GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Ajo gjysëm planeti, që është më mirë pa ne

Një hulumtimi i ri ka hartësuar zonat e virgjëra që mund të mbrohen akoma prej dorës së njeriut. Rezultatet japin shpresë: një gjysmë e mirë nuk është prekur ende në mënyrë të pariparueshme nga aktivitetet tona

Plazhe, male, kodra dhe fusha. Nuk ka rëndësi ku hedh sytë: tani është e vështirë të gjesh një mjedis plotësisht të mbrojtur prej dorës së njeriut, qoftë në urbanizim, shfrytëzim burimesh, bujqësi apo bagëti. Është po aq e vërtetë që ndodhemi në një pikë vëzhgim shumë të veçantë: Evropa ‘e vjetër ’, prej mijëra vjetësh e zbutur për nevojat njerëzore. E mbi të gjitha, shtëpia e revolucionit industrial që ka përshpejtuar në mënyrë drastike ndotjen dhe shfrytëzimin e burimeve të Planetit tonë. Pra, duke zgjeruar vështrimin edhe në pjesën tjetër të botës, sa pjesë nga toka është akoma e mbrojtur nga ndikimi ynë i dëmshëm? Një studim i ri nga National Geographic Society është përpjekur të përgjigjet duke ndërthurrur të dhëna nga 4 përpjekjet e fundit për të hartuar ndikimin e aktiviteteve njerëzore në planet. Dhe rezultatet, të botuara në revistën Global Change Biology, tregojnë për rreth gjysmën e Tokës që tashmë është shënjuar në mënyrë të përhershme nga prania jonë, dhe me gjysmën tjetër, që akoma mund të shpëtohet, duke vepruar shpejt dhe me vendosmëri.

Të dhënat e përdorura nga studiuesit për të vlerësuar përqindjen e pjesës së ‘antropizuar’ të Tokës vijnë nga katër database të mëdha të krijuara vitet e fundit nga grupe të tjera kërkimore. Përpjekje për të hedhur në hartë ndikimin tonë në Planet të cilat, ndonëse janë bërë me metodologji të ndryshme, japin rezultate shumë të ngjashme, andaj, ndoshta të besueshme. Duke mbledhur të dhënat e analizuara, studiuesit llogaritin se rreth 50% e botës është akoma në një situatë me ndikim të ulët të aktiviteteve njerëzore, pra akoma e rikuperueshme me ndërhyrjet e nevojshme mbrojtëse. Ndërsa vetëm një përqindje, midis 20-34% e tokave të shfaqura të pambuluara nga akulli shumëvjeçar mund të konsiderohet në një situatë antropizuese ‘shumë të ulët’.

Studimi nisi në mënyrë që të prezantohej gjatë takimit të ardhshëm të Konferencës së Palëve të Konventës për Diversitetin Biologjik, e cila duhej të mbahej në Kinë këtë vjeshtë (dhe tani e shtyrë për shkak të pandemisë). Një takim i shumëpritur nga i cili duhet të dilnin objektivat më urgjentë drejt të cilave do të drejtohen përpjekjet për tu ruajtur në dekadat e ardhshme. Ndoshta edhe për këtë arsye, autorët e studimit vendosën t’i interpretojnë rezultatet duke parë gjysmën plot të gotës.

“Mesazhi inkurajues që vjen nga studimi ynë – komenton Jason Riggio, autori i parë i punimit – është që nëse veprojmë shpejt dhe me vendosmëri, kemi akoma një dritare të vogël të dobishme për të mbajtur pak a shumë të paprekur rreth gjysmën e tokave të Planetit tonë”.

Aktualisht – sjell në kujtesë studiuesi – vetëm 15% e tokave të shfaqura dhe rreth 10% e oqeaneve janë pjesë e një zone të mbrojtur apo të ruajtura brenda ndonjë traktati ndërkombëtar. Objektivi, i shpënë përpara nga shoqata si “Nature Needs Half” dhe “the Half-Earth Project” është të arrijmë të paktën në 30% deri në vitin 2030, dhe në 50%, deri në vitin 2050. Jo vetëm për dashurinë ndaj Planetit, por edhe për vetëruajtje. Territoret e virgjëra janë konkretisht rezerva të ekosistemeve funksionale që i sigurojnë planetit një listë të gjatë shërbimesh ekosistemike thelbësore për mbijetesën tonë: ata pastrojnë ajrin dhe ujërat, garantojnë ciklin e ujit dhe atë të lëndëve ushqyese të nevojshme për bujqësinë, janë rezerva të polenizuesve dhe biodiversitetit. Një trashëgimi që shkencëtarët vlerësojnë se i japin specieve tona, çdo vit, ekuivalentin e miliarda dollarëve në shërbime thelbësore, pothuajse të pamundura për t’u pasur ndryshe.

Nuk është gjithçka. Nëse ka diçka që pandemia aktuale Covid 19 duhet të na kishte mësuar, është pikërisht rreziku dhe dëmi që mund të vijnë nga pushtimi njerëzor i zonave të paprekura të planetit. Kafshët që jetojnë në këto zona të virgjëra janë në të vërtetë rezervuari kryesor i viruseve zoonotike të gatshëm për një kërcim të ri të species, siç ka ndodhur me siguri në rastin e koronavirusit me të cilin po merremi aktualisht. Dhe rreziku i Covidëve të ri – shpjegojnë autorët e hulumtimit – do të minimizohej duke ndaluar trafikimin e kafshëve të mbrojtura dhe minimizuar ndërhyrjet njerëzore në zonat e virgjra të Planetit.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More