Çfarë po na fshehin kinezët?
Të dhënat nga satelitët kanë regjistruar një trafik anormal nëpër spitalet e Wuhan që në fund të vjeshtës dhe fillimit të dimrit të shkuar. Në të njejtën periudhë në zonën nga ku shpërtheu koronavirusi ka patur një shtim të jashtzakonshëm të kërkimeve në internet përmbi sinptomat e Covid. Nuk e thotë ndonjë komplotist në 4chan por shkencëtari i Harvardit John Brownstein…
Çfarë na ka fshehur Kina? Është një pyetje që e bën tërë bota që nga janari, dhe sa më shumë kohë kalon aq më shumë përgjigja duket se do të jetë: shumë, tepër, gjithçka. Për shembull, disa studiuesi të universitetit të Harvard kanë analizuar të dhënat satelitore dhe kanë zbuluar një trafik anormal në afërsi të spitaleve të Wuhan. Kur? Në fund të verës së kaluar!
Në atë kohë, sipas studimit të drejtuar nga doktor John Brownstein, nga ajo zonë pati një shtim të jashtzakonshëm të kërkimeve në internet përmbi simptomat tipike të Coronavirusit, të tilla si kollitja, vështirësia në frymëmarrje, etj.
Mëkat që Xi Jinping nuk e njoftoi OBSH-në për Ghebreyesus deri më 31 dhjetor. Sipas Brownstein rrethinat shëndetësore në qytetin ku filloi gjithçka parkingjet e makinave ishin të tekmbushur në gjatë përiudhës shtator / tetor. Për të dhënë një shembull: më 10 tetor 2019 në Spitalin Tianyou ishin 285 makina të parkuara, 67% më shumë se 171 makinat që numëroheshin në të njëjtën ditë të një viti më parë. Por nëpër spitale të tjera rritja pati shkuar deri në 90%. “Është e qartë se parkingjet mbushen kur spitali është plot, dhe është plot sepse diçka po ndodh në komunitet, si një infeksion që përhapet”.