GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Është nga Mongolia, me këmbë ndër më të gjatat në botë

Kjo vajzë me origjinë mongole ka një tipar shumë të veçantë: këmbët e gjata, shumë të gjata! Emri i saj është Rentsenkhorloo Bud, jeton në Shtetet e Bashkuara dhe është pabesueshmërisht e gjatë, plot 2.06 metra dhe me këmbët 132.5 cm renditet mes grave me këmbët më të gjata në botë! Pasi të kemi hedhur një sy në profilin e saj në Instagram, kemi përzgjedhur për ju disa foto që flasin për bukurinë e saj jo të zakonshme!

Ren ose Renny, siç e quajnë miqtë, ka jetuar një fëmijëri paksa të veçantë për shkak të këmbëve të gjata, madje edhe sot, pavarësisht se ka fituar besim tek vetvetja, duhet të përballet me disa probleme praktike jo dhe aq të parëndësishme, siç janë gjetja e fundeve dhe pantallona të përshtatshme për masat e saj të jashtëzakonshme.

You might also like