand i vetvetes, këtë pranverë ka lançuar linjën e tij të syzeve të diellit, DB Eyewear dhe, natyrisht, kujtojmë të gjitha bashkëpunimet e tij të modës ndër vite: nga H&M te Kent&Curwen, nga Adidas te Belstaff, e deri tek Emporio Armani, etj. me siguri ajo më outfit, ndër të gjitha, që na kanë goditur dukshëm. (Outfit na goditën, eh?).
Pasi e bëmë të qartë se si ai askush nuk ka veshur çfarë t’i dalë përpara, leksionet e tij të stilit duhet të studiohen në shkollë. Nga mënyra se mbahet një veshje klasike e pakohë deri në numrin e parë nga ku filluam: stili mund të evoluojë.
Për të festuar 45 vjetët e tij, ne kemi mblodhëm në galeri look top-ët e tij dhe, për par condicion, edhe ato flop. Nxitoni të admironi veshjet që të gjithë burrat në botë duhet t’i katalogojnë nëpër file dhe t’i kopjojnë nëse është e nevojshme dhe ato që absolutisht duhen fshirë. Surprizë: krimet kundër modës nuk janë thjesht një e kaluar. Por nëse në modën për meshkuj gjithçka tashmë gjithçka lejohet, ndoshta e njejta mund të aplikohet më shumë për të.
