GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Pesë makinat më të shitura në botë

Renditja e makinave më të shitura në botë sheh një dominim të japonezeve: nga modelet që zënë pesë vendet e para, katër vijnë nga Rising Sun (Dielli që lind). Renditja u përpilua duke përdorur të dhënat e siguruara nga Focus2Move mbi shitjet e regjistruara gjatë vitit 2020, një vit i trazuar për të gjithë sektorin, i kushtëzuar fuqimisht nga kriza ekonomike e shkaktuar prej Coronavirusit.

5. Honda Civic

Në vendin e pestë në renditjen e makinave më të shitura në botë gjejmë Honda Civic. Modeli i shtëpisë japoneze arriti në kuotën e 697,945 njësive të shitura, duke regjistruar një rënie prej 16.3% krahasuar me vitin paraardhës. Civic i paraprin sipas rradhës Chevrolet Silverado, Ram pick-up dhe Volkswagen Tiguan. Viti 2020 kishte filluar nën emtin e të rejave për kompaninë japoneze që kishte prezantuar rimodelimin e Honda Civic e arritur në gjeneratën e saj të dhjetë.

4. Honda CR-V

Vendi i katërt në renditje për Honda CR-V, SUV më të menaxhueshmen dhe të pazëshmen e Shtëpisë japoneze: modeli që dy vjet më parë bëri hyrjen e tij në sektorin e makinave hibride, krenohet me rreth 705,651 njësi të shitura në të gjithë botën.

3. Ford F-Series

Në shkallën më të ulët të podiumit është Ford F-Series që thyen dominimin japonez në pesë vendet e para të klasifikimit. Modeli ka fituar 968.179 klientë në çdo cep të botës dhe, njëkohësisht, është bërë për të 44-tin vit radhazi pick-up më i shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

2. Toyota RAV4

Me 971,516 ekzemplarë të shitur, Toyota RAV 4 është e dyta në renditjen e makinave më të shitura në botë, si dhe e para në renditjen e rezervuar segmentit SUV. 27 vjet pas daljes së gjeneratës së parë, vazhdon suksesi i modelit të markës japoneze, i cili nuk ndalet kurrë së evoluari: javët e fundit, në fakt, Toyota ka prezantuar RAV 4 e re plug-in hibridin që përfaqëson shprehjen maksimale të gamës së kombinuar me teknologjinë hibride.

1. Toyota Corolla

Medalje e artë për Toyota Corolla e cila konfirmohet si mbretëresha e shitjeve në nivel global: berlina japoneze është makina e vetme që ka qenë në gjendje të tejkalojë një milion shitje gjatë gjithë 2020-ës, duke arritur në 1,134,262. Këto shifra kanë bërë të mundur që Corolla të regjistrojë një humbje prej -8.8% krahasuar me të ardhurat e vitit paraardhës.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More