Shkenca zbulon ditën perfekte për gjithçka: Kur të martoheni, të lini duhanin dhe të kërkoni rritje rroge

… për të lësh duhanin, për t’u martuar, për të kërkuar rritje rroge, për të bërë pazar e për të bësh dashuri. Studimet shkencore tregojnë se cili është momenti ideal për të kryer gjërat e përditshme. Ja si ndikojnë stresi, hormonet dhe rutina javore në vendimet dhe suksesin tonë

GazetaTjeter
9 Min lexim
9 Min lexim
Vini re: GazetaTjeter.com mund të përmbajë lidhje partnere, në formën e popup-eve, apo njoftimeve të ndryshme, që do të thotë se mund të fitojë një komision nëse klikoni mbi këto lidhje. Ne ju kërkojmë të klikoni disa herë gjatë ditës mbi këto produkte, vlera e të cilatve përveçse shumë informative për ju, besojmë se do t'i japë një dorë të mirë mbarëvajtjes së punës sonë. Mbështetja juaj vlerësohet!!

sq Albanian / en English / it Italian / fr Français / es Español / pt Português / ru Русский / ar العربية / de Deutsch / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / hi हिन्दी

Do që t’i kërkosh shefit një rritje page? Më mirë provoje të mërkurën. Të nisësh një kurs yoga apo relaksimi? Vendose të hënën në kalendar. Të caktosh datën e martesës? Ceremonia është më mirë të organizohet të premten. Sot dihet se ekziston një ditë ideale për shumë veprime të zakonshme, si të bësh pazaret apo të shkosh në restorant — të martën, kur produktet janë më të freskëta — për t’iu përkushtuar sportit, por edhe për të planifikuar ngjarje të rëndësishme të jetës. Këtë nuk e mbështesin vetëm sondazhet e tregut dhe qindra intervista të mbledhura nga shoqata britanike e konsumatorëve Which?, por edhe studime të shumta shkencore. Ja, sipas kërkimeve, cilat janë momentet më të mira për të bërë gjërat.

E hëna: Sport dhe kohë për veten

T’i kushtohesh sportit, një aktiviteti manual e relaksues, të dëgjosh muzikë apo thjesht të mendosh për veten. Të gjitha këto janë më mirë të bëhen të hënën. Arsyeja? Sipas London School of Economics, e hëna është dita më kritike për nivelin e stresit, i cili rritet ndjeshëm pas fundjavës. Sipas studimit, në këtë ditë rriten me 20 për qind mundësitë për të pësuar infarkt. Pikërisht për këtë, është momenti ideal për aktivitete çlodhëse dhe rikuperuese.

E marta: Planifiko angazhimet

Dita më e mirë për të organizuar detyrat dhe angazhimet është e marta. Një kërkim i London School of Economics, i publikuar në revistën amerikane Psychology Today, tregon se kjo është dita kur njerëzit janë më produktivë dhe më të përgatitur për të përfunduar sa më shumë punë. Sipas shoqatës amerikane US Society for Industrial and Organizational Psychology, të martën është më aktive hemisfera e majtë e trurit, ajo që lidhet me organizimin dhe planifikimin. Studiuesit shpjegojnë se pikërisht në këtë ditë fillon planifikimi më rigoroz i javës së punës dhe aktiviteteve familjare, pas apatisë së së hënës që zakonisht pason fundjavën.

E mërkura: Takimi i parë

Për takimin e parë romantik, zgjedhja ideale është e mërkura. Kështu pohon London School of Economics, e cila ka intervistuar tetë mijë beqarë: mbi 40 për qind e tyre e konsiderojnë këtë ditë si më të përshtatshmen për të kuptuar nëse ekziston përputhshmëri mes dy personave. Arsyeja? Dalja të mërkurën krijon mundësinë për t’u njohur para takimit tradicional të së premtes në mbrëmje, duke lënë kohë për të reflektuar mbi atë që keni të përbashkët. Për më tepër, nëse “kimia” nuk funksionon, mbetet ende koha për të organizuar një dalje tjetër me miqtë, pa “djegur” fundjavën.

Të kërkosh një rritje page

Nëse dëshiron më shumë shanse për të marrë një rritje page, provo ta kërkosh të mërkurën. Sipas London School of Economics, në këtë ditë drejtuesit janë më të predispozuar për të dëgjuar, pasi nuk janë më të përfshirë në organizimin e javës — si të hënën dhe të martën — dhe ende nuk kanë filluar të mendojnë për fundjavën. Një sondazh i agjencisë britanike Office Angels tregoi se shtatë nga dhjetë drejtues deklaruan se janë më të gatshëm të pranojnë kërkesa për rritje page pikërisht të mërkurën.

E enjtja: Bëj dashuri

Takimet romantike? Janë më intensive nëse planifikohen të enjten në mëngjes. Sipas një studimi të London School of Economics, në orët e para të kësaj dite rriten nivelet e kortizolit, hormoni që zgjon organizmin pas gjumit — përfshirë edhe funksionet seksuale. Ekziston madje edhe një orar ideal: mes orës tetë dhe nëntë të mëngjesit, testosteroni, estrogjeni dhe endorfinat arrijnë kulmin, duke qenë pesë herë më të larta se në orët e tjera të javës. Por pse pikërisht e enjtja? Studiuesit thonë se është dita kur njerëzit fillojnë të ndiejnë afrimin e fundjavës. Mendimet pozitive dhe niveli më i ulët i stresit ndikojnë pozitivisht edhe në jetën intime.

E premtja: Martohu

“Mos u marto as të premten, as të martën”, thotë proverbi i vjetër. Por në realitet, organizimi i ceremonisë të premten sjell një avantazh të madh: sipas një studimi të shoqatës së konsumatorëve Which?, çiftet mund të kursejnë deri në 50 për qind krahasuar me një ceremoni të zhvilluar të shtunën apo të dielën. Një fitim jo vetëm për portofolin, por edhe për nivelin e stresit.

Lër duhanin

Vendimet e rëndësishme merren më mirë të premten. Një studim i publikuar në British Medical Journal tregoi se kjo është dita kur niveli i stresit është më i ulët, ndaj konsiderohet ideale për vendime të rëndësishme si lënia e duhanit. Megjithatë, nuk është dita më e mirë për të nisur një dietë: në këtë rast rekomandohet e diela ose, maksimumi, e hëna. Një studim mbi dy mijë persona tregoi se ata që nisën dietën të dielën humbën mesatarisht 3.2 kilogramë në tri javë dhe 88 për qind e tyre ruajtën peshën ideale.

E shtunë-e diela: Dërgosh e-mailet e rëndësishme

Nëse dëshiron që një e-mail personal — jo pune — të lexohet me më shumë vëmendje, dërgoje të dielën. Këtë e mbështet një studim i agjencisë britanike Emarketer: e diela është dita kur njerëzit kalojnë më shumë kohë duke kontrolluar postën elektronike dhe lexojnë me më shumë kujdes mesazhet. E mërkura, përkundrazi, është dita kur e-mail-et shpesh injorohen: norma e hapjes është vetëm 23 për qind, kundrejt 30 për qind të së dielës.

Nga e hënë në të dielë: Provoni të ngjizni një fëmijë

Është më mirë ta provosh nën jorgan gjatë muajve më të ftohtë. Kjo konfirmohet nga shumë studime, të cilat krahasojnë të dhënat e shkallës së lindjeve në të katër stinët. Rezultati: muajt më të mirë për t’u ngjizur janë dhjetori, janari dhe shkurti, më të ftohtët e vitit. Gjatë verës, përveç një rënieje të dëshirës seksuale për shkak të temperaturave të larta dhe lodhjes gjatë marrëdhënieve seksuale që vijnë nga humbja e kripërave minerale përmes djersës, studiuesit theksojnë edhe se nxehtësia zvogëlon numrin dhe lëvizshmërinë e spermatozoideve, duke ndryshuar kështu pjellorinë. Për më tepër, nëse aspirantët për prindër synojnë të sjellin në botë një fëmijë me një të ardhme lideri, ata duhet të përpiqen ta ngjizin atë të shtunën. Sipas ONS, agjencisë britanike të statistikave, gjashtë nga 21 kryeministrat e zgjedhur që nga viti 1900 kanë lindur në këtë ditë të javës.

dhe ora më e mirë që…

të blesh këpucë të reja

Në fund të pasdites, kur këmbët janë pak më të enjtura dhe këpucët e reja nuk do të duken të ngushta ditën tjetër.

të luash një instrument muzikor

Pas orës 17:00, kur koordinimi mes duarve dhe shikimit arrin nivelet optimale.

të vizitosh Mona Lizën në Louvre

Të dielën në orën 09:00 të mëngjesit, kur shumica e turistëve dhe vetë parisienët janë ende në gjumë.

të postosh në Facebook apo Twitter

Nëse dëshiron më shumë shikueshmëri, ora ideale është 17:00, kur regjistrohet kulmi i lidhjeve online.

t’i nënshtrohesh një operacioni kirurgjikal

Më mirë në mëngjes. Deri në orën 15:00, bashkëpunimi mes stafit mjekësor dhe përqendrimi i kirurgëve janë në nivelet më të larta.

Këto këshilla janë mbledhur nga gazetari amerikan Mark Di Vincenzo në librin Buy Ketchup in May and Fly at Noon: A Guide to the Best Time to Buy This, Do That and Go There. Autori ka analizuar qindra intervista dhe studime për të kuptuar ditët dhe orët më të mira për aktivitetet e përditshme. Për shembull, dhëmbët duhen larë një orë pas ngrënies për të mos dëmtuar smaltin, i cili ndikohet nga acidet e ushqimeve. Ose matematika mësohet më mirë menjëherë pas mësimit, kur niveli i përqendrimit është ende i lartë dhe informacioni fiksohet më lehtë në kujtesë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *