Fatos Kola – Jaçimoviç: “Troja e Homerit është Shkodra serbe”

GazetaTjeter
GazetaTjeter
62 Min Read
Vini re: GazetaTjeter.com mund të përmbajë lidhje partnere, në formën e popup-eve, apo njoftimeve të ndryshme, që do të thotë se mund të fitojë një komision nëse klikoni mbi këto lidhje. Ne ju kërkojmë të klikoni disa herë gjatë ditës mbi këto produkte, vlera e të cilatve përveçse shumë informative për ju, besojmë se do t'i japë një dorë të mirë mbarëvajtjes së punës sonë. Mbështetja juaj vlerësohet!!

Në vend të parantezës së këtij shkrimi, të dashur miq e dashamirë, më lejoni t’ju përcjell pakëz humor të zi, mitomani, mitologji dhe folklorizëm alla-ballkanik, në të cilin kemi rënë sa kohë që “albanologët” tanë bëjnë gjumin e madh, ose punojnë kundër Shqiptarisë… Ndërsa ne të tjerët mundohemi të kthjellojmë sadopak konfuzionin e qëllimshëm në problemet e Albanologjisë edhe kur nuk jemi ekspertë të fushës, çka gjithmonë ha debat dhe kërkon analizë, gjykime e qëndrime. Por unë Fatos Kola, për konkretizim, thjesht po citoj gjuhëtarin Agron Dalipaj, i cili akuzon stërmbesën akademiste të Enver Hoxhës, “zonjën Anila Omaroviç (siç e quan Dalipaj)”, se po “punon për Beogradin”.

Pra i bie që këta “akademikë” i paguajmë ne shqiptarët e varfër për të punuar për vërtetimin e tezave serbe dhe për të vërtetuar njëkohësisht edhe “autoktoninë” e tyre. Ndërsa serbët i paguajnë “akademikët” tanë me honorare të majme që të punojnë fort e të ndihin bashkatdhetarët e tyre për t’u vetëpërcaktuar si ardhacakë në Ballkan, e që u paskemi “grabitur atdheun dhe trashëgiminë ilire serbëve”, që paskan 8 mijë vjet autoktonë në këto troje!!!

50 vjet më parë, historiani komunist Kristo Frashëri këshillonte me zë të ulët dhe me sy të shqyer nga frika e Sigurimit një studiues skrupuloz të provincës, të cilin e vlerësonte për nivelin shkencor: “Miku im, mos u merr me punët e Gjuhësisë dhe mos i dil ndesh tezave zyrtare në Albanologji, se të ikën koka. Merru vetëm me glorifikime të LAN-Çl e të tjera gjepura si këto”.

Afro 20 vjet më parë, Shoqata “Kuçi” me seli në Tiranë, e që në fundvitet ’80 numëronte mbi 3 mijë anëtarë vetëm në kryeqytet, u mblodh në një “simpozium shkencor” me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, nën drejtimin e akademikes Makbule Çeço, asokohe Nënkryetare e Kuvendit dhe njëkohësisht pedagoge e filozofisë në universitetin publik (shtetëror) të Tiranës. U mblodhën kuçiotët tanë për të qarë fatin tragjik të Mbretëreshës angleze Ana Bolena (Anne Boleyn), që mbretëroi vetëm 3 vjet (1533-1536), dhe që bashkëshorti, Mbreti Henri VIII, e ekzekutoi me prerje koke në moshën 35 vjeçare, me akuza prej intrigash oborri alla-shekspiriane. Mirëpo me kontributin e zonjës Çeço, “Simpoziumi” u shndërrua në Vajtore publike, ku pjesëmarrësit u ngashëryen për “bijën fatkeqe të Bolenës së Kuçit”, që “e kishin ndëshkuar në mënyrën më mizore ngaqë kish dalë kundër klerit obskurantist e padrejtësive të oborrtarëve dhe kish kërkuar reforma të thella…”. E çfarë ishin Teuta, Vojsava Tribalda, Mamica Kastrioti e Donika Arianiti-Kastrioti para kësaj “bije kuçiote”?

Po në atë kohë, miku im, akademiku Ukë Zenel Buçpapa, më deklaronte me siguri se shumë shpejt do të vërtetohej se Troja e Homerit është Tropoja e sotme, e përshkuar nga lumenjtë Drin e Valbonë dhe me kurorat e alpeve kryebardha…

Unë asokohe qeshja me lehtësinë me të cilën ne intelektualët shqiptarë i marrim gjërat tejet serioze duke rënë në folklorizime bajate alla-ballkanike e pa bazë shkencore, gjithmonë i mbrujtur me mendimin se të parët duhet të flasin e shkruajnë ekspertët, dhe gjithëherët i jepja të drejtë Uinston Çurçillit që thoshte se ballkanasit prodhojnë më shumë histori e mite sesa konsumojnë…

Por me “Trojën” kam patur dhe ende kam një lidhje të veçantë, qoftë për shkak të kureshtjes dhe joshjes intelektuale, qoftë për shkak të magjepsjes prej gjenialitetit të Homerit si poeti i parë modern dhe themeluesi i një letërsie hyjnore; dhe, mbi të gjitha, për shkak të trajtimit tejet cilësor të personazheve homerikë në artet pamore, sidomos në vazot greke, por dhe në skulpturë e pikturë. Ndaj sot ju sjell disa nga pikëpamjet e mia, por sidomos e kryesisht pikëpamjet që kanë paraprirë dhe bashkëshoqërojnë debatin 150 vjeçar, që shtron pyetjet: Troja homerike dhe Lufta e saj janë mitologji apo realitet historik(?); cili është ndikimi i politikës në arkeologji, shkencat historiografike e në përcaktimin gjeografik të vendndodhjes së Trojës, nëse ka ekzistuar ndonjëherë; cili është dëmi i tezës serbe të “autoktonisë dhe trashëgimisë ilire” të tyre lidhur me Trojën dhe më gjerë; cili duhet të jetë reagimi i qarqeve tona shkencore pas reagimeve të qarqeve politike e shkencore sllave ndaj tezave antishqiptare “në shkencat” joekzakte ku interpretimi ka peshë vendimtare dhe ku në emër të lirisë akademike mund të hidhen hapur teza shoviniste e armiqësore, nëpërmjet shndërrimit të të cilave në shkaqe lufte e agresioni armiqtë historikë na kanë bërë gjëmën?…

Tituj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *