Olimpiada donte vetëm djalin e saj Aleksandrin e Madh dhe urrente gjithë të tjerët

E fortë, xheloze, hakmarrëse: natyra pasionante e Olimpiadës, nënës së Aleksandrit të Madh, ishte forca, por edhe dënimi i saj: bëri të vritej çdo armik dhe kundërshtar, por pas vdekjes së saj mbeti e izoluar dhe edhe ajo u vra

GazetaTjeter
7 Min lexim
7 Min lexim
Vini re: GazetaTjeter.com mund të përmbajë lidhje partnere, në formën e popup-eve, apo njoftimeve të ndryshme, që do të thotë se mund të fitojë një komision nëse klikoni mbi këto lidhje. Ne ju kërkojmë të klikoni disa herë gjatë ditës mbi këto produkte, vlera e të cilatve përveçse shumë informative për ju, besojmë se do t'i japë një dorë të mirë mbarëvajtjes së punës sonë. Mbështetja juaj vlerësohet!!

sq Albanian / en English / it Italian / fr Français / es Español / pt Português / ru Русский / ar العربية / de Deutsch / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / hi हिन्दी

Përpara se të quhej Olimpiadë, nëna e Aleksandrit të Madh kishte emrin Mirtalë. Mburrej me një origjinë gjysmë-hyjnore si pasardhëse e Neoptolemit, djalit të Akilit, dhe e Andromakës, vejës së Hektorit. E lindur në Epir dhe e mbetur jetim në moshë të re, ajo u dha për nuse nga xhaxhai i saj Ariba te mbreti i Maqedonisë, Filipi II. Ishte ky i fundit që i vendosi emrin Olimpiadë për kujtim të fitores së tij në garën e karrocave në Olimpi. Sipas traditës, dasma do të ishte konsumuar në një shenjtërore nëntokësore në ishullin e Thasos, kushtuar ritet barbare dhe orgjiastike të Dionisit thrak, ndaj të cilave mbretëresha e re mbeti e dhënë pas për tërë ekzistencën e saj. Sipas dëshmisë së Plutarkut, në procesionet dionisiake Olimpiada do të kishte kërcyer e mbështjellë me rrotullat e gjarpërinjve. Ishte ndoshta nga këto sjellje që e pati origjinën miti sipas të cilit nuk do të kishte qenë Filipi ai që e la shtatzënë, por Zeusi personalisht në formën e një gjarpri. Filipi, në realitet, i urrente ato rite që e shtynë madje ta kthente mbrapsht në Epir, nga ku më pas e thirri sërish duke marrë vesh se ishte shtatzënë. Olimpiada ishte vetëm 19 vjeç kur lindi Aleksandrin dhe fill pas tij Kleopatrën.

⚔️ Midis gruas dhe burrit

Marrëdhëniet midis Filipit dhe Olimpiadës nuk ishin të lehta, ndonëse ndoshta ishin të lidhur midis tyre nga një tërheqje e fortë fizike: ajo ishte impulsive, agresive, xheloze dhe hakmarrëse. Aleksandri sigurisht që i ngjante nga pikëpamja pasionante, por kishte trashëguar nga i ati edhe një anë racionale që bënte prej tij një strateg të ftohtë dhe të kthjellët. Nga ana tjetër, nëse Filipi e urrente teprimin dionisiak të Olimpiadës, ajo nuk duronte që ai të kishte aq shumë gra dhe kur vendosi të martohej me Euridikën e vogël në moshë, vajzën e Atalit, një prej gjeneralëve të tij, masa u mbush: Aleksandri mori në mbrojtje nënën e tij dhe iku në Epir me të, por u kthye në atdhe për martesën e të atit, gjatë së cilës Filipi u vra.

🏛️ Pas vdekjes së Filipit

Dyshimet më të mëdha ranë mbi Olimpiadën, por Aleksandri u ngjit në fron dhe zbatoi planin e të atit lidhur me luftën në Azi. Në Maqedoni la në të kundërt Antipatin, një gjeneral të gardës së vjetër, duke ruajtur një marrëdhënie të përzemërt me nënën, së cilës i nisi gjithmonë dhurata dhe i shkroi letra të ndjera, pa e lejuar kurrë që të përzihej në politikë. Nga ana e saj, Olimpiada vazhdoi të merrej me çështjet personale të Aleksandrit duke u ankuar për trajtimin që i rezervohej nga regjenti Antipat, i cili lidhur me këtë i shkroi mbretit një letër të zjarrtë. Aleksandri do t’i kishte kthyer përgjigje: «Antipati nuk e di se një lot i vetëm i nënës sime vlen më shumë se një mijë letra si kjo».

🕯️ Pas vdekjes së Aleksandrit

Aleksandri vdiq në vitin 323 para Krishtit në moshën vetëm 32-vjeçare. Pas vdekjes së tij pasuan ngjarje të ndryshueshme në të cilat Olimpiada mbështeti herë njërin e herë tjetrin prej pretendentëve të fronit. Pas vdekjes së Antipatit mbështeti regjentin e ri Poliperkontin dhe kërkoi të lidhte me veten Perdikën duke i premtuar dorën e vajzës së saj Kleopatrës. Më pas, megjithatë, Perdika vdiq dhe Olimpiada u këshillua të vendosej në kryeqytet, ndërsa ish-sekretari i Filipit dhe i Aleksandrit, Eumeni, e niste të qëndronte në Epir me Roksanën, vejën e Aleksandrit dhe nënën e Aleksandrit IV. Situata ishte e turbullt: kishte zbritur në fushë Kasandri, djali i Antipatit, i anësuar nga Filipi Arideu, gjysmëvëllai i Aleksandrit. Më pas, e shoqëruar nga një ushtri epirote, mbretëresha Olimpiadë u përball me Nikanorin, vëllain e Kasandrit, dhe Filip Arideun, regjentin e perandorisë.

👑 Askush të mos e prekë Olimpiadën

Ushtria maqedonase refuzoi të luftonte kundër nënës së Aleksandrit, e konsideruar si nëna e një zoti, dhe ishte prandaj e lehtë për të që të zinte robër si Arideun me të shoqen Euridikën, ashtu edhe Nikanorin, dhe fill pas kësaj t’i jepte vdekjen së bashku me shumë prej ushtarëve të tyre, të cilët ishin pjesërisht veteranë të fushatave të Aleksandrit: një gabim që do të duhej ta shmangte. Në të kundërt, Olimpiada u tregua e pamëshirshme, e dhunshme dhe hakmarrëse. Pastaj u vendos në fortesën e Pellas në kryeqytet, ku u arrit nga Roksana dhe nga i vogli Aleksandër IV që kërkonin mbrojtje ndërsa Diadokët (dhe domethënë gjeneralët maqedonas të Aleksandrit) ndanin mes tyre perandorinë e tij. Ndërkohë Kasandri kishte lënë Peloponezin dhe po ngjitej drejt veriut për ta rrethuar në Pella.

🍂 Akti i fundit

«Në rast se do të duhet t’i ndodhë diçka fëmijës (Aleksandrit IV) Maqedonia do t’i kalojë Kasandrit», kështu thoshte një klauzolë në traktatin e Qipros. Kur Aleksandri IV ishte në prag të të 16 vjetëve, moshë që do t’i lejonte të mbretëronte, natyrisht Kasandri sulmoi Olimpiadën, e cila nëse nuk do ta kishte bërë veten të urryeshme, do të kishte mundur të llogariste te miqtë dhe aleatët. Në të kundërt u gjend plotësisht vetëm. E rënë në duart e Kasandrit, u hodh në gjyq për shkak se kishte vrarë Filip Arideun, regjent në pritje që Aleksandri IV të ishte në moshë për të mbretëruar. Olimpiada kërkoi të mbrohej por iu ndalua. Kasandri dërgoi ushtarë maqedonas për ta vrarë, por këta refuzuan; atëherë dërgoi të afërmit e ushtarëve të vrarë prej saj pas fitores mbi Nikanorin dhe Arideun dhe këta e mbytën. Më pas Kasandri bëri të vriten si Roksana ashtu edhe Aleksandri IV. Pasardhësit e Aleksandrit të Madh ishin shuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *