GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Tragic Instict

Thuajini ‘Lamtumirë’ skenave të seksit të xhiruara nga aktorët: Hollywood po përgatitet t’ia rinisë më 12 qershor, por preçizon se “momentet e kontakteve të afërta duhen rishkruar, hidhen tek apo të zgjidhen nga CGI”, që do të thotë se praktikisht skenat e nxehta do të riprodhohen në kompjuter. Ku do të përfundojnë të shkretët “Intimacy Coordinator-ët” që do të duhej të udhëzonin yjet nëpër skenat nudo? Epo, shyqyr që ekziston youpo… upss

Emergjenca Coronavirus ka ndryshuar zakonet tona të përditshme, duke revolucionarizuar mënyrën se si lidhemi me të tjerët. Pandemia detyroi gjithashtu edhe kinemanë që të ndalet.

Hollywood, industria e filmit, par excellence, megjithatë, është gati të rifillojë sëriaht pasi guvernatori i Kalifornisë hapi dritën jeshile për të filluar nga 12 qershori. Rinisi po, por me rregulla të reja, të shkruara në një file prej 22 faqesh nga shoqata e editorëve kinematografikë.

Coronavirus, ja rregullat e reja për t’iu rikthyer xhirimeve

Dokumenti thotë se “momentet kontakteve të afërta” duhet të “rishkruhen, braktisen ose zgjidhen nga CGI”. Vetëm përmes kësaj teknologjie, të përdorur nga web serverët në internet për të ndërhyrë me aplikacione të jashtme që gjenerojnë përmbajtje dinamike, do të riprodhohen skenat e seksit.

I gjithë stafi në backstage duhet të mbajë maska, ndërsa programet TV do të vazhdojnë të transmetohen pa një audiencë të drejtpërdrejtë. Dhe yjeve, duke përfshirë emra të shquar, do t’ju jepen mësime zyrtare se si të lajnë duart në mënyrë korrekte me qëllim që të respektojnë legjislacionin e ri. Ndër të tjera dispozitat e reja përfshijnë edhe audicionet pas pleksiglasit dhe mjekët që duhet të jenë të pranishëm në çdo ngjarje.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More